• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2023

Flamurtari i artit në diasporë, Adem Kicaj me IFTP 20 vjet e 40 vjet karrierë

June 7, 2023 by s p

Drejtori i Akademisë së IFTP, aktori, regjisori dhe profesori, z.Adem Kicaj, në këtë përvjetor, dorëzoi edhe diplomat për artistët e rinjë, të cilët luajtën në disa projekte artistike siç janë: seriali „Kthetra“, filmi „Ofshama“ dhe filmi „Vëllazëri dhe interes“. Puna teorike dhe praktike ishte vlerësim maksimal nga stafi i IFTP-së për këta student ku me nota të shkëlqyeshme u diplomuan: Arben Danqeli, Remzi Durmishi dhe Musa Sylejmani, ndërsa me certifikata u nderuan: Angelina Shala dhe Zeqir Ukaj. Të pranishmit, patën mundësi, të shohin premierën e filmit “Ofshama”, të cilën publiku dhe kritikët e pritën jashtëzakonisht mirë.

Winterthur, qershor

E shtuna e 3 qershorit ishte e veçantë në Winterthur të Zvicrës. Edhe pse koha ishte me diell dhe shumë bashkatdhetarë preferojnë të dalin me familjet e tyre, ata nuk harruan të nderojnë një punë të madhe, punë të shenjtë që ka bërë e po bënë aktori i mirënjohur, z.Adem Kicaj edhe ate hiq më pak se për 40 vjet me radhë. Një jetë ia kushtoi artit. Shkurt e shqip, ai sapo të del në skenë, bindesh, se jep shpirtin nëse i kërkohet, që të del mirë para publikut. Është në botën e artit komplet dhe nuk shikon tjetër. Të gjithë e njohin Adem Kicaj dhe shumë prej tyre e njohin si Moisiun e kohës moderne. Shkolla e aktrimit IFTP ( INTERNATIONAL FILM TEATER PRODUCTION) në Zvicër e themeluar dhe e drejtuar nga z.Adem Kicaj, kremtoi 20 vjetorin. Ishte një eveniment i veçant i mbushur përplot me art. Salla ishte e mbushur me artistë, student, kameraman, artëdashës dhe veprimtarë të devotshëm! Nga jasht sallës dëgjohej zëri i aktorit, regjisorit, profesorit, Adem Kicaj, ku bënte ushtrimet e fundit në sallë. Ishte i rrethuar me studentë të tij. Skena ishte modeste ashtu siç është edhe Adem Kicaj. Një çizme me një shkrim dhe në anën e djathë, foto e aktorit me përmasa botërore, Aleksandër Moisiu. Ajo çizme ishte veshur nga aktori i merituar, Enver Petrovci, që kishte luajtur rolin e Idiotit të Dostojevskit para 20 viteve në Lugano të Zvicrës dhe aty ishte një shënim që e kishte shkruar Adem Kicaj, me datë, se kur ka luajtur Enver Petrovci të cilin e çmon shumë. Vetëm syri i kamerës do të jepte gjithë ate që u pa më së miri ate natë. Por, ate që se ka pa syri i kamerës e kemi pa ne, e kemi ndje, sepse jemi njerëz. Sa shpirt të madh që ka Adem Kicaj. Sa i sjellshëm me studentët e bashkëpunëtorët e tij. Musa Sylejmani i rrinte afër, ose siç e njohim, është si krahu i djathtë i Ademit. E në njëren anë e shihnim, artistin e madh të kamerës, vëllaun e Adem Kicaj, Xhekin. Vinin musafirë dhe zinin nga një vend. Si është personaliteti i z.Kicaj, ashtu edhe organizimi i gjasonte që në fillim. Do të ja kishte lakmi gjithkush, punës së madhe që ka bërë gjatë këtyre viteve z.Kicaj.

Me një ambient të ngrohtë, ku secilit i jepej mundësia të shprehet, filloi kremta e 20 vjetorit të themelimit të IFTP. Me profesionalizëm programin e filloi stilistja Ina Gjoka, njëherit edhe aktore në shkollën e aktrimit IFTP. Menjëherë u pa z.Adem Kicaj, i cili filloi me përshëndetje për secilin që është prezent, më pastaj kujtoi artistin Aleksandër Moisiu. Edhe pse z.Kicaj, para tre ditëve, ishte në Kosovë, meqë nëna e tij ka ndërruar jetë, ai e mbajti veten dhe për hir të shpirtit të saj, ai u mundua që të mos shihet para publikut i gjithë malli që kishte për nënën e tij dhe u pa se shpirti i nënës së tij i dha forcë edhe më shumë, që të del si është më së miri në këtë eveniment të rëndësishëm të karrierës së z.Kicaj. Vetëm aktorët e mëdhenj, të nivelit Kicaj, dijnë që të gjinden edhe në këto momente, sepse ishte dhimbja dhe në anën tjetër profesionalizmi. Kjo është puna e aktorit profesionist, që dinë të ndaj përditshmërinë nga profesioni. Falënderoi edhe shumë miq të tij artistë, si aktorin e meritave, z.Enver Petrovcin, aktoren e jashtëzakonshme, Liri Lushi me rolin e saj të mirënjohur Shote Galica me të cilën kanë bashkëpunuar gjatë, pastaj veprimtarin Syl Mujaj që jeton dhe vepron në Zvicër, të ndjerin balerinin, Rrustem Selca, aktorin e ndjerë e shumë të madh, z Skender Tafa, që karriera e tij i mbeti në fund në projektin e fundit te Adem Kicaj me filmin Brezi me skenar të Naim Kelmendit, të ndjerin, pionierin e gazetarisë shqiptare, publicistin, Dr.Llukman Halili e shumë e shumë të tjerë, që ka bashkëpunuar dhe i është mirënjohës për jetë. Njëherit, përshëndeti kudo që janë studentët që i ka pasur edhe më herët e me të cilët ka bashkëpunuar me projekte të shumta dhe ato do të mbesin në histori, që kishte një gjeneratë shembullore. Adem Kicaj, kërkoi nga të pranishmit, që për aktorët e ndjerë, njëherit mikqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, z.Nuhi Hoxhën dhe Shpend Gashin ti nderojnë me një minutë heshtje të cilët ditë më parë kishte ndërruar jetë. Sa madhështore që ishte ajo mbrëmje artistike. Bashkëbisedim me të gjithë të pranishmit. Të dukej, se po zhvillohej një dramë. Ku luanin studentët, aktorët, që të gjithë të pranishmit. Nuk rrinte në skenë Adem Kicaj, por rrinte aty afër musafirëve që kishin ardhur për ta nderuar. Ai donte të jetë më afër me ta. Sepse nuk donte të aktronte, por të ndaj gëzim me ata që e kanë mbështetur gjithmonë.

Aktori i mirënjohur nga Kosova, Arben Danqeli me rolin e tij Shkokla, me një program të pasur, bëri të gjithë që të qeshin. Luajti aq bukur, sa që të gjithë u ndanë të kënaqur dhe njëherit si dhe ju ndaj diploma e aktorit nga z.Kicaj.

Adem Kicaj gjithnjë rrinte në këmbë, duke bashkëbiseduar me aktorë, studentët e tij e kameramanët, edhe me musafirët, ku sinqerisht, ishte një mbrëmje e paharruar. Drejtori i Akademisë së IFTP-së, z.Adem Kicaj, në këtë përvjetori dorëzoi edhe diplomat për artistët e rinjë, të cilët luajtën në disa projektet artistike siç janë: seriali KTHETRA, filmi OFSHAMA dhe filmi VLLAZËRI DHE INTERES. Puna teorike dhe praktike ishte vlerësim maksimal nga stafi i IFTP-së për këta student ku me nota të shkëlqyeshme u diplomuan: Arben Danqeli, Remzi Durmishi dhe Musa Sylejmani, ndërsa me certifikata u nderuan Angjelina Shala dhe Zeqir Ukaj. Të pranishmit, patën mundësi, të shohin premierën e filmit “Ofshama” të cilën publiku dhe kritikët e pritën jashtëzakonisht mirë.

Adem Kicaj, në emër të IFTP-së ndau edhe disa mirënjohje, si familjes Buzhala, studentëve të Akademis IFTP për dashamirët e artit dhe njerëzit të cilit në këto 20 vite kanë bashkëpunuar dhe kanë kontribuar për të mbajtur gjallë dhe për të zhvilluar artin e kulturën shqiptare në diasporë. Me mirënjohje u nderuan shumë veprimtarë të diasporës, e në mesin e tyre edhe Dr.sc.Llukman Halili i cili ishte edhe profesorë ndër të parët në IFTP. Mirënjohjen e pranoi, bashkëshortja e të ndjerit.

Pesë orë festë, shkuan sa pesë minuta thanë disa të pranishëm. Adem Kicaj e dëshmoi edhe kësaj here, se është i madh. Madhështia e tij, do të jetoj, brez pas brezi. Të pranishmit e shumtë që ishin, mësuan edhe përprojektet që është duke i realizuar z.Kicaj me stafin e tij. Ndërsa, gazetari, publicisti, njëherit president i Institutit Helvetikë të Evorpës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës, Dr.sc.Dashnim Hebibi, kishte qëndisur një biografi dhe një vlerësim profesional për punën e z.Adem Kicaj edhe ate që nga fillimi e deri në ditët e sotme. Edhe pse fjalimi kaloi mbi 10 minuta, të pranishmit e përcillnin me shumë vëmendje, sepse ishte një biografi dhe ecja e Adem Kicaj në karrierën e tij të artë. Që të gjithë e mirëpritën me shumë interesim, sepse në çdo shkronjë të biografisë shihej një jetë. Z. Hebibi ndër të tjera tha: “Edhe 20 minuta, edhe 1 orë, edhe gjatë gjithë ditës, apo edhe në një libër portret për Moisiun e mërgatës të flitet është përsëri pak. Sa modest, bëmirës, atdhetarë. Sa e sa i sjellshëm. Me etikë artisti. Një jetë e shkriu për art. Nuk e shikoi të ketë konton plot me franga e euro. Nuk e shikoi të ketë veturë të shtrenjtë, por me tren e bus duke vrapuar nëpër manifestime në të mirë të diasporës, duke përgadit brezin e ri, ata që duan të bëhen aktorë, regjisorë, kameramanë e moderatorë. Shokë me studentin, mik me veprimtarë. Këto fjalë që po i dëgjoni dhe do ti dëgjoni, janë fjalë që i vërtetoj me fakte, prandaj të mos ketë askush një dyshim apo bezdi.

E di se, nuk do të doj Adem Kicaj që të flitet në këtë mënyrë, lavdërata, por ato janë të merituara. Pse të mos i themi atij që ka kontrbuar, se ke kontribu. Të ndërrojmë mendje, jo vetëm kur të ndërroje jetë ndoj veprimtarë, të flitet nëpër FB apo në të pame si dhe në Akademi Përkujtimore. Meritat duhet thënë në sy, ashtu edhe jo meritat, sepse tekefundit, asgjë personale nuk është, kur është në pyetje vlerësimi në një fushë të jetës. I nderuar z.Adem Kicaj, miku im, të uroj këtë datëlindje të 20 të IFTP-së. „Më kujtohet sikur sot, kur e pate filluar shkollën e aktrimit. Në një kohë jo edhe të lehtë. Më kujtohet, Dr.Llukman Halili, pionieri i gazetarisë shqiptare, tashmë i ndjeri, që shumë të ka çmuar dhe thuajse në çdo shfaqje që e ke pasur nëpër Zvicër të ka përcjellur edhe ate së bashku me mua. Ai ndër të tjera thoshte: „Fatkeqësi është tek ne, se shpesh ndodh, modesti nuk vlerësohet sa duhet. Ademi po i tregon edhe Zvicrës dhe të tjerëve, se Moisiu nëse ka luajtur nëpër teatrot e europës e botës, është edhe Adem Kicaj, ai që po luan në Zvicër, Kroaci, Kosovë e nëpër shumë shtete të tjera të europës. Por, tash në një kohë tjetër, në një kohë marketingu. Por, ate që e bënë Kicaj e bënë me shpirt e jo vetëm për të luajtur. Kur luan Adem Kicaj në teatër është vetja, është aktorë i përmasave të mëdha, edhe lëvizja e këmbëve ka një alfabet special aktrimi“. Aktorë, regjisorë, moderatorë, këngëtarë, valltarë, bëmirës, patriot, me etikë njerëzore është personaliteti në fjalë, Adem Kicaj, që na ka bashkuar sot këtu në Winterthur, në këtë qytet të bukur, ku e kemi edhe Nënë Terezën, këtu ku e kemi edhe sportisin gjigant Azem Maksuti, këtu ku e kemi Shoqërinë Kulturo Artistike „Dardania“, Ansambli „Troja“, aktorja e madhe Liri Lushi me personazhin e saj të veçant Shote Galica këtu e kemi referin e mirënjohur të futbollit që po referon gjithandej europës Bekim Zogaj, e shumë e shumë të tjerë, këtu e kemi një mërgatë të jashtëzakonshme, që ka konribuar e po konribuon pa u ndalur për të mirën e kombit. Winterthur e gjithë Zvicër, ju falënderojmë pafundësisht, për mundësitë që na keni dhënë që të ruajmë gjuhën, traditën, kulturën e historinë tonë kombëtare. Zvicra, pa asnjë dyshim, për ne shqiptarët e kam thënë disa herë me radhë edhe ate shumë vjet më herët, se është atdheu ynë i dytë, po, po, është atdheu ynë i dytë. Zoti e bekoftë Zvicrën dhe popullin e saj.

Adem Kicaj, ambasadorë i vërtet i kulturës

Kur mu besua, që ti them disa fjalë në këtë kremtë, mezi se prita të filloj, por frigë e pata dhe e kam se si ta përfundoj. Sa më shumë që ikë koha, aq më shumë dua të të them diçka edhe ma shumë nga ajo që kam pa te Adem Kicaj. Si puna e minatorit, nga të sillesh sheh ari, në çdo kohë të veprimtarisë sheh suksese. Duatrokitjet janë pasuria për Ademin. Në vend të pikës për këtë kremtë, që tregon fund për këtë kremtë, pra për ate që i thash disa fjalë, Adem vëlla, ti nga Dardania e unë nga Krahina e Mollës së Kuqe që dikur ishte Dardani, a bënë të përqafoj vëllazërisht edhe publikisht dhe të them shëndet, jetë të gjatë dhe presim edhe krijime të tjera. Mos u ndal o Adem Kicaj! Kërkoj falje pse ti thash këto fjalë para syve dhe para bashkëpunëtorëve, studentëve e miqve që janë prezent, duke e njohur modestinë tuaj. Por, e di se e di edhe Ti, suksesi duhet të pranohet dhe duhet thënë publikisht, por edhe nëse kemi sugjerime, sepse ai që punon e që ka vepra, ka të drejtë edhe të kritikoj, sugjeroj apo edhe të lavdëroj. E ti je për lavdërata! Sa modest që të kemi. Gëzuar! Ju faleminderit!”. Fjalimi i z.Hebibi u mirëprit me duatrokitje nga të pranishmit dhe menjeherë z.Kicaj me shumë emocione falënderoi z.Hebibi për punën e madhe dhe përkrahjen që i ka bërë me vite e vite dhe tha, se mu duk vetja se kam ndërruar jetë ai shtoi se: „Zakonisht, fjalët e mira thuhen kur të ndërroje jetë një person, por ti miku im, Dr.sc.Dashnim Hebibi, ma shtove jetën edhe pse jam modest, nuk kam presje dhe pikë për ta hjekë dhe nuk kam fjalë më të them. Të falënderoj shumë. Para se të përfundoj kjo datëlindje e 20 e IFTP, stilistja e njohur Ina Gjoka, që kishte jetuar një kohë në Itali dhe tani është në Zvicër, me një defilim të një modeleje, tregoi edhe punën e saj që është duke bërë ndër vite, ku nga të pranishmit u mirëpritën me duatroitje.

Protagonisti kryesor i mbrëmjes, aktori i madh, drejtori i IFTP, z.Adem Kicaj mbeti pa mirënjohje, si dhe vëllau i tij, Xheki, që e ka përcjellur me kamerë vëllaun e tij me vite e vite. Modestia është në pyetje. Na la përshtypje, përmendja dhe falënderimi i shumë veprimtarëve, që janë të gjallë apo që kanë ndërruar jetë si dhe theksoi, se në këto vite sa është në diasporë, por edhe sa ishte në Kosovë, të gjithë, një minutë nëse ka kontribuar në projektet e tij i është falënderues.

Adem Kicaj, meriton mirënjohje nga dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova për punën e madhe që ka bërë e po bënë për kulturën shqiptare në diasporë. Me mirënjohje u nderuan shumë personalitete: Dr.Sali Sefa, Dr.Bastri Lenjani, Esat Husaj, Arsim Berisha, Nexhmedin Isufi, Zeq Gashi, Petrit Bytyçi, Naim Kelmendi, Zeqir Ukaj, Dr. Avni Ramadani, Daut Luboja, Xhevat Kicaj, Zize Pepshi, Shukrije Ramadani, Milaim Buzuku, Afërdita Buzuku, Qamil Gërvalla, Abedin Transport, Illyrian Eagle –Arben Zyba, Xhevat Sadrijaj, Shefqet Dibrani, Ibrahim Avdyli, Arif Sulejmani, Afrim Nevzadi, Zek Geci, Argjent Lika, Lirie Lushi, Fabiola Kuburi, Mazllum Çerkezi, Burhan Emini, Suela Jorgaçi, Donika Çela, Rifat Alaj, Rexhep Rifati, Fikrim Morina, Valon Islamaj, Zymer Bakolli e disa të tjerë. Adem Kicaj, gjithmonë do të jesh i respektuar! Vazhdo e mos u ndal! Në fund, u shtrua edhe një koktej për të pranishmit, ku patën mundësi edhe të bëjnë foto kujtimi, por edhe të bashkëbisedojnë edhe për projektet e planet në të ardhmen të kësaj Akademie të filmit IFTP. Fjala e fundit e këtij manifestimi festiv ishte e Adem Kicaj, ku ndër të tjera tha: „ Po ngrej dolli për Ju. Ju jam mirënjohës deri në përkulje juve dhe të gjithë atyreve që kanë dashur të jenë prezent, por nuk kanë mundur të jenë. Do të jetoj gjersa të punoj me art, atëherë kur nuk merrem me art, atëherë, mos harroni, se ka ndërruar jetë Adem Kicaj. Prandaj, jam për Ju e do të jem. Pres gjeneratën e re, ta përgadisim me aktorë dhe të realizojmë projekte. Çka ti shtoj këtij repotazhi përveç se kësaj fjale: „Do të jetosh për jetë, o Adem Kicaj!“./ Teksti: Dahest Luma (St.Gallen), Foto: Daut Luboja, IFTP

Filed Under: Kulture

PARADA SHQIPTARE 2023

June 7, 2023 by s p

PARADA SHQIPTARE 2023.

Filed Under: Komunitet

Muajt

June 7, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Ngjashmëria e gjuhëve dhe fjalëve, tregon se bota ka qenë një (globale). Më pas u nda, dhe tani përpiqet të bëhet edhe një herë, siç ka qenë në vitin zero, nuk them se në ç’mënyrë.

Janari është “muaji i Janusit”, perëndia romake e fillimeve dhe mbarimeve. Janusi kryesonte dyert dhe portat – të përshtatshme për fillimin e vitit. Në të vërtetë, Janusi zakonisht përshkruhej me dy fytyra që shikonin para dhe prapa, siç është karakteristikë e një viti të ri.

Shkurti – shkurt, ose “muaji i pastrimit”, rrjedh nga februa, emri i një feste romake pastrimi që mbahet më 15 të këtij muaji.

Marsi është emëruar pas zotit të luftës dhe një planeti. Disa festa të luftës zhvilloheshin në mars, sepse ishte muaji më i hershëm i vitit kur moti ishte mjaft i butë për të nisur një luftë. Në një kohë, marsi ishte muaji i parë në kalendarin romak. Romakët ndryshuan rendin e muajve disa herë midis themelimit të Romës dhe rënies së Perandorisë Romake.

Prill është nga latinishtja Aprillis, derivat i bazës latine apero-, që do të thotë “i dyti”. Prilli u emërua si i tillë për shkak të ndryshimit të kalendarit të lashtë romak, ku prilli ishte muaji i dytë.

Maji buron nga perëndesha Maia, e bija e Atlasit dhe nëna e Hermesit. Ajo ishte një edukatore dhe një perëndeshë e tokës, gjë që sigurisht shpjegon lidhjen e saj me këtë muaj pranvere, kur shpërthejnë lulet dhe të mbelljat.

Qershori rrjedh nga ‘qershia’, ose nga Juno, gruaja e Jupiterit, dhe perëndeshë e lashtë romake e martesës dhe lindjes.

Korriku rrjedh nga ‘korr’ dhe ‘tokë’. traditë tepër e lashtë kur toka quhej ‘ki’.

Gushti është për ‘ngushëllim’. Në vitin 8 p.e.s., muaji Sextilis (“i gjashti”) u riemërua sipas Augustit, nipit të Julius Cezarit dhe perandorit të parë të Romës. Emri i perandorit erdhi nga latinishtja augustus, që do të thotë “i pashëm”.

Shtatori, duket sikur duhet të jetë muaji i shtatë i vitit. Emrat për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin sugjerojnë do të ishin muajt e tetë, nëntë dhe dhjetë. Dhe dikur ishin, kur kalendari hënor romak filloi vitin në mars në kohën e luftës. Por gjithçka ndryshoi në vitin 46 p.e.s., kur janari u bë muaji i parë i kalendarit të ri Julian, duke i shtyrë shtatorin, tetorin, nëntorin, dhjetorin në vendet që kanë sot, i nënti deri në të dymbëdhjetin e vitit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

ANA E MALIT SIPAS NJË TRIESHANI – AUTOR GJEKË GJONAJ

June 7, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

Ku bie Ana e Malit? Ana e Malit është një krahinë gjeografike dhe etnografike e ndarë, për fat të keq, ashtu si shumë territore të tjera shqiptare në dy pjesë, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.  Ana e Malit në Shqipëri i përket Bashkisë Shkodër, ndërsa Ana e Malit në Mal të Zi i përket Komunës së Ulqinit. Kjo ndarje fatzezë e trevave shqiptare u imponua nga Fuqitë e mëdha të asaj kohe, në vitin 1913.  Popullsia e kësaj krahine përbëhet pothuaj me 100% shqiptarë. Shumica e banorëve i përkasin fesë myslimane, me një përqindje të vogël katolike.  Shqiptarët e dy anëve të krahinës së Anës Malit pësuan një goditje të rëndë në marrëdhëniet ndër familjare e shoqërore, pore dhe ekonomike, kur në vitin 1948 u mbyll kufiri midis Shqipërisë komuniste dhe ish-Jugosllavisë, gjithashtu komuniste, si pasojë e prishjes së dy miqëve të vjetër Enver Hoxhës dhe Titos – megjithse Tito me agjentët e tij ishte instrumental në themelimin e Partisë Komuniste shqiptare të Enver Hoxhës. Sidoqoftë, më në fund, ra Muri i Berlinit, u shemb komunizmi zyrtar ndërkombëtar sllavo-aziatik në Evropë dhe familjet shqiptare të Anës Malit rivendosën, më në fund, lidhjet familjare e shoqërore midis tyre nga të dy anët e kufirit.  Është kjo Ana e Malit që sot, fatkqesisht, dita ditës po zbrazet nga popullsia shqiptare shekullore e atyre trojeve, për arsye ekonomike, por pa përjashtuar gjithashtu as arsyet politike, duke emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet evropiano-perëndimore.  Është, pikërisht, kjo krahinë, “Ana e Malit Sipas një Trieshani” – një kronikë historike e jetës së përditshme të asaj treve — për të cilën shkruan në librin e 10-të të tij, autori i palodhëshëm nga Trieshi, Gjekë Gjonaj. 

Unë e lexova me shumë interesim dhe dashuri këtë libër pasi (unë kam lindur e rritur në Amull, në ato troje ku edhe kam mbaruar shkollën fillore Bedri Elezaga për të cilën shkruan autori duke e cilësuar atë si “Tempull të diturisë që ruajti gjuhën shqipe, kulturën dhe graditën tonë të lavdishme), më solli shumë kujtime dhe emocione ndërsa lexoja për jetën, traditën dhe për personalitetet, disa prej të cilëve i kam njohur, megjithse ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli që jetoj në Amerikë.  Është e pamundur të përshkruaj përmallimin, ndjenjat dhe kujtesat nga fëmijëria duke lexuar këtë libër.  Ngjarjet, personalitetet, gëzimet dhe hidhërimet, si dhe rrethanat që shoqëronin ato, më shumë se një gjysëm shekulli më parë, bëhen reale.

“Gjithçka shkrova në këtë libër, në të cilin solla një pjesë të identitetit nacional të popullatës vendore të Anës së Malit — me qëllim që t‘i përcjell ato në trevat mbarëshqiptare — janë fjalë zemre të motivuara nga vullneti i mirë. Nuk mund të ishte ndryshe kur bashkëbiseduesit/et e mi/a, përveçse më hapën dyert e shtëpive, më shtruan sofrën bujare dhe më hapën zemrat dhe shpirtin e tyre të pastër”, shprehet autori për librin e tij. 

Sipas vet autorit, kjo vepër publicistike mbi trevën e Anës Malit, “nuk është një monografi as dokument faktik, por vetëm pjesë e një letërnjoftimi të vogël, me fjalë shumë, të kësaj treve.  Ajo është një mozaik prozaik me copëza veçantie nga jeta e zakonshme e pabujë e anamalasve, realiteti i tyre jetësor, një pjesë e së shkuarës dhe të sotmes së tyre në këtë lokalitet, ashtu siç i njoha unë. Në këtë mozaik kryesisht pasqyrohen lashtësia, tradita, trashëgimia e pasur kulturore materiale dhe ajo shpirtërore (jomateriale) e kësaj treve, që janë pjesë e vlerave të trashëgimisë kombëtare”, shkruan autori Gjonaj.

Përveç të dhënave të vyera që ofron libri mbi trashëgiminë historike dhe kulturore të Anës Malit, në brendësinë e kësaj vepre, autori jep edhe informacione biografike për një numër personalitetesh të dalluara të kësaj treve – personalitete të dalluara në fusha dhe veprimtari të ndryshme të jetës, si klerikë, personalitete të njohura të arsimit e kulturës dhe në përgjithësi figura të shquara të asaj anë, me kontribute të pamohueshme, jo vetëm,  për krahinën e Anës së Malit, por edhe më gjërë.

“Autori si një gazetar me përvojë, duke u bazuar edhe në literaturën e shkruar për Anën e Malit, ka arritur të trajtojë mjaft mirë në disa dimensione këtë trevë.  Autori me hollësi dhe me një gjuhë të qartë e të kuptueshme për lexuesin, ka trajtuar natyrën, trashëgiminë kulturore e materiale, zhvillimet sociale e demografike, arsimin, folklorin, personalitete dhe jetën e përditshme të banorëve të Anës së Malit”, vlerëson librin, Dr. Nexhat Avdiu, njëri prej recensuesve të veprës së Gjekë Gjonajt. Ndërsa recensuesja tjetër e librit Dr. Sabina Osmanoviq shprehet se, “Gjeka i ka ndenjur besnik stilit të profesionit të gazetarisë dhe si i tillë është i kapshëm për çdo lexues. Libri në fjalë është i larmishëm në përmbajtje, herë 

ngjanë me udhëpershkrim, herë si një rrëfim historik. Teksa lexoni librin, në çdo fjali mund të ndjeni tonin dashamirës për njerëzit e kësaj zonë dhe një lloj afrimiteti krejtësisht të natyrshëm. Të gjithë bashkëbiseduesit e tij, Gjeka i vlerëson si bashkautorë nga që pa rrëfimet e tyre unike nuk do të ishte e mundur të shkruhej ky libër”, ka thenë në recensionin e saj, Dr. Sabina Osmanoviq.

Nga promovimi i librit Librit, “Ana e Malit sipas një trieshiani” i autorit Gjekë Gjonaj ditën e shtunë (27 maj 2023) në Muzeun Etnografik në Draginë, në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, i cili është organizuar nga Shoqata “Ora”.  Në fjalën përshëndetëse, kryetarja e kësaj shoqate, Arjeta Kurti, ka falënderuar autorin për kontributin e tij për Anën e Malit, për vlerat dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kësaj treve. Ajo ka thekësuar se, “Ky libër do të jetë një vlerë e shtuar e Anës së Malit, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për projekte të tjera lidhur me Anën e Malit”, ka shtuar ndër të tjera Arjeta Kurti, me rastin e promovimit të këtij libri dy javë më parë.

Ashtu siç sugjeron edhe autori Gjekë Gjonaj, ky libër është një vepër-dokumentar i shkruar, për t’ua lenë jo vetëm brezit të ri sot dhe brezave të ardhshëm të asaj krahine – ndoshta shpesh të harruar — por dhe brezave të ardhëshëm të mbarë Kombit shqiptar – të cilët ndoshta dine pak ose aspak mbi këtë krahinë shqiptare iliro-arbërore — ashtuqë të mësojnë dhe të mos harrojnë përpjekjet, ndër shekuj, për mbijetesë dhe sakrificat e popullatës së kësaj krahine të lashtë shqiptare për ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare, gjatë historisë.

Ky është një shërbim i madh që Gjekë Gjonaj i bën historiografisë së Anës Malit por edhe asj shqiptare në përgjithësi, duke e pasuruar literaturën shqiptare me një vepër të tillë. Shihet qartë se në librin e tij, “Ana e Malit Sipas një Trieshani”, autori Gjekë Gjonaj shpreh dashurinë e tij të thellë për Anën e Malit dhe për popullatën e asaj krahine historike, por të vuajtur. Libri lexohet me andje dhe është shkruar me një gjuhë të kuptueshme dhe të qartë për lexuesin kudo – që ndoshta nuk ka shumë njohuri për këtë trevë, të quajtur Ana e Malit.

Frank Shkreli

              Harta e Anës Malit nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Frank shkreli

Murat Hoxha, Inxhinieri, sportdashësi dhe politikani i shquar nga Gjilani

June 6, 2023 by s p

Ing.Bledi Stefa/

Dy fjalë nga autori…

Emri dhe personaliteti i mikut tim Murat Hoxha më ngjall gjithmonë ndjenja pozitive, dashamirëse për të cilat jam tepër krenar. Qetësia, zgjuarsia dhe profesionalizmi janë tre gjëra që te Murati i vlerësoj shumë dhe përpiqem të mësoj prej tij. Ai gjithashtu është një koleg, një mik, një menaxher i mire cilesi të cilat kanë lënë jo pak gjurmë të thella kundrejt zhvillimeve profesionale si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, por edhe më tej. Me kënaqësi dhe i bindur mund të shprehem se Murat Hoxha është një personalitet i Inxhinierise Shqipëtare. Teksa hulumtoja në kurikulumin e tij, vija re vite të tëra pune kushtuar profesionit të cilat ende vazhdojnë….

Murat Hoxha u lind në datën 13.01.1956. Aktualisht është me banim, së bashku me familjen e tij në Qytetin e Gjilanit në Republikën e Kosovës. Z. Hoxha ushtron aktivitetin e tij profesional kryesisht në Gjilan. Pozicioni që ka si Kryetar i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës e ka bërë aktivitetin e tij profesional të shtrihet edhe në shumë qytete të tjera të Republikës së Kosovës por edhe jashtë saj.

Prej vitit 1970 deri nëvitin 1974, mbaron Shkollën Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë ku diplomohet si Gjeometër. Në vitin 1975 fillon studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Beograd nga ku në vitin 1979 diplomohet duke marr titullin “Inxhinier Gjeodet”. Mbas përfundimit të studimeve të larta, menjëherë fillon punë si Përgjegjës i Njësisë Gjeodezike në Prishtinë, në Fabrikën e Ndërtimit dhe Industrisë “Ramiz Sadiku”.Gjatë periudhës 1979-1982, puna që bënte Z. Hoxha në këtë fabrikë, e njohu me zbatimin e shumë projekteve të rëndësishme të ndërtimit.

Në maj të vitit 1982 ushtron profesionin e tij si inxhinier në Kompaninë Publike të Telekomunikacionit (PTT) duke u angazhuar me punë të mirëfillta profesionale. Në dhjetor 1982 deri nga viti 1988 punon në Bashkësinë Vetqeverisëse të Interesit (BVI) për strehimin dhe infrastrukturën e Bashkisë në Gjilan. Vitet 1988-1989 do ta gjejnë Murat Hoxhën në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Gjeodezisë dhe Kadastrës.

Vitet 1990-2000 (për gati një dekadë), Z. Hoxha do të fokusoheshe në sektorin privat duke bashkëpunuar me kompani të ndryshme ndërtimi, rrugësh, ujësjellsash etj. Për gati një vit (2001-2002) do të drejtoj Zyrën e Kadastrës në Bashkinë e Gjilanit. Karriera e tij profesionale do të njoh gjithashtu edhe fushën akademike si dhe mësuesinë. Gjatë viteve 2001-2006 do të ushtrohet duke punuar si mësimdhënës në Shkollën Teknike “Memet Isai” në Gjilan, në lëmitë e gjeodezisë, kalkulimeve, menaxhimit dhe kadastrës.

Në vitin 2002-2003 mban detyrën e Drejtorit Egzekutiv dhe drejton Agjensinë Kadastrale të Kosovës duke implementuar reforma mjaft të rëndësishme si ajo e rindërtimit të kadastrit, zhvillimin e infrastrukturës legale, administrimi i tokave por edhe në organizimin e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme. Më tej, në vitin 2003-2004 do të ushtroj funksionin e menaxherit të disa projekteve të rëndësishme profesionale, pranë Agjensisë Kadastrale të Kosovës. Edhe vitet në vazhdim, 2004-2007 do ta gjejnë Z. Hoxha duke kontribuar përsëri në profesion por këtë herë duke u rikthyer në një periudhë më të gjatë pune, në detyrën e Drejtorit të Zyrës Kadastrale në Bashkinë e Gjilanit. Në vitet 2007-2008 punon në EU-Pillar IV (Kosovo Trust Agency), në Zyrën Rajonale në Gjilan (zyrtar për zhvillimin e ndërmarrjeve kadastrale). Prej vitit 2008 menaxhon Kompaninë Private “ProGis” duke u marrë kryesisht me punë kadastrale, shpronësime, monitorime, plane urbane etj. Gjatë periudhës 2009-2011 do të jetë në rolin e menaxherit lokal duke punuar për kompaninë private dhe duke u marrë me punë si skanimi dhe dixhitalizimi i dokumentave kadastrale në disa zyra rajonale kadastrale.

Aktivitete të tjera profesionale

Pjesmarrës në krijimin e Komiteteve Ndërministrale për menaxhimin dhe administrimin e tokës (viti 2002). Anëtar i grupi të punës në komisionin për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, planifikim dhe mjedis e cila lidhet me temën e ndërtimeve të paligjshme në Kosovë (projekt ky i hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, viti 2007). Anëtar i grupit të punës, në nivele të bashkive, për administrimin e tokës, mbështetur nga USAID. Delegate në Komisionin e 9 të FIG-ut, për Vlerësimin dhe Menaxhimin e Tokës. Anëtar i grupit profesional për rindërtimin e bazës legjislative, pranë Agjensisë Kadastrale të Kosovës.

Z. Murat Hoxha gjithashtu është President i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës e cila, me zgjedhjen e tij si drejtues i kësaj strukture tepër të rëndësishme profesionale, ka njohur mjaft progres në shumë drejtime.

Z. Murat Hoxha përveçse gjuhës shqipe, zotëron shumë mirë gjuhën angleze, serbe dhe kroate. Gjithashtu ai zotëron një sërë programesh kompjuterike si Microsoft office, auto cad, geomedia professional etj.

Referenca, diploma dhe çertifikata

Gjatë ushtrimit të aktivitetit profesional por edhe social, në emër të Z. Hoxha janë adresuar shumë mirënjohje dhe çertifikata për kontributet e tij si dhe për rritjen e bagazhit profesional e intelektual. Këto vlerësime janë marrë në shtete të ndryshme si Kosova, Shqipëria, Italia etj.

Gjithashtu vihet re pjesmarrja e Z. Murat Hoxha në shumë aktivitete profesionale si seminare vizita pune, konferenca nacionale dhe internacionale në vende si; Prishtinë, Suedi, Norvegji, Zvicër, Amerikë, Hungari, Egjipt, Gjermani, Malajzi etj.

Z. Hoxha ka qene gjithashtu Deputet i Periudhes se Peste Legjislative ne Parlamentin e Kosoves si perfaqesues i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ne te njejten kohe ai ka qene pjese e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor.

May be an image of 1 person

See Insights and Ads

Boost post

All reactions:

66

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT