• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2023

BARBARËT U RIKTHYEN SËRISH TINËZISHT SI BURRACAKË!

June 19, 2023 by s p

Mehmet Prishtina/

Tensionet në veri të Kosovës po kalojnë nëpër një fazë tepër dramatike. Askush nuk do ta besonte se 24 vjet pas çlirimit të vendit, sërish do të jemi të kërcënuar nga i njëjti agresor, për të cilin kishim menduar se e kemi dëbuar nga vendi ynë. Por, ky si duket paska qenë një iluzion, sepse sot në territorin tonë janë kidnapuar tre policë tanë dhe kjo flet për një gjendje, e cila nuk do të duhej të jetë brengë vetëm e Kosovës, por edhe bashkësisë ndërkombëtare. Cenimi i sovranitetit territorial të një shteti, ndryshe kualifikohet edhe si agresion i hapur e në rastin konkret i planifikuar dhë urdhëruar nga vet kreu i shtetit te serbis, por çuditërisht kancelaritë diplomatike me heshtjen e tyre sikur lënë përshtypje se komandosët serbë që depërtuan në territorin tonë, kishin dalur për ndonjë piknik dhe në fund të ditës ishin kthyer me tre policë tanë, të lidhur dhe me duar pas shpine. Vetëm një shtet i mjerë si Serbia bën veprime të tilla të pa dinjitetshme dhe kjo flet shumë për karakterin moral e njerëzor të politikës që udhëheq atë shtet..

Reagimet ndryshme në Kosovë, sidomos te një pjesë e eksponentëve të opozitës dhe të mediave, çuditërisht përputhen me një narrativ që ata e kanë ndërtuar tash e disa vite se Kosova gjoja nuk ka kapacitete të mbrojë territorin e vet dhe cilido politikan që bën përpjekje ta shtrijë sovranitetin në gjithë territorin do të satanizohet dhe linçohet me etiketat më denigruese. Kemi ardhur në një pikë kritike dhe tepër absurde ku çdo kush që bën përpjekje të përkrah qëndrimet e Qeverisë së Kosovës mbi zhvillimet aktuale në veri të vendit, të kualifikohen si qëndrime antiamerikane. Kosova është shoqëria më proamerikane në Evropë dhe mbi 50 për qind e kësaj shoqërie e kanë votuar këtë Kryeministër, prandaj bien në ujë të gjitha insinuatat se gjoja veprimet fundit politike të Qeverisë së Kosovës janë të orientuara kundër interesave amerikane. Përkundrazi. Serbia është ajo që po e shantazhon shtetin tonë, duke dashur që përmes zgjerimit të botës serbe, ta zgjerojë edhe ndikimin rus në këtë pjesë të Ballkanit Perendimor. Nëse kundërshtimi i këtij ndikimi, siç po vepron aktualisht qeveri a jonë, qenka antiamerikanizëm, atëherë paskan ndryshuar krejtësisht parametrat se si matet proamerikanizmi. Ne e dijmë se si maten këto parametra në Serbi, ku sipas të gjitha anketave rezulton të jetë populli më prorus në Evropë dhe për pasojë disponimi antiamerikan është rrjedhojë e këtij orientimi filorus.

Ne mund të jemi kritik ndaj politikanit Kurti për shumë çështje politike që ai i menaxhon, por kur është në pyetje qëndrimi ndaj Serbisë, ne të gjithë duhet të jemi unik. Mungesa këtij uniteti, ka krijuar plasaritje edhe në leximin e situatës nga diplomacia ndërkombëtare dhe krejt kjo shkon në konton pozitive të Vuçiqit. Është e pafalshme që Vuçiqi të përfitoj nga përçarja jonë. Që nesër duhet të organizohen protesta e peticione për lirimin policëve tanë që padrejtësisht po mbahen peng nga Serbia dhe mbi këtë diskurs publik të fillojmë të ndërtojmë një narrativ të ri mbi zhvillimet në të ardhmen.

Krejt në fund, po e citoj të plotë një shkrim të kryeredaktorit të gazetës shqiptaro –amerikane “Illyria”, Ruben Avxhiu, i cili teksa e përshkruan aktin e sotëm të turpshëm të komandove serbe në territoiun tonë, ndër të tjera shkruan:

24 vjet më parë, forcat serbe u larguan nga Kosova, duke marrë me vete mbi një mijë trupa civilësh të vrarë. Nuk morën dot më shumë se NATO-ja po hynte me shpejtësi dhe koha u bë papritur shumë e shkurtër. Arsyeja se pse i morën, ishte që t’ia fshihnin drejtësisë ndërkombëtare dhe historisë. I morën e i hodhën nëpër Serbi, nëntokë, në varre masive, si ato në Batajnicë, në lumin Danub si në atë rastin kur u zbuluan brenda një furgoni, në liqene, e fusha e ku mundën.

Sot, 24 vite më vonë, u rikthyen, ashtu si ikën, tinëzisht, si burracakë. Kapën tre trupa, i rrëmbyen dhe ikën përsëri si atëherë. U rikthyen për të na kujtuar se nuk kanë ndryshuar, se 24 vjet më vonë, është po ajo Serbia që mbajmë ”.

Prandaj sot kemi nevojë jo thjeshtë për unitet prej zorit, por për mirëkuptim vëllazëror Kosovë-Shqipëri, pa hile dhe pa teke politike, sepse rrezikimi i një pjese të territoreve tona, kërcënon stabilitetin e gjithë rajonit, ku ne pashmangshëm jemi pika më neuralgjike.

Filed Under: Analiza

FOLËM PËR ZAGREBIN SHQIP

June 19, 2023 by s p

Melita Oreskovic/

Nxënësit e mësimit shqip të Zagrebit e përfunduan sot vitin shkollor me shëtitjen edukativo-turistike në Zagreb, tē drejtuar nga mësuesja e tyre Melita Orešković dhe udhëheqësja turistike Đurđica Ramqaj. Në këtë mësim ne terren fëmijët dhe prindërit e tyre mësuan shumë gjëra intresante për Zagrebin, histori e legjenda, për objektet dhe trashëgimninë kulturore të Zagrebit, për lidhjet shqiptaro-kroate, zejtarët shqiptarë e tjerë. Fëmijēt, gjyshet, prindërit dhe organizatorët nē përfundim të shëtitjes u shoqëruan ne parkun e Zrinjevacit, ku fëmijët luajtën, vallëzuan, recituan e kënduan. Nxënësit u shoqëruan edhe nga anëtaret e Këshillit Vildana dhe Selda, ndërsa në përfundim u përshëndetën nga kryetari ri Emirat Asipi. Programi u organizua nga Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit.

#diasporashqiptareeKroacisë

#gjuhashqipe

#fëmijëtshqiptarë

Filed Under: Reportazh

Paralajmërimi i Heidegger-it

June 19, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Asnjë filozof nuk ka dhënë një vërejtje më bindëse se Martin Heidegger, se njerëzimi është në luftë për ekzistencë; ajo çfarë ka është një gjë mjaft rrëshqitëse që përfaqëson qindra mijëra vjet improvizime për të mbijetuar.

Si specie, njerëzimi nuk ka arritur aq shumë gjëra gjatë rrjedhës së ekzistencës brenda biosferës së këtij planeti; përkundrazi i është përgjigjur një kërkese apo një tjetre sipas nevojave të tij gjatë shekujve; njeriu ka krijuar pa dashje atë që përbën një habitat – një koshere – ashtu si bletët i bëjnë kosheret e tyre shumë më të prekshme dhe më të dukshme.

Ky ekzoskeleton njerëzor i lidhur në rrjet shtrihet vazhdimisht, ndonjëherë përtej kapacitetit, për të akomoduar diversitetin dhe kompleksitetin e pafund që mbizotëron në këtë planet. Ndonjëherë kjo shtrirje arrin përmasa absurde.

Dy koncepte të tjera Heideggeriane janë të dobishme; fshehja dhe zbulimi (loja ku-ke-me u-fsheh)

Ajo që njerëzimi provon, në thelb, funksionon si kulmi i përpjekjeve për të mbijetuar. Megjithatë, fakti i thjeshtë se ky është kulmi i improvizimit, tregon se sa shumë janë zbuluar ose janë fshehur gjatë shekujve. Njerëzimi nuk e ndërtoi “kosheren” mbi bazën e një plani, por më tepër në përgjigje të nevojave; dhe gjatë gjithë improvizimit, faktet zbulohen dhe fshihen në mënyrë alternative. Gjetja fajtor ose jo, varet nga zotësia e avokatit, rryshfeti, dhe mëshira e gjykatësit.

Në një kuptim shumë të vërtetë, njeriu nuk është në gjendje të përfitojë nga të gjitha improvizimet – sepse përballet me më shumë nevoja që kërkojnë gjithnjë e më shumë improvizime, dhe narrativa shtrohet në formën e dogmave dhe ideologjive që venë në shenjë njeriun.

Në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, njerëzimi ka shënuar kapërcime gjigante në teknologjinë e informacionit, gjë që ka çuar në një kryqëzim teknologjik – disa paralajmërojnë se mund të jetë më i rrezikshmi në histori. Shumë e shohin atë si mjetin me të cilin njerëzimi, më në fund, do të jetë në gjendje të dalë nga ciklet e pafundme të lojës së zbulimit dhe fshehjes – për të jetuar mes botës së pamasë të informacionit.

Të tjerë, megjithatë, shprehin frikën se çdo gjë me këtë nivel fuqie mund të nxisë nivele më të larta plogështie që çojnë me kalimin e kohës në diçka që i ngjan robërisë njerëzore.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Kthesë historike për Kosovën 19 qershori 1998

June 19, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Në kohën kur Kosova ishte sulmuar nga brutaliteti i forcave serbe, duke vrarë dhe djegur shumë regjione si Drenicës dhe Dukagjinit dhe viset tjera të Kosovës gjatë verës së vitet 1998.

Krimineli Millosheviq i premtonte qeverisë ruse se do të zhdukte UÇK-në para se të fillojë negociatat me shqiptarët e Kosovës.

Më 19 qershor 1998, Këshilli për Siguri Kombëtare me prezencën e të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Qeverisë së SHBA-së, merr vendimin historik për UÇK-në që përfaqësuesit e saj të jenë pjesë e negociatave për statusin e Kosovës.

Me këtë vendim u njoftua edhe presidenti Ibrahim Rugova që në grupin negociator të Kosovës përfshihen edhe përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim të qershorit, i dërguari amerikan për Kosovën Kristofer Hill kishte takim në Mali¬shevë me përfaqësuesit e UÇK-së dhe pas atij takimi, ishte ne linje direkt me përfaqësuesit e Këshillit për Siguri Kombëtare që ishin në takim në Uashington duke ju raportuar nga zonat e luftës në Kosovë.

Në takimin e 19 qershorit, Këshilli për Siguri Kombëtare i SHBA-së, në mes të shumë konkluzioneve për Kosovën, mori vendim që UÇK-ja duhet t’i ketë përfaqësuesit e vet, në negociatat e ardhshme për Kosovën, sepse, partitë aktuale në Pri¬shtinë nuk mund ta përfaqësojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në negociatat e ardhshëm për statusin politik të Kosovës.

Mos uniteti i faktorit politik shqiptar ishte shumë i papranueshëm edhe për përfaqësuesit e Qeverisë Ame¬ri¬kane që ishin të vendosura për zgjidhjen e statusit politik të shqiptarëve të Kosovës përballë Serbisë përkundër përpjekjeve e kishin po¬thuajse të pamundur ta detyronin që të tërhiqet nga Kosova.

Sllobodan Millosheviqi i kishte premtuar Rusisë se gjatë verës do ta shkatërronte UÇK-ë dhe ne vjeshtë do të fillojnë negociatat për një autonomi të Kosovës që nuk rrezikon sovranitetin e Serbisë në Kosovë.

Në këtë ditë të shënuar, ishte vendimtar presioni i SHBA-së që legjitimoi me qëndrim zyrtar UÇK-në në nivel ndërkombëtar.

Vendimi që të përfshihen përfaqësuesit politikë të UÇK-së në arritjen e paqes në Kosovë, ishte e arritur me domethënëse për të ardhmen e Kosovës.

Nga 19 qershori i vitit 1998, UÇK-ja ishte partner i ndërkombëtarëve që së bashku punuan për të arritur paqen në Kosovë.

Duke falënderuar vendosmërinë e diplomacisë amerikane që ishte e pa kompromis deri në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, dhe pas çlirimit të Kosovës, UÇK ishte partner i besueshëm.

Gjurmët e krimeve dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, ishin në të gjithë Kosovën, andaj, argumenti i diplomacisë amerikane pro UÇK-së ishte tepër bindës dhe i qëndrueshëm, për të ndihmuar një popull të fitonte lirinë dhe shtetin.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Lulzim Nika

Euro 2024” / Ditën e martë luajmë për herë të parë me Ishujt Faroe

June 19, 2023 by s p

Kuqezinjtë : Thjeshtë një natë perfekte

Jasir Asani:” Goli im i parë? Jam më i lumturi në botë që po luaj me Shqipërinë, ishte endra ime e femijerise”.

Nedim Bajrami:” Jam shumë i lumtur që shënova golin e pare. Ky gol ishte për të gjithë tifozët kuqezinj “

Silvinjo:” Mendoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin. Këtë u kishim kërkuar, të hynin në fushë dhe të luanin me 100 kilometra në orë, dhe e bënë këtë”.

Nga i dërguari ynë special: Albano Kolonjari

Shqipëria fitoi ndeshjen e parë në kualifikueset e “Euro 2024”. Kuqezinjtë triumfuan 2-0 ndaj skuadrës së Moldavisë në “Air Albania. Ishte një mbrëmje prefekte, mbrëmja e të gjitheve. Jasir Asani dhe Nedim Bajrami realizuan golat e pare kuqezinj në karrieren e tyre. Braziliani Silvinjo arriti fitoren e pare ne krye te kuqezinjeve. Shqiperia morri 3 pikët e para në kualifikueset e “Euro 2024”. Ndersa ne fundin e takimit rreth 20 mije te pranishmit shperthyen ne festen kuqezi. Jasir Asani do ta zhbllokonte ndeshjen në minutën e 52-të me një goditje të fortë nga distanca duke realizuar një super gol që u vendos në faqen e UEFA-s për votim si goli më i bukur i mbremjes. “Jam me i lumturi ne bote qe po luaj me Shqiperine, ishte endra ime e femijerise dhe kete ndeshje nuk do ta harroj kurre”, u shpreh Jasir Asani. “Është hera e dytë që po vij me Kombëtaren, gjithë çunat kanë dhënë maksimumin, jam i lumtur për golin. Duhet të punojmë që të arrijmë objektivin. Duhet të fokusohemi për ndeshjen e radhës. Ky është goli më i rëndësishëm në karrierën time, do e mbaj mend gjithmonë, është një gol i veçante për mua.

Dyert e stadiumit Air Albania u happen ne ora 6:00 PM. Te paret qe mberiten ishin tifozet kurreshtare kuqezinj, ndersa miku me i paftuar ne kete takim ishte nje shi i imet. E ndersa tifozet benin fotografite e zakoneshme, tekniku brazilian i kuqezinjeve Silvinjo ka zhgjedhur edhe 11-te te besuarit e tij. Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Ramadani, Bajrami, Asani, Uzuni, Cikalleshi. “Është situatë e vështirë se as Berisha as Strakosha nuk luajnë me klubet. Kur erdhën këtu ishin në situatë të barabarta, Berisha ishte ajo që na bindi më shumë gjatë përgatitjeve’, tha tekniku Silvinjo pas ndeshjes duke shpjeguar zhgjedhjen e tij per porten kuqezi. Mendoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin. Këtë iu kishim kërkuar, të hynin në fushë dhe të luanin me 100 kilometra në orë, dhe e bënë këtë. Ata kanë dhënë maksimumin, bënë gjithçka që i kisha kërkuar unë, bënë një ndeshje shumë të mire, tha Silvinjo i cili e rreshtoi skuadren ne nje skeme te re. 1-4-1-4-1. Ndryshe nga parardhesi I tij Reja qe luante me tre ne mbrojtje. “Ky sistem ka sjellë entuziazëm, kjo është e rëndësishme. Nuk preferoj ndonjë zgjedhje për sa i përket partnerit në mbrojtje. Ishte më e përballueshme me Edi Rejën, por edhe me 4 mbrojtje nuk kam probleme ”, u shpreh Gjimishti. Në mesfushë është Bare, Ramadani dhe Bajrami ndërsa tredhëmbëshi i sulmit me Asanin, Cikalleshin dhe Uzunin. Moldova u rreshtua ne 1-5-3-2. “Moldavia luante me forca të shumta mbrapa, ishte shumë e vështirë për t’i çarë, me durim ia dolëm mbanë dhe ia arritëm qëllimit’, tha Silvinjo. 45-te minutat e para te takimit u mbyllen ne brazim 0-0. Moldavia tregoi se dy piket e para ate siguruara ne grupin tone i ka merituar plotesisht.Ekipi i drejtuar nga braziliani Silvinjo bëri gjithçka mirë në pjesen e dyte. Goli i pare do te vinte pas një gjuajtje spektakolare të Asanit, duke i dhënë qetësinë që i duhej skuadrës . Pak minuta me vone nje gjuajtje e shkëlqyer e Bajramit, do te dyfishonte shifrat dhe do te vuloste fatin e kësaj ndeshje, për t’u dhënë kuqezinjve tre pikë të rëndësishme për të vazhduar ndjekjen e dyshes së kreut Ceki-Poloni duke patur si synim kualifikimin që të çon në Euro 2024.” Jam shumë i lumtur që shënova golin e parë dhe e ndihmova skuadrën, por rëndësi kanë 3 pikët. I ndërruam rolet në fushë, kalova sulmues, gjeta hapësira dhe në fund doli mirë dhe në fund morëm 3 pikë. Ky gol ishte për të gjithë tifozët kuqezinj.” Ky gol do të mbahet mend gjatë nga mesfushori, pasi ishte i pari me fanellën kuqezi, per Bajramin.

“Ndeshja tjetër është shumë shpejt, duhet të shikojmë me kujdes gjendjen e lojtarëve. Shumë shpejt do të analizojmë gjendjen e lojtarëve, për të krijuar një ide të qartë për Ishujt Faroe”, u shpreh Silvinjo. Shqipëria i gëzohet kështu fitores së parë por nuk ka kohë për festë, pasi tri ditë më pas na pret . transferta me Ishujt Faroe, një tjetër ndeshje ku marrja e tre pikëve është detyrim, për të ëndërruar Europianin e 2024. Këta të fundit nuk janë përballur asnjëherë më kombëtaren kuqezi sa i përket përballjeve me Kombëtaren A. Ekipi kombëtar i futbollit i Ishujve Faroe merr pjesë në garat europiane që pas anëtarësimit në UEFA në 1990 dhe përfaqëson vendin e katërt më të vogël të UEFA-s për nga popullsia.

Ishujt Faroe- Çekia 0-3

Shqiperia-Moldavia 2-0

Te Marten 06i20/2023

Ishujt Faroe-Shqiperia

Moldova-Polonia

Polonia Pushim

Çekia 7

Polonia 3

Shqiperia 3

Moldavia 2

Ishujt Faroe 0

Filed Under: Sport Tagged With: Albano Kolonjari Futboll

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT