• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2022

GAZETA DIELLI NJOFTON VATRANËT, ABONENTËT DHE KOMUNITETIN

November 1, 2022 by s p

Gazeta “Dielli” – Organ zyrtar i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, njofton vatranët, abonentët, komunitetin dhe dashamirësit e Diellit dhe të Vatrës rreth Numrit Special të gazetës Dielli me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar:

Çmimet për publikim të njoftimeve, urimeve, reklamave, mesazheve sensibilizuese, botimeve specifike, shpalljeve të ndryshme në gazetë do të jenë si më poshtë:

1 Faqe me ngjyra – 550 Usd

½ Faqes me ngjyra – 350 Usd

¼ Faqes me ngjyra – 200 Usd

1 Faqe pa ngjyra – 350 Usd

½ Faqes pa ngjyra – 250 Usd

¼ Faqes pa ngjyra – 150

Gazeta “Dielli” fton të gjithë patriotët shqiptarë në Amerikë, Kanada e më gjërë, organizatat, shoqatat, grupimet atdhetare, shkollat shqipe, shoqëritë kulturore, klubet patriotike, rrjetin e bizneseve në mërgatë e mëmëdhe që ti bashkohen kësaj fushate për forcimin e gazetës Dielli dhe promovimin e identitetit, vlerave e historisë sonë kombëtare.

Çdo njoftim duhet të vijë në gazetën Dielli përpara datës 10 Nëntor 2022.

Të gjitha njoftimet duhet të dërgohen në adresën elektronike zyrtare të gazetës Dielli: gazetadielli@gmail.com dhe pagesat përkatëse të postohen në Adresën e Vatrës: 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458.

Mirënjohje dhe falenderim të përzemërt për të gjithë ata që do i bashkohen kësaj fushate.

Filed Under: Politike

5 VJET ALBANIAN MONTREAL PRESS

November 1, 2022 by s p

Blerina Ruka/

Portali informativ Albanian Montreal Press celebroi këtë fundjavë 5 vjetorin e krijimit të tij, në provincën e Quebec në Kanada. Eventi i së shtunës i organizuar dhe drejtuar nga botuesja e AMPress, Blerina Ruka bëri bashkë mjaft personalitete shqiptare, bashkatdhetarë dhe të ftuar nga Toronto dhe Montreali në galerinë e njohur të artit Ambigu në Montreal. Me rastin e 5 vjetorin të AMPress, të ftuarit prekën nga afër me duart e tyre botimin special, gazetën e Albanian Montreal Press, që u shtyp në mënyrë të posaçme për këtë takim të veçantë. Në gazetën prej 12 faqesh u prezantuan 10 shqiptarë që kanë bërë emër në komunitetin tonë të përqendruar në Kanada, por jo vetëm. Ata janë shqiptarë me histori suksesi në fusha të ndryshme, si në financë, në drejtësi, në biznes, në teknologji, në mjekësi, art e kulturë. Është folur, shkruar e rrëfyer për gjithë rrugëtimin e tyre jo fort të lehtë duke dalë në pah sesi këmbëngulja, vullneti dhe pasioni u ka dhënë fatin të jenë sipërmarrës, profesionistë apo mbështetje orientimin edhe për pjesën tjetër të komunitetit.

Nëse 3 vite më herët, me po të njëjtën logo AMPress prezantoi një botim “Shqiptari i Montrealit“, ku në fokus ishin shqiptarët e Quebec, këtë herë gjeografia e përbërjes së gazetës solli në vëmendje veprimtarë të komunitetit edhe në provinca të tjera të Kanadasë, si Ontario, British Columbia, Calgary etj.

Në emër të këtij 5 vjetori bashkëpunim me komunitetin, pata nderin të ndajë eventin e mbrëmjes me profesor Ramazan Këllezi, koreografi i vetëm shqiptar, një emër i arti e i skenës, i njohur në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, i laureuar me mjaft çmime ku së fundmi edhe nga ish-presidenti i Republikës ai u nderua me medaljen për “Merita të veçanta civile“ si dhe “Ambasador i Kombit“ nga Samiti i dytë i Diasporës. Prej 11 vitesh, me pasionin dhe punën e tij vullnetare, Ramazan Këllezi lë të vetmen gjurmë të trashëgimisë shpirtërore në Kanada me krijimin e ansamblit “Shqiponjat e vogla“.

Eventit të së shtunës iu bashkua edhe aktivisti shqiptar me banim në Toronto, Nador Bakalli, i cili shpjegoi për pjesëmarrësit rëndësinë e votës së diasporës në marrjen e vendimeve në politikëbërje në vendlindje. Në një kohë kur teknologjia dhe rrjetet sociale na sjellin më afër aktualitetin në Shqipëri, jo pak herë kemi bërë pozitën apo opozitën e ngjarjeve atje. Me një skemë të strukturuar, të detajuar dhe me një shpjegim mbi temën, biseda mbi temën e diasporës ngjalli interes dhe diskutim me të ftuarit.

Në pothuaj çdo ngjarje, tubim apo aktivitet të komuniteti shqiptar, por jo vetëm, nuk kishte si të mungonte performanca e këngëtares Xhoi Bejko, e cila absolutisht elektrizoi të ftuarit me këngë të përzgjedhura nga repertori i saj. Ansambli “Shqiponjat e vogla“, të ftuar për herë të parë në Montreal, i dhanë gjithë hijeshinë dhe rrëmbyen vëmendjen e të ftuarve me të gjitha vallet shqiptare, atë të Librazhit, të Tropojës, të Shupalit, vallet e Tiranës etj. Me kostumografi të kuruar, me dëshirën për të transmetuar ndër breza folklor dhe krenari, të gjithë djemtë dhe vajzat e ansamblit ftuan të gjithë pjesëmarrësit në një dasmë tipike shqiptare. Faleminderit për bujarinë edhe rrjetit të bizneseve shqiptare në Kanada. Me shumë mirënjohje për të gjithë ata që ndanë me mua disa orë të së shtunës në 5 vjet AMPress, faleminderit të gjithëve!

Cateringu & cake: Picadilly

Kurimi i eventit: Galerie Ambigu

©Photocredit: Ermal Hoxha

Filed Under: Kulture Tagged With: Blerina Ruka

Edhe vendimet parimore mund të prodhojnë krizë!

November 1, 2022 by s p

Sado që Qeveria e Kosovës mund të ketë të drejtë në çështjen e targave, kjo megjithatë nuk e arsyeton atë që të abstrahojë aspektet e sigurisë, të cilat janë drejtpërdrejt të ndërlidhura me këtë vendim qeveritar. Përgjegjësia bëhet edhe më e madhe nëse vendimet e tilla prodhojnë edhe njëfarë imazhi të keq te miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët në hapat e mëtutjeshëm të zhvillimeve në terren mund të mos jenë kooperues me Qeverinë e Kosovës, sidomos nëse situata eskalon në veri, me çka ekziston rreziku që Serbia nga një “partner problematik” të shndërrohet në një “aleat konstruktiv”.

Shkruan Mehmet PRISHTINA

Kosova po kalon nëpër një fazë delikate të zhvillimeve, si rezultat i krizës së imponuar sociale e ekonomike nga lufta e Ukrainës (dhe jo vetëm), dhe si rrjedhojë e situatës së brendshme politike, që kryesisht është e varur nga çështjet e pambyllura me Serbinë.

Tash së fundi, me vendimin e Qeverisë së Kosovës janë vendosur disa afate për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Sipas qeverisë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor fillon masa e qortimit, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes dhe nga 21 janari i vitit të ardshëm do të përdoren targat provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk do të lejohen targa tjera në Kosovë.

“Kjo është mënyra që edhe ta zbatojmë rendin e ligjin por në anën tjetër ta kemi përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë, por jo vetëm”, tha kryeministri Kurti të premten para anëtarëve të Qeverisë.

Por ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka irituar diplomatët dhe institucionet ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara u shprehën të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta shtyrë afatin për zbatimin e vendimit për dhjetë muaj, ndërsa ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill gjatë një debati në Konferencën e sigurisë në Beograd tha se është i zhgënjyer që për shkak të çështjeve të vogla teknike janë lënë anash tema të mëdha.

Edhe partitë opozitare në Kosovë kritikuan qeverinë e vendit për siç thanë “dëmtimin e interesave strategjike të vendit”.

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës sa i përket masave të reja për targat ilegale. BE konsideron se Kosova mund t’i heq gradualisht tabelat KM, por duhet procesi të shkojë me dialog. “Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht tabelat KM, por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative” – thuhet nga BE. Sipas BE-së, vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me marrëveshjet e dialogut.“Derisa, vendimi është një hap në drejtimin e duhur, nuk është në përputhje me marrëveshjet e dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët” – thuhet më tej në komunikatë. BE përkujton se marrëveshja e vitit 2016 parashikonte proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12-mujor për procesin e largimit, i cili nuk është ndjekur. Brukseli mendon se është zhgënjyese të shohësh se Kosova nuk ndoqi këshillën e partnerëve për periudhë më të gjatë tranzicioni. “Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni. Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe SHBA-në. Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur” – thuhet nga BE.

Sipas BE është e domosdoshme ruajtja e qetësisë. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen dhe të shmangin çdo veprim apo retorikë që mund të rrezikojë stabilitetin në terren, veçanërisht në veri të Kosovës. BE-ja do të vazhdojë, së bashku me partnerët e saj, të angazhohet si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë. Ne presim që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim për të gjetur një zgjidhje pa vonesa të mëtejshme, në përputhje të plotë me Marrëveshjet e Dialogut” – thuhet në reagimin e BE-së.

Nga ajo që mund të shohim, vërehet se as Brukeli, as Washingtoni nuk janë dakord me mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka zgjedhur ta tejkalojë problemin me targat. Këto qëndrime të komunitetit ndërkombëtar janë produkt i analizave të bëra në terren, brenda dhe jashtë Kosovës, sipas së cilave një krizë e përsëritur në veri të Kosovës mund të kalojë në situatë vështirë të menaxhueshme dhe si e tillë ajo mund të hapë probleme të tjera të paparashikueshme që nuk i konvenojnë Kosovës dhe rajonit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti parimisht ka të drejtë që po vendos disa standarde shtetërore kundrejt Serbisë, për ta detyruar këtë të fundit ta pranojë realitetin në terren, sidomos në ato zona të banuara me serbë në Kosovë, të cilat bëjnë një jetë paralele institucionale. Qëndrimi i Kurtit për t’i dhënë fund paralelizmit intitucional në Kosovë, është i drejtë, por kjo kërkon një mirëkuptim mdërkombëtar. Tani për tani ky mirëkuptim po mungon, ndërkohë që Parisi dhe Berlini kanë intensifikuar angazhimet në gjetjen e kompromisit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu në Bruksel që pritet të vazhdojë, ende nuk i ka arsyetuar pritjet e diplomatëve të huaj që Prishtina dhe Beogradi përfundimisht të nënshkruajnë një marrëveshje finale e cila do të mbyllte hasmëritë e vjetra dhe do të hapte perspektiva të reja në marrëdhëniet në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, krerët e politikës serbe janë treguar tepër refuzues ndaj çdo ideje që afirmon shtetësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë Vuçiqi dhe politikanët tjerë serbë e kanë përsëritur disa herë se “nuk do të ketë marrëveshje me Prishtinën që deytron Serbinë të njoh shtetin e Kosovës.” Me fjalë të tjera, Beogradi çështjen e Kosovës ende e trajton si të ishte problem i brendshëm serb, duke e përfshirë atë si një pjesë të Serbisë në Kushtetutën aktuale, për çka bashkësia ndërkombëtare deri më tani nuk ka bërë ndonjë presion për këtë diversion kushtetues të Serbisë mbi Kosovën.

Problemet e pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë e kanë edhe dimensionin e sigurisë, prandaj vëzhgues e analistë të ndryshëm kanë tërherqur vërejtjen që rajoni mund të shndërrohet në një skenë konfiktesh nëse vendimet politike miratohen pa i marrë parasysh edhe faktorët destabilizues.

Sado që Qeveria e Kosovës mund të ketë të drejtë në çështjen e targave, kjo megjithatë nuk e arsyeton atë që të abstrahojë aspektet e sigurisë, të cilat janë drejtpërdrejt të ndërlidhura me këtë vendim qeveritar.

Përgjegjësia bëhet edhe më e madhe, nëse vendimet e tilla prodhojnë edhe njëfarë imazhi të keq te miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët në hapat e mëtutjeshëm të zhvillimeve në terren mund të mos jenë kooperues me Qeverinë e Kosovës, sidomos nëse situata eskalon në veri, me çka ekziton rreziku që Serbia nga një “partner problematik” të shndërrohet në një “aleat konstruktiv”.

Kush do ta dëshironte të ndodhë kjo? Kjo pyetje ka të bëjë me çdo anëtarë të kabintetit qeveritar të Kosovës, sidomos me Kryeministrin Kurti, i cili e ka vështirë të mbrojë parime në rrethana kur siguria e vendit varet nga mënyra se si ai iu qaset temave sensitive.

Kur jemi te siguria, Kosova, megjithatë, ka bërë një hap pozitiv, ndoshta të vonuar, pasi që ditë më parë Kuvendi ka miratuar Dokumentin për Strategjinë Kombëtare të Kosovës të viteve 2022-2027. Edhe përkundër vërejtjeve të opozitës, ky dokument megjithatë është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të huaj, kryesisht, amerikan dhe vendor si dhe ekspertë me origjinë shqiptare nga hapësirat e BE-së.

Një prej kritikave të pavend të opozitës kishte të bënte me faktin se ky Dokument i strategjisë kombëtare të Kosovës gjoja është një copypast nga Serbia. Nëse i bëjmë një krahasim këtyre dy strategjive, do të vërejmë se ato asgjë nuk kanë të përbashkët, ndonëse lehtësisht mund të shikohen online edhe strategjitë kombëtare të Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, ku bien në sy specifikat e secilit shtet.

Në vend se opozita të merret me rrezikun real që vjen nga Serbia, si rezultat i dislokimit të 28 bazave ushtarake në një distancë më pak se 15 km afër kufirit me Kosovën, ajo merret me kritika që nuk ishin në funksion të arritjes së një koncenzusi nacional për miratimin e Strategjisë kombëtare të sigurisë, ku gjithsesi gjate procesit te draftimit dhe te konsulltimit publik do të mund të jepnin kontribut edhe disa ekpert të fushës së sigurisë nga radhet e opozites, siç është, bie fjala Besa Kabashi Rama,Rashit Qala, Hisen Berisha,Anton Quni, apo ndonjë tjetër, të cilët jo domosdoshmërisht duhet të jenë pjesë e nomenklaturës së pushtetit. Madje këtu opozita ka mundur të jetë më këmbëngulëse me kërkesa që në strategjinë kombëtare të përfshihen ekspertë të shquar që tejkalojnë lojalitetet e ngushta politike.

Tani kur Ukraina po dëshmon se është një shtet me kapacitete jo të pakta rezustzese ndaj invazionit rus, shtrohet pyetja se si po sillemi ne si Kosovë kundrejt kësaj krize dhe refleksioneve të kësaj krize në një hapësirë më të gjerë.

Kosova nuk e ka luksin të sillet e papërgatitur ndaj kësaj krize, sidomos kur kemi parasysh se si shoqëri kemi dalë jo moti nga një luftë me pasoja të rënda e që do të duhej të na jepte mësim se si të sillemi në situata të ngjashme. Nëse gjatë luftës së Kosovës nuk ishim të përfshirë të gjithë në betejat e UÇK-së, këtë mund ta bëjmë tani duke formuar një front të vetëm që do të ishte përgjigje ndaj përpjekjeve të jashtme destabilizuese. Ky front duhet të jetë strumbullari i Strategjisë kombëtare të sigurisë dhe nëse vazhdojmë të sillemi duke vepruar pa ndonjë koncept të mirëfillt shtetëror, si përgjigje ndaj situatave emergjente dhe konfliktuoze , atëherë në sytë e botës do të lëmë përshtypje se nuk jemi një shtet i denjë për të qenë anëtar i NATO-s, një kërkesë kjo që po riaktualizohet shumë kohët e fundit. Fundja as NATO nuk pranon në mesin e vet shtete që u mungon strategjia mbrojtëse. Nëse Kosova strategjinë e saj mbrojtëse e mbështet vetëm në kapacitetet e KFOR-it, pa bërë përpjekje që kjo strategji të kombinohet edhe me resurse të brendshme kombëtare, atëherë duhet ta kemi të qartë se dalim shumë joserioz në sytë e botës si parazit që për shtetin tonë po deshka të luftojnë të tjerët.

Prishtinë, 30 tetor 2022

Filed Under: Politike

Krahina e Preshevës, nga referendumin më 1992, te regjistrimi masiv më 2022

November 1, 2022 by s p

Shkruan: Refik HASANI/

Pjesëmarrje masive në procesin e regjistrimin e rregullt të popullsisë e ekonomisë familjare dhe banesave në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, që jan publikuar si regjistrim preliminar, ku Presheva: 58.845, Bujanoci: 54.305, dhe Medvegja: 8300,ka tejkaluar parashikimet.

Ky regjistrim është me domethënje të jashtëzakonshme dhe tregoi një mobilizim, që lirisht mund të krahasohet me organizimin e Referendumit i mbajtur më datën e 1 e 2 Mars të vitit 1992, krahasohet me kryengritjen e armatosur dhe formimin e UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti në ndërkombëtarizimin e çështjes së kësaj krahine se statusi i saj nuk është zgjidhur ende.

Pjesëmarrje masive në proces do të pasqyron realitetin në këtë Krahinë shqiptare dhe do të krijoj premisa që ky Rajon nuk mund të vazhdon të trajtohet në nivel çfarë ishte deri më tani as nga Beogradi, dhe instanca të BE-së.

Dalja dhe regjistrimi i qytetarëve të kësaj Krahine, në këtë numër, nuk mund të vazhdohet me avazin e vjetër duke diskriminuar dhe duke vazhduar të mbetët si Krahina më e prapambetur në gjithë Evropën.

Është domosdoshmëri që këtë proces zgjedhor në fazat e tjerë deri në publikimin final të përcjëllë dhe monitorojn si OSBE-ja dhe mekanizma të BE-

Mobilizimi dhe dalja masive në këtë regjistrim është një përgjigje ndaj pasivzimit të adresave, por është plebishit i treguar sikur në referendumin me 1 e 2 marsit 1992, dhe lufta e armatosur e UÇPMB-ës.

Ky regjistrim do të reflekton dhe në ndërrimine qasjes së Prishtinës e veçmas të Tiranës zyrtare në raport me këtë Krahinë.

Shqiptarët nga ky regjistrim edhe zyrtarisht do të duhej të ken 7 vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë,dhe ndahet boxhet dhe të jen të përfaqësuar në në instanca qendrore të Serbisë në përpjestim me numrin e banorëve si në zingjirin komandues në Polici, në Gjykatë dhe Prokurori.

Po ashtu Shqiptarët tani më gjysmë të asimiluar në Rajonin e Sangjakut që përfshin Novi Pazar, Sjenicë e Tutin, t’ju lejohet përdorimi i Gjuhës Shqipe me Ligjë, si në Administratë dhe mësimi në Gjuhën amtare.

Kurse për shqiptarët në Serbi, do të duhej të hapet një Universitet shtetëror në Gjuhën Shqipe, dhe Instituti për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike.

Filed Under: Ekonomi

Zoti Kryeministër: Mos e kthe Vlorën në depo karburanti për Ballkanin Perëndimor

November 1, 2022 by s p

Gezim Zilja/

Është duke u jetësuar plani i KM-së dhe zv/KM-së Belinda Balluku, për të kthyer Vlorën dhe bregdetin e Zvërnecit në një depo gjigande karburantesh për furnizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor deri në Hungari. Do të ngrihen njëkohësisht disa TEC-e dhe impiante të përpunimit të naftës së rëndë. Kjo do të thotë që gjithë bregdeti i Zvërnecit dhe Nartës në vend të kthehet në një parajsë turistike, do të kthehet në një varr të turizmit për gjithë banorët e asaj zone dhe gjithë Gjirin e Vlorës. Imagjinoni anije cisterna gjigande që pllakosin detin, e do të zbrazen në Triport, dhjetëra trena dhe autobote gjigandë që lëvizin çdo ditë, mbi shina e rrugë, impiantet e përpunimit të naftës dhe TEC-et që djegin çdo ditë mijëra ton naftë, duke shpërndarë në hapësirë helm, që ngordh çdo gjallesë, bimë, kafshë apo shpend, tubacione mijëra metërshe që mbushin, zbrazin, transportojnë, oxhaqe që tymosin mijëra tonelata gaz CO2 në ditë etj,etj. Kam folur për TEC-et lundrues të Bangladeshit dhe deklaratën foshnjarake të Ballukut se: “Këto TEC-ce i ka kërkuar Gjermania me çmime më të larta por Amerika na favorizoi ne duke na i dhënë me çmim edhe më të ulët.” Kjo deklaratë u bë brenda TEC-it lundrues, një grumbull hekurishtesh që shfryn nga të gjitha anët, (do ta shihni po u vunë në punë)  në prani të ambasadores amerikane, që dihet pse ishte atje, duke dëgjuar broçkullat e Ballukut.     

Veç kësaj për të realizuar ato që thamë më lart duhet të qethet e rruhet alla Rilindje, një sipërfaqe prej 200 (dyqind) hektarësh pyll (2.000.000m2) pishash që bëjnë pjesë në mushkritë e Vlorës. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme nga shoqata dhe individë të ndryshëm për bërjen publike të marrëveshjeve për TEC-et, terminalet, e impiantet e përpunimit të naftës nga ministritë përkatëse, duke përfshirë edhe atë të mjedisit, nuk ka asnjë publikim ose përgjigje. Le të argumentojmë:

E para: më 29 korrik të këtij viti Balluku deklaroi: “Të dy TEC-et lundruese janë të pajisura me certifikatën e Bankës Botërore për të sqaruar edhe publikun, sa i përket ndotjes ambientale, pra plotësojnë të gjitha kushtet sipas kritereve të BB-së.” Në përgjigjen që i dha organizatës Faktoje.al  (certifikuar  nga Rrjeti Ndërkombëtar i Verifikimit të Fakteve,) Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore  për Shqipërinë përgënjeshtroi (Tetor 2022) Ballukun duke pohuar “se Banka Botërore nuk certifikon këto objekte në asnjë vend të botës.” Pra ministrja gënjeu ditën për diell popullin shqiptar. 

E dyta: Ekspertët shqiptarë të mjedisit (qeveria nuk  i ka fare në llogari) por edhe ata të huaj dalin në të njejtat përfundime se: “Djegia e afërsisht 200.000 (dyqindmijë)  ton naftë në vit që harxhojnë TEC-et lundruese çlirojnë një sasi të tillë CO2 sa do të nevoiten 200.000 (dyqindmijë) hektarë pyje (investim prej 1 miliard euro, për të mbjellë ato pyje).” ta përthithin sasinë e bioksidit të karbonit që çlirohet nga djegia.” 

E treta: Është e mundur (ka ndodhur) që në këto lloj TEC-esh lundrues të prodhuar 40(dyzetë) vite më parë të ndodhin parregullsi ose aksidente dhe nafta e rëndë të derdhet në det. Në rast të një katastrofeje të tillë,  flora dhe fauna detare asgjësohet plotësisht, Gjiri i Vlorës mund të vijë në gjendje normale pas 28 vjetësh. 

E katërta Dy TEC-et lundruese sipas Ballukut do të mbulojnë 15% të konsumit të energjisë të nevojave të Shqipërisë. Si e nxorri këtë shifër? Specialistët, në bazë të të dhënave qw zotwrojnw deklarojnë se të dy TEC-et me kapacitetet e tyre nuk mbulojnë as 8% të konsumit të energjisë që harxhohet në Shqipëri. E vërtetë deri tani është që dy termocentralet lundruese janë marrë me qira për një periudhë dy-vjeçare nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) me një faturë prej 336 milion euro.

Gjithë këtë lumë gënjeshtrash e zbukuroi KM-ja në intervistën e fundit dhënë Blendi Fevziut se: “ TEC-et lundruese do të punojnë me gaz të lëngët.” Pse të mos gënjejë Belinda, kur KM-ja e bën këtë me lehtësinë me të cilën ngjyros muret e zyrave e fasadat e pallateve?  Kjo është gënjeshtër e madhe e një kryeministri të papërgjegjshëm. Sipas specialistëve që po punojnë për vënien në punë të TEC-ve, lënda e parë do të jetë naftë e rëndë ose mazut. 

Së fundmi: Shqipëria është vend i vogël dhe i ka shumë të kufizuara hapsirat tokësore dhe detare. Si mund të kthehen 2.000.000m2 tokë bregdetare, kryesisht pyll, në depo e impiante përpunimi karburantesh ( pa llogaritur sipërfaqen detare dhe ndotjen e saj) për gjithë Ballkanin, kur vet Zoti i ka krijuar e bekuar ato vende për turizëm!? Kjo është gjëma më e madhe që do i bëhet Vlorës! Nëqoftëse ndodh: Lamtumirë Vlora e ëndërrave turistike! Mallkuar qofshi ju që po u shisni Vlorën pushtuesve dhe shkatërrimtarëve të bregdetit shqiptar! Paskëtaj drita e diellit do të zbehet nën tymin teceve e uzinave të përpunimit të naftës, fije bari e gjethe rrushi nuk ka për të mbirë më andej, e peshqit do të migrojnë në dete të tjera. 

Filed Under: Rajon Tagged With: Gezim Zilja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT