• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2023

Dalip Greca vjen prej qiellit me dy libra: “Editorët e “Diellit” dhe “Editorial” nën kujdesin e Vatrës dhe Diellit

May 1, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në Qendrën “Illyria” në Bronx Federata Panshqiptare “Vatra” mblodhi Vatranët, atdhetarët, veprimtarë, miq dhe gjithë familjen Greca për të promovuar dy librat e Dalip Grecës Editorit të Diellit, lënë në dorëshkrim. Librat: “Editorët e “Diellit” në 110 vite histori përgatitur për botim nga z.Idriza Lamaj dhe “Editorial” nga z. Sokol Paja nën kujdesin e Vatrës janë dy libra sa të domosdoshëm aq dhe historik.

Në hyrje të Qendrës “Illyria” të mirëprisnin bashkëshortja fisnike e z. Greca si dhe gjithë familja e tij.

Aktiviteti u moderua plot kulturë, profesionalizëm dhe seriozitet nga Editori i Diellit, z. Sokol Paja i cili tha se Librat përmbledhin tërësisht veprat dhe kryeveprat e patriotëve shqiptarë në mërgatën e Amerikës që shkrinë talentin dhe kontributin e tyre në “Vatër” e në “Diell”.

Përshëndetën plot nderime dhe respekt si Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, Dr.Paulin Marku që ishte studjuesi kryesor për këo dy botime, Z. Agim Rexhaj, Presidenti i Nderit të Vatrës, Studiuesi Idriz Lamaj, Sekretarja e “Vatrës” znj. Nazo Veliu, Dr. Preno Imeraj, Znj. Mimoza Belliu, znj. Keze Kozeta Zylo, znj. Marjana Bulku dhe z. Mark Mrnaçaj.

Me mjaft emocion dhe duartrokitje u mirëprit fjala përshëndetëse e të birit të Dalipit, Dorjan Greca, i cili falënderoi Vatrën dhe gjithë të pranishmit për nderimin që iu bë Atit te tij. Në aspektin familjar ai tha se babai ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe shembullor dhe për këtë ne ndihemi shumë krenar.

Për të pranishmit u shfaq dokumentari në nderim për Dalip Grecën përgatitur nga

z. Adem Belliu për TV “Kultura Shqiptare” ndërsa fotot u realizuan nga z. Bujar Verzivolli.

Në këtë promovim dhe përkujtim, organizuar nga Federata Panshqiptare “Vatra” ndërsa dëgjoja me vemendje kumtesat, më vinte ndërmend thënia e shkrimtarit të famshëm Artur Miller se: “Një gazetë e mirë është Kombi që pasqyron veten e tij”, ashtu dhe pena e ndritur e Dalipit e kreu më së miri këtë detyrë të shenjtë, ndaj le ta ruajmë përjetësisht këtë gazetë si një gur të çmuar në thesarin e Kombit shqiptar.

Sa herë vija pranë selisë qendrore të Vatrës në Bronx, fotografitë e shumta varur ne mur që janë historia jonë kombëtare dhe shumë prej korifejve janë në botën tjetër, Dalipi si një ciceron i Vatrës i shpjegonte plot sqimë dhe sillte para vizitorëve krahëhapur, yje me copëza qiejsh me zërat e tyre që dukej sikur nisnin e kuvendonin, ata shpirtbardhët e Kombit.

Me penën e tij vuri shpirtin që të shkonte dhe të futej në rrembat e gjakut të lexuesve, ndërsa dhimbjen, vuajtjen, atë stropacitësen, të mundimshmen që ndodh shpeshherë për gazetarin e la të flinte, e la brenda vehtes së tij, e burgosi në “qeli”… Me punën e tij të kujton gazetarin e famshëm, Henry R. Luce, manjat i revistave amerikane si “Time”, “Life”, “Fortune” dhe “Sports Illustrated” si dhe Editorin e revistës “Time” i cili ka thënë: “Unë u bëra gazetar për t’iu afruar sa më shumë zemrës së botës”.

Dalip Greca nëpërmjet kodit të tij gazetaresk e perceptoi mjaft bukur gazetën “Dielli” dhe me një etje diturie donte t’i sillte publikut minierën e floririt të Vatrës që ishte në Amerikë, në vendin më demokratik të botës. Sa e pasur ndihem me këtë minierë floriri!

30 Prill, 2023

Qendra “Illyria” Bronx, New York

Filed Under: Kulture Tagged With: Keze Kozeta Zylo

MESAZH FALENDERIMI NGA FAMILJA GRECA

May 1, 2023 by s p

Dorjan Greca/

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, Kryesia, Këshilli, anëtarët e saj, miqtë dhe kolegët e të ndjerit babait tonë, Dalip Greca, meritojnë një mirënjohje dhe falënderim të veçantë për punën e tyre në botimin dhe promovimin e kontributit të tij shumëvjeçar permes librave “Editorët e Diellit ne 110 vite histori” dhe “Editorial”. Sinqerisht, ndjehemi të nderuar e të respektuar që Federata “Vatra” botoi një pjesë të punës dhe veprës voluminoze së babait tonë, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Federatës “Vatra”, gazetës “Dielli”, dhe në kulturën e shqiptarëve kudo që janë.

Për komunitetin dhe gazetarinë, Dalip Greca ishte një zë i fortë për fjalen e lire, dhe nje pene e zjarrte per drejtësinë, shqiptarinë, kulturën dhe gjuhën shqipe. Gjate nje karriere gazetareske 40 vjecare, ai pati një ndikim të madh në shoqëri, ne Shqiperi, ne Kosove, ne komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo ne bote ku shkon shtypi shqip. Ai ishte një mbrojtës i flaktë i lirive dhe vlerave demokratike kudo ku veproi dhe punoi. Ai ishte një njeri me një zemër të madhe, një shpirt të palodhur, guximtar dhe luftarak për të ndihmuar komunitetin dhe çështjen shqiptare.

Vitet e fundit, duke punuar për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe gazetën “Dielli”, ai dha ndihmesën e tij për zhvillimin e komunitetit shqiptar në atdhe dhe në diasporë, bashkimin kombëtar dhe promovimin e kulturës, historisë dhe identitetit shqiptar. Ai punoi me vetmohim, me largapamesi, me një qëllim dhe vizion të qartë për të ndihmuar komunitetin shqiptar, dhe për të mbështetur shqiptarët kudo qofshin. Ai la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke ndihmuar në formimin e opinionit publik dhe duke mbajtur gjallë traditën dhe kulturën e shqiptarëve në diasporë. Kontributi i tij në këtë fushë është i shkruar në histori.

Për familjen, të thuash që ishte një baba dhe bashkëshort i jashtëzakonshem, nuk do të ishte një përkufizim i plotë. Babai ynë ishte një njeri i veçantë, një baba dhe burrë i ndjeshëm, i cili shfaqte kujdes dhe dashuri të pafundme për familjen e tij. Ai e gjente kohën gjithmonë për t’u ndalur dhe dëgjuar, për të na inkurajuar dhe për të na ndihmuar në çdo mënyrë që mund të ishte e nevojshme. Ai ishte një frymëzim dhe një shembull i mirë për ne, familjarët, dhe për të gjithë ata që e njihnin. Nëse kishte diçka që babai kishte vlerësuar më shumë se gjithçka tjetër, ishte familja e tij.

Për familjen e tij, Babai ynë ishte shumë më shumë se një udhërrëfyes, ai ishte një rrëfimtar i jetës dhe një udhëheqës i vërtetë. Ai ishte një njeri me integritet të lartë, me një vullnet të jashtëzakonshëm, me guxim dhe një vizion të qartë. Ai ishte një udhërrëfyes i vërtetë qe me shembullin e mire dhe gjurmet qe la na tregoi rrugen e drejte. Ai ishe një baba dhe nje gjysh i jashtëzakonshëm i cili do të mbetet gjithmonë në kujtesën dhe zemrat e të gjithë atyre që e njihnin dhe e adhuronin atë. Ne, femijet e tij, të gjitha arritjet dhe sukseset, të mëdha apo të vogla, i kemi arritur falë keshillave dhe drejtimit te tij. I jemi mirënjohës në përjetësi.

Babai do të na mungojë shumë, por kujtimet, mësimet, influenca dhe VEPRA e tij do të jenë gjithmonë këtu mes nesh, si frymëzim, burim inkurajimi dhe udhërrëfyes për të gjithë ne. Ai gjithmonë do të kujtohet për karakterin e fortë dhe shpirtin fisnik, i cili përjetoi shumë sfida, por kurrë nuk u dorëzua. Le të nderojmë jetën, veprën dhe të ndjekim shembullin e tij të mirë në gjithçka që bëjmë.

Në një kohë kur jeta dhe botëkuptimi kanë ndryshuar aq shumë, është tepër e rëndësishme të ruajmë dhe të mbrojmë trashëgiminë dhe kulturën tonë, dhe puna dhe misioni i Federates “Vatra” janë me të vërtetë një shembull me i mirë. Përmes botimeve të vepres së babait tone dhe kontributit të jashtëzakonshme në “Vatër” dhe gazetën “Dielli”, “Vatra” po le pas gjurmë të thella në trashëgiminë kulturore të vendit tonë për brezat e ardhshëm.

Falenderime dhe mirënjohje për Federaten “Vatra” dhe të gjithë te pranishmit,

Me nderim të veçantë,

Familja Greca

Filed Under: Opinion Tagged With: Dorjan Greca

EDITORËT E DIELLIT NË 110 VITE HISTORI

May 1, 2023 by s p

Idriz Lamaj/

Folësit e mëparëshëm pasqyruan në detaje vlerat atdhetare dhe profesioniste të të ndjerit Dalip Greca, i cili pa dyshim do nxënë një vend të veçantë në historinë e Federatës Vatra, si editor i gazetës Dielli. Me fjalimet dhe kumtesat, me rastin e promovimit të dy veprave të tij, të botuara nga Vatra: EDITORËT E DIELLIT NË 110 VITE HISTORI dhe EDITORIALËT, e ndiejmë të gjithë vetën të nderuar.

Këtu do sjell dy-tre mendime personale, kush ishte Dalip Greca dhe si arriti këtë nderim dhe respektim të veçantë në rrethet e gjëra të vatranëve dhe të shqiptarëve të Amerikës. Dalipi kur erdhi në Shtetet e Bashkuara, ishte i njohur në Shqipëri si gazetar dhe përcjellës i shkathët i gjëndjes politike në atdhe, dmth, ai mori Diellin në dorë duke qenë i sigurt në qendrimet e tij atdhetare dhe intelektuale të pa lëkundshme. Të gjithë e dimë sa vështirë është me mbajt qendrim të pa lëkundur në shkrime, në kohë të ndryshimeve politike nga një sistem i egër komunist në një lloj demokracie të shthurur.

Sipas mendimit tim, Dalipi erdhi në këtë shkallë të lartë të respektit në sajë të ndershmërisë së trashëguar tradicionale familjare, të urtësisë dhe të solidaritetit të familjes Greca, dhe nga edukimi i tij shkollor që nga fëminia, si nxënës dhe student i shkelqyer. Në sajë të solidaritetit të tij familjar, ai emigroi këtu, solli familjen, dhe menjëherë familja e tij iu adaptua emigrimit me punë, edukim dhe mirësjellje si në rrethin familjar ashtu dhe në komunitetin tonë. Në sajë të këtij faktori, Dalipit i jepet mundësia ti përkushtojë veten Diellit dhe Vatrës. Ai prej ditëve të para në këtë vend, filloi të shkruante në gazetën Ilyria për historinë e shqiptarëve të Amerikës. Ndërsa, angazhimi i Dalipit për studimin e detajshëm të jetës dhe veprimtarisë të editorëve të Diellit, erdhi si brengë për harresën e kolegëve të tij në kohën që sot e quajmë moderne. Po të lexohen me kujdes faqet e studimit të tij për EDITORËT e DIELLIT, Dalipi e kthen lexuesin në vitet, vështirësitë dhe sakrificat e tyre, për krijimin dhe mbajtën gjallë të Vatrës dhe të Diellit. Lexuesi i sotëm i këtij libri, jo vetëm që njihet në hollësi me jetën dhe veprimtarinë e EDITORËVE të DIELLIT NË 110 VITE HISTORI, por njihet në hollësi edhe me të gjitha zhvillimet historike në trojet tona në Ballkan, dhe natyrisht këtu në Amerikë. Njihet me varfërinë, vuajtjet dhe sukseset tona kombëtare. Në secilin shkrim të tij gjenden paragrafe, fjali dhe copa shkrimesh të editorëve të Diellit, perla tërheqëse ndjenjash atdhetare, që lexuesin e kthejnë në kohën e tyre dhe e bëjnë krenar me kolegët e tij, me editorët e Diellit 114 vjetësh të vjetër. Me gjurmimin në imtësi të studimit të vet në jetën dhe veprimtarinë e editorëve të Diellit, ai thellohej për herë e më shumë në historinë reale të Vatrës dhe kohëve historike saj. Në këto studime pasqyrohehen valët e jetës së Diellit dhe të Vatrës, dhe të mërgimtarëve tonë të stabilizuar në këtë vend me vështirësi të pashpjegueshme.

Për botimin e këtij libri që mban në mbulesë emrin tim si përgatitës, shprehi falenderim dhe mirënjohje Vatrës, sepse Vatra finacoi botimin e historisë së vet reale. Për përgatitjen e librit: Për rënditjen, redaktimin e shikimin i secilës shkronjë e paragraf, falënderoj simotrën Elizabeta (Greca) Shehu, e cila është këtu midis nesh dhe rrin e heshtur. Urtësia dhe njerzillëku i saj gjatë përgatitjes së librit, shpesh herë më ka përmalluar dhe kthyer në kujtesën time sikur t’isha duke këmbyer mendime me Dalip Grecën, mikun tim të përjetëshëm.

Dalipin e kam pa shpesh herë të mërzitur, të lodhur, të dëshpëruar, ku shprehte vëllazërisht zhgënjimin e tij të gjithanshëm për negativitetin e reklamimeve të sotme përsonale, qoftë në radhët tona këtu në mërgim, qoftë në atdheun tonë etnik. Ai, gjatë bisedës i kalonte dhimbjet dhe streset e tij me shpresë për një të ardhme më të mirë dhe më të sinqertë midis nesh. Dalip Greca, mllefet e tij ndaj këtij negativiteti nuk ka munguar t’i shprehë në gazetën Dielli me një trajtim shumë të matur. Ai ishte i kujdesshëm kur shkruante, ose kur detyrohej të reagonte ndaj kritikave që i bëheshin Vatrës, Diellit, atij apo miqve të tij të ngushtë. Ai kontrollonte veten në mënyrë të çuditshme, por përgjigjen dhe qëndrimin e tij e jepte të qartë. Studimet, analizat dhe të gjitha shkrimet e Dalip Grecës dallohen për forcën e argumentit, kthjelltësinë e mendimit dhe thjeshtësinë e trajtimit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Idriz Lamaj, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT