• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

PËR FLAMURIN KOMBËTAR

December 1, 2022 by s p

Bledi Filipi/

Flamuri Kombëtar është i shqenjtë për çdo shqiptar kudo që ndodhet. Format dhe përmasat e Tij janë paracaktuar në Ligjin 8926/2002 të mbështetur në nenet 14, 78, 81 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë:

Ligjin 8926/2002 me disa ndryshime në dt. 8 gusht 2022, PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8926, DATË 22.7.2002, “PËR FORMËN DHEPËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E HIMNIT KOMBËTAR,FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHEMËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE”

Neni 3

Format dhe përmasat e flamurit kombëtar

1. Flamuri kombëtar paraqet një fushe me ngjyre te kuqe gjaku, me një shqiponje te zezë dykrenore në mes, me krahë të hapur anash. Secili nga krahët e shqiponjës ka nëntë pendë, ndërsa bishti ka shtate pende.

2. Përmasat e flamurit kombëtar përcaktohen ne raportin 1 me 1,4 njësi. 3. Pamja e flamurit kombëtar, fortësia e ngjyrave te tij dhe raportet janë ato te përcaktuara në shtojcën nr .1, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .

Për Flamurin Kombëtar

Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër Perandorisë Osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

Mendime mbi origjinën

Shqiponja ka qenë dikur, në periudhën e Romës antike, simbol i këtij shteti. Edhe sot të dy klubet e njohura të futbollit në Romë si Roma dhe Lacio mbajnë përkatësisht simbole antike, nga ku i pari kokën e ulkonjës së kapitalit dhe i dyti shqiponjën me krahë të hapur. Si simbol i Romës, shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i Madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët në vitin 476 duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për dhjetë shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej “qytetit të përjetshëm” (Romës). (Histori e Popullit Shqiptar. Tiranë 2002, fq.294)

Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) që kishte origjinë ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora. Më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ia dhuroi simbolin perandorak fisnikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumëkombëshe si princat rumunë, bullgarë, gjermanë, rusë, serbë, grekë, shqiptarë, etj. Kjo eshtë arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë patur kontakte të ngushta ekonomike e kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i Kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë Perandorisë së Lindjes. Flamuri origjinal bizantin ruhet sot në një nga manastiret e malit të Shenjtë (Athos) në Greqi, në ngjyrat e tij fillestare me shqiponjën e zezë me dy koka, të vendosur në një fushë të artë.(Historia e Popullit Shqiptar, fq.433)

Deri më sot shumica e shqiptarëve mendojnë se flamuri i tyre është flamuri i Skënderbeut, pa e ditur origjinën e tij. Edhe sot ne nuk e dimë me saktësi se kur Skënderbeu përdori si simbol të shtetit të tij shqiponjën dykrenore. Njihet fakti se këtë simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zëvendësuar stemën që kishte trashëguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit përdorte si stemë figurën e një princi (burri) me flokë të gjatë dhe togë (Gjin Varfi, Heraldika shqiptare, Tirane 2000, fq. 27). 

Shqiponjën dykrenore e kanë përdorur si simbol të tillë edhe Arianitët, Cernojeviçët e Zetës, Lek Dukagjini, etj. Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenore shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një libër uratash që ju dhurua Skënderbeut nga Alfonsi i V, Mbreti i Napolit, me rastin e nënshkrimit të traktatit të Gaetës më 26 Mars 1451. Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut që nënshkruan këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri i Alfonsit Arnaldo Fonoleda. Simboli përfaqësues i shtetit të Skënderbeut del përsëri në një katalog venecian stemash në vitin 1463, kur Gjon Kastrioti i biri i heroit mori titullin “Fisnik i Republikës”. (Akademia e Shkencës, Historia e Popullit Shqiptar, fq. 434). Po kështu ky simbol ruhet i gdhendur në varrin monumental të Kostandin Kastriotit, ndërtuar në vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, në kishën e Shën Marisë së Ëngjëjve në Napoli (Itali). Njëlloj si në flamur Skënderbeu e përdori shqiponjën dykrenore me krahë të ulur dhe yllin me gjashtë cepa sipër, edhe në vulën e tij të madhe, të cilën e përdorte në dokumentat zyrtare. Ndërkohë kur Kastriotët u larguan në Itali pas vdekjes së Skënderbeut, ata jo vetëm e ruajtën simbolin e tyre por e përdorën gjerësisht atë si stemë të heraldikës së tyre.

Filed Under: Emigracion

Utopia dhe distopia; një interpretim filozofik

December 1, 2022 by s p

Dr. Dorian Sevo/

Rutger Bregman është një autor i cili mendon se në botën ku ne jetojmë ka edhe optimistë por edhe pesimistë. Pra në këtë botë ka vend edhe për utopikët por edhe për distopikët. Ai mendon se me kalimin e shekujve jeta është bërë më e lehtë më e mirë dhe më e begatë. Njerëzit ushqehen më mirë se para dy apo katër shekujsh. Jetesa e tyre është përmirësuar dhe kjo falë utopisë e cila është menduar dikur dhe më pas është vënë në zbatim.

Pra në këtë botë ka vend edhe për mirësinë jo vetëm për të keqen. Ai thotë se: “Teksa 84% e popullatës botërore jetonte ende në varfëri ekstreme në vitin 1820, në vitin 1981 kjo përqindje ra në 44 % dhe tani, vetëm disa dekada më vonë, është nën 10%.” (Rutger Bregman 2018).

Në çdo kohë njerëzit kanë menduar për një botë më të mirë. Edhe në mesjetë ata mendonin, duke qenë të zhytyr në mjerim, për një botë më të mirë, për një botë me bollëk ushqimi të mirë. Në kohën mesjetare qarkullonte një utopi për një botë të tillë që quhej Kokein ku kishte pa fund pula dhe pata te egra të pjekura që fluturonin në ajër dhe mjaftonte thjesht të zgjasje dorën për ti kapur.

Shohim që në të gjitha kohërat njerëzit kanë ngritur utopi për mënyrën e tyre të jetesës për të jetuar më mirë. Kjo gjë ndodh në çdo kohë sepse të gjitha kombet kanë pasur utopitë e tyre dhe dëshirën e madhe për të jetuar mirë  dhe më mirë dhe në një botë sa më të drejtë apo e thënë ndryshe, në një botë ku shpërndarja e të ardhurave të jetë sa më drejtë, ku të gjithë të kenë mundsinë për të siguruar minimumin jetik. Dhe të kenë një jetë të qetë dhe të mirë në vëllazëri me njëri tjetrin. Pra kjo është një lloj utopie.

Rutger mendon se kohët kalojnë dhe se ajo që është utopike në një kohë të caktuar pas shumë kohësh bëhet realitet, kjo është njëlloj si të krahasosh dëshirat e një mesjetari për jetën me botën e sotme e cila i ka arritur ato dëshira që ai kishte në kohën e tij.

“Për mendjen e një mesjetari, -shkruan historiani holandez Herman Plej, -europa perëndimore e sotme moderne i përafrohet vendit mitologjik me emrin Kokein. Sot kemi në dispozicion ushqime të shpejta 24 orë në ditë, kotrollin e motit, dashurinë e lirë, të ardhura monetare pa punuar dhe operacione plastike për të zgjatur rininë (për tu dukur më të rinj seç jemi).” (Rutger Bregman 2018).

Pra gjërat kanë evoluar aq shumë sa që ajo çka ka qenë utopike në një kohë të caktuar tashmë nuk është.

Ku mund të mendoheshin operacionet plastike në vitet 1300. Sot operacionet plastike mund të bëjnë ndërhyrje të cilat mund të korigjojnë difekte estetike në trupin e njeriut për ti dhënë atij atë çfarë dëshiron ose thënë ndryshe atë që i kishte munguar ose edhe shumë gjëra të tjera që mjekësia sot i ka arritur  dhe që në mesjetë ishin jo pothuajse të pamundura por të pamundura. Kohët evolojnë dhe njeriu e gjen veten  në një botë më të mirë dhe më të re për sa i përket risive.

Për shembull: “Gjatë ditëve të sotme, ka më shumë njerëz në mbarë botën që vuajnë nga obeziteti se ata që vuajnë nga varfëria.” (Rutger Bregman 2018).

Edhe ky është një dallim shumë  i madh. Nëse dikur njerëzit vuanin për një kokërr patate tashmë ka shumë njerëz në botë që vuajn nga obeziteti. Kjo nuk do të thotë se varfëria tashmë nuk ekziston fare por që njerëzit e ditëve të sotme  ushqehen shumë herë më mirë dhe me më shumë  kalori krahasuar me vitet 1800.

Edhe kriminaliteti në ditët e sotme krahasuar me kohën mesjetare, rilindjen apo edhe me kohën e revolucionit francez  është shumë herë me i ulët.

“Në Europën Perëndimore, rastet e vrasjeve janë mesatarisht dyzet herë më të ulëta se në mesjetë dhe, nëse ke pasaportën e duhur, do kesh një siguri të mirë sociale.” (Rutger Bregman 2018).

Pra bota e sotme në krahasim me atë mesjetare duket si kohë e lavdishme ose si një kohë kur utopia mesjetare tashmë është realitet sepse është fakt real.

“Në fakt ne po jetojmë në një botë në të cilën profecitë biblike po bëhen realitet. Ajo që konsiderohej si mrekulli gjatë epokës së mesjetës, tashmë është e zakonshme: të verbërve që u kthehet shikimi , të paralizuarit që ecin dhe të vdekurit që kthen në jetë (bëhet fjalë për njerëzit që marrin goditje elektrike në zemër dhe kthehen në jetë, gjë e cila në mesjetë as që mendohej dhe ata njerëz kosideroheshin të vdekur në atë kohë), për shembull Argus II, një implant truri që u rikthen një masë të caktuar shikimi njerëzve me sëmundje gjenetike në sy.” (Rutger Bregman 2018).

Pra të gjitha këto që përmendëm më sipër ishin të pamundura në mesjetë apo le të themi ae ato shiheshin si revelacione hyjnore. Ato shiheshin si mrekulli, gjëra që mund ti bënte të mundura vetëm Perëndia por me kalimin e kohës shkenca evoloi dhe i ka arritur shumë gjëra që dikur në mesjetë ishin të pamundura. Pra utopia e dikurshme është tashmë me ne jo më një utopi por një realitet.

Jetojmë në një botë ku varfëria në krahasim me shekujt më përpara është shumë përqindje më e ulët. Ku njerëzit kanë shumë më tepër të drejta sesa në epokën mesjetare apo edhe të kohës së rilindjes.

Shohim që jeta është përmirësuar madje ndjeshëm. Njerëzit jetojnë më mirë se më përpara, ata kanë më shumë të drejta dhe më shumë begati në jetën e tyre për shkak të zhvillimeve politike dhe teknologjike sepse spiralja e arsyes e ka depërtuar errësirën e injorancës. Sot jetojmë në një botë ku njerëzit qeverisin me mandate dhe nuk janë të përherëshëm si në mbretëritë mesjetare dikur. Jetojmë në një botë ku pjesëmarrja politike qytetare është shumë më e madhe se shekuj më përpara ku shumë prej qytetarëve nuk kishin as të drejtën të votonin. Seancat e komisionit të ligjeve mund ti ndjekim edhe në televizion drejtpërsëdrejti, gjëra të cilat as që mund të mendoheshin përpara 100 apo 50 vjetësh. Përparimet në shkencë janë tepër të prekshme.

“Disa statistika duken të pabesueshme. Për shembull, pesëdhjet vite më parë, një në pesë fëmijë vdiste përpara se të arrinte moshën pesëvjecare. Po sot? Një në njëzet. Në vitin 1836, njeriu më i pasur në botë, Nathan Meyer Rothschild, vdiq thjesht për shkak të mungesës së antibiotikëve.” (Rutger Bregman 2018).

Janë shumë fakte te cilat na bëjnë të mendojmë se jeta sot është shumë më e sigurt se 1000 vjet apo 500 vjet më parë. Jetojmë në një botë ku ka shumë më tepër siguri se dikur. Ku apikohet mirëqenja sociale dhe minimumi jetik.

“Bota e pasur po përjeton gjithnjë e më pak kriminalitet”, – raportoi përpara pak kohësh The Economist. – “Ka ende kriminelë. Por ata po pakësohen dhe po plaken”.

Por ka edhe shumë autorë të tjerë që mendojnë të kundërtën e kësaj për sa i përket begatisë edhe të mirave që na ka dhënë apo që po na jep kjo botë dhe kjo kohë në të cilën po jetojmë. Një ndër ta është Fransis Fukuyama i cili e sheh me nota pesimiste epokën në të cilën po jetojmë.

“Ne jetojmë në një epokë pasurie dhe bollëku, por sa e vetmuar është kjo gjë. Nuk ka “as art e as filozofi”, thotë Fukuyama. Ajo çfarë ka mbetur është vetëm “kujdestaria e vazhdueshme e muzeut të historisë së njerëzimit” (Rutger Bregman 2018).

Pra ai na thotë që vërtetë në ditët e sotme ka bollëk për të ngrënë por ka gjithashtu një varfëri shpirtërore, gjë e cila si gjithë të tjerat është shumë e rëndësishme për një qytetërim të shëndetshëm.

Pra jetojmë në një botë ku nuk ka as art as filozofi. A ja vlen të jetohet në një botë të tillë. Pra ka për të ngrënë, por shtrohet pyetja a mjafton që njeriu vetëm të ketë për të ngrënë dhe le të jetojë në një botë ku nuk as filozofi dhe as art. Kjo na bën të mendojmë Niçen i cili e ngre lart vlerën e artit duke na thënë se bota pa muzikën do të ishte një gabim shumë i madh. Pra nuk mjafton që njeriu vetëm të ketë për të ngrënë por ai duhet edhe të mësojë, pra të merret edhe me filozofi dhe me art.

Këtë na e thotë edhe Shkrimi i Shenjtë, që njeriu nuk do të jetojë vetëm me bukë por edhe me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë. Kjo nuk do të thotë që njeriu duhet të bëhet një teolog me patjetër por që edhe dija për të ka shumë rëndësi në jetën e tij.

Një autor tjetër interesant për tu përmendur është edhe Herbert Markyze, i cili nuk e sheh edhe me aq optimizëm jetën dhe kryesisht mënyrën e jetesës së ditëve të sotme, dhe vë në dukje problemet e saj.

Shoqërinë e ditëve të sotme Herbert Markyze do ta cilësonte si shoqëria e konsumit, ku njerëzit  e kanë mendjen vetëm të konsumojnë dhe në këtë mënyrë bëjnë një vetvrasje të thelbit të tyre. Ata vrasin mendimin duke u kujdesur vetëm për stomakun dhe për dëshirat.

Njeriu për të duhet të jetë shumë dimensional, të merret me shumë gjëra njëherësh, me art me filozofi  por edhe me soprt. Njeriu nuk është i gatuar për të bërë një jetë sedentare sikur të jetë një kafshë. Ai në thelb është shumë dimensional por në shoqërinë e konsumit në të cilën ne jetojmë sot ai ka rënë në njëdimensionalizëm ose sedentarizëm.

Pra për të shoqëria e konsumuit është një armik i madh i thelbit të të qenë njeri. Njeriu duhet të ridemensionojë veten vetëm duke u marrë me shumë gjëra. Pra ai duhet të merret dhe me art edhe me filozofi, jo vetëm me gjërat e shpejta që i ofron konsumi i përditshëm qofshin këto ushqime, informacine mediatike të shpejta apo edhe konsumimi i pandërprerë i internetit. Mbase kthimi tek libri tek poezia tek përrallat dhe filozofia do ta shpëtonin njeriun e sotëm.

Por cili është problemi tjetër për njeriun e sotëm lidhur po me utopinë.  Bregman do shprehej: “Por, kriza e vërtetë e kohëve tona, e brezit tim, nuk është që në të ardhmen nuk do jemi po kaq mirë apo mund të jemi edhe më keq. Jo, kriza e vërtetë është që nuk kemi ndonjë ide për diçka më të mirë”. (Rutger Bregman 2018).

Pra sot njerzëit kanë rënë në një dembelizëm ku nuk mendojnë më për një utopi të re për të ardhmen, ata mendojnë se me kaq mjafton dhe se jetojnë në një epokë ku nuk ka më nevojë për të ndryshuar asgjë. Por kjo nuk i ndihmon ata sepse gjithmon duhet të kemi aspirata të reja për ta projektuar veten gjithmonë në një të ardhme më të mirë dhe kjo të na bëjë të ecim përpara. Por stanjacioni që i ka zënë njerëzit sot apo siç e dëgjojmë ndryshe të thuhet shpesh limontia bën që njeriu të kthehet në një dembel të kohëve moderne.

Pikëpamje tjetër interesante për këtë botë  e parë në mënyrë pesimiste pra disutopike është edhe ajo e filozofit gjerman Artur Shopenhauer.

Për një mendimtar serioz do -shprehej Shopenhauer- bota është e llahtarshme. Dhe më fatlumët në këtë botë janë ata që nuk lindën.

Ka edhe mjaftë mendimtarë të tjerë të cilët ndajnë të njëjtin mendim me Shopenhauerin madje që e kanë shprehur edhe para tij mendimin e tyre se kjo botë është e mjerë.

Një prej tyre është Blez Paskal.

Filozofi francez Blez Paskal e perkufizoji jetën e njeriut si një mjerim të madh si një humbje në errësirën e ekzistencës. Tek vepra e tij madhore “Mendimet” ai shprehej se njeriu është madhështor për vetë faktin sepse e edi që është, që ekziston në botë ndërsa universi për veten e vet nuk e di që është. Për këtë arsye njeriu është më i madh se universi.

Por në dallim nga Shopenhaueri që mendonte se ska shpëtim prej këtij mjerimi njerëzor, Paskal thoshte qe ka nje dalje nga ky mjerim dhe se dalja është  besimi tek Krishti.

Thomas Hobbes është një tjetër filozof i cili tha se jeta e njeriut është e vetmuar, e varfër, e praptë, e vrazhdë dhe e shkurtër. Këtë gjë ai e citon tek libri i tij titulluar “Mbi Njeriun”.

Gjithashtu Ai mendonte se njeriu është ujk për njeriun dhe se kjo nuk duhet të vazhdonte më, dhe se e vetmja gjë që mund ta ndalonte këtë fakt ishtë shteti i cili nuk do lejonte që njerëzit të ishin të dhunshëm, me njëri tjetrin. Njerëzit janë në një konkurencë të vazhdueshme me njëri -tjetrin dhe kanë kaq shumë cmirë saqë në mungesë të shtetit ata mund ta lëndonin njëri -tjetrin derisa edhe mund ta vrisnin. Në gjendjen natyrore njeriu është një ujk për njeriun, aty ai mendon vetëm për interesat e tij.

Edhe Niçe në veprën e tij monumentale “Kështu foli Zarathustra” mbështetur në mësimet e Zarathustrës na thotë se kjo jetë nuk është gjë tjetër veçse: jetë, vuajtje, rreth. Pra një cikël i pandërprerë që përsërit veten në vuajtje.

Dhe për ta përmbyllur do thoja që në jetën e njeriut jetojnë sëbashku edhe utopia edhe distopia, edhe e mira edhe e keqja. Ajo që na mbetet nuk është gjë tjetër veçse të mbajmë qëndrimin që na duket më interesant.

Filed Under: ESSE Tagged With: dorian sevo

Mirënjohje Vatrës

December 1, 2022 by s p

Miq të nderuar,
Ju falenderoj përzemërsisht për mirënjohjen që ma keni ndarë me rastin e jubileut të madh e të rëndësishëm të popullit shqiptar, 110 vjetorin e Pavarësisë dhe Ditës së flamurit. Jam tejet i nderuar me mirënjohjen Tuaj, duke ditur se çfarë rëndësie ka Federata Panshqiptare e Amerikës- VATRA.

Kjo më obligon që edhe më tepër të vazhdoj që përmes teksteve të mia gazetareske e publicistike, por edhe letrare, në Bosnje e Hercegovinë e në botë, të promovoj e të kultivoj traditën shqiptare, normat morale dhe të gjitha vlerat e tjera të shqiptarëve.

Me dëshirat më të mira për punë të suksesshme dhe për shëndetin tuaj, Ju përcjelli përshendetjet më të përzemërta nga Sarajeva, nga Bosnja e Hercegovina.

Me respekt,
Ruzhdija Axhoviq

Filed Under: Vatra

KULLA E HOTIT FAQJA E BARDHE E KOMBIT

December 1, 2022 by s p

….per rikostruksionin e saj malesoret dhuruan 75 mije dollare, mbas meshes ishin 75-vete ne salle!

ZEF PERGEGA/

        28 nendor 2022 ne kishen e Shen Palit ne Detroit. Titulli i ketij shkrimi ne fakt nuk eshte i imi. Disa dite me pare me Prof. Luke Juncaj shkembyem nje bisede telefonike, duke me njoftuar se ne kishen e Shen Palit diten e Pavaresise se Shqiperise mbas meshes do te behet nje takim mbi mundesine e mbeshtetjes se aksionit per ristrukturimit te shtepise se Baraktarit te Hotit, ma mire te themi si    nje kopleks Sarajash mbi 240 vjecare, e cila u dogj tri here e tri here u ngrit mes zjarrit e flakeve nga vete malesoret Malesie…e Luka me tha: “Kulla e Hotit ka qene e mbetet faqja e bardhe e Malesise dhe e kombit” Moderatori i takimit Gjergj Ivezaj, ku ishin mbledhur ne salle 75 malesore ne mesin e tyre edhe avokati Jozef Dedvukaj biznesmenet Gjoke Juncaj, Gjergj Juncaj, Gjoke N. Preka dhe ….po shikone aty nga fundi nese ndonjeri pas folesve kishte ndermend te fliste dhe u ngrit malesrori fisnik Mark Koleci Juncaj 87 vjecare. Ai mbante nje kapele republika dhe mbeshtetej ne nje botun per siguri dhe doli ashtu i drejte ne podium e tha nder te tjera: “A e shikoni kete simbolin tone shqipen dy krenare, Zoti i dha mish e gjak, asht e fryme dhe e bani te gjale me jetu ne shkambinj e male bashke me ne me qene te lire. Ju ju qofte ndera qe po nderoni nje dere malesore nje dere qe gjithmone na ka pri nga e mbara me dinjitet…! Ne kete takim ku u mbodhen 75 mije dollare folen edhe Maliq Cunmulaj, Luigj Dushaj dhe Arian Bajraktari. Eshte ngritur nje shoqate qe do te ndjeke punimet per ta kthyer kete shtepi ne muze si nje atraksion turistik, ndaj sipas Maliq Cunmules ne aksion jane perfshire  nga krahina te ndryshme e dhe nga Mirdita dhe emigraconi ne boten e lire. Z. Bajraktari shpjegoi para malesoreve projeketin e rikonstruksionit te kesaj godine tre kateshe dhe se per kete qelim eshte ngritur shoqata “Kulla e Bajraktarit te Hotit”  Gjoka i Nikoll Preks Lulaj, Gjoka Martini Juncaj e Gjergj Marku Juncaj dhuruan nga 10$ mije dollare! Luk Juncaj na thote: “…Komuniteti Malesorë ne Michigan perseri shkelqeu me nji aktivetet tjeter kombetar ne rritjen dhe ruajtjen e vlerave te Malesise së Madhe. U bashkuan 75,000 dollare per renovimin e Kulles se Bajraktareve te Hotit, Kulles se krenarise se Malesise e djegur dy here nga Serbo-Malazezet e nji here nga Trurqit. Lavdi beses, trimerise e bujarise se Malesise sone. Lavdi bajraktareve famemadh te Hotit; Luc Gjonit, Çun Mules, Deli Metēs dhe Mul Delisë!” Ne kete takim pershendeten edhe shkrimtari Lulash Palushaj, Kole Dedvukaj, Prele Popaj, autori i ketij shkrimi,  kryetaret e shoqatave Malesia e Madhe Ndrek Gjolaj, “Jehona e Malesise” Vislon Sinisha dhe nga “Rashpash e Hotit” Lindon Lajcaj, te cilet jane inisiatoret e ketij aksioni humanitar dhe per kete u nderuan me mirenjohje nga shoqata atdhetare “Kulla e Bajraktarit te Hotit” E vleresoj pa mase kete inisiative te shoqatave malesore sin je sherbim I madh I kujteses dhe historise kombetare. Po ngrihet lart nje legjende me permasa kombetare. Bujari malesore qe shpesh ato harrojne veten per te tjeret eshte e denje te konvertohet ne legjenda. Ajo nuk lindi ne Amerike, por bashke  me zajrrin e tradites trashegohet brez pas brezi. Cfare do te ishim sot ne mergate pa malesoret?! Secili ti jape pergjigje kesaj pytje. Lidhja e Malesise me Mirditen eshte historike. Nen drejtimin e kapedaneve te Mirdites forca ushtarake kane shkuar me i dal Zot Hotit e Grudes, Tivarit e Ulqinit, atje ne Vranine me Oso Kuken ishte kapidani i Mirdites Preng Mar Kola qe Fishta u kendon ne Lahuten e tij. Rrufete bien mbi lisa, por Lisi i Madh Cunmulaj nuk u tha as nga rrenjet as nga deget. Mirditori Gjergj Fishta i kendon dres se kulles se Hotit:

Nje za ne Kelmend, per begati

U ka pri, krejt ne ari asht ngri

Vete Cun Mula Bajraktari

Qe ma i mire s’bahet shqiptari!

   Ka nje histori Cun Mula me Mirditen. Ishin ne konflikt Kapidani i Mirdites me bajrakun e Kyezezve per pune kufiri ne tokat e Qafe Molles. Sipas Zef Valentinin ishin gati ti drejtonin pushken njeri tjetrit. Rane dakort qe Cun Mulca ta zgjidhte kete problem dhe e zgjidhi me mencuri!…Aksioni vazhdon! Aktiviten e percolli Luigj Gjokaj per ACTV dhe Kole Vasili per TVSHA.

C:\Users\Zef\Pictures\Gjergj Ivezaj 1.jpg Mirenjohje per shoqatat  “Malesia e Madhe, “Jehona” e Malesise dhe “Rapsha”

C:\Users\Zef\Pictures\Gjergj Ivezaj 2.jpg

C:\Users\Zef\Pictures\Gjergj Ivezaj.jpg

Gjergj Ivezaj duke moderuar takimin

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Zef Pergega

Mikpritje madhështore në shtëpinë historike Mansion Gracie nga kryebashkiaku i Nju Jorkut në 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

December 1, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Zoti Eric Adamas, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut mblodhi shqiptarët së bashku për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Mansion Gracie që quhet ndryshe rezidenca zyrtare e Kryetarit të Bashkisë, ndërtuar qysh në vitin 1799 nga Archibald Gracie një manjat i anijeve me origjinë skoceze.

Z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit, ish ansambleist I shtetit dhe Këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut i vuri kurorën gjithë paradës marramendëse, të mahnitshme të festimeve nga Diaspora Shqiptaro Amerikane duke moderuar këtë aktivitet të rëndësishëm në Mansion Gracie, në shtëpinë e kryetarëve të Bashkisë të Nju Jorkut, një shtëpi historike, monument kulture.  

Zoti Mark Gjonaj është një lider i jashtëzakonshëm për lidhjet midis Diasporës, politikanëve të lartë amerikanë dhe Kombit.  Ajo që më bën përshtypje dhe krenare është kur thotë në cdo fjalim se: “Ne shqiptarët nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për ta lëshuar, ajo është e florinjtë, na e kanë lënë të parët tanë dhe ne duhet ta mbajmë fort”.  

Që në hyrje të mirëprisnin z. Ismet Kurti një activist i shquar i Komunitetit dhe dy të rinj të veshur me kostumet kombëtare duke i dhuruar çdo pjesëmarrësi nga një Flamur Kombëtar.

Salla e mikpritjes mbushur plot e përplot me shqiptarë të suksesshëm në art, kulturë, shkencë, ushtri, bizenesmenë, kryetar shoqatash, deputetë të Shqipërisë si z. Shpëtim Idrizi, personalitete nga Kosova,  Mali i Zi si Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Faik Nika, diplomatë etj,  pritën me brohorritje të pandërprera Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut z. Eric Adams.  

Kryebashkiaku nga foltorja tha se i çmoj shumë besën, traditat shqiptare etj.  Ju jeni një komunitet vital që i keni dhënë shtetit të Nju Jorkut dhe ne e vlerësojmë këtë pamasë.  Ai falënderoi mikun e tij të hershëm z. Mark Gjonaj dhe shtoi me sens humori se Marku nuk të linte pa bërë shqiponjën me dy duart, ndërkohë i bashkoi duart si shqiponjë nga podiumi.   Në flyer-in e shpërndarë shkruhej se do mbahej ceremoni pë Ditën e Trashëgimisë Shqiptare, ndaj dhe Kryebashkiaku i mëshoi fort trashëgimisë dhe kulturës shqiptare.

Ai tha se ky shtet inkurajon ruajtjen e kulturës etnike dhe në harmoni të plotë me trashëgiminë amerikane.  Ne llogarine e tij ne F/B me nje status te vecante shkruan: “Më shumë se 100,000 shqiptarë jetojnë në qytetin e Nju Jorkut dhe të hënën, ne ngritëm Flamurin Shqiptar për të njohur kontributin e tyre dhe gjithçka që ata kanë për t’i ofruar qytetit tone”. 

Në këtë ditë të shenjtë të shqiptarëve përshëndetën nga podiumi si Senatorja e shtetit të Nju Jorkut Natalia Fernandez një suportuese e madhe e bashkësisë shqiptare, ku më duhet të shtoj se kjo zonjë politikane amerikane e gjeti kohën të vinte të vizitonte Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx.  

Shumë emocionuese ishte fjala e Imamit të Xhamisë në Staten Island z. Tahir Kuka.  Fjalimet e tij gjithmone japin mesazhe bashkimi nëpërmjet një oratorie të shkëlqyer. Imami shqiptar nga Kosova është i zgjedhur si përfaqësuesi kryesor në policinë e Nju Jorkut, i detyrave islame ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.

Përshëndetën në këtë aktivitet gjithashtu z. Ferit Hoxha Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara etj.  

Pjesëmarrësit u argëtuan duke dëgjuar dhe shikuar grupet artistike të quajtura “Nora Kelmendi” dhe “Barbana” të cilët nëpërmjet intepretimit të shkëlqyer të valleve popullore të veshur me kostumet shumëngjyrëshe kombëtare e bënë dhe më domethënëse këtë darkë për të cilën dhe ishim mbledhur.

Kryebashkiakut z. Eric Adams iu dhurua statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut Heroit Kombëtar.  Ai bëri fotografi me të gjithë valltarët duke i vendosur në kokë plisin e bardhë.  

U larguam me një respekt të veçantë nga kjo shtëpi historike dhe me detyra speciale në zemër për të realizuar ëndrrat tona të kahershme për vehte dhe mbi të gjitha pë Kombin. 

Ndërsa zbrisja shkallët e kësaj shtëpie të famshme, ëndërroja se një ditë do ta ketë fatin ndonjë shqiptar për të qenë Kryebashkiaku i Nju Jorkut.   

Të rrojë përjetësisht Flamuri ynë Kombëtar sepse është siç shkruan Fan Noli: 

Flamur që lind Shën Kostandinin,

Pajton Islamin e Krishtërimin,

Shpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.

TV “Alba Life” së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur rreth ketij aktiviteti historik dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.

29 Nëntor, 2022

Manhattan, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kozeta Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT