• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2022

ÇMIMI “NOBEL” PËR LETËRSI  – LAUREATËT 

October 10, 2022 by s p

Çmimi “Nobel” për letërsi ndahet vit për viti. Laureati mund të jetë nga cilido vend i botës i cili ka shkruar “vepër të jashtëzakonshme me synime idealiste”. Çmimi mund t’i jepet laureatit vetëm për një vepër të tij, por edhe për edhe për opusin jetësor të tij. Se kujt do t’i jepet çmimi, për këtë vendos Akademia Suedeze. Është e mundur që çmimi edhe të mos ndahet.     

Shënim: Akademinë Suedeze e ka themeluar në vitin 1786 mbreti i Suedisë Gustavi III. Është kopjuar mënyra e punës e Akademisë Franceze, e cila ka qenë e para akademi e themeluar në botë. Akademia Suedeze ka 18 anëtarë. Motoja e akademisë është “Talent dhe shije”.  

Laureatët e çmimit “Nobel” prej viti 1901 deri më sot

Më 1901 – Laureati i parë i çmimit „Nobel“ për letërsi është poeti dhe eseisti francez Syli Prydom (Sully Prudhomme, emri i vërtetë Rene François Armand Prudhomme, 1839-1907), Francë; 

Më 1902 – historiani dhe eseisti gjerman Teodor Momzen (Theodor Mommsen, 1817-1903), Gjermani; 

Më 1903 – prozatori, dramaturgu dhe poeti norvegjez Bjornstjern Martinius Bjornson (Bjørnstjerne Bjørnson, 1832-1910), Norvegji; 

Më 1904 – poeti dhe tregimtari provansal, Fredrik Mistral (Frédéric Mistral, 1830-1914), Francë, (ka shkruar në gjuhën oksitane); 

Më 1904 – dramaturgu spanjoll Hose Ečegarai i Eisagirre (José Echegaray y Eizaguirre, 1832-1916), Spanjë; 

Më 1905 – romancieri, novelisti dhe publicisti polak Henrik Shenkieviç (Henryk Sienkiewicz, 1846-1916), Poloni; 

Më 1906 – poeti italian Xhozue Karduççi (Giosuè Carducci, 1835-1907), Itali; 

Më 1907 – prozatori dhe poeti anglez Radjard Kipling (Rudyard Kipling; Bombei, Indi, 1865 – Londër, 1936); u shkollua në Angli; më 1882 u kthye në Indi ku jetoi deri në vitin 1889; Mbretëri e Bashkuar; 

Më 1908 – filozofi gjerman Rudolf Euken (Rudolf Eucken, 1846-1926); iu dha çmimi “Nobel” për letërsi, edhe pse ka botuar vetëm shkrime filozofike; Gjermnai; 

Më 1909** – prozatorja suedeze Selma Lagerlov (Selma Lagerlöf), Suedi; 

Më 1910 – novelisti gjerman Paul fon Haize (Paul von Heyse, 1830-1914), Gjermani; 

Më 1911 – dramaturgu, poeti dhe eseisti belg i shprehjes gjuhësore franceze Moris Meterlenk (Maurice Maeterlinck, 1862-1949), Belgjikë (ka shkruar në gjuhën frënge); 

Më 1912 – dramaturgu dhe tregimtari gjerman Gerhart Hauptman (Gerhart Hauptmann, 1862-1946), Gjermani; 

Më 1913 – poeti, prozatori dhe dramaturgu indian i shprehjes gjuhësore bengale Rabindranat Tagor (Rabindranth Tagore / Thakur; Kalkutë, 1861 – Kalkutë, 1941),  ka shkruar në gjuhën bengale; Indi; 

Më 1914X – çmimi “Nobel” nuk është ndarë; 

Më 1915 – romancieri, dramaturgu dhe eseisti francez Romen Rolan (Romain Rolland, 1866-1944), Francë; 

Më 1916 – poeti suedez Verner fon Heidenstam (Verner von Heidenstam, 1859-1940), Suedi; 

Më 1917* – poeti dhe tregimtari danez Karl Adolf Gelerup (Karl Adolph Gjellerup, 1857-1919), Danimarkë; 

Më 1917* – shkrimtari danez Henrik Pontopidan (Henrik Pontoppidan, 1857-1943), Danimarkë (dy laureatë në të njëjtin vit); 

Më 1918X – çmimi “Nobel” nuk është ndarë; 

Më 1919 – poeti dhe tregimtari zviceran Karl Spiteler (Carl Spitteler 1845-1924); u bë ateist;  Zvicër (ka shkruar në gjuhën gjermane); 

Më 1920 – shkrimtari norvegjez i një familjeje fshatare Knut Hamsun (Knut Hamsun, mbiemri i vërtetë Pedersen, 1859-1952), Norvegji; 

Më 1921 – romancieri dhe tregimtari francez Anatol Frans (Anatole France, emri i vërtetë Anatole-François Thibaukt, 1844-1924), Francë; 

Më 1922 – dramaturgu spanjoll Hasinto Benavente i Martines (Jacinto Benavente y Martínez, 1866-1954), Spanjë; 

Më 1923 – poeti dhe dramaturgu irlandez Uilljam Batler Jeitz (William Butler Yeats, 1865-1939); vdiq në Francë; Irlandë (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 1924 – romancieri dhe novelisti polak Vladislaf Rejmont (Wladyslaw Reymont, 1867-1925), Poloni; 

Më 1925 – dramaturgu irlandez Xhorxh Bernard Sho (George Bernard Shaw, 1856-1950), Irlandë (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 1926** – prozatorja italiane, pa shkollim të rregullt, Gracia Deledda (Gracia Deledda, 1871-1936); rrjedh nga një familje e kamur pronar tokash; Itali; 

Më 1927 – filozofi dhe shkrimtari francez Anri Lui Bergson (Henri Louis Bergson, 1859-1941), Francë; 

Më 1928** – shkrimtarja norvegjeze Sigrid Unset (Sigrid Undset, 1882-1949), Norvegji; 

Më 1929 – prozatori gjerman Tomas Man (Thomas Mann, 1875-1955), Gjermani; 

Më 1930 – romancieri amerikan Sinkler Luis (Sinclair Lewis; Sauk Center/Minnesota, 188 5- Romë, 1951), ShBA; 

Më 1931 – poeti suedez Erik Aksel Karlfelt (Erik Axel Karlfeldt, 1864-1931), Suedi; 

Më 1932 – prozatori dhe dramaturgu anglez Xhon Golsuorthi (John Galsworthy, pseudonimi John Sinjohn; 1867-1933), Mbretëri e Bashkuar;    

Më 1933 – tregimtari dhe poeti rus Ivan Aleksejeviç Bunjin (Voronjezh, 1870 – Paris, 1953); në vitin 1920 emigroi në Francë; BRSS/Federata Ruse (në egzil, ka shkruar në gjuhën ruse);

Më 1934 – dramaturgu dhe tregimtari italian Luixhi Pirandello (Luigi Pirandello, 1867-1936), Itali; 

Më 1935* – çmimi “Nobel” nuk është ndarë; 

Më 1936 – dramaturgu amerikan Juxhin Ounil (Eugene O’Neill, 1888-1953), ShBA; 

Më 1937 – romancieri dhe tregimtari francez Rozhe Marten dy Gar (Roger Martin du Gard, 1881-1958), Francë; 

Më 1938** – shkrimtarja prozatorja amerikane Perl Bak (Pearl Buck, mbiemri i vërtetë Sydenstricker, 1892-1973); pseudonimi John Sedges; u rrit në Kinë, ku prindërit i qenë misionarë; studioi në ShBA dhe u kthye në Kinë; prej vitit 1935 jetoi në Amerikë; ShBA; 

Më 1939 – prozatori finlandez Frans Emil Sillanpa (Frans Emil Sillanpää, 1888-1964), Finlandë; 

Në vitet 1940-1943* – çmimi “Nobel” nuk është ndarë; 

Më 1944 – shkrimtari danez Juhanes Vilhelm Jensen (Johannes Vilhelm Jensen, 1873-1950), pas studimeve të mjekësisë, nisi të merret me letërsi; Danimarkë; 

Më 1945** – poetja kiliane Gabriela Mistral (Gabriela Mistral, emri i vërtetë Lucia Godoy Alcayaga; Vicuna, 1889 – Hempstead/Nju-Jork, 1957); mësuese në moshën 15-vjeçare; Kili (ka shkruar në gjuhën spanjolle); 

Më 1946 – tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonimi Emil Sinclair, 1877-1962); vjen nga një familje misionare evangjelistë; Prej viti 1911 jeton në Zvicër; Gjermani – Zvicër (ka shkruar në gjuhën gjermane); 

Më 1947 – romancieri, eseisti, dramaturgu dhe poeti francez Andre Zhid (André Gide, 1869-1951), Francë; 

Më 1948 – poeti, kritiku dhe dramaturgu anglo-amerikan, i shkolluar në Harvard, në Sorbonë dhe në Oksford Tomas Stërnz Elliët (Thomas Stearns Eliot, 1888-1965), ShBA-Mbretëri e Bashkuar; 

Më 1949 – prozatori amerikan Uilliam Fokner (William Faulkner, mbiemri i vërtetë Falkner; New Albany/Mississipi, 1897 – Oxford/ Mississipi, 1962), ShBA; 

Më 1950 – prozatori dhe filozofi anglez Bertrand Rasel (Bertrand Russell, 1872-1970); kreu matematikën dhe filozofinë në Universitetin e Kembrixhit, ku ishte profesor deri në vitin 1916; e dëbuan që andej për shkak të agjitacionit kundër luftës; më 1944 e përsëri rikthyen; Mbretëri e Bashkuar; 

Më 1951 – prozatori, poeti dhe dramaturgu suedez Paer Lagerkvist (Per Lagerkvist, 1891-1974), Suedi; 

Më 1952 – romancieri, dramaturgu dhe poeti francez Fransua Moriak (François Mauriac, 1885-1970), Francë; 

Më 1953 – burrështetasi dhe shkrimtari anglez Uinston Çërçill (Winston Churchill, 1874-1965 ), Mbretëri e Bashkuar; 

Më 1954 – prozatori amerikan Ernest Heminguej (Ernest Hemingway, 1899-1961), ShBA; 

Më 1955 – romancieri islandez Haldor Kiljan Laksnes (Halldór Kiljan Llaxness, emri i vërtetë Halldór Gudjonsson, 1902-1998), Islandë (ka shkruar në gjuhën islandeze); 

Më 1956 – poeti spanjoll Huan Ramon Himenez (Juan Ramón Jiménez, 1881-1958), Spanjë; 

Më 1957 – romancieri, eseisti dhe dramaturgu francez Alber Kamy (Albert Camus, 1913-1960), Francë; 

Më 1958 – poeti dhe prozatori rus Boris Leonidoviç Pasternak, (1890-1960); pas fushatës kundër tij në BRSS, nuk shkoi për ta marrë çmimin; pas shumë vitesh shkoi dhe ia mori i biri;  BRSS/Federata Ruse; 

Më 1959 – poeti italian Salvatore Kuazimodo (Salvatore Qusimodo, 1901-1968), Itali; 

Më 1960 – poeti francez Sen-Xhon Pers (Saint-John Perse, emri i vërtetë Alexis Léger, 1887-1975); Francë; lindi dhe u rrit në ishullin e Karaibeve Guadeloupe;  

Më 1961 – shkrimtari serb Ivo Andriq (Ivo Andrić, 1892-1975); ka shkruar në gjuhën serbe, që atëherë quhej serbokroatisht; RSF e Jugosllavisë; 

Më 1962 – romancieri amerikan Xhon Shtajnbek (John Steinbeck, 1902-1968), ShBA; 

Më 1963 – poeti grek Jorgos Seferis (Giorgos Sepheres/Seferiadis; Izmir, 1900 – Athinë, 1971),  Greqi;

Më 1964Y – romancieri, filozofi, dramaturgu dhe kritiku Zhan-Pol Sartrë (Jean-Paul Sartre, 1905-1980),  Francë (e refuzoi çmimin “Nobel”); 

Më 1965 – novelisti dhe romancieri rus Mihail Shollohov (Mihail Aleksandrovič Šolohov, 1905-1984), autodidakt me prejardhje kozake; BRSS/Federata Ruse; 

Më 1966* – shkrimtari izraelit Shmuel Josef Agnon (1888-1970); u shkollua në mënyrë jashtë-institucionale; Izrael (ka shkruar në gjuhën hebraike dhe në jidish); dhe  

Më 1966*(**) – poetja e shprehjes gjuhësore gjermane Neli Zaks (Nelly Sachs; Berlin, 1891 – Stokholm, 1970), Gjermani-Suedi (ka shkruar në gjuhën gjermane); dy laureatë në të njëjtin vit;

Më 1967 – prozatori dhe poeti guatemalas Miguel Ángel Asturias (Guatemala de la Asunción, 1899 – Madrid, 1974), Guatemalë (ka shkruar në gjuhën spanjolle); 

Më 1968 – prozatori japonez Jasunari Kavabata (Yasunari Kawabata, 1899-1972); iu bashkua lëvizjes letrare të neosenzualizmit që i kundërvihej realizmit; Japoni; 

Më 1969 – romancieri dhe dramaturgu irlandez, kryesisht i shprehjes gjuhësore frënge, Semjuel Beket (Samuel Beckett, 1906-1989); Irlandë (ka shkruar anglisht dhe frëngjisht); Një kohë, Beketi ka qenë sekretar i prozatorit dhe poetit irlandez Xheimz Xhojs (James Joyce, Dublin, 1882 – Cyrih, 1941); Irlandë – Francë; 

Më 1970 – prozatori rus Aleksandër Solzhenjicin (Aleksandr Isajevič Solženjicin, 1918-2008), BRSS/Federata Ruse; 

Më 1971 – poeti kilian Pablo Neruda, emri i vërtetë Neftali Ricardo Reyes Basoalto, 1904-1973), Kili (ka shkruar në gjuhën spanjolle); 

Më 1972 – tregimtari gjerman, njëri prej pjesëtarëve më të shquar të “Grupit 47”, Hajnrih Bël (Heinrich Böll, 1917-1985); Gjermani; 

Më 1973 – romancieri australian Patrik Vait (Patrick White, 1912-1990); Australi (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 1974* – prozatori suedez Eivind Junson (Eyvind Johnson, 1900-1976), Suedi; dhe 

Më 1974* – poeti dhe prozatori suedez Hari Edmund Martinson (Harry Edmund Martinson, 1904-1978), Suedi; (dy laureatë në të njëjtin vit); 

Më 1975 – poeti italian Euxhenio Montale (Eugenio Montale, 1896-1981); i filloi studimet e letërsisë, por nuk i kreu; Itali; 

Më 1976 – prozatori amerikan, bir i emigrantit çifut të ardhur nga Rusia në Kanada, Sol Bellou (Saul Bellow, 1915-2005); Kanada – ShBA (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 1977 – poeti spanjoll Visente Aleiksandre (Vicente Aleixandre, 1898-1984); Spanjë;

Më 1978 – prozatori çifut Isak Jiçok Bashevis Zinger (Isaac Jichok Bashevis Singer; Radzymin/Poloni, 1904 – Miami/ShBA, 1991), Poloni-ShBA (ka shkruar në gjuhën jidish–hebraisht); 

Më 1979 – poeti grek Odiseas Elitis (Odysseas Elytes, 1911-1996); Greqi; studioi drejtësinë në Athinë, ndërsa letërsinë në Sorbonë; 

Më 1980 – poeti, prozatori dhe eseisti polak Çesllaf Millosh (Czeslaw Milosz, 1911 -2004), Poloni-ShBA (ka shkruar në gjuhën polake); 

Më 1981 – tregimtari, dramaturgu dhe eseisti me prejardhje nga Bullgaria, Elias Kaneti (Elias Canetti, 1905-1994); çifut sefard me shtetësi britanike; Bullgari-Austri (ka shkruar në gjuhën gjermane); 

Më 1982 – prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1928-2014), Kolumbi (ka shkruar në gjuhën spanjolle); 

Më 1983 – romancieri anglez Uiljam Gollding (William Golding, 1911-1993),  Mbretëri e Bashkuar; 

Më 1984 – poeti çek Jaroslav Sajfert (Jaroslav Seifert,1901-1986), Çekosllovaki/Çeki; 

Më 1985 – romancieri francez, studioi në Paris, Oksford dhe Kembrixh, Klod Simon (Claude Simon; Tananarive, Madagaskar, 1913-2005), Francë; 

Më 1986 – dramaturgu, poeti dhe prozatori nigerian Uol Sojinka (Wole Soyinka, emri i plotë Akinvande Oluwole Babatunde Soyinka; 1934-); Nigeri (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 1987 – poeti, dramaturgu dhe eseisti rus Josif Brodski (Josif/Joseph Aleksandrovič Brodsky; Leningrad, 1940 – Nju-Jork, 1996), BRSS/Federata Ruse-ShBA (ka shkruar rusisht dhe anglisht); 

Më 1988 – prozatori egjiptian Nagib Mahfuz (emri i plotë Naguip Mahfouz Abdul Aziz Ibrahim Ahmed Pasha; 1911-2006), Egjipt (ka shkruar arabisht);

Më 1989 – prozatori spanjoll Kamilo Hose Sela (Camilo José Cela, 1916-2002), Spanjë;

Më 1990 – poeti dhe eseisti meksikan Oktavio Paz (Octavio Paz, 1914-1998), Meksikë (ka shkruar në gjuhën spanjolle); 

Më 1991** – prozatorja jug-afrikane me prejardhje hebraike, nga nëna angleze, Neidin Gordimër (Nadine Gordimer, 1923-2014), Republika e Afrikës së Jugut (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 1992 – shkrimtari nga ishulli i Karaibeve, Shën-Lucia (Sain Lucia), Derek Alton Volkot (Derek Alton Walcott; lindi në Castries, Saint Lucia, më 1930 dhe vdiq në Cape Estate, Saint Lucia më 2017); Mbretëri e Bashkuar (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 1993** – prozatorja amerikane Toni Morison (Toni Morrison, emri i vërtetë Chloe Anthony Wofford, 1931-2019), ShBA; 

Më 1994 – prozatori japonez Kenzaburo Oe (1935- ), Japoni; 

Më 1995 – poeti irlandez Sheimës Hini (Seamus Justin Heaney Mria, 1939-2013), Irlandë (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 1996** – poetja dhe eseistja polake Vislava Shimborska (Wislawa Szymborska, 1923-2012), Poloni; 

Më 1997 – dramaturgu italian Dario Fo (1926-2016), Itali, në vitet 1943-1945 ka qenë vullnetar në Republikën e Musolinit – Salo, te liqeni Garda; 

Më 1998 – romancieri portugez, jo shumë i shkolluar, Jose Saramago (José Saramago, 1922-2010), Portugali; 

Më 1999 – romancieri, dramaturgu dhe poeti gjerman Gynter Gras (Günter Grass, 1927-2015), Gjermani; 

Më 2000 – shkrimtari kinez, tajvanez, francez i natyralizuar, Gao Xingjian (1940- ), Kinë-Francë (ka shkruar në gjuhën kineze); 

Më 2001 – prozatori anglez që vjen prej Karaibeve, me prejardhje indiane Vidiadhar Suraxhprasad Naipaul (Vidiadhar Surajprasad Naipaul; lindi në Trinidad dhe Tobago, 1932 – vdiq në Londër, 2018), Trinidad dhe Tobago-Mbretëri e Bashkuar (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 2002 – shkrimtari hungarez Imre Kertes (Imre Kertész, 1929-2016), Hungari; 

Më 2003 – shkrimtari jug-afrikan me prejardhje nga emigrantë holandezë, Xhozef Majkëll Kuci (Joseph Michael Coetzee, 1940- ), Republika e Afrikës së Jugut – Australi (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 2004** – prozatorja dhe dramaturgia austriake Elfriede Jelinek (1946-), Austri (ka shkruar gjermanisht); 

Më 2005 – dramaturgu anglez, nga babai çifut, Harold Pinter, pseudonimi David Baron (1930-2008), Mbretëri e Bashkuar; 

Më 2006 – shkrimtari turk Orhan Pamuk (1952- ), Turqi; 

Më 2007** – prozatorja angleze Doris Lesing (Doris Lessing, e lindur si Doris May Tayler; pseudonimi Jane Somers; lindi në Kermanshah, Iran, më 1919; vdiq në Londër në vitin 2013; si fëmijë, nga Persia e atëhershme u shpërngul për në Rodezi (Zimbabve); u shkollua deri në moshën 15-vjeçare; më 1937 (apo më 1939) u martua me Frank Charles Wisdom me të cilin lindi dy fëmijë; më 1949 u nda nga burri dhe e la familjen; u shoqërua me komunistët; më 1943 u martua me veprimtarin politik gjerman Gottfried Anton Nicolai Lessing, nga i cili u nda më 1949; po këtë vit u vendos në Londër; është prozatore e Mbretërisë së Bashkuar (ka shkruar në gjuhën angleze); 

Më 2008 – romancieri, tregimtari dhe eseisti francez Zhan-Mari Gystav Lë Klezio (Jean-Marie Gustave Le Clézio, 1940- ), Francë; 

Më 2009** – poetja dhe eseistja gjermane Herta Myler (Herta Müller; Nitchidorf, Rumani, 1953 -), Gjermani; 

Më 2010 – tregimtari dhe eseisti peruan Mario Vargas Llosa (1936- ), u martua me emtën e shkurorëzuar; mori pjesë në qerthujt e marksistëve; më vonë u martua me të mbesën Patricia; pas procesit të H. Padilit, u nda nga opsioni politik kubanez; kah fundi i viteve ’50 të shekullit XX, jeton në Madrid, Paris dhe Londër; më 1993 mori shtetësinë e Spanjës; përfaqësues “i realizmit të ri’; një prej nismëtarëve të boom-it latino-amerikan; Peru (ka shkruar në gjuhën spanjolle); 

Më 2011 – poeti suedez Tomas Transtromer (Tomas Tranströmer, 1931-2015), Suedi;

Më 2012 – shkrimtari kinez Mo Jan (emri i vërtetë Guan Moye, si krijues njihet me emrin Mo Yan, 1955- ), Kinë; 

Më 2013** – prozatorja kanadeze Aelis Manrou (Alice Ann Munro, 1931-), Kanada (shkruan në gjuhën angleze); 

Më 2014 – romancieri francez, bir i aktores flamane dhe i çifutit italo-egjiptian, Patrik Modiano (Patrick Modiano, 1945-); pasi e kreu gjimnazin, shkollimin e mëtejmë nuk e vazhdoi; Francë; 

Më 2015** – gazetarja hulumtuese, eseistja dhe historiania bjelloruse Svetllana Aleksieviç (Svetlana Aleksijevič; lindi në Stanislav/Ivano-Frankivisk, Ukrainë, 1948 -); Bjellorusi (veprat letrare i shkroi në gjuhën ruse);  

Më 2016 – poeti dhe kantautori amerikan Bob Dilën (Bob Dylan, emri i vërtetë Robert Allen Zimmerman, 1941 -), ShBA; 

Më 2017 – prozatori anglez me prejardhje japoneze, Kazuo Ishiguro (Nagasaki, 1954-); prej vitit 1960 jeton në Angli; Mbretëri e Bashkuar (shkruan në gjuhën angleze); 

Më 2018** – shkrimtarja polake, veprimtare dhe intelektuale e angazhuar, Olga Tokarçuk (Olga Tokarczuk, 1962 -) (çmimi u nda në vitin 2019), Poloni; 

Më 2019 – prozatori, dramaturgu dhe poeti austriak, i cili ka edhe prejardhje sllovene, Peter Handke (1942 -); në vitin 1966 tërhoqi vëmendjen e publikut letrar ndërkombëtar me paraqitjen e në tubimin e grupit letrar gjerman – “Grupi 47” të mbajtur në ShBA, me ç’rast  kritikoi në mënyrë radikale letërsinë bashkëkohore, të cilën e cilësoi si “impotente gjatë pasqyrimit të realitetit”; ishte kundër ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999 ndaj forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe; mbështeti politikën e Sllobodan Millosheviqit; Austri (shkruan në gjuhën gjermane); 

Më 2020** – poetja dhe eseistja amerikane Luiza Elizabet Glyk (Louise Elisabeth Glück, 1943-),  ShBA; 

Më 2021 – shkrimtari britanik, i lindur si tanzanian, Abdulrazak Gurnah (lindi në Sulltanatin e Zanzibarit më 1948 -), Tanzani-Mbretëri e Bashkuar (shkruan në gjuhën angleze); 

Më 2022** – prozatorja franceze Ani Erno (Annie Ernaux, 1940-), Francë. 

*   *   *

Shënim:

– Simboli yll (*) tregon se çmimi „Nobel“ në të njëjtin vit u është ndarë dy laureatëve. Kjo ka ndodhur në vitet 1917, 1966 dhe 1974;

– Simboli dy yje (**) tregon se laureati është femër. Që nga viti 1901 e deri në vitin 2022, laureatë të çmimit “Nobel” kanë qenë 17 femra;

– Simboli iks (X) tregon se në vitet 1914, 1918, 1935 dhe 1940-1943, çmimi “Nobel” nuk është ndarë;

– Simboli ipsilon (Y) tregon se laureati e ka refuzuar çmimin “Nobel”. Kjo ka ndodhur në vitin 1964; 

– Në vitin 1958, për shkak të kritikave të ashpra nga autoritetet bolshevike, laureati sovjetik/rus Boris Pasternak, nuk ka shkuar ta marrë çmimin;

– Në vitin 1908, çmimi “Nobel” për letërsi i është dhënë filozofit gjerman Rudolf Euken (Rudolf Eucken), edhe pse s’ka botuar shkrime letrare, por vetëm shkrime filozofike;      

Xhelal Zejneli 

Filed Under: LETERSI

Presidentja Osmani në Seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Kosova në NATO, prioritet shtetëror, parakusht për paqe e stabilitet në rajon

October 10, 2022 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Prishtinë me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“.

Në prezencë të deputetëve nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, si dhe të institucioneve e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, Presidentja Osmani, theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për forcimin e sundimit të rendit e ligjit, integrimit në BE dhe në strukturat veriatlantike.

Presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Anëtarësimi në NATO, sipas Presidentes Osmani është prioritet shtetëror i Kosovës, sikurse edhe parakusht për sigurimin e paqes në rajon, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Sipas saj, këtij hapi duhet t`i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe.

Në raport me rrezikun ndaj arkitekturës së sigurisë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Presidentja Osmani ka potencuar se integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor është një interes strategjik evropian për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Sipas saj, shumica e vendeve të rajonit, përveç Serbisë, janë të përkushtuara ndaj vlerave të përbashkëta demokratike euroatlantike dhe sigurisë kolektive.

Duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, para deputetëve nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e ka absolutisht të qartë qëllimin për të qenë anëtare e NATO-s, derisa paradoksi është që Serbia prej 15 vjetësh është anëtare në PFP, porse refuzon t`i bashkohet aleancës ushtarake më të madhe në botë dhe në të njëjtën kohë mbanë marrëdhënie të fuqishme me Rusinë.

Në hapje të këtij seminari, Presidentja Osmani ka bashkëbiseduar me pjesëmarrës nga shtetet anëtare të NATO-s dhe shtete tjera partnere për çështjetë shumta me rëndësi në Evropë dhe rajon, që ndërlidhen me bashkëpuimin me NATO-n, sulmet kibernetike, kampanjat e dezinformimit të sponzorizuara nga Rusia, çështjet e energjisë dhe shumë tema tjera nga fusha e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Seminari i 102-të Rose-Roth organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF).

Filed Under: Opinion

50 VJETORI I KISHËS “PAJTORJA E SHQIPTARËVE” NË MICHIGAN…

October 10, 2022 by s p

Visar Zhiti/

50 vjet kishë katolike shqiptare në Miçigan, SHBA, “Our Lady of Albanians” dhe me rastin e kësaj feste u mbajt një simpozium shkencor në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” me të ftuar të shumtë, jo vetëm shqiptarë nga Amerika, por dhe nga Shqipëria e Kosova e Mali i Zi, etj, Kuvendin e çeli “gojë-ëmbli” famullitari i kësaj famullie Dom Ndue Gjergji duke u uruar mirëseardhjen të gjithëve.

Mes “të Ftuarve të Nderit” si arqipeshkëvi Frrok Gjonlleshaj, ipeshkëvi Dom Dodë Gjergji, Dom Lush Gjergji, Dom Alfred Kalaj isha dhe unë, së bashku me Leka Briskun, i pari xhakon shqiptar në shtetin e Illinois-it. Mes të tjerash unë thashë se ky gjysmë shekulli histori e kishës tonë “Pajtorja e shqiptarëve” në Detroit, përmbledh dhe kalvarin e kishës shqiptare, martirizimin e saj deri në mrekullinë e kësaj dite feste sot. Kumtesa të shumta nga studiues e pedagogë universitarë, veprimtarë, etj, si Dr. Gjek Gjelaj, Patër Pashk Gojçaj, Zef Përgegaj, Valentin Lumaj, Fran Shkreli, Merita Bajraktari dhe Dr. Lisandri Kola, etj, shpalosën rolin e rëndësishëm përbashkues të kësaj kishe, meshat në gjuhën shqipe, shkolla shqipe pranë saj, festivalet dhe grupet folklorike që organizon, etj, dhe portretizuan si ikona të gjalla themeluesin e kishës “Pajtorja e Shqiptarëve” Dom Prenk Ndrevashaj, madje dhe poet, vlerat e poezisë të të cilit pritet dhe meritojnë të dalin në pah nga kritika letrare, – theksoi shkrimtari Lisandri Kola, – dhe të gjitha folën për virtytet dhe shërbesat e dishepullit të tij të denjë, Dom Ndue Gjergjit nga Kosova, i përkushtuar dhe zemërmadh, i buzëqeshur si vëlla i Shenjtes Nënë Tereza.

Veprimtarinë në ndoqën gazetarë dhe televione lokale, ai publik nga Shqipëria si dhe “Zëri i Amerikës”.

Në mbarim të ditës së parë të kësaj feste për të gjithë, të 50 vjetorit të kishës “Pajtorja e shqiptarëve” në Miçigan, meshtari i saj Dom Ndue Gjergji i ftoi buzagas të pranishmit që të vinin dhe në 100 vjetor…

Filed Under: ESSE Tagged With: Visar Zhiti

VATRA NË FESTIMET E 50 VJETORIT TË FAMULLISË ZOJA PAJTORE E SHQIPTARËVE

October 10, 2022 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA mori pjesë në festimet me rastin e 50 vjetorit të Famullisë Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield të shtetit Michigan. Përfaqësuesit më të lartë të Vatrës, kryetari z.Elmi Berisha, nënkryetari z.Alfons Grishaj, nënkryetari i Këshillit të Vatrës Kolonel Dritan Demiraj, përgjegjësi për Degët e Vatrës z.Mondi Rakaj e shumë personalitete të shquara vatrane në mërgatën e Amerikës kremtuan me entuziazëm, hare dhe gëzim një ngjarje të jashtëzakonshme për Kishën Katolike Shqiptare e komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën udhëheqjen e Dom Ndue Gjergjit, Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve e themeluar nga Dom Prek Ndrevashaj, vazhdon misionin e saj historik liturgjik e kombëtar për t’i shërbyer të madhit Zot, besimtarëve, kulturës shqiptare dhe interesave kombëtare të popullit, shtetit e kombit tonë.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli dërgojnë urimet më të përzemërta për organizatorët, të ftuarit e veçantë, kumtuesit shkencorë e të gjithë pjesëmarrësit në këtë kremtim të shenjtë. Zoti e bekoftë popullin e kombin shqiptar.

Filed Under: Featured

Rrena e Vuçiçit sikur e ka në dorë të fusë Kosovën në OKB

October 10, 2022 by s p

Shaban Murati/

Presidenti serb Vuçiç deklaroi në 8 tetor rrenën e rradhës sikur Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar atij që Serbia të lejojë Kosovën të hyjë në OKB dhe ata si shpërblim do ta fusin Serbinë në BE. (I mjerueshëm servilizmi i mediave shqiptare, që nuk lenë rrenë dhe p. të Vuçiçit pa i bërë jehonë sapo dalin).

Vuçiçi ka disa vite, që tallet dhe shet ajër sikur nga Serbia varet të hyjë Kosova në OKB. Këtë ajër serb e hengri edhe qeveria e mëparshme e Kosovës si analfabete diplomatike. Çdo fillorist e din që anëtarësimi i Kosovës në OKB varet nga Rusia. Po nuk desh Rusia, as Franca, që është anëtare e përhershme e KS të OKB, dhe as Gjermania, që nuk është anëtare e përhershme e KS të OKB, nuk e fusin dot Kosovën në OKB. Serbia, që është thjesht një votë ndër 193 shtete anëtare të OKB, nuk hyn fare në refene për anëtarësimet e reja në OKB.

Por Vuçiçi vazhdon të vetëfryhet, sikur ai e ka në dorë të hyjë Kosova në OKB. E rren mendja se ndoshta dikush në Prishtinë mund të përsërisë gabimin trashanik të paraardhësve dhe të blejë ajrin diplomatik serb të anëtarësimit në OKB.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT