• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2022

“Forca Korabi” një jo e prerë Skavicës

February 24, 2022 by s p

Intervistë me Agron Damzin

Intervistoi: Marjana Bulku


1.Forca Korabi në vendlindje dhe po e tillë edhe larg saj,nga buron kjo forcë dhe vullnet për ti qëndruar afër problemeve që përjeton vendi amë?
“Forca Korabi” lindi si pasojë e sistemit burokratik dhe “kapadaivëve” të pushtetit lokal dhe atij qëndror. Anashkalimi i talenteve sportivë,yjeve të sportit dibran, si dhe atyre veteranë po ashtu dhe talenteve të rinj,nënvlerësimi i tyre apo lënia pas dore,na nxiti të themelonim shoqatën tonë ku vizioni ynë ishte pikërisht promovimi i këtyre energjive që liheshin në harresë.Përsa i përket energjive dhe forcës se nga buron ajo mund të them se janë pikërisht padrejtësitë e atyre që në emër të sportit apo të militantizmit politik jo pak herë abuzojnë por tek ne kjo fatmirësisht ka efektin e kundërt dhe na jap forcë dhe energji për të mos lejuar më shumë rënien drejt humnerës të vlerave sportive e atyre humane .Kur ne vendosëm të krijonim “Forca Korabi”ishte e paimagjinueshme pjesëmarja dhe dëshira për anëtarësim dhe mbështetje masive çka na bindi edhe më shumë se përtej tifozllëkut ndaj vlerave kompetitive në sport ne duhet të promovonim njerêzit , rininë , sportet si mundësi edukimi .E gjithë qytetaria dhe zonat periferike të Dibrës erdhën dhe na mbështetën më modelin më të bukur europian që nga Bicaj e deri në Klenjë dhe Qafë Buall.Pra pa u zgjatur janë padrejtësitë që shpesh herë na japin energji dhe forcë për ti kundërshtuar dhe ato pastaj shndërrohen në dashuri për vendin dhe ekipin e zemrës, si dhe veprimtaritë e tyre kompetitive në sport dhe jetë.
2.Kur e ndjetë fillimisht se Skavica do shndêrrohej në një kauzë që do ju afronte me kaq shumë miq dhe bashkëpunëtorë këtej dhe andej Oqeanit?
Me thënë të drejtën dashje pa dashje ne u rritëm buzë Drinit dhe termi Skavicë na rrinte si çekan që i rrinte fateve të përjetësisë së Drinit mbi krye..Kjo për arsye që dihen sepse qysh në kohën e monizmit projekti i hidrocentralit të Skavicës ishte në tryezat e vendimmarrjes së kohês. Më vonë ,në vitet e trazicionit termi Skavicë përdorej sa herë kishte zgjedhje si lokale po ashtu edhe qëndrore,pra dukej si fjalë “boshe” por qē kërcënonte zonat përreth Drinit si axhendë e politikës në çdo kohë.Që Skavica do të shëndërrohej në një kauzë për ne që jetojmë në SHBA mjaftoi dita kur ambasadorja Yuri Kim vizitoi Dibrën dhe disa nga vendet më të bukura atje,e kur për habinë tonë të madhe ajo deklaroi mbi investimin e Hidrocentralit të Skavicës si një vepër e madhështore e gatëshme për tu hedhur nga letrat në terren pa llogaritur aspak pasojat dhe mbytjet e një tërësie territoriale me mbi 30 fshatra e tokë bujqësore e dhjetra pasuri të tjera .Për fat të mirë ishin me dhjetra miq dhe bashkëpunëtorë që do të reagonim nga ky xhest i paprecedent i një diplomateje amerikane që shpërfill interesat e banorëve rrotull Drinit ndaj dhe ne vendosëm të mbanim qëndrimet tona dhe planifikonim aktivitete kundër këtij projekti mbytës territoresh. Veprimtaritë tona kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës u intesifikuan dhe u pêrqafuan nga mjaft qytetarë dibranë dhe jo vetëm ata që jetojnë në Nju Jork.Filluam të udhëhiqeshim nga patriotizmi dhe puna në grup çka bashkoi dhe afroi me ne persona me përvojë që dijnë të mbrojnë të drejtat dhe kauza qytetare nga organizata prestigjioze si Albanian roots, poe edhe individualitete të spikarur në komuniteti shqiptaro -amerikan.
3.A mund të na përshkruani hapat tuaja kundër projektit të Hidrocentralit të Skavicës?
Me thënë të drejtën deri sa morëm vendimin për ti dalë kundra këtij projekti kishim kohë që studionim ligjet e shtetit ku ne jetojmë, praktikat me hidrocentralet, pronën , benifitet energjitike, rrisqet .Nga ana tjetër prezenca aktive e ambasadores amerikane në Tiranë dhe propaganda e qeverisë na detyruan të hidhnim hapa të kujdesshëm dhe të ishim të ekuilibruar .Takimet e ndryshme me politikanë të New Yorkut dhe konsultimet me ta ishin hapat e para që në morëm.Ata na premtuan mbështetje por gjithmonë donin të dinin sa më shumë rreth projektit dhe të gjitha detajet profesionale në mënyrë që kërkesat tona të ishin të ligjshme . Gjithashtu ne konsultoheshim edhe me ekspertë shqiptar si ; me profesor Adem Bungurin në Shqipëri me qëllim që çdo material të ishte me baza shkencore dhe historike.Po ashtu kemi kontaktuar sistematikisht me gazetarin veteran Abdurrahim Ashiku , autor i veprës “ Po Dibrës jo Skavicës “ që i dha emër kauzës tonë .Ne nuk i patëm kurrë me vete politikanët edhe pse ata marrin vendime mbi fatet tona , por ne gjithmonë presim që edhe ata të mbështesin kauzën tonë për një Dibër pa hidrocentralin mbytës të Skavicës.Ne mendojmë se e kemi popullin në krahun tonë edhe pse ata duan sensibilizim sistematik dhe teansparent pasi propaganda qeveritare shpesh herë mashtron dhe e largon masën e popullatës nga e vërteta.
4-Si janë raportet e një kauze të tillë me qytetarët dhe banorët që preken nga ky projekt?
Duke parë emigrimin masiv të popullsisë ndjehet rreziku i heshtjes, harresës, zbrazjes territoriale.Por vizita ime e fundit atje disa muaj
më parë më mbushi me optimizimëm dhe shpresë pasi nga bisedat që kisha sofër më sofër e katund më katund sipas traditës sonë ndjeja se sa e dashur êshtë prona për ata banorë.Dua të cilësoj që ne dibranët jemi një popull i veçantë për sa u përket raporteve dhe mardhënieve me mikun, fqinjin ku bujaria dhe mikpritja janë të njohura botërisht tashmë . Por qytetarët kanë nevojë të mos tradhëtohen nga askush që kauzat e tyre të zgjidhen siç duan ata .
5.Po për raportet me politikën,politikanët apo vendimmarësit atje?
E vetmja gjë që nuk më shtetëson te kauza janë qëndrimi larg nga politikanët dhe vendimmarësit.Aq më tepër kur kjo kategori politikanësh janë akuzuar për lloj- lloj aferash korruptive dhe lidhje kriminaliteti.Përmetepër kur i njeh mirë ata pret akoma më pak prej tyre .E vetmja gjë që më shqetëson është masakrimi që kjo klasë politike po i bën popullit tim dhe sidomos Dibrës.Duke mos e llogaritur, duke i deleguar drejtues të dobët , duke mos ia parë dhimbjet, hallet .
6.A besoni vërtetë që ky projekt do të ndalohet?
!Ky projekt është shkatërrues për Dibrën dhe nuk do të bëhet , e kam theksusr këtë me bindje edhe në protestën që organizuam pranë OKB -së në nëntor 2021 . Dibranët e dy Dibrave ndaluan projektin e Radikês jur u bënë bashkë dhe tani Dibranët kudo janë prapë do bashkohen pêr ti thënë jo Hidrocentralit mbytês të Skavicës.
7.A ndjehen i tifoz në këtë kauzë apo luftëtar i saj dhe si do ta ndiqni nga kaq larg kundërshtimin e kësaj vepre,me çfarë mjetesh apo mënyre?
Kemi kaq kohë që e mbrojmë kauzën tonë me çdo mjet demokratik .Në asnjë rast për çështjet Kombëtare nuk e kam ndier veten tifoz,aq më tepër kur je organizator.Them që jam luftëtar dhe kur themi luftëtar nuk bëhet fjalë për largësi apo distancë.Shqipëria për momentin është në ditën më të keqe të saj,duke iu referuar statistikave dhe raporteve të DASH dhe organizatatve europiane.Dhe në këtë aspekt ne dibranët e New Yorkut po përdorim të gjitha mjetet demokratike sipas ligjeve dhe rregullave të Republikës së Shqipërisë si dhe ato ndërkombëtare për mbrojtjen e Natyrës,lumenjve,liqeneve,Faunës dhe Florës.Duhet të pohoj që kemi arritur të tërheqim edhe vëmendjen e politikanëve, ka nga ata që janë të ndjeshēm ndaj kauzës sonë . Kjo nuk do të thotë se ne do ti presim ata në pafundësi apo duke na mashtruar dita ditës por ata duhet të jenë përgjegjës si ne e madje më shumë se ne .Po planifikojmë protesta mbarë dibrane deri në anullimin e këtij projekti famëkeq dhe nuk kemi nêr mend të ndalojm

Filed Under: Komunitet

Nesër zhvillohet Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i VATRËS

February 24, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, njofton komunitetin, median dhe publikun e gjërë për mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor të Federatës nesër, ditën e Shtunë më datë 26 Shkurt 2022 duke filluar ora 9.00 am në adresën: Illyria Community and Wellness Center at Jacobi Hospital -1400 Pelham Parkway South, Rotunda (Next to Building 4), Bronx, NY 10461 (Salla e Amfiteatrit).

Filed Under: Opinion

Presidentja Osmani: Qëndrojmë me popullin ukrainas – hegjemonia ruse do të dështojë sërish

February 24, 2022 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Presidentja Osmani: Qëndrojmë me popullin ukrainas – hegjemonia ruse do të dështojë sërishPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.Presidentja Osmani ka thënë se lufta në Ukrainë, si rezultat i akteve te agresionit dhe sulmeve të paprovokuara të Rusisë, na e përkujton se sa e vlefshme është liria.“Në ditë si kjo, kur shohim horrorin e luftës me të cilin përballet ky shtet, qëndrojmë me popullin ukrainas dhe shprehim solidaritetin tonë të thellë. Imazhet e tmerrshme nga Ukraina na përkujtojnë sërish rëndësinë e aleancave mes popujve demokratik, si e vetmja mënyrë për t’i dalë ballë hegjemonisë së Rusisë dhe të satelitëve të saj”, ka thënë Presidentja Osmani.Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:Lufta në Ukrainë, si rezultat i akteve te agresionit dhe sulmeve të paprovokuara të Rusisë, na e përkujton se sa e vlefshme është liria. Në ditë si kjo, kur shohim horrorin e luftës me të cilin përballet ky shtet, qëndrojmë me popullin ukrainas dhe shprehim solidaritetin tonë të thellë. Imazhet e tmerrshme nga Ukraina na përkujtojnë sërish rëndësinë e aleancave mes popujve demokratik, si e vetmja mënyrë për t’i dalë ballë hegjemonisë së Rusisë dhe të satelitëve të saj. Prandaj, jemi në koordinim të vazhdueshëm me aleatët tanë, për të mos lejuar destabilizimin e rajonit tonë. Hegjemonia ruse do të dështojë sërish. Liria dhe demokracia do të triumfojnë!

Filed Under: Featured

Bota bashkë kundër Putinit

February 24, 2022 by s p

PhD Dritan Demiraj

Pushtimi i sotem i paprecendente i Ukraines nga Rusia eshte nje kembane alarmi jo vetem per popullin e Ukraines dhe zgjerimin e ketij konflikti me gjere, por dhe per rreziqet aktuale per eksportimin e ketij konflikti ne Ballkanin Perendimor. Ky eshte momenti qe Shqiperia te bashkohet me aleatin e vetem strategjik SHBA-te dhe BE-ne ne menyre qe reagimi kunder Rusise, aleateve te tij strategjik ne Ballkan dhe aktoreve te tjere joshteterore dhe ne menyre te veçante Putinit, Lavrovit, Shoigu, gjeneral Gerasimov dhe jo vetem te jete i unifikuar me veprimet per te asistuar sa me shume te jete e mundur nga ana ushtarake popullin e Ukraines. Ne rast se reagimi kunder Putinit nuk do te jete shume i fuqishem, do te jete nje gabim me konseguenca te medha per te ardhmen e sigurise ne bote.

Filed Under: ESSE

Koha që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në NATO të trajtohet me seriozitetin maksimal

February 24, 2022 by s p

Armend Mehaj*

Ministria e Mbrojtjes, me vëmendje maksimale jemi duke monitoruar situatën kritike të sigurisë në Evropë të shkaktuar nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe implikimet për sigurinë rajonale, kontinentale dhe globale.Ministria e Mbrojtjes, me mekanizmat tanë, monitorojmë pandërprerë, të gjitha dukuritë dhe proceset rajonale e globale, si dhe synimet dhe aktivitetet e akterëve armiqësor që rrezikojnë sigurinë e vendit tonë nga jashtë.Siç kemi paralajmëruar edhe më herët, Rusia e sinkronizuar me aleatin e saj, Serbinë, vazhdojnë intenzivisht me aktivitetet e luftës hibride, tashmë të njohura, në rajonin tonë, siç ishin edhe deklaratat dezinformuese, para pak ditëve nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë.Kjo dezinformatë e rrezikshme, qëllimi i së cilës lexohet qartë, synon të shkaktojë konfuzion brenda unitetit të deritashëm të vendeve dhe kombeve me orientim euroatlantik, dhe të cenoj kohezionin e përgjithshëm të qytetarisë botërore demokratike që solidarizohen me Ukrainën dhe popullin e saj. Prandaj qytetarë të dashur,Lajmet e rrejshme, trillimet dhe inskenimet e mundshme, janë element që zbatojnë strukturat ruse dhe ato të sponzorizuara nga ta, në vazhdimësi edhe në situatën aktuale.Prandaj kërkojmë nga ju që të mos bieni viktimë e tyre, por të merrni parasysh vetëm informacionet zyrtare nga institucionet relevante shtetërore të Republikës së Kosovës.Republika e Kosovës, dhe qytetarët e saj në përgjithësi, përmes përfaqësuesëve të saj kanë shprehur hapur dhe në mënyrë të vendosur mbështetjen për popullin e Ukrainës, si dhe për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Prandaj, nuk kanë asnjë arsye të organizohen në struktura joshtetërore për të ofruar një solidaritet dhe mbështetje të tillë, traditë kjo e njohur pikërisht nga vet qarqet ruse dhe serbe për veprime me mekanizma e struktura paramilitare dhe mercenare famëkeqe të njohura tani më për krime monstruoze në Ballkan, viktima të së cilave janë edhe vet populli ynë liridashës e paqedashës.Në anën tjetër, nëse kërkohet nga SHBA, si partneri dhe aleati ynë jetik, për angazhimin tonë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së që ata vlerësojnë se mund të jenë kontributore në operacionet e mundshme. Republika e Kosovës është e bashkuar fuqishëm me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, aleatët e tyre nga NATO dhe Bashkimin Evropian.Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj pa dallim, kanë dëshmuar dhe e dëshmojnë fuqishëm në vazhdimësi, orientimin e plotë dhe të natyrshëm euroatlantik, andaj edhe kërkojmë nga vendimmarrësit politik dhe ushtarak të NATO-s, që sa më parë të procedojnë me ftesën për anëtarësimin tonë në NATO.Duke pasur parasysh, kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë shumë seriozizht mjedisin e sigurisë, paqes, stabilitetit dhe demokracisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor, nga politika destruktive dhe agresive e Rusisë dhe aleatëve të saj, është koha që SHBA të miratojë kërkesën tonë të kahershme për vendosjen e Bazës së Përhershme Ushtarake Amerikane në Kosovë. Për arsyen e njëjtë, gjithashtu vlerësojmë se është koha që kërkesa jonë e përhershme për anëtarësim në NATO të trajtohet me seriozitetin maksimal dhe vendimmarrje konkrete pozitive. Ky veprim do të jetë edhe një vlerë e shtuar, krahas vlerave që bartë NATO, dhe përkon me synimin tonë kryesor nacional, në aleancë të përjetshme me SHBA-në.Kjo është koha që të gjitha kombet e përgjegjshme të qëndrojnë fuqishëm së bashku në anën e duhur të historisë.

*Ministri i Mbrojtjes së Kosovës.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 45
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT