• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2022

Apetitet territoriale

April 5, 2022 by s p

Shqiprim Pula

Njohës i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare/


Në Europë, por edhe më gjërë, po ndodhemi përpara një skenari të ri politik, më shqetësues, më alarmant, në mes të bashkëjetesës politike, dhe ‘pavarësisë’ politike përmes kritikave apo vënies në pikëpyetje të disa aspekteve të saj por edhe faktit të thjesht, të mbrojtjes së saj. Mbase kjo përkon me maksimën, ҁdo tezë ka edhe antitezë!. Por ja që, ҁuditërisht, vrojtojmë dhe verifikojmë se ‘nganjëherë’ ata që më së shumti ulërasin si mbrojtës të demokracisë dhe lirisë, mund të jenë, po ata, që mbështesin dhe jetësojnë politika kufizuese të lirive individuale.

Ukraina në ditët e sotme po shërben si një teatër aktiv i luftës, realiteti atje u kthye në një makth të jashtëzakonshëm ndërmjet dy vëllezërve nga baballarë të ndryshëm, prandaj është tepër e vështirë në një moment kaq kritik të përkufizohet situata në të cilën është zhytyr e gjithë Europa. Vazhdimi i këtij teatri aktiv lufte, po krijon një krizë ekonomike me përmasa serioze që mund të ҁojë poashtu në një krizë të re sociale e shëndetësore.
Në gjeopolitikën Ballkanike, situata e sigurisë nuk qe aspak për lavdatë ndër dekadash, sulmet e konfliktet mbi etninë Shqipëtare në veҁanti ishin të vazhdueshme dhe jo vetëm në kontekstin politik por edhe territorial brenda-rajonal, pra nga fqinjët. Si p.sh., apetitet territoriale nga Serbia ndaj Kosovës (rasti; veriu i Kosovës); apetitet territoriale nga Greqia ndaj Shqipërisë (rasti: Jugu i Shqipërisë apo siҁ e quajnë Grekët “Vorio Epiri” si dhe ujrat detare) ide kjo e kultivuar në masë nga kisha ortodokse Greke; apetitet e Serbisë ndaj kishës ortodokse në Maqedoni, apetitet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë mbi etninë; mosnjohja e emrit Maqedoni nga ana e Greqisë; si dhe mosnjohja e Kosovës Republikë nga Greqia ka prolonguar mjaftë procese gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkanin perëndimor. Çuditërisht, përkundër se Greqia vend anëtar i NATO-së dhe UE-së, nuk i ka kontribu kultivimit të fqinjësisë së mirë. Mentaliteti provincial në këtë pjesë të Europës më së miri përshkruhet nga juristi dhe filozofi politik Montesquieu “Europa është një Shtet i përbërë nga shumë provinca”. Europa, nuk kishte një armik të përbashkët në Ballkanin perëndimor, ngase kishte disa, andaj kishte shumë vështirësi për të arritur marrëveshje me mirësi.
Përtej Europe, Uashingtoni dhe Pekini kanë një ҁështje me ndjeshmëri të lartë lidhur me Taiwanin, për shkak të mbështetjes ushtarake Amerikane që i jep Taipeit. Ishulli në Indo-Paqësor, i cili ka një popullsi prej rreth 24 milion, Kina e konsideron pjesë territoriale të saj, andaj dhe me kujdes e maturi deklarohet mbi invazionin ushtarak të federatës Ruse ndaj Ukrainës. Por, presidenti Kinez Xi Jinping dhe presidenti Amerikan Joe Baiden, së fundëmi, kanë rënë dakord që më tejë ‘marrëveshjen e Taiwanit’ mbi pozicionimin e Kinës si territor të saj, t’a respektojnë. Sikundër që Kina nuk duhet t’a ndihmojë federatën Ruse apo së paku të qëndroj neutrale.Më tepër se 70 vite, që kur ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore, por po aq ishin përpjekjet për një traktat paqeje ndërmjet dy kombeve asaj të federatës Ruse dhe Japonisë, lidhur me katër ishujt që gjenden në bregun Verior të Japonisë, të cilat u aneksuan nga Unioni Sovietik me 1945-tën. Me nisjen e luftimeve në Ukrainë, Japonia u rreshtua me shtetet që vendosen sanksione ekonomike ndaj federatës Ruse, dhe gjatë muajit Mars, Rusia deklaroi se tërhiqet nga bisedimet e paqes me Japoninë për katër ishujt e kontestuar, e që tani, formalisht Rusia dhe Japonia janë në luftë. Anembanë botës ka shembuj klasik që njihen si ‘konflikte të ngrira’ që kanë vazhduar pas ndalimit të luftimeve, në mos njohje të statusit shtetëror apo kontestimin e territoreve të caktuara e që në fjalorin ushtarak do të quhej pauzë taktike.Zgjidhja e ҁdo problemi është t’a gjesh atë!.

Filed Under: Analiza

Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the Security Council meeting on Ukraine

April 5, 2022 by s p

Let me thank Ambassador Nusseibeh for having steered our work during the month of March and wish the UK, and you Mme President, full success in our common work during this month.Albania welcomes President Zelenskyy to this meeting. His remarks are painful and his account on what Ukraine is experiencing under Russian occupation, is revolting. We stand by you, Mr President, by your compatriots, all Ukrainians for the heroic resistance, for their resilience that the entire world is admiring.You are not alone, you have the world on your side, because it the side of the right, of the just, and we hope for victory.Slava Ukraini!Mme President,I thank SG Guterres for his clear and powerful remarks. Thank you, USG DiCarlo and USG Griffiths for the update.This is the 14th meeting of the SC on Ukraine since 31 of January, while the war of aggression has entered the second month.Let us establish a few basic yet meaningful facts: Russia has stalled and its imperial dreams are nowhere; taking Ukraine finally proved impossible; Kiev was too hard to swallow. Russian army is in disarray but it has not stopped shelling and bombardments.This is not new, and this is not news.The real news that has horrified the word is what Russia is leaving behind, the unspeakable horrors, those soul-crashing images in areas from which Russia is withdrawing.Images of civilians executed with a bullet in the neck, sometimes with their hands tied behind their backs or shot dead on their bicycles; images of mass graves overflowing with corpses. Images of carnage and devastation, including looted homes, rape and sexual violence are acts usually attributed only to thugs.They spring from the same cruel impulses as the bombardment of cities, homes, hospitals, schools and kindergarten by Russian forces. Bucha is an open-air graveyard, the notorious facelift of the Russian aggression.Mme President,We have heard, time and again: it is not Russia!Yes, but No! It will be hard, actually impossible, to convince anyone that the destroyed tanks that clutter the roads, the mines and booby traps left behind amid the wreckage, and the bodies of civilians killed by arbitrary executions and laying in the streets amidst debris, are staged scenes for propaganda.Who would believe that Russia aggressed Ukraine simply to protect civilians, while Ukraine is busy staging horror movies? You may muzzle media back home, but you cannot fool satellite images, you cannot blind independent reporters and human rights NGOs on the ground.Waiting for Russia to accept and tell the truth is waiting for Godot to arrive.These are facts, hard and sickening proof of the atrocities committed, the ugly face of this madness. Such crimes, as documented by HR Watch and verified by independent and respected professional reporters, those who are banned for the Russians, call for answers, for thorough investigations, for effective accountability, for justice.Prime Minister Rama called these crimes a terrible pain and a horrible shame.Russia has an international legal obligation to abide by international humanitarian law, the laws of war, including the Geneva Conventions of 1949, its First Additional Protocol.Russia has an obligation to abide by the Order of ICJ to immediately halt its military activity in Ukraine.But, unfortunately, Russia has made another choice, not to respect any of it and has canceled itself from International law.But the law will pursue it.Russian army and its commanders cannot escape accountability. The name of the “Butcher of Mariupol”, a criminal that has reduced an entire city to ashes, and has made its citizens go from 3 meals a day to barely 3 meals a week, is engraved in the ruins of the city.This is why we will support the call to suspend Russia’s participation in the HRC. The UNGA resolution that created the Council, stipulates that “members of the Council will respect the highest standards in the promotion and protection of humanrights.”Russia’s standards are nauseating and its presence there is a farce, a desecration of the place that is called to be the sanctuary of rights.Dear Colleagues,Russia has announced that it will now shift its focus on the Eastern Ukraine. This means that it will concentrate its brutality there, in what may end up becoming a war of attrition.Russia has blocked the renewal of the OSCE’s international observer mission in Ukraine. This denies the international community the independent eyes it needs there. This anticipates, sadly, more war, further atrocities, other crimes, even more humanitarian disasters.This war continues to particularly affect women and children. Millions have been displaced, many of them alone, in search of safety and security. It is heartbreaking to see mothers write names and addresses in the back of their children so that they are recognized in case they end up being orphans.We welcome the efforts of OCHA and its partners to deliver assistance, in support of the people in Ukraine and the millions of refugees in neighboring countries.Mme. President,Let me end with this note: rarely has the outcome of a war been so disastrously the complete opposite of what it wanted to achieve.Russia’s army has been defeated by the outgunned and outnumbered Ukrainian resistance; Russia is isolated like never in its history; it has become the world’s most sanctioned country in history.No country has ever seen itself transform, in a matter of only 10 days, from a global player into a financial and international pariah. To the point that it is obliged to find comfort in the support from North Korea and Syria.Dear Colleagues,This aggression and its startling defeat have once and for all separated the fates of Ukrainians and Russians. Because the case of Ukraine is also the cause of democracy against tyranny and kleptocracy.It is a fight between the will of the people against the vicious will of one, whose reckless actions have challenged everything we stand for and who is directly responsible for the economic disruption and food insecurity which is affecting the entire world.He may choose to stop, withdraw troops and quit Ukraine, or continue to descend in the very abyss he has created and face the consequences.Thank you!

Filed Under: Opinion

“RUSIA E VOGËL” S’DUHET TË KETË VEND NË BE!

April 5, 2022 by s p

PhD Faton Bislimi/


Zgjedhjet e 3 prillit në Serbi dëshmuan edhe njëherë orientimin pro-rus të këtij shteti duke i dhënë fitoren elektorale Vuçiqit dhe regjimit të tij. Një Serbi që refuzon të përqafojë vlerat demokratike evropiane s’duhet të ketë vend në BE. Serbia pardje vulosi përcaktimin e vet anti-evropian duke dëshmuar kjartazi se është vetëm se një “Rusi e vogël” e Ballkanit, një shtet që në mes të aleancës pro-perëndimore dhe lidhjeve historike e tradicionale pro-ruse, zgjodhi të udhëhiqet nga një regjim rrënjët e të cilit janë të zhytura thellë në ideologjinë e veprimit gjenocidal në luftrat e fundit në Ballkan — regjim ky i cili brutalisht dhe frontalisht ka përbuzë BE-në duke i shërbyer Rusisë që sot po kryen krime ndaj njerzimit në Ukrainë, ngjashëm siç vepronte kjo Serbi dikur në Bosnjë e Kosovë! Ky realitet politik i përligjur me zgjedhjet e fundit në Serbi fakton dhe vulosë argumentimin tim se Serbisë duhet heq menjëherë “statusi kandidat” për BE, gjë të cilën e kam kërkuar në letrën time dërguar z. Borrell para disa dite. Tekstin e plotë të letrës sime të përkthyer në shqip e keni këtu:I nderuar zoti Borrell,Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur shqetësimin tim të thellë për heshtjen tuaj në lidhje me refuzimin flagrant të Serbisë për t’u rreshtuar me BE-në kundër luftës në Ukrainë.Pas agresionit të paprovokuar ndaj Ukrainës dhe pushtimit te saj nga Rusia, bota demokratike nën udhëheqjen e SHBA-së dhe BE-së i është kundërvënë Rusisë duke vendosur një sërë sanksionesh serioze ekonomike dhe financiare. Përveç shteteve anëtare të BE-së, vende të tjera në Evropë që aspirojnë anëtarësimin në BE, siç është për shembull Republika e Kosovës (edhe pse ende nuk është njohur nga Ukraina), i është bashkuar Perëndimit në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.Më 25 Shkurt 2022, Serbia e refuzoi zyrtarisht thirrjen perëndimore për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Presidenti Vuçiq realisht u citua të thoshte këtë “Kjo nuk ishte koha për sanksione kundër Rusisë.”Vetëm pak ditë më vonë, me 1 Mars 2022, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për luftën në Ukrainë dhe shprehu keqardhjen për refuzimin e Serbisë që të përafrohet me BE-në. Po atë ditë, eurodeputetët Vladimir Bilcik (Raportues për Serbinë) dhe Tanya Fajon (Kryetare e Delegacionit në Komisionin Parlamentar të Serbisë për Stabilizim dhe Asociim në BE) lëshuan një deklaratë në të cilën ata thanë: “Ne presim që Serbia të përafrohet plotësisht me Politikën e Përbashkët dhe të Jashtme dhe atë të Sigurisë së Bashkimit Evropian, duke përfshirë sanksionet e miratuara kundër regjimit në Rusi. Ne e shohim këtë si një sinjal të rëndësishëm dhe urgjent, që Serbia t’i mbështet parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe të jetë e përkushtuar që të punojë së bashku me partnerët Evropianë drejt paqes.”Më 11 Mars 2022, e përditshmja prestigjioze Britanike, The Guardian, publikoi një artikull të titulluar “Rusët përdorin zbrazëtirën Serbe për të shmangur ndalimin e fluturimeve së BE-së”, dhe tregon se si Air Serbia ka dyfishuar numrin e fluturimeve ditore mes Beogradit dhe Moskës duke u mundësuar oligarkëve Rusë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Putin të bredhin lirisht nëpër BE. Gjithashtu në kete artikull thuhet se “Kjo ka bërë që ky vend ballkanik të jetë i vetmi korridor ajror Evropian i mbetur i hapur për Rusinë.”Më 12 mars 2022, nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris, në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik në Washington, DC, tha se “pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës; por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në të gjithë Evropën.” Ndërsa në udhëtimin e saj të fundit në Poloni dhe Rumani, ajo shtoi se ‘’forca më e madhe e Perëndimit është uniteti” në trajtimin e Rusisë.Nën dritën e fakteve të lartë përmendura, është e qartë dhe e tejdukshme që Serbia ka vendosur të marrë anën e Rusisë, jo vetëm duke refuzuar që të vendosë sanksione të mandatuara nga BE, por gjithashtu duke ofruar një shteg shmangës për Rusët sa i përket ndalimit të fluturimeve të BE-së, duke zvogëluar kështu efektin e këtyre sanksioneve. Për më tepër, një sjellje e tillë nga Serbia rrit më tej kërcënimin e demokracisë dhe sigurisë në të gjithë Evropën. Për një kohë të gjatë, Serbia ka qenë në gjendje të improvizojë një hije përkushtimi ndaj parimeve dhe vlerave Evropiane, por dhe njëkohësisht dhe vazhdimisht të jetë dora e zgjatur e Rusisë në zemër të Evropës.Tani është koha për Komisionin Evropian, dhe veçanërisht ju Zotëri, që të denonconi publikisht përkrahjen e Serbisë për Rusinë, dhe indeferencen e saj kundrejt interesave dhe vlerave të gjera perëndimore për të cilat BE qëndron. Një vend që nuk dëshiron ruajtjen e vlerave të tilla nuk duhet të ketë vend brenda familjes së BE-së. Prandaj, “statusi kandidat” i Serbisë për anëtarësim në BE duhet të revokohet menjëherë. Heshtja e vazhdueshme ndaj Serbisë për këtë çështje është e barabartë me miratimin dhe qëndrimet pro-Ruse dhe anti-BE.Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian duhet të thërrasë menjëherë pesë shtetet anëtare (Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën) që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë tani. Përkushtimi i vërtetë i Kosovës ndaj vlerave Evropiane dhe përkrahja e saj ndaj qëndrimeve të BE-së në këtë kohë krize janë për t’u vlerësuar. Cdo vazhdim i mëtejshëm nga ana e BE-së sa i perket ledhatimit ndaj Serbisë dhe “të qenit neutral” për Kosovën është i pajustifikueshme dhe i dëmshëm për të ardhmen e vetë BE-së.

Filed Under: Politike

DAJANA HOXHAJ, NJË SHQIPTARE NË VIETNAM

April 4, 2022 by s p

Dajana Hoxhaj mësuese e gjuhës angleze në Vietnam e cila punon për Maple Bear Canadian Kindergarten, në një rrëfim për gazetën Dielli të Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja,tregon eksperiencën e saj mësuese anglishteje, përvojën në modeling, përdorimin e “tiktok” për të promovuar Shqipërinë në Azi, kulturën, traditën dhe bukuritë e Vietnamit, gjuhën, trafikun, klimë, ushqimin e mundësitë e pafundme që ofron Vietnami.  

DAJANA HOXHAJ EKSPERIENCA SI MËSUESE ANGLISHTEJE NË VIETNAM

Rrugëtimi im në Vietnam dhe si mësuese nisi në Shtator të vitit 2018. Sapo isha diplomuar dhe nëpërmjet një internshipi nga organizata AIESEC, një organizatë për të rinjtë me qëllim që të zhvillojnë potencialin e tyre, unë aplikova për në Vietnam. Arsyeja pse zgjodha Vietnamin ishte sepse doja të dilja nga zona e komfortit, doja të sfidoja veten dhe aftësitë e mia dhe sigurisht një vend si Vietnami, kaq ndryshe nga Shqipëria, sigurisht që do të ishte nje sfidë por edhe një aventure për mua. Dy javët e para ishin pak të veshtira, mendoja se nuk do të mund të qendroja për më shumë se dy muaj. Pas dy javësh, pas trajnimeve të shumta, fillova punën. Që ditën e parë, kur u njoha me nxënësit e mi dhe pashë se sa të dashur e sa energjikë ishin, u ndjeva e lehtësuar. Cfarë më bëri më shumë përshtypje ishte se sa dashuri të sinqertë dhe të pastër më falnin ata. Që prej asaj dite cdo gjë u bë më e thjeshtë. Muajt kalonin dhe unë tashmë isha e bindur se kisha gjetur punën që më bënte të lumtur dhe në Vietnam ndihesha si në shtëpi. Kanë kaluar më shumë se tre vite dhe unë aktualisht ende ndodhem në Vietnam. Jam duke punuar si mësuese për Maple Bear Canadian Kindergarten. Nxënësit e mi janë disa 4 vjeçarë shumë të dashur, të zgjuar dhe tepër të ëmbël. Së bashku me ta mësoj e rritem edhe unë. 

EKSPERIENCA E VEÇANTË NË MODELING

Eksperienca ime në modeling nisi rreth 2 vite më parë. Nje shoqja ime Vietnameze punonte për një agjenci modelingu dhe iu tregon fotot e mia. Ata i kërkojnë shoqes kontaktin tim dhe pas disa javësh unë pata punën time të parë në modeling për një markë veshjesh. Që nga ajo kohë kam pasur fatin të jem pjesë e disa aktiviteteve të ndryshme dhe të kem disa eksperienca shumë të bukura. 

SI JETOHET NË VIETNAM? KULTURA, USHQIMET, SIGURIA, TË VEÇANTAT E VIETNAMIT 

Jetesa në Vietnam është plot gjallëri. Njerzit janë gjithë kohën duke punuar, duke lëvizur dhe si mjet transporti shumica përdorin motorrat. Motorrat janë gjithandej dhe rrugët jane plot me motorra. Popullsia e Vietnamit është rreth 97 milionë banorë dhe motorra të rregjistruar janë diku te 50 milionë. Trafiku është dicka që mua mu deshën disa javë të mësohesha se si të kaloja rrugën pa frikë, ndërsa tani kam dhe unë motorrin tim dhe jam bërë pjesë e trafikut. Njerëzit në Vietnam janë shumë aktivë. Pasditeve dhe darkave parqet janë të mbushura me njerëz (zakonisht të moshuar më shumë), që bëjnë ushtrime fizike, kërcime ose ecje. Madje shumë herët në mëngjes, rreth orës 5, shikon shumë njerëz që janë duke bërë vrapin e mëngjesit. Një ndër arsyet kryesore pse unë e dua Vietnamin, është për shkak të njerëzve. Vietnamezët janë njerëz shumë miqësor, shumë ndihmues, të qeshur dhe të dashur. Nëse ke nevojë për ndihmë, ata gjithmonë të ndihmojnë. Madje në fillim kur nuk gjeja dot adresat, shumica më shoqëronin deri te adresa ku doja të shkoja. Ka shumë e shumë raste kur mirësia e tyre më ka befasuar jashtëzakonisht dhe më ka bërë ta vlerësoj akoma më shumë këtë vend. Ushqimi Vietnamez është një nga faktorët kryesorë që tërheq shumë turista. Gjëja më interesante për ushqimin tradicional Vietnamez është se në një ushqim mund të gjesh të 5 nuancat e shijeve, të ëmblën, të kripurën, të thartën, pikanten dhe të hidhurën, që janë kombinuar me zgjuarsi për të krijuar një shije të këndshme. Mua personalisht më pëlqen shumë ushqimi Vietnamez dhe madje kam mësuar si të gatuaj disa që i preferoj më shumë. Një tjetër e vecantë për ushqimin është cmimi. Ushqimet vendase Vietnameze janë tepër të lira. Me 3-5$ mund të hash një vakt te bollshëm, që përfshin 2-3 gatime të ndryshme. Një arsye kjo, pse shumë njerëz zgjedhin të hanë jashtë shumë shpesh dhe restorantet vendase gëlojnë. Për sa i përket sigurisë, Vietnami është vend relativisht i sigurt me një normë të ulët të krimeve. Krimet e dhunshme janë shumë të rralla por krimet e vogla si vjedhjet ndodhin. Personalisht deri tani nuk kam pasur asnjë problem me sigurinë në Vietnam dhe shpresoj të vazhdojë po kështu. Një e vecantë shumë e rëndësishme për Vietnamin është bukuria natyrore. Peizazhet në Vietnam janë mahnitëse dhe të shumëllojshme. Duke filluar me majën më të lartë të Indokinës në veri, me tarracat e pafundme të orizit, me ujëvarat e   mrekullueshme, me mijëra ishuj gëlqeror dhe duke vazhduar me dunat e rërës, me plazhet e bukura, me pyjet tropikale, me qytetet antike e moderne etj. Do të më duhej shumë kohë ti përshkruaja, ka pafund vende të bukura që me të vërtetë ia vlen të vizitohen dhe cmimet janë tepër të arsyeshme. 

SHQIPTARËT NË VIETNAM…PUNA, KULTURA, TRADITA

Fatmirësisht nuk jam shqiptarja e vetme në Vietnam. Kam njohur dhe kam disa miq shumë te mirë Shqiptarë. Ne kemi një grup në facebook me Shqiptarët në Vietnam që ka 34 anëtarë. Besoj se ka edhe më shumë Shqiptarë të tjerë këtu, që nuk janë pjesë e grupit. Për sa i përket tregut të punës, Vietnami ofron shumë mundësi. Në Vietnam jetojnë dhe punojnë rreth 100.000 të huaj. Komuniteti i të huajve është goxha i madh dhe i larmishëm, po ashtu dhe mundësitë e punësimit. Shqiptarët e tjerë që kam njohur kanë pasur pak a shumë të njëjtat vështirësi si unë në fillim si: gjuha, trafiku, klima, ushqimi, por me kalimin e kohës jemi përshtatur, kush më shumë e kush më pak. Mendoj se jetesa këtu është e thjeshtë nëse vjen me idenë që je në një vend të huaj me njerëz me kulturë dhe zakone që duhen respektuar dhe pse janë të ndryshme nga ç’ka ti je mësuar. Normalisht që ka shumë  gjëra që nuk i pëlqejmë apo ende nuk jemi mësuar, po që duhet të përshtatemi me atë që na ofrohet, sepse ato gjëra nuk kanë për të ndryshuar për faktin se nuk i pëlqejmë. Optimizmi, humori dhe toleranca na ndihmojnë të kalojmë situatat e sikletshme apo vështirësitë që kemi hasur. 

SITUATA E COVID NË VIETNAM

Situata e COVID ka qenë një situatë e stresueshme, sidomos në Maj të vitit 2021, kur rastet në Vietnam u rritën, cdo gjë u mbyll dhe shkollat u kthyen online. Fatmirësisht situata tani është shumë herë më mirë, pothuajse cdo gjë është kthyer në normalitet dhe së fundmi kufijtë për turistet, të cilët kanë qenë të mbyllur që nga Marsi i 2020, janë hapur. 

TIKTOK SI MUNDËSI PËR TË PROMOVUAR SHQIPËRINË

Unë kam një kanal në TikTok me më shumë se 500.000 ndjekës. Zakonisht videot e mia janë për jetën time në Vietnam dhe eksperiencat e mia këtu. Shumica e ndjekësve të mi, diku te 90% janë Vietnamezë, të cilët janë  kuriozë të dinë më shumë për mua, vendin tim etj. Shumica e njerëzve në Vietnam nuk kanë dëgjuar për Shqipërine, disa e njohin si emër, por kam njohur dhe njerëz që e kanë vizituar Shqipërine ose dinin për të më shumë nga cka unë prisja. Ndjekësit e mi tashmë e njohin Shqiperine prej meje, madje disa prej tyre ndonjëherë komentojnë në Shqip. Edhe pse e di që janë duke përdorur google translate, më vjen mirë kur shikoj që njerëzit e tjerë interesohen për vendin dhe gjuhën time prej meje. Shpresoj që në të ardhmen të kem më shumë audiencë dhe mundësi për të promovuar Shqipërinë.

KUSH ËSHTË DAJANA HOXHAJ?

Dajana Hoxhaj është një mësuese dhe vajzë energjike, optimiste, miqësore dhe tepër e duruar. Ka studiuar për degën Informatikë Ekonomike te Universiteti Epoka. Ka qenë presidente e klubit studentor me qëllim ndihmesën e fëmijëve jetim, familjeve në nevojë etj. dhe organizimin e fushatave të bamirësisë. Dajana ka kryer internship në ministrinë e Ekonomisë. Dajana ka përfunduar trajnimin e TEFL (Teaching English as a Foreign Language) dhe është certifikuar. Dajana ka më shumë se 3 vite që punon si mësuese. Aktualisht është duke punuar si mësuese për Maple Bear Canadian Kindergarten. 

Filed Under: Interviste

NESËR VATRA PROMOVON LIBRIN “NEVER FORGET- MOS HARRO KURRË” NGA NUSRET PLLANA DHE AGIM ALIÇKAJ

April 4, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do të promovojë nesër më 5 Prill 2022 në selinë qendrore librin “NEVER FORGET- MOS HARRO KURRË” me autorë Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj. Promovimi bëhet në nder të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së.

-Përulemi para luftëtarëve të lirisë.

-Në shenjë respekti e falënderimi për NATO-n dhe Amerikën.
Ftohet i gjithë komuniteti shqiptar që të marrë pjesë.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT