• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

2022, VITI I SUKSESEVE DHE ARRITJEVE PËR FEDERATËN VATRA E GAZETËN DIELLIN

December 31, 2022 by s p

Sokol Paja/

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” dhe gazeta “Dielli” përmbyllën një vit të suksesshëm. Një sukses historik në veprimtarinë e tyre në shërbim të atdheut, komunitetit, dhe çështjes kombëtare. Një vit i jashtëzakonshëm i mbushur me aktivitete patriotike, kulturore e kombëtare shumë cilësore, prezencë historike, marrëveshje institucionale, konferenca shkencore ndërkombëtar, simpoziume shkencore, vizita në Institucione Amerikane, botime shkencore, jetë aktive në ngjarjet komunitare e kthyen Vatrën e Diellin në një krenari kombëtare dhe epiqendër të veprimtarive atdhetare në mërgatën shqiptare të Amerikës. Federata Vatra reagoi fort kundër veprimeve shoviniste, dhunës e provokimeve të Serbisë në Veriun e Kosovës. Gazeta Dielli e pasqyroi qëndrimet dhe ngjarjet u mbuluan mediatikisht me një profesionalizëm të lartë rreth asaj që po ndodhte në Mitrovicë.
Gjatë këtij vitit të suksesshëm Vatra nënshkroi “Memorandum Mirëkuptimi” me Kuvendin e Republikës së Kosovës për bashkëpunim për krijimin dhe hartimin e një strategjie mbarëkombëtare. Përmes këtij memorandumi Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Federata “Vatra” do të bashkëpunojnë në aktivite, duke pasur parasysh pikat e interesit të përbashkët ku “Vatra” do të shërbejë si promotori dhe garantuese e hapësirave dhe mundësive që ofron ekonomia dhe tregu i Republikës së Kosovës për komunitetet shqiptaro-amerikane të biznesit në Amerikë.
Federata Pan-Shqiptare “Vatra” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për të bashkëpunuar në promovimin e politikës tonë të jashtme kombëtare ku Vatra ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë dhe me tej në shtet-ndërtimin dhe demokratizimin e Kosovës, fale kontributit të vazhdueshëm për një Kosove të Lirë dhe të Pavarur.
Gjatë këtij vitit, si kurrë më parë Vatra mundësoi për vatranët dhe komunitetin shqiptar në Amerikë, botimin e 5 vëllimeve mbi historinë e Vatrës. Materialet dokumentare u mblodhën, përzgjodhën dhe u përgatiten për botim nga një grup ekspertësh të historisë, kryesuar nga Akademik, Beqir Meta.
Vatra e Dielli, shtuan veprimtaritë shkencore me pjesëmarrje aktive në Konferencën shkencore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, kushtuar Fan Nolit, si dhe, në aktivitetit në Javën e Bibliotekës në Kosovë. Federata Vatra mbështeti unanimisht botimin në proces që është në fazën përfundimtare të dy librave të ish-Editorit Dalip Greca. Libri i parë rreth historisë së “Editorëve të Diellit në 110 vite histori të Vatrës” dhe i dyti, “Editorialet e Dalip Grecës” ku nxjerrin në pah vlerat dhe krijimtarinë e tij publicistike e patriotike.
Gjatë këtij vitit të suksesshëm Vatra u prit në Departamentin e Shtetit Amerikan duke fuqizuar bashkëpunimin me Institucionet Amerikane dhe duke qenë një zë i fuqishëm dhe i besueshëm i çështjes shqiptare në Uashington. Në nderim të 110 vjetorit të Federatës Vatra, si kurrë më parë Vatra e Presidenti i Republikës së Shqipërisë nderuan vatranët e spikatur dhe veprimtarët e çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës.
Vatra u vizitua nga Ambasadori Amerikan në Kosovë Jeffrey M. Hovenier para nisjes për mandatin e tij Diplomatik në Prishtinë ku vlerësoi rolin e Vatrës në histori dhe përpjekjet e jashtëzakonshme që Vatra e Dielli bëjnë sot për komunitetin shqiptar dhe çështjen shqiptare. Me sukses absolut Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” festoi me nderim e madhështi 110 vjetorin e saj. Në kuadër të 110-vjetorit u organizua Konferencë Shkencore Ndërkombëtare nga komisioni përgatitor, kryesuar nga kryetari organizativ Dr. Paulin Marku, të cilët arritën të mbledhin shpirtërisht, fizikisht dhe nëpërmjet teknologjisë on-line 20 kumtues, akademikë, studiues, profesorë e gazetarë specialistë të hulumtimeve në fushën albanologjike, për të sjellë risi shkencore me synimin e zbardhjes të së shkuarës së lavdishme të Vatres, e cila në të kaluarën ka patur rol të rëndësishëm për kombin shqiptar dhe për zhvillimin e politikave kombëtare dhe përpjekjeve në arenën ndërkombëtare në mbrojtje të interesave kombëtare. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizoi Simpoziumin Shkencor, kushtuar kësaj date historike të ngjarjeve të jashtëzakonshme për kombin shqiptar, partneritetin dhe për miqësinë e bashkëpunimin mes dy vendeve aleate. Aktiviteti pati pjesëmarrje të shumte: drejtues të shoqatave shqiptare kryesore në New York, veprimtarë të shquar të komunitetit shqiptar në Amerikë, vatranëve të shumtë e patriotë shqiptar nga vende të ndryshme.
Simpoziumi Shkencor arriti një pritshmëri përsa i përket temave të trajtuara, risive, seriozitetit e pjesëmarrjes masive që u ndoq me shumë interes nga të pranishmit në sallë. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra përkujtoi me nderim, lutje e përshpirtshmëri 25-vjetorin e kalimit në amshim të Shenjtores së Kombit Shqiptar, Nënë Terezës, nënës së dashurisë, sakrificës, besimit e shpresës në Zot dhe respektit e dinjitetit për qeniet njerëzore. Në një ceremoni solemne të organizuar posaçërisht nga Federata Vatra, me pjesëmarrjen masive të udhëheqësve të Vatrës e vatranëve më të spikatur, të mbështetur dhe nga përfaqësuesit më të denjë të komunitetit shqiptar në New York e më gjerë, Vatra tregoi edhe një herë lidership të padiskutueshëm si organizimi patriotik e kulturor, ashtu siç i ka hije dhe e meriton në të gjitha diasporat shqiptare kudo në botë për organizime në nderim të figurave të shquara të kombit, datave e ngjarjeve të shënuara për identitetin, kulturën dhe historinë e kombit shqiptar. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë organizoi Simpozium Shkencor me temë: “110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe procesi i ndërtimit të shtetit kombëtar”. Me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta drejtuese të Federatës Vatra, mediave shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vatra mblodhi specialist të fushës së historisë e shkencave albanologjike, vatran e veprimtarë në komunitetin shqiptar të Amerikës dhe përkujtuan me nderim, respekt e lavdi, kontributin e burrave të nderuar të kombit shqiptar në procesin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe vlerësuan përpjekjet e patriotëve shqiptarë për shtetin, popullin dhe kombin shqiptar.
Federata Vatra edhe këtë herë tregoi seriozitet të padiskutueshëm në organizimin e veprimtarive patriotike në mërgatën shqiptare të Amerikës. Ky aktivitet shkencor i shkëlqyer bashkoi në Vatër studiues, profesorë, gazetarë, mësues, profesionistë të fushës, ekspertë të periudhës së Pavarësisë të cilët me kontributet e tyre shkencore falë kërkimeve në dokumente (vendase dhe të huaja), monografi, artikuj shkencorë dhe nëpërmjet hulumtimeve në shtypin periodik të kohës, (shqiptar dhe të huaj) paraqitën fakte e risi shkencore për tu lavdëruar. Aktet e simpoziumit do të jenë pjesë e botimit në gazetën Dielli. Vatra dhe Dielli u rritën në të gjitha dimensionet dhe do të jenë një zë i fuqishëm i shqiptarëve, i çështjes shqiptare dhe komunitetit tonë në diaspore.
Në përmbyllje të vitit 2022, në cilësinë e editorit të gazetës më të vjetër në diasporën shqiptare, është një nder dhe privilegj për mua, gjej rastin të falënderoj kryetarin e Vatrës, Kryesinë e Vatrës, Këshillin e çdo vatran që besuan në përkushtimin e profesionalizmin tim për të vazhduar rrugëtimin në krye të gazetës Dielli. Po ashtu, gjej rastin të falënderoj përzemërsisht çdo bashkëpunëtor të brendshëm në Vatër dhe të jashtëm që me kontributin e tyre të palodhur pasuruan gazetën me informacione, studime dhe prurje të ndryshme në fushën politike kombëtare e ndërkombëtare, historike e kulturore e sociale. Ju falënderoj të gjithëve pa përjashtim, në emrin tim personal, të Gazetës “Diellit” dhe të “Vatres”, se jeni vërtet të shumtë ju që keni shkruar dhe bashkëpunuar përgjatë vitit 2022, jemi mirënjohës për prurjet tuaja dhe bashkëpunimin të pakursyer, për të pasuruar gazetën Dielli, Vatrën dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Me aktivitetet e vitit 2022 dhe me aktivitete të tjera kombëtare në vazhdim, Federata Vatra e gazeta Dielli treguan seriozitet, vizion, lidership dhe sukses të jashtëzakonshëm duke u kthyer në bashkimin patriotik shqiptar më të rëndësishëm, më të fuqishëm e më serioz në të gjitha diasporat shqiptare në botë.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

Atmosferë e magjishme festash nga shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” për banorët e Westchester County

December 31, 2022 by s p

Luljeta Xhediku

New York/

Kryesia e shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. organizoi një program festiv me rastin e festave të fundvitit për banorët e Westchester County, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Grupi artistik “Skënderbej” dha një shfaqje për banorët e Westchester County, duke u uruar të gjithë banorëve të kësaj zone: Gëzuar festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2023! Shfaqja e përgatitur u dha në qendrën kulturore “Nënë Tereza” pranë kishës katolike, “Zoja e Shkodrës” në Harstdale, Nju Jork. Atmosfera e krijuar ishte e magjishme dhe i gjithë grupi artistik vallëzoi hareshëm për të kënaqur të gjithë pjesëmarrësit. Në ekran shfaqej i gjithë historiku 5-vjeçar i shoqatës, ndërkohë që grupi performonte në skenë. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej”, z. Imer Lacaj, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi që marrëdhëniet midis dy shteteve atij shqiptar e amerikan të forcohen akoma më tepër. Z Lacaj u shpreh: “Gëzuar Vitin e ri 2023 dhe paçi sa më shumë lumturi në familjet tuaja, grupi artistik ka përgatitur një program të shkurtër dhe të bukur dhe ju ftojmë që ta shijoni”. Përveç banorëve të zonës, të pranishëm ishin edhe z. Santiago Kacares dhe Ken Switzer, përfaqësues nga zyra e ligjvënësit në Weschester County, z. David Tubiolo, dy ish-kryetarët të cilët tani mbajnë titullin Kryetar Nderi, z. Bashkim Shehu dhe z. Mark Qehaja, si dhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, z. Mhill Velaj. Hijeshinë këtij programi ia shtoi me prezantimin e saj plot delikatesë, Elisa Qehaja. I gjithë programi artistik nuk mund të realizohej pa kontributin e jashtëzakonshëm të balerinit z. Klevis Tafaj dhe punës së palodhur të znj. Adelina Lacaj. Programi u hap nga udhëheqësi artistik i grupit “Skënderbej”, Klevis Tafaj, i cili interpretoi solo vallëzimin “Arrëthyesi” (Prince Variation Nutcraker). Ushtari i UÇK-së, z. Qerim Gjocaj, këndoi një këngë kushtuar heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Më pas në skenë u performua vallja e Tropojës. Balerina e ardhshme, Ilira Memija, interpretoi shkëlqyeshëm baletin “Arrëthyesi”. Z. Paulin Gega dhe djali i tij kënduan këngën: 3 Gjergjat duke luftuar për kombin tonë. Një tjetër performancë e balerinës së ardhshme, Ilira Memija ku ndërthurej baleti klasik me atë modern do të elektrizonte sallën dhe më pas një poezi për Adem Jasharin interpretuar nga z. Isa Brecani. E si mund të përcillej kultura e tradita shqiptare pa instrumentin e trashëguar nën shekuj që i dha jetë dhe gjallëri sallës, lahuta e lashtë luajtur nga z. Marash Pali. Z. Pali u shpreh se “është një gjë e mrekullueshme që keni krijuar këtë shoqatë dhe kultivoni kulturën tonë, se kultura jonë është një kulturë që e njeh gjithë bota dhe është mëkat shumë i madh që ta lëmë pas dore. Gjithashtu, z. Marashi tha se ai ndien që lahuta po i thotë që të mos e lëmë pas dore, se lahuta është instrumenti i parë që ka shërbyer si mjet komunikimi atëherë kur nuk kishte as shkrim e as këndim”.

Serenatat korçare të kënduara nga grupi sollën aromë dhe dashuri Korçe në sallë ashtu siç është edhe mesazhi i festave të fundvitit. Udhëheqësi artistik, z. Klevis Tafaj dhe Erla Lamçe vallëzuan valsin “Princesha e babit” nga Waltz Dance. Valsi u duartrokit nga fëmijët në sallë dhe ata nuk ngurruan të futeshin dhe vallëzonin së bashku me ta. Drejtuesi artistik i programit, maestro z. Klevis Tafaj, duke falënderuar të gjithë të pranishmit falënderoi në mënyrë të veçantë të gjithë grupin për punën e palodhur për përgatitjen e këtij programi, pasi në këtë mënyrë ne paraqesim kulturën tonë dhe prezantojmë denjësisht komunitetin tonë. Më pas një valle tradicionale pogonishte ku mund të vallëzonin edhe të ftuarit. Kënga përmbyllëse kuqezi që përfaqëson ngjyrat e flamurit më të bukur në botë, e cila u vallëzua me flamuj shqiptarë në duar na dhuroi emocionet që mund t’i kuptojnë vetëm ata që jetojnë larg mëmëdheut. DJ Brian Qela kënaqi me muzikë festive për të pranishmit. Anëtarët e grupit artistik edhe vetë u mallëngjyen nga suksesi që ata patën, pasi ishte hera e parë që ata performuan për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe kuptuan se sa fuqi kanë kur ata bëhen bashkë dhe se sa shumë shkëlqejmë të bashkuar. Të lumtur nga përmbyllja me sukses e këtij viti, kryesia e shoqatës shqiptaro-amerikane uron të gjithë shqiptarët anembanë botës: Gëzuar Vitin e Ri 2023!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Imer Lacaj, Luljeta Xhediku

Gazetari Simon Shkreli vizitoi Vatrën

December 31, 2022 by s p

Gazetari Simon Shkreli vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. I shoqëruar nga djali i tij Antuan dhe xhaxhait i tij Toma, u njohën nga afër prej Editorit të Diellit me historinë e Vatrës, kontributin për çështjen kombëtare, rolin e vatranëve e shqiptaro-amerikanëve në proceset ku ka kaluar shteti dhe kombi shqiptar. Gazetari Simon Shkreli u njoh nga afër me punën e voluminoze që bën gazeta Dielli në publikimin e jetës së gjallë të vatranëve e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sfidat për ruajtjen e gjuhës, kulturës, historisë e identitetit kombëtar në mërgatën e Amerikës. Gazetari Simon Shkreli shprehu vlerësimin e tij më të lartë për punën e jashtëzakonshme që Vatra e Dielli bëjnë çdo ditë në të mirë të komunitetit dhe angazhimit patriotik duke u shndërruar në dy institucione shumë të rëndësishme të ruajtjes e forcimit të shqiptarizmës në mërgim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Simon Shkreli

Lamtumirë Benedikti XVI, punëtor i përvuajtur në vreshtin e Zotit

December 31, 2022 by s p

Papa i Nderit, 95 vjeç, ndërroi jetë në orën 9.34 në selinë e tij, në Vatikan. Të enjten, më 5 janar, ora 9.30, në Sheshin e Shën Pjetrit, salikimet, kryesuar nga Papa Françesku.

R. SH. – Vatikan

Benedikti XVI u kthye në shtëpinë e Atit qiellor. Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi mëngjesin e sotëm se u shua në orën 9:34 në selinë e Manastirit Mater Ecclesiae, të cilin Papa i Nderit, 95-vjeçar e pati zgjedhur si strehë pas dorëheqjes nga shërbesa papnore,  në 2013:

“Me dhimbje ju njoftoj se Papa i Nderit Benedikti XVI ndërroi jetë sot, në orën 9:34, në Manastirin Mater Ecclesiae, në Vatikan. Njoftimet e mëtejshme do të vijojnë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kështu shkruhet në njoftimin e drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, botuar në mëngjes. Sërish Bruni njofton se “nga mëngjesi i së hënës, 2 janar 2023, trupi i Papës së Nderit do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, për përshëndetjen e fundit nga besimtarët”.

Funerali, më 5 janar

Në një takim, mbajtur në Sallën e Shtypit të Vatikanit, drejtori, duke folur me gazetarët e gazetave në gjuhë të ndryshme, të pranishëm apo të lidhur virtualisht, njoftoi se funerali do të kremtohet në Sheshin e Shën Pjetrit, të enjten, më 5 janar, në orën 9.30, i kryesuar nga Ati i Shenjtë Françesku. Papa i Nderit pati kërkuar që gjithçka të ishte e thjeshtë, ashtu siç qe edhe ai vetë gjatë gjithë jetës së tij. Bruni njoftoi gjithashtu se Benedikti e mori Sakramentin e Vojimit të mërkurën e kaluar, në përfundim të Meshës në Manastir, në praninë e motrave Memores Domini, të cilat e ndihmuan në jetën e përditshme prej vitesh.

Lajmi për keqësimin e shëndetit

Ditët e fundit, gjendja shëndetësore e Papës së nderit u keqësua edhe për shkak të moshës, siç njoftoi Salla e Shtypit, që e ndoqi hap pas hapi zhvillimin e situatës.

Vetë Papa Françesku e bëri të njohur publikisht lajmin për keqësimin e gjendjes shëndetësore të Paraardhësit të tij, në përfundim të audiencës së fundit të përgjithshme të vitit, më 28 dhjetorin e kaluar, kur i ftoi besimtarët të luten për Papën e Nderit, në gjendje të rëndë. E më pas uroi që Zoti ta ngushëllojë dhe ta mbështesë “në këtë dëshmi dashurie për Kishën, deri në fund të fundit”.

Pas këtij lajmi të hidhur, në të gjitha kontinentet, në pritje të ankthshme, nismat e lutjes u shumëfishuan menjëherë, shoqëruar me mesazhe solidariteti dhe afërsie edhe nga bota jo kishtare.

link i shkrimit: https://www.vaticannews.va/sq/papa/news/2022-12/lamtumire-benedikt-xvi-punetor-i-pervuajtur-ne-vreshtin-e-zotit.html

Filed Under: Analiza

KONICA- PERSONALITET I VEÇANTË I KULTURËS SHQIPTARE

December 31, 2022 by s p

(Më rastin e 80-vjetorit të vdekjës)

Faik Konica, Shqipëria, kopshti shëmbor i Evropës Juglindore, Botoi: “Gjon Buzuku”, Prishtinë, 1991

Në sajë të kursit ideologjik që u instalu në Shqipëri nga fundi i vitit 1944 që zgjati deri me rënien e sistemit  socialist(1990) shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë mbetën të pa informar për jetën dhe veprimtarinë e disa personalitetëve  me rëndësi  kombëtare. Ishte kjo koha e anatemimit dhe të margjinalizimit që ishte pjesë e strategjisë së pushtetit ndaj figurave eminente kombëtare. Kemi të bëjmë me  një goditje të rëndë për kulturën kombëtare nga vet fakti se si bazë  e çdo gjëje ishte çelsi ideologjik pa marrë parasysh vlerat kombëtare e ato artistike.

Nder ata figura të anatemuara bën pjesë edhe intelektuali, eseisti, publicisti, shkrimtari e diplomati  Faik Konica(1876-1942), veprimtaria e të cilit për rreth pesdhjetë vite ishte e panjohiur për opinionin e gjerë kulturor e shkencor shqiptar.

Nuk ka dilemë se një vlerësim të tillë çdo lexues mund ta ketë  po që se do ta shfletojë botimin “Fjalori enciklopedik shqiptar”,botuar në Tiranë në vitin 1985, ku në njësinë bibliografike për F.Konicën(f.521-522), nuk është shënuar vepra kryesore e tij “Shqipëria, kopshti  shkëmbor i Evropës Juglindore”. 

Një e dhënë e tillë thënë më së buti  dëshmon qasjen subjektive përkatësisht joserioze te hartuesve të njësisë përkatëse në këtë botim, duke marrë parasysh  se kjo vepër ka qenë e botuar në vitin 1957 në Boston, dhe e njohur për opinion shkencor e kulturor anglishtfolës.

Një nder kontrbutet me vlerë që i ka dhënë kulturës shqiptare Federata Pan-Shqiptare e Amerikës –VATRA, është padyshim  edhe botimi i veprës së Faik Konicës “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, botuar në Boston të SHBA-ve në vitin 1957. Pasi libri është shkruar në gjuhën angleze për një botues të huaj, të paktë kanë qenë ata intelektualë shqiptarë qe e kanë lexuar dhe përdorur  këtë libër me vlerë.

Dhe për çudi kaluan mbi pesë dekada nga dorëshkrimi i tij dhe mbi tri dekada që kur botohet anglisht, ndërsa lexuesi shqiptar ishte i privuar nga përmbajtja  e këtij libri, të cilin censura socrealiste  e menjanoi si dhe vet autorin  e librit. Atë që nuk e bënë ata që ishin kompetentë e bëri NB”Gjon Buzuku” nga Prishtina,  e cila e botoi dhe e përktheu  në gjuhën shqipe  nga prof. dr. Abdullah Karjagdiu, për të parën herë veprën e F.Konicës “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, duke iu dhuruar lexuesve  një vepër madhore të kulturës sonë, me ç’rast mori fund një padrejtësi e madhe si ndaj shkrimtarit  dhe një padrejtësi edhe ndaj kulturës shqiptare në përgithësi.

Në hyrje të librit që është shkruar nga Q.Panariti, i cili ka bërë edhe redaktimin e këtij libri njoftohemi se dorëshkrimi u zbulu rastësisht  në vitin 1952, ndërsa pas përgatitjes për botim  iu dorëzua për vlerësim  Fan S.Nolit dhe dr. Endru D.Eliasit, miq të vjetër  dhe të ngushtë të Konicës.

Në fjalën e vet Noli, që është botuar si parathënie e këtij botimi, ne mes tjerash thekson se “vërtet libri mbeti i pakryer për shkak të vdekjes së parakohshme të autorit, por ne na vjen mirë që e kemi edhe në këtë formë të papërfunduar” me çka dëshmohet se përmbajtja e tij është e cilësisë së lartë.

Pas  parathënies Q.Panariti në artikullin me titull “Faik Konica një kalorës i atdhedashurisë shqiptare”, ka shkruar deri më tash biografinë me të plotë për ketë personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Librin e përbëjnë gjithsej dhjetë ese, shtojca dhe fjala e botuesit.

Nga lënda e shtjelluar në këtë botim lirisht mund të themi se nuk mund të supozohet që ndonjë libër si shkrim të synojë  t’i thot të gjitha ato që e bëjnë të veçantë historinë e popullit tonë, veçoritë nacionale, traditën si dhe natyrën e tij, por një ideal të tillë, e themi pa ngurrim e ka arritur F.Konica në këtë libër, i cili është një projekt i mirëfilltë i enciklopedisë shqiptare.

Në këto ese vërehet se Konica është përpjekur të jetë sa më objektiv dhe i paanshëm në trajtimin e lëndës përkatëse. Në përgjithësi esetë janë shkruar në mënyrë  sintetite, ku trajtohen disa çështje të veçanta nga disa këndvështrime.

Po ashtu me mjaft sukses ka shfrytëzuar një literaturë selektive nga autorë të ndryshëm evropianë, të cilët kanë shkruar për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Pas leximit të këtij libri lexuesi shqiptar me siguri do të shqetësohet  nga vet fakti se si ka qenë e mundur që deri më tash të mos ketë pasur mundësi ta ketë në gjuhën shqipe  këtë vepër të çmuar.

Por siç kemi cekur më lart, puna krijuese  e F.Konicës  e kësaj “enciklopedie që ecën” siç e ka quajtur poeti i shquar francez G.Apolineri, vazhdon të jetë ende e shpërndarë nepër vëllime të ralla apo e strukur nëpër revista të ndryshme.

Po të mblidhën dhe të renditën sipas kriterit tematik do të kemi një seri vëllimesh  që do të pasurojnë  trashëgiminë kulturore, letrare e shkencore. Atëherë do të shihet se F.Konica ka qenë gjuhëtar, letrar, publicist, kritik, historian, diplomat dhe etnograf i orëve të para të shkencës dhe të kulturës shqiptare. 

Po ashtu do të shihej se ai si stilist  ishte nxënës i Kristoforidhit dhe i Naimit, por i tejkaloi  siç ishte e natyrshme duke shtruar trasenë e gjuhës letrare shqipe, shkruante me një rast studiuesi i historisë Kristo Frashëri. Ndërsa Fan Noli shkruan se “të gjithë shkrimtarët shqiptarë që erdhën pas Konicës-janë nxënësit e tij”, duke përfshirë edhe vet Nolin.

Andaj me botimin e këtij libri  për të parën herë  në gjuhën shqipe, nxënësve, studentëve, intelektualëve dhe lexuesve të pasionuar  u dhurohet një vepër e veçantë  për kulturën tonë, nga një “stilist i vërtetë, dijetar i shkëlqyer dhe atdhetar i madh shqiptar” siç e quante ate Noli, ku çështja kombëtare shqiptare ishte ideali i jetës së tij. 

Dr.Nail  Draga

(Lexuar më rastin e shënimit të 80-vjetorit të vdekjës së F.Konicës në Ulqin me   22 dhjetor  2022)

C:\Users\123456\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Outlook\53RQE65M\image0.jpeg

Filed Under: Komente Tagged With: Nail Draga

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT