Komuna e Frascinetos e ka vlerësuar Dr. Ruki Kondaj me titullin ‘Ambasadore e Arbërisë’ me motivacionin: “Për kontributin e saj të lavdishëm në promovimin e kulturës arbëreshe në botë”. Cmimi ju dorëzua nga kryetari i bashkisë z. Angelo Catapano. Në njoftimin e Komunës shkruhet: “Dje, më 6 tetor 2022, patëm nderin të takojmë Ruki Kondajn, doktoreshë në shkencat farmaceutike, e cila jeton dhe vepron në Toronto, e cila ka qenë gjithmonë një mbështetëse dhe përhapëse e pasionuar e trashëgimisë sonë etniko-kulturore. I kemi dhënë titullin ‘Ambasadore e Arbërisë’ për kontributin e saj të lavdishëm në promovimin e kulturës arbëreshe në botë. Falenderim i veçantë për Lucia Martino dhe shoqatën kulturore “Vorea”. Dr. Ruki Kondaj është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK), Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë SHBSHK dhe Zv/Presidente e Këshillit të Europës Qendrore e Lindore në Kanada(CEEC).