• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2022

Kryeministri Kurti takohet me komisionerin Varhelyi

February 28, 2022 by s p

Londër, 28 shkurt 2022

Takimet në kuadër të Samitit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver  Varhelyi.


Para se të diskutonin për projektet në fushën e energjisë dhe infrastrukturës dhe financimin e tyre, kryeministri Kurti tha se zhvillimet e fundit në Evropën Lindore e kanë bërë të qartë nevojën për angazhim më të madh me Kosovën në kuptim të bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërkombëtar dhe integrimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ai e dënoi pushtimin dhe agresionin ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. 


Sa i përket projekteve infrastrukturore dhe vlerës së tyre të lidhshmërisë, kryeministri Kurti veçoi autostradën Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës dhe atë për në Leshak. Ndërkaq në lidhje me energjinë kryeministri Kurti foli për punën në hartimin e Strategjisë për Energji, synimet për tranzicion të drejt energjetik, planet për ngritjen e kapaciteteve prodhuese nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, dhe projektet për rritjen e efiçiencës energjetike.


Gjithashtu u fol edhe për reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut si dhe për veprimet e fundit të qeverisë në shërbim të krijimit të një sistemi dual të edukimit që lidh tregun e punës me sistemin e arsimit. 

Komisioneri  Varhelyi  dha mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në fusha dhe projekte të përbashkëta. 


Në këtë takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti.

Filed Under: Komente

Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, pritet raund i dytë

February 28, 2022 by s p

VOA


Delegacionet ruse dhe ukrainase do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime të mëtejshme, para se të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh për paqen, sipas agjecisë së lajmeve RIA, e cila citon këshilltarin e presidentit të ukrainës, Mikhailo Podoliak.

Ukraina kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, në bisedimet e sotme që u zhvilluan në kufirin Ukrainë-Bjellorusi. Në delegacionin ukrainas merrnin pjesë Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov dhe këshilltari presidencial Mikhailo Podoliak.

Po sot Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i kërkoi Bashkimit Evropian që t’i japë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm në bllok.

Presidenti Zelenski kërkoi një anëtarësim të shpejtë në BE në një video-mesazh përmes së cilit ai gjithashtu u bëri thirrje trupave ruse të dorëzonin armët.

“Qëllimi ynë është të jemi së bashku me të gjithë evropianët dhe më e rëndësishmja, të jemi në një pozitë të barabartë,” tha ai. “Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se është e mundur.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kishte patur një telefonatë me udhëheqësin ukrainas dhe se “e vlerësoi atë për guximin e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës”.

“Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa mbrojtjeje ajrore, armë antitank, si dhe ndihmë humanitare dhe financiare,” shkruante zoti Stoltenberg në Twitter.

Rusia u përball me presion të shtuar diplomatik dhe ekonomik të hënën, ditën e pestë të fillimit të agresionit ndaj Ukrainës.

Ministria britanike e mbrojtjes tha të hënën se trupat ruse vazhdonin të ishin mbi 30 kilometra në veri të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, duke shtuar se “dështimet logjistike dhe rezistenca e fortë ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin rus”.

Ky vlerësim përputhet me vlerësimin e një zyrtari të lartë amerikan të mbrojtjes, i cili u tha gazetarëve të dielën, se “nuk kemi asnjë tregues se ushtria ruse ka marrë kontrollin e ndonjë qyteti.”

Filed Under: Kronike

DËSHIRA PËR JETËN ËSHTË E FORTË DHE POEZIA NJERIUT I JEP  FORCË DHE KURAJO 

February 28, 2022 by s p

Sokol Demaku/

Doli nga shtypi “Antologjia e poezisë” “Diktantologi” e Festivalit të XI Nderkombëtar të Poezisë “Sofra poetike Borås 2022” në botim të Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” me seli në Borås të Suedisë me redaktor Rizah Sheqirin dhe botues Sokol Demaku e shtypur në Lena Graphic në Prishtinë me 230 faqe, 88 poet në 14 gjuhë.

Ka kohë dhe vite që bashkatdhetarët tanë lëshuan vatrat e tyre dhe sot janë pothuajse  në të gjitha vendet e botës, të shpërndarë , ku ata jetojnë dhe frymojnë.

          Duke marrë parsysh numrin e madh të fëmijëve në mërgim, pra shkollarëve atje, e duke qenë edhe ne vet mësues apo pedagog të këtyre fëmijëve tanë në mërgim, e pam  të nevojshme dhe i hym një pune mjaft  delikate dhe madhore që të botojmë  këtë “Antologji të poezisë” në mërgim.

          Duhet theksuar se një shumicë e këtyre poetëve jetojnë dhe veprojnë në mërgim. Ata hasin në shumë vështirësi gjatë punës së tyre edhe me poezinë, por edhe në jetë dhe  menduam se ia vlen  që QKSH” Migjeni” në Borås, si organziatore e Festivalit të XI Ndërkombëtar të poezisë “Sofra poetike, Borås 2022”, këtu e Njëmbëdhjetë vite me radhë, të nxjerrim në pah këtë punë që bëjnë  poetët.           

         Jeta, kjo dhuratë e shenjtë, është një rrjedhje pa mbarim. Valët e egra të saj  që dallgëzojnë mbi njeriun, e bëjnë të gjatë udhën e mundimeve. Por puna dhe drita e diturisë, zgjuarsia në veprime, vendosmëria për sakrifica, janë fanarë, si leva e Arkimedit, që  i ndriçojnë  udhët e njerëzimit për jetë më të mirë.
          Kurbeti… Fatkeqësi shekullore  për kombin tonë, pasojë e paevitueshme e pushtimeve barbare, faktorëve ekonomikë, politikë, fetarë…
          Fjala  poetike ka peshë. Pesha e saj ka kuptim dhe nuk është e lehtë.

Besimi i poetit shpërthen, merr jetë dhe vrull, iu bie trumbetave për ndeshjet  me  vështirësitë e jetës; kumton tinguj njerëzorë, që japin forcë e guxim,  besim dhe shpresë për të drejtën dhe të vërtetën. Jeta nuk është dukje, nuk është enigmë, as përfytyrim dhe ëndërr, ajo është reale dhe shpesh e ashpër. Bie zilja e sahatit dhe çohesh në mëngjes, duke falënderuar se lindi një ditë e re, ku çdonjërit i jepet mundësia të tregojë veten, të përhapë mes njerëzve fllade dashurie dhe mirësie, të krijojë gjëra të bukura e jetëdhënëse, me gjuhën e tij dhe të natyrës, me zërin pëshpëritës  të pemëve, të luleve dhe të zogjëve.

          Poeti di të bëjë thirrjen poetike, di ta bëjë të ndjeshëm lexuesin, të ngrejë lart fisnikërinë e shpirtit, të shpërndajë  kudo dashuri dhe mirësi. Ai ia kushton gjithçka të mirë , jo egoizmit, por vetë jetës, Atdheut që e rritë  dhe  e edukon, vendit që e duam aq shumë, paçka  se të gjithë jemi qytetarë  të këtij rruzulli tokësor dhe kemi “certifikimin si qytetarë të shtëpisë  së përbashkët të njerëzimit”. E këtu në këtë Antologji poezie janë gershetua vargjet e poetëve nga të gjitha anët e botës, nga të jgitha kulturatë dhe nga shumë gjuhë të botës. Kjo ka vlerë, kjo ka ndjenjë, kjop është ajo që sot njeriu ka më së shumti nevojë në këtë kohë të pa kohë, në këtë kohë e cila lenë vragë ligësie, len vragë të pashlyera për njerëzimin, e poezia është ajo që sheron vragë e pagë.

           Mjafton të kuptojmë thelbin e jetës së njeriut,  kuptojmë se ai është qenje shoqërore dhe  se më të keqen ka vetminë. Ndaj dhe afron gjithnjë pranë vetes  njerëzit, të dashurit, të mirët, të mençurit. Ai nuk do që të mbetet vetëm dhe ia njeh thellë kuptimin asaj fjalës së bukur  që  thotë:“Kërkoj  përrallën që nuk arrij  ta di”. Di shumë gjëra për miqësinë dhe shoqërinë, për familjen dhe dashurinë njerëzore, por ai di dhe pasojën, kur ajo mungon, di boshllëkun që ajo shkakton. Dhe me të vërtetë åpoezitë e botuara në këtë Antologji në 14 gjuhë: shqip, suedisht, greqisht, italisht, maqedonisht, kroatisht, bullgarisht, arabisht, boshnjake, spanjolle, portugeze, ruse, turke dhe çeke ia shtojnë madheshtinë dhe vlerën këtij libri por edhe vet manifestimnit letrar “Sofra poetike Borås 2022” e cila do mbahet në 2 prill 2022 në qytetin e textilit, në qytetin ku ka lulëzua edhe textili edhe tregëtia por edhe poezia, pra në qyetin pitoresk suedez Borås.

E një fjalë urtë por me vlerë shqipe thotë:

          Paraqitu ashtu si je, nëse je me të vërtetë  shqiptar, mos hezito, nuk ke pse të frikësohesh, ne jemi ata që i  respektojmë  të  gjithë, prandaj edhe jemi të  respektuar.

          Në Antologji janë përfshirë të gjithë ata poet që në afatin e caktuar nga ana e organizatorit të Festivalit, Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås dhe janë prezentua me poezitë e tyre dhe do kenë rastin dhe mudnësin që edhe vet Festivalin në 2 prill 2022 nga ora 11:00 po të ken mundësi të jen prezent në Sallën e Shtëpisë së Kulturës dhe Bibliotekes së qytetit Borås, por organziatori është kujdesur edhe për ata që nuk kanë kushte dhe mundësi të jenë në sallë që përmes lidhjeve direkte në internet të jenë prezent në sallë dhe në vet Festivalin. Thonë se të gjithe autorët që kanë dergua punimet e tyre me kohë do u dergohet lidhje elektronike për pjesëmarrje në Festival dhe lexim të punimeve te tyre.

        Këtë vit siq shihet në krahasim me vitine  kaluar ka një rritje të numrit të autorëve pjesëmmares në Festival nga 86 sa ishin vitin e kaluar në 88 këtë vit. Dhe ja poshtë po u sjellim emrat e të gjithë autorëve që janë përfshi në Antologji dhe do jenë pjesëmarrës në Festival:

Henrik Mimmersson Suesi, Klara Buda Francë, Ylltare Ferati Kosovë, Flora Peci Kosovë, Adem Pllavci Suedi, Hidajete Hasani Kosovë, Peter Nyberg Suedi, Flora Shabi Kosovë, Elisabeta Gockaj SHBA, Kasam Shaqirvela Maqedoni e V,Vaso Papaj Shqipëri, Bajram Muharremi Suedi, Sokol Demaku Suedi, Valbona Kolaveri Shqipëri, Bukurie Bucpapaj Kosovë, Ibrahim Osmanbašić Bosnje, Luiza Dauti Shqipëri,  Ferzate Bajrami Itali, Djina Dundova-Pancheva Bulagari, Bukurie Maloku Shqipëri, Eltona Lakuriqi Itali, Gabrijela Muja Shqipëri, Mimoza Xhaxhaj Mane Gjermani, Duarte Wallin Portugali, Viron Kona Shqipëri,Радка Атанасова- Топалова Bulgari, Ivkovic Maja Itali, Afrim Berisha Suedi, Nezi Plaku Velaj Shqipëri, Eva Ermenz Suedi, Mimoza Gjetaj Itali, Gerd Karin Nordlund Suedi,  Fatjon Bunga Shqiperi,  Ахмет Емин Атасой Turqi, Mimoza Eliona Osmani Greqi, Славка Мариновска Bulgari, Adelina Pali Shqipëri, Glladiola Jorbus Suedi, Yllka Sheqiri Suedi,

Marigona Zekaj Kosovë, Zahra Hassan Suedi, Jana Witthed Suedi, Lili Jusufi Sheqiri Suedi, 

Vanja Izova Veleva Maqedoni e V, Naser Miftari Maqedonie V, Elvira Kryeziu Kosovë, Remzi Basha Suedi, Anila Kananasi Karapidou Greqi, Nexhat Reaxha Kosovë, Gjelina Maçi Keçi Shqipëri, Ольга Борисова Rusi, Teuta Dhima Shqipëri, Prenda Sejdia Shqipëri, Деляна Ангелова Bulgari, Bardha Mance Greqi, Besarta Shkoza Shqipëri, Ibrahim Abedini Suedi, Ligor Shyti Shqipëri, Axin Welat Suedi, Nexhi Hasani Angli, Emine Hoti Norvegji, Elizabeta Isufaj Greqi, Ajne Iberhysaj Kosovë, Eli Kanina Shqipëri, Mimoza Zejnullahu Kosovë, Marjan N. Sopi Gjermani, Eugent Kllapi Shqipëri, Njazi A. Kollcaku Suedi, Teuta Haziri Suedi, Vlora Rexhaj-Morina Kosovë, Rozeta Kreste Shqipëri, Иванка Могилска Bulgari, Selvete Abdullahu Kosovë, Liza Brozi Shqipëri, Adrian Zalla Shqipëri, Sarah Iusufi Shqipëri, Gezim Agjeraj Zvicër, Nurie Baduni Shqipëri, Kepa Murua Spanjë, Fernando Portolés Spanjë,  Anxhela Ziso Suedi, Lousie Harvaldsson Suedi, Bahtir Latifi Suedi, Lilijana Hadic Kroaci, Imri Demishai Suedi, Vjollca Gjikola Suedi, Rizah Sheqiri Suedi.

         Shpresojmë që viti i ardhëm do jetë edhe më produktiv dhe me më shumë poezi e peot por edhe me më shuem gjuhë sepse gjuha dhe kultura janë ura lidhëse mes njerëzve dhe kulturave e kjo në ditët e sotme është më se e nevojshme dhe aktuale.

Filed Under: Mergata

QEVERIA E RE ME MANDAT DHE OBJEKTIVA TË KUFIZUARA

February 28, 2022 by s p

Në pritje të formimit të Qeverisë së re, pavarësisht se si do të quhet  e pakicës apo teknike, nën udhëheqjen e Lëvizjës “URA”, dhe e mbeshtetur nga opozita aktuale, ajo do të jetë  me mandat të kufizuar deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku do të ballafaqohet me disa objektiva që kanë mbetur të pa realizuara më parë së sajë të mos koordinimit nga konstituentët e ish shumicës parlamentare.

Nail Draga

Pikërisht kemi të bëjmë me ca çështje të cilat kanë qenë të veçanta në lidhje me demontimin e qeverisjës së kaluar, por fatkeqësisht nuk u miratuan në parlament, duke mbetur premtim për qytetarët në përgjithësi e elektoratin votues në veçanti. Duke marrë parasysh se do të kemi një shumicë të re parlamenztare ku shpresohet se do të jetë konstruktive, ekzistojnë të gjitha gjasat që disa nga premtimet e prezantuara ma herët të realizohen në praktikë. 

Qeveria e pakicës para sfidave të mëdha

Çështjet të cilat do të jenë parësore për Qeverinë e pakicës, janë me peshë shoqërore dhe politike për të ardhmën e Malit të Zi janë: miratimi i ligjit për prejardhjën e pasurisë, ligji i lustracionit, nënshkrimi i kontratës me Kishën Ortodokse Serbe dhe regjistrimi i popullsisë. Në lidhje  me këto çështje  duhet konsenzus jo vetëm ne mes shumicës parlamentare por edhe nga opozita, sepse kemi të bëjmë me çështje me rëndësi të veçantë shoqërore dhe shtetërore. 

Por, me të drejtë bëhët pyetja, se a thu do të votohet fjala vjen ligji për prejardhjen e pasurisë nga ana e deputetëve të DPS-it të cilët janë në kontekst të aferave të ndryshme korruptive në të kaluarën. 

Nuk ka dilemë se për realizimin e objektivave të tilla  penalizim mund të jetë  mandati  i kufizuar kohor i Qeverisë prej një viti, andaj, duhet gadishmëri politike me u ballafaquar me realitetin shoqëror dhe politik në Mal të Zi. Nuk mjafton vetëm deklarimi formal në parlament apo në komisionet përkatëse nga shumica parlamentare, sepse këto janë obligime për të gjitha partitë  parlamentare.

Kontestohet  marrëveshja me kishën serbe dhe regjistrimi i popullsisë

Në sajë të raportëve aktuale politike në vend si pasojë e rënies së qeverisë, e cila për momentin është teknike, për Qeverinë e pakicës do të mbesin të kontestuara dy çështje e ata janë marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe  dhe regjistrimi i popullsisë. Pasi marrëveshja për kishën serbe nuk është në harmoni me Kushtetutën e Malit të Zi duhet të pësojë ndryshime tekstuale andaj ajo do të shtyhet për më vonë,  e po ashtu edhe regjistrimi i popullsisë, sepse paraqet çështje të ndieshme politike. 

Madje është bërë praktikë qe në ato vende ku do të ketë zgjedhje parlamentare nuk praktikohet të mbahet regjistrimi i popullsisë. Në këtë aspekt, Mali i Zi ka edhe përvojë, sepse në sajë të situatës jo të favorshme politike, regjistrimi i popullsisë i cili është dashur të mbahet në vitin 2001, është mbajtur në vitin 2003.

Popujt pakicë duhet  të jenë pjesë e Qeverisë

Çështja e pjesëmarrjës së popujve pakicë në kuadër të Qeverisë në Mal të Zi  deri më tash nuk ka qenë e definuar me asnjë akt normativ apo ligjor, por është varur nga disponimi i partisë – shtet e cila për tridhjetë vite ka qenë DPS-i. Ndryshimi ne këtë aspekt në skenën politike ndodhi nga viti 1998, ku pjesëtarët e popujve pakicë u bënë pjesë e qeverisë, dukuri e cila zgjati deri në vitin 2020. 

Por, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30.8.2020, nga shumica e re parlamentare ndryshoj qasja ndaj partive politike të popujve pakicë, duke mos treguar bashkëpunim të sinqertë për pjesëmarrje të tyre në pushtetin ekzekutiv, ndërsa në rrethana të reja  kanë mundësi reale të jenë pjesë e saj, duke dëshmuar në praktikë përbërjën multinacinale në Mal të Zi. Eshtë çështje tjetër se çka do iu ofrohet  atyre në përberjen e qeverisë së pakicës dhe nga kush do të përfaqësohen.

Përfaqësimi dhe prezantimi

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje me rëndësi të veçantë në prezantim dhe përfaqësim, sepse për ne shqiptarët mundësia e tashme duhet të shfrytëzohet me tërë kapacitetin e mundshëm. Në këtë aspekt duhet të bëhët zgjidhje me kuadra të dëshmuara në profesionin e tyre e jo me militant partiak. Andaj, është koha e fundit të prezantojmë vlera dhe profesionist të dëshmuar, sepse kemi të bëjmë me përfaqësuesit autentik të shqiptarëve në këtë mjedis. 

Por,më të drejtë bëhët pyetja se a duhet shqiptarët të jenë pjesë e Qeverisë, pavarësisht se çka iu ofrohet atyre. Mendoj se para se të diskutohet për ofertën e mundëshme nga mandatari i Qeverisë, partitë shqiptare duhet të ulën dhe të bisedojnë shtruar mes vete për pjesëmarrje në Qeveri. Në mungesë të një platformë politike shqiptare në nivel lokal e ate shtetëror, strukturat udhëheqëse të partive politike të shqiptarëve duhet të trajtojnë   ofertën e mundshme dhe pozitat optimale. Në rënd të parë duhet të jetë pozita dhe statusi i shqiptarëve e jo funksionët për individë të ndryshëm.

Partner në koalicion

Në sajë të përvojës së deritashme, duke marrë pjesë në koalicionin qeveritar nga viti 1998-2020, nga ana e DPS-it shqiptarëve iu është ofruar në mënyrë të vazhdueshme Ministria e Popujve Pakicë, e cila ishte formuar enkas si duket për ta. Duke marrë parasysh këtë konstatim, mendoj se ka ardhur koha që shqiptarët meritojnë ndonjë ministri tjetër, ma me peshë dhe me mundësi në ndikimin e zhvillimin shoqëror në mjedisin përkatës. Një veprim i tillë do të eliminonte paragjykimet e kriuara ndaj shqiptarëve në aspektin e kuadrave në kyçje në ministri të tjera. 

Por, për të qenë serioz, përfaqësuesit e shqiptarëve duhet të paraqesin kërkesat e tyre në formë të shkruar, që do të jenë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi. Vetëm ne këtë formë do të ishin serioz ndaj elektoratit të tyre votues dhe partner në kuadër të koalicionit të qeverisë se re, e cila do të ketë mandat të kufizuar ne veprimtarinë e saj. 

                                                                                                                                   (Shkurt 2022)

Filed Under: Interviste

KUR TE MBAROJE LUFTA RUSI – UKRAHINE

February 28, 2022 by s p

Thanas Gjika

(Shënim)

Njerëzit e etur për pushtet verbohen dhe pa llogaritur mirë fundin e sulmeve të tyre hidhen në aksion duke përdorur disa slogane se po sakrifikojnë për të mirën e paqes. Kështu ndodhi dhe në rastin e sotëm kur Vladimir Putini iu turr Ukrahinës, gjoja për të siguruar të drejtat e njeriut në krahinat autonome të Donbasit, të cilat ai kërkon t’i shpallë shtete të pavarur. Me një fjalë do që ato dy krahina autonome të pasura me naftë t’ia shkëpusë Ukrahinës e pastaj t’i marrë nën sqetullën e Rusisë.

Mirëpo kësaj radhe Perëndimi u angazhua seriozisht jo si më 2014 kur po ky Putin pushtoi e anesksoi ishullin e Krimesë. Për të mos e shkallëzuar luftën e armatosur Rusi-Ukrahinë në një luftë ndërkombëtare, Perëndimi nuk dërgoi trupa ushtarake për ta mposhtur ushtrinë ruse ushtarakisht, por shpalli sanksione ekonomike e politike kundër agresorit. Variantin më modern të luftës.

Rezultati i kësaj lufte dihet: shpejt a vonë forcat ruse do të tërhiqen nga territoret e shtetit të Ukrahinës me pasoja shumë të dëmshme për Federatën Ruse e cila do të ndodhet para një kolapsi ekonomik e politik. Një Federatë Ruse shumë më e dobët se më 1991, një shtet që do të ketë humbur prestigjin e botës demokratike. Perëndimi nuk do ta ndihmojë më si më 1991 që të ringrihet në rast se nuk demokratizohet seriozisht.

Kjo luftë e bashkoi më shumë Botën Perëndimore Demokratike duke i shkaktuar vetes vetëm disa dëme ekonomike.

Po Shqipëria? Shqipëria jonë do të fitojë më shumë se kurrë, sepse armiku shekullor Rusia e Carëve, e Vladimir Ilic Leninit, e Stalinit dhe tani e Vladimir Putinit do të raskapitet në atë shkallë që nuk do të ketë më fuqi të nxisë Serbinë, këlyshen e saj në Ballkan që të kërcënojë e pengojë demokratizimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisëdhe Malit të Zi. Forcat antidemokratike Ballkanin Perëndimor do të marrin një goditje vdekjeprurëse, kurse forcat demokratike do të marrin fuqi e do të krijojnë shtetin ligjor, do të krijojnë qeveri vërtet demokratike pa oligarkë e milionerrë që shikojnë interesat e tyre mbi interesat e popullit. Populli shqiptar në Bakllanin Perëndomor do të marrë frymë lirisht e do të ecë me shpejtësi drejt Bashkimit Europian…

Filed Under: ESSE

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 45
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT