• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2022

KRYETARI I VATRËS VIZITË NË FAMILJEN JASHARI

November 15, 2022 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha zhvilloi një vizitë shumë emocionuese në familjen Jashari, Kompleksin Memorial të Varrezave të Familjes Jashari në Prekaz duke u përulur në nder e respekt të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari e të rënëve për lirinë e Pavarësinë e Kosovës. Kryetari i Vatrës nderoi sakrificën historike të Adem Jasharit familjarisht. Kryetari i Vatrës gjatë vizitës vëllazërore zhvilloi homazhe duke vënë kurora me lule te varri i Adem Jasharit, u prit ngrohtësisht në kullën e Rifat Jasharit ku u kujtua qëndresa e familjes Jashari, lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjëndja në Kosovë e perspektiva e popullit shqiptar në Kosovë. Në takimin e përzemërt u diskutua rreth rolit të shqiptaro-amerikanëve dhe kontributit të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rifat Jashari e falenderoi kryetarin Berisha për vizitën duke i shprehur mirënjohjen e veçantë Vatrës e shqiptarëve të Amerikës si mbrojtës të çështjeve kombëtare. Kryetari Elmi Berisha e garantoi Bacën Rifat Jashari se Vatra do bëjë gjithçka për vëllezërit e motrat në Kosovë, për zhvillimin e Kosovës, me qëllim që çdo shqiptar jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e në trojet etnike të ndjehet i sigurtë, i përfaqësuar dhe nën mbikëqyrjen e veçantë të Vatrës e shqiptaro-amerikanëve. Historia, sakrifica, lavdia e Jasharëve është unike në historinë e kombit tonë. Nderim përjetë komandantit legjendar Adem Jashari, Jasharëve heroikë dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Kombit tonë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, rifat jashari

KOSOVA ËSHTË E PA PREKSHME

November 14, 2022 by s p

Prishtinë, 14 Nëntor 2022- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha u prit përzemërsisht në një takim të nivelit të lartë nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z.Jeffrey Hovenier. Në këtë takim Kryediplomati Amerikan në Kosovë z.Hovenier i garantoi kryetarit të Vatrës se Integriteti territorial i shtetit të Kosovës do të jetë i pa prekshëm. Ai kërkoi që të forcohet bashkëpunimi mes Vatrës dhe Ambasadës në Prishtinë dhe roli i shqiptaro-amerikanëve të intensifikohet sidomos në kohët që jetojmë, ku të gjithë të angazhohen për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë e rajonin e Ballkanit. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z.Jeffrey Hovenier theksoi në takim nevojën që spektri politik në Kosovë të jetë i unifikuar dhe të gjithë të punojnë për forcimin e institucioneve dhe të demokracisë në Kosovë. Kryediplomati Amerikan në Kosovë z.Hovenier i garantoi kryetarit të Vatrës se Kosova do të jetë gjithmonë nën ombrellën e Shteteve të Bashkuara dhe se shteti i Kosovës duhet të veprojë kurdoherë sipas Planit Amerikan për një Kosovë të sigurtë, në zhvillim, në paqe dhe prosperitet.

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha e garantoi Ambasadorin Hovenier se Federata Vatra do të ecë në të njëjtën linjë me Departamentin e Shtetit Amerikan dhe institucionet amerikane dhe se do të mbrojë në çdo kohë interesin e popullit shqiptar, popullit amerikan dhe shteteve tona.

Në takimin e përzemërt në Prishtinë, Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i dorëzoi Kryediplomatit Amerikan në Kosovë z.Hovenier Mirënjohjen si anëtar nderi i Federatës Vatra.

“Është në privilegjin dhe nderin tim të jem anëtar nderi i Federatës Vatra, kësaj organizate me 110 vite histori” u shpreh Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z.Jeffrey Hovenier.

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

DHUNA HISTORIKE SI HISTORI E DHUNËS

November 14, 2022 by s p

Pal Ndrecaj/

(Recension mbi romanin “Heshtja” të Bora Balajt, i lexuar në promovimin e këtij libri në lokalet e “Vatrës”, në Nju Jork, më 13 nëntor 2022)

Libri “Heshtja” është një tentim për të shkruar historinë e luftës, atë histori që letërsia e ka marrë për detyrë që nga fillimi, që nga Homeri dhe që ia ka përshkruar si mision edhe eruditi i kohërave antike, Aristoteli, i cili thoshte: Historia na tregon cka ka ndodhur në të kaluarën, kurse letërsia si ka mundur të ndodhë. Letërsia, pra, sic shihet, pranon rolin e një lloj rikonstruktuesi të jetës, duke ndërtuar skenat, duke i ndarë ambientet dhe duke i sjellur vetjet, për t’i sprovuar nëpër situatat e ndryshme. “Heshtja” është një libër që si pikë nisjeje ka një moment normal të jetës së personazhit, të cilën, pastaj, e zgjat fazave tjera të asaj historie, duke e sprovuar nëpër krajatat e saj. Është një rrëfim për luftën vështruar si përjetim personal i një ngjarjeje dramatike. Linja fabulare ka në qendër një femër, që fillimisht identifikohet si e fejuara e Flamurit, më pas me emrin e shkurtuar Lola, për t`u zbuluar në plotëni krejt në fund të librit me emrin e vërtetë, Vlora. Kjo shpalosje e shkallëshkallshme dhe me ngurrim e identitetit të saj bëhet si rezultat i një formimi patriarkal, i një kulture tradicionale e botëkuptimi bukur arkaik të Lolës. Personazhja është një vajzë e dhunuar nga ushtarët serbë në luftën e Kosovë, e cila dhunimin, pos si demtim fizik e shpirtëror, i merr edhe si një dëmtim moral. Ajo nuk ndihet më e dinjitetshme për jetën normale në mjedisin familjar. Për shkak te kesaj, ajo vendos të ndahet nga i fejuari, i cili nuk është në dijeni të kësaj ngjarjeje makabre, i fsheh qëlllimin e vërtetë dhe shpall një arsyetim të paqenë, se gjoja nuk e do më. Drama rreth kësaj pjese të rrëfimit, që përfshin disa faqe të librit, bëhet më nota të fuqishme emocionale dhe, si e tillë, kthehet në një përjetim shumë melankolik për lexuesin. Janë skena të vërteta drithëruese. Personazhja e librit është vetëm një nga vajzat e shumta të Kosovës, të cilave ua ka ndërprerë ëndrrat lufta. Mizoria e luftës është e tillë që vret e rrënon gjithcka. Prej këtyre mizorive nuk është lehtë të ikësh, as fizikisht e as shpirtërisht. Ato vrasin, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë shpirtëror. Janë rrethana, në të cilat njeriu i lirë, pothuajse, zhbëhet, del nga identiteti i tij dhe tjetërsohet, në të gjitha pikëpamjet, edhe në atë të ndjeshmërisë. Është stadi fabular ku personazhja kryesore, e vetidentifikuar si Lola, është duke kaluar momentet e trandjes shpirtërore që i ka lënë akti i dhunimit. Tashmë, ka kaluar një kohë dhe, prej andej, ajo ka ndërruar dy vendbanime, një në Zvicër e një në Nju Jork. Mirëpo, në të dyja vendbanimet e reja, ajo ndihet e njëjta vajzë fatkeqe. Në këto pjesë të librit ajo shfaqet duke takuar shoqe të reja e të vjetra, duke rrëfyer jetën e saj intime dhe dhembjen për ndarjen me të fejuarin. Ashtu si në romanet e klasicizmit e të romantizmit, skena ndryshon papritmas, duke shkaktuar ndërrim radikal të rrjedhës fabulare. Ritakimi i papritur me Flamurin ndikon në vetëdijesimin e Lolës për aktin e dhunimit. Fillon një konceptim tjetër i këtij fenomeni, duke përmbysur paksa normat tradicionale, duke flakur ndjesinë e turpit dhe duke u vetëdijesuar për nevojen e denoncimit te dhunuesve. Tashmë, në karakterin e personazhes shfaqen shenjat e një njeriu tjeter. Ngjarja kulmon në pikën ku dy karakteret e dyzuara të të njëjtit personazh, dmth të Lolës, – karakteri tradicional patriarkal dhe ai modern – nisin të ndahen mes vete, duke u ndezur kështu, pak nga pak, dritat e daljes në skenë të një femre moderne. Sigurisht, ndarja e tillë e modernes nga arkaikja paraqitet si një konflikt shumë i zorshëm dhe jepet me një dramacitet të brendshëm e të jashtëm. Mirëpo, konflikti botëkuptimor që zhvillohet në shpirtin e Lolës përfundon me fitoren e idesë se dhunimi nuk duhet përceptuar si dicka e turpshme dhe me mposhtjen e normave patriarkaliste. Tash, personazhja kryesore vetëdijesohet se nuk duhet heshtur fatkeqësinë dhe si rezultat nënshkruan një akt denoncimi kundër dhunuesve. Krahas këtij zhvillimi fabular, të rëndësishëm për tëmatikën dhe idetë që do të reflektojë libri e për mesazhet që do t`i përcjellë, ndodh edhe dalja e personazhes me identitetin e saj të vërtetë, duke zbuluar emrin e plotë, Vlora. Është një rrugë e gjatë vetëdijesimi, që kalon nëpër ndrydhje shpirtërore për të dalur në dritën e duhur të të vërtetës që e kërkon koha, momenti që e jetojmë dhe sistemi vleror i tij.

Thashë në fillim se libri është shkruar si një rrëfim për luftën dhe rrëfimi për luftën ka vlerë të madhe historike, politike, morale e edukative dhe synimi për të përmbushur këto kërkesa është detyrë e kujt tjetër më shumë se e atyre që e kanë përjetuar drejtpërdrejt atë. Rrëfimi për luftën në këtë roman nuk është bërë për të nxitur reagim proporcional e urrejtje. Tamam ashtu sic shkruan edhe Aristoteli tek “Poetika”, ai rrëfim bëhet një katarsis, nëpërmjet te cilit stimulohen ata faktorë psikoklogjikë që krijojnë vetëdijen kundër luftës. Lufta është ndërmarrja më e shëmtuar që ka bërë ndonjëherë njeriu dhe si e tillë kundërshtimi i saj nis pikërisht me krijimin e kësaj vetëdijeje.

E thashë këtë për të dalë tek ideja se ky rëfim bëhet i rëndësishëm edhe atëherë kur, për shkak të disa limiteve, si të atyre gjuhësore, ashtu edhe të atyre në lidhje me formimin letrar, rrëfimi i tillë nuk e ka të lehtë të ngrihet në nivel të rrëfimit artistik.

Kur flasim për një libër ndodhemi para detyrës dhe përgjegjësisë që me fjalën tonë të përmbushim disa nga kërkesat themelore që dalin nga fusha e mendimit kritik, në mënyrë që interpretimi, pos që do të jetë në gjerësinë e thellësinë e duhur, të ketë edhe dozën e nevojshme të besueshmërise. E them këtë, sepse në ditët e sotme, krahas një prodhimtarie shkrimore “letrare” është zhvilluar edhe një veprimtari shkrimore “kritike”, e cila, duke qenë e mbingarkuar me doza servilizmi de e motivuar komercialisht, e ka humbur tërësisht besueshmërinë. Si mësues i letërisë, si lexues i pasionuar i veprave të autorëve tanë dhe i mendimit kritik mbi to, kam pasur rastin të vërej se sa dëmin ia ka bërë kritika servile ndonjë autori, duke e mbicmuar e duke i thurë lavde. Ajo që del si mësim nga kjo është se mendimi i mirëfilltë kritik, i guximshëm e i paanshëm, që merr në shqyrtim njëjtë si te arriturat, ashtu edhe të metat, që i vë në pah të dyjat pa servilizëm e pa ngurrim, që nuk gjykon por analizon e komenton me saktësinë metodike (aq sa ka saktësi metodike në mendimin kritik), nuk i shpërfill këto funksione për të bërë qejfe. Pra një mendim i bazuar mbi këto parime mund të mos jetë sa duhet i dëshirueshëm, por është shumë i dobishëm.

Sic thashë në fillim, ky libër i autores Bora Balaj, që po e promovojmë sot, ka një brum të mirë, do të thosha edhe të shkëlqyer për një vepër letrare narrative, për një roman. Një roman që do të ndërtohet mbi dy shtylla interesante tematike, sic janë: fatkeqësia e përgjithshme kombëtare dhe përceptimi, përjetimi e reagimi personal përballë saj. Si një lexues që ka kërkesat e veta ndaj veprës që lexon, unë do të kisha dashur që ky brum të perpunohet edhe pak në dy rrafshe: 1. Në atë të gjuhës, në rend të parë në rrafshin e drejtshkrimit e të ndërtimit sintaksor, ne artikulimin logjik, si tek narracioni, ashtu edhe tek dialogjet dhe 2. Në ndërtimin strukturor në pergjithësi, d.m.th. në rrafshin artistik. Në qoftëse pergjegjësia e dytë, pra përgjegjësia artistike është ekskluzivisht e lidhur me autoren, por nuk lë anash as redaktorin, përgjegjësisë së parë, asaj të gjuhës në aspektin e rregullave e normave, të stilit e te diskursit, i shtohet edhe një adresë tjetër, që është botuesi.

Botuesit, që të ndërtojnë profil serioz e profesional për vete, duhet të angazhojnë lektorë e redaktorë profesionalë. Unë jam i sigurt se botuesi i këtij libri, do t`i interpretojë këto që thashë vetëm si kërkesa të ligjshme në dobi të librit dhe assesi ndryshe.

Filed Under: LETERSI

Shkolla shqipe” Mëso Shqip” në Staten Island program për Festën e Flamurit Kombëtar

November 14, 2022 by s p

Sokol Paja/

Shkolla shqipe” Mëso shqip” në Staten Island New York po vazhdon punën e saj dhe në semestrin e dytë shkollor. Kjo fole e ngrohtë atdhetarie ka hapur dyert e saja përsëri në fund të shatorit ku nxënësit e kësaj shkolle po ndjekin mesime në gjuhën shqipe e po ashtu po mësojne vallëzime tradicionale shqiptare. Një organizim i shkëlqyer i Shoqatës Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini. Këto aktivitete kulturore, edukative e patriotike nxënësit e shkollës i mbajnë çdo javë në shkollën PS 2, të dielave duke filluar nga ora 10 deri 2:30 me përkushtimin e vullnetin e çeliktë të mësueseve të gjuhës dhe vallëzimit. Jo më larg se dje ato kremtuan festën e madhe të 28 Nëntorit duke ju bëre të ditur nxënësve shqiptarë se nga ato vijnë, dhe nga i kanë rrënjët, duke i njohur me historinëe tyre krenare kombëtare. Këtë gjë e realizuan me shumë mjeshteri me ane të projekteve të ndryshme. Ato përgatitën poezi me rastin e Ditës së Flamurit, bënë projekte me figurat e heronjeve me të mëdhenj shqiptarë e kështu nxënësit u njoftuan më afër me kulturën traditën dhe sakrificat që kanë bërë ndër shekuj këto figura madhështore që ne sot ta festojmë të lirë këtë ditë.

Buzqeshja e tyre dhe entuziazmi dhe dëshira për të ditur e mësuar më shumë rreth kësaj date të rëndësishme ishte rezultati më i mirë për mësueset. Po ashtu në anën tjetër nuk munguan vallet e këngët me motive patriotike dhe atdhedashëse që ushtonin si një melodi zemre dhe mbushnin plot zemrat e prindërve që po i ndiqnin deri sa ato vallëzonin e këndonin. Po ashtu kjo shkollë me datë 20 nëntor do shfaqë një program të larmishëm kulturor e artistik kushtuar Ditës së Flamurit Kombëtar.

Kjo shkollë është model atdhedashurie, përkushtimi e dedikimi për shqiptarinë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

“BANKA E ANKESAVE”

November 14, 2022 by s p

Rudolf Marku/

– Botuar nga “Onufri” dhe në stendën e tij gjatë Panairit të Librit 17-20 nëntor –

“Romani Banka e Ankesave, ashtu si dhe veprat e mëparshme të Zija Çelës, vjen me njetin e një furtune që do të shkundë përgjumjen e botës shqiptare, të asaj letrare, në radhë të parë. Sepse çdo shkrimtar i kësaj bote, përpara se të mendojë për marrëdhëniet e tij me botën e përditshme, i duhet të zgjidhë ca kontrata që ai vetë ka me kodet estetike.

I parë në këtë këndvështrim, duke nënkuptuar begatinë estetike, “Banka e Ankesave” është një roman shumë më tepër e më kompleks se kaq. Libri ndërtohet me logjikën e arkitekturës danteske të Ferrit: shkatërrimi infernal i qenies njerëzore nga mekanizmat shtetërore burokratike e kontrolluese, me gjithë pasojat e një procesi të tillë – mozohizimi i viktimave dhe, si kundërgoditje, degradimi i vetë aparatit diabolik që survejon.

Jemi shumë afër gjenetikisht me një ndër veprat më të njohura të Franc Kafkës, me “Koloninë Penale”. Ndërsa në letërsinë tonë, i afërmi më gjenetik i romanit të Çelës do të qe “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, njëri ndër dy librat më të famshëm të Kadaresë.

Kjo vepër e Zija Çelës ka më pak personazhe nga romanet e tjera të tij, midis të cilëve ndonjëri e kalon edhe numrin njëqind. Autori e ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’u qëndruar gjithnjë afër karaktereve, në mënyrë që t’i bëjë sa më të prekshme, duke u dhënë mish e frymë. E po kështu, gjatë leximit, ndihet se veprën e përshkon një dhembshuri autoriale më direkte, më e shpallur para lexuesit.

Romani fillon me një glob, teksa drejtor Zamarini, në ritualin e përditshëm të shtrirjes së krahëve, përfytyron se ka vetë rruzullin e Botës në duart e tij. Pastaj sërish përfundon me një glob tjetër, por këtë radhë me rruazën e pikës së lotit, me sekretin hyjnor të vuajtjes së qenies njerëzore, me globin e vërtetë jo vetëm të planetit Tokë, por të vetë Universit tonë”.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT