
Prof. Dr. Ylli Pango
Perfytyroni vehten ne qender te mozaikut. Nuk jeni guri më i ndritshem i tij, por eshte ego-ja juaj qe ju ve, ne qender. Diku prane jane familja, te afermit, miqte me te mire. Shoke shkolle, moshatare. Ca me larg te njohur. Më pak te njohur. (Njerez te njohur, te famshem ne shoqeri, starê, liderë, gurë të ndritshem mozaiku jane aty edhe ata. Por jo prane qendres. Gjithsesi pjese e mozaikut tuaj. Pjesa e xhepit. Estetiko-Politiko-Emocionale etj, e tij. Gjithsesi brendashkruar ne rrethveshtrimin tuaj. Sado jo rralle, diku ne periferine e mozaikut, ku i flak me dashje zilia, ambicja a me butesisht, bezdia juaj….. Sa me prane jush nje gur qe bie nga mozaiku, aq me shume e ndjeni levizjen e qendres, gurit tuaj të jetes. Dridhja e mozaikut më e madhe, kur plasaritja ndodh perbri. Perndryshe sikur s’do ndodhe kurre. Sa me larg qendres, guri qe bie, aq me pak leviz …Nje gur i tillë ra nga mozaiku im keto dite. Dikur prane qendres. Më pas i rënë në status. Emertuar me vehten, i njohur i vjeter….Gur Mozaiku, qe ju rrefej, rastisi te pasurohej me vrik. Pas nje periudhe miresie, varferie, humori simpatik, hovardalleku pijetar mes te ngjashmish, ra ne mjerim. U braktis. Vuajti pa shkak.Si jo pak të tjerë: Në menyre te pameritua të themi.. Siç duket Zoti a dikush tjeter, e pa e i erdhi keq. E i nisi nje mbaresi. Nisi nje biznes te vogel. E rriti. E beri te madh. Beri miliona…. Kaq per parane e tij. Nuk i interesojnë kujt ne detaje histori te tilla amerikanoide. Ka me mijra qe ne kohe te etheve te arit. Po kjo histori pati dhe diçka tjeter disi amerikanePati te themi, nje mikrosindrom Jobs-i. Steve Jobs-i. Gur Mozaiku filloi te besoje se edhe semundjet nuk do afroheshin kollaj. Edhe t’i afroheshin, do i sprapste.Me personalitet. Me histori suksesi. Me vetbesim. Me force. Ndofta dhe me para. E kish patur nje fitore më parë. Jo dosido. Me semundje te keqe fare. Zoti a dikush tjeter, i kish buzeqeshur serish. Për herë të dytë, Nganjehere kjo nuk eshte mire. Edhe zoti a dikush tjeter mashtron. Edhe dikush ketu qe per45 vjet, mendoi se u be Zot, para se te vriste, i dergonte viktimes se ardhshme dhurata. Kur semundja-flamë e dekades, goditi miliona, Gur Mozaiku, vazhdoi jeten si me parë. Pothuaj nuk ja vari fare….Fati a Zoti e priste, per here te trete. Kesaj rradhe me thike në dorë. Në fund-kthesen e dekades se gjashte te jetes. E goditi fort, befas. Ra. U gremis nga qendra e mozaikut te vet. Ra dhe nga mozaiku i jetes time. Kish kohe qe e kisha larg qendres. Deri diku per habi, edhe mozaiku im, u trondit ju pak. U plasarit. E ndjeva fort. Afer-larg, kish qene gjate, pjese e mozaikut te jetes time. Nuk ikim, siç thone, vetem. Ikim dalngadale se bashku. Gradualisht. Me mozaikun tone. Ndjere e qete, qofsh o mik ne ate bote. Në mozaikun e paplasaritur, gjithnje e me te madh te asaj bote. Shume me te madh e gllaberues se ky i ketejmi.