• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2023

30 VJETORI I THEMELIMIT TË SHOQATËS “KRAJA” NË NEW YORK-SHBA

February 27, 2023 by s p

FJALA PËRSHËNDETËSE NGA ISH-KRYETARI I SHOQATËS “KRAJA” Z. HAMID ALAJ
I nderuar Kryetar i Shoqatës “Kraja”!
Të nderuar përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptaro-amerikane!
Të nderuar mysafirë!
Të dashur bashkëfshatarë dhe të pranishëm!
Zonja dhe zotërinj!
Mirë mbrëma dhe mirë se keni ardhur në këtë tubim për të kujtuar 30 vjetorin saktësisht 32 vjetorin e themelimit të Shoqatës Atdhetare “Kraja” këtu në New York. Themi saktësisht 32 vjetorin sepse po aqë vite ka që është themeluar shoqata por ne jemi thelluar më tepër në historikun e saj 30 vjeçarë, duke vjelur të dhëna rreth këtyre tre dekadave veprimtarie të saj të suksesshme.

Të nderuar të pranishëm.
Kam nderin dhe privilegjin që në emër të Kryetarit të Shoqatës “Kraja” me seli në New York, z. Samih Kanaqit, në emër të Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës dhe në emër të Këshillit Organizativ të kësaj mbrëmje, të jem para jush për të përshëndetur këtë tubim madhështorë me rastin e 30-të vjetorit të themelimit të Shoqatës “Kraja”. Me shpirt dhe me zemër plot, jam shumë i lumtur që jemi të gjithë së bashkut për të shënuar një përvjetor të rëndësishëm të komunitetit krajan, sepse ky është një kulm i punës sonë dhe tuaj të palodhur me plotë rezultate nga viti në vit, rezultatet e një ndër shoqatave shqiptare më aktive, më organizative dhe më patriotike e kombëtare në New York.

Komuniteti krajan këtu në New York por edhe në vendlindje sot ndihet i lumtur në këtë ditë të madhe feste, që bashkarisht me ju të kujtojmë dhe të përjetojmë një ngjarje të madhe me rëndësi historike për Krajën dhe krajanët siç është themelimi i Shoqatës “Kraja” në New York.

Zonja dhe zotërinj!
Pas viteve ’90-të, ishin kohë të vështira për popullin krajan, të pa punë ku shumë ndërmarrje ku ishin krajanë të punësuar filluan të falimentonin, ku krajanët filluan të diferencoheshin nga pushteti i atëhershëm, ku në mënyra të ndryshme ishin të përsekutuar për t’u larguar nga vendi i tyre, pra për ta boshatisur vendlindje me çka edhe ja arritën qëllimit, në bazë të situatës dhe gjendjes politike në trevën e Krajës dhe në të gjitha trevat shqiptare gjithandej, jashtë shtetit amë, ku para dhe pas atyre viteve tashmë komuniteti krajan numëronte një numër të konsiderueshëm të bijëve të vet në mërgim, bijë të shkolluar, të arsimuar e të edukuar, me profesione të ndryshme, biznismen e atdhetarë krajanë, ndaj në këto rrethana të rënda duke e parë popullin e vet në vendlindje, në Korrik të vitit 1991 me nismën e një grupi të bashkëfshatarësh krajanë me banim në New York themeluan Shqatën “Kraja” e që në fillim u quajt Shoqata Kulturore-Humanitare “Kraja” e cila filloi të veprojë menjëherë. Pastaj Këshilli Inicues i Shoqatës Kulturore-Humanitare “Kraja” në bazë të dispozitave mbi organizatat dhe shoqatat e mergimtarëve në mbledhjen e mbajtur më 26 Janar 1992 nxorri edhe rregulloren e saj.

Tre dekada, pra 30-të vite ekzistence, pune dhe veprimtarie të një shoqate nuk janë pak, por janë të mjaftueshme për t’u ndalur e analizuar, vlerësuar e njohur sfidat, peripecitë, arritjet dhe sukseset e saj që tashmë i ka bërë vend vetes në mesin e atyre shoqatave që dhënë kontribut të rëndësishëm kombëtar e patriotik jo vetëm ku ajo vepron, në kumunitetin e saj këtu në mërgim po ashtu edhe në vendlindje e më gjërë. Prandaj për këtë dhe arsye të tjera, së bashku me udhëheqësin e shoqatës organizojmë këtë eveniment me qëllim të njohjes sa më të mirë të funksionimit të Shoqatës “Kraja”.

Shoqata “Kraja” rrugëtimin e vet e nisi me një numër të vogël antarësh, por falë punës së tyre të madhe dhe me vlerë, vullnet e shpresë dhe gadishmëria e tyre e madhe shfaq një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshme të saj. Sigurisht se nga ajo kohë e deri në ditët e sotme Shoqata “Kraja” është zhvilluar në shumë rafshe pa lënë anash modifikimin e saj, përzgjedhjen e satafit drejtues, mjetet e punës dhe përdorimin e teknologjisë së re, përdorimin e rrjeteve sociale e mediatike, etj., gjithnjë në përputhje me vizionin e saj që ka pasur dhe ka e që është “ruajtja dhe përhapja e vlerave dhe traditave krajane” si dhe ruajtja e vlerave gjithë kombëtare shqiptare.
Si çdo shoqatë tjetër edhe Shoqata “Kraja” gjatë rrugëtimit dhe misionit të saj humanitar, patriotik, kulturor, aktiviteteve e programeve të ndryshme të dalura nga gjiri i saj, është përballur me të mirën dhe të vështirën, andaj duhet të jemi në dijeni se shoqata dhe udhëheqësia e saj nuk ka harruar kurrë se ajo është institucion në vete për komunitetin krajan me një rol shumë të rëndësishëm kombëtar.
Zonja dhe zotërinj!
Qëllimi i themelimit të Shoqatës “Kraja” këtu në diasporë ishte dhe do të vazhdojë të jetë siç cekëm edhe më parë “ruajtja dhe përhapja e vlerave dhe traditave krajane” dhe atyre gjithë kombëtare shqiptare, si një bashkim i komunitetit krajan kudo që ndodhën duke kultivuar traditat dhe vlerat më të mira të të parëve tanë që do ta rreshtoja nën moton “Nga do shko, por Krajën mos e harro”. Si vatër e vetme e grumbullimit të krajanëve në diasporë Shoqata “Kraja” është dhe do të vazhdojë të jetë qendra e vetme e cila u ka hapur dyert, zemren dhe shpirtin bijave dhe bijëve të vet, nga të gjithë fshatrat e trevës së Krajës. Të gjithë ata që punuan dhe po vazhdojnë të punojnë në të mirë të shoqatës dhe komunitetit që ajo përfaqëson, në karrierën e tyre me punë vullnetare u dëshmuan të suksesshëm, kush më shumë e kush më pak në varësi të kushteve, situatave e mundësive të krijuar.

Të nderuar të pranishëm!
Shoqata “Kraja” misionin e saj e nisi që nga muaji Korrik të vitit 1991, të pasuar me tre dekada me radhë, mision ky që vazhdoi me sukses deri në ditët e sotme. Ajo gjatë dekadave të punës dhe veprimtarisë së saj ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në sfera të ndyshme shoqërore.
Sot, me rastin e 30-të vjetorit të themelimit të Shoqatës “Kraja” mund të flasim me krenari në realizimin e shumë veprimtarive të planifikuara të shoqatës nën drejtimin e të gjithë udhëheqësve të saj, këshillit drejtues dhe antarëve të saj dhe të atyre, pra donatorëve, që kanë financuar veprimtaritë e shoqatës tonë.

Zonja dhe zotërinj!
Në vazhdim të këtij fjalimi do të jap disa të dhëna, ndër më të rëndësishmet, që më të drejtë kanë bërë që shoqata të ketë një afirmitet në komunitet, dhe jo vetëm pa anashkaluar edhe veprimtari të tjerat që për shkak të kohës që kemi në dispozicion nuk do t’i cekim në vazhdim, e shohim më të rëndësishme që tu hedhim një vështrim pak më tepër atyre aktiviteteve që shoqata ka realizuar gjatë këtyre tre dekadave ekzistence. Sot, ne ish/udhëheqësit dhe udhëheqësit aktual të Shoqatës “Kraja” me mburrje i shpalosim të gjitha këto arritje përkundër sfidave që na kanë përcjellë, por në fakt duhet kuptuar se ato nuk varen vetëm nga ne, por nga ne të gjithë për të arritur suksesin e duhur. Falë themelimit të Degës së Shoqatës “Kraja” në vendlindjen tonë Krajë në Mars të vitit 2016, realizimi i këtyre veprimtarive u bë edhe më i lehtë dhe më i menaxhuar nga stafi drejtues i kësaj dege.
Një arritje me vlerë nga Shoqata “Kraja”, sidomos kohëve të fundit vlen të ceket edhe hapja e programit të vallëzimit dhe sidomos dy vitet e fundit të veprimtarisë së sajë padyshim se është edhe hapja e shkollës shqipe “Mëso Shqip” në bashkëpunim me shoqatën Ana e Malit dhe asaj të Ulqinit. Duke shpresuar me bindje të plotë se kjo vatër arsimi do të vazhdojë objektivin e saj në edukimin e brezave të rinj ajo po u hap dyert e së ardhmes të rinjëve që të edukohen dhe arsimohen edhe në gjuhën shqipe, falë mësueseve profesioniste dhe stafit drejtues të saj, gjë që i bën krenarë gjithë prindërit e këtyre fëmijëve dhe jo vetëm.

Në vazhdim të këtij fjalimi dua të filloj në radhë të parë misionin humanitar të Shoqatës, e cila ka qenë e gatshme të ofrojë ndihmë financiare aty ku e ka lyp nevoja, e që duhet filluar që nga fillimi i formimit të saj, kur filloi kontigjenti i ndihmave të para financiare në vendlindje në vitin 1992 në shumën prej $10.000 dhe jashtë saj, konkretisht në Kosovë po në vitin 1992 me të njëjtën shumë prej $10.000. Pastaj pason ndihma që Shoqata “Kraja” ka ofruar gjatë luftës në Kosovë në një shumë rreth $90.000, shumë kjo e grumbulluar nga komuniteti krajan.
Me kalimin e viteve, varësisht nga situata e krijuar në vendlindje dhe jo vetëm Shoqata “Kraja” ka ofruan ndihmë financiare edhe në sektorin e shëndetësisë, në trajtime shëndetësore, në katër (4) raste të nevojshme. Në këtë sektor ajo ka grumbulluar një shumë financiare prej $211.000.
Vitë për vit duke e pasë parasysh buxhetin financiar të shoqatës udhëheqësia e saj e ka parë të nevojshme edhe ofrimin e ndihmave për familjet në nevojë në pakot ushqimore kryesisht në vendlindje, me një aktivitet më të dukshëm duke filluar nga viti 2016 gjer në vitin 2021, prej 141 pakove ushqimore për 130 familje në nevojë, arrihet shuma e përgjithshme prej $22.300.

Vlen të cekim se Shoqata “Kraja” në shtatë (7) vitet e fundit ka shpërndarë edhe ndihma financiare në formë bursave për shkollimin e studentave dhe studenteve nga treva e Krajës, duke pasë parasysh se studentet krajanë janë shumë më të papërkrahur financiarisht nga strukturat komunale dhe shtetërore për fitimin e bursave studentorë. Duke pasur parasysh këto fakte dhe nevojën për të ndihmuar në sektorin e arsimit Shoqata “Kraja” mori iniciativen për shpërndarjen e bursave. Në këtë sektor deri më tani është arritur të shpërndahen gjithsejt 91 bursa të tillë në një shumë prej $75.300, duke përfshirë edhe një studente që tërë shpenzimet financiare gjatë studimeve akademike i ka mbuluar shoqata.

Ndihmat tjera që ka ofruar shoqata gjatë këtyre 30-të viteve ekzistencë dhe punëve të palodhshme të aktivistëve të saj mund të renditen në seksione të ndryshme, ku pa dyshim se ndihma e saj bën emër edhe këtu në diasporë, gjatë aktiviteteve të ndryshme në bashkëpunim me shoqatat tjera shqiptaro-amerikane, organizimeve të ndryshme kulturore, muzikore, pjesmarrjeve në evenimete të ndryshme, ndihma në raste vdekje brenda komunitetit krajan në vendlindje, pjesmarrjen në festivalet shqiptare këtu në New York, organizim të piknikëve, grumbullimin e ndihmave me rastin e tërmetit në Shqipëri në vitin 2019, grumbullimin e ndihmave të familjeve në nevojë në vendlindje, ndërtimin e një shtëpie në vendlindje, ndihma për menaxhimin e Degës së shoqatës në vendlindje-Krajë, ndihmë financiare gjatë vizitës së dy kongresmenëve amerikan Tom Lantos dhe Joe Diogardi në trevën e Krajës dhe në trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi në bashkëpunim me shoqatat tjera shqiptare nga diaspora ku në Krajë për nderë të tyre u shtrua një drekë nga Shoqata “Kraja”, ka kontribuar për udhëtimin e kryetarit të LD në MZ dhe viziten e tij në Vashington DC, ndihma për financimin e ngritjes së bustit të heroi Kombëtarë Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në oborrin e shkollës fillore në Ostros të Krajës, donacion për shoqata të ndryshme në diasporë dhe jashtë saj, organizim e natës së diasporës dhe piknikut në vendlindje, financimin e WebFaqes për promovimin e turizmit në trevën e Krajës, ka ofruar ndihmë për manifestimin e Ditës së Verës në trevën e Krajës, ka ofruar ndihmë në organizimin e lojrave sportive në vendlindje, ka ofruar ndihmë financiare me rastin e botimit dhe promovimit të njërit dhe tjetrit libër, ka ofruar ndihmë financiare me rastin e organizimeve të Ditës së Pavarësis së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, ka ofruar ndihmë dhe pjesëmarrëse në Paraden Shqiptare, ka ofruar ndihmë financiare me rastin e shenjtërimit-kanonizimit të Nënë Terezës si dhe ndihmë financiare Shoqata “Kraja” ka ofruar edhe për organizimin e manifestimit me rastin e emrimit të rrugës në Bronx me emrin e heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skëmderbeut, ndihmë financiare Fondacionit “Nazire Cura”, financimi i programit të vallëzimit dhe shkollës shqipe “Mëso Shqip” e shumë ndihma tjera sa do modeste të kenë qenë ato. Ato nuk do ti cekim veç e veç por shuma e përgjithshme e këtyre ndihmave arrin në $ 250.200.
Në bazë të kësaj që u tha më lartë mund të konstatojmë se Shoqata “Kraja” brenda këtyre viteve ekzistence, edhe pse shumica e këtyre të dhënave statistikore në profile të ndryshme janë realizuar në periudha të ndryshme kohore, vimë në përfundim se shuma financiare e ofruar nga Shoqata “Kraja” arrinë në një shumë të përgjithshme prej $668.800, një shumë kjo e realizuar nga gjithë neve si komunitet që vimë nga një trevë etnikisht shqiptare siç është treva jonë e Krajës.

Një mirënjohje e veçantë dhe e pakufishme u takon edhe juve bashkëvendas të nderuar sepse, Ju jeni ata që keni hedhur besimin tuaj mbi shoqatën dhe udhëheqësin e saj ndër vite, andaj dua t’ju falenderoj për pjesmarrjen tuaj në këtë evenimet të 30 vjetorit të Shoqatës “Kraja”, pa lënë anash gjithë angazhimin tuaj që keni pasur gjatë gjithë këtyre viteve të aktiviteteve të shoqatës, sepse falë kësaj mbështetje është arritur objektivi kryesor dhe fisnik që shoqata ka për detyrë të realizojë dhe në këtë mënyrë mund të ecim përpara si gjithë të tjerët.

Pa pretenduar se me këtë që u tha më lartë, është thënë e gjithë historiku i Shoqatës “Kraja”, por mund të them se jam përpjekur të bëjë më të mirën e mundur për të dhënë sa më shumë statistika rreth punës së saj 30-të vjeçare, më lejoni që fjalimin tim ta përfundojë këtu duke ju falenderuar në emrin tim përsonal dhe në emër të kryetarit si dhe në emër të gjithë këshillit drejtues të shoqatës për pjesmarrjen tuaj si dhe në përkrahjen tuaj në çdo hap aty ku e lyp nevoj dhe kërkon shoqata nga ju. Uroj që aktivitetet e shoqatës “Kraja” të vijojnë edhe qindra vite të tjera në ruajtjen dhe kultivimin e traditave krajane dhe gjithë shqiptare. Urojmë të qëndrojmë të bashkuar deri në pafundësi duke i shërbyer vendlindjes, popullit të saj dhe trevës tonë Krajës..
Zoti ju bekoft Ju dhe familjet Tuaja, Krajen dhe popullin krajan dhe gjithë shqiptarët kudo që të jenë. Zoti e bokoftë shtetin amë Shqipërinë Etnike.
Ju faleminderit dhe ju falenderoj për kohën që më dhatë.

Filed Under: Opinion

Vijon sot në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi i nisur para 12 viteve

February 27, 2023 by s p

Temë është një propozim – plan franko-gjerman e edhe evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si një marrëveshje bazë. Në prag të takimit të sotëm në Bruksel Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet/Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JashariPRISHTINË, 27 Shkurt 2023/ Në Bruksel vijon sot dialogu Kosovë-Serbi i nisur para 12 viteve. Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Serbisë, pasditën e sotme zhvillojnë takimin e nivelit të lartë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ku temë është një propozim – plan franko-gjerman e edhe evropian për normalizim të marrëdhënieve, si një marrëveshje bazë. Fillimisht Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, takon ndaras Kryeministrin e Kosovës e pastaj Presidentin e Serbisë.Në një komunikatë të dërguar nga Zyra e Kryeministrit njoftohej se, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në 24 Shkurt 2023 një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si vazhdimësi e mirëmbajtjes së një komunikimi të rregullt, veçanërisht tani në prag të takimit të së hënës në Bruksel.Gjatë kësaj bisede, Kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare.Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht, theksohej mes tjarash në njoftim.Para 12 viteve fillimi me takim dyditësh 8-9 Mars 2011 në Bruksel i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën: Në 22 Korrik 2010 Kosova doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavrësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008 “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për dialogun me Serbinë, raportoja para 12 viteve, në 10 Mars 2011 për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, derisa në Bruksel në 8 Mars dialogu kishte filluar dhe ishte mbajtur takimi i parë dyditësh i bisedimeve Kosovë-Serbi për çështje praktike. Në raportimin që e botonte edhe Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, theksoja se, “Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel”.Ky ishte raportimi i plotë:Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare, miratoi me shumicë votash – 63 pro, 48 kundër e 1 abstenim, një rezolutë për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike. Rezoluta nuk u lexua në seancë me arsyetimin se atë e kishin deputetët, por siç u tha nga përfaqësuesi i grupit parlamentar të PDK-së, ajo “do t’i japë Parlamentit të Kosovës një të drejtë që të mbikëqyrë, përcjellë, rrjedhën e bisedimeve dhe të drejtën që për çdo rast të kërkojë sqarime në Parlament”. Kuvendi i Kosovës zhvilloi të hënën debatin parlamentar, sipas kërkesës së Qeverisë, lidhur me dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike, dhe në përmbyllje vendosi me shumicë votash që në seancën e sotme të nxjerrë në votim rezolutën lidhur me këtë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në seancën e kaluar të Kuvendit, pat paralajmruar hartimin e një dokumenti-rezolute nga përfaqësuesit e grupeve parlementare, bazuar në dy draftrezolutat e paraqitura nga partia në pushtet PDK dhe ajo opozitare Lëvizja Vetëvendosje, si dhe në fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi para deputetëve, e cila përcaktonte edhe vijat e kuqe se çfarë mund të bisedohet e çfarë jo, si dhe në debatin e zhvilluar në seancë, ku kishte pikëpamje të ndryshme. Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, deputeti Adem Grabovci, tha sot në seancën e Kuvendit se “kemi bërë përpjekjeje që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ky dokument të jetë i përbashkët, por grupet e opozitës, AAK, LDK dhe Vetëvendosje nuk e panë të udhës të nënshkruajnë këtë dokument”. Mësohet se shefat e grupeve parlamentare nuk kishin arritur t’i harmonizojnë qëndrimet për të paraqitur para deputetëve një rezolutë të përbashkët lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin paralajmëruar se do ta votojnë projektrezolutën për bisedime, nëse përfshihen edhe qëndrimet e tyre. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, e cila është kundër bisedimeve me Serbinë pa i plotësuar ajo disa kushte, kishte paralajmëruar se do të votojë kundër rezolutës. Edhe sot në “deklarime jashtë rendit të ditës” u prezantuan qëndrime të ndryshme rreth dialogut nga deputetë të pozitës dhe opozitës. Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel. Burimet thonë se janë përafruar qëndrimet rreth kadastrave, regjistrit civil dhe trafikut ajror dhe se ka dallime të mëdha rreth vulave të Doganave të Kosovës.

Filed Under: Politike

Parahistori

February 27, 2023 by s p

Astrit Lulushi/


Në Botën tonë, që e quajmë Tokë, historia është e paqartë, shpesh e gënjeshtër, ose e futur qëllimisht në rrugë të gabuar. Thuhet se një racë gjigandësh teknologjikisht të përparuar sunduan Tokën përpara nesh, edhe nëse qeveritë tona nuk duan që ne ta dimë këtë.Zecharia Sitchin, autor amerikan me origjinë nga Azerbajxhani i librave që propozojnë një shpjegim për origjinën njerëzore që përfshinte astronautët e lashtë. Sitchin ia atribuon krijimin e kulturës së lashtë sumeriane Anunnaki-ve, të cilët ai thotë se ishte një racë jashtëtokësore nga një planet përtej Neptunit të quajtur Nibiru. Ai besonte se ky planet hipotetik i Nibiru ishte në një orbitë të zgjatur eliptike në vetë Sistemin Diellor të Tokës, duke pohuar se mitologjia sumeriane pasqyron këtë pikëpamje.
Sitchin, studiues i njohur ndërkombëtarisht, në librat e tij ofron dëshmi se ne nuk jemi vetëm në sistemin tonë diellor. Një nga pak studiues të aftë për të lexuar pllakat kuneiforme sumeriane, ai ka kombinuar arkeologjinë, tekstet e lashta dhe Biblën me zbulimet më të fundit shkencore për të ritreguar historinë dhe parahistorinë e njerëzimit dhe planetit Tokë. Librat e tij gjurmëlënës janë përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë. I diplomuar në Universitetin e Londrës dhe gazetar dhe redaktor në Izrael për shumë vite, Zecharia Sitchin vdiq në Nju Jork në vitin 2010, në moshën 90 vjeçare. “Lost Book of Enki”, është libri i tij fundit. Sitchin tregon të gjithë historinë se si Enki dhe vëllezërit e motrat e tij erdhën në Tokë afërsisht 400,000 vjet më parë me Anunnakë të tjerë në kërkim të arit. Me sa duket, Nibiru kishte qenë shumë vullkanik në të kaluarën dhe kjo krijoi një atmosferë shumë të trashë që bëri të lulëzojnë të gjitha llojet e florës dhe faunës atje. Kur vullkanet pushuan së shpërthyeri, atmosfera e Nibirut u hollua dhe klima ndryshoi, kështu që tre vëllezërit e motrat mbretërore dhe rreth 300 “heronj” erdhën në tokë për të nxjerrë arin. Nibiru është një planet në galaktikën. Nëse keni një njohuri të historive biblike dhe mitologjive botërore, paralelet në këtë libër mund t’ju tronditin. Enki është paksa kompulsiv ashtu si Zeusi. Ai dhe Anunnakët e tjerë i shohin të bukura gratë njerëzore që kanë krijuar përmes inxhinierisë gjenetike dhe i marrin ato për gra. Kjo zemëron vazhdimisht vëllanë e tij, Enlilin, trashëgimtarin e parë të fronit mbretëror. Enlil mendon se kjo ndërthurje ka kontaminuar tmerrësisht linjën e pastër të gjakut Anunnaki. Ndonjëherë, duket sikur Enlil me të vërtetë përçmon racën njerëzore dhe ka të ngjarë që këtu të kemi konceptin fatkeq të një Zoti hakmarrës.Anunnakët përdorin krijimin e tyre, Njeri, për të nxjerrë arin që u nevojitet. Kalojnë qindra mijëra vjet, por familja mbretërore Anunnaki me sa duket kanë jetë tepër të gjatë. Rreth 13,000 apo më shumë vite më parë, Nibiru kalon shumë afër Tokës ndërsa përfundon orbitën e tij eliptike. Kjo bën që fletët masive të akullit të rrëshqasin në oqean duke shkaktuar një përmbytje të shpejtë në mbarë botën. Prandaj, ne kemi përrallën e vjetër të Noeut dhe arkës së tij. Ne mësojmë në këtë libër se Noeu ishte me sa duket një nga fëmijët e dashur të Enki-t, i ngjizur me një njeri dhe ai e informoi Noen për fatkeqësinë e ardhshme.Kujtimet e Enkit janë pak të vështira për t’u lexuar, disi si Odisea ose Iliada, por duket se përpjekja e minierave për të vulosur atmosferën e Nibiru me grimca ari ishte një sukses. Mjerisht, familja mbretërore mëson se një kthim në shtëpi do të thotë vdekje e mundshme, ndërsa Igigi, të cilët fillimisht u sollën për të bërë minierat, marrin gra dhe me sa duket e bëjnë Tokën shtëpinë e tyre. Libri përfundon siç filloi me Enkin që qante hapur rreth luftërave bërthamore të njëpasnjëshme që ndodhin midis fëmijëve dhe nipërve të tre mbretërve që fillimisht erdhën në Tokë.Ky memoar i supozuar mund të jetë i lehtë për t’u hedhur poshtë si fantazi po të mos ishin minierat e mëdha dhe të gdhendura saktësisht të arit në Afrikë, të cilat njerëzit ndoshta nuk mund t’i krijonin ende me teknologjinë aktuale. E njëjta gjë është e vërtetë për qindra, nëse jo mijëra struktura megalitike në të gjithë botën që janë ndërtuar me një teknologji që njeriu modern thjesht nuk e posedon, si Piramidat dhe Stonehenge. Përveç kësaj, ka foto të shumta të skeleteve gjigante dhe varreve të shënuara shpesh me një simbol guri për “pi”. Sigurisht që duket se një racë gjigandësh teknologjikisht të përparuar sunduan Tokën përpara nesh.Konsideroni Librin e Humbur të Enkit si një histori të vërtetë të mundshme që është dukshëm më e çuditshme se trillimi. Si mund të ishte e mundur që qeniet organike, si njerëzore, të mund të jetonin kaq shumë? Ndoshta ata kishin zhvilluar një lloj bioteknologjie të pavdekësisë ose ndoshta ata ishin në të vërtetë bio androids. Nuk dihet vërtet. A është Nibiru ende atje dhe i banuar nga krijesa gjigante dhe të ngjashme me njerëzit? Kjo është një gjë tjetër që nuk dihet, por çdo ditë ngrihen dyshime se kështë mund të ketë ndodhur. 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Astrit Lulushi

VATRA NDEROI LEGJENDËN E FUTBOLLIT SHQIPTAR RAMAZAN RRAGAMI

February 26, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 26 Shkurt 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, në përkujdesjen e veçantë të degës së Vatrës Ridgewood nderoi me mirënjohje në 1 vjetorin e vdekjes Ramazan Rragamin, legjendën e futbollit shqiptar. Me pjesëmarrjen e shumtë të patriotëve shqiptarë në New York, kryetarëve të shoqatave shqiptare në New York e më gjërë, të autoriteteve më të larta të Vatrës e vatranë të shumtë, ceremonia e nderimit në Selinë Qëndrore të Vatrës e riktheu në mendjen e zemrën e çdo shqiptari Zan Rragamin. Nën interpetimin në instrumental të himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës së Shqipërisë nga artisti Lekë Negri, në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha deklaroi se: “Zan Rragami shkroi me germa te arta emrin e tij ne historine e futbollit shqiptar. Ne do ta kujtojmë dhe do ta nderojmë gjithmonë kontributin që ai ka dhënë për futbollin shqiptar. Perjete mirenjohes per çfare i dha futbollit ne Shqiperi Ramazan Rragami. Brezat do ta kujtojne si referencë historie, model suksese dhe krenarie”. Zotit Ramazan Rragami (Pas vdekjes) Vatra i dha mirënjohje me motivacion: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në futbollin shqiptar, për ndihmën e dhënë në themelimin e degës së Vatrës së Ridgeëood, për angazhimin dhe kontributin në promovimin e vlerave më të larta kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në mesazhin e dërgur me këtë rast të lexuar nga Editori i i Diellit ndër të tjera cilësoi se: “Një vit pas largimit të tij nga jeta, i gjithë komuniteti i futbollit, qyteti që e lindi dhe e rriti dhe është krenar për të, miqtë e shumtë, shokët, familjarët, unë personalisht, e ndjejmë thellë mungesën e tij. Por siç ndodh gjithmonë kur flitet për legjendat, ky boshllëk plotësohet nga kujtimet e panumërta që ai ka lënë. Nga sukseset dhe histori plot lavdi, që në vërtetë janë një pjesë e historisë së futbollit shqiptar”. Gazetari Ylli Dosku kryetar i degës së Vatrës në Ridgewood në fjalën e tij theksoi se: “sot jemi mbledhur për të nderuar një legjendë të futbollit shqiptar dhe qytetit të Shkodrës Ramazan Rragamin. Nderimet dhe vlerësimet nuk i kanë munguar kurrë për kontributet si futbollist e trainer, por ne jemi këtu për ti dhënë nderimin si ambasador i shkëlqyer i kombit tonë në 4-5 vitet e fundit kur jetonte mes Kanadase dhe Amerikës, por më shumë në Queens New York”. Muhamet Omari solli për të pranishmit episode sportive në qytetin e Shkodrës nga periudha e artë e Vllaznisë dhe kombëtares kur luante Ramazan Rragami, ndërsa Bashkim Musabelliu anëtar i kryesisë së Vatrës solli në kujtëse bisedat me Ramazan Rragamin në New York dhe cilësitë e tij të veçanta si njeri i rradhë, si sportist dhe patriot. Në përfundim të ceremonisë djali dhe vajza e Zan Rragamit, Stela e Petriti përshëndetën e falenderuan organizatorët e komunitetin shqiptar për respektin e treguar dhe i dhuruan Vatrës një libër mbi jeten e vepren e Zan Rragamit pergatitur nga Fadil Kraja. Petri Rragami falenderoi në emër të familjes duke thënë se: “Nderimi, kujtimi dhe respekti juaj për babain tonë e bëjnë atë të paharruar dhe të përjetshëm në kujtimet tona. Mirënjohje përjetë”. Takimi u mbyll me biseda të ngrohta vëllazërore në pëkujtim epokës së artë të Vllaznisë, kombëtares së futbollit dhe të legjendës së gjallë të futbollit shqiptar Ramazan Rragami.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

30 VJETORI I SHOQATES KRAJA

February 25, 2023 by s p

Më 26 shkurt Shoqata Kraja feston 30 vjetorin e themelimit. Tre dekada veprimtari patriotike, kulturore dhe humanitare në shërbim të komunitetit dhe kombit tonë. Udhëtim tre dekadash i mbushur me histori suksesi falë komunitetit tonë të mahnitshëm dhe mbështetjes së tyre të pafund.Më 26 shkurt i gjithë komuniteti i Krajës feston së bashku arritjet e së shkuarës dhe përkushtimin për një të ardhme të ndritur.On February 26, Kraja Association celebrates its 30th anniversary. Three decades of patriotic, cultural and humanitarian activity serving our community and our nation. Three decade journey filled with stories of success thanks to our amazing community and their endless support.On February 26, the entire Kraja community together celebrates the achievements of the past and its commitment for the bright future.For tickets, please call: Lul Popi347-341-2163

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT