• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2023

Shkodra, qyteti jonë i shpresës që nuk vdes

May 4, 2023 by s p

Prof.Dr.Romeo Gurakuqi/

Çdo ditë që kthehem në lagjen e vjetër të qytetit tim, Germadha, dhe Brazda qarkuese asht aty ku e kam lanë nji javë ma parë, e palëvizun, “arrogante”, si dhunuese e dinjitetit, “madheshtore” deri në kërcenim, “fuqiplote” në nximjen e jetës dhe ditëve të mbrame të brezave të lodhun nga rrenimi dhe në frikësimin e të rinjve, që nuk dihet a do kthehen ma në vendlindje.

Të gjithë i parakalojnë pranë, në heshtje, pa bza dhe pa guxu as me fole e me ia hedhe sytë. Të gjithë, edhe shpëtimtarët, delegatët dhe të përkulunit e bindun e plot gazmend pas tyne, në nji koalicion shumëngjyrësh, por të pa lidhun me zemren e vërtetë të qytetnimit.

Do t’i kalojnë nga sot shumë afër, po ashtu, pa e kthye kryet, Zotat lejedhanës, që vijnë më pa shkodranet e pamundun, të mbetun peng të pabesisë, rrenes dhe andrrave.

Tallja dhe cinizmi ka mberritë aty ku nuk ban ma. E megjithatë, “nuk lëvizë ma nder shkodranë ai dell krenar qi e ndriti namin e qytetit t’onë dikur. Përndryshe, do t’u çonte dikush me protestue”- do të kishte thanë Koliqi.

T’i thojmë gjanat troç:

Thelbi i jetes ne qytetin tonë varet nga vendosja e kontrollit te mirefillte te rendit publik nga bashkesia qytetare, permes institucioneve te shtetit, drejtue nga paria e mendjes dhe urtesia.

Çfare te ardhme mund te kete qyteti im, dikur qendra e vetme ekonomike dhe tregtare e Shqipnise, me nderlidhje lumore dhe liqenore dhe adriatikase, ne qofte se hapesina e investimeve te kapitalit legjitim, te brendshem dhe te jashtem, nuk asht e sigurte perjetesisht dhe e pacenueshme?!

Çfarë të ardhme ka rinia ne qytetin tim, pa nji sistem edukimi te nivelit te shkolles se maparshme shkodrane? pa terrenet sportive per çdo lagje? pa nje sistem zinxhir futbollistik, te bazuem ne traditen e Shkolles se Vllaznise? pa shkollen e arteve te koheve te arta?!

Çfarë shprese mund të ketë e nesermja, në qoftë urat, mbikalimet, tangencialet, hyrëse dhe dalëse, rruget drejt malësive, qendrore dhe veriperendimore, nuk rindërtohen, hapesirat e zanuna nuk lirohen, kanalet nuk pastrohen?!

Si mund të jetë Shkodra një qytet turistik i vizitueshem dhe i preferueshem në qoftë se dy rruget e qendres historike nuk rikonstruktohen, modifikimet e shëmtueme nuk anullohen, shtëpitë muze nuk mirëmbahen, të abandonuemet nuk vendosen, sikurse e ka ligji, nen zotnimin e Bashkesise Qytetare?!

Si mund të gjenden fondet e brendshme, kur ma se pari, nuk ka një plan të detajuar e të njohun publikisht, që të ardhurat e “hambareve turistikë” ne bregdetin tonë, sipas ligjeve, nuk kalojnë të plota, me garanci, ne arkën e bashkesisë qytetare, pronat e vjetra te banoreve vendas nuk njihen, ne Rrjoll, Velipoje, Shiroke, Zogaj, Dukagjin dhe Malesi?!

Shkodra, dhimbja jonë e madhe, dashnia jonë e përjetshme, qyteti jonë i shpresës qe nuk vdes, si amanet i prinderve tonë, kërkon sot artikulim të kjartë dhe jo kalim radhe, brendi dhe jo siperfaqesi, garanci të plotë dhe seriozitet.

Të gjithë po e presim formulimin mbushamendes, fjalën e fundit, besën, e pakushtëzueme dhe të pa kërcenueme, duke i lanë shkodranët të lirë nga shtërngesat e matejshme jo të moralshme.

Filed Under: Sociale

Mëkati i borxhit biblikë të kapriço kryeministrit të orienton qartë ku duhet hedhur vota me 14 maj

May 4, 2023 by s p

Ndriçim Kulla/

A ka vallë sot një forcë, një instucion shtetëror, një gjykatë apo instrument që të godasë një borxh publik në rritje ndaj jush, fëmijëve tuaj dhe nipërve tuaj. A e kini menduar këtë?

Normalisht duhej të ishtë Parlamenti ynë ,i cili si instucion qëndror me detyrë kushtetuese duhej ti kishte ti vënë fre marrëzisë së një kryeministri që e ka zvëndësuar parlamentin me veten dhe firmos e dikton çdo gjë.

Rreth 5 miliard dollar borxh ka marrë zotëria e sulltan zgjebos gjatë këtyre dhjet vjet qeverisje në emër të qeverisë.

Ky është një borxhi kaq i madh sa që mund të kishte krijuar normalitetinë të pa diskutueshëm në këtë vend dhe njerëzit do vinin dhe jo të iknin këtu, por qeverisja e tij ka mbjell shkretëtirën e shthurjes dhe të pa barazisë sociale dhe për pasoj një e treta e popullsisë kaë ikur dhe po ikën vazhdimisht për ti shpëtuar mbijetesës.

Por nuk është vetëm ky borxhi i vetëm publik , që ka krijuar banda e xhvatësve e gangsterëve politikë dhe më mire këtë e dinë instucionet ndërkombëtare financiare që e monitorojnë .

Janë gati miliarda euro borxhe të tjera që janë” prurje “ e shtuar e kapriço kryeministrit shqiptar, e hakmarrjes së tij proverbiale, për të cilën ky monstër ka shokë vetëm veten në Europë.

120 milion euro buxhetit të shtetit po ja merr gjoba Beketi, për çmëndurinë e hakmarrjes së tij ndaj medias së lire.

Rreth 110 milon do t’ia marr Hysenbelliu si “çeçua” për tritolin e resortit, po qe se përmëndim fjalorin e tij.

180 milion do t’ia marr me siguri Ylli Ndroqi edhe ky si “çeçua”për diskriminimin obsesiv dhe flagrancën e konfiskimit të telivizionit.

Dhjetra milon ia mori vjerri i Bashës disa vite më pare veprim ky që mbeti si parathënia e një komploti të heshtur me dhëndërrin e tij peng për ta shuar fare opozitën.

Rreth 50 milion euro me siguri do tia marrin gjermanët për diskriminim biznesi në portin e Durrësit.

Plot 150 milion euro i kërkojnë qeverisë së zotërisë së tij një kompani austriake për shkelje kontrate.

Ndërsa 500 milion është megafatura e frikshme korruptive e inceneratorëvë, që i përpiu vrima e zezë e korrupsionit ku me lekët e të cilave tv dhe mediat sot censurojnë fushatën elektorale të Belind Këllëçit dhe të gjithë opozitës në zgjedhjet lokale. Por të dhënat në këtë drejtim nuk janë shteruese. Të tjera gjyqe kombëtare dhe ndërkjombëtare gëlojnë me proceset e tyre kundra hakmarrjes së narcistit.

Të gjitha këto para do ti paguajmë ne, taksapaguesit e varfër shqiptarë, ndërsa ai në vend që të gjente një manastirë e të rrëfente mëkatet e marrëzisë së tij po vazhdon të ecij krenarë me hakmarrjen e pushtetit mbi krye, të cilën e ka grabitur me dredhi, dhunë dhe lobime të pa fundme.

Edhe të vdekurit po të kishin mundësi të zgjoheshin nga varri me siguri do shpreheshin të çuditur :

-Akoma me këtë kryeministër ju?

Ka vërtet diçka historike që nuk shkon me ne shqiptarët, me qënien tone individuale dhe shoqërore, dhe raportin jo shumë miqësor me shtetin. Ne për fat të keq nuk shikojmë përtej pragut të shtëpisë dhe kur zgjohemi ose shpërthejmë me dhunë ose marrim rrugën dhe ikim, duke mos ditur ku shkojmë. Janë çështje të karakterit tone, që në analizat tona nuk duhet ti anashkalojmë për të mirën e së ardhmes.

Për buxhetin e vogël që ne kemi dhe numurin e popullsisë së kufizuar, i cili po zvogëlohet përditë ky është një borxh biblikë.

(Por në parimin biblikë të marrjes së borxhit thuhet: “Nuk duhet të vjedhësh” … nga brezat e ardhshëm. Ta bësh këtë është mëkat)

Kjo qeveri është në mëkat të madh sepse ka vjedhur nga ne, por sidomos nga brezat e ardhshmë. Sejcili prej nesh duhet të mbrojë fëmijët e tij duke u kujdesur aq shumë për implikimet Biblike të borxhit tonë të tmerrshëm kombëtar (dhe çështje të tjera)

Politikat kanë rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi

Prandaj i dashur bashkombasi im, përpara se të marrësh rrugën dhe të shkosh qoftë edhe në fundin e botës me axhendën tënde personale, pa e kthyer kokën mbrapa, ndalu pak një çast dhe ndryshoje axhendën tënde për atdheun tend në këto çaste. Mendohu edhe njëherë për përgjegjësinë dhe forcën e madhe që ke. Këto para që shpërndan posht e lart si letra pa vlerë ky i pa udhë janë djersa jote dhe borxhi fëmijëve të tu në jetë të jetëve. Ai me lekët që na ka vjedhur ne, mua, ty dhe të gjithëve, nesër do ikij si zotëri me bastunin e fildisht në dorë dhe do na bëj karshillëk me atë gishtin e mesit të dorës, si gjeste përçmimi, që ne nuk u treguam në lartësinë e përgjegjësisë ta largonim në kohën e duhur. Do hap ndonjë galeri për qejfin e tij diku në Paris, Londër apo në Berlin me pikturat e asaj gjinisë së shkarravinave të tij , që ka krijuar dhe ne, demokrat apo socialist çfardo qofshim do vazhdojnmë të paguajmë borxhin e këtij njeriu që brënda ska njeri.

Bëje këtë betejë që duhet të bësh deri në fund, këtu, në atdheun tënd, për vete dhe për të tjerët; se vetëm ty e ke forcën e duhur i dashur bashkombasi im, që me votën e dorës tënde t’ia presësh duart këtij abuzuesi të tmerrshëm që ka fut duart në pasurive të tua, që tashti në 14 maj të këtij viti.

Filed Under: Fejton

VATRA PËRKUJTON 50 VJETORIN E REVOLTËS SË SPAÇIT

May 4, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 50 vjetorit të Revoltës së Spaçit, ditën e Shtunë më datë 27 Maj 2023 ora 11 A.M. në Selinë Qëndrore të Vatrës me adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458, do të organizojë promovimi i librit: “Përtej Harrimit, Abdulla Rami” nga auditoret franceze në terrin e diktaturës, shkruar nga Ermira Xhomaqi-Godo.

Libri i kushtohet vuajtjeve dhe persekutimit në regjimin komunist shqiptar të Intelektualit

Abdulla Ramit, përkthyesit të Hygoit, ish -liceistit të Korçës, në një klasë me diktatorin Hoxha dhe bashkëstudent në Montpellier të Francës.

Abdulla Rami si antikomunist vuajti 19 vite në burgjet e diktaturës, në ferrin e Burrelit dhe vdiq në internim. Në këtë promovim do flitet për rëndësinë e Revoltës së Spaçit dhe për vlerat e librit të përkthyer nga Abdulla Rami “William Shakespeare” të autorit Victor Hugo.

Ftohet komuniteti dhe media të marrë pjesë.

Filed Under: Politike

VAJTJA E MALESOREVE SHQIPTARE TE AMERIKES PER VOTIMET E 5 MARSIT NE TUZ DHE MALESI ISHTE VEPER HISTORIKE DHE PATRIOTIKE

May 4, 2023 by s p

(Pjese nga fjalimi ne darken e shtruar ne New York per nder te Kryengritjes se Malesise te vitit 1911)      

Nga Gjek Gjonlekaj/ New Yorrk

Imzot Noli në shkrimet e tij e krahasonte Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911 me Luftën e amerikane të Bunker Hillit në krye me George Washingtonin. Ndërsa Ismail Kadare thotë luftërat e Gjergj Kastriot Skenderbeut ishin prolog e luftërave për liri kundër Perandorisë Otomane ndërsa Kryengritja e Malësisë së Madhe ishte epilog kundër kësaj Perandorie. Unë sonte nuk do të flas për Kryengrtjen e Malësisë sepse Zonja Age Ivezaj foli shumë bukur për këtë ngjarje historike.

Sonte do të flasë më shumë për diasporën e Tuzit dhe Malësisë në Shtetet e Bashkuara. Emertimin diasporë e ka sjellur në publicistikën shqiptare Faik Konica. Izraelitët antikë i quanin diasporë hebrejtë që jetonin jashtë Izraelit dhe Palestinës. Edhe diaspora ilire, më vonë arbërore dhe  shqiptare ishte dhe është shumë e njohur. Pjesë e diasporës ilire ishin perandori romak Konstantini dhe iliri i fisit dalmat Shën Jeronimi. Pjesë e diasporës arbërore ishte Veziri i Madh Ibrahimi këshillëtari dhe besniku më i madh i Sulltan Sylejmanit të Madh. Bile biografët thonë Veziri i Madh Ibrahim ishte i krishter dhe sii tillë  kishte ndikuar shumë tek Sulltan Sylejmani që te krishterët dhe hebrejtë nën sundimin e Perandorsë Otomane të ishin të lirë për të ushtruar  fenë e tyre, çka tregon se merita e madhe për lirinë fetare në kohën e Sulltan Sylejmanit i takon Vezirit të Madh arbëror Ibrahimit. Përndryshe ai ishte i njohur me me emërin e krishter Mark Ura.  I tillë kishte qënë edhe Mehmet Aliu i Egjiptitt i cili themeluar mbrtërinë egjiptiane. Mehmet Aliu kishte qënë shumë i kujdeshëm për lirine fetare të koptikëve katolik të Egjiptit. Këtë e pohon historiani dhe analisti i mrënjour arabo-amerikan Fuad Axhami. Kjo do të thotë se ata e kishin mësuar respektin ndërfetar në tokën arbërore ku edhe kishin lindur. Kështu vepruan edhe Marko Boçari dhe shumë luftetare të tjerë të dalluar për lirinë e Greqisë nga Perandoria Otomane. Kolonia më mirë me thënë diaspora arbëreshe e Italisë i kishte dhënë Italisë Papa Klementin e IX, pastaj kryeministrin e parë të Italisë së Bashkuar Francesko Krispin dhe filozofin e madh arbëresh Antonio Gramshin. Pjesë e diasporës shqiptare dhe arbërore ishin edhe Gjergj Kastriot Skenderbeu, Nënë Tereza  dhe për disa dekada edhe Ismail Kadare kishte qënë jesë e diasprës. S’ka asnjë dyshim se diaspora shqiptare dha kontribut të rëndësishëm për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar, cfarë dodhi edhe me Kosovën.
Diaspora e Malësisë dhe Tuzit në Amerikë është relativisht e re. Malësorët shqiptarë të kësaj treve shqiptare filluan të shpërngulen në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada tash pothuajse 6 dekada. Shumica ishin vendosur në Shtetet  e Bashkuara. Ata e braktisën vendlindjen për arsye politike dhe ekonomike. Pushteti jugosllav ishte diskriminuas në mënyra të ndryshme dhe ata e panë se pasardhësit e tyre nuk do të kenë asnjë lloj përparimi në Tuz dhe në Malësi. Në Shtetet e Bashkuara ata punuan rëndë dhe shumica nga ata dhanë maksimumin për shkollimin e fëmijëve të tyre. Sot kjo diasporë në gjirin e vet ka shumë specialist të fushave të ndryshme në këtë vend.
Më 5 mars të këtij viti ishin paralajmëruar zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit. Diaspora jonë u tregua jashtëzakonisht e interesuar për fitoren e Formit Shqiptar ku bënin pjesë disa parti më mirë me thënë grupime politike që kërkonte mandatin e dytë për të drejtuar dhe udhëhequr këtë trevë arbërore. Ata bënë fushatë atje, por edhe në diasporën tonë dhe ne diasporat tjera në Evropë e deri edhe në Australi. Malësorët e Amerikës gjithmonë e kanë dashur dhe e duan vendlindjen e tyre, dukde ndihmuar materialisht dhe shpirtërisht. Këto ndihma nuk munguan kurrë. Në këtë mes ndodhi një mrekulli që nuk ishte pritur kurrë. Nga Shtetete e Bashkuara shkuan më shumë se 700 malësorë për t’i siguruar Tuzit dhe Malësisë fitore të bindshme. Në këto 6 dekada kjo është vepra më historike dhe patriotike e alësorëve nga Tuz dhe Malësia. Diaspora amerikane shpënzoi miliona dollarë për të siguruar këtë fitore historike. Me ndihmën e diasporës ata fituan shumicën e mandateve në Kuvendin e Tuzit.Të gjithë ata që udhëtuan nga Amerika për në vendlindje meritojnë respekt e nderime të jashtzakonshme. Por dy personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan mritojnë një nderim kë vecantë. Këta janë Mark Gjonaj ish politikan i njohur në New York dhe Nikollë Junçaj ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili me 15 malësorë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1999 vajti nga Amerika për të ndihmuar Kosovën në luftë për liri. Nikollë Junçaj dhe Mark Gjonaj kishin shkuar disa ditë përpara se të fillonte fushata për të qenë të pranishëm në të gjitha mbledhjet e fushatës. Nikollë Junçaj ato dite mbante fjalime në të gjitha trevat e Malësisë dhe në Tuz. Nikolla ishte shumë i besueshëm tek populli i Tuzit dhe Malësisë, ngase ata ishin të sigurtë se një luftëtar për lirnë e Kosovës kishte shkruar në Malësi për të mirën e atij vendi. Nikolla bënte fushatë të stilit politik amerikan. Kështu Malësia dhe Tuzi fitoi respekt edhe më të madh për luftëtarët malësorë të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara. Malësorët solllën  në Tuz kulturën dhe sjelljet amerikane në zgjedhje duke ruajtur me shumë kujdes paqën rëndin dhe qetësinë sic e kërkon bota e qytetëruar. Malësorët e Amerikës u dhanë kurajo edhe vendasëve për të votuar.
Lusim Zotin që komunarët në krye me udhëheqësin e mirënjohur  z. Nik Gjeloshaj do të ndërtojnë midis Tuzit të Ri dhe Tuzit të Vjetër dhe Harkun e Triumfit ku do të skaliten emrat e të gjithë malësorëve të diasporës që morën pjesë të këtë ngjarje histoike. Diaspora e meriton shumë për këtë sakrificë nga se ata bënë shumë për demokracinë dhe përparimin e vendlindjes së tyre. Malësorët e Amerikës kanë realizuar atje shumë vepra të mira, por vajtja më 5 mars do të shënon kulmin e dashurisë dhe respektit për vendlindjen e tyre. Emëri i tyre duhet të shënohet me germa të arta, ngase do të shkëlqej gjithmonë në historinë e Tuzit dhe Malësisë. Urime Malësi. Urime diasporë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Gjek Gjonlekaj

30-VJETORI I DITËS NDËRKOMBËTARE TË LIRISË SË SHTYPIT:  GAZETARIA NUK ËSHTË KRIM!

May 4, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

                                                “Një komb delesh do ketë shpejt një qeveri ujqërish”.

3 Maji, 2023 shënon 30-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit. Me këtë rast, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), nepëmjet UNESCO-s, po organizon veprimtari të ndryshme për të shënuar këtë ditë dhe rëndësinë e lirisë së shtypit, si një prej lirive themelore që siguron edhe liritë e tjera bazë të njeriut, të garantuara në Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut në botë. Në një deklaratë të OKB-së me këtë rast thuhet se ç’prej vitit 1993, kur është shpallur Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, është shënuar përparim përparim I dukshëm drejt lirisë së shytpit dhe liriës së të shprehurit anë e mbanë botës. “Mirëpo, liria e fjalës, siguria e gazetarëve në kryerjen e punës së tyre dhe liria e të shprehurit në përgjithsi po sulmohen gjithnjë e më shumë, gjë që prek rëndë lirinë e të drejtave të tjera të njeriut”, thotë OKB-ja.  

Sipas organizatës botërore, “E drejta e lirisë së të shprehurit, që ruhet dhe mbrohet si diçka e shenjtë nga Artikulli 19 i Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut, është një kusht paraprak dhe fuqi shtyrse për zbatimin e gjithë të drejtave të tjera bazë të njeriut. Prandaj Dita Ndërkombëtare e Lirisë së shtypit është një thirrje për një rikushtim të ri ndaj lirisë së shtypit, por edhe një angazhim serioz për një media të pavarur, pluraliste dhe të shumëllojshme”, thuhet në deklaratën e OKB-së, në mbështetje të lirisë së shtypit si një e drejtë që, njëherazi, është edhe gur-themeli i të gjitha lirive të tjera bazë të njeriut. 

E drejta e lirisë së të shprehurit është kusht paraprak dhe gur themeli i të gjitha të drejtave të tjera të njeriut —

The right to freedom of expression is a prerequisite and a driver to the enjoyment of all other human rights. PHOTO:UNESCO

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë, në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një deklaratë për të shënuar Ditën Ndlërkombëtare të Lirisë së Shtypit, thekson se, “Gazetaria nuk është krim – por është një e drejtë themelore, në një shoqëri të lirë”. Ndërkohë, deklarata shpreh, njëkohsisht, respektin e Presidentit, “për të gjithë gazetarët, reporterët dhe të gjithë punonjsit e medias të cilët, trimërisht, përpiqen të zbulojnë të vërtetën. Statement from President Joe Biden on the Occasion of World Press Freedom Day 2023 | The White House. “Asnjë gazetar – qoftë amerikan, apo tjetër –nuk duhet të rrezikojë jetën as jetesën, ndërkohë që punon për të zbuluar të vërtetën”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. “Sot dhe cdo ditë, ne duhet të qëndrojmë pranë gazetarëve anë e mbanë botës për të mbrojtur lirinë e veprimit dhe të drejtat e tyre bazë. Ne duhet të deklarohemi fuqishëm kundër të gjithë atyre që duan t’ua mbyllin gojën gazetarëve. Dhe të gjithë ne duhet të vazhdojmë të mbështesim lirinë e shtypit, që është gur-themeli i demokracisë tonë dhe i demokracive të tjera anë e mbanë botës”, përfundon deklarata e Shtëpisë së Bardhë me rastin e 30-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. 

Shumë bukur e mirë këto deklarata në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe në mbështetje të gazetarëve anë e mbanë botës, në këtë ditë kushtuar lirisë së fjalës, qoftë nga Kombet e Bashkuara dhe nga Shtëpia e Bardhë, qoftë edhe nga shtete të tjera, të mëdha e të vogëla, anë e mbanë botës, ndërsa e deklarojnë veten, të pakën për një ditë, si mbrojtës të lirisë së shtypit dhe të gazetarëve.

Të gjithë e dimë se gjëndja e lirisë së shtypit, anë e mbanë botës, është në rënje e sipër, Të drejtat e gazetarëve po kufizohen dhe kërcënohen në mbare botën, përfshir Shqipërinë dhe Kosovën, qoftë nga institucionet shtetërore, qoftë nga grupe interesash korruptive dhe kriminale, të lidhura me institucionet qeveritare.  Gjëndja e nderë e lirisë së shtypit në botë, ka berë që organizata jo-qeveritare, amerikane dhe ndërkombëtare, të shprehin dyshimet e tyre nëse ushëheqsit politikë botërorë dhe organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja, me të vërtetë e kanë seriozisht, me deklaratat e tyre në Ditën e Ndërkombëtare të lirisë, në mbrojtje të gazetarëve dhe lirisë së të shprehurit. Organizata Freedom House, një ent amerikan që merret me mbrojtjen e të drejtave bazë të njeriut, përfshirë lirinë e shtypit organizoi me këtë rast një diksutim “online”, titulluar me një pikëpyetje: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit: Një celebrim i kotë?  Freedom House shprehet se, “edhe pse vendet perëndimore dhe shtete të tjera demokratike kanë deklaruar përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias dhe aksesit në informacion, zëra të fuqishëm brenda disa shoqërive gjoja demokratike vazhdojnë të shpifen dhe të mbjellin mosbesim në media.  Ndërkohë, qeveritë autoritare që nuk besojnë në përfitimet që i vijnë një shoqërie nga një qytetari e mirë informuar, shpesh persekutojnë, burgosin, madje edhe vrasin gazetarë që raportojnë të vërtetën. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit 2023, pyesim se çfarë po ndodhë me lirinë e shtypit si një e drejtë themelore e njeriut. A ka shumë arsye që të festojmë këtë vit? – -Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit? 

Unë tentoj t’u besoj burimeve jo qeveritare në lidhje me gjëndjen e lirisë së shtypit në vendet tona – Shqipëri e Kosovë — për të cilat jemi specifikisht të interesuara për arsye të natyrshme, por edhe për gjëndjen e të drejtave të njeriut në botë, në përgjithsi.  Një tjetër organizatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, “Reporterët pa Kufij”, me qëndër në Paris në raaportin e saj me rastin e 30-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit njofton se gjëndja e lirisë së shtypit anaë e mbanë botës, është përkeqësuar dukshëm anë e mbanë botës, përfshir edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Për fat të keq, sipas entit, “Reporterët pa Kufij”, Shqipëria ka pësuar një përkeqsim të madh të lirisë së shtypit, në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke u renditur në vendin 96. Ndërsa Kosova ka shënuar një përparim të vogël prej 5 pikësh, nga 61 në 56. Por, fatkeqsisht, të dy shtetet shqiptare renditen në listën e “vendeve problematike”, nga organizata “Reporterët pa Kufij”, sa i përket lirisë së shtypit në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ndonëse, përgjithësisht, liria e fjalës dhe e shtypit konsiderohen si gur-themeli i të gjitha lirive të tjera bazë të njeriut dhe duke marrë parsysh se Shqipëria dhe Kosova ende konsiderohen si “vende problematike”, sa i përket lirisë së fjalës dhe të shtypit, s’do mend se pse këto dy vende — tre dekada pas shembjes së komunizmit – ende konsiderohen si vende “pjesërisht të lira”, nga organizatat ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut në botë.  Ky është vlersimi shqetësues i organizatave ndërkombëtare mbi gjëndjen e lirisë së shtypit dhe të gjitha të drejtave bazë të njeriut për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor – në këtë Ditë Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Është një vlersim që duhet të shqetësojë edhe shqiptarët kudo, të gjithë ata që janë të interesuar në zhvillimet demokratike dhe liritë bazë të njeriut për shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.  Përndryshe, siç është shprehur dikur ish-gazetari i njohur amerikan, Edward Murrow, në lidhje me mungesën e lirisë së shtypit, “Një komb delesh do ketë shpejt një qeveri ujqërish”, nëqoftse nuk mbrohet liria e shtypit, si gur themeli i të gjitha lirive të tjera, nga grabitqarët e pushtetit.

Frank Shkreli

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT