• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

Ndërthurrje mitesh

March 21, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Një mit që rrëfen krijimin e njeriut është gjetur i gdhendur në dy pllaka balte në kunjformë; njëra ruhet në Muzeun Universitar të Filadelfias; tjetra, në bazamentin e Muzeut të Luvrit në Francë. Përkundër faktit se në vitin 1934 tableta e Luvrit dhe pjesa më e madhe e tabletës së Muzeut Universitar ishin kopjuar dhe botuar, përmbajtja mbeti e pakuptueshme. Përgjegjësi kryesor për këtë situatë fatkeqe është fakti se tableta e Muzeut Universitar, e cila është ruajtur më mirë se fragmenti i Luvrit, mbërriti në Filadelfia rreth viteve 1860, i ndarë në katër pjesë. Ashtu i dëmtuar ai u la mënjënë, duke mos iu kushtuar ndonjë mundësi studimi.
Deri në vitin 1919 dy nga pjesët u bashkuan, u kopjuan dhe u botuan. Në vitin 1934, u botua pjesa e tretë, por askush nuk e kuptoi se ajo bashkohej me dy pjesët e botuara në vitin 1919. Ishte zbulimi i këtij fakti, i cili bashkoi tri pjesët e botuara.
Tabletat përmbajnë rreth 120 vargje nga Epika e Gilgameshit. Ato paraqesin tablonë më të plotë të disponueshme deri tani të koncepteve që kanë të bëjnë me krijimin e njeriut. Gilgamesh ishte heroi i Sumerit dhe biri i Perëndisë, njësoj si Herkuli do të bëhej më pas bir i Zeusit dhe një gruaje në Tokë. Ndër konceptet më të vjetra të njohura për krijimin e njeriut janë ato të hebrenjve dhe babilonasve; e para rrëfehet në librin e Zanafillës, e dyta është pjesë e “Eposit të Krijimit”, të babilonasve.
Sipas historisë biblike, njeriu është krijuar nga balta për të sunduar mbi të gjitha kafshët. Në mitin babilonas, njeriu ishte krijuar nga gjaku i një prej perëndive që u vra për këtë qëllim; ai u krijua kryesisht për t’u shërbyer perëndive dhe për t’i çliruar nga nevoja për të punuar për bukën e tyre. Sipas poemës sumere, e cila i paraprin versionin hebraik dhe atij babilonas për më shumë se një mijë vjet, njeriu u formua prej balte si në versionin biblik. Megjithatë, qëllimi për të cilin u krijua ishte të lironte perënditë nga puna për ushqimin e tyre, si në versionin babilonas.

Photo: Wikipedia

Filed Under: Reportazh Tagged With: Astrit Lulushi

“Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill

March 21, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

M’u kujtua kjo thënje e Winston Churchillit drejtuar Gjermanisë naziste, kur lexova, ndonëse pak me vonesë, lajmin për një “tryezë diskutimi”, në Tiranë, me temën: “Mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve në Shqipëri”, më pak se dy muaj para zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas njoftimeve në portalet e ambasadës britanike dhe amerikane në kryeqytetin e Shqipërisë thuhet se, “tryeza e rrumbullakët” u organizua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetjen e Qeverisë se Britanisë së Madhe. Morën pjesë dhe folën edhe përfaquesues të tjerë diplomatikë perëndimorë, përfshir zevendës ambasadorin amerikan në Tiranë dhe folës te tjerë. Por ishte fjala e ambasadorit britanik në Tiranë, Z. Alastair King-Smith i cili përcaktoi qëllimin e asaj konference: “Integriteti zgjedhor kërkon një proces që është i ndershëm, transparent dhe i lirë nga çdo formë ndërhyrjeje. Megjithatë kjo nuk mund të ndodh nëse proceset elektorale komprometohen nga aktivitete kriminale apo korrupsioni. Ne duhet të qëndrojmë bashkë kundër çdo përpjekjeje për të shtypur të drejtat e votuesve, për të manipuluar procesin zgjedhor për përfitime politike. Kanditatët e pastër janë kyç për të siguruar që procesi zgjedhor mbetet transparent dhe i ndershëm”, ka thenë ambasadori britanik në Tiranë. Edhe ambasada amerikane në Tiranë në portalin e saj njofton për pjesëmarrjen në atë konferencë — krahas OSBE-së dhe enteve të tjera ndrëkombëtare — të Ngarkuarit me Punë, Z. Demian Smith i cili, sipas portalit të Ambasadës në fjalën e tij, “përforcoi rëndësinë e zvillimit të aktiviteteve zgjedhore në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare dhe në një linjë me rekomandimet e ODHIR-it. Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë demokracinë e Shqipërisë siç kemi bërë gjatë 32 viteve të fundit”, thuhet në portalin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara.Vështirë të thuhet nëse në atë tubim u përmend ndopak opozita ose roli apo e drejta e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. As në Shqipëri dhe askund tjetër në botë nuk mund të ketë demokraci të vërtetë, as zgjedhje të lira, pa opozitë të vërtetë e të pavarur politike dhe nuk ka votë të lirë pa një opozitë të mirëfilltë politike. Opozita shqiptare i ka fajet e veta për gjëndjen në të cilën gjëndet sot – e ndarë dhe e përçarë, e për të cilat edhe ajo duhet të jap shpjegime para votuesve. Edhe qeveria shqiptare gjithashtu ka barrën e vet të fajeve ndaj opozitës dhe përgjegjësitë për të cilat duhet tu kërkojë falje shqiptarëve. Qeveria shqiptare duhet të jetë e vetdijshme se, “Asnjë qeveri nuk mund te jetë e sigurt për shumë kohë, pa një opozitë të fortë”, ka thenë Benjamin Disraeli, ish Kryeministër i Britanisë së Madhe. Por edhe ndërkombëtarët kanë përgjegjësitë e veta për gjëndjen shkatërrimtare në të cilën gjëndet sot opozita dhe demokracia dhe pluralizmi shqiptar, më pak se dy muaj para zgjedhjeve vendore. Nuk është në misionin e tyre që diplomatët të caktojnë se kush është opozita, kush e udhëheq apo kush e përfaqëson atë. Fatkeqësisht, janë bërë gabime të rënda gjatë këtyre viteve të fundit në adresë të shkatërrimit të qëllimshëm të opozitës në Shqipëri. Opozita shqiptare nuk është e të huajve, as e qeverisë në pushtet, por as edhe ndonjë pretenduesi kryetar të partive opozitare, por është e shqiptarëve dhe vetëm e atyre. Prandaj, asnjë tryezë e rrumbullakët, sado impresionuese të duket në fakt, asnjë diplomat dhe asnjë ent ndërkombëtar, as ent privat a qeveritar nuk mund t’i bind shqiptarët sot se gjatë viteve — procesi i tyre zgjedhor, vota e lirë, demokracia dhe të drejtat e tyre bazë të njeriut — nuk janë shkelur brutalisht nga qeveria në fuqi me ndihmën direkte ose indirekte, ose me heshtjen e përfaqsuesve diplomatikë perëndimorë në Tiranë, ndaj zhvillimeve të viteve të fundit brenda Partisë Demokratike. Asnjë konferencë as simpozium, as organizatë ndërkombëtare — si ajo e javës që kaloi në Tiranë — nuk e ndryshon perceptimin apo bindjen në radhët e shqiptarëve se pa një opozitë të fortë, zgjedhjet e ardhëshme vendore të 14 majit në Shqipëri, nuk do të jenë as të lira as të drejta, as bazuar në ligjet shqiptare as në normat ndërkombëtare. Për këtë, shumica e votuesve shqiptarë, të të gjitha partive, janë të bindur tanimë.Edhe po mos të kishte një opozitarizëm politik në Shqiperi — sado ashtu i ndarë e i përçarë që është falë edhe ndërhyrjeve nga faktorë të mbrendshëm dhe të jashtëm —diplomatët petendimorë, sidomos ata amerikanë e britanikë, do duhej të çpiknin e ta mbështesnin pluralizmin e vërtetë politik shqiptar e jo ta luftonin e ta përçanin opozitën shqiptare në favor dhe në interes të partisë dhe qeverisë në pushtet. Në një shtet normal demokratik, pushteti në fuqi ka të drejtat e përgjegjësitë e veta, opozita ka përgjegjësitë, rolin për të luajtur në një demokraci dhe të drejtat e saj. E diplomatët e huaj, normalisht, luajnë rolin e tyre përkatës diplomatik — pa ndërhyrje të drejt për drejt në proceset politike të partive poltike vendore — si përfaqësues të vendeve të tyre dhe të vlerave demokratike të vendeve që ata përfaqësojnë. Në mbështetje të drejtave universale të njeriut për të gjithë shqiptarët pa dallime politike, përfshir mbrojtjen me çdo kusht të drejtës së votës së lirë në zgjedhje të lira, madje edhe për anëtarët e opozitës politike shqiptare, e sidomos për një opozitë politike në një vend si Shqipëria me një “demokraci” të brishtë, “post-komuniste”, një vend i vuajtur për një gjysëm shekulli, me një prej regjimeve, historikisht, më barbare komuniste në botë.Për fat të keq, shqiptarët kanë humbur shpresën në klasën politike vendase — pozitë dhe opozitë — për ndonjë ndryshim real, jo vetëm për ushtrimin e të drejtës së tyre për zgjedhje të lira, por edhe për ndonjë përmirësim në jetën e tyre të përditshme. Si përfundim, Shqiptarët po zgjedhin të votojnë “me kembë” duke u larguar masivisht nga atdheu i të parëve, për një jetë më të mirë, më të lirë e më demokratik vendet në perendimore. Në një Perëndim të lirë e demokratik, vlerat e të cilit — tashti shqiptarët, megjith respektin që kanë për ta — nuk kërkojnë t’i gjejnë më në radhët e përfaqsuesve perëndimorë në Tiranë, por në ikonat e vlerave historike demokratike perendimore si Churchilli e Roosevelti, si Ronald Reagan e Margareth Thatcher, e sh7më të tjerë, nga parti të ndryshme perëndimore, të majta, të djathta e të qendrës.Vërtetë, çfarë populli mendoni ju se janë shqiptarët…? Mendoni se ata hanë bar!? Jo, jo, shqiptarët nuk hanë bar, por si ndër popujt më pro-perendimorë, sidomos më pro-amerikanë në botë — nga përfaqsuesit e vendeve aleate perendimore presin që ata të mbështesin të vërtetën, të drejtat e barabarta për të gjithë shqiptarët pa dallime politike, harmoninë apo më mirë me thenë një bashkjetesë normale politike brenda partive siç është tradita politike në vendet e tyre dhe në marrëdhëniet e tyre me njëra tjetrën, ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve demokratike. Shqiptarët presin që kjo traditë toleruese politike të mbështetet nga diplomatët perëndimorë edhe në proceset demokratike për zgjedhje të lira në Shqipëri. Është e qartë tanimë se shqiptarët e thjeshtë janë lodhur me klasën politike shqiptare që i udhëheq për 30 e sa vjetë dhe presin prej jush diplomatë perendimorë, jo më konferenca si ajo e javës së kaluar për të ashtuquajturin integritet të zgjedhjeve në Shqipëri. Fjalët janë boshe, veprat flasin vet!Shqiptarët nuk hanë bar. Ata e dinë se “integritet zgjedhjesh” nuk ka pasur kurrë në Shqipëri gjatë tre dekadave të kaluara. Për të ndryshuar këtë histori fatzezë të “zgjedhjeve të lira” në Shqipëri ka ardhur koha që edhe perëndimorët të marrin përgjegjësitë e veta, të pranoni këtë fakt duke pranuar gabimet e tyre gjatë viteve, të thonë të vërtetën, me shpresën se diçka mund të ndryshojë në atë vend duke ndryshuar sistemin për të mirën e shqiptarëve, për proceset demokratike, për zgjedhje të lira dhe për liritë dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi, “për një proces që është i ndershëm, transparent, dhe i lirë nga çdo formë ndërhyrjeje”, sç u shpreh ambasadori britanik në konferencën e javës së kaluar. E sidomos ky proces duhet të jetë i lirë nga ndërhyrjet në politikat e brendshme të partive politike shqiptare nga diplomatët e huaj në Tiranë, do thosha unë. Konferenca e mbajtur në Tiranë javën që kaloi, “Mbrojtja e Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri”, ishte një nismë tepër e vogël dhe shumë e vonuar për të ndikuar pozitivisht në procesin e ndershëm të zgjedhjeve të lira në Shqipëri — një përpjekje kjo sipas disa analistëve, më shumë —për të përdorur një frazë anglisht — “to save face” nga ndërkombëtarët në Tiranë, se gjoja po bëjmë diçka për zgjedhjet e ardhëshme, se sa për të pasur ndonjë efekt pozitiv ndaj mbrojtjes së integritetit të zgjedhjeve vendore të 14 majit në Shqipëri, që ishte edhe tema e konferencës.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri

March 21, 2023 by s p

  • Keida Kostreci

ZERI I AMERIKES: https://www.zeriamerikes.com/a/7013134.html

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar sot.

Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.

Në raport vëren se ka patur edhe përparim, duke përmendur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i cili gjatë vitit të kaluar ka hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët e lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar, të përfshirë në korrupsion.

Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private.

Një nga problemet kryesore të përmendura në raport është gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj.

Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet, që përfaqësojnë një spektër të gjerë pikëpamjesh pa përgjegjësi, shpesh pa e atribuar informacionin.

“Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raport.

Departamentit i Shtetit thotë gjithashtu se ka pasur raporte të besueshme sipas së cilave, përfaqësuesit e lartë të mediave përdornin organet e tyre për të ushtruar shantazh ndaj bizneseve, duke i kërcënuar ato me pasqyrim negativ.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në raport.

Po sipas Departamentit të Shtetit, raporti i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.

Duke iu referuar këtyre zgjedhjeve, në raport thuhet se sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve megjithëse zgjedhjet në përgjithësi ishin të organizuara mirë, partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qënit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratat vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative”.

Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.

Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike.

Aty përmenden si shembuj mbyllja me forcë e një ambjenti biznesi të një deputeti të opozitës, i cili tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion.

Po ashtu përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit , duke përmendur si arsye shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit.

Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet, ndërkohë që qeveria tha se veproi në përputhje me ligjet në fuqi.

Duke folur për të drejtat e grave, raporti vë në dukje se qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive kur bëhet fjalë për përdhunimet.

Po ashtu raporti thekson se autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna për ndjekjet penale për rastet e përdhunimit bashkëshortor. Koncepti i përdhunimit nga bashkëshorti nuk është kuptuar mirë dhe autoritetet shpesh nuk e konsiderojnë atë si krim, thuhet në raport.

Megjithëse ligji e ndalon ngacmimin seksual, zyrtarët rrallë e zbatuan detyrimiun që rrjedh nga ky ligj, sipas raportit.

Filed Under: Analiza

FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996

March 21, 2023 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

Para 27 viteve, në 18 Mars 1996, në gazetën e përditshme të rezistencës “Bujku”, të vetmes atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i  parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”,  i dërguar edhe në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 Mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë,  mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

***

Në gazetën “Bujku” reportazhi ka nënshkrimin edhe të korrespondentit të saj në Prizren, Fatmir Pireci, bashkë me të cilin shkuam drejt kufirit…

Filed Under: Rajon

Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova

March 21, 2023 by s p

Ramush Haradinaj/

Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;
Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;
Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!
Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT