• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2022

AT GJERGJ FISHTA NDEROHET, POR EDHE NDERON…

October 25, 2022 by s p

Zija Çela/

Dje ishte ditëlindja e të paharrueshmit At Gjergj Fishta dhe bashke me Rudolf Markun e kaluam diten ne Lezhë. Me nje organizim serioz nga bashkia e qytetit, kjo Përkujtimore Nderimi po manifestohej atje edhe me çmimet letrare, pas konkursit mbarëkombëtar.

Jo rastësisht, m’u kujtua se në një tetor të tillë të largët ndodhesha në Krumë të Hasit. Ishte viti 1969, pra 53 vjet më parë. Me time shoqe, mësuese si unë, sapo ishim transferuar nga pllaja e Helshanit, që ndante Kukësin nga Tropoja. Krejt papritur, një koleg më tha se deshironte te më bënte një dhuratë. Mësuesi Maliq vinte në Krume nga nje fshat afer Qafës së Prushit dhe të nesërmen ma solli dhuratën. E kishte mbështjellë trefish me gazeta dhe gjithashtu e kishte futur në një torbë. Nuk e di pse më besoi mua për dhuraten aq te çmueshme, apo ndoshta deshi ta hiqte me dinjitet nga shtepia ate “bombë”, së cilës mund t’i vinte befasisht sahati i shpërthimit… Sidoqoftë, për herë të pare Gjergj Fishta me Lahutën e tij, botim i vitit 1937, hyri ilegalisht në konviktin e nxënësve, ku kisha një dhome. Mandej, kahdo qe e kam pase nje strehë, madje edhe me plaçkat në krah, ai liber ka qene me mua.

A mos ishte taksur qysh në Krume se nje dite do te ritakohesha me At Gjergjin në Lezhë!?… Edhe ndoshta. Sepse krahas fituesve per gjini te ndryshme, në Lezhë juria ishte kujdesur qe te vleresonte edhe karrieren e gjate te tre autoreve. E midis tyre, poetit te madh Rudolf Marku e studiuesit te nderuar Tonin Çobani, isha edhe une.

Me kishte vajtur nder mend qe Lahuten e Malcis t’ia dhuroja atje bibliotekes se qytetit. Edhe ne shenje mirenjohjeje. Po, i jam mirenjohes Lezhës. Ashtu siç i jam mirënjohes Shëngjinit, ku më pare jam nderuar me Çmimin At Zef Pllumi, një vigani tjetër te fuqisë së Fjalës. Po më vjen të them se sikur ndihem i bekuar prej tyre dhe, a thua se prej ndonje “paragjykimi”, e mbajta ende librin ne biblioteken time. Se keshtu ka thene vetë At Zefi, rrno per me tregue.

M’u dha mundësia te takoj nga afer miq te njohur e te panjohur. Çfare mirësjellje, keta te fundit nuk më vinin në siklet me pyetjen “Hë, me thuaj kush jam une?” Ata vetem hapnin krahet dhe pikerisht perqafimi behej kartëvizita jone. E keshtu takova Albertin, Ismetin, Almen, Adelinen, Frrokun, Nikoll Njeçin… Ishte prekës takimi me Njeçin, sepse donte patjeter te bente edhe “qoken”. Ai me tha, me ka mbetur peng, profesor, u shtrove ne spital e une nuk erdha me te pa, kur shkove me pushime, prape s’u takuam, e tash qe te kam ketu, po deshiroj… Vilat e rrushit ne qese sapo i kishte vjele, të ruajtura në dega per miqte; rakia ne ate shishe ishte prej duarve te tij… O te lumshin duart punëtore, duart e tua me kallo, mik bujar e fisnik Nikoll Njeçi!

Me kishin thene nje gje, qe nuk mund ta besoja. Sepse si ta besoja qe Pjerin Ndreu, aq ma teper kur e perfytyroja edhe me uniforme policie e spaleta te renda, na ditka poezi permendsh!! Gjeta rastin ne rruge dhe nuk ia solla rrotull, por e vura ne prove direkt. E t’ia nisi kryebashkiaku, njera pas tjetres i tha dy poezi te Ndoc Gjetjes rresht e rresht. Ne mos lexoshin vetë, uroj makar qe kryebashkiakët te mos i devijojne fondet e as te mos e rrudhin doren per te blere libra e per t’i pasuruar bibliotekat e qyteteve te tyre.

Ndersa po shetisja me Rudolf Markun ne vendlindjen e tij, qëndruam gjate te monumenti i Fishtës. Me ndryshimet qe jane bere ne ate shesh, une nuk po mund te orientohesha si dikur. Prandaj e pyeta Rudolfin se ku ndodhej shtepia e tij, ajo ku une kisha qene para viteve -90. Ai heshti një grimë herë, pastaj buzeqeshi e më tha: “E di ku ndodhemi? Jemi pikerisht ne oborrin e shtepise qe kane pasur prinderit e mi.”

Ndoshta prej shtepise, qe kishte mirepritur monumentin, fillova te sillja ne mend urbanistiken e dikurshme. Aty ne krah, dikur ka qene nje rruge e ngushte, ku mund t’ia jepje vrapit, te dilje drejt e te lumi dhe te hidheshe ne uje për… Per çfare, per çfare te hidheshe ne uje? Sa thelle ndihet nganjehere shtypja, frika e perditshme dhe monotonia vdekjeprurese e jetës.

Filed Under: Opinion

O’Ccaffe, një sipërmarrje e re shqiptare në Arthur Avenue

October 24, 2022 by s p

Një sipërmarrje e re shqiptare shtohet në Arthur Avenue. Një vatran dhe patriot i angazhuar prej dekadash, Anton Raja së bashku me vatranin Kujtim Funiqi udhëheqin një sipërmarrje kafeterie në Arthur Avenue, Bronx, New York. O’Ccaffe çeli siparin në një mbrëmje festive me patriotë e vatranë. Festa zgjati deri në orët e vona ku pjesëtarë të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë u mblodhën së bashku për të festuar e përuruar rrugëtimin e një sipërmarrjeje e shërbimi shqiptar.

Filed Under: Komunitet

Letër e hapur nga bashkëshortja e poetit Havzi Nela: Drejtuar deputetve të Kuvendit të Shqipërisë

October 24, 2022 by s p

Zonja dhe Zotrinj!

Unë jam Lavdie Nela ish e burgosure politike nga regjimi Stalinist i Enver Hoxhës. U  burgosa së bashku me burrin tim Heroin Havzi Nela në moshën më të bukur të rinisë, u denova me 10 vite burg politike, dhe im shoq u denua për gjith jetën, duke e kryer denimin në kampet çfarosëse të Burrelit, dhe Spaçit, dhe në kampin e internimit në një fshat malor të Arrnit Kukës deri në dt. 10 gusht 1988 kur diktatura e vari në litar kur binte muri i Berlinit në Europë. Ashte me kete fryme qe mora inisiativen me ju drejtue sot anetareve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, e me çfaqe shqetesimin tim te pakufishem per nji zhvillim sa te papritun aq edhe te pafalshem nga ana e juaj si ligjëvënës! 

Zonja dhe Zotrinj Parlamentar!

Kushtetuta ashte ligji themeltar i vendit, dhe esenca e ketij ligji ashte mbrojtja e jetes dhe lirise se qytetareve, e të drejtave dhe lirive të tyre? 

Fatkeqësisht shoh me keqardheje se ju si deputetë për interesa të pushtetit me vendime politike të partive që përfaqësoni e shkelni kushtetutën ndaj atyre qytetarve shqiptar të aftë për ti shërbyer shtetit por që ju nuk i keni militantë e zbatues të vendimeve tuaja politike. 

Kemi tre dekada që në institucjonet Kushtetuese nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë. 

Gjatë 31 viteve janë promovuar dhe kan  drejtuar këta institucjone individë që i kan shërbyer diktaturës, ose kan lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha, dhe të votuar nga PD&PS.

Sot fatkeqësisht të gjitha institucjonet kushtetuese  drejtohen nga të priviligjumit e diktaturës.. 

Zbatimi i vendimeve politike të partive duke anashkaluar kushtetutën, ndaloni të drejtën e antikomunistëve të konkurojnë dhe drejtojnë institucjonet kushtetuese. Institucjonet kushtetuese janë të shqiptarve jo vetëm për politikanët dhe interesat e tyre për pushtet. Vendimet politike që shkelin kushtetutën janë luftë klasash ndaj atyre që i mbijetuan krimeve komuniste. Siç po veprohet dhe tani me kanditaturën për Avokat Populli. Paralelisht me ata nuk është  edhe respekti per viktimat e pafajshme të këtyne krimeve jane dy aspekte të së njejtës monedhe: natyra dhe pesha e pergjegjsise sone, si dëshmitare të kësaj tragjedie thellesisht njerezore dhe rranjësisht kombëtare, ashte nji problem ekzistencial për të gjithe njerezimin e ndershem, problem që ka karakter politik e personal- dhe fetar për ata që besojnë!  Këtu kemi te bajme me “…një terrorizëm shtetror të markës shqiptare që nuk denon krimet e komunizmit dhe sot me mandatin e deputetve juve si ligjvënës nuk lejoni që institucjonet kushtetuese të drejtohen nga kapacitete që vijnë nga shtresa antikomuniste ish të  përndjekur nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës. Boll ma me urrejtje ndaj nesh. Kemi 31 vite që po provojmë përçmimin e kësaj klase politike ndaj nesh të mbijetuarve të diktaturës.  

Zonja deputete!

Në moshë tuaj jam denuar dhe kam filluar kalvarin e vuajtjeve të cilat fatkeqësisht dhe sot në të ashtuquajtur demokraci vazhdojnë.  

Keni 31 vite që votoni në parlament xhelatët, e regjimit të Enver Hoxhës. Dhe nuk votoni një të përndjekur politikë në drejtimin e këtyre institucjoneve të shtetit shqiptar. Në emër të nënave, motrave që u sakrifikuan rininë e tyre, që ngelen  pa fëmij siç kam ngelur unë, e qindra të tjerë nga krimet e komunizmit,  ju bëj apel; ndergjegjesohuni, mos u turpëroni..Nqs doni të mbroni moralin, votoni për Avokat Populli kanditaturën e të përndjekurve politikë dhe të shoqërisë civile, Aktivistin e shquar në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut për tre dekada, birin e një nëne burrneshë që mbrojti hebrejtë nga nazizmi, duke sakrifikuar ushqimin për fëmitë e sajë. Djalin e një luftëtari antifashistë, qëndrestarit  antikomunist që përballoi torturat çnjerzore të sigurimit të shtetit dhe që u denua me 17 vite burg politikë si agjent  anglo-amerikanve. Nipin e tre të pushkatuarve, dhe dy të mbytur në hetusi.Votoni përfaqësuesin tone Dr. Besim Ndregjoni.

Antar të Kuvendit të Shqipërisë

Kanditaturat tona i demokratizojnë institucjonet nuk i politizojnë ata.

 I bëjmë thirrje të 59 deputetve të opozitës: Bëni demokraci me vote dhe jo me vendime politike. Vota  e juaj,nuk i shërben një individi, por kauzës dhe kontributeve për  ndërtimin e shtetit të së drejtës. 

Shembjani këtë mur politik tridhjetveçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politike se i sherbeni paqes dhe jo urretjes. Denoni sëbashku me ne, vendimet politike që meren nga politikan e forca politike për interesa klienteliste për miq e shokë, kundra kanditaturës të Përndjekurve Politikë. Jo narcizmit politik ndaj të përndjekurve.

 Ua keni borgj të përndjekurve politikë që keni 31 vite që u merni votën  dhe mandatohej me votën tonë dhe për të drejtat dhe liritë e tyre  nuk çani kokën, dhe votoni  të përkdhelurit e diktaturës. Urrejtja është fenomeni më i lig që ka kaluar shoqëria shqiptare. Boll ma me urretje. Shqiptarët kan vuajtur dhe po vuajn nga urrejtja e politikës. Mos harroni se nqs nuk e denoni urrejtjen ajo ka me u kthyer bemerang dhe për ju!

Na lejoni të jemi qytetarë me shanse të barabarta, neve që denuam urretjen dhe përçuam paqen,

Boll ma! Shqiptarët kan vuajtur 50 vjet nga urrejtja.

Lavdie Nela

Ish e burgosure Politikë prej 10 vitesh.

Bashkëshortja e Poetit martir të lirisë Havzi Nela.

Filed Under: Rajon

GËZUAR DITËLINDJEN, AT GJERGJ FISHTA!

October 24, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

See the source image

Thuhet se ditëlindja e njerëzve të mëdhej duhet shënuar, por jo, domosdoshmërisht, edhe kalimi i tyre në amshim, pasi njerëz të mëdhej – siç është At Gjergj Fishta për Shqiptarët – nuk vdesin kurrë.  23 Tetori (i vitit 1871), shënon datën kur ka lindur Gjergj Fishta, kolosi i madh, Nderi i Kombit, fati i kombit që e lindi — At Gjergj Fishta, fati i kombit për Shqipërinë e Lirë | Gazeta Telegraf —  Sot, kujtimi, veprat dhe emri i Fishtës nuk janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, në Kosovë dhe as në trojet shqiptare në përgjithësi. Por ama as nuk promovohen, zyrtarisht, as veprat e tija dhe rrallë herë, ose pothuaj aspak, as nuk shënohet ndonjë datë që ka të bëjë me jetën dhe veprat e poetit dhe shkrimtarit të madh Gjergj Fishtës. Por edhe kur ndodhë që shënohet, duket sikur bëhet me gjysëm zemër, sa për sy e faqe. — Frank Shkreli: At Gjergj Fishta dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë një hap përpara, dy mbrapa | Gazeta Telegraf —

Gjatë komunizmit në Shqipëri, por edhe në ish-Jugosllavinë fqinje komuniste, veprat dhe emri i At Gjergj Fishtës ishin rreptësisht të ndaluar, ndërsa Poeti i Kombit shqiptar konsiderohej si armik i popullit, fashist dhe madje edhe anti-shqiptar.  As që mund të bëhej fjalë për kujtimin e emrit të tij ose të veprave të tija, gjatë asaj periudhe fatzezë për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar.  Por këtë boshllëk të madh kulturor mundohej ta plotësonte – sipas mundësive të saja – diaspora anti-komuniste shqiptare e pas Luftës së Dytë Botërore.

Një rast i tillë, që ma kapi syri duke iu referuar disa revistave të vjetra të diasporës shqiptare në Perendim, ishte 23 Tetori i vitit 1961. I binte të ishte 90-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës.  Duke marrë parasysh trajtimin e keq që regjimi komunist shqiptar dhe ai jugosllav i bënin emrit të mirë dhe veprës madhështore të Fishtës – intelektualët e asaj kohe, një brez që nuk besoj të përsëritet më –një grup që mund të thuhet se përfaqësonte ajkën e kulturës shqiptare, ndoshta e të gjitha kohërave. Një grup që ishte arratisur nga komunizmi, në krye me Redaksinë e revistës “Shëjzat” , kishin vendosur që në mungesë të shënimit të 90-vjetorit të lindjes së Gjergj Fushtës në trojet shqiptare, të kremtonin 90-vjetorin e lindjes së Fishtës me 23 Tetor të vitit 1961, me një numër të veçant të revistës së njohur Shejzat.   

Komiteti i nderit për të përkujtuar 90-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës (me 23 tetor 1961), përbëhej nga rreth 25 anëtarë ndër më të dalluarit e intelektualëve shqiptarë anti-komunistë të asaj periudhe dhe rreth 20-shkrimtarë dhe intelektualë të fushave të ndryshme, kontribuan artikuj shkencorë, “për t’i dhënë shkëlqim të denjë përkujtimit të Poetit Kombëtar”, në atë numër të veçant të Shëjzave, kushtuar At Gjergj Fishtës, në 90-vjetorin e lindjes (1961).

Në kryeartikullin e tij me titull, “Apostullata Kombëtare e Fishtës”, botuesi i Shejzave, Prof. Ernest Koliqi e kujtonte Fishtën, “Si Poet Kombëtar i cili synonte ndërtimin e Atdheut. Vjerrshimi për Të, ishte sidomos mjet për të nxjerrë nga thellësistë e shpirtit të popullit idenë e Shqipërisë që një robëri dërmuese pesë shekujsh kishte kredhë a zhytur në terratisje të plotë…Fishtës, ashtu si edhe më të mëdhejve të apostuj të shqiptarizmit nuk i shpëtonte fakti se varra më dëmprurse e mbetur në trup e në shpirt të Kombit nga e kaluara fatkqeqe ishte ndasia në mes Shqiptarëve… Me çiltërinë e vet burrërore, Ai na tregon mënyrën se si të arrihet bashkimi i vërtetë kombëtar, jo duke fshehur shkaqet e ndasive, por duke i zbuluar ato për të gjetur barin mjekues. Mësimin e lartë të këtij Apostulli të Madh të vëllazërimit shqiptar duhet t’a mbajmë gjallë sot e mot në zemrat tona, nqëoftse duam që të mos fiket hylli i Kombit në hapësirës e kupës qiellore”, ka porositur Ernest Koliqi në përkujtimin e tij, kushtuar At Gjergj Fishtës me rastin e 90-vjetorit të lindjes së  tij (1961).

Ndërsa Dhimitër Berati në “Kujtimet dhe Shënime” kushtuar mikut dhe bashkpuntorit të tij Gjergj Fishtës, në konferenca ndërkombëtare në mbrojtje të Shqipërisë dhe të drejtave të shqiptarëve, se veprat e përsosura të shkrimtarëve të mëdhej, si Lahuta e Malësisë e At Gjergj Fishtës dhe Historia e Skenderbeut  e Naim Frashëri, “Duhet t’i këndojmë, t’i mësojmë e t’i nderojmë veprat e tyre si një prirje e natyrshme ndaj Atdheut, si një shenjë dashurije për popullin tonë. Ato na e pasqyrojnë  ashtu si është, me të mirat e me të metat, me ndjenjat e mendimet që ka trashëguar nga gjysh-stërgjyshi, me zakonet e traditat që kanë ruajtur fisin e farën, gjatë shekujve”, ka shkruar Dhimtër Berati, bashkpuntor i ngusht i At Gjergj Fishtës.

Një tjetër bashkohas i Fishtës dhe njëri prej burrave nënshkrue të Pavarësisë së Shqipërisë, Ekrem Vlora,  në përkujtimin e ditëlindjes së Fishtës shkruante se Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, “Na shtiu në radhën e popujve të qytetëruar. Thash të qytetëruar! Mos u çuditëni! Sepse nuk është vetëm përparimi lëndor teknik që i jep një populli të drejtën të cilësohet i qytetëruar. Janë ndofta më tepër vlerat morale, mentore dhe shoqnore që e rreshtojnë në radhët e njerëzimit të përsosur. Shqiptari që ka qenë përherë i përbuzur  nga fqinjt e tij për këtë  pikëpamje ka vendin e vet në radhët e qytetërimit shpirtnor dhe ka një vend të lartë që e ka zenë që me kohë. E ka zenë se pse që nga koha e historisë së tija më të lashtë ka qenë i pajisur me gjithë ato cilësi me gjithë ato vlera shpirtënore me të cilat hyjnon Fishta në Lahutën e Malësisë. Por, Lahuta me të cilën ka kënduar Fishta vlerat e asaj Malësisë së tij kreshnike nuk ka tingëlluar vetëm për rrethin e ngusht. Ka tinglluar dhe vazhdon të ushtojë si kumona e kushtrimit anë e mbanë Shqipërisë”, ka shkruar Ekrem Vlora për jetën dhe veprën e At Gjergj Fishtës.

Është e pamundur që në këtë përvjetor, në një artikull të shkurtër përkujtimor si ky  me këtë rast, të pasqyrohen kujtimet e rreth 20-shkrimtarëve ndër më të mirët e Kombit, të shprehura me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Fishtës në numrin e posaçëm të Shëjzave, kushtuar atij në vitin 1961. Por po e përmbyll me disa fjalë nga parathënja e kolegjumit përgatitës të këtij botimi të posaçëm për jetën dhe Veprat e Poetit, që janë një pasqyrim i mendimeve të tyre: “Në Shkodrën e Gencit, bri Rozafës ilirjane, (Fishta) nguli kvartierin e shtatmadhorisë së Shqiptarizmit. Të rijve që e rrethuan, ai ma i pari, në shkollën e vet u mësoi gjuhën gjyshore (1902), duke nisur nga alfabeti (1908) e deri në hovet më të nalta lirike. Të rriturve u dha në dorë LAHUTËN magjike për t’i këthyer këta në ushtarë të vatanit. Neofitët e rij të atdheut i radhiti të armatosun  mbas Marash Ucit e Oso Kukës, Abdyl Frashërit e Ali Pashës, Dedë Gjo’ Lulit e Vrionit, Patër Gjonit e Hafiz Myslimit. Në ball të luftës kundra armiqve të jashtëm, shpalosi flamurin me shkabën kastriote, të lirë e sovrane, të ndarët ndër fise e krahina, nga ndryshimet fetare e kulturore, i pushoi embël në prehërin e Barazimti kristjan”,  shkruajnë anëtarët e nderit të kolegjumit të numrit të veçant të Shëjzave kushtuar Gjergj Fishtës me rastin e 90-vjetorit të lindjes, në vitin 19961.

Në vlerësimet e tyre për Fishtën, ata kanë shkruar se Gjergj Fishta, “Mbas Zotit e Fesë ai dashuroi Atdheun dhe këtij i kushtoi mundin e vet e djersën, veç për t’a parë të lumtun e të përparuar. Hatroi zhgunin që bajti dhe hijen e tij e bëri të bekuar”.  Si i “bekuar” e thirrën kahdo që i shkelte këmba si përfaqsues i Shqipërisë dhe kombit në Konferencën e Parisit 1918, në Athinë në 1930, në Stambollë, 1931, në Bukuresht në 1932, në Amerikë, 1919, e në Romë, 1939.

At Gjergj Fishta pra, si i përkushtuar ndaj Fesë dhe Atdheut – “Shqiptar jetoi gjithë jetën. I varfën lindi dhe ma i varfër vdiq. Nuk grumbulloi pasuni, por i la Kombit pasuninë më të madhe, veprat që nuk dijnë kurrë mort!”, është shprehur  Karl Gurakuqi, njëri prej shkrimtarëve që kontribuan në numrin e posaçëm të revistës Shëjzat kushtuar 90-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, botuar në numrin Nentor-Dhetor, 1961. 

Gëzuar Ditëlindjen At Gjergj Fishta! Ndonëse gjithnjë i harruar dhe i anashkaluar, zyrtarisht, anë e mbanë trojeve shqiptare, në këtë përvjetor të lindjes, urojmë që vlerat e Tua të shprehura në Lahutën e Malësisë, të jenë një pasqyrë udhërrëfyese për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve, në mbrojtje të vlerave historike kombëtare dhe në shpëtimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve nga ndërhyrjet e ideologjive të huaja dhe të kulturave gjysmake sllavo-aziatike, historikisht, dashakeqse ndaj vlerave dhe interesave shqiptare. 

Frank Shkreli 

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli

Promovim veprash të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, Tefik Ramadani e Driton Gashi

October 24, 2022 by s p

22 tetor 2022, 

Gjermani – Mannheim

Në panel ishin të pranishëm: Naser Hoxhaj – Kryetar i Shoqatës DARDANIA të Mannheimit, Tefik Ramadani, Nusret Pllana, Driton Gashi, Xhafer Leci, Baki Mustafa e Can Tahiri. Nga një organizim shumë dinjitoz të Shoqatës DARDANIA, në Mannheim, u mbajtë suksesshëm promovimi i librit të xhepit „Vergiss Niemals – Mos harro kurrë“, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, të librit „Në gojën e gjarpnit“, të Prof. Tefik Ramadanit (veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe i burgosur politik) dhe librit “Mit Doppeladler in Ruhrppott“, të autorit Driton Gashi nga Mannheimi. Përveç shumë aktivistëve, afaristëve e veprimtarëve të shumtë të çështjes kombëtare, morën pjesë edhe shumë bashkëatdhetarë gjithandej Gjermanisë, studentë e studente të Organizatës rinore të Universitetit të Mannheimit, me Gjentila Bajren – Kryetare, bashkëluftëtarët e Nusret Pllanës, Ilir Krasniqi( vëllai i Heroit të kombit Adrian Krasniqi) e Abedin Sadrija, si dhe shumë dashamirë të artit e të kulturës, të cilët me prezencën e tyre aktive, e krijuan një atmosferë madhështore të promovimit të këtyre veprave publicistike e dokumentare, autorët e të cilëve, shpeshherë nderoheshin edhe me duartrokitje frenetike nga të pranishmit. Faleminderit Shoqatës “Dardania“ të Mannheimit për këtë organizim të suksesshëm, por një falënderim shumë i veçantë i shkon edhe z. Baki Mustafa – Kryetar i Ansamblit PAVARËSIA, të Shtutgartit, i cili qe më tepër se dy dekada e përkrah moralisht e materialisht autorin Nusret Pllana, me promovimet e shumta gjithandej Evropës, si dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, gazetarit e ambasadorit të paqës, z. Can Tahiri, të cilët e shoqëruan për tri ditë rresht, autorin N. Pllana, në promovimet që i kishte për një kohë shumë të shkurtër ( brenda dy dite), në Keln dhe Mannheim. Shumë faleminderit piktorit të mirënjohur shqiptar, z. Halit Nezaj(King Lita), për pikturën e bukur dhuratë, me figurën e Komandantit legjendar Adem JASHARI, për çka i jam mirënjohës përjetësisht. Autorët: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, përzemërsisht iu falënderohen të gjithë pjesëmarrësve, për prezencën e tyre dhe respektin e treguar në vazhdimësi ndaj punës dhe veprimtarisë tonë aktive në shërbim të çështjes kombëtare, e që e kanë të vetmin qëllim, denoncimin e barbarisë dhe mizorisë serbe deri në shkallë gjenocidale mbi shqiptarët, dënimin e Serbisë nazifashiste dhe gjakatare për gjenocidin mbi shqiptarët dhe, mos – harresën e kujtesës historike, defekt ky, pothuajse „gjenetik“, i shqiptarëve shekuj me radhë!

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT