• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2022

Vatra është zemra e patriotizmit, e kaluara e lavdishme, krenaria dhe dinjiteti ynë

March 17, 2022 by s p

Koçi Tahiri/

Në prill mbushen plot 110 vjet nga themelimi i Federatës Panshqiptare “Vatra”. Një ngjarje historike, një përvjetor që bën krenar çdo shqiptar,  brenda dhe jashtë Amerikës. Jam shumë i lumtur që në këtë përvjetor të  rëndësishëm gjendem në ambientet e “Vatrës”, ku “pasardhësit” e denjë të  Nolit, Konicës, Floqit, Aleksit etj., vijojnë edhe sot me shumë guxim e  patriotizëm misionin historike të kësaj shoqate të shqiptarëve në Amerikë,  mision historik në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në  SHBA, si dhe për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës, pas lotimit në  Kongresin e Shteteve të Bashkuara. E prita me shumë kënaqësi ditën për të vizituar “Vatrën”. E kam thënë edhe  herë tjetër, “Vatra” është Meka jonë. Kushdo që shkel në SHBA, nëse nuk  viziton “Vatrën”, nuk ka parë asgjë. Aty është zemra e patriotizmit, aty  është e kaluara e lavdishme, krenaria dhe dinjiteti ynë.  Nuk ka rëndësi mosha kur e viziton “Vatrën”. Nëse je i ri, e kaluara të  frymëzon për të ndërtuar të ardhmen. Nëse je në moshë e tashmja të jep  shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë.  Vetë prania në zyrat e “Vatrës” të bën krenar, të bën të ndiesh më shqiptar  se kurrë. Unë vij në këtë përvjetor të rëndësishëm te “Vatra”, në një kohë  jo të mirë kur, për fat të keq, gjendja ndërkombëtare apo edhe e vetë Shqipërisë, nuk është optimale, por në kulmin e krizës botërore, pas tre  dekadave të rrëzimit të komunizmit. Sot bota është e kërcënuar nga rreziku  i një lufte botërore që i ka rrënjët tek urrejtja dhe pangopësia, etja për  hegjemoni dhe mungesa e theksuar e dashurisë njerëzore. Ishin të tjerë burra ata që shmangën Luftën e Ftohtë, të tjerë burra, këtej e matanë  Atlantikut, ata që mposhtën komunizmin, por sot situata ka agravuar rëndë.  Ariu i stepave ruse është zgjuar dhe po kafshon dhimbshëm Ukrainën, duke  synuar shkatërrimin e paqes dhe harmonisë së botë. Koha ka treguar se  diktaturat dhe regjimet totalitare, i kanë të numëruara ditët dhe fundi i tyre  është i pashmangshëm, sado që të zgjasë egërsia e tyre. Edhe situata politike dhe ekonomike në vendin tim nuk është e qetë. Unë vij te “Vatra” pas një përvoje interesante si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Në ato 30 e ca muaj parlamentarizëm u përpoqa, me sa munda,  të jepja kontributin tim modest për atë vend. Nuk është e lehtë. Ka 30 vjet  që Shqipëria është marrë peng nga njerëz të papërgjegjshëm, që kush më shumë e kush më pak kanë kontribuar në zgjatjen e agonisë dhe  tranzicionin e pafundit. Edhe aty situata do të qetësohet e gjërat do të  shkojnë ë vend. Askush nuk është i përjetshëm. Secili do marrë atë që  meriton. Mua më shqetëson një gjë tjetër. Fatkeqësisht, vitet e fundit është  rritur përqindja e antiamerikanizmit. Shqiptarët e kanë dashur Amerikën  edhe ën kohët më ët vështira, edhe në kohët kur kjo “dashuri” paguhej me  jetë. Sot, për fat të keq të diplomacisë, anësive politike, një pjesë e mirë e  shqiptarëve janë lëkundur në dashurinë e tyre për SHBA. Kjo është goditje  e rëndë që do ketë pasoja më vonë. 

Por më vjen mirë se kontributi i “Vatrës” ka qenë përherë evident dhe i  vyer. Personalitetet e “Vatrës” i kanë bërë thirrje gjithmonë ndërgjegjes së  politikës shqiptare, gjithmonë kanë ndihmuar Shqipërinë e aq më shumë  kanë lobuar pranë qeverisë së SHBA për të mbështetur Shqipërinë në  proceset e saj demokrate. Ata kanë qenë përherë garant të lirisë dhe  pavarësisë së saj. Janë lapidare fjalët e arta: “Nënë moj mos ki frikë, se ke  djemtë në Amerikë!”. Janë këtë djem të “Vatrës” që për mëse një shekull  iu gjendën Nënës Shqipëri dhe do t’i gjenden gjithmonë e do t’i dalin krah,  sa herë që ajo të jetë në vështirësi. Dhe ka plot djem shqiptarë Amerika! Unë si korçar e gorar në veçanti, sot u bëj homazh të gjithë korçarëve dhe  gorarëve që kanë qenë pjesë e “Vatrës”, pjesë e shpirtit të saj, ata që kanë  ndihmuar dhe përkrahur çështjen shqiptare në dy shekujt e fundit. Dhe nuk  janë të paktë e as të panjohur. Që në themelimin e saj shoqata “Vatra” dhe organi i saj i shtypit, “Dielli”  kanë mbështetur përpjekjet dhe luftimet e çetave të Gorës e gjithë krahinës  së Korçës në luftën e tyre kundër pushtimin të vendit nga forcat greke,  serbe, bullgare, apo edhe ato franceze. “Dielli” evokoi shpirtin patriotik të gorarëve dhe mbarë kapedanëve që u bënë kurora e lavdisë së lirisë e  pavarësisë së Shqipërisë. Nuk kishte numër të “Diellit” që të mos kishte në  faqe të parë e me germa të mëdha situatën në Shqipëri, në Korçe e vise të  tjera. Dy vjet më parë, në janar 2020, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por  edhe si kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Besëlidhja Gorare”  përshëndeta dhe urova zgjedhjen e z. Elmi Berisha në postin më të lartë  drejtues të “Vatrës”. Zgjedhja e tij ishte një moment historik, sepse për herë  të parë një shqiptar i Kosovës drejton “Vatrën”. Vizita ime këtu sot përkoi  edhe me rizgjedhjen e tij në postin e kryetarit të “Vatrës” dhe gjej rastin ta  përgëzoj e ta uroj për rizgjedhjen në përmbushjen e misionit historik të  shoqatës që ai drejton. Kam besimin, ashtu si edhe ata që e rizgjodhën se  ai do ta kryejë më së miri këtë misionin që i ngarkon historia dhe e kaluara  e lavdishme.  

E quaj veten me fat, që m’u dha mundësia të vizitoja shoqatën “Vatra”, të  takoja miq, vëllezër e personalitete që i takon rrallë në jetë. Vitet do  kalojnë, po Shqipëria e “Vatra” do të jetojnë! U përcjell urimet e mia më  të mira në kë përvjetor të rëndësishëm!

Filed Under: Komente

“KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE” PROMOVOHET NË VATËR MË 23 MARS 2022

March 17, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra fton dhe njofton komunitetin shqiptar në New York e më gjërë se ditën e Mërkurë më datë 23 Mars 2022, ora 6.30 PM, në Selinë qëndrore të Vatrës në Adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458, bëhet promovimi i librit “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” shkruar nga Prof. as. Dr. Jonela Spaho, Dekane, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë. Studimi “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” paraqet jetën dhe veprën e gjërë të Kristo Floqit në Vatër, në Diell, në politikë, media, jurisprudencë, kulturë, komedi, dramaturgji, poezi por fokusohet veçanërisht te veprimtaria e Kristo Floqit si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti ku Floqi ishte një nga juristët më të shquar të kohës, sepse ishte organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip.

Ftohet komuniteti shqiptar të marrë pjesë në këtë ceremoni nderimi dhe feste të librit.

Filed Under: Politike

“Ambasador i pushtetit te bute”, si një udhërrëfyes për diplomatet e rinj

March 17, 2022 by s p

Dr. Paulin Marku/

Libri qe po prezantojmë sot, “Ambasador i Pushtetit te Bute” me autor z. Mal Berisha është një libër shume i rëndësishëm dhe shërben edhe si një udhërrëfyes për diplomatet e rinj dhe te karrierës, gjithashtu edhe për studiuesit, albanologet, profesorët, polititologet, gazetaret dhe me gjere. Jemi mësuar te lexojmë, libra, ditare, shënime e dokumente diplomatike me autorësi kryesisht te huaj, ndërsa sot kemi ne dore një libër te te një diplomati te larte shqiptar. Ne këtë libër autori është treguar i kujdesshëm dhe mjaft detajis qe te përshkruaj punën dhe rolin e një diplomati, qëndrimin dhe momentin e duhur se kur duhet te  te ndërhyje një diplomat për çështje te caktuara, qe cenojnë apo dëmtojnë imazhin e atdheut. Libri trajton nje game te gjere te aktiviteteve te shërbimit diplomatik qe nga udhëtimi i tij drejt Stambollit, te aktiviteteve diplomatike, kulturore dhe artistike, ku një vend te rëndësishëm zënë përkushtimi ndaj atdheut dhe çështjes se Kosovës e deri ne largimin e tij si diplomat. Gjate kësaj periudhe veprimtaria e z. Berisha nuk ishte vetëm ne kampin diplomatik por dhe ne atë human, kulturor dhe shoqërorë. Këtu do te shtoja se është pikërisht ajo pjese qe e karakterizon autorin Berisha si njohës shume i miri i artit, kulturës dhe te çështjeve historike, për te cilat, Ai nuk reshti se promovuari kulturën dhe artin shqiptar qe nga Turqia, Britania e Madhe e deri ne Amerike. Ambasador Berisha ishte jo vetëm promovues i vlerave kombëtare por dhe organizator i takimeve e shkëmbimeve  te aktiviteteve te ndryshme. Nder te tjera, me tërhoqi vëmendjen lobimi i z. Mal Berisha ne mbrojtje te çështjes se Kosovës. Gjate qëndrimeve publike, ne mediat vizive dhe te shkruara, si edhe ne libër qe po prezantojme sot, z. Mal Berisha ka shfaqur ndjenja te thella atdhetarie dhe përkushtim te madh ne kauza te ndryshme qe lartësojnë shqiptarinë dhe vlerat e kombit tone te lashte. E ceka këtë teme se ashtu sic ka vepruar me pare edhe ne këtë libër autori i dedikon një kapitull te veçante ne kreun e II “Ne Amerikën mike për çështjen e Kosovës”. Kauza e Kosovës ka prekur çdo shqiptar nga cdo cep i globit, po ashtu dhe kontributi ka qene i jashtëzakonshëm, përfshirë këtu edhe Federatën Vatra, të cilët luftuan me çdo mjet dhe me çdo mundësi që sot të kemi një Kosove te Lirë dhe të Pavarur. Ndaj, një prej tyre është edhe Z. Mal Berisha qe loboi me intelektuale dhe personalitete te larta si Benjamin Gilman, Joseph Dioguardin, John McCain, dhe shume personalitete te tjerë, i cili me profesionalizmin e tij, intelektual e diplomatik ka dhenë kontribut te çmuar për çështjen Kosovës. Padyshim, qe Shtetet e Bashkuara te Amerikës janë një vend strategjik dhe partner i palëkundur i shqiptareve qe kane dëshmuar qysh ne Konferencen e Paqes ne Paris me presidentin Wilson deri ne rastin e fundit me Pavarësinë e Kosovës ne 2008. Gjithashtu, autori sjell ne vëmendje te lexuesit aktivitetet e tij diplomatike ne Londër dhe takimet e zhvilluara me personalitete te larta te Britanisë se Madhe dhe te tjerë te fushës se artit dhe kulturës për promovimin e vlerave tona kombëtare, si dhe takimet me komunitetin shqiptar ne Britaninë e Madhe. Për te mos u zgjatur dhe mos te ju marr me kohe do te thoja se libri i ambasador Mal Berisha është një skice e mendimit diplomatik, nje qasje e rëndësishme ne përshkrimin se si duhet te jete një ambasador për te ngritur marrëdhëniet diplomatike por edhe kulturore, artistik dhe kombëtare. Ky libër përmbush te gjitha kriteret dhe virtytet e një ambasadori te denje për te përfaqësuar dhe mbrojtur vlerat dhe interesat kombëtare. 

Ajo qe mbetet një vlere e shtuar për këtë libër eshte se përmbush plotësisht roli dhe pikëpamjet e nje diplomati me nje eksperience te gjate dhe te rendesishme ne diplomaci i cili plotësohet gjerësisht me aktivitetet te shumta kulturore dhe shoqërorë, ku me te drejte zen vend thënia e autori se “Asgjë s’duhet t’i shpëtojë syrit dhe veshit te diplomatit”.

Ne mbyllje i uroj suksese z. Mal Berisha dhe libri paste udhën e mbare, me sa me shume lexues dhe shpresojmë qe ne te ardhmen, do te kemi edhe libra te tjerë, “pse jo, dhe një libër “Politikani i Pushtetit te Bute” gjithmonë nëse kemi ndonjë politikan shqiptari te këtij niveli. 

Suksese dhe shume faleminderit për vëmendjen!

Suksese te mëtejshme!!! 

Filed Under: Kulture

KUSH DHE SI PO MPOSHTET USHTRIA RUSE?

March 17, 2022 by s p

Dritan Demiraj, Ph.D. Ish Komandant i Forcave Speciale 2007-2013.

Ndërkohë që ndodhemi në ditën e 22-të të konfliktit Rusi-Ukrainë, situata në të dy kampet vazhdon e përkeqësohet edhe më shumë. Deri në ditën e sotme, humbjet në pajisje luftarake dhe efektivë të Rusisë janë më të mëdha se ato të dy luftërave së bashku kundër Çeçenisë (1994-1996, 1999-2006).Pavarësisht krimeve të shumta të kryera nga ushtria e Rusisë dhe forcat e saj ushtarake, ajrore, njësitë tankiste, të blinduara, mekanizuara, artileria e rëndë dhe sulmet me raketa kundër spitaleve, shkollave, banesave të qytetarëve, qëndrave të biznesit, industrisë ushtarake të Ukrainës, institucioneve qeveritare dhe jo vetëm në qytetet Mariupol, Odesa, Kherson, Donetsk, Kharkiv, Lviv dhe Kiev, ajo që bie më shumë në sy është se çdo ditë e më shumë ushtria Ruse po shfaq paaftësinë e saj për të përbushur objektivat taktike dhe operative të saj.Kjo duket në paaftësinë e skajshme të taktikave të njësive të saj ushtarake për të avancuar në marrjen e kontrollit të qëndrave të qyteteve, të cilat edhe pse kanë përdorur të gjithë arsenalin e armëve, nuk kanë qënë në gjendje që të sigurojnë kontrollin por vetëm shkatërrimin e tyre.Miratimi i një ndihme shtesë të asistencës ushtarake nga Kongresi Amerikan ditën e djeshme me më shumë se 800 milionë dollarë (2 miliardë në total), e cila do të konsistojë kryesisht me mjetet më të sofistikuara të luftës kundërtanke, kundërajrore, të pajisjeve të inteligjencës dhe dronëve me raketa Switchblades, padyshim që do të rrisë edhe më shumë kapacitet operacionale të ushtrisë së Ukrainës, njësive të rezistencës popullore në rrugët e lagjet e vendit dhe rrjedhimisht edhe humbjet e ushtrisë Ruse.Kjo e ka tërbuar Vladimir Putinin, i cili me qëllim që të ruajë fytyrën e tij përpara botës ka filluar të ‘përdorë’ ministrin e tij të jashtën Lavrov për të filluar negociatat me qëllim gjetjen e një “exit strategjie” për të dalë nga ky mankth.Kjo krahas shumë indikacioneve të tjera, u pa qartë në kërkesën e tij ditën e djeshme, kur Ukraina refuzoi propozimin e Lavrovit për të vazhduar bisedimet për paqen që Ukraina të bëhet një vend neutral si Suedia dhe Austria. Këshilltari i presidentit Zelenski, Mykhaiho Podoliak deklaroi se: “Çdo marëveshje për paqen, duhet bërë sipas termave të Ukrainës”.Ky presion sa vjen dhe shtohet, ndërkohë që sanksionet e perëndimit e kanë dërmuar rëndë ekonominë e Putinit, ndërkohë që në rast se ky konflikt vazhdon me këtë intensitet deri në fund të muajit prill, rezervat e ushtrisë ruse në mjete, pajisje, armatim dhe trupa luftimi do mbarojnë dhe humbja e Rusisë është e pashmangshme.Kjo shfaqet qartë edhe nga urdhëri i fundit për mobilizimin e ushtarëve të shërbimit të detyrueshëm, të cilët pas një stërvitje një mujore do të dërgohen me mision që të vriten në Ukrainë.Në këtë moment, Putini i ka drejtuar sytë nga Kina dhe presidenti Xi Jinping, të cilit siç e kam theksuar në të dy rastet, i ka ‘marrë leje’ për pushtimin e Krimesë (mars 2014) dhe në datën 24 shkurt 2022 për pushtimin e Ukrainës.Nëse kthehemi dhe analizojnë marëdhëniet midis dy vendeve, një nga fushat kryesore të bashkëpunimit është edhe fusha ushtarake. Në këtë këndvështrim, Kina 77 % të importit të armëve e blen nga Rusia, ndërkohë Rusia 18 % të sasisë së përgjithshme të eksporteve ushtarake të saj i realizon me Kinën.Por tani situata ka ndryshuar.Sipas informacioneve të sigurta, Rusia për shkak të pamundësisë së vazhdimit me të njëjtin intensitet të ofensivës ushtarake, ka bërë kërkesë që Kina ta mbështesë me mjetet e mëposhtme ushtarake:Dronë ushtarakë sulmi, pajisje inteligjence të avancuara, automjete të blinduara pasi i janë shkatërruar më shumë se 1100 të tilla, automjete për mbështetje logjistike, raketa tokë-ajër madje edhe paketa ushqimore të gatshme (imagjinoni nuk ka as mundësi për të ushqyer ushtarët në luftë).Por Kina e ka të qartë se në rast se e ndihmon Rusinë me asistencë ushtarake, do të përballet me sanksione të fuqishme ekonomike. Për këtë qëllim, këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan deklaroi dje se: “Ne nuk do të lejojmë asnjë vend në botë që të ndihmojë ekonomikisht ose në anashkalimin e sanksioneve ekonomike që janë vendosur ndaj Rusisë”.

POR LIND PYETJA SE KUSH JANË FORCAT KRYESORE TË CILAT PO E SHKATËRROJNË ÇDO DITË FORT USHTRINË RUSE?

Padyshim në këtë sukses të pamenduar nga askush më parë, një meritë të madhe kanë forcat e operacioneve speciale ukrainase, të cilat po shfaqen si komponenti më kryesor dhe i suksesshëm i strategjisë ushtarake të kundërshtimit të qeverisë së Kievit.Misioni i tyre vazhdon çdo ditë dhe natë, në çdo rajon duke dëmtuar rëndë ecurinë e operacioneve luftarake ruse, duke rritur ndjeshëm kostot njerëzore dhe materiale, duke ulur në tokë moralin e ushtarëve të paushqyer dhe pastërvitur rusë, përmes një kombinimi ekselent të përdorimit të armëve moderne, taktikave efikase guerrile, kundërsulmeve të shpejta, luftës kundër-tanke, luftës kundër-ajrore, operacioneve të zbulimit special, goditjeve në thellësi të prapavijave të armikut si bazat ajrore, logjistikës, komandim-kontrollit, mbrojtjes së lëvizshme, stërvitjes dhe drejtimit në luftim të grupeve të rezistencës në të gjithë vendin.Forcat speciale të Ukrainës u rikrijuan pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014 me mision luftën kundër operacioneve klandestine, njësive speciale, njësive të parregullta separatiste dhe për tu përballur me sukses me kërcënimet e vazhdueshme hibride të njësive të GRU-së nr-26165 dhe njësisë ushtarake nr-74455.Njësitë e forcave speciale të Ukrainës i ofrojnë mbrojtjes së vendit aftësi të veçanta, të cilat synojnë të kapërcejnë boshllëqet kritike në fushat kryesore ushtarake, ndërkohë që njësitë e këmbësorisë vazhdojnë operacionet në vijën e frontit me pajisje të rënda dhe artileri. Por ndërkohë që numri dhe intensiteti i ushtrisë ruse javën e fundit është rritur, kjo nënkupton se edhe forcat speciale do të përfshihen më shumë në luftime me intesitet të lartë konvencional, kundër një kundërshtari të armatosur rëndë që nuk zbaton asnjë rregull angazhimi.Arsyet e suksesit të tyre qëndrojnë jo vetëm në aftësitë superiore të taktikave të përdorura në krahasim me shumicën e trupave ruse, por edhe në pajisjet, armatimin modern dhe aftësitë për të operuar me sukses natën kundër taktikave të dobëta të ushtrisë ruse, e cila ka shfaqur mungesë të theksuar të koordinimit të taktikave të njësive të vogla, luftimit në qëndrat e banuara, operacionet e patrullimit dhe paaftësisë për të përdorur manovrën me zjarr.Ata kanë zmbrapsur me sukses të plotë forcat e mekanizuara dhe blinduara ruse në periferi të Kievit, në qytetet Bucha, Irpin dhe Hostomel kanë mohuar avantazhin e përdorimit të ajrit për mbështetjen e autokolonave nga ajri, duke u shkaktuar humbje të mëdha forcave ajrore dhe të blinduara ruse. Në rajonet e tjera ata janë angazhuar në luftë të parregullt dhe në operacione në prapavijat e armikut për të sulmuar kolonat e mbështetjes logjistike dhe postë rojet në aeroportin ‘Chornobaivka’ në afërsi të qytetit të pushtuar të Khersonit.

POR SI U ARRIT KY SUKSES?

Vendimi i qeverisë së Ukrainës për të krijuar një Komandë të Operacioneve Speciale (SOCOM) si një komandë e veçantë erdhi në fund të vitit 2015, pas dështimeve të njëpasnjëshme ushtarake në rajonin juglindor të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Rusia shfrytëzuan mungesën e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së Ukrainës.Kjo përvojë e dhimbshme dhe kërcënimi i vazhdueshëm rus në rritje, e detyruan udhëheqjen politike në Kiev të fillonte ristrukturimin e forcave të armatosura. Rritja e buxhetit të mbrojtjes të Ukrainës midis viteve 2015-2020 ishte 100 %, e cila shkoi nga 2.96 miliardë dollarë në rreth 6 miliardë dollarë (rreth 4,1 % të GDP-së).Komanda e Operacioneve Speciale të Ukrainës, e cila ka në organikë rreth 2.000 operatorë të ndarë në shtatë regjimente të operacioneve speciale, ka qënë një nga investimet më të suksesshme së bashku me shërbimin kryesor të inteligjencës SBU. Ata kanë marrë mbështetje të madhe nga agjensitë perëndimore. Në këtë këndvështrim, programet e fshehta të stërvitjes së tyre nën drejtimin e SHBA-ve rritën ndjeshëm kapacitetet dhe cilësinë e tyre.Për një kohë të shkurtër, ky bashkëpunim përmirësoi shumë ndërveprueshmërinë dhe aftësitë e tyre, duke bërë që në vitin 2019, komanda e 140-të e forcave speciale të ishte njësia e parë jo NATO që mori certifikatën e Forcave Speciale të NATO-s.Ky nivel, mundësoi që efektivët e saj të kishin akses të privilegjuar në pajisjet moderne, përfshirë këtu dylbi të avancuara nate, termale, pajisje moderne të inteligjencës, pajisjeve të sigurta të komunikimit, armatimit modern, etj.

Dritan Demiraj, Ph.D. Ish Komandant i Forcave Speciale 2007-2013.

Filed Under: Opinion

Mërgata, pjesë integrale e fuqishme e planit të Qeverisë së Kosovës

March 17, 2022 by s p

-Kryeministri Kurti priti në takim z.Arianit Shehu, ligjërues dhe ekspert ndërkombëtar/

PRISHTINË, 16 Mars 2022-Gazeta DIELLI/


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim z.Arianit Shehu, ligjërues dhe ekspert me përvojë të gjatë ndërkombëtare në projekte për forcimin e demokracisë, shoqërisë civile, parlamentit, zgjedhjeve dhe avokimit me bazë qytetare.

Kryeministri tha se mërgata është pjesë integrale e fuqishme e planit të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që ka mërgata për Republikën e Kosovës.

U bisedua për nismat e Qeverisë për të angazhuar mërgatën, dhe fokusimin në krijimin e programit nacional, që në bazë ka transferin e dijes dhe përvojës nga bashkatdhetarët në Kosovë.


Për kontributin e tij, si drejtor i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, z.Shehu është shpërblyer me çmimin e nderit nga Kryeministri i Jordanisë, Omar Razzaz, me Medaljen e Nderit nga Armata Jordaneze dhe Mirënjohjen e Paqes nga Selia e Shenjtë.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT