• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

DIMENSIONI KOMBËTAR DHE KRIJUES I JUSUF GËRVALLËS

January 19, 2022 by s p

Dr. Myrvete Dreshaj -Baliu

(Ligjëratë e mbajtur në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në tribunën “Janari i Përflakur”, më 17 janar 2022)

Sot, më 17 janar 2022, dyzet vjet më vonë, jemi mbledhur këtu që të shënojmë përkujtimin e një dite të dhembjes sonë të madhe dhe të krenarisë sonë të gjithmotshme, të vrasjes së tre apostujve të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës: të Jusuf Gërvallës, të Kadri Zekës dhe të Bardhosh Gërvallës. Si gjithmonë, është ky përvjetor i dhembjes dhe madhështisë tragjike, i lavdisë së tre dëshmorëve, të cilët deri të lavdia kanë arritur si apostuj të idesë së madhe për drejtësi shoqërore, për dinjitet, për liri dhe për pavarësi të popullit të tyre të paçliruar.Ata janë lartësuar me veprimtarinë e përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj çështjes kombëtare edhe me dimensionin krijues, publicistik e editorial të tyre: me idetë, me veprimet, me sjelljet, e përgjithësisht me jetën e tyre deri në rënie, si shëmbëlltyra më e mirë e atdhetarizmit tonë.Sot, në këtë tribunë të hapur, do të rievokoj dy dimensioneve të jetës dhe veprës së Jusuf Gërvallës, të para edhe si premisa të rrëfimit personal, por që do të reflektojnë edhe angazhimin e bashkëveprimtarëve dhe bashkëmendimtarëve të tij, para së gjithash, të bashkëveprimtarit Kadri Zeka dhe të vëllait Bardhosh Gërvalla.

I.Tema e lidhur me emrin e Jusuf Gërvallës, fillim¬isht vetëm me jetën e tij, më ka nxitur të merrem që kur isha nxënëse, dhe që lidhet me bisedat familjare për arsyet e arratisjes së tij nga Kosova, dhe prej saj nuk kam mundur të lirohem as si gjimnaziste, kur bashkë me disa bashkëmoshatarë e kishim themeluar një grup politik në frymën e idealeve dhe të idealistëve si ai dhe brezi i tij, që atë kohë po e bënin historinë; as si studente kur dijes sime, përtej biografisë së tij jetësore, i ishte shtuar edhe biografia e tij intelektuale dhe krijuese. Kjo mund të duket mbase krejt personale, por duke dëgjuar fillimisht tregimet e bashkë¬ko¬¬hësve për misionin e tij dhe duke dëgjuar më vonë rrëfimet e nënës Ajshe për fatin tragjik të familjes së saj, nuk kam mundur të mos e ndërtoj edhe unë një botë më vete për historinë e tij jetësore, familjare dhe më në fund kombëtare. Që nga manifestimet përkujtimore, (të filluara që më 1988) kur fillova t’i recitoj poezitë e tij dhe të shkruaj më vonë për veprën e tij (në temën e diplomës së Universitetit të Prishtinës), ngacmimi më shfaqej veçmas në çaste ballafaqimi me nënën e tij. Nga ajo kisha dëgjuar, në një qetësi dhe krenari të cilën dinte ta shfaqte vetëm ajo, për fëmijërinë, për fatin tragjik të familjes dhe sidomos për misionin e tij. Ishin disa rrëfime, të cilat, në fund të fundit, nuk dilnin jashtë kornizave të baladave e këngëve të lashta, që vinin nga thellësia e botës shqip¬tare, duke u përsëritur nga brezi në brez deri në fund të shekullit XX.Nga ajo që kisha dëgjuar nga miqtë, kolegët dhe bashkëveprimtarët e Lëvizjes ilegale për rolin e shumanshëm të tij në procesin e rezistencës së popullit të robëruar të Kosovës dhe të luftës për liri e pavarësi, biografia e tij më së miri më reflektonte gjeniun e krijuesit dhe ashpërsinë e konfliktit të tij e të popullit të tij me push¬tuesin, të cilat realizoheshin njësishëm brenda vetes. Për¬masa e angazhimit të tij më dilte e shum¬anshme: publicist, përkthyes, krijues, veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe organizator e ide¬olog i saj.

II. Le të përpiqemi të themi disa fjalë për biografinë e tij ndërmjet dokumentit, rrëfimit të Nënës Ajshe dhe horizontit të perceptimit tonë. Jusuf Bardhosh Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në fshatin Dubovik të komunës së Deçanit. Sikur ndodh shpesh në traditën shqiptare, Jusufi trashëgoi emrin e dajës, Jusuf Buzhalës. Më vonë, i vëllai, Bardhoshi, i lindur më 1951, do të trashëgojë emrin e babait, i cili vdes nga pasojat e përballjes me stuhitë serbe të kohës për tridhjetë vjet me radhë. Ndërsa emrin e Bardhoshit më tej, në historinë më të re të kësaj familjeje, do ta trashëgojë e bija, Bardha, e cila lind pak kohë pas vrasjes së Bardhoshit, më 1982. Sipas rrëfimit të Nënës Ajshe, pamja e parë, që do të fiksohet në mendjen prej fëmije të Jusufit, ishte kthimi i babait (deri vonë kaçak mali) në shtëpi dhe vdekja në shtratin e një kasolleje, pranë shtëpisë së tij, të cilën, për së dyti, tash pas Luftës së Dytë Botërore, ia kishte zënë koloni malazez Shaliq. Malli i shtëpisë, vuajtjet e nënës së ve me fëmijë nëpër këmbë, mungesa e shtëpisë, lakmia për të pasur një kulm mbi kokë, apo për ta rikthyer atë që me djersë dhe gjak e kishin ngritur gjysh e stërgjysh, janë shprehur aq fuqishëm në jetën dhe në krijimtarinë e tij, sa sot na duket krejt e kuptueshme pse këto elemente: nëna, shtëpia dhe vendlindja janë bërë figura gati mitike të krijimtarisë së tij letrare artistike.Gjithashtu edhe pamja e dytë nga fëmijëria e tij reflekton kujtime të rrënjosura të lëvizjeve policore dhe ushtarake në fshat e në shtëpi dhe të presionit të tyre gjatë periudhës së shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi.Pamja e tretë dhe madje më e trishtueshmja, ishte ajo e viteve të para të shkollimit, prej nga asnjëherë nuk do t’i fshihen nga mendja skenat e rrahjes së bashkëfshatarëve dhe bashkëfamilja¬rëve të tij gjatë aksionit të mbledhjes së armëve në shkollën e Prapaqanit. Në shkollë, ku ata shkonin për të fituar hapat e parë të diturisë, Jusufi, më parë sesa të mësojë për dijen universale që sjell libri, do të mësojë për dhunën që sjellë shteti serb; më parë sesa të mësojë për kulturën që ndërton shkolla, ai do të mësojë për dhunën dhe terrorin që do të sjellë pushtuesi; më parë sesa të mësojë për historinë e ashpër dhe mësimin që duhet ta përfitojë në interes të së resë, ai do të mësojë për përvojën e hidhur që do ta përcjellë si njeri, si familje dhe si etnitet.Biografi më i mirë i tij, Kadri Rexha, kujton një moment, kur në ditët e para të vitit shkollor, Jusuf Gërvalla, me ndjenjën e fëmijës më të lumtur në botë, e këndon këngën “Mic Sokoli vesh jelekun”. Në rrethana të sotme mund të thuhet se sigurisht kjo këngë lind si rezultat i trashëgimisë historike të familjes së tij, por njëkohësisht mund të thuhet se kjo ishte edhe një prej shenjave të para të reagimit të tij dhe të përveçimit të karakterit të tij kryengritës.

III. Konceptet politike të Jusuf Gërvallës mes ideologjisë dhe lirisëNë Lëvizjen ilegale ka pasur mjaft veprimtarë të cilët kanë bërë analiza politike, kulturore, ekonomike e historike të kohës, por nuk ka pasur shumë anëtarë, të cilët kanë shkruar traktate, ku janë ndërthurur tema të natyrës historike, politike dhe sociale, si ato të Jusuf Gërvallës.Pikëpamjet politike të tij në këto shkrime do të mund të trajtoheshin jo vetëm prej qëndrimit atdhetar që ka mbajtur, por edhe prej disa parimeve të tjera, përmes së të cilave do të mund të bëhej një sintezë më e përmbledhur e temave, e mendimeve dhe e vlerësimeve të tij.Një dimension të këtij formimi, që e theksuam më lart, më të miri e shpreh publicistika, një fushë e realizuar kryesisht në shtypin ilegal të kohës. Ajo është pjesa më e sipërshfaqur ku pikëtakohen jeta dhe vepra e Jusufit në ‘misionin’ e përbashkët kombëtar dhe estetik të tyre. Mirëpo, sado ende mbetet e panjohur një pjesë e shkrimeve të kësaj natyre (kryesisht esetë politike të botuara në shtypin ilegal të Kosovës apo të Perëndimit), sikur edhe e disa prozave dhe reportazheve të shpërndara në shtypin ditor të Prishtinës e të Shkupit. Estetë e tij politike për sistemin kolonizues të Beogradit mbi Kosovën, portretizimi plotë ironi i Titos, vlerësimet politike për ngjarjet e vitit 1981 dhe sidomos paraqitja sarkastike e disa prej figurave politike të kësaj kohe nga radhët e shqiptarëve edhe sot mbeten të pakrahasueshme në letrat shqipe.

IV. Intelektuali i popullarizuar

Në lagjen e pjesëtarëve të Lëvizjes Kombëtare ka pasur veprimtarë me dije më pak apo më shumë të shquar; anëtarë të profileve të ndryshme përkushtuese; intelektualë të vendosur dhe heronj të gjallë të qelive e të burgjeve serbe; por në radhët e Lëvizjes ilegale të Kosovës, zor të ketë pasur veprimtarë më të popullarizuar se Jusuf Gërvalla. Popullariteti i tij mes shokësh nuk ishte vetëm i natyrës politike. Popullaritetin e tij e kishte kultivuar një kohë të gjatë, madje duke filluar nga rinia e hershme, në rrethet familjare, miqësore, qytetare dhe më gjerë. Ai ishte intelektuali i vëmendshëm që në jetën shoqërore u bë i popullarizuar për kulturën e tij, për sjelljen qytetare të tij, për mendimin bashkëkohor të tij, për mendimin politik të tij, për vlerat letrare të krijimtarisë së tij, për publikimet kulturore të prezantuara në mediat e shkruara dhe vizuale, për poliglotësinë e tij, për përkthimet e tij dhe pse jo edhe për kulturën gjuhësore të tij. Pavarësisht nga kjo, Jusuf Gërvalla sillej mes shokësh në përmasat e një kolegialiteti të barabartë. Kështu, historia e jetës dhe e vrasjes së tij, konceptet e veprimet politike dhe vepra krijuese e botuar apo e lënë në dorëshkrim, do ta përplotësojnë njëra- tjetrën, sa me përmasat kulturore e historike të angazhimit të tij politik, aq edhe me vlerat letrare e estetike të krijimit, interpretimit, përkthimit, esesë politike etj. Me veprimtarinë praktike në Lëvizjen Kombëtare për çlirim dhe me shkrimet e tij, Jusuf Gërvalla reflektonte përvojën popullore dhe vetjake, si njohës i mirë i etnografisë dhe psikologjisë së popullit të tij në rrafshin kombëtar; në shkrimet për mentalitetin e klasës politike shqiptare dhe të klasës politike jugosllave, Jusuf Gërvalla shprehte shkollën e papërkulshmërisë ndaj regjimit jugosllav dhe lidhjes së vazhdueshme me shtetin amë; në tekstet kritike-analitike për këtë Lëvizje, ai reflektonte përvojën personale; ndërsa në Programin pragmatik të Lëvizjes ai reflektonte përvojën historike shqiptare dhe përvojën politike e militante të lëvizjeve kombëtare në botë, që luftonin për çlirimin e tyre nacional. Pra, ai ishte intelektuali, që e gjente vendin e vet mes miqsh, për urtinë e tij mendore dhe për zjarrminë e tij në temat politike; për njohjen e kulturës klasike dhe për kulturën moderne të gjykimit; për sjelljen shembullore mes shokëve dhe për qëndrimin e ngurtë ndaj njerëzve të pushtetit. Ai ishte intelektuali që nuk e kishte lakminë e zënies së vetëm një majeje, ai ishte intelektuali që brenda kulturës së tij rrezatonte fusha të shumta të dijes, rrezatonte kulturë të gjithanshme dhe ishte gati të komunikonte me një numër të madh personalitetesh të profileve të ndryshme, pa frikën se do të belbëzojë për temat e shtruara.Ai ishte një kitarist mes fshatarësh, një poliglot mes gjuhëtarësh, një shkrimtar dhe përkthyes mes letrarësh, një krijues dhe kritik i saj mes kritikësh, një artist, këngëtar dhe komponues mes artistësh, një pjesëtar i Lëvizjes ilegale mes patriotësh, Jusuf Gërvalla nuk kishte pse të mos ishte krenar dhe i popullarizuar mes bashkëkombësve të tij.

V. Vepra letrare Sikur është vlerësuar edhe më parë, vlera letrare dhe artistike e veprës së Jusuf Gërvallës qëndron në tri përmbledhjet e tij poetike dhe në romanin “Rrotull”, ndërsa më pak në dramën “Procesi”. 1. Poezia e Jusuf Gërvallës në rrafshin tematik e motivor është e gjerë, ajo bartë shenjat esenciale të traditës sonë letrare. Po në rrafshin meditativ e refleksiv është e thellë, ka palcën e shenjës etnike, jo si retorikë a patetikë, por si burim origjine e frymëzimi. Në rrafshin emocional është e çiltër dhe e sinqertë, e përjetuar thellë dhe natyrshëm nga një shpirt i ndjeshëm lirik. Në rrafshin estetik është e krijuar nga një penë e talentuar, që reflekton shprehshmëri të vazhdueshme semantike pa përpjekje për estetizim e abstraksion të theksuar, si në strukturën ritmike edhe në atë figurative. Jusuf Gërvalla është krijuesi që hulumton dhe artikulon modele krijuese që karakterizohen nga imazhet dhe përjetimet e drejtpërdrejta ndjesore të mjedisit ekzistencial, nga aroma e ngrohtësia e tij, dëshira dhe dashuria për ta pasur gjithnjë, nga malli dhe dhembja për të. Këtë prirje dhe vlerë artistike identifikuese e gjejmë tek një numër i madh i cikleve dhe i poezive të të dy vëllimeve të para, “Fluturojnë e bien” dhe “Kanjushë e verdhë” që bëjnë shenjat e veçanta poetike të një ambienti shqiptar, po pak a shumë edhe universal, si nëna, shtëpia dhe vendlindja, me të cilat njeriu gjithherë është i lidhur si individ dhe si qenie shoqërore. Autori, në këtë pikë identifikimi na del mjaft i përkryer në realizimin e plotnisë së tij jetësore dhe krijuese. Ndërsa në vëllimin e tretë poetik “Shenjat e shenjta” zëri i tij poetik pasurohet edhe me elemente të theksuara të lirikës personale, intime dhe të ironisë. Edhe sot tërësia poetike e vëllimeve me poezi të Jusuf Gërvallës vazhdon të krijojë dhe të zhvillojë një lidhshmëri të pashkëputshme të komunikimit me lexuesin. Ajo na shfaqet si një ligjërim poetik që ndjek natyrshëm linjën e një rrëfimi të urtë, të butë, të rrafshët, spontan e të paimponueshëm, të lidhur dhe të kondensuar mrekullisht. Ajo qëndron mbi fenomenin e dhembjes, mallit e të shqetësimit, si veçori kryesore të frymëzimit të poetit, që nuk shpërthen me tone revoltuese dhe alarmuese, jo pse nuk përjetohet thellë, por pse, përmes shqetësimeve ‘qetësuese’ ajo di ta rrisë intensitetin e brendshëm dhe të krijojë një harmoni estetike me mjete të qëlluara shprehëse. Dhe, sigurisht këta përbërës të lirikës së tij e bëjnë atë një zë të veçantë të poezisë së sotme shqipe. 2. Romani “Rrotull” i Jusuf Gërvallës, i shkruar dhe i përfunduar për të gjallë të tij, por i botuar vetëm pas vrasjes (1983), paraqet një zhanër shkrimi që sjell elemente të reja e origjinale në lëmin e poetikës së ligjërimit romanor. Ai reflekton prirjen dhe vizionin e autorit për të krijuar një strukturë të brendshme romanore krejtësisht individuale, si formësim modern artistik: me mënyrën dhe organizimin e rrëfimit, me rolin e rrëfyesit, me procedimin e ligjërimit, me pasurinë gjuhësore dhe me prezencën e elementeve etnografike, të cilat ndërtohen prapë mbi gjuhën e mjedisit. Ai sjell një sistem shenjash, ku rrafshi i gjuhës së rrëfimit aludues përligjëson strukturën e ndërtimit të brendshëm kuptimor (të ndërtimit të temës, të ideve, të ngjarjeve, të shprehshmërisë, të veprimeve të personazheve dhe të vetë fatit të heroit), si dhe formën e ligjërimit (të ndërtimit të një sistemi të veçantë të komunikimit artistik), ku shenja (të folurit figurativ popullor ose me rrotulla, siç thuhet në Rrafshin e Dukagjinit), ngrihet në strukturë letrare të shkrimit, në botën krijuese të Jusuf Gërvallës. Përmes një fabule të thjeshtë, si në përrallën popullore kodifikohen nyjat e rrëfimit të ngjarjes, rreth të cilave zënë e thuren ndodhitë njëra pas tjetrës, shtresohen përmasat e zhvillimit të një mjedisi të caktuar jetësor dhe shpalosen fate, bëma, situata e gjendje të brendshme psikologjike të personazheve. Janë të rralla prozat romanore të letërsisë bashkëkohore shqipe, madje edhe ato që studiuesit sot i klasifikojnë si moderne a postmoderne, në të cilat janë ndërtuar raporte të tilla të ndërlikuara si në romanin “Rrotull”, ku personazhi kryesor Keta dhe përfytyrimi real apo mitologjik për të, kulti i fjalës, fjala e dhënë dhe fjala e thënë, fjala dhe togfjalëshi, frazeologjizmat dhe të menduarit kolektiv, paradigma e titullit të veprës dhe koncepti i ndërtimit motivues e përmbajtësor i saj, janë në përpjesëtim të drejtë me zhvillimin e ngjarjeve dhe të kompozicionit të romanit. Në këtë mënyrë Jusuf Gërvalla e ka pasuruar letërsinë bashkëkohore shqipe jo vetëm me prozën etnografike, e cila në të vërtetë nuk i ka munguar, por edhe me stilin etnografik të ligjërimit të saj. Kështu, ai e ndërlidhi më së miri ligjërimin gojor të të folurit me stilin shkrimor të prozës shqipe. 3. Drama “Procesi” e Jusuf Gërvallës është vepra e fundit, e shkruar në rrethana të veçanta historike e jetësore dhe intelektuale e politike të tij. Ajo përbën një tërësi personazhesh tipike të ndërtuara për qëllime pragmatike dhe artikulon një ngjarje konkrete të ndodhur atyre ditëve në Kosovë, si proceset politike pothuajse të përditshme kundër shqiptarëve që kryheshin në ish-Jugosllavi. Kjo dramë mbështetet kryesisht në një fakt: në veprimtarinë e Lëvizjes ilegale të popullit shqiptar të Kosovës për çlirim dhe bashkim kombëtar dhe mbi një reagim historik të kujtesës kombëtare të shqiptarëve të Kosovës për çlirim jo vetëm kombëtar. Pra, një tekst i realizuar mbi modelin e trakteve dhe pamfleteve politike të kohës. Më në fund, kjo është dramë e shkruar pikërisht për këtë qëllim. Veçantia e saj, lidhet me faktin se, dramën e ka shkruar një shkrimtar me vizion dhe me rezultate të arrira në fushë të letërsisë, i cili deri atëherë e kishte mbajtur të ndarë pikëpamjen politike të tij me konceptin për krijimin letrar. Ndonëse është marrë edhe me politikë edhe me letërsi në të njëjtën kohë, Jusuf Gërvalla ato i ka parë brenda kufijve të tyre autonom.

VI. Përfundim

Jusuf Gërvalla përfaqëson individualitetin pasionant të krijuesit klasik, që arrin të realizojë dhe të ndërtojë simbiozë të suksesshme në mes të letërsisë e politikës, shoqërisë e artit përgjithësisht, veprimtarisë atdhetare e krijimtarisë artistike dhe në mes të idealeve, shpesh edhe iluministe e të esencave estetike. Ai, si pak të tjerë, la modelin origjinal të realizimit dhe të pranisë së tij në fusha të veçanta të dijes krijuese dhe vepruese. U shënjua si poet, prozator, publicist, gazetar, muzikant, përkthyes dhe veprimtar militant për lirinë e Kosovës e bashkimin kombëtar. Secili dimension krijues e veprues i ka esencat e veçanta e afirmative të tij. Në këtë rrjedhë, Jusuf Gërvalla ishte intelektuali që ka lënë gjurmë individualiteti në fusha të shumta të artit. Ai ishte krijuesi i talentuar letrar, publicisti i shkëlqyer, përkthyesi i përkryer, kompozitori e artisti i pasionuar, të cilit, fati historik, për të krijuar plotninë e lirisë, ia ndërpreu veprimtarinë e tij letrare dhe artistike. Ai, me talentin dhe aftësitë e tij, ishte intelektuali i shquar dhe figura poliedrike e viteve ’70. Ai, sot, është krijuesi që u rri pranë shkrimtarëve shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, ai është shkrimtari pa të cilin nuk mund të botohet antologjia e poezisë së kësaj periudhe. Jusuf Gërvalla është figurë e rëndësishme e Lëvizjes politike kombëtare, pa të cilin nuk mund të ndërtohet sinteza programore e Lëvizjes Kombëtare të shekullit XX. Ai është njëri prej heronjve të rënë bashkë me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën, të gjysmës së dytë të shekullit XX, pa të cilët nuk mund të shkruhet historia e re e popullit shqiptar. Lavdia e tyre e ka lëvizur ndërgjegjen tonë dhe, duke e lëvizur ndërgjegjen, do të thoshte Profesor Qosja, e ka lëvizur historinë tonë, por tragjedia e tyre ndërkaq, e ndodhur në zemër të Europës, e ka lëvizur edhe ndërgjegjen ndërkombëtare.Gjilan, më 17 janar 2022

Filed Under: ESSE

LUFTA NË SYTË E NJË FËMIJE…KRIMI E GJENOCIDI SERB NË KOSOVË

January 19, 2022 by s p

Gazetarja Dafina Buçinca, autorja e librit “Fëmijë në luftë”, në një rrëfim të dhimbshëm rreth luftës së Kosovës dhe masakrave të regjimit serb mbi popullsinë shqiptare dhe mbi të gjitha përjetimet e fëmijëve mbi genocidin që serbët ushtruan në Kosovë. Në rrëfim e saj dhënë Editorit të Dielli Sokol Paja, gazetarja Dafina Buçinca analizon detaje dhe fakte sesi regjimi e terrori serb i ushtruar ndikoi mbi fëmijët ua ndryshoi jetën përgjithmonë.  


“FËMIJË NË LUFTË”…NJË DËSHMI E TERRORIT E KRIMEVE SERBE NË KOSOVË

Unë kisha lindur në kohën kur situata në Kosovë filloi të trazohet. Atë kohë filluan ato tubimet serbe që kishin për qëllim marrjen e autonomisë së Kosovës. Gjë që ndodhi dy vjet më vonë me ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviçit. Pastaj largimi i dhunshëm i Babës nga puna, që na e vështirësoi shumë jetën, për të vazhduar me ato vitet e tensionuara në pritje të asaj që do të ndodhte. Ishim të privuar nga çdo e drejtë, madje ishim të detyruar t’i fiknim dritat në mbrëmje, të mos e ndeznim zjarrin në shtëpi, në mënyrë që të mos bëheshim shënjestër; shto terrin informativ, mungesat e ushqimit, shkuarjen në shkollë fshehurazi e shumë të tjera, derisa një ditë shpërtheu edhe lufta, që filloi me vrasjen e mësuesit, për të vazhduar me daljen në skenë të UÇK-së, largimin nga shtëpia, kthimin, largimin në male, jetën aty e deri te dita e çlirimit. Pra, e gjithë fëmijëria ime lidhet ngushtë me luftën. Kjo fjalë më ka përcjell gjatë gjithë jetës. Ja, edhe tash, pas kaq vitesh ne po flasim prapë për të, për luftën. Lufta filloi në Drenicë dhe duke qenë se unë jam lindur e rritur në Zabel, një fshat i vogël ky në mes të Drenicës, patjetër që ajo na përfshiu edhe neve, për të kaluar pastaj në tërë Kosovën. Për mënyrën se si e kujtoj unë atë dhe shumicën e atyre që e kemi përjetuar, flet romani im.  

LUFTA NË SYTË E FËMIJËVE… PËRJETIME TË GJALLA

Është diçka që shpesh e mendoj, si do të isha unë, po të mos kaloja nëpër ato që kam kaluar, apo edhe si do të isha unë nëse do të lindesha në një vend krejt tjeter? A do të isha kjo që jam? Besoj se nuk do të isha kjo që jam. Femijëria lë gjurmë të pashlyera te secili dhe ndikon fort në formimin e individit e fëmijëria ka ndikuar edhe në krijimitarinë time, sepse në vend që të shkruaja p.sh., një roman dashurie, unë krijimtarine time lertrare e nisa me një roman autobiografik që flet për luftën.

MASAKRA E POKLEKUT, KRIM DHE GJENOCID SERB NË KOSOVË

Drenica ishte një nga zonat më të prekura nga lufta. Kur ndodhi masakra e Poklekut, ishim të tmerruar.  E dinim se kjo po na priste edhe neve. Nga çasti në çast kjo mund të na ndodhte edhe neve. Por, për fat, në Zabel nuk ndodhi ndonjë masakër e tillë, ani pse ishim të rrethuar për shtatë javë radhazi. Ne arritëm të shpëtonim duke u organizuar dhe duke u larguar fshehurazi gjatë natës. Më vonë dëgjuam se po atë natë ishte planifikuar një masakër mbi ne. ”Shpëtuam për një fije floku”, kjo shprehje e përkufizon më së miri atë natë të tmerrshme plot ankth e frikë. 

FIGURA E NËNËS DHE BABAIT NË ROMANIN “FËMIJË NË LUFTË”

Nëna dhe Babai janë prindër tradicionalë shqiptarë, janë të vërtetë sado që kjo mund të tingëllojë vrazhdë, por nuk do të isha e sinqertë më lexuesit nëse do t’i paraqisja ndryshe. Nëna paraqet femrën e nënshtruar, të përkushtuar 100% ndaj familjës dhe fëmijëve të saj, femrën që nuk ka as ëndrra as dëshira, edhe nëse i ka nuk guxon t’i shfaqë. Ajo është simbol i dashurisë dhe përkushtimit ndaj familjes. Ndërsa babai ishte njeri josentimental, ai i shfaqte ndjenjat e tij shumë rrallë dhe atë vetëm ndaj nesh fëmijëve, por jo edhe ndaj nënës. Ai madje as nuk e përqafoi atë në ditën që u ndanë për të mos u takuar kurrë më. Ai ishte i angazhuar në çështjen e çlirimit të vendit. Atdheu ishte mbi çdo gjë tjetër, atdheu ishte para familjes së tij. 

FËMIJËT NË LUFTË SI MEMORIE E KOHËS, SI HISTORI… 

Tragjedia jonë e shikuar me sytë e fëmijës flet shumë, fëmijët nuk flasin për luftën në piedestal, me diskurs e stil të lartë siç jemi mësuar të lexojmë e shohim deri tani, fëmijët nuk flasin për heronj, flasin për njerëz të zakonshëm që lufta, regjimi e terrori serb i ushtruar mbi ta ua ndryshon jetën përgjithmonë.  

“FËMIJË NË LUFTË”, NJË HOMAZH PËR TË GJITHË FËMIJËT E KOSOVËS

Romani im është zëri i fëmijëve të luftës kudo në botë, veçanërisht është zëri i fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë mbetur pa zë në liri. Për të cilët edhe 23 vjet pas luftës nuk është ndërtuar një memorial kushtuar atyre. 

“FËMIJË NË LUFTË” NJË AKUZË NDAJ REGJIMIT SERB DHE KRIMEVE NË KOSOVË

Romani im “Fëmijë në luftë” është roman që përmes rrëfimit dëshmon për atë që ka ndodhur gjatë atyre viteve. Është ajo që unë dhe familja ime kemi përjetuar gjatë atyre viteve të tmerrshme për popullin tonë. Por, jo vetëm familja jonë, në roman janë të përfshirë edhe një numër i madh personazhesh, të cilët janë të vërtetë, janë historitë e tyre, jetët e tyre të humbura, për të cilat dikush duhet të japë llogari para drejtësisë.

Filed Under: Featured

SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË NARRATIVË TË RE…

January 18, 2022 by s p

Anita Likmeta, Ambasadore e Programit “Connect Albania” për IOM Albania, projekt i cili funksionon pranë “Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare” në një rrëfim për Diellin e Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja shprehet se Shqipëria ka nevojë për politika gjithëpërfshirëse të afta për të forcuar të rinjtë shqiptarë që të mos e braktisin Shqipërinë.

Si mund të ndalet largimi i të rinjve nga Shqipëria?

Ne kemi nevojë për politika gjithëpërfshirëse të afta për të forcuar të rinjtë shqiptarë: sa herë që kthehem në Shqipëri e ndjej qartë se sa të zhgënjyer janë në lidhje me vendin, politikën dhe të ardhmen.

Si mund të kthehet Shqipëria një atraksion për rininë dhe vizitorët e huaj? Siç e kam thënë edhe në intervista të tjera, shezlongët në bregdetin e bukur shqiptar nuk mjaftojnë më. Shqipëria ka nevojë për një narrativë të re, duhet të fokusohet në kulturën e saj.

Si mund të krijohet një përvojë unike kombëtare duke marrë modelin ndërkombëtar në lidhje me punësimin dhe integrimin e të rinjve shqiptarë?

Është e nevojshme të forcohen korridoret tashmë ekzistuese ndëruniversitare dhe të hapen të reja në mënyrë që të krijohen kushtet për integrim dhe lindje të sinergjive të mundshme në drejtim të rritjes.Nevoja e krijimit të markës shqiptare…Kjo është një ëndërr e imja dhe shpresoj të bëhet edhe një projekt për t’u fokusuar për shumë shqiptarë. Bota nuk njeh Made in Albania, nuk njeh historinë dhe kulturën tonë. Është koha për ta thënë, secili në sektorin e tij. Made in Albania është fillimi i një rruge drejt një të ardhmeje të mundshme dhe jam e sigurt se është një projekt që do të jetë në gjendje të forcojë demokracinë tonë të re.Anita dhe projektet e së ardhmes…Projektet e mia aktuale janë të gjitha të orientuara nga shoqëria, por do të flas kur, siç thuhet, të kenë këmbë. Stay tuned 🙂

Prezantim për lexuesin, kush është Anita Likmeta?

Anita është diplomuar për Filozofi, më pas është sipërmarrëse në sektorin dixhital, më pas është ambasadore e Connect Albania për Kombet e Bashkuara. Ajo njihet si një ndër 150 gratë unstoppable në inovacion në Itali dhe është emri i parë italian, edhe se ajo është Shqiptare, në Evrope si nga 50 gratë më frymëzues sot në Evropë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Anita Likmeta, lindur ne Durrës, sot jeton e punon në Milano, Itali. E larguar me familjen nga Shqipëria në moshën 11 vjec në vitin e mbrapshtë ’97, Anita do të niste një jetë të re në Itali, plot sfida dhe sakrifica si mijëra familje emigrantësh që lanë atdheun në ato vite në kërkim të një jete më të mirë. Dëshira për dije dhe vullneti i hekurt për të shkëlqyer në cdo fushë e bëri Anita Likmetën të spikasë. Në Itali ajo mbaroi shkollën e mesme klasike, ndoqi Akademinë Dramaturgjik “Corrado Pani” dhe u diplomua për Filozofi në Universitetin e Romës La Sapienza. Ajo ka nisur angazhimet e saj profesionale, si gazetare për gazetën italiane ”Il Fatto Quotidiano”, për të vazhduar me “Il Giornale”, ka shkruajtur për gazetën e Vatikanit Avvenire dhe aktualisht shkruan për “Huffington Post Italia” ku merret me temat e politikës dhe migracionit. Likmeta është përfshirë gjerësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit. Që nga janari 2014 shkruan në Huffpost Italia, ku mes shkrimeve të saj nuk mungojnë analizat mbi situatën aktuale politike në Shqipëri. Anita është dhe Ambasadore e Programit “Connect Albania” për IOM Albania, projekt i cili funksionon pranë “Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare”. Connect Albania është pjesë thelbësore e Programit të IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” me kontributin financiar dhe mbështetjen e Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Shtetit për Diasporën, si dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunit për Zhvillim (AICS) në Tiranë.

Filed Under: Sociale

Veprimtaria 2 vjeçare: Dega e Vatres ne Hartford, CT

January 18, 2022 by s p

Shkaku i pandemise globale, njejte si edhe per shume shoqata e organizata tjera, edhe per shoqaten tone aktiviteti ka qene shume I kufizuar apo limituar. Jemi munduar ta mbajme frymen vatrane gjalle me teper permes komunikimeve me njeri tjetrin duke perdorur teknologjine, se sa permes komunikimeve direkte. Sikur e kam permendur edhe me heret dega e jone eshte e regjistruar ne shtetin e Connecticut. Nder ato pak aktivitete qe kemi mbajtur gjate kesaj kohe duhet permendur: Ne fund te 2019 kemi organizuar nje tubim ne qytetin e Waterbury-it ku kemi perkujtuar vepren jetesore te akademikut tone te ndjere Dr. Fehmi Aganit. Ne kete tubim eshte flour edhe per pervjetorin e Deklarates Kushtetuese dhe te Kushtetutes se Kacanikut.Poashtu per nder te 28 Nentorit te 2019 e patem pergatitur nje darke te madhe festive me muzike etj, por e anuluam per shkak te termetit tragjik qe ndodhi ne ate kohe ne Shqiperi.I kemi njohtuar anetaret dhe njerezit tjere perreth, per nja 2-3 aktivitete te vogla humanitare, ku njereit kane kontribuar individualisht. Keto kane qene: ndihmat me rastin e temetit tragjik, ndihma nje djali te ri nga Kosova per nevoja shendetsore dhe ndihma simbolike per disa nxenes te nje shkolle nga nje fshat i vogel ne Shqiperi. Shpresoj se me kalimin e pandemise dhe kthimin te normaliteti do te kemi mundesi te organizohemi e konsolidohemi edhe me mire dhe te kemi aktivitete te shumta ne dobi te komunitetit tone.
Me nderime,

Milaim Tahiri – Dega e Vatres ne Hartford, CT

Filed Under: Vatra

Enciklopedia e krimeve komuniste ne Mirditë

January 18, 2022 by s p

Nue Oroshi

Loen Molla

Mirdita ka qenë një Krahinë në Shqipëri që ka pasur një rezistencë të gjatë antikomuniste deri në vitin 1952.Në Mirditë diktatura kriminale komuniste ka vrarë dhe masakruar pa gjygj shumë atdhetarë shqiptarë që i takonin familjeve tradicionale Mirditore që e ruajtën me përkushtim moton e nderit, besës dhe burrërisë.Meqenëse krimet komuniste në Mirditë nuk janë zbardhur ne dy intelektualët Mirditor morëm iniciativën që të botojmë një Enciklopedi për të gjitha krimet që bëri komunizmi në Mirditë.

Ftojmë të gjithë Mirditorët derë për derë katund për katund,bajrak për bajrak të Krahinës së Mirditës të bashkohen me rrëfimet e tyre për të treguar vuajtjet nën regjimin komunist të cilët do botohen në një Enciklopedi te veçantë që ti mbetet brezave të Mirditës.Enciklopedia do të botohet nën kujdesin e Nue Oroshit dhe Leon Mollës.Më poshtë po e japim edhe listën e personave që u ekzekutuan në Mirditë nga regjimi kriminal komunist.Por edhe të gjithë ata persona që janë vrarë nga ky regjim komunistë dhe që mungojnë në këtë listë emrat e tyre, mundeni me na i dërgu të dhënat e plota dhe do të jenë pjesë e Enciklopedisë për Mirditën,rrefimet,shënimet dhe fotografitë  i dërgoni në këta dy email  adresa: nue_oroshi@yahoo.de ,  leon-mollaj@hotmail.com

Lista  e përsonave që u ekzekutuan në Mirditë nga regjimi komunist

Lista në 12 Bajrakët e Mirditës

BAJRAKU OROSH:

Kapidan Dr. Mark Gjomarkaj
Kapidan Llesh Gjomarkaj
Major Nikoll P. Gjomarkaj
Llesh P. Gjomarkaj
Ded P. Gjomarkaj
Mhill K. Gjata
Preng D. Gjedoda
Nikoll Gj. Ndoi
Zef  Shkurti
Bardhok M. Gjoka
Ded Kolziu
Zef Dod Përvuka
Mark Dod Përvuka
Gjet Dod Përvuka
Llesh M. Tuci
Llesh Kolziu
Tun Nikolla
Preng Shkurt Nikolli
Nikoll Ll. Nikolli
Gjin Kaçi
Frrok P. Prenga
Frrok D. Përvuka
Dod Bib Lleshi
Zef Preçi
Dod M. Kol Gjeçi
Ndue Luli
Dod Koka
Ded P. Ndoi
Ndue Shkurt Deda
Llesh Ndue Biba
Dila e Llesh Nikollit
Preng Gjet Ndoi
Ndrec Ndue Tuci
Gjok Koleci
Bardhok Ndue Lleshi
Frrok Nikoll Laska
Zef Bib Mark Deda
Preng Mark Lleshi
Dod Frrok Ndoi

BAJRAKU SPAÇ:

Gjon Dodani
Ndrec Dodani
Nikoll Përpjetri
Preng P. Frisku
Ndue Frisku
Dod Sakica
Gjoni i Zi
Çup Paluca
Mark Preng Paluca
Llesh Preng Marku
Ndue Mark Gjergji
Llesh Frisku
Ndue Jak Loku
Zef Tom Pjetri
Mark Frroku
Dod Mark Lleshi
Frrok Dod Kola
Pjetër Gjeta
Zef Çoku
Ded Çoku
Preng Zef Marku
Preng Bardhoku
Ndoc Mark Kryeziu
Geg Llesh Prenga
Gjok Zeka
Mark Dod Mellunga
Frrok Dod Kola
Mark Përkeçi
Zef Nikoll Prenga
Ded Cub Dodani
Zef Frrok Gjoni
Mark Frrok Ndoka
Kol Simon Vokrri
Ded Gjok Tuka
Lazër Marku
Gjush Marku
Mark Ndue Deda

BAJRAKU KUSHNEN:

Mark Ndue Bajraktari
Pjetër Ll. Gjoni
Preng Ll. Gjoni
Gjet Pjetër Lleshi
Frrok M. Suma
Preng N. Suma
Pashk Suma
Simon Suma
Ndue Mark Suma
Zef Lazër Gjoni
Ded Lleshi
Tusha Frrok Sherri
Ndrec Gjergj Ndreca
Ndoc Gjet Palaj
Dod Gjera
Kol Gjet Pjerra
Gjon Ndue Marku
Martin Lushi
Dod Bardhok Nikolli
Mark Gjera
Nikoll Frrok Zefi
Mark Gjet Pali
Frrok Margjoni
Mark Preng Vokrri
Ndue Shkurt Prenga
Kapiten N. Përdeti
Gjergj Nikoll Gega

BAJRAKU FANË:

Mark Gjok Ndoi
Prek Lala
Mark Lala
Dod Bib Përndoca
Zef Ndrec Marku
Ndue Zef Ndreca
Gjon Shkurti
Frrok Nikolli
Ndue P. Bajraktari
Zef Ndue Ndreca
Zef Voci
Pjetër Gjera
Frrok Gjet Vokrri
Ndue Nikoll Kola
Mark Bib Vokrri
Gjok Gjet Vokrri
Gjok Mark Ndreca
Mark Preng Zefi
Mark N. Bajraktari
Preng Gjet Përkocaj
Shkurt M. Tuci
Preng N. Prenga
Ndue N. Ndoka
Zef Gjergj Brunga
Ndue P. Gjoka
Ndue Gjok Maroci
Kol Gjok Maroci
Kol Gj. Bardhoci
Gjon N. Bardhoci
Preng Bib Margjoni
Frrok P. Margjoni
Preng N. Deda
Mark N. Çupi
Ndue N. Ndreca
Zef Ceku
Preng Ndue Gjergji
Gjok N. Deda
Zef Mark Ndreca
Frrok Nikoll Ndoka

BAJRAKU DIBRRI:

Bardhok Jak Bajraktari
Shqefën M. Prenga
Kol Mark Lleshi
Ndue M. Lleshi
Pjetër Gjeta
Nikoll Jaku
Kol Nikoll Kola
Preng Zef Marku
Zef Qoku
Dod Qoku
Preng Ndre Marku
Ndue Llesh Frroku
Frrok Zef Doçi
Mark Pjetri
Llesh Frroku
Ndue Ded Laska
Pjetër Paloka
Gjin Paloka
Ded Vila
Zef Ded Vila
Ndue Mark Zefi
Mati Prendi
Ded M. Gjoka
Preng Bib Zefi
Nikoll Frrok Ndoi
Zef Dod Luka
Mark Bib Rrasi
Zef Luk Pjetri
Ded Gjoni
Ndue Marku
Ndue Ndrec Prendi
Dod Llesh Pllaka
Frrok Mata
Pjetër Ded Vila
Ndrec Ndue Bardhi
Jak Preng Gera
Llesh Jak Prenga
Ndue Nikoll Ndoi
Llesh Preng Frroku
Ndrec Mark Ndoi
Pjetër Nikolli
Frrok Gjok Jaku
Ndue Geg Pepa
Gjon Preng Çupi
Zef Seferi
Zef Gjeta
Nikoll Përkeqi
Geg Llesh Prenga
Preng Gjon Marku
Preng Gjet Kola
Mark Përkeqi
Preng Frrok Marku
Mark Dod Ndreca
Mark Tuc Gjoka
Mark Dod Lleshi

BAJRAKU KTHELLË:

Frrok Melyshi
Mark Melyshi
Gjon Melyshi
Mara Melyshi
Llesh Gjon Melyshi
Kapiten Bib Melyshi
Zef Gjergj Melyshi
Preng Ndrec Molla
Bib Preng Molla
Zef Bib Molla
Pashk Mark Molla
Ndue Preng Molla
Mark Ndue Molla
Preng Dod Gjini
Preng Zef Tarazhi
Gjin Kros Buna
Preng Ruçi
Gjin Geg Duka
Mark Cara
Preng Gjergj Biba
Pjetër Gj. Bajraktari
Mark Jak Lurthi
Zef Dod Lekgegaj
Preng Frrok Gjeta
Fran Përndoi
Zef Gjok Rica
Bardhok Gjeta
Bib Mark Biba
Bib Dod Bushi
Kol Tosku
Nikoll Bardhoku
Dod Mark Biba
Bardhok Dod Lleshi
Gjergj Keç Beleshi
Dod Gjin Vorfi
Pjetër Zef Tarazhi
Dod P. Nikoll Gega
Gjon Pjetër Maca
Gjin Ndrec Cara
Frrok Radaçi
Mark Kol Maca
Gjergj Pal Dodaj
Ndue Pal Deda
Major Ndrec Prenga
Pjetër Shqalshi
Llesh Gjon Kola

BAJRAKU SELITË:

Llesh Shkurt Lufi
Ndrec Shkurt Lufi
Dod Lufi
Tanush Lufi
Pepë Lufi
Ndue Gjon Lufi
Ndue Ndrec Lufi
Gjin Llesh Lufi
Dod Bardhok Lufi
Nikoll Lufi
Geg Bozhiqi
Gjin Gjok Dodaj
Preng Nikoll Dodaj

BAJRAKU RRANXË:

Kapiten Islam Daçi
Bardhok mark Daçi

4 BAJRAKËT E MALSISË LEZHË QË KANË QËNË TË MIRDITËS:

Vas Toma
Zef Toma
Ndue Llesh Pjetri
Kol Frrok M. Toma
Kol Lushi
Zef Pjetër Gjoni
Llesh Preng Nikolli
Gjin Jaku
Mark Ndue Pali
Nikoll Deda
Gjok Dod Përbrunga
Ndue Përgega
Preng M. Përzefi
Frrok Fusha
Pjetër Kol Mhilli
Nikoll Bajraktari
Prena e Ndue Lleshit
Mrika e Llesh Pjetrit
Dod Llesh Pjetri
Mark Nika
Preng Zefi.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT