• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2022

110 vjeç Federata PanShqiptare ”VATRA”

June 17, 2022 by s p

Në Prill te vitit 1912 u themelua shtëpia e madhe e shqiptarëve-Federata PanShqiptare ”VATRA”. Themelues I saj është patrioti Fan.S.Noli sëbashku me patriot të tjerë shqipatrë.
“VATRA” është organizata patriotike shqiptare  e cila ka ndihmuar dhe ndihmon shqiptarët e Amerikës për intergrimin e tyre në SHBA, gjithashtu ka punuar dhe punon për lirin dhe demokracinë e kombit shqiptar.

110 vite më parë, në një kishë e ndodhur ne Boston-SHBA u bashkuan disa shoqata emigrantësh shqiptarësh në një federate të vetme, duke themeluar Federata PanShqiptare ”VATRA”, organizatën më të madhe të shqiptarëve të Amerikës. Me 1998 kamë patur fatin të njihem në Boston me një nga personalitetet e shqipatrëve në SHBA, me aktivistin e njohur Van Kristo I cili më foli gjatë e gjatë për këtë organizatë patriotike shqiptare, për kontributin që ka dhanë   “VATRA” ndër dekada për shqiptarët.  Federata PanShqiptare ”VATRA” është organizata më jetëgjatë i shqiptarëve në mbarë botën shqiptare. Kontributi i kësaj federate në çështjen kombëtare, e ka kthyer “VATREN” në një simbol të patriotizit shqiptar. Kryetari aktual i Federatës PanShqiptare ”VATRA”-Elmi Berisha ka thënë :

Energjitë pozitive të shqiptarëve të Amerikës duam t’i vendosim në dispozicion të atdheut tonë. Mision historik I Federatës PanShqiptare ”VATRA” ka qënë dhe është në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA.  “VATRA” ka rmarrë përgjegjësitë për lobimin në Kongresin e SHBA-së për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës. 

Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Amerikë, i ka fillesat e saj në Dhjetor 1911- gjithnjë në Boston. “VATRA” kur është regjistruar si organizatë ligjore ne Boston,  në dokumentacionin e saj është evidentuar si më poshtë:
Federata PanShqiptare ”VATRA” u themelua prej shoqërive “Besa-Besën”, “Flamuri i Krujës” Shoqëria Kombëtare”, “Mirëbërsja” dhe “Skënderbeu”. Në këtë takim që do të shkrhuhej në histori, u krijua një bord i përkohshëm për të drejtuar “VATREN” me figurat më të njohura të kohës të cilët ishin si më poshtë: 

Fan S.Noli-Sekretar, Llambi Çikozi-drejtues I Gazeta Dielli, Faik Konica, Kristo Kika dhe Kristo Flloqi Drejtuesi të degëve të Federatës, gjithashtu ishin edhe figura të tjera patriotike si Paskal Aleksi, Kosta Vasili, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota, Kostandin Çekrezi, vëllezërit Pani dhe Dardha e tjerë.

Z. Sokol Paja ka njoftuar dhe ftuar meditiokisht shqptarët kudo anëmbanë botës, që të jenë të pranishëm në 100 vjetorin e Federatës PanShqiptare ”VATRA” , e cila do të kujtohet si ngjarje e madhe për shqiptarët jo vetëm të Amerikës, por për mbarë shqiptarët kudo jetojnë. Të gjithë e dijmë se “VATRA” ka qënë shtëpia me e madhe që ka pritur dhe ndihmuar shqiptarët që shkelnin në Amerikë, veçanërisht shqiptarët që me shumë mënyra arratiseshin nga Shqipëria ku diktatura të shkatronte jetën e gjithë fisit. Eshtë detyrë patriotike të nderojmë me zemër e me shpirt Federatën PanShqiptare ”VATRA” e cila gjithmonë ka hapur dyert për shqiptarët, e cila ka qënë institucioni që ka mbrotjtur dinjitetin, figurën dhe emërin e shqiptarit në çdo kohë e në çdo rrethanë. Federata PanShqiptare ”VATRA” do të gëzoi respektin më të madh në historinë e shqiptarëve në USA e kudo që jetojnë shqipatrët.

Respekte dhe nderime për gjithmone kësaj organizata patriotike për mbarë shqiptarët.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency                                                                               

Filed Under: Interviste

QENDRESA  E  AT  PALIT

June 17, 2022 by s p

download

AT PAL DODAJ (1880 – 1951)

Pergatiti Fritz RADOVANI:

Janjeva e At Shtjefen Gjeçovit nuk u mjaftue vetem me Atë dijetar, po i dha Trojeve tona edhe një prej Françeskanve nder ma të mëdhajt të Shek. XX, At Pal DODAJ, që asht le me 3 Shtator 1880 në Dioçezen e Shkupit, djalin e Sebastianit dhe Ana Paliqit, prind të njohun t’ atyne viseve me plot histori.

Pali ju kushtue rrugës së Troshanit per me mërrijtë tek qellimi Shpirtnor, per të cilin Ai punoi dhe sakrifikoi gjithë jeten e vet, një model i vertetë.

Mbasi mori mësimet e para në shkollen e Troshanit e në Shkoder, vazhdoi të naltat në Itali e i perfundoi në Austri. U Shugurue meshtar me 19 Janar 1902. Bije në sy aftësia e At Palit si Guardian, Definitor, dy herë asht kenë dhe Minister Provincial në vitet 1920 – 1926. Dhe per disa kohë ishte edhe Sekretar i Provinces, mbas nderpremjeve që u bane ata vite. Ishte nder ata organizatorë të perkushtuem të riorganizimit Serafik dhe, i palodhun per me ngritë në maksimum dijen dhe pergatitjen e Gjimnazit Françeskan, një arritje model që bashkpunimi me At Fishten e ban të papersëritshem ate. 

Ishte atdhetar i perkushtuem dhe gjithnjë famullitar, mësues, letrar, autor i sa librave, njeri i perkushtuem per kulturen Shqiptare dhe historian nder ma të saktit, që ka lanë gjurmë të pakundershtueshme në Trojet tona. 

At Pali ka lanë nder veprat e veta ndoshta, volume që janë edhe të sakta po, ata janë thesare të verteta të kulturës sonë kombtare të papersëritëshme.

At Pal Dodaj asht i pakrahasueshëm per një Ditar voluminoz, ku perfshihet një periudhë e gjatë kohet nga 1907 e deri në 1943, ku pershkruhen shumë edhe nga ngjarjet e pashkrueme të Luftës së Dytë Botnore. Dhe, per me kenë i saktë dhe i qetë gjatë atij punimi aq me vlerë, At Pali shkoi famullitar në Gomsiqe ku, e perfundoi me sukses të madh detyren që i vuni vetes. Kjo kohë i dha At Palit edhe titullin e madh të “diplomatit paemnuem”. 

Ishte viti 1916. At Pal Dodaj kishte shkue në Famullinë e Fretenve në Rubik. 

Forcat ushtarake t’ Austro – Hungarisë vendosin me hy në Shqipni. Kishin marrë vendim me interrnue Ahmet Zogun, që njihej aty si nip i Esad Pashë Toptanit, që ishte edhe armik i Austrisë. E ama e Ahmet Zogut i kerkon At Pal Dodës, që ishte edhe Superior i Françeskanve të Rubikut per me mujtë me i shpetue djalin e saj të vetem. At Pali niset në Burgajet ku njihet me atë djalë të rij, e merr në Peshkash tek frati At Buon Nikaj, e aty e veshin frat me veshjen e tyne. Nisen sëbashku per Rubik, dhe prej atje At Pali e nisi per studime Ahmet Zogun per Austri. Mbas Luftës së Parë Botnore, Ahmeti asht i pergatitun per politike në Shqipni, tue mërrijtë në 1928, deri vetshpalljen “Mbret i Shqipnisë”. Ndonse, ata i vazhduene kontaktet e rastit, po At Pali, shpesh persëriste: “Kurr nuk e kishe besue se do t’ ma shperblente kështu, ai të cilit i shpetova jeten!”. Në vitin 1925 At Pali bani edhe disa ditë burg… 

Nderhynë per lirimin e Tij e ama e Ahmet Zogut, e internojnë në Jug dhe, At Pali mergon në Itali. 

Në vitin 1944 At Pali asht 65 vjeç, sekretar i Provinces dhe, ka kenë një Visar shumë i çmueshem që po fillonte nga viti 1415, kur Kustodija Françeskane  e Shqipnisë, shkëputej nga ajo e Raguzës (Dubrovnikut). Ky Arkiv me aq shumë  vlerë të madhe u shpetue pa ra në doren e kriminelave komunistë. 

At Pal Dodaj gjithë jeten e vet, në të gjitha rrethanat ia kushtoi ashtusi edhe Françeskanët tjerë, mbrojtjes së të drejtave per “Fe e Atdhe”, deviza me aq vlerë e të gjitha kohëve, gjithmonë e pergjithëshme dhe e kudogjindun e të gjithë Atyne Françeskanëve besnik të Shen Françeskut t’ Asizit në Shqipni. 

Mbi këte parim triumfoi gjithnjë Ideali i Tyne dhe, nder të gjitha rrethanat edhe ma delikatet vrejmë rrugen plot suksese të Këtyne Klerikve Katolik dhe, arritjen e qellimeve të mëdha edhe në fushen e Pamvarsisë Kombtare. 

Duhet të ndalohemi per pak çaste tek veprimtaria Atdhetare Françeskane e At Gjergj Fishtës, që edhe pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi në Amerikë Ai atje u prit si Poet Kombtar! 

Pamvarsisht, se Shqiptarët vazhdojnë si thotë sot një Mik i imi me “kullotë si delet”, studimi i At Fishtës, perditë e ma shumë sa vjen e bahet ma aktual dhe i domosdoshem per me u njoftë nga Rinia Shqiptare. Këte fakt sot e kemi edhe në letrat që asokohe Françeskanët komunikonin njenimetjetrin. 

Takimet e At Gjergj Fishtës me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik, Henry Cabot Lodge, një autoritet i njohun i Partisë Republikane Amerikane, nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson, për të drejtat e barabarta të Popujve, solli rezultatet e paprituna të Shekullit XX tek na. 

Në letrën e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., me 8 Maji 1922, At Fishta shkruen: “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. 

Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si dhe të “Vatrës”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë. Unë pata sukses… Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”. Në letren e At Gjergj Fishtës kemi edhe një shenim me vlerë të madhe, ku parashikimi i Tij të duket se asht shkrue sot!

At Gjergj Fishta porositë: “Asht mirë qi Qeveria e Tiranës, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje.” (Po aty).

Se kush ishin Këta Burra Shqiptarë, me zhguna deri në fund të kambëve dhe me një konop perbel, edhe këte e gjejmë të percaktueme po aty. Asht një fat i madh që Këta Françeskanë: “Per Atdhe dhane edhe jeten e vet”!

Mendoj, ka ardhë koha që Populli ynë të njoh mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J: “At Gjergj Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.  Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që Ai të njihet prej saj”. – E pra, Ky ishte Italian e, jo Shqiptar! 

E nuk duhet të shkëputemi as prej materialit që At Fishta në letren e Tij, ka komunikue me një tjeter Françeskan të madh, me At Pal Dodaj që asht Provinciali i të gjithë Françeskanve të Shqipnisë. Edhe Ky i pranguem nga Sigurimi i Ever Hoxhës së bylykbashit Gjinokastres, që vazhdon me sundue.

Atëherë kur mendohej se Sigurimi i shtetit kriminal sllavokomunist do të mbyllte perfundimisht “Historinë e Lavdishme të Françeskanve Shqiptarë”, dhe kishte sajue edhe “futjen e armëve nen Elterët e Kishës Françeskane të Shkodres”, tue arrestue të gjithë Prelatët e Klerit Katolik në Shqipni, tue u nisë nga Imzot Frano Gjini, Imz. Nikoll Deda, Provinciali i Françeskanve At Mati Prennushi, Rektori i Fretenve At Çiprian Nika, Sekretari i zyres së Argjipeshkvit të Shkodres Don Tom Lacaj, gjindet mundsia nga Sigurimi, që me daten 8 Janar 1946 me u arrestue edhe At Pal Dodaj, vetem si Frat nder ma të besueshmit e Provincialit At Mati Prennushi. Rezultati asht i dijtun! 

At Palit i rreshtohen kryesisht veprat e shkrueme prej Tij, një histori që asht jo vetem e saktë po, edhe e plotë me dokumenta që vetem perforcojnë qellimin e Françeskanve Shqiptarë, që ku vune kamben aty mbeten gjithnjë gjurmët e Tyne që ngritën nalt qellimin e Perjetshem: “Fe e Atdhe”! 

At Pali ka shkrue në 1913: “Shqypnia e kohës së Mesme”. Ka ruejt me kujdes “Dorëshkrimet e Pader Gjeçovit” 1936; dhe, nuk mungojnë as vargu i disa artikujve të shkruem në Revisten e famëshme “Hylli i Dritës”, që edhe sot që kanë kalue 100 vjetë që janë shkrue, mbeten thesar i kulturës sonë, edhe pse fatkeqsisht duhet theksue se“janë shkrue në gjuhen Gegënishte Shqipe” që, nuk i pershtatet “Akademisë Antishkencore dhe Antishqiptare”. E një nder veprat e rujtuna me kujdes nga At Pali ishte edhe vepra e Schiroit, që ka perkthye bashkë me At Palin: “Codice di Lekë Dukagjini” (Kanuni i Lekë Dukagjinit), edhe ky u botue nga Akademia Italiane në Romë. E po të shihen me kujdes punimet e At Palit, si dhe rreshtimi i tyne në Dosjen 1302, duhet thanë e verteta:“Nuk ka gja mangut ajo Dosje, per pushkatimin e At Palit!” 

Dhe, pikrisht kjo ishte edhe kerkesa e prokurorit “dënimi me vdekje i At Palit”, që kur u dhane vendimet me daten 8 Janar 1948, u kthye në “denim të perjetshem dhe punë të detyrueme.” Jetoi edhe 3 vjet në Burgun e madh të Shkodres, ku i rrethuem nga dashunia e Rinisë Shkodrane, mbylli jeten e Tij me 5 Shtator 1951, tue porositë deri në minutin e fundit: “Dueni pakufi Fenë e Atdheun! Qendroni besnikë deri në minutin e fundit të jetës s’ Uej!” 

E ndoshta, kanë ma shumë me tregue Ata që ishin të pranguem pranë Tij. 

At Pal Dodaj ishte Zamak i bardhë i Flamurit Kastriotit – Skenderbeut! 

  Melbourne, 17 Qershor 2022.                                          

Filed Under: Emigracion

Lufta ruse do të sjellë fundin e Carit të Kremlinit, Europa e përçarë për anëtarësimin e Ukrainës në BE

June 17, 2022 by s p

Shkruan: Eneida Jaçaj/

Ukraina është shndërruar në arenë lufte për afro katër muaj, ndërsa makineria ushtarake e Rusisë po vret të pafajshëm duke cënuar të drejtën legjitime të ekzistencës së një shteti sovran, që ka miratimin e popullit. Duket se konflikti Rusi-Ukrainë nuk do të shuhet shumë shpejt, edhe pse lufta e hapur nga vetë Cari i Kremlinit, Vladimir Putin, do të shënojë fundin e tij dhe sistemit autokrat në një kohë të afërt, pas 23 viteve të mbretërimit në pushtet, për shkak edhe të sanksioneve shtrënguese që i ka vendosur Perëndimi. Konflikti Rusi-Ukrainë e ka ndarë botën sërish në dy blloqe ashtu si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore; SHBA dhe Europa pro ruajtjes së sovranitetit të shtetit të Ukrainës, ndërsa shtetet si Kina, Kuba, Irani, Venezuela janë rreshtuar pro Rusisë. Turqia ka mbajtur një qëndrim neutral, por që ka shtuar deklaratat për paqe dhe konsensus mes dy vendeve. Populli i pafajshëm ukrainas po vuan në lëkurën e tij kapriçot dhe dalldisjet e fundit të Putinit, ku makineria ushtarake e “vdekjes” nuk po kursen as fëmijët, duke ua ndërprerë në mes të drejtën për të jetuar dhe duke minuar të ardhmen. Kjo situatë të kujton luftën e Kosovës, genocidin serb, kur makineritë ushtarake të Millosheviçit kryen krime nga më makabret mbi popullin e Dardanisë. Pasojat e ideologjive fashiste, komuniste, uzurpuese, gjithmonë i kanë vuajtur të pafajshmit.

Superfuqia dominuese, SHBA-të, garantja e demokracisë dhe sigurisë në botë, dhe kontinenti plak, Europa, ndihen në presion përballë një agresori të pabindur si Putin, i cili nuk njeh konsensus dhe limite, por u qëndron stoik pretendimeve të tij ndaj Ukrainës, duke kërcënuar botën me armët bërthamore në rast se do të hyjnë në luftë kundër Rusisë. Kjo situatë të kujton Luftën e Ftohtë pas Luftës së Dytë Botërore, ku SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik, si dy superfuqi, ndaheshin në shumë pikëpamje. Shkaku kryesor i kësaj lufte është siguria që ka kërkuar Putin për mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO. Madje, Putin ka qenë ai që ka akuzuar SHBA-të se janë ato që provokuan konfliktin në Ukrainë, pasi, sipas tij, NATO ka afruar infrastrukturën e saj ushtarake gjithnjë e më pranë kufirit rus. Por, Putin kërkon të vrasë me një “gur” dy zogj. Cari i Kremlinit përpiqet të gjejë një fajtor, në këtë rast SHBA-të, për t’ia atribuuar peshën e luftës, dhe ta nxjerrë jashtë loje si superfuqi, duke rikthyer BRSS dhe duke dominuar në Ballkan së bashku me Serbinë, një projekt i vjetër ky, por që do të mbetet veç një ëndër. Gjithashtu, edhe pse “Perdja e Hekurt” ka rënë në 1989, Putin kërkon t’i rikthejë peshën dominuese Rusisë si në kohën e ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, i cili shërbeu si model frymëzimi për instalimin e regjimit komunist në vendet e Europës Juglindore. Përpos kësaj, lufta e Rusisë kërkon të zhvendosë SHBA-të si superfuqi botërore dhe Putin t’i rikthejë Rusisë “lavdinë” dhe “dinjitetin” e munguar. 

SHBA-të dhe Europa kanë dërguar në Ukrainë ndihma ushtarake për llogari të luftës, madje një paketë e re do të miratohet për Ukrainën, për të modernizuar ushtrinë e saj. Kjo ndihmë përfshin armë të rënda dhe sisteme raketore me rreze të gjatë. Gjithashtu, Gjermania ka dërguar shumë armë në Ukrainë. Konflikti Rusi-Ukrainë është një konfikt delikat, ndërsa SHBA-të dhe BE-ja po tregohen disi të pjekur për të mos zhytur botën në një luftë të tretë botërore. A duhet të vazhdojë SHBA-ja dhe BE-ja të mbajë këtë qëndrim duke parë se si makineria e “vdekjes” ruse po vret fëmijë?! Komandanti i Forcave të Aleancës në Europë, gjenerali Ëesley Clark, në një deklaratë u shpreh se pushtimi rus i Ukrainës nuk do të ndalet pa ndërhyrjen e NATO-s, duke sjellë në vëmendje konfliktin në Bosnje, i cili u shua vetëm me ndërhyrjen e NATO-s. Por situata nuk është e njëjtë, pasi Rusia mbetet një nga shtetet më të fuqishme bërthamore. “Nuk duhet të ketë dyshim për askënd se çdo agresor potencial do të përballet me disfatë dhe pasoja ogurzeza nëse sulmon drejtpërdrejt vendin tonë”, ka kërcënar Putin. Thyerja e Rusisë në konfliktin me Ukrainën do të shpëtojë shumë shtete të tjera që mund të kenë të njëjtin fat si Ukraina; shtetet satelite të Rusisë, shtete të tjera si Bosnja dhe Hercegovina, kur Millosheviçi kishte në plan të krijonte “Serbinë e Madhe”. Pra, dështimi i luftës ruse do të mbante të ngrirë edhe shumë konflikte të tjera, që do të mjaftonte vetëm një shkëndijë të sillte përfshirjen e gjithë Ballkanit në luftë. 

Përpos ndihmave për të modernizuar ushtrinë e Ukrainës, SHBA-të dhe Perëndimi i kanë vendosur sanksione shtrënguese Rusisë, ekonomia e së cilës shumë shpejt do të dobësohet. Së fundmi, Egjipti, Izraeli dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për të rritur shitjet e gazit natyror të lëngshëm për vendet e BE-së, të cilat synojnë të reduktojnë varësinë e tyre nga furnizimet nga Rusia. Edhe Presidenti Amerikan, Joe Biden, ka ndaluar të gjitha importet e naftës dhe gazit rus. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të ndalojë gradualisht importet e naftës ruse, deri në fund të vitit 2022. Por që kjo situatë ka sjellë rritjen e çmimit të gazit natyror dhe të lëngshëm në të gjithë botën. Pasojat e luftërave nuk janë të mira për asnjë vend, ashtu siç kemi eksperiencën me Luftën e Madhe 1914-1918, që solli shkatërrime, dëme materiale dhe ekonomike, e humbje të mëdha në njerëz. Megjithatë, këto sanksione do të ndikojnë negativisht në ekonominë e Rusisë, duke pasur parasysh edhe shëndetin jo të mirë të Putin, që, të gjitha, të marra së bashku do të sjellin dobësimin e pushtetit të tij. Dobësimi i Rusisë, ku ka pothuajse të gjithë botën kundër, është një moment i duhur për t’i ushtruar presion Serbinë për njohjen e Kosovës. Kjo është një çështje tjetër. 

Tashmë, për të normalizuar situatën dhe për të sjellë stabilitetin në Ukrainë, është hedhur ideja që Ukraina të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Europian. Por, familja e madhe europiane është e përçarë sa i takon dhënies së statusit të vendit kandidat në BE, Ukrainës. Gjermania është pro zgjerimit, ndërsa Franca, si gjithmonë është skeptike në zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vjen për shkak të demokracisë së dobët dhe problemeve të brendshme që kanë këto vende. Madje, Presidenti Francez, Emmanuel Macron, ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk mund të jetë e vetmja përgjigje për stabilitetin e vendeve fqinje si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Derisa kjo situatë të normalizohet, ai që do të vuajë më shumë pasojat është populli i Ukrainës, ku përditë po shënohen vdekje, shkatërrime, dëme materiale dhe ekonomike. Arritja e një marrëveshjeje në tavolinë, mes Rusisë dhe Ukrainës, me ndërmjetësimin e zyrtarëve më të lartë të SHBA-së dhe BE-së, nëpërmjet dialogut dhe botëkuptimit, do të sillte paqen dhe stabilitetin. 

Filed Under: Komente Tagged With: Eneida Jacaj

Përfaqësuesit më të lartë të legalitetit vizituan Vatrën

June 17, 2022 by s p

New York më 16 Qershor 2022 – Shpëtim Axhami Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit i shoqëruar nga përfaqësuesit më të lartë të Legalitetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës z.Ndrecë Gjergji dhe z.Sokol Kupi nipi i Gjeneral Abas Kupit vizituan Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA. Ata u pritën nga Sekretarja e Vatrës zonja Nazo Veliu dhe Editori i Diellit. Në fjalën e mirëseardhjes zonja Veliu i falenderoi miqtë legalistë për punën në dobi të çështjes kombëtare dhe bashkëpunimin historik me Federatën Vatra. Kryetari i PLL z.Axhami theksoi rolin e Vatrës në retrospektivë të 110 vjetorit të themelimit, të rolit të Diellit si regjistër historik i shqiptarëve të Amerikës dhe përpjekjes së patriotëve të ndershëm vatranë për çështjen kombëtare. “Ne do ta mbështesim përherë Vatrën. Çdo shqiptar është krenar me historinë dhe rolin e Vatrës e Diellit. Vatra përfaqëson krenari kombëtare dhe identitare. U jemi falenderues për gjithçka që paraardhësit tuaj kanë dhënë për kombin tonë në histori dhe juve sot për përpjekjet që po bëni çdo ditë për ta mbajtur të gjallë flakën e dashurisë për atdheun dhe njëri-tjetrin” përfundoi z.Axhami. Në fjalën e tij legalisti 87 vjeçar Ndrecë Gjergji kujtoi bashkëpunimin historik të Vatrës me legalistët dhe Mbretin Zog. Ai solli në vëmendje figura të larta të Diellit e Vatrës për përkushtimin e tyre dhe devotshmërinë me të cilën punuan gjithë jetën për çështjen kombëtare.

Filed Under: ESSE Tagged With: Shpetim Axhami

Kjo ditë historike…

June 17, 2022 by s p

Orsin Turmalaj/

Data 16 Qershor eshtë shumë rendësishme për komunitetin Katolik këtu në Nju Jork. 60 vjet më parë u themelua “Lidhja Katolike Shqiptaro-Amerikane”(Albanian-American Catholic League). Këtu fillojë e gjithë veprimtaria që sot gëzon Kisha Katolike Zoja e Shkodrës.

Me 16 Qershor 1962, në Kishen Sllovene Shen Ciril (St.Ciril Church 62 St.Marks place NY) , u mbajt mbledhja që vuri themelet kësaj Lidhje. Nën Udheheqjen e Dom Zef Oroshit ( para titullit Monsinjor) dhe Pader Andrea Nargaj me një të vogël katolikë Shqiptarë, të ardhur në vitet 60, 61 dhe 62 nga disa kampe refugjate të Austrisë, Greqisë dhe Italisë u bashkuan të gjithë në një Lidhje që ti jepte përfaqësimin e duhur fetar dhe Kishtar në Shtetin e Nju Jorkut për ti hapë rrugë edhe blerjes së një trualli Kishe dhe identifikimin tonë si Bashki Katolike Shqiptaro- Amerikane.

Në fjalimin e kësaj mbledhje Historike, Dom Zef Oroshi ndër tjera theksojë : Jemi shkëndi e vogël që do bahemi dritë e madhe me shëndritë edhe vatrat e errësuara në Atdhe.”

Me 21 Korrik, kjo Lidhje formojë organizimin e saj ku në mbledhje u zgjodhë Këshilli i Lidhjes me Kryetar z.Enrik Gurashi, sekretar Tonin Mirakaj, arkëtar dhe anëtarë Zef Çupi, Mark Barajktari, Zef P. Deda dhe Zef Hasani. Aktiviteti i parë i këtij Këshilli ishte hapja e fushates me 28 Shtator 1962, ku u mblodhën $4000 në atë kohë.

Do të duheshin 7 vjet në kërkim që më në fund Shqiptaret e kesaj Lidhje të kishin Qëndren e tyre që u emrua “Zoja e Këshillit Mirë” ku të gjitha shërbimet fetare u kryen deri me ndertimin e Kishës re “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale.

Kjo Foto është marrë me 22 Korrik 1962, mbas Meshës ku dhe disa anëtarë të Lidhjes janë pjesë e kësaj foto historike.

Dëshmi e këtyre detajeve dhe bashkohor i asaj kohe, është atdhetari, aktivisti, Këshilltar i Kishës sonë për shumë vite me radhë dhe sapo i dekoruar nga Presidenti Ilir Meta i nderuari z.Tonin Mirakaj.

Lavdi gjithë atyre që dhanë mundin dhe realizuan frytet e kësaj Lidhje që ne sot ta gëzojmë Kishën dhe komunitetin tonë Katolik këtu në Nju Jork.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ORSIN TURMALAJ

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT