• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2022

Fan Noli, aktivisti i shquar për njohjen e kombit shqiptar në botë

April 12, 2022 by s p

Përgatiti: Eneida Jaçaj/

Shqipëria ka njohur shumë burra trima, luftëtarë, strategë, dijetarë, intelektualë, patriotë të paepur, diplomatë, që nga Skënderbeu, Ismail Qemali, e me radhë. Një ndër burrat e kombit që i kanë kthyer faqen e lavdishme Shqipërisë, përpjekjet e të cilit ishin të mëdha po aq sa dashuria për atdheun, për t’i khyer lirinë e rrëmbyer deri në pavarësinë e trojeve etnike, duke lobuar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe personaliteti i shquar, Fan Noli. Diaspora shqiptaro-amerikane vlerësoi figurën e Fan Nolit, duke i dhënë vendin e duhur në altarin e nderit, i cili do të mbahet mend në histori dhe ndër breza, si një promete që solli dritën e besimit, lirisë, shpresës, njohjen dhe pavarësinë e kombit në botë. Tashmë, rruga në Morris Park në Bronx, në New York, mori emrin e burrit të ndritur të Kombit: “Fan Noli”! 

Fan Noli lindi më 6 janar 1882 dhe vdiq më 13 mars 1965, ishte prift, shtetar, diplomat, poet përkthyes, publicist, historian i njohur. Figura e tij lidhet ngushtë me çështjen shqiptare, pasi ai me diplomacinë e tij, fjalën e mençur, intelektin që e karakterizonte, loboi fort për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjithë jetën dhe veprën e tij, e vuri në shërbim të çështjes shqiptare. Lufta diplomatike, takimet me zyrtarë të lartë të huaj, krijimtaria e pasur, poemat, shkrimet, janë të gjitha përpjekjet e tij si një e tërë në shërbim të çështjes shqiptare. 

Fan Noli, më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të Shoqatës Pan-Shqiptare Vatra. Pa përpjekjet e tij dhe diasporës shqiptare, sot nuk do të ekzistonte kombi shqiptar. Noli do të mbahet mend për takimet dhe dialogun me ish-Presidentin Amerikan, Woodroë Wilson, i cili dha ndihmën e madhe për njohjen e shtetit shqiptar. Ishin përpjekjet e atdhetarit Noli, që arriti të flasë dhe të bindë Wilsonin për të dhënë ndihmesën e tij domethënëse për çështjen kombëtare. Ishte momenti kur, ai si ambasador i parë shqiptar në OKB, së bashku me Wilsonin shkuan në në Gjenevë, kur Shqipëria  u pranua në Lidhjen e Kombeve të Gjenevës dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht nga bota. Ishin përpjekjet e tij dhe fjala e mbajtur nga Wilson, që Shqipëria të gëzonte pavarësinë e plotë.

Përpos lobimit për çështjen shqiptare, Noli gëzon edhe meritën e ndarjes së Kishës Autonime shqiptare, nga Kisha greke. Ai themeloi katedralen historike të Shën Gjergjit në Boston, që shërben tashmë si urë lidhëse mes emigrantëve të diasporës.  Ai vend përmban ndër vete shumë histori e përpjekje atdhetare, atje gjenden materiale të shumta nga krijimtaria e Nolit etj. Ne duhet të ndihemi krenarë për historinë e vyer ndërshekullore që mbart vendi ynë, për përpjekjet e dijetarëve shqiptarë, pa të cilët sot Shqipëria do të ishte zhdukur nga harta e globit.

Filed Under: Politike Tagged With: Eneida Jacaj

KONICA- FUSTANELLËN TOSKE TEK GREKËT E ÇOI GJIN BUA SHPATA NË SHEKULLIN E KATËRMBËDHJETË

April 12, 2022 by s p

Përgatiti: Dalip Greca/

Me 24 Shtator 1909 Dielli publikonte në fund të faqes së parë lajmin e shkurtër mbi ardhjen e Faik Konicës në Boston për të marrë drejtimin e gazetës Dielli, që pat nisë botimin prej 15 Shkurtit të atij viti.

     Lajmi ishte i shkurtër, gjithsej shtatë radhë linotipi , përfshi titullin. Në të shkruhej:”Një dizaj muarëm një letër nga Londoni prej zotit Faik Bej Konica, i cili na bën zë për të fundit herë se në 10-12 të Vjeshtës së dytë, do të jetë në Boston që të marrë përsipër vendin e direktorit(të Diellit. -Mirë se të na vijë!”….

        Në numrin e 15 tetorit 1909 Dielli botonte lajmin për arritjen e Faik Konicës:” Të Mërkurën që shkoi mbërriti në zyrën tonë(Shoqatës Besa-Besën) një telegram jo me tel, por nga mezi i detit, nga vapori Invernas:

President Albania Society”Besa-Besën”

86 Warrenton St, Boston

Arriva. …Shëndet të gjithëve. Mirë se Ju gjetsha!

Rroftë flamuri!

Shënt Gjergji për Shqipërinë!

      KONITZA

       Dielli komentonte telegramin: Vapori “Inverna” me të cilin vinte për në qytetion tonë direktori i zgjedhur i gazetës sonë”Dielli” arriti në Liman të Bostonit të Enjten më 9 në mëngjes. Një tok shqiptarësh dolën që ta presin, në mes të cilëve ishin dhe dy Pleq të Shoqërisë Besa-Besën, arkëtari i Kishës dhe kryetari i Shoqërisë korçare”Arsimi”. Vapori arriu në 9 e 30 dhe më 10 dolli jashtë atdhetari ynë i shkëlqyer i veshur me kostumin kombëtar të Shqipërisë. Menjëherë e rrethuan korrespondentët e gazetave të Bostonit, dhe cili (dikush) e merrte në fotografi, cili e pyeste për çështjen shqiptare.

         Pasi shpëtoi prej duarve të tyre u poq me shqiptarët që e prisnin dhe me një karrocë ardhë në hotelin”Ylli i Shqipërisë”(që ndodhej në adresën-239 Pleasent Street, Boston, Mass.), ku u poq me shqiptarë të tjerë. Po as këtu s’e lanë të qetë reporterët, që po prisnin cili të merrte intervistë e cili ta merrte në fotografi.

       Zoti Faik Konica i shkoqiti gjer’ e gjatë çështjet shqiptare një korrespondenti të gazetës”Herald” të Bostonit, i cili i mori dhe 3-4 fotografi me kostumin Toskërisht.

Dielli paralajmëronte shqiptarët se Faik Konica do të niste një udhëtim nëpër kolonitë shqiptare për të dhënë konferenca për mënyrën që duhet të ndjekim për të realizur qëllimet tona dhe Lëvizja jonë këtu do të marrë një rëndësi më të madhe.

       Dielli ishte i bindur se “Vëllezërit tanë do ta presin me gaz atdhetarin tonë të çkëlqyer, i cili u përpoq për Shqipërinë që prej 12 vjet e tëhu dhe pothuaj është krijetar i shkrimit shqip.Kemi shpresë se ardhja e Tij do t’i ngrohë atdhetarët tanë të Amerikës.”

Deri në ardhjen e Faik Konicës, Dielli dilte pa emrin e drejtuesit, nuk u shkrua as emri i Nolit, qe ishte i pari editor, shënohej vetëm emri i shoqatës”Besa-Besën” që e kishte organ të saj dhe emri i Menaxherit John Konda- Gjoleka, ndërsa me ardhjen e Faik Konicës, në krye të faqes së parë, në këndin e majtë shqip dhe në të djathtin -anglisht  shënohej: E dreq(j)ton Faik Be Konica. Kështu do të vazhdonte deri kur do të jepte dorëheqjen.

       Në numrin e 10 Dhjetorit 1909 u botuan për herë të pare, në faqen e parë dhe të dytë, dy nga fotografitë e Faik Konicës me kostumin toskë, duke shënuar dhe autorsinë- Photo : By Pardy- Faik Bay Konitza- 20 nëntor 1909. Pra këto foto nuk janë të 9 tetorit, ditës së parë kur shkeli në Boston, por një muaj më pas. Si dukej Faik Konica e përdori disa herë shëtitjen me kostumin kombëtar në rrugët e bostonit. 

    Fotografia ka dhe një spjegim për kostumin kombëtar toskë. Dielli shkruante:Drejtori ynë(Faik Konica) ka patur gjithnjë një dashuri të veçantë për petkat kombëtare dhe i pëlqen që t’i veshë nga ndonjëherë edhe në vise të huaja. Një herë shëtiti me fustan(Fustanellë) në Hyde Park të Londonit dhe ashtu dolli edhe në Boston, kur mbërriti për  të parën herë. Faik beu çuditet shumë kur dëgjon shqiptarët të thonë se kostumet gege janë kombëtare, dhe toskërishtet të marrë nga Greqia, kur është e njohur nga të gjithë njerëzit e kënduar se fustanella u suall në Greqi prej Gjin Bua Shpatës dhe të tjerëve krerë shqiptarë, që zaptuan Greqinë në kohën e Mesme.

         Drejtori i Diellit dëshiron që fustanella të mbahet prej shqiptarëve si uniformë  kombëtare për raste të veçanta, siç bëjnë skocezët…

        Konica do t’i kthehej sërish fustanellës në vitin 1935, kur ai spejgon shumëllojshmërinë e kostumeve kombëtare shqiptare sipas krahinave dhe iu referohet edhe vlerësimeve të të huajëve dhe veshjes e pozimit prej Baronit Francis Nopça, i cili në një libër të tij të viteve ’30 të shekullit të shkuar për Shqipërinë, kishte publikuar dy fotografi, njëra me veshje shqiptare të kohës dhe një tjetër me veshje prehistorike të zbuluar në një qark të Illyrisë së vjetër; të dyja kishin ngjashmëri.

     Fustanella sipas Konicës ishte pjesë e veshjes kremtërore të çdo shqiptari prej dere të mirë si në Shqipërinë e Mesme ashtu dhe në atë të Poshtme.Përdorimi i kësaj veshje edhe nga fqinjët s’tregon gjë tjetër veçse influencën e fortë që shqiptarët kanë ushtruar në kohën e shkuar mbi fqinjët. Konica nënvizon atë ç’ka kishte shkruar në Dielli më 1909: Ky kostum(me fustanellën) u përhap në mes të grekëve në shekullin e katërmbëdhjetë, kur shqiptarët nën Gjin Bua Shpatën, shkelën dhe pushtuan. Greqinë.

Konica i referohet edhe Lord Bajronit i cili u fotografua i veshur me kostum kombëtar të shqiptarëve të jugut. Në letrën që i shkroi nënës së tij me 12 nëntor 1809, Bajroni i përshkruan edhe “Shqiptarët me rrobat e tyre më madhështore në botë, të përbëra prej një fustanella të gjatë, një flokje të punuar me ar, një xhaket dhe një jelek prej kadifeje njgjyrë kërmezi dhe të qendisur me ar, – me pisqolla dhe jatagan të stolisur me argjend…”

Përgatiti:Dalip Greca

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, Faik Konica

NGA KUSH TREMBET SERBIA?

April 11, 2022 by s p

PhD Dritan Demiraj/

Qe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar te Ukraines nga Rusia dhe sidomos ne momentin kur dy javet e fundit e gjithe bota po perjeton me optimizem mposhtjen e ushtrise ruse ne tre frontet, kemi patur gjithmone e me pak reagime nga Beogradi zyrtar. Eshte sigurte se kjo humbje qe ne fakt ka befasuar shume eksperte nderkombetare, po perjetohet me shume ankth ne Serbi. Humbja e ‘vellait te madh’ ka bere qe shume lider “pacifiste” te Serbise qe nga presidenti Vuçiç, Ministri i Mbrojtjes Stefanoviç, Ministri i Brendshem Vulin dhe Daçiç te ulin tonet dhe kercenimet sa i perket mbrojtjes se komuniteteve Serbe, qe ne fakt asnjehere nuk jane kercenuar nga askush ne rajon.Por kjo farse, nuk ka ndaluar procesin e armatosjes se Serbise. Kete fundjave gjashte avione kinez te forcave ajrore transportuan mjetet e fundit moderne per mbrojtjen kunderajrore te blera ne Kine nga Serbia. Rritja e kercenimeve rajonale, armatosja e vazhdueshme, mungesa e distancimit dhe vendosjes se sanksioneve kunder Rusise ne nje kohe qe e gjithe bota po i zbaton ato, thirrja e vazhdueshme e SHBA dhe BE qe edhe Serbia ti zbatoje, kane rene ne vesh te shurdher. Prokurimi, dergimi dhe se shpejti instalimi i raketave kunderajrore me rreze te mesme kineze HQ-22, blerja e mjeteve te tjera te sulmit, asistenca ushtarake dhe me inteligjence te vazhdueshme nga Rusia nderkohë qe Serbia pretendon statusin e vendit neutral, perbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinen. Sistemi kunderajror HQ-22 eshte nje sistem raketor modern prodhim i fundit, i cili ka nje rreze veprimi 50 m deri ne 27 km lartesi, rreze efektive deri ne 170 km dhe raketa me peshe 180 kg. Ky sistem eshte i njejte me sistemin KA rus S-300. Që nga viti 2020 dhe ne vazhdim, zyrtarët e DASH-it e kane paralajmëruar Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3, por edhe per blerje te tjera armatimesh ofensive.Tashme eshte e qarte per te gjithe diplomatet perendimore se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, por ajo thjesht shfrytezon ndihmat e tyre financiare pasi orientimi i tyre eshte krejtesisht anti euroatlantik. Si perfundim, keto zhvillime duhet te shihen me pergjegjesi nga qeverite tona sidomos ne Shqiperi dhe Kosove, ne menyre qe te vazhdoje me tej investimi ne infrastrukturen e sigurise kombetare dhe ne rritjen e kapaciteteve operacionale te forcave tona te armatosura.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dritan demiraj

STAMBOUL (1883) / SI U PRIT EMËRIMI I NAIM FRASHËRIT SI INSPEKTOR I SHKOLLAVE GREKE ?

April 11, 2022 by s p


Naim Frashëri (1846 – 1900)
Naim Frashëri (1846 – 1900)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Prill 2022

“Stamboul” ka botuar, të mërkurën e 30 majit 1883, në ballinë, një shkrim në lidhje me lajmin e emërimit të Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shkollat greke

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta “L’Avghi” beson se është në gjendje të njoftojë, sipas informacioneve të veçanta të saj, se gjithçka që është publikuar deri më tani në lidhje me emërimin e një inspektori të shkollave greke është e pasaktë.

Thjesht bëhet fjalë për të marrë vesh për gjendjen e shkollave greke që Ministria e Arsimit e urdhëroi Naïm Beun të vizitonte njëherë e përgjithmonë këto shkolla për të mbledhur informacionet e nevojshme.

Nëpunësi shtetëror, shton fleta greke, që u ngarkua për këtë vizitë të thjeshtë, Naïm beu, është një i ri shqiptar, i familjes Frashëri, shumë i arsimuar dhe me karakter të shkëlqyer, që ka studiuar me hollësi gjuhën greke në vetë shkollat greke.

Prandaj edhe lajmi i emërimit të Naim Beut, si inspektor i shkollave greke me kompetenca shumë të gjera, u prit me gëzim dhe si lehtësim nga e gjithë popullsia greke.

Filed Under: Kronike Tagged With: Aurenc Bebja

Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u është bërë padrejtësi e madhe…

April 11, 2022 by s p

PRISHTINË, 11 prill 2022-Gazeta DIELLI/ Zyra për Komunikim Publik – Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dërgoi sot këtë komunikatë:Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Prishtinë, 11 prill 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu priti në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Në këtë takim morën pjesë, Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, Kryetari i Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi, Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, z.Shaip Kamberi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafi, Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Ragmi Mustafa, Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, z.Naser Aziri, Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, z.Shqiprim Musliu, Kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare, z.Armend Aliu, këshilltari komunal i Medvegjës, z.Fehmi Beha, dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Medvegjës, z. Arben Ferati. Ndërkaq, pavarësisht ftesës, në takim nuk ishin Kryetari i Alternativës për Ndryshim, z. Shqiprim Arifi dhe Kryetari i Kuvendit të Preshevës, njëherit kryetar i Lëvizjes për Reforma, z. Sami Salihu.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rezultatet e procesit zgjedhor në Serbi, veçanërisht për tri komunat me shumicë shqiptare. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat garuan me dy lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare”.Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u është bërë padrejtësi e madhe me pasivizimin e mbi 6000 adresave të banorëve shqiptarë në këto komuna, u tha në fillim të takimit. Kryeministri Kurti tha se ky është një spastrim etnik administrativ i heshtur e që po sjellë pasoja të mëdha. Kjo metodë e Serbisë, që iu mohoi të drejtën elementare e demokratike, atë të votës, solli edhe rezultate jo të kënaqshme. Andaj, këto zgjedhja as nuk ishin të lira e as demokratike, tha ai. Mungesa e unitetit dhe i bashkërendimit të subjekteve politike shqiptare në një front, ishte një faktor tjetër i dëmshëm për rezultatet zgjedhore, veçoi kryeministri.Ai më tej tha se gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm, u shpreh kryeministri Kurti, teksa në fund theksoi se bashkëpunimi e rreshtimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohë

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT