• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2022

NOBELISTËT QË ANUAN NGA SERBIA E ZJARRVËNËSIT TË BALLKANIT

October 20, 2022 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Në vitin 1999, rreth një milion shqiptarë në Kosovë, u detyruan të largohen prej vatrave stërgjyshore. Për ta parandaluar një katastrofë humanitare përmasash biblike, spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, më 24 mars të vitit 1999, aleanca veri-atlantike NATO ndërhyri ushtarakisht kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbo-çetnike* të piromanit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. 

Gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë (06.04.1992 – 14.12.1995), Serbia ka kryer gjenocid ndaj popullsisë myslimane (boshnjake). 

Më 11 – 19 korrik 1995, serbët vranë në Srebrenicë mbi 8.000 myslimanë (boshnjakë) civilë. Kjo është ngjarja më e tmerrshme në historinë bashkëkohore të Evropës. 

Masakra u krye: 

– nga Ushtria e Republikës Serbe, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, tanimë të dënuar nga Gjykata e Hagës me dënim të përjetshëm; si dhe

– nga formacioni paramilitar “Shkorpioni” (Skorpionët – Akrepat), bashkë me disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Në vitet 1998 – 1999, Serbia e kasapit të Ballkanit – Millosheviqit, kreu krime dhe gjenocid edhe në Kosovë.

*   *   *

Përkundër krimeve makabre serbo-fashiste në Kosovë, katër laureatë të çmimit “Nobel” për letërsi u prononcuan kundër ndërhyrjes ushtarake të NATO-s ndaj makinerisë vrastare serbe. 

Këta nobelistë janë:

– laureati i vitit 1970, prozatori rus Aleksandar Solzhenjicin (1918-2008); 

– laureati i vitit 1997, dramaturgu italian Dario Fo (1926-2016); 

– laureati i vitit 1998, romancieri portugez Zhuze Saramagu (José Saramago, 1922-2010); 

– laureati i vitit 2005, dramaturgu anglez, nga babai çifut, Harold Pinter, pseudonimi David Baron (1930-2008); dhe 

– laureati i vitit 2019, prozatori, dramaturgu dhe poeti austriak me prejardhje edhe sllovene, Peter Handke (1942- ).

Tre të parët, Aleksandar Solzhenjicini, Dario Fo dhe Zhuze Saramagu (José Saramago) ishin laureuar para ndërhyrjes së NATO-s, ndërsa dramaturgu anglez, nga babi çifut, Harold Pinter si dhe prozatori, dramaturgu dhe poeti austriak me prejardhje edhe sllovene, Peter Handke, u laureuan gjashtë vjet, përkatësisht njëzet vjet pas ndërhyrjes së NATO-s. 

*   *   *

Laureati i vitit 1999, dramaturgu dhe poeti gjerman Gynter Gras (Günter Grass, 1927-2015), e ka mbështetur ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. 

Por, sipas burimeve serbe të datës 14.10.2019, në një intervistë dhënë javores “Vreme” të Beogradit, ky paska deklaruar se qenkësh penduar: “…sot do të isha përpjekur kundër bombardimeve…”.  

*   *   *

Është për t’u habitur se si nobelistët e sipërthënë të letërsisë – Dario Fo, Zhuze Saramagu (José Saramago) dhe Harold Pinter nuk u prononcuan kurrë lidhur me krimet e kryera serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë. Me fjalë të tjera, nuk e dënuan me asnjë fjalë gjenocidin serb ndaj myslimanëve (boshnjakëve) dhe ndaj shqiptarëve. Laureatët e lartpërmendur nuk e çelën gojën dhe nuk shkruan as edhe një rresht të vetëm lidhur me ekzekutimin barbar të mbi 8.000 civilëve në Srebrenicë.    

*    *    *

Prononcimi i disidentit rus Aleksandar Solzhenjicin lidhur me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër makinerisë vrastare serbe është dhënë kur ai i kishte mbushur 90 vjeç, ndaj vetëm një Zot e di në është deklarata e tij autentike, apo është pjellë e propagandës gebelsiane serbe. Dy-tre muaj pas “prononcimit” të tij, ai vdiq.

Sa i përket shkrimtarit austriak, i cili ka edhe prejardhje sllovene, Peter Handke, nuk duhet të habitet kush. Ky, jo vetëm që ka dalë kundër ndërhyrjes së NATO-s, por edhe e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë politikën fashiste serbe të kohës së Millosheviqit dhe të Vojisllav Sheshelit si dhe të pasardhësve të tyre – Aleksandar Vuçiqit me shokë. 

Politikën serbe të krimit dhe të gjenocidit në Kosovë nuk e kanë dënuar, përkatësisht e kanë mbrojtur vetëm forcat më të errëta të rruzullit tokësor, si kryetari i Rusisë Vladimir Putin, ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, kryetari i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko, kryetari i Koresë së Veriut Kim Jong-un. Në mesin e tyre bën pjesë edhe shkrimtari nobelist Peter Handke.  Vlerësimi i tij me këtë çmim prestigjioz, s’i bën dot nder komitetit të “Nobelit” të Akademisë Mbretërore të Suedisë. 

*   *   *

Shënim: Me shprehjen çetnik-ë nënkuptohen pjesëtarët e lëvizjes nacionaliste dhe shoviniste të ideologjisë serbomadhe. Gjatë historisë, fjala “çetnik” e ka ndryshuar domethënien. Është përdorur në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX – në Serbi dhe në Maqedoni, por edhe në Dalmaci dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Fjala “çetnik” sot ka kuptimin: “Anëtar i organizatës ushtarake serbe me synim nacionalist dhe shovinist, skajshëm serbomadh”.      

Prof. Xhelal Zejneli         

Filed Under: LETERSI

Shqiperia/ Shoqëria, politika dhe çrregullime të trurit në një kontent historik

October 20, 2022 by s p

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D/

Duke u bazuar në studimet e neuroshkences sëmundjet mendore janë çrregullime të trurit, pra kanë një bazë biologjike (Griesinger W. 1861; Menninger K, et al, 1959) dhe si të tilla duhen trajtuar si ç’do sëmundje fizike. Sëmundjet mendore përballohen me vështirësi si në shoqëri ashtu dhe politike apo ligjislature, duke u trajtuar si një stigmë që ka penguar bisedën e hapur historikisht në edukimin dhe kuptimin e këtyre ç’rregullimet. 

Në Shqiperi, ashtu si dhe në shumë vënde të botës, tabutë brënda shoqërisë shpesh i trajton sëmundjet mendore të trurit duke i perceptuar ato si të papranueshme dhe të pakuptuara. Për shkak të mungesës së mirëkuptimit ose paaftësisë për të kuptuar sëmundjen apo dhe një etiketë morale shumë raste janë mbuluar apo harruar. Kjo shihet në shkallë me çrregullime të trurit si psikozat, çrregullime bipolare, alzheimer, parkinson, e të tjera…por dhe ato që shfaqen më shpesh në nivele të ndryshme siç janë ankthi, stresi, çrregullime në ngrënie, pagjumësi, emocione, adiksione, dhe të tjera. 

Si shumë çrregullimet të tjera edhe çrregullimet e trurit influencojnë individë të ndryshëm në ç’do profesion dhe ç’do moshë. Mungesa e transparences në data studimore e këtyre sëmundjeve gjatë shumë viteve historikisht ka thelluar hendekun e kuptimit dhe edukimit të shoqërise kundrejt çrregullimeve të ndryshme, gjë që transmetohet në familje, institucionet edukimi dhe politikë. 

Historia në shumë vënde të zhvilluara të botës është përballuar me shumë eksperienca individuale ashtu dhe politikanë që kanë drejtuar vendet e tyre në rrethana të ndryshme të historisë (Parcesepe, A. M., & Cabassa, L. J. 2013). Politika, për veç faktit që është një profession i complikuar me shumë fusha dhe faktorë apo interesa të ndryshme e bën të jetë më e maskuar apo e fshehur më shumë se professionet e tjera. Në Shqipëri ka një vakum informacioni në lidhje me këtë subjekt, duke u bazuar në informacionet historike. Në një studim që kam bërë në Columbia University në New York, dhe me ndihmen e Arkivës së Shtetit, kam hasur në material që legjitizon fshehtësinë dhe ndalimin e studimit dhe marjes së një informacioni të tillë (Lubonja, R., F. 2018). Ky legjislacion është ruajtur me fanatizëm për shumë vite në historinë e vendit, gjë që ka sjell pasoja në mangësitë dhe mundësitë e studimeve si nga studiues shqiptar ashtu dhe specialist huaj. Si pasojë shumë informacione dhe situata të individëve me çrregullime të trurit nuk janë publikuar apo kuptuar nga shoqëria në përgjithësi. Kjo ka bërë të thellohet edhe më shumë ndër vite vakumi i edukimin mbi çrregullimet të trurit. 

Ne Shqiperi, duke u bazuar në informacionet arkivore historike, ka patur raste të njerëzve të historise që kanë vuajtur në një farë periudhe të jetës së tyre nga çrregullime të trurit. Pavarësisht se raste të tilla nuk janë bërë asnjeherë publike apo subjekte studimi nga studiues të

ndryshëm, ato kanë ekzistuar dhe duhen respektuar si cdo çrregullim biologjik. Një rast interesant është rasti i ish-kryeministrit të shtetit gjatë periudhes së Mbretërisë Shqiptare “Mbretnija Shqiptare”, Sulejman Bej Delvina (Arkiva e Shtetit, Drejtoria e Shëndetsisë, 18/1/1932). Dokumenti i referuar nga arkiva e shtetit tregon interesimin e shtetit për shtrimin e pacientit në një trajtim të privilegjuar apo respektuar. #fatjonalubonja 

Resources APA: 

Arkiva e Shtetit, Drejtoria e Shëndetsisë, (1932). Tirane

Lubonja, R., F.(2018). Shqiperia, censura studimore dhe poilitka ne nje kontent historik. Opinion.al 13/11/18 http://opinion.al/shqiperia-censura-studimore-dhe-politika-ne-nje-kontent-historik/ 

Menninger K, Ellenberger H, Pruyser P, et al. The unitary concept of mental illness. Pastoral Psychol. 1959;10:13–9 

Griesinger W. Die pathologie und therapie der psychischen krankheiten: für aerzte und studierende. The pathology and therapy of mental illnesses: for physicians and students A. Krabbe; 1861. 

Parcesepe, A. M., & Cabassa, L. J. (2013). Public stigma of mental illness in the United States: a systematic literature review. Administration and policy in mental health, 40(5), 384–399. doi:10.1007/s10488-012-0430-z

Filed Under: ESSE

Hapet «Shkolla shqipe» në Langnau të Kantonit të Bernës

October 20, 2022 by s p

 “Shkolla shqipe” në Zvicër jo vetëm që një është një vlerë e shtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili arriti t`i bashkoj prindërit dhe mësuesit rreth shkollës shqipe është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare.  

Ein Bild, das Person, Boden, drinnen, stehend enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësuesen Leonora Zoto dhe koordinatorin e shkollës shqipe në Zvicër Dr. Vaxhid Sejdiun

Dje, me datën 19 tetor 2022 ishim në hapjen e pikës shkollore në gjuhën shqipe në Langnau të Kantonit të Bernës.  Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën amtare ishte shndërruar në “zgjua bletësh”. Nxënës të cilët kishin ardhur në ditën e parë të mësimit ishin mjaft të motivuar nga dëshira e madhe për ta mësuar sa më mirë gjuhën e nënës.  Buzëqeshjet e tyre ishte diçka të veçanta, të bukura, hyjnore. Fytyrat iu shndrisnin nga gëzimi. Ata edhe pse për nga mosha dalloheshin, të gjithë për një ditë po fillonin mësimin në gjuhën amtare. 

Ein Bild, das Text, drinnen, Person, Tisch enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Nxënësit  e grupit të parë, të shkollës shqipe në Langnau, të Kantonit të Bernës

Fakt është se  “Shkolla shqipe” në Zvicër jo vetëm që një është një vlerë e shtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili arriti t`i bashkoj prindërit dhe mësuesit rreth shkollës shqipe është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare..  

Klasa ku gjithë ata nxënës mësonin të dallonin shkronjat e shqipes, fjalët dhe gjërat elementare të saj dukej si një “zgjua bletësh” ku secili mundohej të punonte më shumë apo të merrte me vete sa më shumë shkronja dhe fjalë nga gjuha amtare. Një atmosferë mbresëlënëse ku Amelia, Ensari, Tara, Tuana, Amara, Aroni, Andi, Grita, Arjana, Alea, Riadi, Leona, Leonisi, Leo, Bleroni, Alina, Lediana, Eliana, Elisa, Lauresa, Diari, Edoniti, Ledioni etj. të cilët me përkushtim mundoheshin të merrnin sa më shumë dituri nga orët e para mësimore. 

Ein Bild, das Person, Gruppe, Personen, darstellend enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

“Shqiponjat” e shkollës shqipe në Langnau të lumtur, të gëzuar me rastin e fillimit të mësimit në gjuhën shqipe

Javëve të fundit prindërit së bashku me koordinatorin e “Shkollës shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiun pas disa konsultimeve dhe angazhimeve me prindërit e tjerë, së bashku edhe me mësuesen Leonora Zoton arritën suksesshëm t`i hapin dyert e shkollës shqipe me qëllim që fëmijët ta kenë sa më afër shkollën ku do të mësojnë në vazhdim gjuhën amtare. Ajo që bie në sy ishte gatishmëria e prindërve për t`i dërguar fëmijët në shkollën shqipe si dhe të lumtur që fëmijët e tyre shkollën e kanë shumë afër dhe vetë mund të shkojnë në shkollë. Pas mësimit, mësuesi dhe koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër  së bashku me mësuesen Leonora Zoto i njoftuan prindërit për rregullat e shkollës, detyrat e përbashkëta me qëllim që pika shkollore të funksionoj sa më mirë. Siç u tha dhe nga prindërit në ditët në vazhdim do të vijnë edhe fëmijë të tjerë, si dhe nga java  e ardhshme mësimi fillon në dy grupe, në grupin e parë janë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe në grupin e dytë nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë. 

Shkruan: Isuf Ismaili

Filed Under: Emigracion

Biden Administration Launches Student Loan Forgiveness Application Website

October 20, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

President Joe Biden officially kicked off the application process for student debt relief program on Monday.  Biden’s plan calls for $10,000 in federal student debt cancellation for those with incomes below $125,000 a year, or households that make less than $250,000 a year. The plan makes 20 million eligible to get their federal student debt erased entirely.

Accompanied by Education Secretary Miguel Cardona, President Biden said that 8 million eligible borrowers had already applied for relief at the launch period over the weekend. The federal government website studentaid.gov prompts the applicants to provide the name, date of birth, Social Security number and contact information.The Education Department will verify the information against its records to help identify applicants who are likely to exceed the income limits.  

The Biden administration said that the application process is “simple, straightforward”. 

Student debt forgiveness was an issue that Biden campaigned on as presidential candidate. Republicans and some Democrats have opposed the program calling it an unfair handout for college graduates.

On Monday President Biden defended his plan as part of the commitment he has made for a government that works to deliver for the people. He called out Republicans who have criticized the plan and have filed lawsuits in court in some Republican-led states to defeat it.

The administration says that once the Education Department starts processing the applications, eligible borrowers can expect to see their debt forgiven in four to six weeks.

The president called his program a “game-changer” for tens of millions of Americans eligible for student loan relief.

Filed Under: Fejton

Intervistë me ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

October 20, 2022 by s p

Kanë kaluar dhjetë vjet që nga viti 2012, kur keni qenë nikoqire e Samitit Ndërkombëtar të Grave “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Grave” dhe e miratimit të Parimeve të Prishtinës, si e shihni të ketë evoluar situata e grave në Kosovë që nga atëherë?

Samiti Ndërkombëtar i Grave “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Grave” u mbajt në Prishtinë, kryeqytetin e kombit të parë në Evropën Juglindore që zgjodhi një grua si Udhëheqëse të Shtetit dhe ofroi një mundësi të madhe për Kosovën që të mbledhë gra lidere nga sektorë të ndryshëm dhe nga e gjithë bota për të diskutuar dhe kërkuar mënyra për të avancuar parimet e përcaktuara në Rezolutën 1325 të OKB-së, duke promovuar rolin e grave në vendimmarrje, ekonomi, siguri, si dhe duke sjellë në pah barazinë gjinore të vonuar prej kohësh, e që është thelbësore për zhvillimin e çdo shoqërie.

Miratimi i Parimeve të Prishtinës ishte një moment i rëndësishëm, pasi vuri në lëvizje një sërë ndryshimesh që kanë ndihmuar në përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në jetën publike, jo vetëm në Kosovë. Më bën jashtëzakonisht krenare të di se ky komb i vogël – një komb që shpesh gjykohet ashpër dhe padrejtësisht, ka hapur rrugën dhe ka shërbyer si shembull i mirë për gratë e tjera në rajon dhe më gjerë.

Që nga miratimi i Parimeve të Prishtinës, skenës publike të Kosovës i janë bashkuar më shumë gra; ne kemi zgjedhur një grua tjetër si udhëheqëse të shtetit, kemi pasur një grua Kryetare të Kuvendit, një grua Kryetare të Gjykatës Kushtetuese, dy nga tre zëvendëskryeministrat e vendit janë aktualisht gra, kemi pasur një grua kryetare komune, gjeneral major në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, kemi tejkaluar kuotën për përfaqësimin e grave në Kuvendin e Kosovës. Gratë kanë qenë më shumë të përfshira edhe në politikën partiake, duke mbajtur pozita të larta brenda shumicës së partive politike në Kosovë, në pozita të ndryshme nga zëvendëskryetare deri te sekretare organizative.

Nga ana ekonomike, më shumë gra janë bërë ndërmarrëse. Më shumë biznese drejtohen apo menaxhohen nga gratë si kurrë më parë në historinë e Kosovës. Dhe kjo është e një rëndësie të veçantë sepse rruga e barazisë kalon së pari përmes pavarësisë financiare.

Në planin arsimor, statistikat tregojnë se më shumë gra se burra po e kryejnë arsimin e lartë, dhe kjo tregon për të ardhmen e ndritur të këtij vendi.

Më e rëndësishmja, ne kemi qenë në gjendje të shtyjmë përpara njohjen ligjore për të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin gjatë luftës në Kosovë, duke krijuar një komision qeveritar dhe duke vendosur një proces që konsiderohet si rast i mirë nga vendet e tjera në mbarë botën për mënyrën si trajtohen dhe dëmshpërblehen të mbijetuarit. Megjithatë, duhet bërë shumë më tepër në lidhje me qasjen në drejtësi.

Për më tepër, ka ende shumë për t’u bërë, veçanërisht në zonat rurale, ku gratë vazhdojnë të mos gëzojnë liri të plota, në krahasim me ato që jetojnë në zonat urbane. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të kënaqemi me atë që është arritur deri më tani, kur ende kemi segmente të shoqërisë sonë që nuk mund të gëzojnë mundësi të barabarta dhe ku gratë trajtohen si diçka më e ultë se burrat.

Dhuna në familje dhe ajo seksuale paraqesin një sfidë tjetër – një sfidë që kërkon vëmendjen e menjëhershme të qeverisë qendrore, skenës politike në përgjithësi, institucioneve të zbatimit të ligjit, shoqërisë civile dhe shoqërisë në tërësi. Duhet bërë më shumë në ofrimin e mbrojtjes për të abuzuarit dhe duhen shqiptuar dënime më të rrepta për abuzuesit.

Ne kemi shumë gjëra për të qenë krenarë dhe shumë për të festuar, pasi kemi arritur shumë; por derisa të trajtojmë çështjet e pabarazisë dhe sigurisë fizike për të gjitha gratë në Kosovë nuk duhet të ndalemi në luftën tonë.

Ju keni përfaqësuar Kosovën në mbarë botën në diskutimet për rolin e grave në proceset e paqes dhe demokratizimit. Si mendoni se Kosova ka kontribuar dhe mund të kontribuojë në zbatimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë?

Kam pasur nderin jetësor të përfaqësoj Kosovën në faza të ndryshme si udhëheqëse e shtetit duke sjellur shembullin e Kosovës në këto diskutime. Pas luftës, nevoja për të ndërtuar gjithçka nga e para, pavarësisht se ishte e dhimbshme dhe e lodhshme, i ka dhënë Kosovës mundësinë për të ndërtuar institucione më të mira duke mësuar nga praktikat më të mira nga e gjithë bota. Në këtë kuptim, Kosova është mjaft unike. Si rrjedhojë, prania ndërkombëtare na ka ndihmuar të ecim përpara fqinjëve tanë në disa fusha jetike. Përveç kësaj, legjislacioni i miratuar në Kosovë ka qenë modern dhe në pajtueshmëri me Acquis të BE-së.

Prandaj, ky karakter unik i shtetndërtimit tonë i mundëson Kosovës që përmes shembullit të saj të kontribuojë në pjesët e tjera të botës; ku nevojiten reforma dhe ku Agjenda e Grave, Paqes dhe Sigurisë ende duhet të përdoret si platformë për të çuar përpara politikat e përfshirjes që përfaqësojnë çdo grup në shoqërinë tonë.

Fakti që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe pavarësia e saj nuk njihet plotësisht në mbarë botën, ndonjëherë paraqet sfidë që fjala jonë të dëgjohet. Megjithatë, përkundër sfidave të tilla, Kosova do të vazhdojë t’u hapë rrugën vendeve të tjera duke udhëhequr përmes shembullit. Veprimet flasin më shumë se fjalët dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për të zbatuar plotësisht Agjendën dhe për t’u bërë shembull të cilin e ndjekin pjesa tjetër e botës.

Nga lufta në Ukrainë po raportohen akuza shqetësuese për përdorimin e dhunës seksuale ndaj grave si armë lufte. Angazhimi juaj i palodhur në kërkim të drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë rezultoi në ngritjen e një komisioni të specializuar, i cili edhe sot po zbaton mandatin e tij. A mund të jetë ky komision shembull për Ukrainën dhe vendet e tjera?

Fatkeqësisht, përdorimi i dhunës seksuale si armë lufte mbetet një praktikë që vazhdon të prekë shoqëritë në mbarë botën. Vetëm kohët e fundit kemi dëgjuar për një rrëfim të tmerrshëm të abuzimeve seksuale edhe ndaj fëmijëve në luftën në Ukrainë. Është një praktikë e papranueshme dhe çnjerëzore, prandaj një pjesë të madhe të angazhimit dhe presidencës sime publike ia kam kushtuar vënies së drejtësisë për gratë dhe burrat që përjetuan këtë përvojë të tmerrshme, si dhe parandalimit që gratë, burrat dhe fatkeqësisht fëmijët në pjesë të tjera të botës të kalojnë nëpër përvoja të tilla të tmerrshme.

Ne kemi krijuar Komisionin e specializuar të përbërë nga ekspertë profesionistë duke marrë përvojat më të mira nga e gjithë bota. Ky Komision u krijua me ndihmën dhe përvojën e aleatëve tanë dhe rrethanat fatkeqe në të cilat ndodhet Ukraina, e bëjnë të nevojshme që ata të krijojnë një Komision të tillë sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë besoj se në këtë drejtim, Kosova ka për të dhënë kontribut shumë të vlefshëm dhe për të shkëmbyer njohuri solide. Përveç formimit të Komisionit, në Kosovë ka disa organizata të shoqërisë civile, që merren me viktimat e dhunës seksuale si armë lufte, të cilat mund t’i ndihmojnë institucionet dhe shoqërinë civile të Ukrainës në përballje me këtë pjesë mjaft delikate dhe tejet të dhimbshme të luftës.

Efektet e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës vazhdojnë shumë më gjatë se data e saktë e përfundimit të luftës. Të mbijetuarit përballen me traumën dhe jetojnë me të çdo ditë. Disa nga kryesit e krimit do të kapen dhe do të ndëshkohen, ndërsa disa mund të mos gjenden apo të dënohen kurrë. Kosova ka vuajtur jashtëzakonisht shumë në këtë drejtim dhe vendi e populli ynë nuk do të dëshironin kurrë të shihnin një përvojë aq traumatike te popujt tjerë në asnjë vend tjetër.

Kur flasim për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nuk mund të mos mendojmë për gratë në uniformë. Para se të bëheshit Presidente, keni shërbyer si Gjeneral Major dhe Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë. Çfarë ju motivoi për t’iu bashkuar policisë? A ishte e vështirë për ju si grua në një institucion të dominuar nga burrat? Si do t’i bindnit të rejat sot se puna në polici apo forcat e sigurisë është një zgjedhje e mirë për një grua në Kosovë?

Shërbimit Policor të Kosovës iu bashkova në një kohë shumë të vështirë, menjëherë pas luftës, në kohën kur kjo forcë ishte duke u themeluar. Populli i Kosovës ka pasur një përvojë mjaft të tmerrshme me policinë, veçanërisht në vitet e 90-ta, kur shkeljet e të drejtave të njeriut janë bërë rregullisht nga personat në uniformë – pikërisht nga ata që kanë për detyrë t’i mbrojnë ato të drejta. Kjo jo vetëm që ishte një veprimtari sistematike e dominuar nga burrat, por ishte edhe e frikshme dhe e urryer.

Megjithatë, kur po formohej SHPK-ja, ne ishim të vendosur që ta ndryshonim këtë perceptim negativ që njerëzit kishin për këtë forcë policore. Dhe një mënyrë për ta bërë këtë ishte të kishim gra në uniformë. Isha ndër gratë e para që iu bashkua SHPK-së, dhe shpejt u ngrita në grada, duke mbajtur disa pozita të rëndësishme fillimisht brenda SHPK-së dhe pas shpalljes së pavarësisë brenda asaj që u riemërtua si Policia e Kosovës. Sigurisht, nuk ishte gjithmonë e lehtë, pasi kishte shumë stigmë dhe paragjykime me të cilat përballeshin gratë. Megjithatë, kishte solidaritet në mesin e vetë grave, shumë mbështetje nga udhëheqja e policisë e dominuar nga burrat si dhe shumë përkrahje nga organizatat ndërkombëtare që bashkëpunuan ngushtë me SHPK-në dhe PK-në.

Kur u largova nga PK, kisha gradën Gjeneral Major dhe siç thatë ju, isha Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme e PK-së.

Pjesëmarrja e grave në polici dhe në forcat e sigurisë është element thelbësor në luftën për barazi gjinore. Kjo mundëson më shumë besim nga publiku në vetë institucionet e zbatimit të ligjit, dhe në të njëjtën kohë gratë sjellin një perspektivë të rëndësishme për të gjitha çështjet, përfshirë ato që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. Kjo është arsyeja pse të paktën një nga pikat e Parimeve të Prishtinës ishte nevoja për pjesëmarrje aktive të grave në çështjet e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe zgjidhjen e konflikteve. Rrjedhimisht, në çdo mundësi që më jepet i inkurajoj gratë që t’i bashkohen policisë dhe forcave të sigurisë, pasi jam thellësisht e bindur se shoqëria në tërësi do të përfitojë nga shërbimi i tyre.

Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i grave në nivelet e larta politike nuk është qëllimi i vetëm i planit të Grave, Paqes dhe Sigurisë, por është megjithatë një objektiv i rëndësishëm. 20 vjet pas Rezolutës 1325 të KS të OKB-së, përse mendoni se ka ende kaq pak gra në pozita vendimmarrëse, si qeveritarë, si kryenegociatore për paqe?

Ne të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimeve të përditshme që mundësojnë pjesëmarrje më të madhe të grave në jetën publike, megjithatë shpeshherë ne e konsiderojmë këtë ndryshim si jo mjaft të shpejtë. Vendimmarrja politike, qoftë në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e grave, mund t’i drejtojë gjërat, megjithatë kërkohet kohë. Kështu që ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet tona dhe të thyejmë të gjitha barrierat e padukshme të mbetura, rendet sociale dhe sfidat strukturore që pengojnë pjesëmarrjen dhe vendin e barabartë të grave dhe vajzave në tryezë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të punohet me fëmijët e vegjël dhe t’u mësohet atyre që nga momenti kur hyjnë në institucionet e tyre arsimore, se ata janë të gjithë të barabartë pavarësisht nga gjinia.

Pritshmëritë nga gratë janë më të larta se ato nga burrat. Dhe kjo u vë një barrë shumë të rëndë të gjitha këtyre grave udhëheqëse.

Kjo është arsyeja pse besoj se është e rëndësishme që ne të mbështesim njëra-tjetrën, përtej kufijve, që të heqim një pjese të kësaj barre që rëndon mbi gratë e të cilën burrat thjesht nuk janë të detyruar ta mbajnë. Në të njëjtën kohë, ne duhet të inkurajojmë gratë që të jenë më pak të prira të shmangen nga rreziku. Edhe kur një grua përmbush të gjitha kriteret për një pozitë pune, statistikisht, ajo dekurajohet për të aplikuar si rezultat i vetëbesimit më të ulët. E kundërta ndodh te burrat, te të cilët vetëbesimi më i lartë i inkurajon të aplikojnë për punë dhe të ndërmarrin rreziqe.

Megjithatë, tani ka më shumë se kurrë gra udhëheqëse në mbarë botën. Kemi më shumë gra udhëheqëse shtetesh, udhëheqëse qeverish, parlamentare etj. Dhe kjo është një shenjë e ndryshimit që po ndodh anembanë shoqërive dhe më jep shpresë të madhe se e ardhmja do të jetë e ndritshme.

Sot ju vazhdoni ta keni në qendër të punës suaj fuqizimin e grave. A mund të na tregoni për Fondacionin Jahjaga? Sa e rëndësishme është pavarësia ekonomike për gratë? Për sa i përket qëllimit të programit të sigurisë së Fondacionit, si punoni për krijimin e kushteve për integrimin e atyre që janë në pozitë të cenueshme?

Fondacioni Jahjaga është një organizatë që e kam themeluar menjëherë pasi kam përfunduar mandatin tim si Presidente e vendit tim. Synimi ishte që organizata të fokusohej në vazhdimin e punës që kisha bërë në avancimin e pozitës së grave dhe grupeve të margjinalizuara të shoqërisë gjatë mandatit si Presidente e vendit.

Vizioni i Fondacionit Jahjaga është konsolidimi i një vendi demokratik dhe gjithëpërfshirës me mundësi të barabarta për çdo qytetar të Kosovës, në harmoni me vendet e rajonit, si parakusht për siguri dhe mirëqenie sociale.

Misioni i Fondacionit Jahjaga është të kontribuojë në procesin e demokratizimit në Kosovë përmes përfshirjes sociale, mbështetjes për grupet e margjinalizuara dhe krijimit të kushteve për paqe në rajon, duke shërbyer si mekanizëm për: a) mbështetjen strategjike për këto çështje, b) mobilizimin dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, dhe c) lehtësimin dhe koordinimin e marrëdhënieve ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe këtyre të fundit me institucionet shtetërore dhe rajonale.

Fondacioni punon me dhe për gratë, të rinjtë dhe komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës. Së bashku me fondacionin kemi arritur të realizojmë projekte që i kanë fuqizuar këto grupe në nivel arsimor, ekonomik dhe social. Prej këtyre, fuqizimi ekonomik është komponenti më i rëndësishëm, pasi ne e shohim atë si elementin kryesor që të çon në çlirim. Disa projekte në Fondacion i janë kushtuar fuqizimit financiar të grave, ndër të cilat janë:

“Një në Tri” – një nismë për fuqizimin ekonomik përmes një marke veshjesh të prodhuara nga gratë e margjinalizuara. Marka synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën me bazë gjinore duke përfshirë në emër të markës statistikën globale se një në tri gra përjetojnë dhunë. Fondacioni Jahjaga ka hapur punëtorinë “Një në Tri” ku punojnë 6 gra, duke përfshirë minoritetet etnike dhe të mbijetuarat e dhunës dhe deri më tani ka lansuar tri koleksione.

“Elava” – ka mbështetur tetë gra nga pakicat në Klinë, Kosovë, në hapjen e një biznesi profesional pastrimi dhe ne vazhdojmë t’i mbështesim në forcimin dhe rritjen e iniciativës së tyre. Ato kanë pasur një sërë trajnimesh për tema të ndryshme duke përfshirë zhvillimin e biznesit, metodat e pastrimit profesional, marketingun dhe menaxhimin financiar. Nga marsi 2022, kur është hapur biznesi, vëllimi i punës dhe kërkesat për shërbimet e tyre janë rritur.

Për fund, Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i organizuar me iniciativë nga Presidentja Osmani do të mbahet nga data 21 deri më 23 tetor, çfarë përshtypjesh për Kosovën do të dëshironit që pjesëmarrësit të merrnin me vete kur të shkojnë?

Dëshiroj që të gjithë pjesëmarrësit që vijnë në Kosovë të shohin se përkundër të kaluarës së vështirë, ne arritëm të ndërtojmë një shoqëri moderne dhe gjallëruese dhe se po bëhen përpjekje të vazhdueshme që gratë dhe vajzat të marrin vendin e tyre në tryezë. Shpresoj që ata të shohin se Kosova është burim progresi për rajonin dhe më gjerë, një vend që i ka hapur rrugën mbarë Evropës Juglindore në dhënien e mundësive për gratë.

Ne kemi ende një rrugë të gjatë përpara për të arritur potencialin tonë të plotë si shoqëri – dhe besojmë se kjo mund të arrihet vetëm përmes përfshirjes gjinore dhe barazisë gjinore.

Njëkohësisht, do të doja që pjesëmarrësit të merrnin me vete ndjenjën e solidaritetit feminist mes njëri-tjetrit dhe veçanërisht midis grave. Bashkimi për një qëllim të përbashkët na bën të gjithëve më të fortë dhe më pak të cenueshëm. Rrjedhimisht, unë do të doja të shihja se miqësitë dhe rrjetet e krijuara në këtë Forum të rriten dhe të forcohen përgjatë viteve në vijim. Jam e bindur se zhvillimi i një Forumi tjetër të këtij niveli do të forcojë përkushtimin tonë për të luftuar padrejtësitë dhe pabarazitë sociale.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT