• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2022

DORAND VOJKA I BASHKOHET VATRËS

March 30, 2022 by s p

Patrioti Dorand Vojka iu bashkua sot më 30 Mars 2022 Federatës Vatra. Ai kreu studimet e mesme në Gjermani dhe të lartat në Amerikë. Zotëron 2 bachelor, një në Farmakologji dhe një nga Southern New Hampshire University në Politika Shkencore dhe Studime Humane. Punon në një kompani farmaceutike si drejtues i zonës Veri-Lindore të divizionit të saj në Amerikë. Babai i tij Gëzim Vojka u burgos në burgun e Spaçit për agjitacion dhe propagandë kur nëna e tij ishte 6 muajshe shtatzënë me Dorandin. Babai Gëzimi kreu një dënim prej 5 vitesh në Spaç. Është larguar nga Shqipëria me anijet e Marsit 1991 dhe jeton në Amerikë që nga viti 1996. Ai e përshkroi në bashkëbisedim me Editorin e Diellit Sokol Paja bashkimin e tij me Vatrën në këtë mënyrë: “Rrugëtimi im për t’iu bashkuar kësaj Federate ku kanë bërë pjesë figura të ndritura të kombit tonë si Faik Koniça, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, etj. fillon në 1993 kur në Gjermani ku jetoja atëherë u njoha për herë të parë me disa atdhetare që kishin lënë Shqipërinë përpara pushtimit të saj nga regjimi komunist enverist. Më bëri shumë përshtypje atdhedashuria e tyre. Pasioni që ata kishin kur flisnin për atdheun. Edhe pse atëherë isha i vogël dhe nuk e kuptoja nga buronte ky pasion i paparë, mbresat e atyre takimeve lanë gjurmë në memorien e një djaloshi 17 vjeçar. Pasioni i atyre atdhetareve për atdheun akoma tingëllon i freskët në memorien time me një ndryshim të madh nga atëherë. Tani unë ata i kuptoj. E kuptoj atdhedashurinë e tyre. E kuptoj pasionin e tyre. U desh ta vuaja vetë largimin nga vendi për një kohë të gjatë që ta kuptoj dashurinë për Kombin. Kjo dashuri më sjell tek Vatra. Ndjehem mirë që jam në shoqëri njerëzish të mirë dhe që rrugën na e kanë hapur gjigandë si Konica, Noli etj. Vatra më bën të ndihem se zëri im do të dëgjohet. Se unë nuk jam vetëm një emigrant i cili ka humbur identitetin në këtë “det” kombësie që jetojnë në Amerikë. Vatra më bën të ndihem se jam pjesë e një komuniteti njerëzish të shquar, të ndershëm, të një komuniteti Shqiptar. Nqs edhe ti kërkon që zëri yt të dëgjohet, kërkon që të ndihesh pjesë e komunitetit tend, pjesë e një bashkimi ku rrugëtarë kanë qenë Konica, Noli, Cere dhe shumë mendje të ndritura shqiptare, mirësevjen në familjen tënde” deklaroi në përfundim të fjalës së tij vatrani më i ri Dorand Vojka.

Filed Under: Vatra

GAZETARJA ENEIDA JAÇAJ IU BASHKUA VATRËS

March 30, 2022 by s p

Gazetarja Eneida Jaçaj iu bashkua sot më 30 mars 2022 Federatës Vatra dhe gazetës Dielli. Ajo u shpreh shumë e lumtur dhe e emocionuar që do të japë kontributin e saj në grupimin patriotik më të rëndësishëm në diasporën shqiptare në Amerikë dhe në të gjitha kontinentet dhe në gazetën më të vjetër të të gjitha diasporave shqiptare në botë. Eneida Jaçaj ka përfunduar studimet për bachelor në Fakultetin Histori-Filologji, në degën e Gazetarisë në Tiranë. Me pas ka përfunduar Masterin Shkencor për Shkenca Komunikimi në Univeristetin e Tiranës. Ka punuar në disa media të shkruara dhe vizive në Shqipëri si: Vizion Plus, NTV, Tirana Observer, Integrimi, “Sot” etj. Pasioni për gazetarinë nuk është shuar për asnjë moment dhe ka vazhduar  kontributin e saj të rëndësishëm pranë gazetës “Dielli”, me tema studimore historike-kulturore. Aktualisht, punon si kryeredaktore e revistës Life School Master Class Magazine, New York.

Filed Under: Vatra

OREKSI I PRISHUR

March 30, 2022 by s p

Muç Xhepa/


Ditë me diell. Vera ka ardhur vonë, por e nxehtë. Udhëtarët, dy të rinj nga Kalifornia, kanë vënë si vendmbërritje të fundit Memorialin e Luftës së Dytë Botërore. – Ndërruam mendje! A mund ta ndryshojmë vendin e ndalimit? – pyet më i riu, që ka porositur Uberin.- Po, me kënaqësi!- Do të zbresim te Monumenti i Xhefersonit, – dhe më zgjat telefonin t’ia kontrolloj nëse e ka bërë mirë. Dielli, si një disk i ndezur flakë, është ngjitur mbi obeliskun madhështor kushtuar presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Uashingtonit. Rrezet infra të kuqe përshkojnë Priusin e vogël dhe e mposhtin klimatizuesin që punon pa ndaluar. Parkoj te vendi i lejuar. Të rinjtë marrin nga monumenti, unë pushoj nën hijen e një bliri të madh buzë liqenit. Flladi i freskët, përzier me aromën e luleve të blirit, të krijon një tjetër gjendje – ëndrra që ke mbajtur thellë brenda vetes është bërë realitet.Pa kaluar shumë, Uberi më dërgon të marr Donatin, një milje larg, në hotelin “Uashington” në qendër, pranë Shtëpisë së Bardhë. Hotel historik me dhjetë kate, nga më të vjetrit e kryeqytetit, ku menjëherë të bie në sy fasada klasike me zbukurime të gdhendura në sfondin prej allçie ngjyrë të kuqërremtë. Hoteli frekuentohet nga njerëz të pasur dhe me influencë në jetën politike të vendit. Rruga nr.15 është me trafik të rënduar. Kohë dreke. Bie telefoni. Operatori i Uberit më lajmëron: “Udhëtari kërkon të flasë me ju”. Pranoj telefonatën. – Sa larg jeni? Kam një drekë të rëndësishme! S’dua të vonohem! – një zë i trashë, i fortë, me jehonë, buçet në anën tjetër. – Jam fare pranë, por automobilat lëvizin ngadalë. – Më telefononi kur të mbërrini te dera!- Patjetër!Përpara hotelit kanë ndaluar dy limuzina me flamuj të huaj. Punonjësi i sigurisë më bën shenjë të mos ndaloj. Ngjitem më lart. Telefonoj Donatin. – Nuk ju shoh! – zëri tingëllon i sigurt, autoritar.- Ngjituni te kryqëzimi me rrugën F! S’më lejuan përpara hotelit.- Mirë, më prisni aty! – duket sikur merr frymë me zor.Nga pasqyra shquaj një burrë mbi të gjashtëdhjetat, mbipeshë, trupmadh, me bark të varur mbi rripin e pantallonave, me flokë të qethura zero, me syze optike me skelet të trashë kauçuku, ngjyrë kafe të errët, mustaqe të dendura i bashkohen poshtë me mjekrën e prerë me sqimë. Donati ulet në sediljen e prapme. Priusi shkundet i tëri. Ngre mbajtësen e dorës, rehatohet në të gjithë hapësirën. Ndeshemi me sy në pasqyrë. – Kam një drekë pune te klubi “Capitol Hill”.Klubin Kombëtar Republikan në “Capitol Hill” e njoh mirë. Është vërtet i rëndësishëm në Uashington. Aty mblidhen ligjvënësit, zyrtarët e qeverisë, si dhe anëtarë të tjerë të elitës politike. Bëhen pazare. Jo shumë kohë më parë, ish-kongresmeni DioGuardi organizoi një drekë të tillë për parlamentarin e Iliridës, Ziadin Selën. U mblodhën shqiptaro-amerikanët, dhanë edhe ndihmesën e tyre modeste. Pati edhe një seancë dëgjimore në Kongres për keqtrajtimin e shqiptarëve. Sela u njoh me shumë njerëz të rëndësishëm, mori përkrahjen e tyre, por vetëm për pak kohë. Hordhitë sllave nuk e kursyen. Në mes të parlamentit, përpara kamerave dhe trupit diplomatik botëror e rrahën, mirë që nuk i morën jetën. Përfaqësuesit të shqiptarëve. Mikut të amerikanëve.- Nga jeni? – pyet pa hequr sytë nga pasqyra.- Shqipëria.- Motra e vogël e BRSS-së! – qesh i kënaqur.- Vetëm për pak kohë, – ngre zërin unë. Donati duket se ka probleme me dëgjimin.- Çfarë doni të thoni me fjalën pak?- Kur u prish me BRSS-në, bëri motër Kinën Popullore.Donati qesh me zë të lartë.- Prindërit e mi janë nga Moska. Kanë ardhur para revolucionit.- Mund t’ju pyes për profesionin?- Njeri i ligjit.Më lë të kuptoj se është njeri i rëndësishëm. Ngjisim avenynë “Pensilvania” dhe afrohemi te kryqëzimi me avenynë “Kushtetuta”. Në ballë, Kapitol Hilli madhështor. – Kam një pyetje për ju, si shofer Uberi, që shihni dhe dëgjoni shumë. A duhet Amerika ta armatosë Ukrainën?Donati merr pamje serioze. – Po, ne dëgjojmë shumë dhe mësojmë shumë, – i them, por nuk më lë të vazhdoj.- E ke dëgjuar, besoj, se presidenti ka vendosur t’u shesë armë!- Po! Bën shumë mirë!Tundet Priusi, Donati luan nga vendi; duket se është bërë gati të më godasë me grushtin që e ka sa të bashkosh dy të miat.- Prandaj i fitoi zgjedhjet, se ka njerëz si ju dhe jeni me shumicë.Turfullon, hap xhamin, kërkon të mbushet me ajër. Avull i nxehtë futet brenda. E mbyll menjëherë. – Çfarë dini ju për marrëdhëniet Rusi-Ukrainë? – pyet i nervozuar.- Ukrainasit kanë vuajtur shumë kur ishin bashkë.- Ku e keni mësuar këtë? Vetëm atëherë ata ishin të barabartë!Nuk më çudit qëndrimi i Donatit; ai ka lindur në Amerikë, prindërit e tij s’e kanë jetuar kohën e antinjeriut. Të njëjtën gjë kam ndeshur edhe me shqiptarët e ardhur para viteve tridhjetë. Një pjesë e fëmijëve të tyre e kishin trurin të shpëlarë nga propaganda e Neronit. – Ja, në rrugën ngjitur, – i tregoj me dorë, – është Memoriali i Holodomorit. Dhjetë milionë fshatarë vdiqën nga uria në Ukrainë.- Është zmadhim, – kundërshton me këmbëngulje.- Stalini dha urdhër. Pasi ua grabitën drithin dhe gjënë e gjallë, i rrethuan edhe me ushtri, – përpiqem të mbaj veten.- Sa më e ulët shkalla e intelektit, aq më shpejt ngjisin të pavërtetat. Dhe ja tani, në krye një president që është zero në njohuritë historike dhe minus në politikë. Shihemi në pasqyrë. Fytyra e ushqyer mirë reflekton forcën e njeriut të ligjit, që është mësuar t’i vërë përposhtë kundërshtarët.- Përsëri mendoj që bën mirë. Ukraina humbi një pjesë të territorit dhe s’është çudi të humbasë edhe pjesë të tjera.- Ne s’do ta lejojmë ta armatosë. Po të jetë për republikanët, ata janë gati të fillojnë luftën e tretë botërore.Vendos të mos flas. Duket qartë, po shkon në një drekë lobingu të organizuar nga qarqe me lidhje ruse. Arrijmë prapa Kapitol Hillit, në juglindje të rrugës nr.1. – Histori e shkruar me gënjeshtra, – flet i vendosur. Vërtet të mos ketë njohuri për gjenocidin e urisë, shkaktuar nga Stalini në Ukrainën Sovjetike gjatë viteve 1932-33? – pyes veten. – Është e shkruar edhe nga të tjerë. Pati raste të rënda. Nuk kam dëshirë të polemizoj më me të.- Më thoni ndonjë rast që ju ka mbetur në mendje! – flet me ironi. Më humbet durimi. Në djall etika e Uberit, i them vetes.- E kam lexuar, – ndeshemi në pasqyrë, tund kokën, më bën shenjë të vazhdoj. – Fshatari kishte ditë pa ngrënë, ia kishin marrë me forcë drithërat dhe bagëtinë. Uria e kishte kthyer në gjendje anormale.- Mos më thoni që foli kundër Stalinit dhe e burgosën. Jemi deri në grykë me të tilla përralla, – ndërhyn menjëherë.- Rrinte ulur në oborr fshatari, – vazhdoj të tregoj, pa u trazuar nga cinizmi i tij. – I lutej Perëndisë. Gruaja bashkë me dy djemtë kishin ditë që nuk ishin kthyer nga puna në ara. Ata ishin larg shtëpisë. Donati mbyll sytë, ëndërron për drekën që e pret.- Nga deriçka e hapur e kasolles vrapon drejt tij një rikë, nga ato që kishte rritur vetë. Shpendi i kishte shpëtuar grumbullimit me forcë. Fshatari nuk po u besonte syve. U ngrit rrëmbimthi, e zuri me një frymë. I përdrodhi kokën.Njeriu i ligjit hapi sytë.- Sa të hapësh e të mbyllësh sytë, i urituri ndezi një zjarr të madh. Si asnjëherë tjetër. Vuri kazanin e mbushur plot me ujë dhe, pa u zier mirë mishi, filloi ta shqyente me dhëmbë, ashtu gjysmë të gjallë, me gjak, pa ia hequr të tëra puplat. Donatit i shpëton një buzëqeshje e lehtë.- Hante fshatari dhe mendja i vinte ngadalë… “O Perëndi! O Perëndi! Si më le kështu…? Çfarë kam bërë… O Perëndi!” – ulëriti, aq sa edhe pemët përreth u drithëruan.- Çfarë kishte bërë? – ndërhyn amerikani me gjak rus, pa pritur fundin e tregimit.- Kishte ngrënë… vajzën… vajzën e tij… të mitur!Shkundet Priusi nga një lloj tjetër ulërime. – O Perëndi! You spoiled my appetite – Ju më prishët oreksin!

Filed Under: LETERSI

“MAQEDONIA” NË ANGLISHT – NJË PASQYRIM I SAJ NË KUADËR TË BOTËS ILIRE

March 30, 2022 by s p

Jusuf Buxhovi/

Botimi në anglisht i veprës voluminoze me 677 faqe, “MACEDONIA – FROM ANTIQUITY TO OUR TIME” nga botuesi amerikan “Jalifat Publishing” në përkthim të Avni Spahiu, krahas përkthimi në anglisht të “Kosovës” në tre vëllime, që tashmë ka depërtuar në shumë nga universitetet amerikane dhe ato botërore si litetaturë alternative për historinë e Evropës Juglindore, paraqet një tjetër të arritur historiografike në përballje me falsifikimet dhe gënjeshtrat e historiografisë serbe, si dhe me diskursin antishkencor sipas të cilit Mbretëria e Maqedonisë, në njërën anë (nga historiografia institucionale shqiptare) përjashtohet nga bota ilire së cilës i ka takuar, dhe në tjetrën anën, nga historiografia greke dhe ajo europiane, shihet si pjesë e helenizmit grek, ndonëse autorët antik nuk e shohin si të tillë, po pjesë të familjes pellazge. Botuesi “Jalifat Publishing” veprën “Macedonia – from atiquity to our time”, nga nxjerrja nga shtypi para një viti, pas shumë promovimeve të sukseshme (në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe shumë vende të tjera), tashmë e ka dërguar në Bibliotekën e Kongresit Amerikan dhe në të gjitha institutet hulumtuese shkencore amerikane si dhe në bibliotekat e universiteteve amerikane, përfshirë këtu edhe atë të Harvardit.Botuesi amerikan vlerëson se përkthimi i këtij libri në anglisht si dhe plasimi në qarqet shkencore dhe universitare amerikane por edhe botërore në përgjithësi, është me interes të veçantë, ngaqë përhap të vërtetën rreth Maqedonisë si pjesë e botës ilire nga antikiteti, të përvetësuar nga grekët, siç përhapë edhe të vërtetën se në shtetin e sotëm të quajtur Maqedoni e Veriut, të shtrirë në pjesën më të madhe të Dardanisë antike dhe më vonë në vilajetin e Kosovës, ndërlidhet identiteti historik, etnik, shpirtëror, kulturor dhe politik i shqiptarëve nga lashtësia i mohuar nga historiografia hegjemoniste serbe, ruse, bullgare dhe ajo e sajuara “maqedone” me ç’rast ata paraqiten “ardhacakë”, “pushtues”, “zullumqarë” të ardhur në këto hapësira nga shekulli XVII e këndej me ndihmën e osmanëve! Mbi këto platforma, nga Kriza Lindore e këtej, janë ndërtuar edhe hartat e reja të shteteve në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, ku hapësira etnike dhe ajo shpirtërore-kulturore e shqiptarëve është copëtuar nga shtetet fqinje (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia). Ato u kanë sherbyer edhe programeve antishqiptare nga shpërnguljet e deri te etnocidet dhe gjenocidet, siç ka ndodhë në vitin 1878, 1912, 1944 për të vazhduar edhe me konventat me Turqinë për shpërnguljen e tyre në vitin 1938 dhe 1953. Prandaj, i konceptuar mbi këta faktorë dhe i mbështetur mbi fakte të qëndrueshme historike, libri në anglisht përhapë të vërtetën për vendin dhe rolin e shqiptarëve në këtë shtet të krijuar politikisht në vitin 1944 nga Titoja (fillimisht si pjesë e federatës jugosllave në përputhje me vendimet e AVNOJ-it të vitit 1943) dhe në vitin 1992 si shtet i pavarur, me ç’rast ata do të diskriminohen qoftë si pakicë kombëtare gjatë Jugosllavisë së Titos, qoftë me statusin e qytetarisë “me të drejta njerëzore” në rrethanat e shpalljes së Maqedonisë shtet-komb.Duke marrë në shqyrtim edhe zhvillimet më të reja nga shpallja e shtetit të Maqedonisë, krahas kritikës që u bëhet politikave antishqiptare nga Shkupi dhe Beogradi, të cilat, në forma të ndryshme, vazhdojnë edhe në rrethanat e reja, duke shfrytëzuar në njërën anë faktorët gjeopolitikë rajonalë dhe në tjetrën anë dobësitë e mëdha të të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës në raport me injorimin e çështjes shqiptare në Maqedoni, në këtë vepër, me sy kritik, vlerësohet edhe roli i faktorit politik shqiptar në skenën politike maqedonase nga viti 1992 e këndej. Kritikat adresohen te mosgatishmëria për t’u mbrojtur pozicioni i referendumit të vitit 1992 për statusin e popullit shtetformues mbi konceptin e një shteti federal-konfederal të dy popujve të barabartë (shqiptarë dhe maqedonas). Në këtë vepër, po ashtu, me sy tepër kritik shikohet edhe mungesa e konsistencës së faktorit ushtarak shqiptar në kuadër të luftës UÇK-së të vitit 2001 në kërkesat politike, të filluara me ato për shtet federativ (shqiptar-maqedon), të cilat, brenda një kohe të shkurtër do të rrudhen deri te ato për “shtetin qytetar” , pra te korpusi i të drejtave njerëzore,, për ç’gjë as që është deshtë të luftohet fare, meqe ato i garanton Karta e OKB-së në kuadër të të drejtave dhe liritë themelore kudo në botë. Ky degradim politik i luftës pasqyrohet më së miri me Marrëveshjen e Ohrit, me ç’rast, klasa politike që erdhi në pushtet “me meritat e luftës”, nuk bëri tjetër, pos, që duke e zëvendësuar idealin e lirisë, për ç’gjë u derdh edhe gjak, në atë të interesave personale dhe përfitime deri te ato meskine, do të shndërrohet në një vasale të politikës maqedonase, në një rajë bashkëkohore të farses parlamentare, që faktorin politik shqiptarë do ta shfrytëzojë për qëllimet e njohura shtetmëdha, ku me anën e ngatërrimit të barazisë kushtetuese të gjuhës shqipe si parakusht i barazisë shtetërore me atë të barazisë ligjore të gjuhës, bëhet vetëmashtrimi dhe margjinalizimi i shqiptarëve në pakicë numrash!

Filed Under: LETERSI

HISTORITË E NJË FERRI TË NJË PYELLI NË TOKË

March 30, 2022 by s p

“Den konstiga skogan”-” Pylli i çuditshëm”

Një tregim marrë nga lirbi me titull ”Den konstiga skogan”-” Pylli i çuditshëm”, në gjuhën suedeze botuar nga autori Sokol Demaku, libri është botua në vitin 2019, ku paraqet Luftën e  lavdishme të popullit shqiptar kunder okupatorit slav në Kosovë 1998–1999. Libri ka bërë jehon tek lexuesi suedez deri me tani.

Ky tregim i dedikohet një martiri nga fshati Rezallë vrarë nga fallanga serbe në fsahtin Rezallë e re sot 23 vite më parë, emnri i personit është ndryshua nga autori, ndersa ngjarja është e përjetuar.

Një varr pa emër

Ishte pasdite. Të gjithë refugjatët ishin mbledhur në malin e madh afër lumit Klina. Të gjithë donin të dinin më shumë për situatën, çfarë do të ndodhte dhe ku do të shkonim. Ne ishim të shqetësuar për jetën tonë, por askush nuk mund të na ndihmonte. Se humbëm gjithçka, askujt nuk i interesonte. 

     Feka, njëri nga burrat, ai u nisë i vetëm në rrugë. Ai ndjehej i shqetësuar, nuk mund të qëndronte ulur dhe të zinte ven diku. Kishte diçka në trupin e tij që e detyroi të largohej te merrë rrugë për të parë se si ishte situata në fshat. 

     Ishte udhëtimi i tij i fundit. Askush nuk e dinte atëherë, por ne e morëm vesh më pas. 

     Feka përfundoi në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Ai u rrethua dhe u rrëmbye nga falanga. Gjuha që flisnin ishte e huaj për Fekën, kishte vetëm pak fjalë që kuptonte. Ata që e kapën ate menduan se ai nuk donte të fliste gjuhën e tyre, nuk e kuptonin se nuk e njihte atë gjuhë. Ata mendonin se Feka ishte një person i rëndësishëm, një kundërshtar që kishte një detyrë me rëndësi për të kryer, siç ishte spiunimi. 

     E lidhën Fekën me fije teli, e lidhën rreth një peme që ndidhej pranë çadrave ku flinin. 

    Ai shtrihej aty, si një qen pa pronar. 

    Çdo ditë bëhej gjithnjë e më keq. Ai torturohej dhe merrej në pyetje çdo ditë. Çfarë po bënte ai atje? Ishte vetëm ai? 

     Netët ishin të ftohta. Më në fund, trupi nuk i përballoi dot torturat. Pas katër ditësh, Feka ishte i pa jetë. Ai humbi jetën nga torturatë e gjakpirësve i lidhur me fije teli në duar, këmbë dhe qafë. 

     Askush nuk kujdesej për të, ushtarët kalonin pranë trupit të pajetë sikur të kalonin një kufomë. Vetëm dy ditë më vonë e mbështollën trupin e tij me batanije dhe e varrosën. Asnjëri prej tyre nuk e dinte se kush ishte ai dhe nga vinte. 

     Ata festuan vdekjen e Fekës duke qëlluar me armë. 

     Disa të rinj i kishin parë të gjitha. Tre ditë pas varrimit, morën guximin dhe shkuan te varri. Ata e morën trupin për ta varrosur në një vend tjetër. 

     Të rinjtë bënë më të mirën e mundshme në varrim, por nuk e dinin se kush ishte Feka, nuk e njihnin. 

     – Do ta varrosim njeriun, por nuk e dimë se kush është. Dhe si do ta dinë të dashurit e tij që ai është varrosur këtu? 

     – Shiko, ai ka të mbathura këpuca të reja. Mund t’ia heqim dhe t’i vendosim mbi varr. Kush e di, ndoshta lufta do të përfundojë së shpejti dhe njerëzit do të fillojnë të kërkojnë të zhdukurit e tyre. 

     Feka kishte gjashtë fëmijë, tre djem dhe tre vajza. Më i madhi jetonte prej kohësh në Gjermani dhe kishte një punë atje. Kur filloi lufta, ai kishte vizituar familjen e tij dhe kishte blerë rroba dhe këpucë për të gjithë. Këpucët që Fekës i bleu djali i tij që i kishte të mbathura kur u vra nga falanga. Kështu u gjet trupi i tij. Nëpërmjet një palë këpucësh që qëndronin në një vend të sapogërmuar mbi një varr. 

     Nuk ishte vetëm Feka që u varros pa emër, ishin qindra shqiptarë. Shumë kohë më pas, kishte familje që nuk kishin gjetur familjarë të vdekur gjatë luftës. 

En grav utan namn

Det var eftermiddag. Alla flyktingar hade samlats vid det stora berget nära floden Klina. Alla ville veta mer om läget, vad som skulle hända och var vi skulle ta vägen. Vi var oroliga för våra liv, men ingen kunde hjälpa oss. Att vi förlorat allt, ingen brydde sig om det.

Feka, en av männen, gick ensam iväg. Han kände sig orolig, kunde inte sitta i lugn och ro. Det fanns något i hans kropp som tvingade honom att gå iväg för att se hur läget var i byn.

Det blev hans sista resa. Ingen visste det då, men vi fick veta det efteråt.

Feka hamnade på fel plats under fel tidpunkt. Han omringades och blev kidnappad av falangen. Språket de talade var främmande för Feka, det var ett fåtal ord han förstod. De som fångade honom trodde att han inte ville prata deras språk, de förstod inte att han inte kunde det. De trodde att Feka var en viktig person, en motståndare som hade en uppgift att utföra, som att spionera.

De band Feka med tråd, fäste honom runt ett träd som låg nära tälten där de sov.

Han låg där, som en hund utan ägare.

Varje dag blev det värre och värre. Dagligen blev han torterad och utfrågad. Vad gjorde han där? Var han ensam?

Nätterna var kalla. Till slut klarade kroppen inte av dem. Efter fyra dagar var Feka utan liv. Han förlorade sitt liv bunden med tråd om händer, fötter och hals.

Ingen brydde sig om honom, soldaterna gick förbi den döda kroppen som om de passerade ett kadaver. Inte förrän efter två dagar lindade de hans kropp med filtar och begravde honom. Ingen av dem visste vem han var eller varifrån han kom.

De firade Fekas död genom att skjuta med vapen.

Några ungdomar hade sett allt. Tre dagar efter begravningen tog de mod till sig och gick till graven. De hämtade kroppen för att begrava på en annan plats.

Ungdomarna gjorde sitt bästa vid begravningen, men de visste inte vem Feka var, kände inte honom.

– Vi ska begrava mannen, men vi vet inte vem han är. Och hur ska hans nära och kära veta att han är begravd här?

– Titta, han har nya skor på sig. Vi kan ta av dem och lägga på graven. Vem vet, kanske det snart blir slut på kriget och folk börjar leta efter sina saknade.

Feka hade sex barn, tre pojkar och tre flickor. Den äldsta var sedan länge bosatt i Tyskland och hade arbete där. När kriget började hade han besökt sin familj och köpt kläder och skor till alla. De skor Feka fått av sin son hade han haft på sig när han dödats av falangen. Det var så hans kropp blev funnen. Genom ett par skor som stod på en nygrävd plats.

Det var inte bara Feka som var begravd utan namn, det hände hundratals albaner. Långt efteråt fanns det familjer som inte hade hittat familjemedlemmar som dött under kriget.   

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT