• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

Kryeministri Kurti përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, në 40 – vjetorin e vrasjes së tyre

January 17, 2022 by s p

Dubovik, Deçan, 17 janar 2022

Në 40 – vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vizitoi kullën e familjes Gërvalla në Dubovik.

Aty u pritën nga znj.Suzana Gërvalla, bashkëshortja e Jusuf Gërvallës dhe znj.Donika Gërvalla, e bija e tij, si dhe familjarë e miq të veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare.

Nga aty, Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla, bën homazhe dhe vendosen kurorë me lule, te varrezat e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës.

“Ne erdhëm sot në Dubovik, në 40 vjetorin e vrasjes së trefishtë në Shtutgart, më 17 janar 1982, kur u vranë Kadri Zeka e Jusuf e Bardhosh Gërvalla, që të vizitojmë kullën e lindjes, jetës dhe rritjes së tyre, por edhe varrin ku prehen ata, për të treguar kujtimin e pashlyeshëm dhe nderimin e pafund që kemi për këta heronj, të cilët na e dëshmojnë një luftë edhe para luftës çlirimtare. Meqenëse në vitet e ‘80-ta shqiptarët jo vetëm që persekutoheshin e burgoseshin, por edhe vriteshin nga regjimi i atëhershëm okupator, për shkak se dëshironin liri, republikë, demokraci e përparim”, tha kryeministri.

Si institucione të Republikës, si Qeveri e Kosovës, ne do të bashkëpunojmë me shtetet e tjera, në veçanti me Republikën Federale të Gjermanisë, në mënyrë që të marrim vesh sa më shumë e që të zbardhet e vërteta edhe sa i përket edhe urdhërdhënësve edhe ekzekutorëve, bindjet dhe orientimi dhe qendra e të cilëve natyrisht se dihet, mirëpo emrat e përveçëm të atyre natyrisht se duhet të ndriçohen dhe asisoj të mundësohet drejtësia e ndëshkimi, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se jemi të vetëdijshëm për kufizimet që kemi, që pas kaq shumë kohësh të arrijmë përnjëherë të zbardhim gjithë ato vrasje, meqenëse janë të shumta, ndërkohë që edhe regjimet, të cilët kanë marrë pjesë në ato vrasje, nuk është se kanë vdekur përfundimisht e në plotni. 

Në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Kryeministri i Republikës së Kosovës, sot, në 40 – vjetorin e vrasjes së tyre, organizon Akademi Përkujtimore në Prishtinë.

Filed Under: Analiza

Erdogani inaguroi pushtimin ekonomik

January 17, 2022 by s p

Ilir Levonja/

Në internet qarkullon një foto se si një makinë vinç, me dy ustallarë në kovë, mbulojnë faqen e shembur të një banese. Arsyeja, nga që do vi Erdogani. Apo aty diku kalon Erdogani dhe që mos të dukemi për ibret të Zotit, po e mbulojmë. Nga kjo kuptojmë se godina në fjalë ndodhet në Laç ku sot Erdogani dha çelsat e 522 shtëpive etj., për më tepër bash në ditën e pervjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar. Unë nuk po merrem me këtë fakt se sot po çahet interneti me patriotizëm nga njëra anë dhe nga ana tjetër me heshtje varri nga përkrahësit e Ramës. Por një fjali shkurt duhet thënë, sa për Turqinë dhe Erdoganin që tashmë ka dy dekada në pushtet, të gjithë ishat janë çmendur nga dashuria për ‘të. Me Fatos Nanon, me Sali Berishën, pa diskutim dhe ky qillotaxhiu. Kjo rrjedh nga edukata tashmë gangrenë e jona, ndihmat. Tek ne ndihma nga jashtë është mendësi shekujsh. Mirë për çështje të mëdha a kur të duhet lëvizësh malet, por edhe për thërrimet, ne jemi gati të hapemi dyersh. Ndaj mos u habisni sot me faktin se përse Erdogan po vjen bash përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar. Ju ka blerë, totalisht… aq të dëshpëruar jemi sa mbulojmë rrënojat me mushama të vizatuara, mushama murale. Kur e pyet dikë në lidhje me këtë fakt, të thotë nuk kemi. Megjithëse është një planifikim bajat se nuk besoj që një bashki, a një komunitet, a një biznes të mos ketë pesë muratorë e dy bojaxhinj për të ndrequr një fasadë. Mirëpo, të mbysin, të thonë nuk kemi. Dhe është e logjikshme sepse, aq shumë pagesa sa ishin bërë për qokë, nga fond i gjoja inceneratorëve, përqindje kjo e ajo, mediash e këshilltarësh. Me emra i publikoi ai zotria, por shqiptarët po merren me luftën Berisha-Basha, për më tepër u mjaftuan me arrestimin e Lefter Kokës dhe aq. Megjithëse faqe të tëra prokurash ishin aty me përqindje të dhëna në dorë, deri gjoja këshilltarë për Bashkitë më të humbura të vendit. Bordero paralele, një për vete një për shtetin, informalitet apo krimi ekonomik i mirëfilltë. Por prapë shtypi merret me Berishën, merret me Bashën. Lekun e tyre e kanë vjedhur ata që bëjnë të kulluarit nëpër studiot e telvizioneve, vet televizionet, gazetarët, shqiptarët i dëgjojnë me sytë zgurdulluar. Ore, ju kanë vjedhur, ata janë hajdutë, nuk e kanë për turp të dërgojnë fëmijët nëpër shkollat e botës me lekët tuaj, ju shqyheni sysh. Puthni ekranin kur shajnë Berishën. Nuk thonë një gjysmë fjalë se ju kanë rjepur, jo vjedhur, por rjepur. Evokojnë konfliktin, jo vjedhjen. Kurse qeveriu evokon ”miqësinë” tradicionale të vëllait, ndihmën këtë gangrenë të shqiptarëve, edhe pse janë po aq inteligjentë sa hollandezët apo hebrejtë. Nuk ka vendi ynë as tulla e as llaç. Nuk kemi as krahë punë…, pika neve. Dhe i gëzohemi Erdoganit si kalamajtë plakut të krishtilindjes a plakut të vitit të ri siç e quanin komunistët, përfshi bllokmenët shqiptarë. Vjedhin Shqipërinë për vete dhe e ndertojnë atë me ndihma sikur të jemi popull invalid. Ky është realiteti shqiptar, jo ai që thotë Edi Rama dhe kompania e tij. Erdogani ju ka ndërtuar xhamitë, shtëpitë, spitalet, ju bën të mbuloni fasadat e rrënuara me mushama, ju kërkon rishikimin e historisë etj. Ka të drejtë, sepse na kanë mbytur invalidët, jo shtetarët. Shkurt jemi kthyer në një vend invalid. Vend pordhaxhinjësh.

Filed Under: Komente

NË KUJTESË TË 554 VJETORIT TË VDEKJES SË “PAVDEKSHME” TË GJERGJ KASTRIOTIT -SKENDERBE.. (1468 -17 janar – 2022)

January 17, 2022 by s p

NGA NDUE BACAJ/

Me 17 janar 1468 në Lezhë pushoi së rrahuri zemra më e madhe e shqiptarit më të madh të të gjitha kohërave , rilindasit më të ndritur të Arberisë dhe Europës Gjergj Kastriotit –Skenderbe. Bashkë me këtë zemër të madhe u shua edhe mendja më e ndritur e një strategu ushtarak dhe burri shteti , u venit krahu mbrojtjes më i fuqishem i Arbërisë dhe u rrëzua për tokë me një tingellimë vaji shpata mbrojtëse më e fuqishme e besimit dhe qytetrimit kristian të Europes së shekullit XV… Kuja e vaji i kësaj vdekje mbuloi Arberinë , Europa u vesh në zi.. E vetmja që ju gëzua kesaj vdekje ishte perandoria Turke-Osmane dhe Sulltan Mehmeti i dytë i cili kur mori lajmin e vdekjes së Gjergj Kastriotit thirri : “Më së fundi më perkasin Europa e Azia! Mjerë krishterimi që ka humbë shpatën dhe mburojen e tij,.”. Po ky Sulltan duke ja ditur vlerat Skenderbeut do të shtonte : “Një luan i till nuk do të lind kurrë më mbi faqe të dheut. Mos të kishte lindur Skënderbeu unë do kisha martuar gjiun e Adriatikut me Republikën e Venedikut, i kisha vënë çallmën në krye Papës e hënën drapërore mbi kupolë të Shën Pjetrit.”.1.

NJË CURRICULUM I VOGËL PËR SKENDERBEUN E LAVDISHËM…

Sipas shumë historianëve e studiuesve Gjergji Kastrioti kishte lindur me 6 maj të vitit 1405 , në “derën” shquar të Kastriotëve , me prindër: babë princin e njohur arbënor Gjon Kastrioti , dhe me nënë Vojsaven (disa studiues i thonë edhe Vojza…), e bija e kryezotit të Pollogut të Tetovës. Kjo krahinë arbënore ishte pjesë e principatës të Balshajve (me origjinë nga Balleza e Rrjollit M.Madhe,N.B.) , dhe hynte nën influencen e Kastriotëve. Sipas deshmisë të Gjon Muzakës nëna e Vojsaves ishte nga dera e Muzakajve. Gjergj Kastrioti kishte edhe tre vëllezer të tjerë; Stanishin , Reposhin dhe Kostandinin, si dhe pesë motra ; Marijen , Vlajken , , Angjelinen ,Jellen (Lenen) dhe Mamicen…2. Ndër malet tona , per nji burrë kreshnik e div thonë se le drague. Një njeri kesi dore e falë Zoti ynë të mbeshtjellun me nji pelhurë të hollë , me fletë nën sjetulla e i jep nji fuqi të mbinatyrshme. Keshtu mbas gojdhanash lindi edhe Gjergj Kastrioti-Skenderbegu.3. Ndersa Marin Barleti shkruante se pak ditë para se Zoti t’i falte ketë krijesë nëna (e Gjergjit) –Vojza që ishte shtatëzanë kishte parë në ënderr se u rrezua një yll prej qiellet , e duke u ulur kadal u drejtua nga ajo e cila bani me u zmbrapë për me i lëshue vend , e ylli u shëndrrue në nji foshnje për bukuri. Asaj atëherë i ishte dhanë me u afrua me e marrë grykë e me e puthë , por i doli gjumi e u kujtua se kishte kenë anderr . Vertet nuk kaloi shumë kohë mbas asaj andrre e i fali Zoti ynë nji djal fort të hieshëm , veshë me një këmishë të hollë , e në krahë të djathtë kishte të shkrueme nji shpatë , ndersa në sjetulla dy lagje fletë e në ballë kunoren…4. Gjergj Kastrioti do të rritej nën kujdesin e nënës tij Vojzes (apo Vojsaves) dhe babait tij Gjonit , si dhe të vellezerve e motrave të tij më të mëdhenjë. Gjergji si djali më i vogel i kesaj familje mund të ishte edhe më i “perkdheluri e priviligjuari” , por ato kohë lufte e heroizmi kunder një pushtuesi mizor siç ishin turko-osmanët nuk ja lejonin ketë perkdhelje e privilegj as Gjergjit të vogël. Babai i Gjergjit , Gjon Kastrioti (si dhe princër të tjer arbënor) ishte në një luftë të pabarabartë kundër pushtuesve turq-osman. Duke qënë një luftë e pabarabartë pushtuesit arriten të mposhtnin edhe fisin famemadh të Kastrioteve me në krye Gjon Kastriotin. Turqit siç e kishin zakon kur e mundnin një kundershtar per ta bërë “zap”, perveç të zezave të tjera i merrnin peng edhe djemt… Kështu kishin bërë edhe me Gjon Kastriotin të cilit i kishin marrë peng katër djemtë e tij , i fundit kishte qënë Gjergji.. Shtetarët turq me politiken e tyre të shkollimit , edukimit luftarak dhe joshjes me hierarkinë ushtarake kishin menduar se Gjergj Gjon Kastriotin , këtë zog arbëri e kishin tranformuar në një zog turku të betuar.. Por kishin gabuar dhe ketë e vertetoj beteja “fatlume” e 3 nentorit të vitit 1443, betejë që u zhvillua në trojet abënore-shqiptare të Nishit të Kosoves, ku nisi udhën Gjergj Kastrioti (me 300 ushtarë shqiptarë) drejt Krujes së bekuar , dhe me 28 nentor 1443 do të valviste të lirë flamurin tonë kombetarë. Me këtë flamur Gjergj Kastrioti bashkoi fiset arbenore , me Beslidhjen e Lezhes (2 mars 1444),dhe kështu të bashkuar u treguan të pamposhtur perballë perandorisë turko-osmane , asaj perandorie para së ciles dridhej vetë Europa e kohës. Keto të dridhura ja kishte larguar vetem Shqiptari i lavdishem Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili per rreth njëçerek shekulli në 22 beteja kishte qënë tmerri i pafund i ushtrisë osmane dhe vet sulltanve… Nga keto beteja menduam të “veçojmë” vetem atë kur vetë Sulltan Murati II erdhi në trojet arbënore në krye të 160 mijë ushtareve me 14 maj 1449 , me qellim qe të shkatërronte Arberinë me në krye kryeqendren e saj KRUJEN, dhe kryeheroin Gjergj Kastrioti-Skenderbe. Pas disa “sukseseve” te para (në Diber e tjerë) sulltani ju lëshua Krujes, ku Skenderbeu megjithse me më pak forca , por me guximin dhe taktiken e tij gjeniale e kishte detyruar Sulltan Muratin II, nipin e serbeve, (djali i vajzës të princit serb ) të shihte me sy të tij disfaten e turpshme dhe të pashmageshme , edhe para syve të Europes e cila shpesh ishte dridhur para fuqisë ushtarake të perandorisë turko-otomane. Kjo disfate ishte aq e paperballueshme per atë, sa e beri të vdesë duke plasë birin e shkines, Sulltan Muratin II…5. Vetëm nga shpata Skenderbeut gjatë mbi 22 beteja kishin gjetur vdekjen rreth 2000 ushtarë e komandant nga më të shquarit turq..6.“

VDEKJA E SKENDERBEUT…

”Gjergj Kastrioti –Skenderbe si çdo njeri i kesaj Bote, nuk mund t’i shmangej fundit të jetës tokësore , pavaresisht dhantive që tregonin edhe trajta hyjnore të tij. Mjerisht në trupin e kreshnikut Skenderbe, që nuk e kishte shpuar shpata e as trand frika e hordhive turko-osmane , pak pa mbushur 63 vite , kishin arritur t’a “shponin” viruset vdekjeprurse , që siç shkruhet i kishin sjellë “Ethet”, që i kishin shkaktuar të dridhura dhe temperatut të lartë , gjëra që çdo ditë do ta dobësonin fizikisht derisa do të binte në shtratin e vdekjes. (Në atë kohë mjeksia nuk dinte çfar janë viruset pasi aty do të zbuloheshin rreth 450 vite me vonë) . Edhe sot “qarkullon” gojdhëna që tregon se kur u nis Skenderbeu në luftën e mbrame , i zbehtë e i molisun prej ethesh ju bë se i doli mordja afër e i foli: “Kthe, dale breh Skanderbeg!”, “Po kush je ti, e kah na vjen?” iu pergjigj Skanderbegu. “Vetë jam mordja , e dije se jeta jote ka mbarue” “ He ti hije e zezë ka e dinë se unë do të vdes ?”, i a ktheu Skanderbegu. Dje u hap në qiell libri i të vdekunve “ , i tha mordja, e dikah zdrypi , si një bashk i zi mbi krye tand”. Me kaq u shpa andërra e jetës , e Skanderbegu vijoj gjithnjë rrugën , por kur u kthye prej lufte mblodhi parsinë e u diftoi ndër sy , se kishte të gjitha gjasat se ai vrik do të vdiste , e se turku do ta pushtonte Shqipninë…. Duke ndigjua fjalët e permallshme të Skanderbegut, mbarë çka ishin rreth tij i mori vaji… Pak orë para se me vdekë luti ata krenë që ndodheshin per-rreth tij me u mbledhë … e me zgjedhë kapidanin ma të zotin në vend të tij deri sa të rritet i biri (Gjoni). Mbas kësaj kërkoi me i pru një tube thupra , e u tha krenëve të provoshin me i thye, por nuk mujti asnjeni. Pra tha ai e dini vetë se me i zgjidhë nji nga nji i thyenë edhe një fëmi , prandaj u lutem të mbani besën , bashkimin , burrninë e bujarinë , e në kjoftë se pernjimend kini me i mbajtë këto porosi që po ju a lë në fill të mordes , Zoti ka me u ndihmua që turku nuk ka me mujtë me dhunua tokën që na lanë të parët. – Mori t’e mbramja të birin ngrykë , e mbasi e puthi dy-tri herë , dha shpirtë tuj shqiptue keto fjalë : “Kjoshi lirë e bekue”… Kaloi nji ditë mbulue me mjegull , sa me të vojtë mendja se edhe qiella diç po vajtonte , kur qe nigjohet nji brimë deshprimi. Ishte Lekë Dukagjini , i cili perpiqte me njëren dorë ballin e me tjetren ndukte flokët e kresë e tuj ba gjamën Skanderbegut, bërtiste sa ku mujte: “Trandu Shqipeni se jeta jote u errë për ne – sepse Skanderbegu nuk asht ma…”, e vijoj gjatë e gjatë me këto fjalë : “Ndien shpijat e tranden – ndien malet e u danë , e shkrepat mbi kroje ranë. -Kumbonët e kishës ranë vetvetiu . Nalt u hap qiella dhe në qiell të hapët hinte ndër re zemërmadhi , Skanderbegu i pa fati..”.7. . Skanderbeu u varros në kryekishen e Shenkollit Lezhë . Të gjithë kapedanët , oficerët dhe ushtarët me garden pretoriane e percuallen në banesen e fundit . Gjëmimi i topave dhe krismat e pushkëve lajmruan që kufoma e tij kishte zbritur në varr , dhe tok me atë , edhe Shqiperia e lirë për disa shekuj.8. Pas vdekjes së Skenderbeut perandorisë otomane ju deshen mbi 10 vite luftë e perpjekje per të mposhtur qëndresën heroike të shqiptareve që luftonin me emrin dhe frymzimin e veprave të prijesit tyre legjendar-Skenderbe.. Fryma heroike , që kishte perhapur Skenderbeu , si gjysëmperendi i vjetersisë , rronte e gjallë në zemrat e Shqiptarëve vite pasi fluturoi në qiell shpirti i nderitshëm i kryetrimit. Valle vajzash shqiptare , si vallkyrat e legjendave gjermanike, mblidheshin me rregull çdo tetë ditë mbi kështjellat ku kishte mbretërua Skenderbeu , dhe midis buçitjes dhe oshtimës të betejave këndonin himne lavdruese për kryetrimin e vdekur të kombit, dhe i luteshin si një shenjti që t’i shpetonte nga armiku i tërbuar dhe t’u falte fitoren flamurit dhe armëve kombëtare . Shqiptarët të ndezuar nga këto këngë trimërore, e shikonin me sy hijen e Skenderbeut kaluar në krye të tyre dhe luftonin si luanë me forcë të përsëritur…9. Qendresa dhe fama arbënore e Skenderbeut kishte qenë aq e madhe (shpesh edhe me trajta hyjnore) , sa ushtarët dhe oficerët turq kur pushtuan Lezhën (me 1478) hapen varrin e Skenderbeut dhe eshtrat e tij i merrnin si hajmali… Ndersa sipas në një gojdhënë që ka ardhur deri në ditet tona thuhet se kur e hapen varrin , turqit e kishin gjetur zemren e Skenderbeut duke rrahur dhe gufuar gjakë të nxehtë. Këtë zemer e kishin futur në nje kuti të praruar dhe ja kishin derguar Sulltanit i cili e ruante me roje në një nga sallonet më të bukura të pallatit tij. Sulltani në një të premte në krye të çdo viti hapte kutin dhe me një heshtë e therte zemren e Skenderbeut ,e cila gufonte gjithnjë gjak të nxehtë… Ketë sulltani e bënte se besonte se me ba me harrua pa ja ngul heshten atë ditë Skenderbeu ngjallej , e atëherë mjerë turqit…10.

“GRIMCA”, NGA VEPRA E LAVDIA E SKENDERBEUT, MEMORIZUAR NDËR SHEKUJ…

Vepra dhe lavdia e Skenderbeut është e memorzuar perjetsisht në trashigimin heroike e historike të Shqiptareve , por edhe në rreth 1000 vellime të botuara në 72 vende të botes dhe në mbi 22 gjuhë kryesore…11. Disa nga këto vepra (më të hershmet), të shkruara janë ato të Marin Barletit , Dhimiter Frangut , “anonimit” Tivarasi (që është në fakt imzot Pal Engjelli ,i cili ka qënë edhe kryediplomati i Skenderbeut) , Frang Bardhi , Rinaldit , Prifti Biemni, Zhak de Lavardin etjerë etjerë më të vonshëm deri në ditët tona. Për të vijuar me korespondencen e Skenderbeut me Papet Bashkohore: Eugjeni IV , Nikolla V , Kaliksti III, Piu II, Pali II, si dhe republikat apo mbretëritë e atyre kohëve si ato te Venedikut, Siçilisë, Napolit, Xhenoas, Firences ( ku nga frika e turqëve ndonjera ja kishte edhe me hile Skenderbeut..) etj.. Ndonjëra prej tyre Gjergj Kastriotin e quante jo vetem aleat potencial , por edhe “Babë”, pa llogaritur levdatat e dekoratat e Selisë së Shenjtë, ku në drejtimin e Papa Kaliksti III e shpallte Gjergj Kastriotin “Atlet të Krishtit”… Jehona e veprës së Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si një kujtim i lavdishem i një epoke të kaluar , por mbi të gjitha si një frymzim në mbrojtje të Europës e qytetrimit të saj, shekull pas shekulli… Me këtë rast mendova të cilësoj vetem një pjesë të vogël nga jehona e veprave të Skenderbesut ndër shekuj…: Në Librin e lutjeve të mbretërshes të Anglisë, Elizabet, të bërë publike me 17 janar 1559, (në një ditë të pervjetorit të vdekjes) shkruante : 17 janar, si sot vdiq princi i mirë Skenderbe , Mbreti i Epirit, shfarues i turqeve… Në vitin 1597 fisniku francez Zhak de Lavardin, shkroi një biografi brilante të Skenderbeut .(të bazuar në historinë e M. Barletit..). Në shekullin XVII anglezi ,William Temple , burr shteti e analist politik i kohës do të shkruente : Gjergj Kastrioti …si dhe Huniadi, nënmbret i Hungarise janë dy gjenerala ngadhnjimtarë dhe burra me karakter të lartë që luftuan sa qënë gjallë si kampion të Krishterimit… Ndërsa filozofi francez Volteri në vitin 1754 do të thoshte: Sikur perandorët e Bizantit të kishin qënë si Skenderbeu , Perandoria Romake e lindjes nuk do të ishte zhdukur kurr… Një gjeneral me fame botror i shekullit XVIII (kanadezi Wolf) në vitin 1756 shkruante se : Skenderbeu u a kalon të gjithë prijësve ushtarak të lashtë dhe modernë, si udheheqes i një armate të vogël difensive.. Albanologu dhe historiani u shquar, Milan Shuflaj, do të shkruante për Skenderbeun : “Qysh në gjallje, Gjergj Kastriotin, Europa Perendimore e stolisi me legjenda. Bestynia per fuqinë e tij demoniake, tek armiqtë turq sprapsi menjëherë besimin në kismet. Imagjinata e popujve ballkanikë të shtypur nga të pabesët filloi të krijonte nga ai heroin e këngëve të tyre dhe të tregimeve të ënderruara… Nën Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas renies së Konstandinopojës , Serbisë dhe Bosnjës, ky qe shteti i fundit më i madh i krishter i Ballkanit etjerë…12. Është me vlera të veçohen edhe tre historianet Osman ; Idriz Bitlisi , Kemal Pasha dhe Ibn Kemal e ndonjë tjetër të cilët me gjithë urrejtjen për Skenderbeun , se nuk vazhdoi ti sherbejnë Perandorisë osmane ata e pershkruajnë me nota realiste këtë gjeni të artit ushtarak të shekullit XV , që duhet ti falet në përjetësi edhe Europa Perendimore…

NË MBYLLJE: PËRSE VDEKJE E “PAVDEKSHME”, AJO E SKENDERBEUT EDHE SOT ?

Një vdekje sado e rëndë pasi kalojnë vite e jo më shekuj harrohet , pra “vdesë‘‘ si vdekje. Mirpo me vdekjen e Gjergj Kastriotit Skenderbe edhe pse kanë kaluar mbi pesë-shekuj e gjysëm , ajo vdekje nuk është harruar , apo siç e quajta unë në titullin e kesaj kujtese të vogël , ajo vdekje është e “pavdekshme“, veçanarisht për shqiptarët që kanë rrenjë e trung Iliro-Arbnore-Shqiptar… Vendosja e turqëve në Ballkan çeli një fazë të në historinë europiane . Kufijtë e Orientit u shtrinë përmes kontinentit në vend që të ndaleshin në grykat e Bosforit dhe Dardaneleve si në kohën e Romës e Bizantit. U krijua një kontrast i vajtueshëm në mes të Europës përendimore dhe Europës “otomane“. Ndërsa në botën kristiane filloi rilindja e arteve , letërsisë dhe shkencës , dhe u vunë themelet e qytetrimit të sotshëm, në Ballkanin e sunduem prej Osmanllive pllakosi dekadenca dhe u zhduken deri mbeturinat e qytetrimeve të mëparshme . Prandaj mund të themi me të drejtë se vendi i ynë u kthye perseri në errësirën e mesjetës..13. Këtë errësirë mjerisht ende nuk kemi mundur ta largojmë plotësisht as sot nga trojet tona, për t’a zevendesuar me dritën e vertet të qytetrimit Europerendimore të cilës i përkasim që në agimin e jetës. Dritë për të cilën luftoi sa qe gjallë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbe. Gjergj Kastrioti siç thotë një autor e veprimtar i shquar shqiptar; ishte i shenjtë si Shën Luizi , diplomat si Talleyrandi dhe trim si Aleksandri i Madh …14. Mjerisht edhe sot, jo rrallë, edhe shqiptar (sigurisht të till janë vetëm në emër…), e anatemojnë e mohojnë Gjergj Kastriotin Skenderbe dhe veprën e tij, duke besuar e glorifikuar Sulltanet pushtues turko-osman , e deri “sulltanët” e ri , që kerkojnë në mos të na kthejnë në kohrat otomane, të pakten të na ngadalsojnë rrugën tonë europiane, të cilën na e ka lënë amanet Gjergj Kastrioti –Skenderbe…

REFERENCAT:

1.Gennaro Francione. Skenderbeu një hero modern ,fq.194 , Tiranë 2006. 2.Fan Noli, Historia e Skenderbeut ,fq.19 ,Tiranë 2015.3.At Marin Sirdani , Skanderbegu mbas gojëdhanash , fq.21 ,botime franceskane , Shkodër 2008.4.At Marin Sirdani ,po aty , fq.21-22.5.Dhimiter Frangu ,Veprat e lavdishme të SKENDERBEUT, fq.99-105 ,Arberia 2005.6.Dhimiter Frangu , po aty , fq.247. 7.At Marin Sirdani , po aty , fq.79-86 .8.Fan Noli , po aty ,fq.112 .9.Fan Noli, po aty , fq.113.10.At Marin Sirdani ,po aty ,fq.97.. 11.Gennaro Francione ,po aty ,fq.194.12.Milan Suflaj ,Histori e shqiptarëve të Veriut… fq.36-37 ,Prishtinë 2009.13.Tajar Zavalani,Historia e Shqipnisë , fq.136 , Botues Phoenix , 1998.14.Fan Noli ,po aty ,f.122.

Filed Under: Mergata

Reçaku është dhimbja jonë e përhershme…

January 17, 2022 by s p

-Fjalimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut/

I nderuar kryetar i Kuvendit, z.Konjufca

I nderuar kryeministër, z. Kurti

Të nderuar përfaqësues të qeverisë së Kosovës,Ish-president,I nderuar ambasador Hovenier dhe ambasador Szunyog,I nderuar kryetar AliuTë nderuara familje të viktimave të masakrës së ReçakutShumë të nderuar të gjithë ju të pranishëmNjëzetë e tre vjet më parë, jo shumë larg nga vendi ku sot të gjithë bënë nderimet e tyre, bota u lemeritë dhe e kuptoi përfundimisht nga pamjet makabre të masakrës së Reçakut krimin që ndodhi mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare. Civilëve duarthatë, mëngjesin e ditës së kobshme iu shua jeta mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit.Atë ditë, Kodra e Bebushit, siç njihet nga banorët lokal ishte pasqyrim i krimit kundër njerëzimit, pasqyrim i krimit kundër shqiptarëve, pasqyrim i qëllimit shfarosës e gjenocidal të regjimit të Millosheviqit, ishte pasqyrim i masakrave ndaj njerëzve të cilët ndodheshin në shtëpitë e tyre dhe të cilët u përballën me egërsinë e forcave policore e ushtarake serbe.Përgjatë dhjetë orëve të sulmit, të vrarë pati edhe në pjesë të tjera të fshatit, prandaj me të drejtë edhe shefi i atëhershëm i verifikuesve të OSBE-së, Wiliam Walker, nga ajo që pa në vendngjajre, pa hezitim, siç kishte deklaruar vetë atëbotë, aktin e cilësoi si një masakër të tmerrshme dhe krim të rëndë kundër njerëzimit.Përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar prezent në vendngjarje ishin vula e dëshmisë së këtij akti makabër dhe njëherë dëshmitarët më autentik krahas edhe të mbijetuarve të krimit, pra dëshmitarë të barbarisë së pushtetit të Millosheviqit, i cili kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve, dhe këtë e bënte para syve të të gjithë botës.Tendencat për ta mohuar masakrën e Reçakut, janë përpjekje e qartë për rehabilitimin e atyre që kanë kryer krimin. Por propaganda asnjëherë nuk mund t`i ndryshojë faktet historike. E sidomos jo një të vërtetë që ka ndodhur para syve të të gjithë botës. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit, por edhe shpërfaqje e qëllimit të Serbisë së atëhershme për të zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut, e Reçaku është njëra ndër masakrat e shumta të tmerrshme ku u dëshmua ky qëllim.Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është përsëritje e krimit. Por e vërteta për Reçakun është shumë më e fuqishme se çfarëdo propagande nga bashkëpunëtorët e afërt të regjimit të Millosheviqit.Historia e dokumentuar nuk mund të ndryshohet dhe as nuk është subjekt i interpretimit. Ndaj një krimi siç ishte masakra e Reçakut, propaganduesit duhet të ndjejnë keqardhje, e në të njëjtën kohë edhe të kërkojnë falje e të sjellin drejtësi!Në kompleksin e varreve që vizituam sot, vetëm një varr është ende bosh, si dëshmia më e qartë e krimit të 15 shkurtit të vitit 1999. Saga ende nuk ka marrë fund për familjen Metushi. Fati i nënës së tyre Sahides rri pezull mbi lirinë e tyre, por edhe lirinë tonë. Në kërkim të saj, ata nuk reshtën prej ditës së trishtë, porse asnjë lajm deri më sot. Madje, asnjë lajm edhe për mbi 1600 të zhdukur të tjerë me dhunë nga lufta e fundit, të cilët janë përkushtim i yni i çdoditshëm dhe pa të cilët liria jonë gjithnjë do të mbetet e papërmbushur.Të nderuar të pranishëm,Të nderuar familjarë,Të nderuar ambasadorë që jeni prezent,Përfaqësues të institucioneve,Secili prej këtyre varreve ka një histori tmerri. Secili varr dëshmon gjithçka. Të gjitha këto varre bashkë përbëjnë një dëshmi të argumentuar, të pakontestuar dhe të dokumentuar.“Ishte një akt i qëllimshëm dhe joselektiv i vrasjeve, i bërë për të krijuar frikë në mesin e popullit të Kosovës”, pati deklaruar atëherë presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.Kjo masakër shënoi kthesën më të rëndësishme të periudhës së luftës në Kosovë, ngase diplomacia botërore intensifikoi përpjekjet për ndalimin e barbarisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës.Në të njëjtën kohë intensifikoi edhe përpjekjet e vajzave e djemve të UÇK-së për lirinë e vendit tonë.Pamjet nga Reçaku prekën jo vetëm ndërgjegjen e njerëzve të zakonshëm kudo në glob, por edhe atë të diplomacisë botërore.Afro dy muaj më pas, NATO-ja nisi fushatën e sulmeve ajrore ndaj caqeve ushtarake të Serbisë duke e detyruar njëherë e përgjithmonë largimin e saj nga Kosova që nga 24 marsi 1999.Sot Reçaku dhe Kosova janë të lirë falë angazhimit dhe sakrificës së popullit të Kosovës, si dhe falë ndihmës së aleatëve tanë të përhershëm nga bota demokratike.Duke i përkujtuar çdo vit viktimat e Masakrës së Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e masakrave anekënd Kosovës ne e kujtojmë e rithemi të vërtetën, e asgjë pos të vërtetës, të cilën duhet ta themi këtu, por edhe kudo tjetër në botë.Nëse dikur luftuam për lirinë tonë, sot duhet të luftojmë për kujtesë kundër harresës, duke shikuar gjithnjë kah e ardhmja.Do të kthehemi çdoherë në Reçak, do ta themi me zë të lartë se këtu u dëshmua se krimet kundër civilëve shqiptarë janë ato që tregojnë qëllimin shfarosës të regjimit të atëhershëm të Serbisë, dhe duke kërkuar që drejtësia, e jo mohimi i krimeve të jenë kryefjala e veprimeve të secilit.Të vërtetën për Reçakun do ta bartim tutje, do ta themi me zë të lartë, sepse në çdo cep të globit duhet të dëgjohet ajo. Nuk do të lejojmë asnjëherë që të vërtetën ta mbulojë pluhuri i historisë apo tendencat për ndryshim të historisë, dhe nuk do ta lejojmë që ajo të përsëritet, jo vetëm në Kosovë, por duke qenë edhe vet dëshmitarë dhe viktima të regjimit të gjenocidit, do ta ngrisim zërin kundër gjenocidit, kundër krimeve kundër njerëzimit, e kundër krimeve të luftës gjithandej nëpër botë.Reçaku është dhimbja jonë e përhershme dhe është nevoja për ta ruajtur paqen dhe dinjitetin njerëzor. Ky vend paraqet edhe fillimin e fundit të përpjekjeve të regjimit serb për shfarosjen e shqiptarëve. Reçaku është njëri nga vendet prej ku filloi të marrë formë liria jonë.Prandaj, sot nga ky vend, përulemi para të gjitha viktimave civile, nderojmë kujtimin për ta, për të gjithë martirët e për të gjithë dëshmorët, bashkëndjejmë me familjet dhe e rithemi zëshëm të vërtetën e vetme, se populli i Kosovës ishte viktimë e një regjimi gjenocidal që është akoma në pritje të drejtësisë!Sot, së bashku me udhëheqësit e institucioneve vizituam vendin e ngjarjes, Kodrën e Bebushit. Vendin ku ishin masakruar të gjithë këta civilë, dhe nga aty dëgjuam rrëfimet e tmerrit të atyre pak të mbijetuarve. Nga asnjëri prej tyre asnjëherë nuk mund të dëgjoni kërkesë për hakmarrje, vetëm kërkesë për drejtësi. Drejtësia është e vetmja që gjithnjë do të kërkojmë.Qoftë i paharruar kujtimi për të gjithë të rënët në Reçak!

Filed Under: Emigracion

Ambassador Jeffrey Hovenier’s Remarks at the Recak/Racak Massacre Commemoration

January 17, 2022 by s p

Ambassador Jeffrey Hovenier

Ambassador Jeffrey Hovenier’s Remarks at the Recak/Racak Massacre, January 15, 2022President Osmani, Prime Minister Kurti, Speaker Konjufca and distinguished guests, dear friends, I am humbled to be here with you today, representing the American people, to honor and remember those who lost their lives in Recak 23 years ago. Thank you for this opportunity to join the people of Kosovo on this solemn occasion to commemorate and mourn those whose lives were tragically cut short that day.Let no one forget or deny what happened here, or why the United States and our allies came to the defense of the people of Kosovo. I remember that day well. As the officer at the U.S. Mission to the OSCE responsible for Kosovo at that time, I received a call from then-Kosovo Verification Mission Head Ambassador William Walker just after he departed the scene of horror, already focused on his recommendations for the OSCE in response to the brutal murder of defenseless civilians.In response to this atrocity and others, the United States, together with our NATO Allies, acted to protect defenseless civilians in the name of peace, freedom, and stability. These goals reflect deeply held American and Western values. We believe that all people, regardless of ethnicity or religion, deserve the dignity of living in freedom and security.We are aware of attempts to rewrite the well-documented history of this massacre and to downplay or misrepresent the facts about these atrocities. Let me be clear about the United States’ commitment to the truth. As President Clinton said then, we reaffirm now: “This was a deliberate and indiscriminate act of murder designed to sow fear among the people of Kosovo.”Denying these incidents and glorifying war crimes dishonors the memory of the dead, reopens the wounds of survivors, and sets this region back in efforts towards democratic consolidation and full Euro-Atlantic integration. Peace and justice come from a clear-eyed acknowledgement of past crimes. This is vital to ensure these heinous crimes never happen again.But recognizing the truth of the past is just the first step towards justice.Today, January 15, is the 23rd anniversary of the massacre here at Recak. It is also, coincidentally, the birthday of one of the United States of America’s greatest leaders and advocates for justice and reconciliation – Dr. Martin Luther King.I think it is fitting that on this day as we reflect on the horror and tragedy of what happened here on January 15, 1999, we also consider the words and legacy of Dr. King – whom we pay tribute to and honor on this same day each year.Dr. King was no stranger to injustice, no stranger to loss. Throughout his struggle to advance human rights, he was physically attacked, marginalized, threatened, and ultimately assassinated. Yet even as he languished in an Alabama jail for peacefully protesting racism and racial segregation, he wrote of justice and reconciliation – the ultimate goal not only equality, but shared destiny. In his famous “Letter from Birmingham Jail,” he penned these transcendent words: “injustice anywhere is a threat to justice everywhere.”Dr. King called us all to action, affirming that we have the power to promote positive change, noting “Human progress never rolls in on wheels of inevitability.” But he also called on us to remember the main point – not retribution, but reconciliation. I echo his words – a powerful reminder for all of us: “Our ultimate end must be the creation of the beloved community.”In the spirit of that vision of a beloved community, I want to cite one more powerful text that I believe can provide a guide for how best to honor the tragic victims we remember here today. From Kosovo’s February 17, 2008 Declaration of Independence…“Committed to confronting the painful legacy of the recent past in a spirit of reconciliation and forgiveness. Dedicated to protecting, promoting and honoring the diversity of our people.”May these words guide us all.Thank you

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT