• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2022

SHKOLLA SHQIPE “ARTUR LLESHI” NË TRENTO, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE TË ITALISË

October 11, 2022 by s p

Gentian Shero President i Shoqatës “Nënë Tereza” në Trento, Itali, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Trento, Itali, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe. Me Gentian Sheron bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

SHOQATA “NËNË TEREZA” NË NDIHMË TË MËSIMIT SHQIP

Shoqata Nënë Tereza në Trento u themelua në vitin 2017 me qëllimin e vetëm të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare në Trentino Alto Adige Itali. Bashkë me disa bashkëatdhetarë patriotë këtu në Trento vendosëm që t’u japim mundësinë brezit të ri të mësojnë gjuhën shqipe duke krijuar kurse të gjuhës shqipe falas të investuara direkt nga stafi ynë. Stafi i shoqatës përbëhet nga Presidenti Gentian Shero, stafi Adnand Jovani, Përparim Shaba, Klodian Topi, Taulant Purbollari, Xheik Shero, Dilaver Bajrami, Sajmir Toshkallari dhe Kujtim Mataj. Artur Lleshi ishte një nga shtyllat kryesore të shoqatës “Nënë Tereza” Trento u nda nga jeta në Dhjetor të vitit 2020 në moshën 48 vjeçare. Stafi i shoqatës vendosi që emri i shkollës të ishte ai i Arturit si mirënjohje për punën patriotike që bëri dhe përkushtimin për mësimin shqip e komunitetin shqiptar në Trentino Alto Adige Itali.

THEMELIMI I SHKOLLËS SHQIPE NË TRENTO

Në vitin 2018 kurset e mësimit të gjuhës e kulturës kombëtare patën shumë sukses dhe me ndihmën e faqes tonë atëherë “Shkolla Shqipe Trento” u krijuan edhe në Bolzano, Merano BZ, Bressanone BZ, Levico TN, Mezzolombardo TN me një numër nxënësish të konsiderueshëm afërsisht 250. Një arritje e jashtëzakonshme për të gjthë komunitetin shqiptar. Nuk mund të lë pa përmendur shumë bisnese që nuk na lanë vetëm si Am Costruzioni, Artur Pavimenti, Pizza Grande, Pizza Rimi, Pizza Benyy, Anton Perskura, Enea Pitture, Alb Edil srl, Telecomunicazione Trentino, Landi Costruzioni, Ilir Duka, Nador Çami Bolzano, Auto Trasporti Celhaka Bolzano, Auto Trasporti Bllama Bolzano, Xhelil Xheleshi Merano e shumë patriot të tjerë që na dhanë një ndihmë shumë të konsiderueshme. Kurset e gjuhës shqipe vazhduan edhe në vitin 2019 rregullisht të financuara tërësisht nga stafi ynë. Vend kryesor për hapjen e kurseve të gjuhës shqipe e zë Adnand Jovani përfaqësues i sindakatës UIL TRENTO e cila hapi dyert e saj për të krijuar kushtet e nevojshme të Mësimdhënies në Trento, Bolzano, Merano, Mezzolombardo. Më pas mes vështirësive të ndryshme dhe pandemisë ku u ndalua rreptësisht organizimi i këtyre kurseve kjo mrekulli u zbeh pak. Në vitet e pandemisë vazhduam mësimin online në klasën e Bolzanes falë vullnetit të madh të mësues Esmeralda Sadiku dhe Elona Lapi. Doja të falënderoja Shkollën “Rreze Drite” dhe “Petronini Luarasi” në Tiranë të cilat na dhuruan sasi të konsiderueshme librash. Këto dy vitet e fundit na kanë furnizuar me libra Ministria e Diasporës, kjo është ndihma që ka pasur shoqata jonë. Rëndësi të veçantë në suksesin e këtyre kurseve të gjuhës shqipe e kulturës kombëtare kanë edhe prindërit të cilët na kanë mbështetur në çdo iniciativë. Mbështetja e tyre ka qenë frymëzim dhe emocion i veçantë për gjithë stafin tonë. Njëkohësisht me kurset e gjuhës shqipe u formua edhe grupi i valleve popullore shqiptare i cili pati shumë sukses deri në momentin kur pandemia na e ndërpreu zhvillimin.

NDIHMA HUMANITARE NGA SHOQATA “NËNË TEREZA”

Komuniteti shqiptar në Trentino Alto Adige na mbështeti edhe në rastin e termetit ku u mblodh një shumë e konsiderueshme monetare. Shoqata “Nënë Tereza” dhuroi një shtëpi në Budull, Bubq me vlerë 27000 euro. Atë po e gëzon një familje me një djalë invalid. Shoqata mblodhi 12 T ushqime dhe veshmbathje të cilat u shpërndanë nën drejtimin e stafit tonë dhe bashkisë Bubq në më shumë se 300 familje. Në dhjetor të vitit kaluar, dhuruam në shtëpitë e të moshuarve, të disa qyteteve, veshmbathje të reja (xhupa dimri, bluze, triko, pantallona e tij). Ndihma per nevojtaret dhe aktiviteti humanitar do te rritet ne muajt e ardhshem.

MBËSHTETJA E PRINDËRVE, RRITJA E AKTIVITETEVE TË SHKOLLËS SHQIPE

Falë punës së shkëlqyer të mësuesve dhe mbështetjes së prinderve, shkolla jonë po rritet çdo ditë. Shkolla Shqipe eshte nje krenari e veçantë per te gjithe ne. Në këtë moment kemi rifilluar mësimin në prezencë vetëm në Bolzano dhe Trento pas një pune të mrekullueshme të mësuesve Esmeralda Sadiku, Elona Lapi, Irfan Lumnishta Muslija dhe Lindita Halili. Kurset jane çdo të shtunë për fëmijët nga 5 deri 15 vjeç. Ata mundësohen falas në sajë të punës vullnetare të mësuesve tanë. Këtë muaj më 1 Tetor filluam në në Bolzano dhe 2 Tetor në Trento ishte dita e parë e shkollës shqipe “Artur Lleshi”. Ishte një fillim që na mbushi shpirtin plot. Në faqen tonë FB “Shkolla Shqipe Artur Lleshi” pasqyrojmë gjërësisht aktivitete tona të larmishme.

AKTIVITETE NË KOMUNITETIN SHQIPTAR NË TRENTO

Përveç investimi tonë të madh për mësimin e gjuhës shqipe në Trento, si drejtues ligjor i shoqatës “Nënë Tereza” në Trento kemi edhe aktivitete sportive si një urë lidhese e komunitetit tonë mes vendit tonë të origjinës, ndërmjet njëri-tjetrit dhe Italisë. Vitin e kaluar krijuam ASD Iliria, ku jam dhe president i skuadrës sonë të shqiptarëve. Ky është viti i dytë që po luajmë në kategorinë dytë në Trento. Çdo ditë që kalon skuadra rritet në sajë të punës së djemve kuq e zi. Organizimi sportiv i ka dhënë shumë jetë e gjallëri komunitetit tonë. Skuadra e futbollit mbështetet nga shumë sponsor të cilët kanë një vend të veçantë në përballimin e detyrimeve të skuadrës. Në muajin shtator Shoqata “Nënë Tereza” në organizoi në Trento dhe Bolzano dy mbrëmje të Nostalgjisë, e cila na solli pas nga emigrimi i Arbëresheve më shumë se 600 vite më parë. Ne vazhdojmë të veprojmë e punojmë në komunitet me qëllimin për të bërë më të mirën për vëllezërit e motrat tonë tona e për vendin tonë.

Filed Under: Reportazh

ITSHKSH me iniciativë të re: Nga një bredh, do të lindin tre parqe me emrin e Nënës Tereze

October 11, 2022 by s p

“Ne si Institut, në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime”, duam të përtërijmë trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze, e cila kësaj radhe identifikohet përmes pesë fidaneve që u lindën nga bredhi i shkatërruar i Nënës Tereze, e që simbolizojnë edhe familjen pesë anëtarëshe të Bojaxhinjëve të Shkupit”, thotë drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani.

Shkup, 10 tetor 2022– Në kuadër të përgatitjeve për shënimin e 19 vjetorit të lumturimit të Nënës Tereze (19 tetor 2003), Departamenti për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze pranë ITSHKSH në bashkëpunim me intitucionet përkatëse në Shkup, në Prishtinë dhe Tiranë, do të bëjnë përtëritjen e fidaneve nga boçat e bredhit të dëmtuar të Nënë Tereze e cila e kishte mbjellur vet në vitin 1980 në vendin ku ishte shtëpia e saj e lindjes, në Sheshin e Shkupit.

Kjo ishte edhe arsyeja e takimit të sotëm të drejtorit të ITSHKSH , prof.dr. Skender Asani me drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Zuhejr Rexhepi, me ç’rast u ra dakord që nga farat e bredhit të dëmtuar të mbillen pesë fidane që simbolizojnë familjen pesë anëtarëshe të Bojaxhinjve të Shkupit (Kola, Drania, Agia, Lazëri dhe Gonxhja).

“Me këtë veprim, ne si Institut, në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime”, duam të përtërijmë trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze, e cila kësaj radhe identifikohet përmes pesë fidaneve që u lindën nga bredhi i shkatërruar i Nënës Tereze, e që simbolizojnë edhe familjen pesë anëtarëshe të Bojaxhinjëve të Shkupit. Mbjellja korrespondon me shënimin e një date të rëndësishme nga jeta shpirtërore e Nënës Tereze, që ndodhi para 19 viteve, konkretisht më 19 tetor 2003, atëherë kur Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II. Prandaj, ideja është që kjo ngjarje të ketë edhe një kuptim që shkon përtej evokimit të thjeshtë, duke rreshtuar tre qytetet tona kryesore Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën në një iniciativë të përbashkët që do të kurorëzohet me përtëritjen e tre parqeve me bredha, si vazhdimësi e bredhit të dëmtuar të Nënë Tereze. Këto parqe do të mbajnë emrin e saj dhe me këtë ne si Institut duam të përçojmë kauzat humane e civilizuese të Nënë Tereze, e cila na porosite që asnjëherë të mos pushojmë në përhapjen e dashurisë dhe mirëkuptimit në me të njerëzve, pa dallim përkatësinë e tyre etnike, fetare e racore”, tha Asani pas takimit me drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërime”.

Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Zuhejr Rexhepi, u zotua se do të ndërmerren të gjitha masat që kjo iniciativë e ITSHKSH-së të kurorëzohet me sukes, ndërkohë që ITHKSH me qëllim të konzervimit të rrënjëve nga bredhi i cunguar i Nënë Tereze, do ti dërgojë një elaborat Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe të njëjtat do të përdoren si shenjë identifikimi e vendodhjes së shtëpisë së lindjes së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze.

Filed Under: Kronike

Dr. Ruki Kondaj nderohet nga Arbëreshët me titullin ‘Ambasadore e Arbërisë’

October 11, 2022 by s p

Komuna e Frascinetos e ka vlerësuar Dr. Ruki Kondaj me titullin ‘Ambasadore e Arbërisë’ me motivacionin: “Për kontributin e saj të lavdishëm në promovimin e kulturës arbëreshe në botë”. Cmimi ju dorëzua nga kryetari i bashkisë z. Angelo Catapano. Në njoftimin e Komunës shkruhet: “Dje, më 6 tetor 2022, patëm nderin të takojmë Ruki Kondajn, doktoreshë në shkencat farmaceutike, e cila jeton dhe vepron në Toronto, e cila ka qenë gjithmonë një mbështetëse dhe përhapëse e pasionuar e trashëgimisë sonë etniko-kulturore. I kemi dhënë titullin ‘Ambasadore e Arbërisë’ për kontributin e saj të lavdishëm në promovimin e kulturës arbëreshe në botë. Falenderim i veçantë për Lucia Martino dhe shoqatën kulturore “Vorea”. Dr. Ruki Kondaj është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK), Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë SHBSHK dhe Zv/Presidente e Këshillit të Europës Qendrore e Lindore në Kanada(CEEC).

Filed Under: Sociale

Festivali i 30-të Shqiptar i dedikohet Monsinjor Zef Oroshit

October 11, 2022 by s p

Kisha Katolike “Zoja e Shkodres”/

Kemi kenaqesine te ju njoftojme për hapjen e Festivalit 30’të Shqiptar që do të mbahet me 5 dhe 6 Nëntor në Sallën e Illyria Community Center. Ky Festival i dedikohet figures larte te mërgates, të ndjerit Monsinjor, Dr Profesor Zef Oroshi, themeluesi i Lidhjes Katolike Shqiptare dhe e Kishes Pare Katolike në gjithe Ameriken por edhe mbare botës jashtë trojeve Shqiptare. Ky festival që orginazohet nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” dhe për 30 vjet është evinimenti me i Madh Shqiptar ne Amerike, dhe si synim ka pasur dhe vazhdon të mbaje shpalosjen dhe ruajtjen e Gjuhës,tradites dhe kultures e shfaqjen e shumë e shumë ngjyrave të bukura që pasqyron Populli jonë Shqiptar. Do të keni mundësinë e dy netë festive, që të argëtoheni me Kengëtarë të njohur të shumë trevave, Grupet Folklorike nga Nju Jorku, Bostoni dhe Michigani qe e pasurojne Festivalin me instrumente, kostume dhe valle të ndryshme nga Rrugova e Malsia e deri te Laberia e Çameria. Festivali përkrahet nga Shqiptari i madh Mark Gjonaj ish anetar i Keshillit Bashkiak New York. Duke nisur nga kjo jave biletat jane në shitje. Ju mirëpresim dhe ejani të kënaqemi së bashku.

Filed Under: Politike

“Grupet Terroriste”, 27 libra për gjeopolitikën dhe kundërterrorizmin

October 11, 2022 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Pas nje pune rreth 20 vjeçare, me ne fund doli nga botimi edhe libri i fundit i kolanes se perbere nga 27 libra per gjeopolitiken dhe kunderterrorizmin ne Lindjen e Mesme, Europe, Afriken Veriore, Lindore dhe Qendrore, Kauzazin e Veriut dhe Azine Jug-Lindore: “Grupet Terroriste”.

Vetem per botimin e dy librave: “Al-Qaeda: 10 Komandat Strategjike” dhe “Grupet Terroriste” jane analizuar pergjate 2216 faqeve me shume se 110 grupe terroriste aktive sot ne bote ne kater kontinente.

Me qellim analizen sa me te detajuar rreth struktures, lidershipit, taktikave, armatimit, financimit, rekrutimit, operacioneve, bashkepunimit me grupet e tjera dhe aktivitetit te tyre jane shfrytezuar 5331 burime te ndryshme shkencore dhe inteligjence vetem per keto dy libra.

Me ben krenar fakti, se kjo kolane eshte nje risi jo vetem ne Ballkan por edhe me gjere, dhe ne te njejten kohe eshte nje rast unikal i cili botohet nga nje studies i vetem.

Me kete rast deshiroj te theksoj mbeshtetjen maksimale te familjes, pa ndihmen e se ciles kjo kolane nuk do te ishte botuar, por ne te njejten kohe deshiroj te shpreh falenderime edhe per bashkepunetoret e shumte akademike ketu ne Amerike dhe ligjvenesit ne kongres.

Nuk ka kenaqesi me te madhe, sesa kur keto botime modeste por shume te radha, behen pjese e fondit te kongresit, ku midis autoreve dhe akademikeve te shumte te shquar nga e gjithe bota, gjenden edhe libra nga autore, eksperte dhe ish drejtues te larte ushtarake nga Republika e Shqiperise.

Per te gjithe te interesuarit rreth ketyre librave, mund t’i gjeni ne shtypshkronjen:

Botime M&B tek z. Bujar Karoshi dhe znj. Miranda Goleci te cilet me kete rast i falenderoj ne menyre te veçante per punen profesionale dhe durimin e madh per botimin e tyre.

Nr cel: 069 20 68 603, 068 65 08 441.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dritan demiraj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT