• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e akredituar në Kosovë

March 20, 2023 by s p

Prishtinë, 20 mars 2023

Me ftesë të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë.

Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur.

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.

Filed Under: Ekonomi

Irene Breznica zgjedhet kryetare e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze në Toronto

March 20, 2023 by s p

Shani Pnishi/

Në praninë e rreth njëqind anëtarëve të saj, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze në Toronto organizoi kuvendin e saj të rregullt zgjedhor. Mbledhja u nda në dy pjesë; e para e prezentimeve të cilën e udhëhoqi Alfred Hasimaj dhe të dytën, atë zgjedhore të cilën e udhëhoqi Saimir Lolja.Në fillim kryetari në largim z. Bujar Zejnullahi tregoi në mënyrë të organizuar të gjitha aktivitetet në mandatin e tij katërvjeçar, ku nuk kaloi pa përmendur edhe aktivitetet e jashtëzakonshme të shoqatës gjatë pandemisë COVID-19, ku shoqata kishte gjetur megjithatë mënyra të tjera të organizimit të saj. Midis pandemisë kishte marrë nismën për porositjen dhe shpërndarjen e disa maskave me motive kombëtare shqiptare, të cilat do t’i dhuroheshin falas bizneseve esenciale shqiptare që operojnë në Toronto. Maskat me ngjyra të kuqe dhe të kaltra ishin punuar nga stilistja shqiptare Tatjana Kaci- Sherifaj. Z. Zejnullahu përmendi se gjatë mandatit të tij shoqata ka shënuar edhe 30- vjetorin e themelimit. “Personalisht ndihem i priviligjuar dhe krenar që kam qenë pjesë dhe vazhdoj të kontribuoj vullnetarisht në një shoqatë kulturore dhe kombëtare me historinë më të vjetër në Kanada. Jam mirenjohës për të gjithë themeluesit, drejtuesit, anëtarët e bordit ndër vite, dhe mbështetësit e vazhdueshëm të saj nga themelimi e deri me sot.”- tha z. Zejnullahi. Ai më tutje përmendi edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka patur me udhëheqësit e kaluar të kësaj shoqate ku theksoi se në Këshillin e Nderit të shoqatës, disa prej të cilëve ishin të pranishëm në kuvend si Murat Hashani, Roland Lelaj, Saimir Lolja, etj. Ai me krenari përmendi se komunikimi me shumicën e ish-drejtuesëve dhe anëtarve të bordit është aktiv. Raportin e financave për delegatët e pranishëm e paraqiti financieri Rex Rexhepi, ku u përqëndrua tek të ardhurat e anëtarësimeve, sponsorëve, si dhe harxhimet thelbësore të shoqatës gjatë këtij mandati.Në pjesën e dytë u mbajtën zgjedhjet ku anëtarët e përgjithshë zgjodhën të trembëdhjetë anëtarët e rinj të bordit: Irene Breznica, Amarda Selimi, Rex Ferati, Bruna Mersini, Emiljana Zenelaj, Oriana Naska, Perparim Kapllani, Anisa Arra, Elbunit Bugacku, Nora Marku, Lindita Kalo, Flora Selmani dhe Eranda Zoga.Në një mbledhje të shkurtër me vetëm një rend dite, pra zgjedhjen e kryetarit, anëtarët vendosën në mënyrë unanime për të zgjedhur kryetare Irene Breznicën, një aktiviste dhe anëtare e bordit të shoqatës prej shume vitesh. Në deklaratën e parë të saj si kryetare, znj. Breznica falënderoi të pranishmit dhe kryesinë e re për besimin e dhënë duke theksuar se ka qenë e përfshirë me komunitetin shqiptar që si fëmijë. Irena njihet si aktiviste e palodhshme, e cila ka qenë e lidhur me komujnitetin shqipatr në Toronto që si fëmijë. Në një intervistë të saj të mëparshme dhënë gazetës “Diaspora Shqiptare” ajo ndër të tjera thekson: “Unë shkoja në shkollën shqipe në Toronto dhe recitoja poezi në ahengje të ndryshme të komunitetit tonë. Pastaj isha pjesë e një grupi vallëzimi, cili në rininë time gjithashtu interpretonte nëpër aktivitete të këtij komuniteti. Në disa raste, kam kryer edhe punën e konferencieres në gjuhën shqipe e angleze. Siç e thashë burri im gjithashtu më inkurajoi që të bashkohesha në kryesinë e SHBSHK të Torontos, ku tashmë po bëhen rreth tetë vite aktivizim, ndërsa në mandatin e fundit jam zgjedhur edhe nënkryetare, punë të cilën e kryej me kënaqësinë më të madhe. Besoj se edhe në të ardhmen do ta japë kontributin tim në ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare në Kanada”.Në mbledhjen e ardhshme të kryesisë zgjedhen edhe krerët tjerë të shoqatës, si nënkryetari, sekretari, arkëtari dhe financieri.

Filed Under: Rajon

Harresa e frikshme… edhe më tepër, harresa e organizuar

March 20, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Këtu, është e frikshme harresa. Ka një harresë të cilën përsëritshëm e perceptoj se qenka gati në gjendjen e pashmangshme të ajrit. Edhe kur përpiqemi të kujtojmë, dëshmojmë se mund të harrojmë talentueshëm. Milan Kundera diku flet për harresën. E diskuton atë si temë. Ndër të tjera thotë:”…Ky është problem i madh privat i njeriut: vdekja si humbje e vetvetes. Por, çfarë është vetvetja? Shuma e gjithçkaje që ne mbajmë mend. Pra, ajo që na tmerron te vdekja nuk është humbja e së shkuarës. Të harrosh është një formë vdekjeje përherë e pranishme në brendinë e jetës…”Në popujt e vegjël përsëriten shpesh harresat e mëdha. Madje, harresat tronditëse. Jo në gjithë kohësi. Shqiptarët e kësaj kohe harrojnë frikshëm. Ky është një problem që as e kuron kush. Madje, gati si në një roman të pashkruar grotesku, sot në shoqërinë tonë, harresën më shumë duket se e ndihmojnë institucionet. Harresën e shumëfishon përfaqësimi përmes anonimatit. Për këtë arsye Kundera e konsideron faktin se :”…të harrosh është edhe problem i madh i politikës. Kur një fuqi e madhe do t’ia heqë një vendi të vogël ndërgjegjen kombëtare, ajo përdor harresën e organizuar”.Në Shqipërinë tonë ka shtuar provë dhe realitet të frikshëm harresa e organizuar.

Filed Under: ESSE

VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

March 20, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA do të promovojnë librin “Diplomacia Ndërkombëtare dhe Çështja e Kosovës 1997-1999” të historianit Dr. Lulzim Nika më 25 Mars 2023, ditën e Shtunë ora 11 Am në Selinë Qendrore të Federatës Vatra në adresën: 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458.

Ftohet komuniteti dhe mediat të marrin pjesë.

Filed Under: LETERSI

NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”

March 20, 2023 by s p

Sokol Paja/

Në Teqenë Bektashiane Shqiptare në Michigan u festua me madhështi festa e Sulltan Novruzit. Qindra bashkatdhetarë në Michigan kremtuan vëllazërisht festën më të rëndësishme të besimit Bektashi, ditëlindjen e Imam Aliut. Nën prezantimin e Genti Metkos, fjalën përshëndetëse të ceremonisë e mbajti z.Mynyr Nazifi, Kryetari i Këshillit të Teqesë i cili në fjalën e tij deklaroi se: “Sot përkujtojmë ditëlindjen e Imam Aliut, festës më të rëndësishme të besimit Bektashi. Gëzuar dhe mirënjohje për të gjithë ju që keni ardhur për të na nderuar sot”. Më pas u kënduan nga Ledi Paparisto Himnet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë dhe u pasua me disa valle tradicionale shqiptare nga djemtë dhe vajzat e talentuara të Ansamblit Artistik Gjergj Kastrioti të udhëhequra nga koreografe Joli Agolli Paparisto. I ftuari i nderit Princ Leka në fjalën e tij theksoi se: “Kjo ditë feste është historike pasi si sot 47 vjet më parë babai im vizitoi Baba Rexhebin”. Princ Leka foli para të pranishmëve për harmoninë ndërfetare në Shqipëri dhe tha se kjo vizitë është edhe për të falenderuar Amerikën që mbrojti Kosovën prej gjenocidit serb. Rreth rëndësisë së festës në komunitet diskutoi dhe Tim Woolley Kryebashkiaku i qytetit Taylor në Michigan.Ceremonia festive vazhdoi me lutjen e Baba Eliton Pashaj kushtuar Imam Aliut dhe u lexua një lutje gjetur në një libër historik në Teqenë e Peshtanit kushtuar mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu. Dervish Hyseni mbajti një përmbledhje në gjuhën angleze të lutjes për të gjithë të pranishmit.Imam Shuaib Gërguri uroi festën dhe shprehu vlerësime për ardhjen e Princ Lekës në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Prof. Frensis Tricks foli rreth rëndësisë së Sulltan Nevruzit në besimin Bektashi dhe u fokusua tek rilindja pranverore e shpirtërore në Bektashizëm. Editori i gazetës Dielli përcolli mesazhin e kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha ku ndër të tjera thuhet: “Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj: Gëzuar nga zemra festën e begatë e të bekuar të Sulltan Novruzit. Dashuri, paqe, festë, gëzim, lumturi dhe bekime paçi kurdoherë në zemër, shpirt dhe familjet tuaja të nderuara e të bekuara. Perëndia i tejetlartë bekoftë, shenjtëroftë dhe shpërbleftë çdo përpjekje tuajën për të mirën e Atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo festë e shenjtë uroj që të sjellë për ju të gjithë një lindje të re e të fuqishme shpirtërore, fat, sukses e begati familjare. Roli i Komunitetit dhe drejtuesve shqiptarë Bektashianë përbëjnë një vlerë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e kombit shqiptar.Shqipëria krenohet me trashëgiminë e shkëlqyer fetare, patriotike e letrare të krijuesve e klerikëve Bektashi. Teqeja Bektashiane Shqiptare në Michigan gëzon respektin dhe vlerësimin maksimal të autoriteteve më të larta të shtetit amerikan e mbarë mërgatës shqiptare të Amerikës. Mirënjohje për punën, përkushtimin, dedikimin dhe angazhimin fetar, patriotik e kombëtar.Gëzuar Sulltan NovruzinZoti ju bekoftëZoti ju shpërbleftë” përfundon mesazhi i kryetarit Elmi Berisha. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA përfaqohej në këtë mbrëmje festive kushtuar Sulltan Novruzit prej Nënkryetarit Alfons Grishaj, Drejtorit të Degëve të Vatrës Mondi Rakaj e shumë vatranëve nga Dega e Michiganit etj. Editori i dhuroi në emrin e Nënkryetarit të Vatrës z.Alfons Grishaj, Baba Eliton Pashajit librin “10 Vjet Mbretëri Shqiptare 1928-1938”. Për kishën Katolike në Michigan përshëndeti Dom Fred Kalaj i cili u fokusua mbi të gjitha te vëllazëria fetare ndër shqiptarë. Mbrëmja festive tradicionale u kthye në një festë të madhe vëllazërore për mbarë komunitetit shqiptar në Michigan të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u ndoq nga Zëri i Amerikës dhe Televizionet lokale shqiptare dhe amerikane në shtetin e Michiganit.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT