• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2023

15 vjetori i pavarësisë së Kosovës u festua në Boras të Suedisë

February 20, 2023 by s p

Anxhela Ziso/

15- Vjetori i pavarsise se Republikës së Kosovës bashkoi shqiptarët në një eveniment madheshtor ne qytetin e Borås, e organizuar nga shoqata Dardania IF. Ne këtë feste ishin të pranishem patriotë shqiptarë, aktivistë të shquar të komunitetit, diplomatë, drejtues të organizatave e shoqatave te ndryshme ne Suedi, gazetarë e veprimtarë të komunitetit shqiptar në përkujtim të ngjarjes më të shënuar të popullit e shtetit të Kosovës, pavarësine e saj.

Pogrami për pavarsinë e Kosoves me datë 18 shkurt 2023, në orën 19:30, në ”Parkhallen” e hapi prezantuesja e mbrëmjes Anxhela Ziso ku ftoi te gjithë pjesemarrësit të ngriheshin në kembë e të këndonin të gjithë njëzëri himnin e flamurit si të Shqipërisë, Kosoves dhe Suedise.

Me pas ata që argetuan me kengë dhe valle ishin te rriturit dhe femijet e shoqates Dardania IF ne Borås. Folkloristi Dervish Kuqi me këngën ”Trojet shqiptare”, fëmijët me poezi, Liora Koca Gerxhaliu dhe Verona Totaj me nga një këngë secila, ku ngritën në këmbë të gjithë publikun pjesmarrës dhe duartrokitjen nuk kishin fund. Torta mbi qershi e mbrëmjes ishte grupi i valleve te femijeve te drejtur nga Sadije Hasani,Yllka Presheva dhe për të rritur Arditi, Albertina.

Ne vazhdim mori fjalën zv.kryetarja e shoqates shqiptare Syzana Haziraj, e cila mbajti një fjalim ne lidhje me rëndesinë dhe madheshtinë e kesaj dite te bekuar. Këtë mbremje e nderuan edhe udheheqes politik dhe zyrtar të lartë të qytetit të Borås : Ulf Olsson kryetar, Annette Persson Carlson zv. kryetare, Hans Johansson zyrtar i lartë (Verksamhetschef Arbetslivsförvaltning) dhe Driton Bilalli kryetar i komunes fqinjë Tranemo. Fjalen përshëndetese e mori dhe Muharrem Binaku perfaqesues i shoqates ku ne mungese të kryetarit falenderoi të gjithë të pranishmit dhe i përshëndeti me një fjalim të shkurtër.

Ky aktivitet nuk do të kishte kuptim pa ata të cilet u kujdesen për rend dhe rregull dhe ç’do gjë shkoi më së miri: Abdullah Gerxhaliu-Culi, Fatmir Bajramaj, Albertina-Tina, Vjollca Nord –Vivi, Lirije Kadriu.

Festa vazhdoi në frymën e gëzimit dhe të kënaqësisë për kulturën e doket shqiptare që ndiheshin tek kushdo nga artistët e ftuar për këtë ngjarje dhe nga të pranishmit. Këngëtarët e ftuar të mbremjes ishin Ymer Bajrami, Edona dhe Milot Lalloshi si dhe muzikanti Armend Hajra.

Ishte një festë e shënuar që mblodhi shqiptarët duke gëzuar me njëri-tjetrin, një shtysë kjo edhe për të ardhmen që edukata dhe kultura shqiptare të qëndrojë e fortë në familje dhe sidomos në brezin e ri, në diasporën e Suedisë tek çdo emigrant. Mbremje te tilla mund të shënojnë dhe një marrëdhënie më të afërt me gjithë shqiptarët në Suedi midis njeri-tjetrin, ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kalimit të saj në brezin e ri si edhe marrëdhënien me shkollën dhe librat shqip.

Si bashkim i unitetit dhe identitetit kombëtar i jepet rëndësi çështjes shqiptare, për këtë falenderojmë kryesinë e shoqatës shqiptare Dardania IF dhe të gjithë për pjesmarrjen dhe mbështetjen e kësaj dite të shënuar.

Urime Kosovë! Gëzuar festën tënde të pavarësisë!

Filed Under: Analiza

Shqiptarët në Saint Louis festuan 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

February 20, 2023 by s p

Të shtunën në 18 shkurt 2023, shqiptarët e shoqatës “ILIRIA” Saint Louis sëbashku me miq amerikanë të ftuar festuan 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Kosovës. Atmosferën e gëzueshme festive e filluan duke recituar poezi shqipe, nxënësit e shkollës shqipe “ILIRIA”; Eliza Palloshi, Valdrina Fejza, Valdrin Fejza, Albion Palloshi, Valera Dullovi, Sara Dullovi nën përkujdesjen e mësuesës së shkollës znjsh. Rafaela Hajdini. Me një gjuhë të rrjedhshme shqipe në ata rrezatuan dashurinë patriotike duke u pritur me shumë duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Fjalën përshëndetëse e mbajti nën kryetari i shoqatës z. Xhevat Dullovi i cili në emër të bordit drejtues falenderoi pjesëmarrësit për prezencën dhe theksoi rëndësinë kësaj dite historike për shtetin e Kosovës. Theks i vuri edhe mbështetjes së madhe të forcave të NATO-s dhe rolit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës. Një befasi e këndshme ishte pjesëmarrja dhe fjala e ushtarakut z. John Mitchell i cili i ka përcjellë ato ditë historike të shpalljes së pavarësisë si pjesëtar i forcave të KFOR-it. Ato vite shërbimi ai i solli me emocion dhe respekt të thellë si kujtime të pashlyeshme të një misioni që ka shkruar histori për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar. Në vijim, znj. Anila Veizi, anëtare e bordit drejtues dhe ish kryetare e gruas së shoqatës mbajti një kumtesë kushtuar femrës kosovare në histori. Në pasqyrën e kujtesës historike ajo solli shëmbuj të ndryshëm të kontributit të tyre që nga thellësia e kohërave e deri në ditët e sotme. Gruaja shqiptare e Kosovës është pjesë e pa ndarë në ndërtimin dhe prosperiten e strukturës familjare, asaj patriotike si dhe konstruktin shpirërtëror dhe kulturor të identitetit kombëtar.

Orkestra dhe këngëtarët Arif Palloshi dhe Gazmend Muslia krijuan atmosferë të gëzueshme gjatë gjithë mbrëmjes me këngë patriotike dhe lirike nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky festim ishte shprehje solidariteti, gëzimi dhe bashkimi të komunitetit shqiptar këtu në Saint Louis për ti mbajtur gjallë dhe aktivë lidhjet me trojet e viseve nga vijmë.

Përgatiti: Besian Gjika

Filed Under: Emigracion

20 shkurti – dita simbol kundër diktaturës!

February 20, 2023 by s p

Bujar Leskaj/

32 vite më parë, në 20 shkurt 1991, qytetarët e Tiranës të frymëzuar nga akti sublim i studentëve rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha dhe ua sollën zvarrë kokën studentëve të ngujuar në Grevën e Urisë.

723 studentë e pedagogë të ngujuar në Grevën e Urisë, me kërkesën për heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti, të mbrojtur nga qindra studentë të tjerë, mijëra banorë të Tiranës e Shqipërisë, në një akt patriotik, demokratik, sublim e konfrontim të drejtpërdrejtë me diktaturën ndryshuan Historinë!

723 studentë kishin marrë parasysh çdo gjë!

Tre ditë të rrezikuar për jetën, tre ditë vetëm me cigare dhe ujë…

Por me shumë guxim, vendosmëri e ëndrra!

Dhe në anën e duhur të Historisë!

Në anën e vetme të drejtë të Historisë!

Ata 723 studentë nuk ndryshuan vetëm Shqipërinë!

Ndryshuan jetën e shumë, shumë njerëzve.

Sot dua të krenohem për atë ç’ka arritën studentët atë Shkurt të zjarrtë.

Dolën në ballë të epokës, pa ulërima dhe pa lajka, por me guxim i thanë gjërat me emrin e tyre.

Respekt e mirënjohje për ata studentë e pedagogë të guximshëm e demokratë, të cilëve Historia u ka borxh!

Respekt e mirënjohje për ata studentë që nuk kërkuan që rreth tyre të thurreshin legjenda e mite, që luftuan që të shemben njëherë e mirë idhujt e mitet e rremë.

Respekt e mirënjohje për të gjithë prindërit e studentëve grevistë, por edhe për të gjithë ata qytetarë të Tiranës që u bënë gardh për mbrojtjen bijve e bijave të tyre,

Respekt e mirënjohje për të gjithë studentët vlonjatë të Dhjetorit ’90 e Shkurtit ’91!

Sot, 32 vite më pas, Historia na ka thirrur përsëri të mbrojmë demokracinë e pluralizmin nga një autokrat i ri, nga Edi Rama, i cili ashtu si Enver Hoxha në vitet 41-44, 45-49, 56, 74 e me radhë, urren demokracinë, Shqipërinë progresiste dhe opozitën.

Dhe përsëri do ia dalim. Sepse mitet e rreme dhe autokratët Historia gjithmonë i ka përçmuar dhe i ka hedhur në kosh.

Filed Under: Opinion

VATRA U TAKUA ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ

February 20, 2023 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha dhe delegacioni zyrtar i Vatrës që e shoqëronte në festimet zyrtare në Prishtinë me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqësinë e Tij z.Bajram Begaj. Në takimin e përzemërt e vëllazëror, Presidenti Begaj ka çmuar lart punën e Federatës Vatra dhe gazetës Dielli në dobi të çështjes kombëtare e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ka ftuar zyrtarisht në Presidencë për të vazhduar bashkëpunimin institucional në dobi të mërgatës shqiptare në Amerikë. Kryetari i Federatës Vatra z.Berisha i ka përcjellur Presidentit Begaj urimet më të përzemërta prej të gjithë vatranëve dhe e ka siguruar për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes Federatës Vatra dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Gratë e Kosovës kishin rol vendimtar në procesin e shtetndërtimit

February 18, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në këtë konferencë, në kuadër të Panelit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Presidentja Osmani diskutoi për rëndësinë e kësaj agjende përkrah Zëvendës Presidentes së Republikës së Kolumbisë, Francia Elena Márquez, Ministres Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Svenja Schulze, dhe lideres së opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Në këtë panel, Presidentja Osmani foli për shembullin e jashtëzakonshëm të grave të Kosovës si bartëse dhe pjesëmarrëse aktive në procese historike në Kosovë. Ajo përmendi aktivizmin e pashoq të grave të Kosovë përgjatë një trajektoreje strategjike në vend, nga koha e rezistencës paqësore të viteve të 90ta, përgjatë luftës çlirimtare, si dhe të gjitha fazat e shtetndërtimit. Presidentja Osmani potencoi se gratë e Kosovës janë vetë sinonimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke qenë se ato e kanë jetësuar atë ndër vite.

Duke folur për shembujt e suksesshëm të implementimit të kësaj agjende në Kosovë, Presidentja Osmani theksoi se angazhimi ka qenë i gjithanshëm, duke përfshirë rolin e jashtëzakonshëm të shoqërisë civile, por edhe përgjegjshmërinë e lartë institucionale. Ajo theksoi se janë mbi 20 mijë gra të dhunuara në Kosovë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Në këtë kontekst, ajo vlerësoi edhe rëndësinë e madhe që ka pas themelimi i Komisionit për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë për të ndihmuar rikuperimin dhe trajtimin e duhur të të mbijetuarave pas përfundimit të luftës.

Ajo theksoi që për shkak të historisë së Kosovës dhe rolit aktiv të grave ndër vite në procese të paqes dhe lirisë, Kosova mund të shihet fare lehtë si epiqendër e diskutimeve strategjike mbi Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo përmendi edhe rëndësinë e organizimit të Forumit të parë ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, i cili synohet të bëhet një ngjarje tradicionale me qëllim të rrjetëzimit dhe shkëmbimit të shembujve të suksesshëm të implementimit të kësaj agjende anë e mbanë botës.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT