• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2022

SHQIPËRIA SI PJESË E BOTËS RUSE –  “RUSKI MIR” DHE “BALLKANI I HAPUR”

September 16, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane”, njofton VOA shqip – kjo kur ishte kryetar i saj Lulzim Basha.  Sipas VOA-s, zyrtari që foli me median, nevijoi se ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit, i cili ka analizuar financimet e Rusisë, “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur që të mënjanojmë kërcënimet e mundëshme ndaj Ballkanit. Andaj, nuk duhet të ushtrohet më trysni ndaj Serbisë që t’i imponojë sanksione Rusisë.  Sanksione të tilla nuk mund të ndërmerren sepse pa Rusinë, Serbia nuk mbijeton dot. Për më tepër, qeveria dhe Presidenti Aleksandër Vuçiq nuk do u mbijetonin sanksioneve (të Serbisë) kundër Rusisë.”  Kryeministri Rama, Intervistë me gazetën austriake Die Presse, para disa ditësh.

“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  “Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha lideri serb, sipas Radios Evropa e Lirë. 

Eh, sikur Tirana zyrtare sot do mbronte interesat legjitime dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, me kaq këmbëngulje dhe vendosmëri siç mbron Vuçiqi interesat nacionaliste serbe anë e mbanë Ballkanit Perëndimor, me ndihmën e Rusisë së Putinit. “Serbët dhe Rusët, vëllëzër përgjithmonë…”, një parullë kjo që dëgjohej në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në mbështetje të pushtimit të paprovukuar të Ukrainës nga forcat putiniste ruse 6-muaj më parë.

Ndonjë lexuesi aty këtu, mund t’i kujtohet ndonjë shkrim imi modest vite më parë, me të cilat jam përpjekur të zgjoj ndërgjegjen por edhe të parlajmëroj për rrezikun që, sipas mendimit tim atëherë dhe sot, i kërcënohet interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, si rrjedhim i përhapjes së influencës së Rusisë putiniste dhe shteteve të tjera autoritare të botës, si Kina dhe Turqia. 

Po i sjellë këto citime të ditëve të fundit, jo për të thenë: ja kisha të drejtë, por si një ilustrim i rreziqeve të mundshme që i kanosen Kosovës dhe interesave të shqiptarëve në përgjithësi. Se kam drojë që protagonistët e sipërpërmendur shqiptaro-serb, po punojnë, dashtë e pa dashtë, me interesat ruso-serbe në dëm të interesave të shqiptarëve dhe si rrjedhim edhe në dëm të interesave afatgjata gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, interesa të cilat do duhej të përputheshin me interesat kombëtare të shqiptarëve.

Fatkeqsisht, disa prej këtyre, ditën flasin dhe shfaqen si “pro-amerikanë” të mëdhej të cilët, na thonë se “ndajnë vlerat perëndimore”, ndërsa natën sjellin ujë në mullijtë e armiqëve të Kombit shqiptarë dhe të interesave të aleatit strategjik, historikisht, më të sinqert të Shqipërisë e Kosovës – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Me miq “proamerikanë” si këta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë nevojë për armiq.  

Shtoi këtyre deklaratave të fundit nga liderët ballkanas si dhe raportit të zbulimit amerikan — në lidhje me financimin e raportuar nga burime amerikane të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës – edhe njoftimin e javës së kaluar të doktrinës së re të politikës së jashtme ruse, të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin.  Kjo doktrinë e re e politikës ruse, njoftuar në fillim të këtij muaji, sipas mediave ndërkombëtare, përqendrohet rreth konceptit të ashtuquajtur, “Bota Ruse”, në bazë të cilit justifikohet ndërhyrja e Kremlinit në mbështetje të të drejtave rusisht-folës në hapësirën ish-sovjetike. Por, sipas raporteve në media, ky dokument prej 31- faqesh – nënshkruar na vet Putini — shkon përtej konceptit të ndërhyrjes së Rusisë në mbështetje të “rusisht-folësve” jashtë kufijve të Rusisë – të asaj pra që konsiderohet si “Bota Ruse”, ose hapësira ish-sovjetike, të cilën regjimi i Putinit e konsideron si zonë të infleuncës së saj, nepërmjet një “politike humanitare”.  Sipas medias ndërkombëtare, ky dokument shkon përtej Botës Ruse”, duke u paraqitur edhe si një përdorim i të ashtuquajturës strategji ruse e “pushtetit të butë”. Në dokumentin e ri të politikës së jashtme ruse, bëhet gjithashtu thirrje, për shtimin e bashkpunimit dhe influencës së Rusisë me shtetet sllave, dhe për përforcimin e marrëdhënieve të saj me Kinën dhe Indinë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Afrikën, me qëllim “për të mbrojtur, ruajtur dhe avancuar traditat dhe idealet e Botës Ruse.”

Kur një Kryeministër i Shqipërisë mbron Serbinë dhe justifikon  politikën pro-ruse të Beogradit si një politikë për mbijetesë të Sebisë dhe të regjimit serb të Vuçiqit Rama for “Die Presse”: Let’s keep away the threats from the Balkans – Politikë (tiranapost.al) dhe kur një raport i shërbimeve sekrete amerikane njofton se Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende ku mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017 kur Lulzim Basha ishte në krye të saj  — unë e konsideroj si një situatë emergjente që rrezikon sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës — SHBA: Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende; mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017 (zeriamerikes.com) –

“Ruski mir” dhe “Ballkani i Hapur” janë një dhe të pandarë. Aleksandër Vuçiqi është aleati më i ngusht i Vladimir Putinit dhe i politikave të tija eskpansioniste të “Botës Ruse”, mbështetur nga Kishat Ortodokse ruse dhe serbe. “Bota Ruse” e Putinit është si “bota serbe” e Vuçiqit. “Ballkani Perëndimor”, pjellë e Serbisë e mbështetur qartë nga Moska, mundëson shtrirjen e influencës ruse në Ballkan përtej hapësirës së Serbisë. Sot, pretendimet e Vuçiqit kundër Kosovës janë të njëjtat me ato të Rusisë për të justifikuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, 6 muaj më parë nga Rusia. 

Për ata që ende nuk e kuptojnë se ç’ është, “Ballkani i Hapur”, ua shpjegon njëri prej analistëve më të njohur amerikanë për çeshtjet ballkanike dhe evropiane, Janusz Bugajski: “Ballkani i Hapur është një nismë që favorizon Moskën, një nismë që mban rajonin larg Bashkimit Evropian, që mban të ngrirë konfliktin në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë. Një nismë që do të kontrollojë Malin e Zi dhe të shtrijë influencën e Serbisë edhe më shumë në rajon.”  Shumë mirë e thenë nga analist i njohur, që përmbledh thelbin e kësaj nisme. 

Zgjohu o shqiptar! Zhvillimet e fundit tregojnë se Ballkani i Hapur po shkon përpara, krah për krah, me politikën e jashtme të strategjisë së “Botës Ruse”, të nësnhkruar nga Putini javën që kaloi.  “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë tjetër veçse një projekt i menduar mirë dhe i përpiluar në korridoret më të errëta të Beogradit dhe Kremlinit – që në përputhje me objektivat strategjike të “Botës Ruse” të përforcojë edhe më tepër influencën e Serbisë në Ballkan dhe nepërmjet saj, edhe influencën ekonomike, politike dhe ushtarake të Moskës në rajon.

Një gjë e tillë nuk mund të jetë assesi në interes të Shqipërisë e të Kosovës as në interes të miqësisë dhe të marrëdhënieve afatgjata midis kombit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hapni sytë! Shqiptarët e lirë nuk nuk duan kurrë të jetojnë një vend nën sferë influence të Moskës as të këlyshave të Rusisë dhe bashkpuntorëve të tyre rajonal. Fatkeqësisht, “manipulimi i demokracisë në vend”, në Shqipëri po vazhdon, para syve të përfaqsuesve diplomatikë perëndimorë.  Prandaj shqiptarët po zbrazin vendin se ua kanë hëngër çorbën për më shumë se një shekull influencave të huaja sllavo-komuniste dhe majtiste serbo-ruse, përball mos interesimit perëndimor.  

Hiqni dorë njëherë e mirë nga Ballkani i Hapur! Shqiptarët nuk kanë dashur kurrë as nuk duan sot të jenë pjesë e Botës Ruse as Botës Serbe!

Frank Shkreli

Filed Under: ESSE Tagged With: Frank shkreli

Krimet elektorale dhe drejtësia shqiptare

September 16, 2022 by s p

Ilir Levonja/

O drejtësia shqiptare, të kam dhjerë… Po si nuk u vjen turp, karshi atij betimi ligjor, diplomave që jeni këputur së studjuari etj. Veladonit të drejtësisë. E dënuat botin pse dha 100 dollarë që ta votonin për deputet, zgjedhjet e 2021. Në rregull. Po dosjen 184 pse e mbyllët? Me video e zë të kulluar ishin aty edhe Damian Gjiknuri, Edi Rama, Taulant Balla, shefi i policisë së Dibrës etj. Madje ia bët gocën deputete. Zgjedhjet e parakohshme në Dibër pas skandalit erotik të kryetarit të Bashkisë 2016. Skandali i shekullit i publikuar me disa etapa nga një tabloit i huaj gjerman, Birn. Atëhere Spaku filloi një lojë, jo të takon ty, jo nuk më takon mua, derisa dosja plot me fajtor përfundoi në provincën prokuroriale a gjakatën e vet Dibrës. Si përfundim, kishte fajtorë por ata nuk mund të dënohen pasi kishte kaluar afati penal. Ja pse duhej bërë gjithë ajo lojë me, jo më takon mua, jo po të takon ty etj. Që të kalohej afati penal. O pika drejtësisë shqiptare. Vetëm krimit nuk i kalon kurrë afati. Sot dënoni një ish deputet që me llogjikën e propagandës së studiove të qeveriut, ku u mbeti goja se kështu bënte edhe Berisha, kanë të drejtën të vrasin, presin, bastisin kë dhe kur të duan. Sot i erdhi radha bash një kandidati të LSI apo Partisë së Lirisë, ish aleatit të qeverisë. Po është e turpshme për gjithë faqen tuaj, o shoqëria shqiptare. Dënohen nënat e vetmuara pse kanë ndërtuar një kotec pulash. Dhe nuk ka asnjë të dënuar nga ata që ngrenë 40 kate përballë kryeministrisë. Dhe qeveriu nuk e shikon. Jeni budallepsur edhe si shoqëri. Kaq shumë sa e drejta qytetare është kthyer në një shkop me gunga të xhandarit të kohës. Kjo vetëm nga preferencat politike etj. Vendi im sot është në një kapërcyell ku ka dëbuar energjinë më vitale dhe ekzistenca e tij po mbahet nga pensionistët marksistë dhe një drejtësi diktatoriale. Dha 100 dollarë dhe kërkoi votën, dënohet. Vodhi të gjitha votat Damiani, fliste plot gaz në telefon. Tërmet, tërmet, bravo ju qoftë. Këtu e kam shefin, ju përshëndet. Ju lumtë. Hajde se do mbajmë premtimin, më lart do ju çojmë. Këto i shin fjalët e Damianit…, i keni të regjistruara, janë edhe këto krimi elektoral. Krim. Dhe krimit kurrë nuk i kalon koha. Sikur edhe një shekull të kaloj.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Levonja

VEÇ NJË EMËR ËSHTË I PATEJKALUESHËM NË LDK – EMRI I PRESIDENTIT RUGOVA!

September 16, 2022 by s p

Faton Bislimi/

Hijeshi po, gra e vajza plot — intelektuale, doktoresha, profesoresha, aktiviste, nëna e motra — gjithëçka dukej bukur, të paktën sipërfaqësisht. Por, edhe në hijeshinë e ambientit të mbledhjes së djeshme të Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, diçka ishte zbehë — zbardhë e zvogëlu besa — llogoja e partisë! E, një lloj forme si trëndafil i kuqrremtë kish marrë primatin (fatkeqësisht të kujtonte atë trëndafilin socialst!).

Teknike kjo, ndoshta?! Por, substanca, a thua, si ishte? Nga fjalimet e parisë që u mbajtën aty:

U thanë rreth 4900 fjalë, nga të cilat fjala ‘LDK’ zuri vend vetëm 24 herë (në shumicën e rasteve vetëm si pjesë e përshëndetjeve të kortuazisë drejtuar funksionarëve të partisë), kurse fjala ‘Rugove,’ pra emri i Presidentit Rugova, vetëm një herë! Nga rreth PESËMIJË FJALË në këtë mbledhje të bukur, vetëm NJË HERË emri ‘RUGOVË!’

Jam mëse i bindur se shumica dërmuese e pjesëmarrëseve në këtë takim ishin aty se besojnë në LDK, në LDK-në që ndërtoi e ia la trashëgëmi politike këtij vendi Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!

Rugovizmi është e vetmja trase që e ruan LDK-në nga rrëshqitja në humnerë! Çfarëdo tentative për të krijuar diçka të re brenda LDK-së që lë anash Rugovën dhe Rugovizmin si ADN ideologjike të partisë sonë është e destinuar për dështim — për aq kohë sa ende ka gra e burra në këtë vend që besojnë në vizionin politik të LDK-së përnjëmend rugoviste.

Kosovës i duhet një LDK autentike rugoviste si buka e uji! Edhe një parti e majtë më shumë s’na duhet gjë!

Rugovizmi mbetet djathtizmi më autentik i Kosovës! Unë në atë besoj!

Filed Under: Politike Tagged With: Faton Bislimi, Ibrahim Rugova

SHKENCËTARJA E PARË GRUA, SABIHA KASIMATI

September 16, 2022 by s p

– kartelë –

Në ditën e saj të lindjes kujtoj…

SI E VRANE?

…Dhe letra e diktatorit Enver Hoxha,

dërguar Stalin, falja e tij kriminale…

– Nga Visar Zhiti –

Sot është datëlindja e gruas së bukur, shkencëtares së parë shqiptare, Zonjës Sabiha Kasimati. Lindi 110 vjet më parë…

Në librin tim studimor “Kartela të Realizmit të dënuar” është dhe kartela e saj tronditëse, një llahtar që vetëm në Shqipërinë me Enver Hoxhë mund të ndodhte.

Në përulje para emrit të saj, në vend të një luleje te statuja e saj e munguar, po sjell pjesën për të nga libri:

1.

TË VRARË NGA BOMBA

në Ambasadën Sovjetike:

dhe një poet dhe një shkencëtare.

…më 19 shkurt të vitit 1951, në orën 18.00, në hyrje të Ambasadës së Bashkimit Sovjetik në Tiranë plasi një si bombë artizanale, ca dinamit në një gazetë, që nuk vrau kurrkënd dhe nuk dëmtoi asgjë, mbase theu ndonjë xham dritareje, jo syzesh. ​Dhe me porosi të drejtpërdrejt të shokut Enver, që të arrestoheshin armiq sa më shumë, 100, 150, nga të gjitha trevat e vendit, dhe të ardhur nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, se pa Bashkimin Sovjetik nuk kishte jetë… dhe u përzgjodhën mizorisht 22 intelektualë.

Midis të arrestuarve ishte dhe një poet, Manush Peshkëpia… ishte dhe një grua shkencëtare, Sabiha Kasimati.

Pa gjyq, madje pa asnjë proces-verbal, u pushkatuan.

2.

Kartela

Sabiha Kasimati​​​​​​​​​​

(1912 – 1951)

E para vajzë që kreu liceun në Korçë, shoqe klase me diktatorin e ardhshëm, e para që u laurua për shkencat e Natyrës jashtë shtetit në Itali, në Torino, shkëlqyer, donin ta mbanin atje si ihtologe, por u kthye në atdhe, siç e kishte edukuar familja e saj libohovite, babai i saj, mjek i njohur.​​​Është gruaja e parë që punonte si shkencëtare në Institutin e Shkencave të natyrés në Tiranë. ​​​​​​​​​​Ajo habitej dhe e shprehte në mjediset intelektuale se si mund ta drejtonte këtë vënd një mediokër pa ndonjë aftësi të veçantë, përveç donzhuanizmit të tij… ​​​​​​​​​​Akuzës për terrorizëm zonja Sabiha Kasimati do t’i përgjigjej: “Unë nuk kam qenë kurrë e mendimit që me akt revolucionar të arrihej në socializëm. Unë vetë nuk kam kryer ndonjë atentat dhe as që kam marrë pjesë në ndonjë mbledhje, ku është marrë vendim për akt terrorist. Unë jam evolucioniste…”​Vepra e saj do të vidhej dhe do të botohej me emra të tjerë, madje dhe rusë.

26 shkurt 1951… mesnatë… në natën diktatoriale… në kryeqytetin më të mjerë të Ballkanit… andej nga Ura e Beshirit… i çuan të lidhur dorëpërdore me tela me gjëmba. 22 veta. Buzë një grope të madhe. Por, sa makabre, kishin sjellë dhe një kufomë aty, atë të Januz Kacelit, që e vranë në tortura. Nuk duhej t’i shpëtonte pushkatimit ai, as i vdekur… ​​​​​​Dhe mes tyre ajo, gruaja, më këmbë, e zbardhur, frikshmérisht e bukur. (…39 vjeçe…)Skuadra e pushkatimit i zbrazi breshëritë e armëve mbi ata, burrat… mbeti në këmbë veç gruaja… u dolën para plumbave burrat, e rrethuan ata për ta mbrojtur, kështu thanë, por dhe sikur ata të skuadrës së pushkatimit nuk donin të qëllonin mbi trupin e gruas, jo se ishin marrë vesh… por secili më vete ashtu vendosi… mbase diçka nga kanuni a mëshira… ndërsa burrat binin, ajo… tmerri ishte shumë herë më i madh. Sikur ulërinte terri. Tërmet në qiellin e zi, që binte si popla dheu. Kishte ardhur fundi. ​​​​Gruaja ende më këmbë, lemerisje e shtangur. Prokurori afrohet dhe qëllon mbi trupin e saj… ​​​​​​​​​I mbuluan shpejt e shpejt në gropën e përbashkët përsipër hodhën shkurre. ​​​​​​​​​​​​Dhe ndodhi, kur se ç’po bënin andej, shpyllëzime, një traktor që po punonte, befas nxjerr një kufomë gruaje, po e zvarriste… traktoristit i bie të fikët…

3.

Diktatori Enver Hoxha

kërkon falje në Qendër…

Po kujt, atyre që vranë me urdhërin e tij nga shkaku i asaj bombe, që hodhën në Legatën sovjetike e nuk dëmtoi kurrkënd apo u kërkoi falje nënave të atyre që i vrau, bijve të tyre, motrave, vëllezërve? Jo! E pabuesueshme! E tmerrshme! I kërkon falje kryevrasësit botëror Stalinit dhe i betohet se do të ndjekë rrugën e tij… Do të mjaftonte vetëm kjo letër, e shkruar dy ditë mbas plasjes së bombës, kur në të vërtetë bomba që vret është kjo letër, që Enveri të dënohej, edhe pse bëmat e tij të gjitha janë krime dhe “vepra” e tij e botuar në fund të fundit është një çmenduri vrastare. ​​​​Megjithatë Enver Hoxha është i dënuar me shekuj.

Shokut Josif Visarionoviç Stalin​​​​ Kremlin, Moskë.

Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë… duke hedhur dinamit në oborr… na ka goditur mu në zemër të Partisë dhe të popullit tonë… na ka prekur jashtëzakonisht, sepse ai u drejtua ndaj çka është më i dashur, më i shtrenjtë dhe më i shenjtë i popullit tonë, Bashkimit Sovjetik, që është gjithçka për ne e që pa atë nuk kishte dhe nuk mund të ketë jetë për popullin dhe Partinë tonë. […] Ne, shoku Stalin, ky akt i poshtër i armikut na ka egërsuar pa masë dhe na ka bërë të dhjetëfishojmë luftën dhe vigjilencën tonë ndaj imperialistëve gjakatarë, luftënxitës amerikano-anglezë, ndaj tradhtarëve fashistë të Beogradit, të Athinës dhe të Romës, dhe reaksionit të brendshëm, vegël e tyre. Shoku Stalin, Partia jonë do të jetë e pamëshirshme kundër armiqve të Bashkimit Sovjetik. […] ​​​​ Shoku Stalin, …ju kërkojmë ndjesë Juve, Partisë Bolshevike dhe Qeverisë Sovjetike dhe ju betohemi do t’ia lajmë këtë fatkeqësi që na ngjau ne. ​ Duke ju shprehur dashurinë dhe besnikërinë më të madhe që ne kemi për Partinë Bolshevike dhe për Ju, mësues gjenial dhe i shtrenjtë yni, pranoni të falat tona revolucionare. ​​​​​​ Në emër të pleniumit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë Sekretari i Përgjithshëm ​​​ Enver Hoxha

(Letra e plotë gjendet dhe në botime të tjera, sipas Arkivit të Shtetit.)

* * *

E rëndë dhe dëshpëruese pafund..

Një tmerr dhe turp shtetëror i pashlyer, një ndërgjegje e gjymtuar e një populli, kujtesë kolektive e traumatizuar… me klithma të mbytura…

Skenar i përgjakur. Sot më vjen të thërras, ku janë skenaristët, regjisorët, ato aktoret e shquara e aktorët e filmave dhe avokatët e Realizmit Socialist, ngrihuni, koha ju kërkon rol tjetër, jo në mbrojtje të krimit në art, por të artit që godet dhe krimin. Me vrasësit apo me të vrarët?

Një poet i madh europian thotë: ne jemi ajo që kujtojmë…

Filed Under: LETERSI Tagged With: Visar Zhiti

Opera “Skënderbeu” e Vivaldit

September 16, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Lista e kompozimeve rralla të kryera nga Antonio Vivaldi përfshin dhe operën “Skënderbeu”. Shfaqja e parë e kësaj opere u realizua në Teatro de la Pergola në Firence të Italisë më 22 qershor 1718. Ajo përuroi rihapjen për publikun të këtij teatri. Libreti u shkrua nga Antonio Salvi, libretisti i preferuar i Dukës së Toskanës, Ferdinando de’ Medici, nga familja e njohur e Mediçëve. Ngjarjet zhvillohen në muret e Krujës në rrethimin e parë të saj në 1450, ndërsa qyteti është i rrethuar nga trupat turke që drejtohen nga sulltan Murati. Ushtarët otomanë kapin rob Donikën, ndërsa Skënderbeu i shqetësuar rrëmben vajzën e sulltan Muratit duke menduar që konflikti të zgjidhej me këmbimin e dy robëreshave. Në fund Skënderbeu e çliron vetë Donikën e tij me trimëri dhe kritikët mendojnë se ka Vivaldi ka dhënë me këtë opera triumfin e dashurisë dhe burrërisë shqiptare.

Si shikohet subjekti është melodramatik, ku nuk mungojnë intrigat dhe zgjidhjet “Deus ex machina”, karakteristike për artin barok të kohës. Në fakt është një Skënderbej tjetër nga ai që jemi mësuar të shikojmë në artin shqiptar. Në artin europian të kohës nuk ishte fort i rëndësishëm epizmi i karaktereve sesa lirizmi dhe fryma kalorësiake e kohës. Fakti që Vivaldi zgjodhi Skënderbeun si subjekt të operës për këtë rast të rëndësishëm, konfirmon ndikimin që kishte ende në Europë heroi ynë kombëtar pothuajse 300 vjet pas vdekjes së tij. Ai ishte përfytyruar gjithmonë si një hero europian , “mik i virtytit dhe jo i fatit” si shprehej dhe vet Skënderbeu në letrën e tij të famshme dërguar Ferdinantit të Napolit.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT