• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

SHQIPËRIA “VUAN PËR TRANSFORMIM, JO PËR RRËNIM”KRYEZAPTUES, PUSHTUES, GRYKËS DHE TË PA SHPIRT

January 20, 2022 by s p

Dr. Ndoj Mehilli/


Dje pamë një akt të shëmtuar, të tmerrshëm të dhunës bashkiake, shtetërorë dhe policore mbi banorët e 5 Majit, me qellim ndërtimin e një blloku të ri apartamentesh, të maskuar me një mjeshtri të pa shoqe nën maskën se aty do të ndërtohet bllok banimi për ata që iu shemben shtëpitë gjatë tërmetit, a thua se s’ka tokë kund mbi dhêpër me ndërtu, pa shemb shtëpitë e qytetareve soveran tëkëtij vendi. Pra,aq specialistë, dhelpra janë në të keqe dhe në krijimin e imazhit të propagandës, sa edhe vetës ata naj buzëqesh nunukatshëm,kur sheh se ja kalojnë vet atij, krijesat e tijmjerane, në dredhi. Këta janë ndjekës fanatik të paskrupuj të formulës Makiaveliste: “qëllimi justifikon mjetin” me çdo çmim. Me pak fjalë këta, klasa politike, janë mjeshtret e së keqes, dhe ky kryemjeshtri.Justifikimi diabolik, shembim shtëpitë e të tjerëve, i nxjerrim me dhunë e presion (gjë që ndodh shpesh në Tiranë e gjetiu, pavarësisht se heshtin mediat dhe shoqëria) jashtë, pa ju pas bërë të qartë se sa e si do të përfitojnë atë që me të drejtën e zotit u takon, për t’u ndërtuar shtëpi të reja me të drejtë dhe në mënyrë të lavdërueshme për ata që humbën çdo gjë në pak sekonda në tërmetin rrënimtar që preku para dy vitesh vendin tonë. Pra në mënyrë dhelpërake e bishtnuese fshihen pas faktit se do të justifikohen para opinionit publik duke e shitur sapunin për djathë, me justifikimin human se po ndërtojmë shtëpi për ata që ngelen në mëshirë të fatit pas tërmetit. Kur në fakt në thelb fshehin interesat e tyre ekonomike, se për humanizëm as nuk duan të ja dinë. Ndërkaq, Lali Eri doli dhe tha në një deklaratë publike se zaptuesit, shpellarët, siç i quan ai dhe shpura e tij, këdo që flet gjuhën e lashtë tëpellazgo-iliro-shqiptarëve gegnishten, me qellim përplasjen dhe përçarjen e shqiptarëve, nuk mund të pengojnë a ndalojnë zhvillimin e qytetit. Justifikim diabolik, hipokrit, i ndyrë dhe i shpifur. Qytetarët nuk janë zaptues, por soverani, ti je kryezaptuesi i bashkisë dhe jo vetëm dhe pabukësi që ka harruar të shkuarën dhe ka harruar të shikoj veten në pasqyrë në mënyrë që të behet më njerëzore dhe më human.E dini pse është krye hipokrit? Sepse ky ka kthyer çdo hapësirë publike, çdo centimetër tokë me presion e me dhunë në shesh ndërtimi, duke rrënuar përfundimisht, sepse rrënime ka marrë me kohë e me vakt kryeqyteti i shqiptarëve, infrastrukturën urbane të Tiranës, gjë që ka ndodhë në të gjithëShqipërinë, ku më shumë e ku më pak. Ky thjesht po i jep dorën e fundit. Që të mos keqkuptohemi nuk jam kundër ndërtimit, por jam kundër rrënimit, pra ndërtimeve pa plan urbanistik të mirë studiuar, sepse ndërtimet katrahurë në këto momente që flasim janë një dëm ekonomik që vetëm në Tiranë kap shifrën e 300-500 miljon eurove. Pra këtë dëm do t’i duhet ta zgjidhë disi kushdo që do të dojë të mirëqeverisë nesër. Pra këtë faturë të çmendur rrënimi sa do vonë që të shkojë do ta paguajnë shqiptarët, jo zaptuesit e institucioneve a pushtuesit e tyre.O shqiptar me besoni se ai dhe shpura e tij nuk do të ja dijë fare për zhvillimin e Tiranës a Shqipërisë, sepse një qytet i ndërtuar në mënyrë të shëmtuar dhe të tmerrshme nga pikëpamja arkitekturore, urbanistike dhe infrastrukturore është një gërmadhë lufte. Kësisoj një qytet i shëmtuar urban nuk mund të jetë kurrë njëqendër që zhvillohet ekonomikisht dhe vizitohet nga të huajt, apo banohet mëëndje nga shqiptarët, të cilët sapo vjen fundjava ikin nga Tirana si djalli nga temjani. Eh po kush jeton në shëmti – ferr? Vetëm satanaj dhe shpirtrat e tij të këqij.Kushdo mund ta vërtetoj këtë gjë, mos më besoni mua, thjesht mjafton të shikojë ndërtimet e reja e të vjetra nga Dajti, e sidomos ato që po marrin hapësirat e rrënojnë edhe të vetmin vend të gjelbëruar të Liqenit Artificial të Tiranës. Kësisoj kushdo që ta marr nesër në drejtim Tiranën do ta ketë të pa mundur ta kthej në një qytet normal e të jetueshëm si e gjithë bota perëndimore ku medemekëndërrojmë të shkojmë, megjithëse shkapërdahemi në drejtime të tjera si vaji në lakra. Pra nuk bëjmë as shtet, as ligj, as nuk ka barazi, as zbatim të ligjit, shkurt qeverisemi si vend i botës së tretë, nën formulën lapidarë: kap ça të kapish, si çakaj të uritur.Pyetja lind vetishëm pse ndodh kjo? Për faktin se nuk ka më askund hapësira publike, lulishte, paqe lodrash për fëmijë si në të gjithë botën, ku nuk ka kund bllok pallati pa lulishte a park lodrash për fëmijë, edhe njëqytezë greke (s’po shkojmë fare mënëperëndim, sepse nuk do qëndronte dot krahasimi) i ka këto parametra infrastrukturorë. Në këtë mënyrë këta mjeranë, përveçse kanë vrarë një shoqëri të tërë, (më dhimbsen ata pak të drejtë, sepse shumica këtë meriton, meqenëse i voton dhe ndjek, për shkak se thuhet se çdo popull ka ata politikanë që meriton) po vrasin ëndrrat dhe zhvillimin normal të jetës së fëmijëve pa lojëra, pa kohë të lirë, pa aktivitet fizik, pa bukurinë e natyrës. Shkurt po rrënojnë jetën e secilit prej nesh.Ata nuk e dinë se Bokacio i madh na mëson se “sa herë i biem ndesh natyrës aq herë na bie ndesh ajo neve”. Në fakt natyra po e bën punën e vet, sepse porriten fëmijë obez, aziatik, fëmijë të ngathët, fëmijë që jetojnë pa bërë jetën normale të fëmijës, njohin e dinë fjalën stres, madje vuajnë nga stresi. Sëmundjen e zezë të shekullit të satanajt. Ndërkaq rriten dita-ditës për shkak të ndotjes sëmundjet kancerogjene. Mirëpo shëndetësia heshte po ashtu edhe prostitutat mediatike dhe intelektuale që mbushin gjepat me para gjaku, si Juda.Ndërkaq e dini pse e bëjnë këtë? E thjesht fare ata jetojnë nëpër vila luksoze me pishina, hapësirë marramendëse prej sheikësh, me salla lodrash e hapësira sportive,mirëpo për fëmijët tuaj ata thonë: ala nuk i “ka zënë makina” duke luajtur me top buzë ndonjë apartamenti. Gjë që ka ndodh shpesh mjerisht. Ata e dinë këtë gjë, ama vazhdojnënëtë keqen, thjesht për ca top letre më shumë, se në botën tjetër na mëson që na lashtësi Aleksandri i madh se nuk marrim dot gjë me vete, as ar, as mbretëri, as katandi. Shkurt e shqip nuk duan të ja dinë fare. Jo më kot them se këta janë më të këqij se satani. Më besoni edhe ai mallëngjehet e ngazëllehet e nunukat në zgërlaqje kur sheh se si vepron Lali dhe shokët e tij të sistemit.Edhe për policët e kam një fjalë: mos e shitni shpirtin për një rrogë skllavi, sepse po t’u vinte dikush që të shemb shtëpitë tuja si do ju dukej?! E tmerrshme. Prandaj mos u bëni aq të zellshëm në shërbim të sistemit dhe të keqes, cila do qofte ajo. Aktet e djeshme që po trumatizojnë shoqërinë, janë tëturpshëm dhe sharlatanë, ku shfaqet tmerrshëm fytyra e pangopësisë, grykësisë dhe makutërisë së këtij sistemi satanik dhe antinjerëzore. Kryezeza i bashkisë nuk di gjë tjetër përveç se të rrënoj çdo gjë që i del para, me qellim rritjen e pushtetit të tij dhe pasurisë së tij dhe shpurës kriminale që ishkon pas. Mos e dhentë zoti të bëhet kryeministër siç pretendon, sepse ky do jetëkrye hajduti me 70 hajdutët nga pas që do ta rrjepin keq këtë vend. Uroj që propaganda mos tua mbyllë sytë e dijes dhe dritës shqiptarëve, të gjorë.Gjithë aq kjo qeveri (nëse është e përfshirë) të ndaloj urgjentisht së dhunuari qytetaret me justifikimin se nuk ka opozite. Ta dije se opozita është populli dhe çdo njeri i drejte i këtij vendi. Opozita jam unë edhe sikur të mbetem i vetmi mbi dhe e të shuhet bota. Ndërkaq, lojëra të tilla dhe shfaqje të shëmtuara, mendoj, biles jam i bindur se ishërbejnë atyre që duan destabilizim të vendit në shërbim të forcave të errësirës. Kësisoj USA vepro një orë e më parë.Ky mjeranqë fshihet nën petkun e butësisë, buzëqeshjes fallcodhe tëëmbëlsisë së shtirur – hipokrizisë, në fotot e pedofilisë politike, si dikur diktatori Hoxha me gra, plaka e fëmijë, duhet të shkoje në burg. Model i neveritshëm propagande të një sistemi të fëlliqët dhe të mjerë si ai.Oh, po si mund të prodhojë e keqja të mirën? A ka ndodhë ndokund në histori një gjë e tillë? As nuk ka ndodhë as nuk ndodhë në përgjithësi, përveç rasteve përjashtimore, ku ndërhynë fuqia Hyjnore (megjithëse nuk ka kurrfarë ngjashmërie me këtë rast), sepse populli me të drejtë thotë “me kallzo me kë rri që të them se kush je”.Mirëpo pyetja që shtrohet natyrshëm është opozitezeza ku ndodhet apo ndajnë fitmet bashkë me të gjithë klasën politike prej 30 vitesh? Sigurisht që po. Kësisoj përfitohet heshtja e përjetshme dhe rrënimi i vendit.Në fakt e vërteta është se këta janë një sistem, grinden, rrihen, vriten, shahen e pështyhen në media e sy të publikut, por në skutat e errëta, larg syve të publikut, ata bëjnë kërdinë, pazaret dhe marrëveshjet i bëjnë bashkë. Kësisoj kushdo që ju del kundër ideve të tyre rrënimtare, ata janë të gjithë bashkë kundër tij, sepse i bashkojnë së bashku vetëm një gjë interesat ekonomike, se sa për Shqipërinë e shqiptarët ata nuk duan t’ja dinë, a thua se janë pushtues. Mjerisht nuk u lënë gjë mangët për nga shkalla e rrënimit as pushtuesve.Ndërkaq, ata i bashkon shitja e interesave kombëtare dhe njerëzore, tradhtia, makutëria, pangopësia, grykësia dhe PASHPIRTËSIA, në favor të interesave të tyre personale familjare dhe klanore. USA ku je bre pash Zotin pse hesht? Veproni shpejt se na u shpif vendi e kushdo tjetër.Meqenëse padrejtësia nëkëtë vend ka mbërrit kulmin atëherë duhet të shkojmë unë e ti, ai e ajo e çdo shqiptar i ndershëm me i dalëpër zot ati që lypëdrejtësinë. Kjo është shoqëria perëndimore – shoqëria e lirisë.Me këtë formule të thjesht kanë ecë para ata. Megjithëse jo përmerita tëtyre, por tëJezusit, i cili thotë: “mos ja bëni kujt atë që nuk do doje tëtë bënte njeri”. Devizë mbi të cilën është ngritë thuajse gjithë filozofia moderne që njohim ne sot. Oh bre shqiptarë ne kemi nevojë që ta shndërrojmë në kulturë devizë jetike që nëse i bëhet padrejtësi dikujt më bëhet edhe mua. Po nuk u bëme të tillë kemi marrë fund si shoqëri dhe komb.
Në rrethana të tilla tragji-komike të vendit tim i bëj thirrje në mënyrë publike Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bushve, Biden, Republikanëve (të madhërishëm në dritë dhe liri që i dhanë fund skllavërisë së satanajt) dhe Konservatorëve ku do në botë dhe ambasadës Amerikane në Shqipëri të ndërhyjë menjëherë dhe të ndaloj rrënimin urban, infrastrukturor, njerëzor dhe kulturor të këtij vendi të shndërruar në ferr nga dora njerëzore. Nga ana tjetër SPAK të veproj dhe të arrestoj këdo që rrënon vendin, qofsha edhe unë. USA ka ardhur koha që njerëz të pushtetit të shkojnë pas hekurave. Kësisoj, ju bëj thirrje në mënyrë publike arrestoni rrënimtarin dhe shpurën pas tij, sepse faktet nuk mungojnë po të doni, mjaftojnë 200-300 mijë euroshat për çdo leje ndërtimi – 10% i tij dhe sistemit. Shkurt arrestoni çdo rrënimtar. Shqiptarët presin rezultate.Me të drejtë Shën Pali na mëson diku se “Bota/njerëzimi vuan për transformim, jo për rrënim”.Sidoqoftë, Zotin dhe të mirën nuk e ka mundur kurrë e keqja!

Filed Under: Ekonomi

NEKROLOGJI NDRYSHE

January 20, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango

Perfytyroni vehten ne qender te mozaikut. Nuk jeni guri më i ndritshem i tij, por eshte ego-ja juaj qe ju ve, ne qender. Diku prane jane familja, te afermit, miqte me te mire. Shoke shkolle, moshatare. Ca me larg te njohur. Më pak te njohur. (Njerez te njohur, te famshem ne shoqeri, starê, liderë, gurë të ndritshem mozaiku jane aty edhe ata. Por jo prane qendres. Gjithsesi pjese e mozaikut tuaj. Pjesa e xhepit. Estetiko-Politiko-Emocionale etj, e tij. Gjithsesi brendashkruar ne rrethveshtrimin tuaj. Sado jo rralle, diku ne periferine e mozaikut, ku i flak me dashje zilia, ambicja a me butesisht, bezdia juaj….. Sa me prane jush nje gur qe bie nga mozaiku, aq me shume e ndjeni levizjen e qendres, gurit tuaj të jetes. Dridhja e mozaikut më e madhe, kur plasaritja ndodh perbri. Perndryshe sikur s’do ndodhe kurre. Sa me larg qendres, guri qe bie, aq me pak leviz …Nje gur i tillë ra nga mozaiku im keto dite. Dikur prane qendres. Më pas i rënë në status. Emertuar me vehten, i njohur i vjeter….Gur Mozaiku, qe ju rrefej, rastisi te pasurohej me vrik. Pas nje periudhe miresie, varferie, humori simpatik, hovardalleku pijetar mes te ngjashmish, ra ne mjerim. U braktis. Vuajti pa shkak.Si jo pak të tjerë: Në menyre te pameritua të themi.. Siç duket Zoti a dikush tjeter, e pa e i erdhi keq. E i nisi nje mbaresi. Nisi nje biznes te vogel. E rriti. E beri te madh. Beri miliona…. Kaq per parane e tij. Nuk i interesojnë kujt ne detaje histori te tilla amerikanoide. Ka me mijra qe ne kohe te etheve te arit. Po kjo histori pati dhe diçka tjeter disi amerikanePati te themi, nje mikrosindrom Jobs-i. Steve Jobs-i. Gur Mozaiku filloi te besoje se edhe semundjet nuk do afroheshin kollaj. Edhe t’i afroheshin, do i sprapste.Me personalitet. Me histori suksesi. Me vetbesim. Me force. Ndofta dhe me para. E kish patur nje fitore më parë. Jo dosido. Me semundje te keqe fare. Zoti a dikush tjeter, i kish buzeqeshur serish. Për herë të dytë, Nganjehere kjo nuk eshte mire. Edhe zoti a dikush tjeter mashtron. Edhe dikush ketu qe per45 vjet, mendoi se u be Zot, para se te vriste, i dergonte viktimes se ardhshme dhurata. Kur semundja-flamë e dekades, goditi miliona, Gur Mozaiku, vazhdoi jeten si me parë. Pothuaj nuk ja vari fare….Fati a Zoti e priste, per here te trete. Kesaj rradhe me thike në dorë. Në fund-kthesen e dekades se gjashte te jetes. E goditi fort, befas. Ra. U gremis nga qendra e mozaikut te vet. Ra dhe nga mozaiku i jetes time. Kish kohe qe e kisha larg qendres. Deri diku per habi, edhe mozaiku im, u trondit ju pak. U plasarit. E ndjeva fort. Afer-larg, kish qene gjate, pjese e mozaikut te jetes time. Nuk ikim, siç thone, vetem. Ikim dalngadale se bashku. Gradualisht. Me mozaikun tone. Ndjere e qete, qofsh o mik ne ate bote. Në mozaikun e paplasaritur, gjithnje e me te madh te asaj bote. Shume me te madh e gllaberues se ky i ketejmi.

Filed Under: ESSE

Shqipëria: Censura studimore në një kontent historik

January 20, 2022 by s p

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D

Edukim/Neuro-Shkence/Shkenca Aplikimi

Për shumë vite legjislacioni the politika Shqiptare nder vitet 1960-1991 ka legjitizuar fshehtësinë dhe ndalimin e humultimeve dhe marjes së një informacioni pothuajse në të gjitha fushat studimore. Ky legjislacion është ruajtur me fanatizëm për shumë vite në historinë e vendit, gjë që ka sjell pasoja në mangësitë dhe mundësitë e studimeve si nga studiues shqiptar ashtu dhe specialist huaj. Si pasojë shumë informacione dhe situata të individëve me ç’rregullime të trurit nuk janë publikuar apo kuptuar nga shoqëria në përgjithësi. Kjo ka bërë të thellohet edhe më shumë ndër vite vakumi i edukimin mbi ç’rregullimet të trurit. Pasoja këto që kanë lënë gjurmë edhe në periudhat e mëvonshme në vendosjen e kulturës së studimeve indipendente afatgjate, qualitative dhe quantitative në përgjithsi dhe atyre të problemeve mendore në veçanti.

Duke u bazuar në studime historike të bëra nga studiues Amerikan vihet re një mangesi në fushën e informacionit studimor (në kontent historik para viteve 1990) kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Sipas studiuesit Dr. Kiev (1968; Cornell & Columbia University, USA) në studimet e tij për problemet mendore gjatë viteve të “Luftës se Ftohtë”, Shqipëria ishte vendi i vetëm komunist në Ballkan apo i “Grupi Lindor” që nuk pranonte asnjë mënyrë komunikimi dhe i vetmi vend që studuesit nuk kishin patur mundësi të mblidhnin informacion ose të kishin ndonjë kontakt me studiues të vendit në këtë fushë. Megjithëse studiuesit kishin dërguar mesazhe zyrtare në organet kompetente dhe specialistët e spitaleve apo qëndrave universitare, nuk kishin arritur të mernin asnjë kontakt apo përgjigje. Sipas dokumenteve historike nuk kishte të dhëna publike në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara apo me probleme mendore, dhe nëse mund të gjeje ndonjë raport ishte vetëm nën udhëzimet e qeverisë së asaj periudhe. Nuk kishte hulumtime të jashtme (hulumtues jo-shqiptarë) ose hulumtime të shqyrtuara me studiues shqiptarë dhe të huaj në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale apo problemet mendore.

Përse Shqipëria veçohej nga të gjitha vëndet antare të “Grupit të Lindjes”?

Përgjigja e kësaj dileme e ka origjinën tek urdhëri i “Këshillit të Ministrave” që i përkiste asaj kohe. Ky urdhër ishte i fuqizuar jo vetëm në ligjislaturën e vëndit por edhe në Arkivën e Shtetit Shqiptar nën “Rregulloren mbi shfrytëzimin e materialeve documentare arkivore të RPSH nga studiuesit e huaj” me datë të vendimit të “Këshillit të Ministrave” 18.6.1969. Në këto ligje Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave te Shtetit duhet të bashkpunonte me “institucionet e tjera përkatëse me qëllim që të ruhen dhe mbrohen interesat e vëndit” dhe asnjë botim apo shkrim nuk mund të bëhej “pa marë autorizimin zyrtar”(DPASH, 1969). Ky ligj (Ministria e Punëve të Brëndshme, 1961), ka bërë të pamundur bashkpuniming e studiuesve të huaj të kryejnë studime në Shqipëri por gjithashtu ka çensuruar edhe studiuesit Shqiptarë. Si rredhojë, mungesa e studimeve të lira (pa censurën e shtetit) në data studimore kundrejt ç’rregullimeve mendore gjatë shumë viteve historikisht ka thelluar hendekun e kuptimit dhe edukimit të shoqërisë kundrejt ç’rregullimeve të ndryshme mendore, gjë që transmetohet në shoqëri, familje dhe institucionet edukuese.

Referenca arkivore: Fondi “Ministria e Punëve të Brendshme” (nr. 152), Viti 1961, Dosja 20, fl. 1-3 Referenca arkivore: Fondi “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” (nr. 507), Viti 1971, Dosja 8, fl. Referenca Dr Kiev (Ed): Masserman JH. Psychiatry in the Communist World.. Arch Gen Psychiatry. 1968;19(5):639–640. doi:10.1001/archpsyc.1968.01740110127019

*Fatjona Rama Lubonja mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë/Edukim dhe Behavior në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në New York dhe është specializuar në ABA (Applied Behavior Analysis) dhe Rehabilitimi Mendor. #fatjonalubonja

Filed Under: Analiza

KONTRIBUT PËR NJOHJEN E KORIFEUT TË KULTURËS SHQIPTARE PJETËR BUDIT – PORTRETI I TIJ NGA “PASCHYERA ET REFYEMIT” – VATIKAN

January 20, 2022 by s p

Në këtë portret, Budi paraqitet në moshën 55 vjeçare, i ulur në gjunjë duke u lutur, para një scrivanie, në të cilën ndodhen të gjitha mjetet e shkrimit, por edhe engjëjt, që sjellin frymëzim dhe gjykim për krijimtarinë dhe veprën e tij. – Tani e tutje nuk ka pse të vrasim mendjen për të imagjinuar Budin. – Në këtë portret Budi na paraqitet krejt i kapshëm, i afërt dhe real, me petkun e një ipeshkvi, njeriut të Zotit, por edhe të krijuesit, poetit e prozatorit, njeriu i cili sfidoi kohën dhe njerëzit, duke kultivuar gjuhën shqipe, duke ruajtur kulturën dhe traditën e lashtë të shkrimit shqip në veçanti dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi, po në të njëjtën kohë duke treguar se nuk ishte autodidakt.

Prof. Dr. Musa AHMETI

Center for Albanian Studies – Budapest

Biblioteka Apostolike e Vatikanit është një ndër bibliotekat më të pasura në botë përsa i përket historisë së trojeve shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të sotëm politiko-administrativë. Në të gjenden të gjitha veprat monumentale që ndihmojnë për të shkruar një histori të plotë të trojeve shqiptare, dhe pothuajse të gjitha librat e shkruar për krishtërimin e këtyre trojeve. Nuk e teprojmë aspak po të themi që nuk ka vend tjetër në botë, ku të gjitha veprat monumentale të shtypshkruara që nga shekulli i XV-të e deri më sot, të gjenden të gjitha në një vend dhe në rafte të hapura për përdorim të lirshëm për studiuesin. Njëra ndër veprat e shumta albanologjike, është edhe “Paschyera et refyemit” e Pjetër Budit e cila ruhet në signaturën: Racc. Gen. Liturgia. V. 35, int. 3. [Dh. Shuteriqi, K. Ashta, B. Gjoka]. Në këtë vepër, e cila është e lidhur së bashku me dy vepra të tjera të Budit, “Rituale Romanum…” dhe “Cuscthote Mesce…” në faqen 1v ka një portret të Pjetër Budit, të datuar më 24 korrik 1621. Portreti [gravura], është një punim fin, me elementë të shumtë, të cilat paraqesin simbolikë domethënëse dhe të shumëfishtë. Dimensionet e portretit janë: 8.5 x 13.7cm. Në këtë portret, Budi paraqitet në moshën 55 vjeçare, i ulur në gjunjë duke u lutur, para një scrivanie, në të cilën ndodhen të gjitha mjetet e shkrimit, por edhe engjëjt, që sjellin frymëzim dhe gjykim për krijimtarinë dhe veprën e tij. Portreti i Budit është i vetmi imazh që është i njohur dhe na është ruajtur deri sot. Është shumë konkret, duke na ofruar pamjen e tij fizike, fytyrën, veshjen, por edhe begatinë e elementeve kulturore, të pasuruar me elemente fetare dhe laike, gjë që e lartëson edhe më shumë këtë emër të nderuar të kulturës shqiptare. Tani e tutje nuk ka pse të vrasim mendjen për të imagjinuar Budin, sepse ai në këtë portret na paraqitet krejt i kapshëm, i afërt dhe real, me petkun e një ipeshkvi, njeriut të Zotit, por edhe të krijuesit, poetit e prozatorit, njeriu i cili sfidoi kohën dhe njerëzit, duke kultivuar gjuhën shqipe, duke ruajtur kulturën dhe traditën e lashtë të shkrimit shqip në veçanti dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi, po në të njëjtën kohë duke treguar se nuk ishte autodidakt, siç shkruhet e njihet deri sot, por ishte me përgatitje të lartë profesionale, pasi kishte mbaruar studimet e larta në Romë. Hulumtimet arkivore të bëra vitet e fundit, në Arkivin Skeret të Vatikanit /sot Archivio Apostolico Vaticano/ Bibiliotekën Apostolike dhe Arkivin e Propagandës Fide në Vatikan, kanë plotësuar shumë mozaikun e figurës komplekse dhe shumëdimensionale të Pjetër Budit.

Pjetër Budi lindi në Gur të Bardhë të zonës jugore të Matit në vitin 1566. Studimet e para i mbaroi në Collegium Illyricum, të Zonjës Sonë, në Ankonë. Në moshën njëzetëjëvjeçare shugurohet për prift, [më 1587] dhe i vëhet kryeipeshkvisë së Tivarit në shërbim, për teritoret e Kosovës dhe Maqedonisë [Dardanisë së Lashtë]. Për dymbëdhjetë vjet shërbeu në këto teritore, ndërsa në vitin 1599 emrohet Vikar i përgjithsëm i Serbisë, kurse në vitin 1610 përmendet si kapelan në Shkup, ndërsa në vitin 1615 si kapelan në Prokuple, ku këto territore ishin të banaura me shqiptarë të besimit të krishterë. Në vitet 1616-1618 qëndroi në Romë, ku studioi teologji dhe filozofi dhe në të njëjtën kohë përgaditi për botim veprën e tij “Dottrina Christiana.” Në fund të vitit 1618 dhe gjatë tërë vitit 1619, ishte për pelegrinazh tetëmbëdhjetëmujor në Santiago de Kompostela, në Spanjë. Nga fundi i vitit 1619 e deri më 20 korrik 1621 qëndron në Romë, kur emrohet ipeshkëv i Sapës dhe Sardës, përkatësisht i tërë krahinës së Zadrimës. Disa ditë para Krishtëlindjeve, duke kaluar lumin Drin, mbytet në ujërat e ftohta, duke lënë vend për hamendësime se ishte një komplot i pregaditur ndaj tij nga kundërshtarët e shumtë.

Filed Under: Opinion

Si u arrestova në Prishtinë nga policia serbe në Janar 1993

January 19, 2022 by s p

-Në Janar 1993 u arrestova në Prishtinë nga  Policia e Serbisë pse kisha botuar në gazetën tradicionale e historike Rilindja shkrimet për grevën e minatorëve të Trepçës në mbrojtje të Kosovës të Shkurtit 1989. Gazeta e rezistencës “Bujku” e datës 19 Janar 1993 raportonte për arrestimin dhe protestën e gazetarëve të Rilindjes…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 19 Janar 2022/ Para 29 viteve, gazeta e rezistencës “Bujku” e datës 19 Janar 1993  shkruante dhe protestonte për arresimin tim në Prishtinë nga policia serbe…

Në Kosovë në vitin 1989 nga 20 deri 28 Shkurt, për tetë ditë me radhë,  u zhvillua greva  e urisë e 1.300 minatorëve të Trepçës, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë, rezistencë e fuqishme kundër rrënimit të dhunëshëm dhe kundërkushtetues të autonomisë që me Kushtetutën e vitit 1974 kishte Kosova si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën shtatë shtete.

Greva e minatorëve, e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët,  u pasua me demonstratat gjithëpopullore, në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Në këto rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 Mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova…

Në kohën e grevës së minatorëve të Trepçës në Shkurt 1989 isha redaktor – shef i deskut (për ngjarjet e ditës) në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja. Thuaja gjithë gazetën e mbushnim me raportimet e gjera të ekipeve speciale të gazetarëve e të korrespondentëve për grevën e minatorëve e kërkesat e tyre në mbrojtje të Kosovës, për liri e demokraci, për përkrahjen gjithëpopullore.

Pas grevës kishte arrestime, së pari e arrestuan gazetarin e redaktorin shumëvjeçar të Rilindjes, Zenun Çelaj, i cili gjatë gjithë kohës së grevës ka raporuar në krye të ekipit nga miniera e Trepçës në Stantërg…

Mua më arrestuan pse si redaktor i gazetës Rilindja kam botuar shkrimet për grevën, kërkesat e minatorëve e përkrahjen.

Ishte ditë e diel, 17 Janar 1993. Shkova në Pallatin Rilindja në zyrat e gazetës, nuk bëja asnjë ditë pushim për raportimet për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, nga teleksi – e vetmja lidhje e mundëshme në atë kohë nga Kosova në Shqipëri…Kur sapo dola, derisa po ecja fill vetëm një rrugice të afërt nëpër Lagjen Pejton të Prishtinës, policët serbë që kishin dalë në pritë më rrëmbyen, arrestuan… “Kaherë të kërkojmë…”, më thanë. Kishte kohë të gjatë që nuk u përgjigjesha ftesave të gjykatës serbe…

Gazeta e rezistencës “Bujku”, e datës 19 Janar 1993, me titullin “U arrestua gazetari i ‘Rilindjes’ Behlul Jashari”, ka shkruar  se veprimtari i njohur i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut “avokati Bajram Kelmendi kuptoi se klienti i tij u mor në polici lidhur me një proces gjyqësor që zgjat që nga viti 1989 e që ka të bëjë me shkrimet e ‘Rilindjes’ në shkurt të atij viti për grevën e njohur të minatorëve të ‘Trepçës’”.

Gazeta shkruante se pasi më kishin mbajtur “deri dje në orën 8 të mëngjesit në një qeli të ftohtë” më dërguan në Gjykatën Komunale të Prishtinës, e cila më liroi pasi “gjyqi caktoi seancën gjyqësore për 29 Janar”.

“Protestë e gazetarëve të ‘Rilindjes’” ishte titulli tjetër i gazetës, e ku theksohej se protestohej kundër arrestimit tim dhe “përgjithësisht kundër respresionit të pushtetit serb ndaj gazetarëve dhe informimit shqiptar” dhe shprehej zotimi se “edhe në këto kushte të rënda do të vazhdojnë misionin”…

Kujtoj sot se kur më dërguan me pranga policia serbe, në Gjykatë pash se në mbështetje për lirimin tim bashkë me avokatin e veprimtarin për të drejtat e liritë njerëzore Bajram Kelmendi, të cilin me dy bijtë e tij në mars 1999 në Prishtinë  forcat serbe i rrëmbyn në shtëpi dhe i ekzekutuan, ishte edhe shkrimtari i njohur shqiptar Azem Shkreli. I kujtoj edhe sot e gjithmonë me shumë vlerësim e respekt…

Para 31 viteve, me datë 18 Janar 1991,  në Prishtinë nisi të dalë gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktori i parë-themelues i së cilës isha,  e cila ishte gazetë e rezistencës, pjesë e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik, të cilën me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, e nxorëm gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja të ndaluar nga Serbia okupatore. “Bujku” ishte gazeta që sfidonte ndalimin e të vetmes së përditshme shqipe në Kosovë…

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT