• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2022

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS “VATRA” ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 110-VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

October 19, 2022 by s p

“110 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË VATËR”

E Diel, 27 Nëntor 2022

Ora 2:00 p.m në selinë qendrore të “Vatrës”

2437 Southern blvd, Bronx, NY. 10458

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Federata Pan-shqiptare “Vatra” organizon simpozium shkencor. Ky aktivitet ka për qellim të bashkojë studiues, profesor, gazetar e profesionist të fushës, të cilët do të sjellin kontributet e tyre shkencore falë kërkimeve në dokumente (vendase dhe të huaja), monografi, artikuj shkencorë dhe nëpërmjet hulumtimeve në shtypin periodik të kohës, (shqiptar dhe të huaj). Koha në dispozicion për çdo kumtesë do të jetë (maksimumi 10 minuta), ndërsa materiali i plotë do të botohet në gazetën “Dielli”.

Tematika orientuese e Simpoziumit:

-Rilindësit Kombëtar Shqiptar, Kongresi i Manastirit, roli dhe kontributi historiko-kulturor në funksion të unitetit kombëtar.

-Roli i Fuqive të Mëdha në Pavarësinë e Shqipërisë.

-Shqiptarët dhe politika e Perandorisë Osmane në prelud të Pavarësisë së Shqipërisë.

-Lufta Ballkanike dhe rreziku i tokave shqiptare.

-Roli i “Vatrës” dhe i diasporës shqiptare në shpalljen e Pavarësi së Shqipërisë.

-Kleri shqiptar dhe Pavarësia e Shqipërisë.

-Pavarësia e Shqipërisë dhe njohja e Shtetit Shqiptar në Arenën Ndërkombëtare bazuar në shtypin shqiptar dhe të huaj.

-Çështja shqiptare në kancelaritë e huaja në dhe në konferencat Ndërkombëtare.

Shënim:

Për të interesuarit, ju lutemi dërgoni titullin e plotë të punimit, një abstrakt deri në 250 fjalë për temën që do të trajtoni, emrin e autorit, gradën/titullin akademik, adresën e postes elektronike në

e-mailin: 110vjetoripavarsisenevater@gmail.com

Pranimi i kumtesave do të jetë deri më datën 4 nëntor 2022.

Bordi Organizativ i Simpoziumit do të njoftojë me e-mail ligjëruesit që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në simpozium brenda datës 7 nëntor 2022.

Bordi organizativ i simpoziumit shkencor:

Dr. Paulin Marku (kryetar)

Z. Idriz Lamaj (anëtar)

Z. Frank Shkreli (anëtar)

Msc. Marjana Zeneli Bulku (anëtare)

Dr. Sokol Paja (anëtar)

Dr. Pashko Camaj (anëtar)

Filed Under: Opinion

KA VETËM NJË KOMB SHQIPTAR!

October 19, 2022 by s p

“Gjithkund tue lanë ndonji marre të re për Shqypni”(At Gjergj Fishta)

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence
Text

Description automatically generated

Besoj se ata që duan t’i flasin botës, e sidomos, Evropës për Kombin shqiptar dhe për të drejtat e shqiptarëve – do bënin mirë t’i referoheshin një fjalimi klasik, në historinë e oratorisë shqiptare – i cili megjithëse mbajtur më shumë se një shekull më parë, tingëllon aq aktual edhe për botën e sotëme, atë të huaj por edhe për botën tonë shqiptare, e cila do duhej të dinte pak më shumë se të huajt – se cili është Kombi shqiptar ndër shekuj dhe kush janë të drejtat natyrale të shqiptarëve. Po i referohem fjalimit klasik dhe historik të At Gjergj Fishtës mbajtur në Konferencën e Paqës në Paris, në vitin 1919 – Fjalimit të titulluar: “Shqiptarët dhe të drejtat e tyre”. Fjalimi i Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris (1919) – Arbresh.info.  Kam drojë se shqiptarëve “modernë” e “kozmopolitanë” që e mbajnë veten si të tillë para audiencave të Evropës – gjuha shqipe e At Gjergj Fishtës, e përdorur në atë fjalim, mund tu duket shumë arkaike dhe mendimet e tija tepër të prapambetura. Sidomos, fjalët e Fishtës së madh në mbrojtje të identitetit historik dhe gjeografik të njësisë kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore. Sa për ilustrim, disa prej referencave të Fishtës për Kombin shqiptar dhe për të drejtat e shqiptarëve në Konferencën e Paqës në Paris, më shumë se një shekull më parë. Ai mbrojti një Komb të vetëm shqiptar dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve, pa dallim anë e mbanë trojeve të veta.

“Veç shka se mbasi u kapën me këte të madhnueshmin kryeqytetin tuej – ku sot asht ngrehë Areopagu i rrokull Botës – puna na doli krejt ndryshe se kishte kenë fjala e atyne ushtarëve tuej. Pamë e u vertetuem se anmiqtë tanë, jo veç që nuk ishin tue dashtë me na i kthye viset, që me dhunë na i kishin grabitë, por ma tepër, llastue prej krahut të fuqishëm që po ua mbajnë do nder Pushtete të mëdha të Europës, lypin me shty ma thellë kufinin nder vendet tona e me shkepë krahina të tjera prej Shqipnisë. Pame e u vertetue, se, për me i dalë ma lehtas këtij qellimi, ata rrijshin tue shpifë në një mënyrë krejt të pandershme Kombin Shqiptar. Shka nuk kanë thanë e botue kunder Kombit Shqiptar të mjeruem! Çnjerzimi i tyne në të shpifuna kundër Shqiptarve asht shtye aq larg, sa ndokush ndër ta ka mërrijtë me shkrue e me botue në një farë shtypi poshtërsisht të shitun interesave të tyne, se na Shqiptarët edhe fiziologjisht e biologjisht ishim ma poshtë se rodi tjetër i njerzimit.

E, madje, me këto të shpifuna të veta kanë mërrijtë me ua marrë mendtë botës së qytetnueme, sa që agjencitë telegrafike të këtueshme po na i kthejnë pajtimet tona e fletoret e vendit ose nuk i pranojnë kurrfare artikujt tanë, ose na lypin çmime të çuditshme e per t’u njehë ndër përralla – deri në 50.000 Frank për artikull! – veç si me na i mbyllë shtigjet që me u dalë zot të drejtave tona.  Mos u çuditni, pra, zotni, që unë po kam guximin me ju dalë para në këte Atene të përmendun, – kenë gjithmonë dritë e shkelqyeshme qytetnimi e përparimi të vërtetë – e po shpërvjelëm me ju folë me një theks gjuhe të huej e nën një formë krejt të përvujtë ligjerate mbi Shqiptarët e mbi të drejta të tyne. Thika ka mërrijtë në asht; sot po i ndahet fati Botës. Jo veçse asht në pavarësia, e sipërania e Shqipnisë, por asht në rrezik jeta e Kombit Shqiptar. Sot, a vdekje a metja për Shqipninë e për shqiptarët. Nuk kishe me dijtë me thanë, e vërtetë, se deri ku fjalët e mija kanë me mërrijtë ta mënyrsojnë fatin e Shqipnisë; por bujaria e njohun e zemrave tueja, më jep shpresë të madhe, se, mostjeter, kam me nxjerrë prej jush një fjalë ankimi mbi kobet tona e mbi dhunë e padrejtësi që po i bahet Kombit Shqiptar. Asht disi një farë ngushllimi për të mjeruemin e ngratë me dijtë, se ka në shekull ndonjë zemer që ankon për te. E prandej n’ emen të Dergatës, të qeverisë e të Kombit Shqiptar mbarë i falemnderës Rektorit të përshndritshëm të këtij Universiteti, për mirësinë që pati, tue më sjellë mënyren se si me u pjekë e me bisedue me Zotninë tuej.”

Në Konferencën e Paqës në vitin 1919 në Paris, At Gjergj Fishta foli në  “emën të Dergatës, të qeverisë e të Kombit Shqiptar mbarë”?  Po, sot kush flet në emër të “Kombit Shqiptar mbarë”? Unë për vete, fatkeqsisht, nuk kam një përgjigje se kush, në të vërtetë, flet sot në emër dhe në mbrojtje të interesave të Kombit shqiptar dhe të drejtave natyrale të tij, anë e mbanë trojeve shekullore shqiptare. Kjo është në pyetje ekzistenciale kombëtare që kërkon përgjigje dhe llogaridhënje nga klasa e sotëme politike shqiptare – qoftë nga Tirana zyrtare, qoftë nga Prishtina zyrtare – si një prej përgjegjësive themelore të tyre, në mbrojtje të cilësive, identitetit dhe interesave kombëtare të të gjithë shqiptarëve kudo dhe pa dallim.  

Historikisht, përdhunimet e huaja dhe ideologjitë sllavo-komuniste të shekullit të kaluar, kanë kërcënuar dhe kanë shkatërruar identitetin kombëtar dhe njësinë kombëtare të shqiptarëve, në emër të ideologjive ndërkombëtare. Fatkeqësisht, sot duket sikur ky rrezik ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve nuk është zhdukur, por është edhe më i rrezikshëm pasi vjen nga kërcënimet e mbrendshme, të influencuara nga jasht. Por edhe nga idetë dhe politikat e brendshme fatzeza, anti-kombëtare të këtyre tre dekadave të kaluara që – si një trashëgimi komuniste internacionaliste — po turbullojnë pa fund dhe po trondisin qetësinë e shpirtërave të shqiptarëve kudo. Ide të shprehura në deklarata publike, duke venë në pikëpyetje, madje edhe vet identitetin kombëtar të shqiptarëve në trojet historike të veta. “Gjithkund tue lanë ndonji marre të re për Shqypni”, do të thoshte At Gjergj Fishta.

Kombi shqiptar është një! Një brum fisnor dhe një trashëgimi e vetme, e përbashkët kombëtare, gjuhësore, shpirtërore, kulturore, Askush nuk ka të drejtë e nuk guxon të prek vetëdijen dhe njësinë kombëtare të shqiptarëve, qoftë në arenën ndërkombëtare – e sidomos jo në një arenë ndërkombëtare. Terësia e Kombit Shqiptar nuk guxohet të sulmohet as me fjalë dhe as me shkrim – veçanërisht, nga ata që kanë përgjegjësinë numër një të mbrojnë dhe të luftojnë për interesat e Kombit shqiptar brenda dhe jashtë trojeve ndaj të gjitha abuzimeve ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve nga të huajt për përfitime të veta dhe në dëm  afatgjatë të shqiptarëve.  Duhet t’i jepet fund diskutimeve rreth një “kombi kosovar” – diskutime që vetëm shkojnë në llogari të atyre që me qindëra vite, vetëm kanë bërë plane për të fshirë nga trojet shqiptare shekullore gjurmët historike të Kombit shqiptar.  Bashkpunimi me vende të tjera të botës, përfshir fqinjtë dhe Evropën, nuk kërkon flijimin, mohimin as shtrembërimin e parimeve kombëtare. Duhet tu jepet fund njëherë e përgjithmonë deklaratave dhe politikave çkombëtarizuese nga ana e elitës politike shqiptare, të cilët, për interesa personale, vetëm çojnë ujë në mullirin e atyre që me shekuj kanë lakmuar trojet shekullore shqiptare dhe kanë mohuar historikisht ekzistencën e Kombit shqiptar në trojet e veta, si dhe identitetin dhe të drejtat themelore të shqiptarëve kudo! 

Frank Shkreli

Website

Description automatically generated with medium confidence

Filed Under: Rajon

Vatra e Jim Xhema shtruan darkë në nderim të Delegacionit Shqiptar nga Presheva e Bujanoci dhe Imzot Dodë Gjergjit

October 19, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe Jim Xhema në shenjë nderimi, vlerësimi dhe respekti shtruan një darkë familjare për vëllezërit nga lugina e Preshevës e Bujanocit dhe Imzot Dodë Gjergjit, Ipeshkvit të Kosovës.

Në takimin e zhvilluar në Vatër, z.Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, në emër të të gjithë vatranëve garantuan se Vatra do të mbështesë me çdo kusht të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Në këtë darkë të udhëhequr nga Vatra e Jim Xhema një veprimtar i madh i çështjes kombëtare u darkordësua për një forcim të veprimit lobues me miqtë e kombit tonë në mbrojtje të vëllezërve e motrave tona në Luginë.

Filed Under: Fejton

“HUMBJA” I AUTORIT MARK PASHKU PROMOVOHET NË VATËR MË 26 TETOR 2022

October 19, 2022 by s p

Të Mërkurën më 26 Tetor 2022 ora 6 pm, në Selinë e Vatrës promovohet libri “Humbja” i autorit Mark Pashku. Autori i librit, z. Mark Pashku, fitues i çmimit të madh “Rexhai Surroi” në letërsi për vitin 2021.
Ftohet media dhe komuniteti të marrë pjesë.

Filed Under: Kulture

Dokumenti, si u fut gjuha shqipe në shkolla gjatë pushtimit turk, shteti osman 75 mijë guru për ndërtimin e Kishës në Shkodër

October 19, 2022 by s p

Përgatiti: Eneida Jaçaj/

Arkivat turke përmbajnë shumë dokumente të vjetra historike, sa i takon marrëdhënieve mes dy shteteve tona, gjatë pushtimit osman. Dokumentet i përkasin harkut kohor nga viti 1664 deri më 1914, gjatë periudhës kur Shqipëria qeverisej nga Porta e Lartë, dokumente të cilat do të shërbenin si objekte studimi për historianët shqiptarë. Madje, për këtë, profesionistë shqiptarë të Turqisë që kanë punuar në arkivat turke, kanë shpallur projektin për të përkthyer dokumentet për Shqipërinë nga osmanishtja, projekt i cili ka nevojë për financim. Për të përkthyer dokumentet voluminoze kërkohet staf pune me profesionistë që dinë të lexojnë dhe përkthejnë këto dosje, nga gjuha osmane e vjetër. Iniciatorët e projektit i bëjnë thirrje Diasporës, biznesmenëve, etj, e më gjerë, të financojnë me aq sa munden projektin, pasi dokumentet e vjetra janë pasuri historike, të cilat shëbejnë për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, gjatë pushtimit osman në trojet tona. Dokumenti që po paraqes është një prej shumë dokumenteve të arkivave të Turqisë, i cili përfshin 116 dokumente të ndara në 9 tematika me një shtrirje kohore mes viteve 1664-1914. Me paraqitjen e këtij dokumenti nuk kam për qëllim të jem në anë të Turqisë, as sot dhe as kur Shqipëria u pushtua nga Perandoria Turke, por le të shërbejë si indicie për të hedhur dritë mbi të vërtetat historike të asaj periudhe dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Çdokush ka të drejtë të reagojë për të ballafaquar faktet historike me këtë dokument, duke e ccuar në vend historinë dhe identitetin e kombit shqiptar.

Gjuha shqipe

Gjuha shqipe është pjesë e gjuhëve indoeuropiane, vazhdim i ilirishtes, dhe ky dokument fakton edhe një herë se sa e vjetër është gjuha jonë. Sipas dokumentit, qeveria e Portës së Lartë propozoi ligjin për futjen e gjuhës shqipe në licetë që ndodheshin në Shqipëri. Shkolla e parë shqipe zyrtare u hap më 7 mars 1887, kur Naim Frashëri mori leje nga Porta e Lartë. Pra, momenti i futjes së gjuhës shqipe në shkolla, gjatë pushtimit osman, vjen pikërisht nga përpjekjet e vazhdueshme të patriotëve shqiptarë për t’i kthyer ccdo ditë lavdinë dhe vendin e munguar, kombit shqiptar.“Propozimi për ligjin në lidhje me shtesën në fondin e zyrave administrative në lidhje me buxhetin e Ministrisë së Arsimit për vendosjen e gjuhës shqipe, që është gjuha vendore, si lëndë mësimore në licetë e Shqipërisë”, thuhet në dokument. Gjithashtu iu kushtua rëndësi të madhe hapjes së shkollave për të përçuar dije. Sipas dokumentit, u hapën shkolla në mbarë vendin dhe u punësuan shumë mësues. Shkollat u hapën dhe në fshatra të thella, ku merrnin dije të gjitha moshat. “Megjithëse në Durrës gjendet një lice (idadije) dhe nga një shkollë ruzhdije në të katër qendrat e kazave, si dhe shkolla fillore në 232 fshatra, të gjitha këto nën varësinë e vilajetit të Shkodrës, të gjitha këto insitucione nuk mjaftojnë që të përballojnë nevojat e vilajetit; prandaj merret vendimi që të hapet një Darulmuallimin dhe një lice në qendrën e Shkodrës”, thuhet në dokument. Pas inaugurimit të liceve u hapën gjithashtu 500 shkolla fillore në fshatrat e vilajeteve të Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. “Çelja e një liceu (idadije) në Elbasan, Prizren dhe Durrës, shtyrja e afatit të inagurimit të shkollave idadije që mendohej të kryhej në Prevezë dhe Shkodër, vlerësimi si më i rëndësishëm i çeljes së shkollave fillore (ibtidaije) të fshatit me sasinë monetare që do të mbeten prej tyre; ndihma nga ana e bashkive për fondin e darulmuallimin-eve, ngarkimi me detyrën e mësimdhënies në shkollat fillore të nxënësve të ngarkuar me këtë detyrë në vilajete; nga ana e shtetit duhet të ndërtohen rreth 500 shkolla fillore (ibtidaije) nëpër fshatrat që nuk kanë mundësi ti ndërtojnë vetë ato, shpenzimet monetare të të cilave mendohet të përballohen pjesërisht nëpërmjet taksës që grumbullohet për bagëtitë e prera në qytete”, thotë dokumenti.

Respektimi i fesë së krishtere

Përpos lejimit të futjes së gjuhës shqipe në shkolla, ajo që vihet re në këtë dokument është se Porta e Lartë lejonte respektimin dhe lëvrimin e fesë së krishtere. Perandoria Turke nuk lejonte vetëm martesat mes muslimanëve dhe të krishterëve, ku, sipas Tanzimatit, ato familje që i martonin vajzat muslimane me djem të krishterë, do të duhej të paguanin gjobë. Megjithatë, sipas dokumentit, respektohej prakticizmi i riteve fetare dhe, madje u hapën shkolla katolike dhe u ndërtuan kisha gjatë pushtimit osman. Shteti perandorak ndihmoi me 75.000 guru për përfundimin e punimeve të kishës në Shkodër. “Me kërkesën për ndihmë humanitare drejtuar shtetit perandorak për përfundimin e punimeve të kishës që ka nisur të ndërtohet në Shkodër, kërkesë që ka si qëllimi që të krishterët e Shkodrës “të krenohen kur të thonë se kishën e kemi përfunduar me ndihmën zemërgjerë të shtetit perandorak otoman”, sulltani ka lëshuar urdhëresën që nga zyra e Thesarit të dhurohen 75.000 gurush”, thuhet në dokument. Gjithashtu, siç e thashë më sipër, u ndërtuan shkolla për vajzat e krishtera si në Gjirokastër, Durrës, Fier, Berat etj. “Lejimi i fillimit të ndërtimeve të ndërtesës që parashikohet të funksionojë si shkollë për vajzat e popullsisë së krishterë në sanxhakun e Gjirokastrës. Në nahijen e Fierit që varet nga sanxhaku i Beratit gjenden 400 njësi banimi (hane) jomuslimane dhe me këtë rast lejohet që shkolla e vajzave ortodokse të nahijesë të rindërtohet duke u zgjeruar në përmasa 16,30 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë, ndërtim që kap vlerën e 4.700 gurushëve”, thuhet në dokument. Ky dokument përmban edhe shumë pika të tjera që tregojnë mënyrën se si qeveriste Porta e Lartë në Shqipëri. Reagimet, kundërreagimet, argumentet janë të mirëpritura, pasi këtu ceket historia jonë shqiptare.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë
  • SALIH ZOGIANI – ERUDITI QË SHNDËRROI ANEKDOTËN NË THESAR TË KOMBIT
  • 115-VJET NGA KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE: NGA PUSHKA TE SHTETI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT