• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2023

MIRENJOHJE PJESTARËVE TË FAMILJES GJOCAJ PËR KONTRIBUTIN E TYRE TË SPIKATUR NË LUFTËN PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

February 21, 2023 by s p

Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

                                                  Nga Mark Qehaja 

MARK QEHAJA: A PO PËRJETON KOSOVA PABESI NDËRKOMBËTARE? – Dielli | The Sun

                    Mark QEHAJA

Të nderuar Zonja e Zotëri —

Kenaqsi e vecante sot pjesmarrja e Ambasadorit  William Walker  ne kete  date historike  per Kosoven dhe mbare shqiptaret  15 vjetori I shpalljes pavarsise se  Kosoves.

Sot edhe cdo here nuk do ndalojme se theksuari  per te mos harruar kurre  Masakren e Recakut  por edhe per te kujtuar  e nderuar  kontributin e larter te Z.William Walker .

24 vjet me pare me date 15 Janar te vitit 1999 ambasadori William Walker  denancoi boterisht masakrimin e 45 burrave te pa fajshem e te pa armatosur  ne fshatin Recak  duke e cilesuar masakren e Recakut si krim kunder njerzimit. Kjo shpejtoi  levizjen e ndergjegjsimin e kancalerive perendimore per nderhyrjen ushtarake te aleances se NATO s dhe clirimin e Kosoves ku Z .William Walker  Ka vendin e nderit ne permendoren e lirise.

Dua te pershendes ketu dhe pjesmarrjen  e mikut tone  dhe I gjithe  shqiptareve bashkepunues   dhe mbeshtetes I vazhdushem I shoqates sone Z.David Tubiolo.

Shume te respektuar miq qe na nderoni me pranine dhe kontributin tuaj te  vecante z.Fran Shkreli ,Gjeneral Asllan Bushati ,Z.Sokol Paja.z,Paulin Marku z,Mehill Velaj  .

Shoqata shqiparo Amerikane Skenderbej eshte organizatore e keti tubimi  .I pershendes te gjithe anetaret e mbeshtetesit tane  kryesine dhe  Kryetarin e saj  Imer Lacaj.

Per te ardhur ne kete dite historike qe kujtojme sot  eshte dashur shume mund, rezistence e lufte  te ashper mes armiqsh te shumte  nga ku  shëndrit historia  e lavdishme e luftetareve te lirise  nder shekuj e kurorezuar me luften heroike te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Burrat dhe grate femije e te rritur u perfshine ne kete beteje kunder pushtusit barbare serb qe kerkonte shfarosjen  e kesaj popullsie nepermjet gjenocidit e masakrave me cnjerezore qe ka njohur historia e njerezimit.

Ata nderojne sot dhe kurdohere emrin dhe vendin e tyre,ata frymezojne brezat  me atdhedashurine dhe patriotizmin e tyre te larte.

Krenarisht  njera prej familjeve qe I dha aq shume luftes se Kosoves dhe nuk kerkuan asgje ne kembim te saj vec dinjitete e respectit njerezore eshte Fmilja GJOCAJ. Ne ballin e te cileve qendron me krejt madheshtine e fisnikerine e tij prej burri te vertete heroik dhe te pa perkulur  nga dallget e historiseAvdyl  Gjocaj , Baci Avdyl sic dhe e therrisnin  me respect

Avdyl Gjocaj dhe Have Gjocaj me shembullin e tyre frymezuan dhe edukuan me ndjenjen e lirise jo vetem familjen por gjithe shqiptaret qe per ta liria eshte e shtrenje.Ata moren pjese ne lufte familjarisht dhe dolen prej saj fitimtare me koken lart.

Bijte e tyre Shpendi,Blerimi Qerimi e Astriti ishin luftetare te ushtrise clirimtare te Kosoves dhe rrezikuan jo pak duke u plagosur e gjymtuar ne kete lufte perballe bishes gjakatare serbe.

Ata nderuan emrin e mire te familjes nder breza,Junikun ,Kosoven e mbare shqiptaret.

Ne librin e shkrimtarit te njohur Besim Muhadri  Avdyl Gjocaj mesues dhe luftetare  eshte  shpalosur qartazi historia e Familjes Gjocaj e ne vecanti ajo e Avdylit. Nepermjet rrefimit  autori  na sjell  emrat me te  degjuar  te Gjocajve qe nga Abaz Zenun Gjocaj e per te mbrritur te Blerimi, Qerimi e Shpendi e  lufterat per liri e betejat nga Dorbedoli  ne cdo koder fushe e livadh  deri te bregu Igimajve  e Gropa e Amanit  sakrificat  qe pershkuan  keta patriote e arsimdashes  te  nderuar.

 Familja Arsimi dhe Atdheu ishin tre shtyllat ne te cilat u mbeshtet Avdyl Gjocaj e Familja e tij vazhdon me tej autori.           

Familja Gjocaj me kontributin e spikatur ne lufte qendron ne piedestalin e lirise e lavdise kombetare.

Kam patur nderin qe ne cilesine e  Kryetarit te shoqates Shqiptaro Amerikane SKENDERBEJ  te nderoj me  MIRENJOHJE  PJESTARET E Familjes Gjocaj  per gjithe kontributin e tyre  te spikatur ne luften per clirimin e Kosoves  Avdyl Gjocaj e Have Gjocaj.

Kane qene momentet me emoncionuese dhe prekese dhenia e pllaces se MIRENJOHJES Nenes  Have dhe bashkeshortit te saj Avdylit (pas  vdekjes).

Te nderuar familjare te Familjes Gjocaj !

Vepra juaj e lirise sakrificat e medha  per Kosoven e dinjietein e Shqiptarit  kane  marre e do marrin  vleresimet e merituara nga te gjithe ato qe  vleresojne lirine  dhe cdo kontribut  tuaj ne fushen e Arsimit  e te zhvidhimit shoqerore.

 Ne permbushje te keti  misioni  eshte  dhe libri i Besim Muhadrit   AVDYL GJOCAJ  mesues  e luftetare.

Mirenjohje per jete luftetareve te lirise Kosoves. Nder e lavdi  Sakrificave per liri,  Familjes GJOCAJ

Rrofte kombi shqipetar!  Mark Qehaja

Libri I autorit Besim Muhadri, dedikuar mësuesit dhe luftëtarit Avdyl Gjocaj

Filed Under: ESSE Tagged With: Mark Qehaja

Imam Gazmend Aga zgjidhet Kryetar Nderi i Bashkise se Waterbury me rastin e dites se pavaresise se Kosoves. Flamuri i Kosoves valevitet ne qytetin e Waterbury, Connecticut

February 21, 2023 by s p

Albanian American Muslim Community/

Ne nje ceremoni madheshtore e cila organizohet prej vitesh, shqiptarë nga shtete te ndryshme u mblodhen ne Waterbury, Connecticut per te festuar diten e pavaresise ku pas himneve te Kosoves, Amerikes dhe Shqiperise, u ngrit flamuri shqiptar.Kryetar nderi i bashkesise se Waterbury u zgjodh Imam Gazmend Aga, I cili punoi dy vite si drejtor I Gjimnazit Hasan Nahi ne Prishtine si dhe imam prej vitesh I Komunitetit Mysliman Shqiptaro Amerikan ne Connecticut, SHBA.Ceremonia u moderua nga dy personazhe te shkelqyer, Lauresha Xhihani dhe Mhill Velaj. Imam Endrit Himaj beri lutjen e hapjes duke permendur vlerat e kombit tone. Ai u lut per komunitetin shqiptar, Shqiperine dhe Ameriken.Albana Lame, presidente e AAMC, pershendeti te pranishmit duke vleresuar kryetarin e nderit Imam Gazmend Aga dhe falenderuar te gjithe shqiptaret per vlerat dhe shembullin e tyre te shkelqyer kudo jetojne. Gjeneral Mark Qehaja përshëndeti të pranishmit duke folur per heroizmin e kombit tonë në shpalljen e pavaresise. Prof. Dr. Bexhet Asani foli për paqen dhe dashamirësine e popullit tonë duke e ilustruar me shembullin e komunitetit hebre të shpëtuar nga shqiptarët gjatë luftës së dyte botërore.Me pas, ne emer te bashkise se Waterbury, Paul Pernereëski, President Board of Alderman vleresoi Imam Gazi per kontributin e tij ne ndertimin e nje klime paqesore ndermjet feve ne Connecticut. Ai i dorezoi Imam Gazmend Ages citimin special per te ne emer te kryetarit te bashkise se Waterbury. Senatorja e shtetit te Connecticut Joan Heartley foli për miqësinë me Imam Gazin duke vlerësuar punën për paqen dhe dialogun sidomos nëpërmjet grupit “Three Amigos”.Ron Napoli, dhe Geraldo Hejes, përfaqësues të pushtetit lokal, pershendeten te pranishmit duke vleresuar maksimalisht komunitetin e shkelqyer shqiptar dhe punën e bërë nga Imam Gazi për komunitetin e Waterbury.Dr. Arjet Gega, një figurë e njohur e komunitetit shqiptar në Connecticut dhe më gjërë në Amerikë, vlerësoi miqësinë e gjatë me Imam Gazin që prej shkollës së mesme dhe punën e tij të vazhdueshme për kombin dhe fenë.Prend Qetta, një intelektual I njohur në Ëaterbury, përshëndeti të pranishmit duke I falenderuar për mbështetjen dhe pjesëmarrjen.Rabbi Eric Polokoff dhe Monsinjor Joe Donnelly, bashkëthemelues të grupit “Three Amigos” ku bën pjesë dhe imam Gazi, ndanë me të pranishmit vlerësimet e tyre për imamin dhe rolin paqendërtues të vazhdueshëm të këtij grupi.Imam Gazmend Aga, kryetari i nderit I ditës së Bashkise se Waterbury, falenderoi komunitetin shqiptar dhe anetaret e saj, themeluesit e AAMC, stafin, nxënësit dhe prindërit e Gjimnazit Hasan Nahi, të gjithë bashkëpunëtoret gjatë qëndrimit të tij ne Kosove, Three Amigos, Dr. Arjet Gegën dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të pranishëm, familjen, miqte dhe te pranishmit. Nder te tjera Imam Gazi tha; “Çdo shqiptar e do SHBA-në për gjithçka që bëri ky vend i mrekullueshëm për kombin tonë, por veçanërisht per rolin thelbësor në pavarësinë e Kosovës. Është një kohë kritike që diaspora jonë të jetë më e bashkuar dhe të vazhdojë të punojë që SHBA të vazhdojë të njëjtin rol pozitiv dhe konstruktiv. Është jetike që politika e Kosovës të bashkohet rreth vlerave strategjike, në vend të interesave të shkurtra.Le ta festojmë këtë ditë me krenari dhe gëzim dhe le të presim me padurim një të ardhme të ndritur për Kosovën.Shfrytëzoj rastin, si “kryetar i ditës”, tu uroj të gjithë shqiptarëve në mbarë botën 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me dëshirën për të jetuar përgjithmonë të bashkuar, në harmoni me njëri-tjetrin, duke kujtuar me mençuri të kaluarën, duke punuar më shumë. të bashkuar në të tashmen dhe duke ndërtuar një të ardhme më të mirë paqësore.”Ne fund, artisti paulin Gega mahniti te pranishmit me performancen e tij me cifteli plot emocion dhe vlera te kultures shqiptare.Nje dite e bukur sic i ka hije shqiptarise dhe komunitetit shqiptar.

Filed Under: Komunitet

ITShKSh: Vlerat arkeologjike nuk mund të jenë pronë private

February 21, 2023 by s p


Këto ditë në media po qarkullon një lajm se në qytetin antik të Scupi-t po kryheshin gërmime arkeologjike dhe se janë zbuluar dy stela, ku në njërën prej tyre qëndron mbishkrimi DARDANUS.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkatësisht Departamenti i Kulturës Materiale të ITShKSh-së, rithekson faktin që Scupi ishte qendra e mbretërisë Dardane dhe për këtë dëshmojnë edhe gjetjet e shumta arkeologjike në këtë lokalitet.

Stelat si gurë mbivarror në të cilat shënohen të dhënat e personit të vdekur si dhe personit i cili e ka ngritur atë stelë, janë gjetur ndër vite, jo vetëm në Scupi, por, edhe në shumë vendbanime e lokalitete tjera arkeologjike në tërë territorin e Dardanisë. 

Stelat e fundit të zbuluara në qytetin antik të Scupi-t duhet përkthyer dhe studiuar mirë. Arkeologia e njohur prof. dr. Exhlale Dobruna – Salihu, ka studiuar gjatë kohë plastikën dekorative dardane, duke përfshirë edhe stelat të zbuluara ndër vite në Scupi, të cilat rezultojnë t’u takojnë shekujve II dhe III. Në bazë të fotografive që po shohim, mendojmë se stelat janë të tipit I-varianti A.

Shqetësues është fakti se si ka mundësi që “pronari” që i bën punimet, nuk lejon mediat që të marrin pamje të stelave në fjalë, me arsyetimin se kjo është “pronë private”, duke ditur fare mirë se kemi të bëjmë për nekropolin e qytetit të Scupi-t.

Një ndër problemet kryesore që paraqet ky rast i fundit, është se si ka mundësi që në zonën e mbrojtur me ligj bëhen ndërtime moderne, duke mos respektuar Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Paluajtshme Arkeologjike.

Prandaj ne kërkojmë që të dalin publikisht të gjithë institucionet që kanë dhënë leje për një ndërtim të tillë, si dhe të ndërpriten të gjithë punimet të cilës do natyrë në zonën e qytetit antik Scupi.

Njëkohësisht, bëjmë thirrje që sa më shpejt këto stela të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut, sepse çdo vonesë do të ndikojë për krijimin e dyshimeve për abuzime të mundshme.

Filed Under: Komente

MËSIMET E NXJERRA PAS 12 MUAJ LUFTIMESH RUSI-UKRAINË

February 21, 2023 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Vizita e presidentit Joe Biden në Ukrainë, ishte një vizitë me rëndësi historike, pasi jo vetëm dha mesazhin se e gjithë bota e qytetëruar është kundër masakrave që po realizon ushtria ruse në Ukrainë, por në të njëjtën kohë afirmoi vendosmërinë e SHBA-ve dhe aleatëve të saj për të mbështetur me çdo kosto pavarësinë territoriale të Ukrainës dhe mposhtjen e ushtrisë së Putinit në fushëbetejë. Ndërkohë që u mbushën 12 muaj nga pushtimi kriminal, i paprecedentë dhe i paligjshëm i Ukranës nga drejtuesi i Federatës Ruse Vladimir Putin, në këto momente, ushtria ruse ka vendosur në gjendje gadishmërie rreth 500.000 forca ushtarake të reja të paangazhuara në luftime më parë në tre drejtime të Ukrainës. Më shumë se 150.000 ushtarë janë të gatshëm në pjesën jugore të vendit në vartësi të Distriktit Ushtarak Jugor, 120.000-150.000 ushtarë të tjerë janë të dislokuar në veri të Ukrainës në Bjellorusi dhe prej disa muajsh po realizojnë stërvitje ushtarake me ushtrinë e Bjellorusisë. Një sasi tjetër me rreth 150.000 ushtarë janë duke realizuar stërvitje dhe janë në vartësinë e Distriktit Ushtarak të Perëndimit, të gjithë sa më lartë të gatshëm për të filluar një ofensivë ushtarake.Ky konflikt i cili ka filluar 12 muaj më parë, ka rezultuar në humbjen e jetës së dhjetëra mijëra ushtarëve nga të dy kampet, shkatërrimin e plotë kriminal të dhjetra qyteteve të Ukrainës, të ekonomisë, industrisë, infrastrukturës energjetike, rrugore, etj por nga ana tjetër ka forcuar dhe unifikuar aleancën midis vetë shteteve të perëndimit kundër Federatës Ruse.Duke parë dështimet e njëpasnjëshme të ushtrisë së tij gjatë muajve të parë të luftës, presidenti Vladimir Putin në datën 11 janar të vitit 2023 emëroi si komandant të përgjithshëm të luftës në Ukrainë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Valeri Gerasimov. Me qëllim që të kuptojmë sa më mirë se çfarë ka ndodhur gjatë këtij konflikti përgjatë 12 muajve, do të përpiqem të analizoj shumë shkurt disa mësime të nxjerra gjatë këtij konflikti deri në muajin shkurt të vitit 2023 (Një analizë të plotë të gjithë konfliktit në Ukrainë, e gjeni në librin e fundit i cili titullohet: “Strategjia ushtarake e Federatës Ruse, forcat e armatosura dhe fuqia luftarake”.Mësimi 1. Përgatitja për të pushtuar Ukrainën, nga ana e ushtrisë ruse ishte e organizuar shumë dobët. Kjo në gjykimin tim për shkak të ruajtjes së sekretit nga presidenti Putin deri në momentin e fundit. Shumë pak njerëz të lartë në zinxhirin komandues të Kremlinit dhe të ushtrisë ruse kishin dijeni për fillimin e ‘Operacionit Ushtarak Special’ në Ukrainë.Pushtimi në vetvete filloi me një seri sulmesh ajrore me avionë luftimi dhe me raketa me qëllim shkatërrimin e bazave ajrore ukrainase, shkatërrimin e fushave të aviacionit, njësive të mbrojtjes ajrore, shkatërrimin e linjave të komunikimit dhe të furnizimit, realizimin e sulmeve kibernetike, luftën e dizinformimit me qëllim dëmtimin e zinxhirit të komandim-kontrollit, etj.Faktet treguan se pavarësisht këtyre sulmeve ato ishin të limituara, duke mos i penguar forcat ajrore të Ukrainës të sulmonin jo vetëm avionët rus në ajër por edhe të përballeshin me ta në disa raste në ajër. Duket theksuar se njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës përgjatë 12 muajve të konfliktit nuk i dhanë mundësi forcave ajrore ruse që të fluturonin lirshëm dhe pa rrezik në qiellin e Ukrainës. Këtë e tregon më së miri edhe sasia e madhe e rrëzimit të avionëve dhe helikopterëve rus gjatë kësaj fushate.Mësimi 2. Planifikimi dhe ekzekutimi i operacionit special për pushtimin e Ukrainës, tregoi se personat përgjegjës për përgatitjen dhe planifikimin e strategjisë së pushtimit nuk kanë patur eksperiencën e duhur ushtarake. Të gjithë drejtuesit e agjensive kryesore të inteligjencës, të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse dhe rrjetet e tyre informative në terren në Ukrainë, besuan se nuk ishte e nevojshme përdorimi i një force të madhe ushtarake, pasi ata nënvleftësuan mbi të gjitha dëshirën e ukrainasve për të luftuar kundër ushtrisë ruse. Kjo duket qartë edhe nga emërtimi i këtij operacioni nga presidenti Vladimir Putin: “Operacion Ushtarak Special’. Mësimi 3. Fillimi i menjëhershëm, i organizuar, profesional dhe intensiv i rezistencës nga të gjithë njësitë e ushtrisë, gardës kombëtare, legjioneve të huaja dhe të inteligjencës së Ukrainës, shfaqën qartazi dështimin e informacioneve dhe analizën e bërë nga agjensitë e shumta të inteligjencës ruse, të cilat deri në momentin e pushtimit kishin një rrjet shumë të madh të fuqishëm informatorësh dhe bashkëpunëtorësh në territorin e Ukrainës. Mësimi 4. Njësitë ushtarake (grupbatalionet) të cilat morën pjesë në operacionet luftarake për marrjen e kontrollit të Kievit ishin të paorganizuara si duhet. Planifikimi për këtë sulm ku përfshiheshin rreth 15.000 trupa ushtarake të vendosura në një konvojë me gjatësi 65 km, pa siguri gjatë lëvizjes, pa mbështetjen e duhur me artileri dhe aviacion, etj bëri të mundur që ajo të ndalonte 20 km larg kryeqytetit.Pikërisht kjo ndalesë, ky ç’organizim, mungesa e sigurisë bënë të mundur që shumë grupe speciale ukrainase dhe njësi vullnetare nga njësitë ‘kapëse-vrasëse’ të mbanin nën goditje të vazhdueshme gjatë gjithë gjatësisë së saj, në çdo kohë dhe vend, ditën dhe natën segmentë të ndryshëm të autokolonës, duke përdorur me efikasitet raketat e fuqishme anti-tank ‘Javelin’, NLAW, Milan, Tow, RPG, etj në bashkëpunim me sulmet e suksesshme nga ajri me raketat ‘Stinger’ dhe dronët turq ‘Bayraktar TB-2’, duke shkaktuar dëme të mëdha në njësitë ushtarake ruse, duke ulur moralin e tyre dhe dëmtuar dëshirën për të vazhduar më tej sulmin. Mësimi 5. Operacioni rus për pushtimin e Kievit, Kharkivit dhe rajoneve të tjera të mëdha, fronti i luftës në Ukrainë i cili është shumë i madh me gjatësi më shumë se 1200 km, tregoi se përfshirja e forcave dhe e mjeteve ushtarake në këtë operacion ishin të pamjaftueshme, të paorganizuara si duhet, pa mbështetjen e tyre me zjarr, mjetet luftarake kishin cilësi të dobëta, njësitë ishin të pastërvitura në luftën urbane, në luftën guerrile, një ushtri shumë e korruptuar e cila nxori në pah gjatë luftimit mungesën e organizimit dhe të mbështetjes së njësive ushtarake.Mësimi 6. Federata Ruse nuk po e fiton luftën aq shpejtë sa e mendonte. Ndërkohë që shumë ekspertë perëndimorë mendonin se pushtimi i objektivave ushtarake të Rusisë do të përfundonte shpejtë, sot pas 12 muajsh lufte intensive në të tre frontet Rusia ka pushtuar vetëm 20-21 për qind të territorit të Ukrainës. Në rast se analizojmë me kujdes objektivat e arritura nga ushtria e dytë më e fuqishme në botë, rezultatet nuk janë aspak të kënaqshme. Por në të njëjtën kohë duhet të mos harrojmë se asistenca ushtarake e siguruar nga Ukraina e mbështetur nga perëndimi ka qënë jashtëzakonisht e madhe.Mësimi 7. SHBA-të dështuan në unifikimin e komunitetit ndërkombëtar për të sanksionuar Federatën Ruse, kryesisht sektorin e saj të rëndësishëm të energjisë. Në këtë këndvështrim, shumë shtete të fuqishme dhe të rëndësishme nuk iu bashkuan sanksioneve ekonomike ndërkombëtare kundër Federatës Ruse, pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm të diplomacisë amerikane dhe përfshirjes së drejtëpërdrejtë të presidentit amerikan Joe Biden, duke dështuar të izolojnë nga ana ekonomike dhe diplomatike Rusinë në arenën ndërkombëtare. Këto mund të përmend në mënyrë të veçantë dy shtete shumë të fuqishme Kinën dhe Indinë, të cilat kanë refuzuar që t’i bashkohen sanksioneve dhe luftës, duke marrë vendimet e tyre politike vetëm bazuar në interesin e tyre kombëtar.Mësimi 8. Pavarësisht fuqisë dhe teknologjisë ushtarake për të cilat askush nuk ka dyshim që Rusia i ka në dispozicion, përfshirja në një konflikt ushtarak në një territor të madh, në disa fronte kundër një ushtrie të madhe e cila aplikon luftë ballore me teknologji të fundit ushtarake të koordinuar me taktika guerrile, aq më shumë kur në këtë luftë janë përfshirë shumë aktorë të fuqishëm nga ana ushtarake dhe financiare, tregoi se kjo luftë është e vështirë të fitohet. Mësimi 9. Lufta që po zhvillohet nga muaji korrik 2022 deri në muajin shkurt 2023 në rajonin e Donetsk-ut për marrjen e qytetit të Bakhmut-it, Soledar-it, Vuhledar-it ka kushtuar jetën e mijëra ushtarëve nga të dy krahët. Qyteti i rëndësishëm i Soledarit u morr nën kontroll nga mercenarët e Grupit Wagner në datën 11 janar 2023, por luftimet në këtë qytet po zhvillohen njëlloj si në kohën e Luftës së I-të Botërore nëpër transhe të fortifikuara rëndë (Trench Warfare), ku mijëra forca luftonin vetëm për 10 m territor.Sipas analizës time, qëndresa dhe rezistenca e madhe e 9-12 Brigadave të Motorizuara, Mekanizuara dhe Parashutiste të Ukrainës për disa muaj me radhë në këtë rajon ose linjë të frontit ishte e panevojshme. Kjo për të vetmen arsye se nuk justifikon në asnjë mënyrë humbjen e mijëra ushtarëve ukrainas ose të 50-60 për qind të efektivit të këtyre Brigadave, mbrojtja e cila në fund të fundit përsëri po dështon. Fatkeqësisht trupat e Ukrainës po përballen me mangësi të mëdha në artileri dhe muncione.Mësimi 10. Ky konflikt nxori në pah rëndësinë e madhe të sigurimit të mbështetjes me sasinë e nevojshme të municioneve të artilerisë për njësitë të cilat luftojnë në front. Këtu e nuk kam fjalën vetëm për artilerinë e rëndë, mjetet të blinduara, njësitë tankiste dhe dronët e sulmit. Në shtesë sa më lartë, këto njësi duhet të kishin në dispozicion edhe mbrojtje më të mirë nga ajri. Gjatë ofensivës ruse të muajve janar-shkurt 2023 në rajonin e Donetsk-ut, u pa qartë mungesa e forcës për organizimin e kundërsulmeve nga ana e njësive ukrainase, për shkak të mungesës së mbështetjes me artileri dhe municion. Ushtria ruse gjatë kësaj ofensive ka shkatërruar një numër shumë të madh të artilerisë dhe të depove të tyre me municion. Kjo ka bërë të mundur humbjen e jetës së mijëra ushtarëve të Ukrainës, uljen e moralit të tyre dhe dështime në fushëbetejë. Gjatë muajve janar-shkurt 2023, njësitë ruse kanë përdorur në front deri në 60.000 predha artilerie në ditë, ndërkohë që ushtria e Ukrainës ka mundur të përdorë midis 6000-6500 predha në ditë. Gjykoj se është shumë e rëndësishme që perëndimi të dërgojë sa më shpejtë në frontin e Ukrainës artileri të fuqishme së bashku me municionet përkatëse, me qëllim që të ushtria e Ukrainës të rimarrë kontrollin ose të kundërshtojë me forcë avancimin e njësive të blinduara ruse në këtë front të rëndësishëm. Lajmi i mirë është se presidenti amerikan Joe Biden deklaroi dërgimin shumë shpejt të 2 milionë predhave të artilerisë sipas paketës së fundit të ndihmave, të cilat do të bëjnë dallim të menjëhershëm në fushëbetejë. Mësimi 11. SHBA-të dhe vendet e Bashkimit Europian, pavarësisht faktit se e kanë mbështetur Ukrainën me një sasi të jashtëzakonshme asistence ushtarake dhe ekonomike e cila shkon në rreth 120 miliardë dollarë, duhet të përshpejtojnë dërgimin e mjeteve të blinduara kryesisht tanke, artilerisë të rëndë, armëve kundërtanke, raketave me larghedhje të madhe, sistemeve të mbrojtjes ajrore, etj në mbështetje të njësive ukrainase të cilat po luftojnë me heroizëm të madh kundër ofensivës ruse gjatë muajve dhjetor 2022-shkurt 2023 në rajonin e Donbasit.Mësimi 12. Intensiteti i luftimeve gjatë këtij konflikti 12 mujor, nxori në pah nevojën e sigurimit të rezervave të mëdha strategjike në arsenalin e ushtrive të vendeve të NATO-s. Asistenca ushtarake e vendeve të NATO-s megjithëse ishte shumë e madhe përgjatë 12 muajve, përsëri nuk ndikoi sa duhej në rezultatin final në fushëbetejë. Ndërkohë kur të gjithë analistët më të mirë të mbrojtjes në botë dhe të shërbimeve sekrete të perëndimit deklaruan se ushtria ruse do të dorëzohej për shkak të mungesës së armëve dhe të municionit, koha provoi të kundërtën. Kremlini zyrtar nën presionin e vazhdueshëm të presidentit Putin nuk dështoi të mbështeste me municione njësitë ruse, edhe pse intensiteti i përdorimit të tyre është i paimagjinueshëm dhe i pakrahasueshëm me asnjë konflikt të ngjashëm të 6 dekadave të fundit.Në gjykimin tim, ushtritë e perëndimit dhe industritë e tyre të mbrojtjes duhet të nxjerrin mësim që sa më parë të zëvendësojnë me shpejtësi arsenalin ushtarak të armëve dhe municioneve të dhuruar për ushtrinë e Ukrainës dhe të marrin masa për rritjen e prodhimit të municionit nga industritë e tyre ushtarake.Mësimi 13. Përdorimi intensiv i dronëve të zbulimit, dronëve të sulmit, dronëve kamikaz nga të dy krahët, solli revolucionarizimin e luftës së sotme në atë që njihet si ‘Drone Warfare’. Përveç shkatërrimit të një numri të konsiderueshëm të mjeteve të blinduara të rusëve, njësive të raketave të mbrojtjes kundër-ajrore, postave të komandim-kontrollit, sulmeve në bazat ajrore me avionë bombardues strategjikë si në rastin e bazës ajrore ‘Engels’ në Federatën Ruse, sulmeve në bazat ajrore të Gadishullit të Krimesë, sulmet kundër anijeve ruse të Flotës së Detit të Zi me dronë nënujorë, grumbullimit të informacionit rreth vendodhjes së trupave përkatëse, korigjimit të zjarrit të artilerisë, etj përdorimi i dronëve turq ‘Bayraktar TB-2’ ekspozoi boshllëqet e mbrojtjes ajrore ruse dhe mungesën e strategjisë për t’u përballur me to me efektivitet.Mësimi 14. Pavarësisht performancës së dobët gjatë muajve të parë të luftës, njësitë ruse mësuan me shpejtësi nga gabimet e shumta. Që nga fillimi i pushtimit në datën 24 shkurt 2022, njësitë ruse ishin të paorganizuara si duhet. Taktikat e tyre të përdorimit të helikopterëve, aviacionit, trupave të blinduara, njësive tankiste, taktikat e luftës në qëndrat e banuara, etj ishin të paqarta, jo efektive, të ç’organizuara, pa bashkëpunim midis njësive në operacion dhe komandim-kontoll, pa mbështetjen e duhur logjistike, mjeksore, të zjarrit, etj duke bërë të mundur që një numër shumë i madh i mjeteve ajrore të rrëzoheshin, një numër i madh mjetet të blinduara dhe tankeve të shkatërroheshin dhe njësitë të dështonin në realizimin e misionit të tyre. Mbështetja logjistike e grupbatalioneve ruse ishte shumë e dobët, në shumë raste dhjetëra mjete të blinduara, artileri dhe tanke të ushtrisë ruse u lanë në duar të ushtrisë së Ukrainës. Pas këtyre dështimeve, pas kritikave të mëdha nga presidenti Vladimir Putin, ministri Sergei Shoigu, gjenerali Valeri Gerasimov dhe nga presioni ndërkombëtar, mësimet e nxjerra pas gjashtë muajve të parë të Operacionit Special Ushtarak në Ukrainë, ushtria ruse filloi të dislokonte ushtarë më të stërvitur, më të pajisur, taktikat e të cilëve filluan të përshtateshin dhe të ekzekutoheshin më me sukses. U rrit ndjeshëm përdorimi me efikasitet i njësive të blinduara, njësive tankiste, njësitë e këmbësorisë nuk dislokoheshin pa mbështetjen me artileri, zbulimi dhe lufta elektronike ishin më efikase, duke bërë që organizimi i operacioneve të sulmit dhe të luftës në terrene urbane të krijonte epërsi të dukshme në fushëbetejë deri në muajin shkurt të vitit 2023.Mësimi 15. Përdorimi me efektivitet dhe me mbështetjen e duhur të zjarrit të artilerisë dhe të inteligjencës i njësive të grupeve të armatosura mercenare, ka qënë i sukseshëm si nga Federata Ruse por edhe nga Ukraina. Këtu dua të sjell në vëmendjen tuaj, përdorimin intensiv të forcave të Grupit ‘Wagner’, njësitë e të cilit kanë angazhuar deri në 40.000 mercenarë në këtë konflikt. Ata kanë siguruar disa fitore të rëndësishme për ushtrinë ruse ku mund të përmendim marrjen e kontrollit të qytetit shumë të rëndësishëm Soledar dhe Bakhmut.Mësimi 16. Numri i personave civilë dhe ushtarakë të vrarë është shumë i lartë dhe po vazhdon të rritet dita ditës nga të dyja krahët, kjo sidomos gjatë luftimeve të fundit në Soledar, Vuhlendar dhe në Bakhmut ku çdo ditë janë vrarë qindra ushtarë në fushëbetejë.Mësimi 17. Dështimet e muajve të para, intensiteti i lartë i luftimeve, mësimi nga gabimet e shumta, dëshira për ta fituar këtë konflikt me çdo çmim, futja në prodhim të plotë e industrisë ushtarake ruse, pjesëmarrja e një numri shumë të madh të ushtrisë ruse në luftime, testimi i taktikave dhe teknikave të reja të luftimit, përballja me armët dhe taktikat e luftimit të NATO-s në shumë forma dhe fronte, etj pavarësisht humbjeve të mëdha, në gjykimin tim kanë rritur ndjeshëm aftësitë operacionale të njësive të ndryshme të ushtrisë ruse. Ky konflikt ka nxitur Federatën Ruse që në të ardhmen të:Rrisë ndjeshëm numrin e forcave të saj të armatosura të cilat gjatë viteve 2023-2024 do të shkojnë në 1.5 milionë.Buxheti ushtarak do të rritet me të paktën 50 për qind.Industria ruse nuk do të ketë kufizime sa i përket buxhetit, por përkundrazi sipas presidentit Vladimir Putin do të ketë në dispozicion një sasi prej 50 miliardë dollarësh shtesë në dispozicion të prodhimit të avionëve, nëndetëseve, tankeve, armatimeve dhe raketave të reja.Krijimi dhe forcimi i një aleance anti-perëndim midis Federatës Ruse, Republikës Popullore të Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut përbën në të ardhmen një kërcënim të madh për demokracitë në botë.Kosto e luftës deri në mes të muajit shkurt 2023 për presidentin Putin ka kaluar 90 miliardë dollarët.Mësimi 18. Ushtria e Ukrainës pavarësisht humbjeve të mëdha në fushën e betejës ka treguar se pavarësisht fuqisë së jashtëzakonshme të kundërshtarit, dëshira për të luftuar në disa raste mbikalon fuqinë e armëve dhe raketave. Ky konflikt ka mundësuar që:Qeveria e Ukrainës nën lidershipin e presidentit Volodimir Zelenski ka arritur që të unifikojë përpjekjet e të gjithë vendeve të BE-së së bashku me SHBA-të dhe vendet me demokracitë më të konsoliduara në botë, duke arritur që të krijojnë një koalicion të fuqishëm ndërkombëtar kundër Federatën Ruse.Komuniteti ndërkombëtar me SHBA-të në krye, e kanë dënuar gjerësisht dhe me forcë këtë pushtim kriminal, të paprovokuar dhe të paligjshëm, i cili ka shkaktuar vdekjen e shumë civilëve, ushtarakëve dhe shkatërrimin e plotë të gjysmës së Ukrainës. Ky pushtim ka krijuar një mbështetje të madhe ekonomike, financiare dhe asistencë ushtarake në një masë që po i kalon 100 miliardë dollarët. Për këtë mbështetje presidenti Josef Biden ka deklaruar se kjo mbështetje do të vazhdojë deri në mposhtjen e Federatës Ruse.Ushtria e Ukrainës në ditët e sotme është ushtria më me eksperiencë luftimi në Europë. Ajo është e aftë të planizojë, ekzekutojë operacione të shkallës së gjerë, të përdorë sistemet ushtarake dhe teknologjitë më të avancuara të perëndimit në fushëbetejë dhe nëse do të arrijë të fitojë këtë luftë (për të cilën unë personalisht besoj se është e pamundur), atëherë do të dalë shumë më e fortë sesa ishte në fillim të saj.Si pasojë e humbjeve të mëdha në njerëz, ushtrisë së Ukrainës do t’i duhet një kohë e gjatë për tu ringritur edhe një herë në nivelet e fillimit të vitit 2022.Mësimet e nxjerra nga ushtria e Ukrainës gjatë konfliktit kundër ushtrisë ruse, do të shërbejnë si objekt studimi dhe do të jenë pjesë e programeve të stërvitjes në ushtritë e NATO-s, duke rritur në këtë mënyrë kapacitetet e tyre në një përballje në të ardhmen me ushtrinë ruse.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dritan demiraj

Homazh për Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën dhe të gjithë heronjtë e Luftës së Drenicës

February 21, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Vështirë është të flitet për virtytet, trimërinë dhe meritat e luftëtarëve të palodhshëm të luftës së Drenicës, të prirë nga Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, duke marrë parasysh rëndësinë dhe peshën e madhe të kësaj lufte dhe këtyre dy heronjve. Një dokument që kam marrë nga arkivi i presidentit H.Truman (Declassified: E.O.11632, Sec 3(E) and 3 (D) or (E) ; Dept.of State letter, Aug. 10, 197), tregonte për rezistencën e shqiptarëve te Kosovës ndaj forcave partizane jugosllave, po ashtu tregonte për mosinteresimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe krerëve të saj që Kosova të jetë pjesë e shtetit shqiptar, siç ishte gjatë viteve të pushtimit nga Italia fashiste. Në asnjë takim, përfaqësuesit e komunistëve nga Shqipëria, nuk e kishin ngritur çështjen e Kosovës. Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për të kundërshtuar konsolidimin e pushtetit jugosllav, pra kjo rezistencë që më e fuqishme ishte në pjesën qendrore të Kosovës, në Drenicë, mbetën të izoluara dhe pa përkrahjen e Shqipërisë. Drenica ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin dhe ruajtjen e frymës për lirinë e Kosovës. Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, këta dy tribunë popullorë që udhëhoqën kryengritjen kundër sllavo-komunistëve, u bënë referencë historike për nacionalizmën shqiptare. Lufta, trimëria, krenaria dhe lavdia e tyre ishte frymëzim i fuqishëm i luftëtarëve të mëvonshëm, që mbante lart moralin e luftës për të qëndruar deri në fitoren e fundit për lirinë e Kosovës!

All reactions:1616

Filed Under: Histori Tagged With: Lulzim Nika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT