• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2022

DITËT E LETËRSISË DHE GJUHËS SHQIPE NË BORAS TË SUEDISË

February 19, 2022 by s p

Anxhela Ziso, mësuese dhe aktiviste në komunitetin shqiptar në Suedi rrëfen për Diellin e Vatrës në New York veprimtaritë e shumta artistike, kulturore dhe letrare në shërbim të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar shqiptar në Suedi. Në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit Sokol Paja, Anxhela Ziso shprehet se në bashkëpunim me shoqatën Migjeni në Suedi përveç radios dhe revistës së përmuajshme dhe gazetës Dituria, angazhohemi në aktivitete të ndryshme kulturore e komunitare ku çdo vit në fund të muajit Mars mbahet festivali i poezisë në qytetin e Boråsit ku marrin pjesë shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ka poetë nga të gjitha shtetet. Lexohen poezitë në të gjitha gjuhet dhe mbahet një program në gjuhën suedeze dhe shqipe.

RADIO DITURIA, GJUHA DHE KULTURA SHQIPTARE NË SUEDI

Radio programi ndahet në 3 pjesë ku: Pjesa e parë i dedikohet lajmeve kulturore që ndodhin në Shqipëri dhe në Kosovë, por jo vetëm, edhe kudo që ka shqiptarë vendosim dhe muzikë
Pjesa e dytë i dedikohet promovimit të letërsisë ku ftojmë poetë të ndryshëm ose përzgjedhim një poet, më pas lexojmë disa poezi dhe flasim pak rreth poetit. Pjesa e tretë i dedikohet fëmijëve, kjo me përralla dhe këngë për fëmijë. 

AKTIVITETET KULTURORE DHE PUNA VULLNETARE

Punët vullnetare kanë qenë kryesisht duke aktivizuar fëmijët dhe të rriturit në aktivitete të ndryshme kulturore. Në qendrën “Träffpunkt Simonsland” kam ndihmuar moshat 55+ në aktivitete të ndryshme fizike duke mbajtur një program stërvitor, gjimnastik. Gjithashthu, kam ndihmuar në integrimin në punë dhe në gjuhën suedeze moshat 55+.

PËR NJË BOTË TË QËNDRUESHME MJEDISORE, SOCIALE DHE EKONOMIKE

Në bashkëpunim me “Studiefrämjandet” dhe komunën jam angazhuar me Agjendën 2030.
Agjenda 2030 – e njohur edhe si Objektivat e Qëndrueshmërisë së OKB-së, Objektivat Globale, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, SDGs – është plani që shumica e vendeve në botë janë të përkushtuara të zbatojnë për të arritur një botë të qëndrueshme mjedisore, sociale dhe ekonomike deri në vitin 2030. Pikërisht në këtë agjendë kam qenë pjesë e bashkëveprimit social në komunitet.

STUDIMI NË GJUHËN SUEDEZE, PUNA SI MËSUESE ME FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE

Unë punoj për 4 vjet e gjysmë në Shkollën 9-vjecare “Särlaskolan” Borås si mësuese Tekstili dhe matematike dhe me femijet qe kane aftesi ndryshe në zhvillim. Përveç punës që e dua dhe kam marrëdhënie të mirë me nxënësit dhe mësuesit e tjerë sa me gjithë stafin e rëndësishme për mua janë edhe profesionalizmi i mëtejshëm. Për këtë jam marrë me trajnime që kanë të bëjnë me zhvillimi i lidershipit. Në këtë kurs si përmbajtje thelbësore: Roli i lidershipit dhe dinamika e grupit, Të mësuarit dhe të mësuarit, pedagogjia dhe metodologjia e Folkubildning, ideja dhe organizimi i Studiefrämjandet; Mësimdhënia suedeze dhe praktika e punës Suedishtja është si gjuhë e dytë për akademikët e huaj për një jetë të qëndrueshme sociale dhe punë këtu. Arsimi përfshin suedishten si gjuhë të dytë dhe studime lëndore në studimet sociale ku gjuha suedeze është në fokus. Kurs tjetër ne lidhje me punën kam kryer kursin SKUA: ku përpjekjet synojnë të gjitha aktivitetet dhe kanë një fokus të qartë në mësimdhënie dhe të nxënit. … Qëllimi i përgjithshëm i të gjitha nismave është të kontribuojnë në një cilësi më të lartë të mësimdhënies dhe në këtë mënyrë të promovojnë zhvillimin e gjuhës së fëmijëve dhe të nxënësve, të lexuarit dhe të shkruarit. Gjithashtu në profesionin e bukur të mësueses falë specializimeve dhe trajnimeve që na bën edhe shkolla kam punuar dhe punoj dhe me fëmijët që kanë aftesi ndryshe  në zhvillim. Sidomos me fëmijët autikë.

KURSI PËR INTEGRIM NË TREGUN E PUNËS DHE RËNDËSIA E GJUHËS

Kam gjithashtu një projekt që unë e kam krijuar me ndihmë të Studijefrämjandet ku kam një rreth studimi drejtues program-rrethi studimor “Gratë jashtë tregut/sistemit të punës.  Ky program ndahet ne kater etapa: 1 – Gjuha – cila gjuhë përdoret në fusha të ndryshme. Ku dhe si përdorim gjuhë të ndryshme në varësi të personit që takojmë (shkollë, shërbim punësimi, mik, kurs, etj.) teknologji gjuhësore (teknologji e prezantimit) 2- Hyrje – jeta e punës: informacione për jetën e punës, si të aplikoni për një punë në Suedi, CV, letër personale, teknikë interviste, praktikë etj. 3-Shëndeti: informacion për fondin e sigurimit, pensionin e sëmundjes etj. 4-Zhvillimin personal – punojmë me grupin ku rrisim dhe flasim për vetëbesimin, vetë-imazhin, individin në shoqëri, punën jofitimprurëse dhe jetën e përditshme kuptimplotë. Kontakti me shoqërinë etj. Fale ketij projekti qe une ndertova dhe mbajta shumica e grave qe ishin pjesmarrese gjeten pune dhe disa prej tyre u integruan ne tregun e punes duke i aktivizuar ne praktika profesionale. Plani i ardhshëm është që të mos fokusohemi vetëm tek një grup individësh por për të gjithë ata që kanë nevojë dhe duan të integrohen në punë, në shoqëri, në komunitet.

SHOQATA ‘’MIGJENI’’ DHE AKTIVITETET LETRARE PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR

Në bashkëpunim me shoqatën Migjeni në Suedi përveç radios dhe revistës së përmuajshme dhe gazetës Dituria, angazhohemi në aktivitete të ndryshme kulturore. Çdo vit në fund të muajit Mars mbahet festivali i poezisë në qytetin e Boråsit ku marrin pjesë shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ka poetë nga të gjitha shtetet. Lexohen poezitë në të gjitha gjuhet dhe mbahet një program në gjuhën suedeze dhe shqipe. Në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit të Göteborg i kushtojmë organizim ditës së letërsisë në gjuhën shqipe. Poetët prezantojnë poezi në të dyja gjuhët. 

AKTIVITETET PËR PAVARËSINË E KOSOVËS DHE FËMIJËT

Me shoqatën Dardania IF në Borås kam pasur angazhime të ndryshme kulturore. E fundit ishte mbajtja e eventit kulturor kushtuar pavarësisë së Kosovës. Vit për vit kjo shoqatë organizon një event për pavarësinë e Kosovës ku si për qëllim ka të mbledhë komunitetin shqiptar në Boras me një program të ngjeshur kulturor. Këtu sivjet në këtë event u përfshinë mosha të ndryshme duke filluar nga fëmijët që kërcyen dhe vallëzuan, të rinjtë dhe të rriturit që vallëzuan e kënduan, me qindra të ftuar në një program të ngjeshur kulturor ku jepen shumë mesazhe si patriotike, kulturore dhe edukuese, ka argëtim dhe bashkëveprim midis shqiptarëve. 

AKTIVIZIM SOCIAL NË ASPEKTIN GJINOR

Ndihma që kam dhënë unë për të drejtat e njeriut ka qenë më shumë në lidhje me gruan në shoqëri. Gratë janë të papuna, nuk kanë të ardhura, nuk dinë pothuajse asgjë për shoqërinë. Gjendja e tyre familjare është e keqe pasi është burri ai që është përgjegjës për ekonominë dhe se këto gra kanë nevojë për një mbështetje dhe ku më mirë mbështetjen ta gjenin tek njëra- tjetra. Ky aktivizim social në aspektin gjinor rrit shancet edhe të njohjes së problematikave të kohës, të angazhimit social sa njohjen sesi funksionojnë gjërat, si mund të bëhen më mirë gjërat.

Filed Under: Featured

SHOQATA AMERIKANO-SHQIPTARE E ZBATIMIT TË LIGJIT I DORËZON “ÇEKUN E ARTË” KOLEGUT RESMI HASANPAPA

February 19, 2022 by s p

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit i dorëzoi “çekun e artë” kolegut Resmi Hasanpapa ne shenje vleresimi, respekti dhe mirenjohje per perkushtim ne sherbim te komunitetit, rendit dhe qetesise publike. Resmi Hasanpapa është efektivi i Policisë Rrugore që prej gjashtë vitesh punon si vullnetar Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Ai u shperblye me një donacion  prej 10.000 dollarësh nga Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit. Resmi Hasanpapa ka një histori të trishtë. Bashkë me kolegun e tij Allaman Dervishi ata kanë ndaluar në Tiranë një mjet të vjedhur dhe janë përleshur me dy autorët e armatosur, të cilët më pas kanë hapur dhe zjarr ndaj efektivëve. Allaman Dervishi mbeti i vdekur në vend dhe u shpall “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa Resmi Hasanpapa mori një plumb në këmbë i cili e la në karrige me rroga gjatë pjesës tjetër të jetës. Përfaqësuesi i Shoqatës Erald Krisafi, në emër të drejtuesit të shoqatës Elton Shametaj, i ka dhuruar çekun z. Hasanpapa, dhe është shprehur se kjo shoqatë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i ardhur në ndihmë punonjësve të Policisë per sherbime te dalluara dhe te suksesshme. Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka dhene shpesh here ndihme dhe per punonjes te tjere te Policise Shqiptare dhe te Policise se Kosoves.

Filed Under: Analiza

We should not accept such policy of fabricating dysfunctional states. Not in Ukraine. Not anywhere

February 19, 2022 by s p

STATEMENT BY H. E. Mr. FERIT HOXHA

Ambassador and Permanent Representative of ALBANIA to the UN


Security Council
UNSC Briefing – Letter of Russian Federation PR (S/2014/264)
New York, 17 February 2022

Mr. President,

I thank the USG DiCarlo, Ambassadors Kinnunen and Cevik for their briefing. We welcome the high-level participation in this meeting. 

Let me first express our gratitude to the OSCE’s Special Monitoring Mission to Ukraine, which continues to work in a volatile and unpredictable environment, and as we heard, under multiple challenges and restrictions. We must continue to support the women and men of the SMM, their tireless efforts in contributing to reducing tensions and fostering peace, stability and security, and to monitoring and supporting the implementation of all OSCE principles and commitments, throughout Ukraine.

Mr. President, 

Albania supports the implementation of the Minsk Agreements. We reject any pressure on Ukraine to implement Minsk Agreement according to one side interpretation. 


Albania expresses its full support for the rights of minorities in Ukraine and anywhere else. 

Minorities should enjoy their rights and participate actively in the social and political life of the country where they live. 

This must be part of overall commitments to equally serving all the population and building an inclusive and democratic society. 

Yet, as we have seen more than once, problems start when minorities are intentionally instrumentalised to create dysfunctional states. 

Asking for “executive powers” for Russian minorities in Ukraine, means nothing less than taking control of the decision-making power in Kiev to dictate Foreign, Security and Defense policies, and undermine the democratic processes. 

We should not accept such policy of fabricating dysfunctional states. Not in Ukraine. Not anywhere.  

In this very context, we are deeply concerned about the Russian parliament’s call for the recognition of independence and sovereignty of parts of the territory of Ukraine. 

Here we are with a stereotyped playbook we have seen in Georgia in 2008. 

If taken, such decision would not have any legal validity. They are against international law and the UN Charter. They run totally against the substance of the Minsk Agreements. 


Mr. President,

We continue to be alarmed by the very large scale, unprovoked and unjustified Russian military build-up in and around Ukraine and in Belarus. 

The much-claimed withdrawal of some of the troops stationed there is not verified and credible reports indicate the contrary, a further reinforcement with active combat troops and weapons, which, reportedly, now number 150 thousand. 

This continued and reinforcing military surrounding is a Damocles Sword over the government and people of Ukraine, it instigates fear to the population; it frightens domestic and foreign investors, and seeks to bring the economy into collapse and the country to its knees. 

The decision to partially block the Black Sea, the Sea of Azov, and the Kerch Strait under the pretext of holding regular naval exercises only adds to this strangulation effort. 

Further, the most recent reports of heavy shelling from the occupied territory in Donbas only reinforce the worries about the pretext to start executing a long and carefully designed scenario. 

In this context let me reiterate our firm position in support of the sovereignty and territorial integrity of Ukraine within its internationally recognized borders. 

We demand the removal of the occupying troops from the occupied territory. We firmly condemn the illegal annexation of Crimea and its military support to the separatist’s forces in the country. 

Albania remains committed to the foundational principles underpinning European security, including that each nation has the right to choose its own security arrangements.

Any renewed attack on the sovereignty and territorial integrity of Ukraine would be a clear and further breach of international law, would severely affect European security and should be met with outright and vigorous condemnation. 

We call on the Security Council and on the international community, not to let Ukraine down, not to accept policies and actions that threaten the existence of a sovereign country. 

Mr. President, 

Despite everything indicating acceleration of escalation, we will continue to emphasize the value and the importance of diplomacy and dialogue in reaching a peaceful resolution in the conflict in eastern Ukraine and dealing with Russian concerns. 

Russia should take the offer to engage in a Renewed European Security Dialogue initiated by Poland as the current OSCE Chair. 

We support the call by Secretary Blinken for talks with Minister Lavrov as soon as possible and renewed NATO Russia Council meetings. Every mechanism must be used and fully exploited for diplomacy and de-escalation.  

Finally, we welcome the calls of the Secretary-General to defuse tensions and to de-escalate actions on the ground. We would support the intensification of these efforts and the availability of his good offices in the search for a peaceful solution. 

Thank you!

Filed Under: Politike

Frymëzim Isufaj*: Pavarësia e Kosovës është rezultat i luftës për çlirim dhe mbështetjes së pa kompromis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

February 19, 2022 by s p

Të nderuar Ambasadorë dhe Diplomatë,

Te dashur miq,

Kam kënaqësinë e veçantë t’ju drejtohem sonte. Po ashtu, dëshiroj t’ju falënderoj që keni ardhe sonte për të festuar së bashku me ne 14 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Dy vitet e fundit ishin vërtet sfiduese për ne, ashtu siç ishin për të gjithë njerëzimin. Pandemia ka lënë pasoja të shumta, në shëndetin e qytetarëve dhe ekonomisë sonë. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që ndihmuan, në çfarëdo forme, në sfidimin e pandemisë. Më vjen mirë që më në fund mund të mblidhemi bashkë, të festojmë dhe të bisedojmë me njëri tjetrin. Sonte festojmë Shpalljen e Pavarësisë së vendit tonë. Pavarësia e Kosovës është rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave, të cilët luftuan për idealet sublime të lirisë dhe paqes. Ndërsa festojmë, kujtojmë se arritjet tona qëndrojnë mbi supet e të gjithë atyre që mbështetën kërkesën e palëkundur të Kosovës për liri dhe demokraci, aleatëve tanë këtu në SHBA dhe në mbarë botën. Liria dhe pavarësia që gëzon sot Kosova dhe përparimi i saj janë të lidhura ngushtë me punën dhe kontributin e palodhur të diasporës sonë. Diaspora jonë këtu në SHBA meriton po aq merita për vënien e themeleve të shtetit të Kosovës. Prandaj, sonte dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj komunitetit shqiptar në Amerikë dhe ndaj të gjithë atyre që kontribuuan që vendi ynë të frymojë lirshëm. Pavarësia e cila rrjedh nga vullneti i popullit tonë, rrënjët i ka te çlirimi, te lufta e pastër për liri. Falë luftës për çlirim dhe mbështetjes së pa kompromis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne sot e shijojmë këtë liri, ne sot e gëzojmë ndjenjën e të qenit shtet. Ne jemi përballur dhe do të vazhdojmë të përballemi me pengesa të panumërta, të brendshme dhe të jashtme, por kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kemi arritur suksese të pamohueshme: medaljet në sport, shpërblimet në art dhe kulturë, arritjet në shkencë dhe inovacion nga të rinjtë kosovarë, e bën të ndihet krenar çdo qytetar të Republikës sonë dhe më gjerë. Katërmbëdhjetë vjet më parë, kur Kosova shpalli Pavarësinë, nuk ishte, thjesht, vetëm një ditë feste. Ishte një zotim se po ndërtojmë një shtet, i cili do të sjellë paqe e stabilitet afatgjatë në Evropë. Kurorëzim i këtij zotimi është jo vetëm krijimi i Ushtrisë sonë, porse edhe pjesëmarrja e saj në misione paqeruajtëse. Ambasadori Isufaj përmendi edhe strehimin e afganëve në Kosovë-një akt zemërgjerësie dhe vlere e shqiptarisë. Me kete rast, falenderoj Federaten Pan Shqiptare Vatra, me te cilen ne kuader te Memorandumit te Bashkepunimit, kemi punuar ngushte ne bashkeorganizimin e ketij eventi.  

Fjala e mbajtur me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në darkën e pritjes ne New York.

Filed Under: Analiza

LEXOJE MALLIN TIM

February 19, 2022 by s p

Poezi nga Ismail Gashi Slovia-

Në fytyren time

Lexoje mallin tim

Të shkruar me lot.

Lotët shkronja

Flasin mallin tim

Lexoni ju

Rreth meje

Lexoje edhe ti

Mos u largo

Mos ikë në harresë.

Gjyshi!

Nuk të harron

Që aq shume të don!

DO FLASISH DIKUR…!

Tash sa ditë

Ti fëmijë

Unë i plakur

Kur të rritesh

Fëmijëve tuaj

Dhe të tjerëve

Do ju rrëfesh

Do t’ju flasish.

-Jemi izoluar natyrshëm

Nga Pademia Virusi-Korona

Covid-19.

Por…!

Nuk di

Sa do zgjas

Përmallimi ynë

Deri në përqafim.

                        DISTANCA

Jo Virusi Korona, COVID 19

As nami i Zanës se malit

As largësia mes Konstantinit

E Dorontinës

Nëndë kodra e fusha

Nëndë lumej e lugina

Përjetimi

I Tanushës e Halilit

Malli në afërsi

Kërcnim inati

Ditë e orë

Deri te mallkimi.

   LAMTUMIRE

Malli

Na ngriu mendjen

Per t’u pa!

Nese vdekja

Natyrshëm vije

Dua natyrshëm

Ta shuaj mallin

Natyrshëm

Të ndahemi

Vetëm me

Lamtumire!

Jo obligim

M’i mbyll sytë

Ndahemi pa mall.

Në dy botëra.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 45
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT