• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2022

Shqipëri, një gjeneral për president. PS propozon Bajram Begajn, shefin e shtabit të ushtrisë

June 3, 2022 by s p

Zeri i Amerikes

Gjeneral Bajram Begaj
Gjeneral Bajram Begaj

Shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare është kandidatura e përzgjedhura nga socialistët për postin e presidentit të ri të vendit. Emrin e tij e bëri publik, kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si “shëmbëlltyra e atij normaliteti, qytetarie dhe sensi të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi për të cilin ajo zyrë ka nevojë urgjente”.

Zoti Rama bëri të ditur se kandidatura e tij ishte përzgjedhur në mesin e shumë emrave, ku më parë ishin përjashtuar ata që i përkisnin grupit parlamentar socialist, e më pas dhe ata që kishin, në një farë mënyrë, lidhje me Partinë Socialiste.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një shteti, dhe eksperienca na tregon se në radhën e presidentëve që kemi patur, ai që vinte nga forcat e armatosura është dhe presidenti që jo sot mbahet mend për mirë, por që do mbahet mend shumë gjatë”, tha kryeministri Rama duke përmendur ish presidentin Alfred Moisiu. Sipas kryeministrit “nëse i besojmë përfaqësuesve të Forcave të Armatosura, dhe një detyrë civile të jetës qytetare, ata përgjithësisht nuk zhgënjejnë”, u shpreh zoti Rama.

Kandidatura e zotit Begaj, pritet të marrë nesër firmat e deputetëve të grupit parlamentar të cilët janë thirrur të mblidhen në orën 10.00, dy orë para skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave.

Tre raundet e para u dogjën pa asnjë kandidat, pasi shumica dhe opozita dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për të shkuar drejt një emri konsensual. Në raundin e katërt, socialistët e kanë shumicën e thjeshtë të votave, 70+1 deputet, që nevojiten për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Seanca e votimit do të mbahet nesër pasdite. Përpara se të bëhej publik emri i kandidatit të propozuar nga Partia Socialiste, opozita sërish u shfaq e ndarë, ndonëse të dyja palët bashkohen në faktin se sipas tyre, kjo shumicë nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur e vetme presidentin. Kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të marrin pjesë në seancë, për të mos legjitimuar kapjen nga ana e shumicës dhe të institucionit të presidentit. Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e PD-së, bëri të ditur se ai dhe deputetët që e mbështesin, do të jenë në sallë për të votuar kundër.

Filed Under: Politike

Enver Hoxha dhe Tito arkitekte te “Ballkanit te Hapur”

June 3, 2022 by s p

Dr. Hasan Bello/

Perkufizimi i “Open Balkan” si nje zone politike dhe ekonomike e tre shteteve ballkanike, duke perfshire Shqiperine, Serbine dhe Maqedonine e Veriut eshte nje projekt i vjeter. Kjo fillon e mbaron ne vitet 1944-1948 kur Enver Hoxha dhe PKSh-ja u perpoqem qe Shqiperine ta benin pjese te Federates Jugosllave. Per kete u nenshkruan nje sere marreveshjesh per bashkimin doganor, unifikimin e monedhave, te cimemeve, komandes ushtarake dhe partise. Sipas Enver Hoxhes, Tito i kishte deklaruar se nga ky bashkim do te perfitonte me shume populli i Kosoves.

Enveri ishte i bindur se ekonomia shqiptare, per shkak te prapambetjes, nuk ishte ne gjendje te zhvillohej me vete. Prandaj nevojitej ndihma e Jugosllavise.

Ne aspektin partiak bashkimi u vu re qe ne Kongresin e Permetit 24-28 maj 1944 kur ne fasaden e godines, perkrah fotos se Enver Hoxhes ishte vendosur edhe ajo e Titos. Madje, ai e deklaronte hapur se sekretar i pergjithshem i PKSh-se, nuk jam une, por “marshalli”. Ndersa ne institucionet kryesore te shtetit filloi te shperndahej portreti i Titos.

Ajo qe shkaterroi zbatimin e ketij projekti ishte carja e Stalinit me Titon ne vitin 1948. Kjo beri qe, nga vendi yne te largoheshin 1300 specialiste jugosllave qe ishin atashuar prane cdo zyre dhe dikasteri shqiptar, duke perfshire ushtrine, Ministrine e Brendshme dhe Sigurimin e Shtetit.

Filed Under: Mergata

Krimet e Komunistëve në Shqipëri dhe epshi i dhunimit të kufomave

June 3, 2022 by s p

Ergys Mertiri/

Nje deshmi e publikuar nga ISKK tregon sesi komunistet i presin koken te vdekurit pas pushkatimit.

Gjithmone me ka ngjallur kersheri ky lloj vesi ne krime tek komunistet, i panjohur me pare tek shqiptaret: Epshi i dhunimit te kufomave.

Ne traditen shqiptare kjo ka qene nje tabu. Eshtrat e varrit, guri i varrit, trupi i te vdekurit bartin njefare shenjterie te paprekshme, cilido te kete qene njeriu per se gjalli, e cfaredo lloj mekati te kete kryer ai. Madje ne kulturen tone ekziston ende etika e te mosfolurit keq per te vdekurin. Vdekja shlyen marredhenien e individit me kete bote dhe fiton paprekshmerine duke u perfshire ne kategorine e amanetit.

Krimet e komunisteve shfaqin vecantine e permbysjes se kesaj etike. Pervec krimeve ndaj te gjalleve, komunizmi solli fenomenin e krimeve ndaj te vdekurve e shfaqur kjo ne nje mori aktesh barbarie e dhune ndaj kufomave, shkaterrime varresh, abuzime me eshtrat, varrosjet per se galli apo varrosjet e kufomave me pranga ne duar, deri tek moskallezimi i varreve te te zhdukurve qe vazhdon ende edhe sot.

Ndersa diktatura shkaterronte dinjitetin njerezor, paralelisht edhe vdekja humbiste shenjterine e saj. Perdhosja u be bashkeshoqeruese e krimeve, cfare i ben keto krime te veçanta gjate gjithe historise shqiptare. Duket njefare demistifikimi radikal, deri ne kafsheri, qe shoqerohet me zhdukjen rrenjesore te cdo transcendence. Pushteti i thanatosit ne tere terbimin e vet ndaj çdo perjetesie.

Eshte nje fushe qe ka nevoje per studim dhe reflektim.

Filed Under: Rajon

“Zadeja, fenomeni muzikor shqiptar”

June 3, 2022 by s p

Akademik Vasil S. Tole/

Ky libër i kushtohet Ҫesk Zadejës, kompozitorit dhe personalitetit më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, pa rolin, veprimtarinë dhe krijimtarinë e të cilit nuk mund të kuptohet muzika profesioniste shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, e më pas.

Deri më sot studimet e fushës i janë kushtuar kryesisht eksplorimit të muzikës shqiptare në qasjen historike, të etapave të saj, deri diku të analizave të ngushta të veprave muzikore të kompozitorëve, e fare pak përmes shqyrtimit dhe konsiderimit të rolit vendimtar që ka në krijimtarinë muzikore të një vendi, modeli krijues i një kompozitori të caktuar ose i një grupi syresh. Muzika shqiptare erdhi deri në zhvillimet profesioniste të saj të periudhës pas Luftës II Botërore në mënyrë jolineare. Me rrënjë që zënë fill në fund të shekullit XIX, menjëherë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kohë kur Palok Kurti shkroi të parën pjesë të kultivuar të muzikës sonë, autorët pas tij, si: Martin Gjoka, Thoma Nasi, Lec Kurti, Fan S. Noli, Kristo Kono e ndonjë tjetër u përpoqën të mbillnin sadopak muzikë në terrenin deri diku djerrë të saj.

Rëndësia e rolit të kompozitorit në kulturën tonë muzikore është marrë në konsideratë, deri diku, kur janë theksuar rëndësia e veprave të para të mëdha të muzikës sonë profesioniste, si: “Simfonia” e Zadejës (1956), opera “Mrika” e Jakovës (1958) dhe baleti “Halili dhe Hajria” i Daisë (1963) etj., ku krahas veprës është folur edhe për krijuesin e saj, dhe vetëm kaq. Më pas, historia vazhdon rrugën e saj pa kthim. Në rend kronologjik, veprat dhe krijuesit i zënë vendin njëri-tjetrit dhe gradualisht zërat e përveçëm, ata që kanë bërë realisht dhe cilësisht ndryshimin, fillojnë e shuhen brenda sasisë së konsiderueshme të veprave muzikore që u shkruan në Shqipëri për gati 50 vite.

Në fakt, nuk është, dhe nuk duhet të jetë, vetëm kështu.

Muzika, ashtu si edhe artet e tjera, nuk mund të bëjë dot pa hierarkinë e autorëve. Edhe në muzikën botërore, nga dhjetëra e qindra emra kompozitorësh, janë disa që i japin frymën epokës së tyre, përmes veprave dhe gjenisë që mbartin. Të tillë ishin Bahu, Mozarti, Hajdeni, Bethoveni, Brahmsi, Wagneri, Ҫajkovski, Shopeni, Raveli, Skriabini, Stravinski, Bartoku, Prokofievi, Shostakoviçi etj. Një i tillë për muzikën tonë ishte Zadeja. Ai nuk ishte thjesht një ndër kompozitorët më të mirë shqiptarë të shek. XX, por figura qendrore e muzikës së kultivuar shqiptare për atë shekull, e jo vetëm. Duhet theksuar se kështu nuk minimizohen apo zhvendosen emrat e tjerë të rëndësishëm të muzikës sonë, përkundrazi. Ashtu si vargmalet që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, ashtu edhe Zadeja qëndron bashkë me ta si maja më e lartë e vargmalit tonë muzikor, i krahasueshëm me të tjera male të larta në peizazhin e kulturës evropiane e botërore. Zadeja ёshtё unik edhe sa i pёrket trashёgimisё qё la pas. Thuhet se fati i njё personaliteti krijues kalon nё tri faza: lavdia, mohimi dhe vlerësimi! Vepra e Zadejёs qëndron mes njё lavdie pa kohё dhe vlerёsimit tё vazhdueshёm tё saj, kjo, nisur prej kohёs kur ai jetoi e mё pas, nё brezat pasardhёs. Rrjedhimisht, menduam që ta trajtonim figurën dhe veprën e Tij të jashtëzakonshme në këtë libër, i cili duke u fokusuar te personaliteti dhe vepra që la pas, do të na bëjë të kuptojmë më mirë edhe muzikën shqiptare, para dhe pas kohës së Tij.

Në muzikë, ashtu si në traditën kishtare, ekziston një kod nderimi e bashkimi. Çdo student njeh mësuesin e çdo mësues njeh profesorin, dhe çdo profesor njeh të parin e tij e i pari i njeh të gjithë kompozitorët, në çdo vend e pa kohë. Ky është një unitet besimi dhe adhurimi, një unitet harmonik e polifonik tërësor. Çdo njëri nga ne merr pjesë për të ndihmuar forcimin e këtij uniteti. Ky është një kod mistik. Prandaj, më vjen natyrshëm të perifrazoj fjalët e Nolit, me një ndryshim, duke zëvendësuar emrin e Konicës, me atë të Zadejës: “…. të gjithë ata që vijnë pas Zadejës janë nxënësit e tij, duke përfshirë edhe shkruesin e këtyre radhëve.”

Filed Under: Kronike Tagged With: Vasil Tole

Shteti qe nuk merret asnjehere seriozisht

June 3, 2022 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi/

Sikurse të gjithë e dinim, nuk do të ketë asnjë surprizë dhe asnjë shpresë për naltësimin e institucionit të Kreut të ri të Shtetit dhe krijimin e premisave për modelim të ri të formateve udhëheqëse të Shqipnisë.

Një ditë para se makinat elektronike të kryejnë veprimet formale në sallën e mbushur me të bindur, të verbër, të përkulur dhe të varur nga Forcat Udhëheqëse të Organizatave, publiku në Shqipëri nuk ka një profil mbi Garantin e Ardhshëm të Unitetit të Kombit, Laicitetit dhe Drejtesise Ndershqiptare.

Në Fletoren Themeltare të kthyer në një dokument të lënë mënjanë dhe harruar, thuhet se jemi Republikë Parlamentare me spikatje të asambleare, por ky është shembulli ma kuptimplotë se Republika jonë e ngratë nuk është aspak e tillë. Jo vetëm sovrani është i pakonsultuar dhe i painformuar, por edhe Parlamenti, Këshilli i Ministrave, Kabineti i ngushtë kryeministror, Grupet Parlamentare, nuk kanë asgjë të regjistruar në proces-verbalet e mbledhjeve, siç e kërkon rregulli i një shteti serioz. Fletorja është leckosur aq shumë sa nuk pengon zaptuesit e zyrës kryesore ekzekutive të bëjnë çfarë t’u teket. Shkelja e saj me dy kembe nuk i ben pershtypje me askujt.

Ky është shteti informal i kryeministrave të kthyer në sovranë pa kunorë, që prej dekadash nxjerrin nga hiçi dhe vendosin në maje, pothuajse çdo herë noterin e tyre dekorativ.

Ky është pra shteti që nuk merret asnjëherë seriozisht nga askush, edhe kur i vjen radha të drejtojë OSBE ose Këshillin e Sigurimit. Ekstravangantët e tij mund t’i vendosin sa të duan këmbët mbi tavolinat ndërkombëtare, por mbetën përherë thjeshtë batutaxhinj, që enden nepër kancelari pa asnjë plan rimëkembjeje nga e mbara për vendin e tyre, asnjë reformë demokratizuese dhe qytetnuese.

Të gjithë presin sot me ankth mbërritjen e avjonit nga New Yorku që do sjellë Diktatorin e Ndritur që përhap kaos, liri dhe tallava, Ndërtuesin e Stadiumeve me Kulla në qendrat e mbrojtuna historike, Rrënuesin e Teatrove Antike, Groposësin e Porteve Romake, Betonuesin e Mureve Helenistike, Shfarosësin e Parqeve dhe Plazheve, Tower Builder-in Skenderbegian, të shpalosë andrrën e tij të fundit, gjykimin e tij të epërm, të realizuem naten e madhe me shkreptima rrëze Dajtit.

Si fillim ai ka urdhnuar again e Grupit Parlamentar të hedhë ca emra pronaresh liçencash hidrocentalesh malore dhe prokurorësh të diktaturës, ndërkohë që mendjen e ka tek modeli i lënë prapa hekurave, që e end përherë në gjetjen e surprizave në Verilindje, mbasi në asnjë rast këta individe, ose nuk njohin prapaskenën e Shqipnisë, ose nuk do t’i nxjerrin asnjë telashe në vijimësinë e tij zaptuese të Tiranës shtetnore, ose do jenë zgjatime manikin-e lehtësisht të komandueshëm dhe përjetësisht të nderuem në ceremonialin shtetëror.

Ndërkohë, Opozita e tregoi qartë se është pa një plan, e përçarë, e pandriçuar, dritëshkurtër, me frekuencë të cunguar, me dozim meskiniteti dhe egërsie, përherë në gjysmakëri dhe larg pritshmërive publike për rikthim në binarët e një Shtëpie të Mirëfilltë të Lirisë dhe Tradicionalizmit.

A po losin të gjithë të Mëdhenjtë një lojë të tyren personale për ruajtjen e status quo-së së kënetës politike dhe institucionale të krijueme? Prova nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë, por analiza e rezultateve finale këtu të shpie: tek një lojë shahu mes kontrollorëve të Shqipnisë, politikisht, institucionalisht, financiarisht dhe territorialisht.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT