• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2023

TË VEÇANTAT E FESTIVALIT SHQIPTAR WORCESTER MA 2023

June 6, 2023 by s p

Thanas L. Gjika/

Në datat 2-4 qershor 2023 në qytetin Worcester MA, në ambjentet e Kishës Shqiptare Ortodokse “Fjetja e Shën Mërisë” u organizua Festivali Shqiptar i radhës, festival i cili ka 40 vjet që organizohet me sukses.

Një nga karakteristikat dalluese të popullit tonë është pasioni për poezi, këngë dhe valle. Pushtimet e gjata romake, sllave, turke nuk e lanë popullin shqiptar ta shkruante gjuhën e vet, pra as historinë kombëtare. Kësaj mangësie shqiptarët iu përgjigjën gjatë shekujve duke gdhendur ngjarjet më të rëndësishme të historisë në vargje poetike dhe në valle. Kjo traditë e lashtë u shfaq po ashtu, madje edhe më fuqishëm pas kapitullimit të diktaturës komuniste. Sot mund të them se një në 100 shqiptarë, gjatë këtyre 32 vjetëve të fundit, ka shkruar e botuar poezi të shumta, kurse një në 2-3 shqiptarë ka kërcyer me virtuozitet valle nëpër dasma, ahengje e festivale. Shqiptaret e shqiptarët e shpërndarë nëpër botë, në Europën Perëndimore, Amerikë e Australi, kanë vite që organizojnë takime poetike dhe festivale.

Në këtë traditë të bukur, komuniteti shqiptar i qytetit Worcester MA i Amerikës ka meritën sepse është ndër të parët që ka organizuar që nga viti 1983 çdo dy vjet, me nismën e Fr. Spiro Page dhe aktivistëve William Johns, Bob Steffon, Dhimitër Steffon, etj, festivale të këngëve e valleve shqiptare.

Për shkak te Covid-it festivali I kulturës shqiptare nuk u organizua dot në vitin 2021. Me këmbënguljen e At Mark Dokut u vendos që të mos shtyhej më ky aktivitet kulturoro-artistik, i cili është aktiviteti më i rëndësishëm i kishës dhe i mbarë komunitetit. U krijua grupi i ri për drejtimin e punëve dhe u kërkua ndihmë nga të gjithë anëtarët e kishës e të komunitetit. U ofruan për ndihmë dhe u aktivizuan gati 400 shqiptaro-amerikanë që nga mosha 10 vjeç e lart.

Për dy muaj kisha gumëzhiti si një zgjua i madh bletësh. E kam të pamundur të permend emrat e të gjitha grave e vajzave, djemve dhe burrave, që punuan për krijimin / gatimin dhe shitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare midis të cilëve u shquan dhe shumë nga veteranet e veteranët e këtyre punëve. Po ashtu e kam të pamundur të përmend me emra biznesmenët, që dhuruan shuma bujare me $ 5.000, $ 4.000, $ 2.500, $ 1.500 dhe $ 400, etj, të cilat u përdorën për marrjen me qira të tendës së madhe e të 10 tendave të vogla, blerjen e ushqimeve, pagesën e artistëve dhe të ftuarve nga larg, printimin e librit të festivalit në 600 kopje, të cilat iu dhuruan pjesëmarrësve tek hyrja, etj.

Grupi organizator në fillim kishte frikë se a do të arrinte ta siguronte shumën e nevojshme për të mbuluar shpenzimet fillestare, sepse çmimet e të gjitha gjërave ishin rritur së tepërmi. Mirëpo biznesmenët shqiptarë të komunitetit dhe mjaft biznesmenë amerikanë iu përgjigjën me bujari kërkesave për donacione dhe kështu u arrit që shuma fillestare e këtij festivali të ishte shumë më e lartë se ajo e festivaleve të mëparshëm, dhe t’i mbulonte shpenzimet fillestare. Kjo tregoi se biznesmenët e Worcester MA e vlerësojnë si duhet festivalin, e ndjejnë nevojën e organizimit të tij jo thjesht për argëtimin e tyre e të fëmijëve të vet, por për bashkimin e shqiptarëve, për zhvllimin e traditave tona kulturore artistike.

Pa mundur të përmend emra, shtoj se meritojnë nga një puthje në ballë prej Fr. Markut dhe Ilia Tërovës (drejtuesit të grupit organizator) jo vetëm aktivistët kryesorë, artistët, prezantuesit, koreografi Dhimitër Demiri, por dhe të gjithë ata që u aktivizuan nga 80-vjeçarët e deri tek valltaret e reja dhe nxënëset e shkollave, që turreshin si milingona për të mbledhur mbeturinat e ushqimeve, të pjatave, letrave, etj.

Përveç ndërgjegjësimit të lartë të donatorëve dhe veprimtarëve, dua të theksoj se ky festival pati dhe disa të veçanta të tjera. Disa muaj më parë zotërinjtë Greg Stefon dhe Frank Zdruli bashkëpunuan me kryesinë e Bashkisë së qytetit dhe arritën që të siguronin emërimin e një pjese të Rrugës SALIZBURY me emrin GJERGJ KASTRIOTI SKANDERBAG. Ky akt u celebrua në hapjen e festivalit. Po ashtu këtë festival e nderoi me pjesëmarrjen e vet një delegacion i ardhur prej Italisë i përbërë nga dy arbëreshë: Zoti Rosario Petta Kryetar i Komunës së qytezës arbëreshe Piana degli Albanezi të Siqelisë dhe Zonja CASTRIOTA, pasardhëse e familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Emocionet e emërimit të Rr. SALISBURY në seksionin që i kalon anash Kishës Shqiptare me emrin GJERGJ KASTRIOTI SKANDERBEG WAY u shtuan, kur dolën në skenë dy rapsodë të talentuar, mjeku Geg DELIA dhe vëllai i tij Ing. Ndoc DELIA, të cilët kënduan këngën popullore kushtuar Gjergj Kastriotit. Ata kënduan me çifteli e sharki, të veshur me rroba kombëtare gege, pra me vegla dhe veshje arbërore të kohës së Gjergj Kastiotit, gjë që i dha kolorit muzikor dhe etnogafik festivalit të sivjetëm si nuk mund t’i jepet asnjë festivali tjetër.

Uroj që festivalet shqiptare të Worcester MA të mbështeten në përvojën dhe arritjet e festivalit të vitit 2023 me qëllim që aspektet organizative, kulturore dhe financiare të kapin nivele gjithnjë e më të lartë! Kështu komuniteti shqiptaro-amerikan i këtij qyteti do të vijojë të jetë një shembull i aktiviteteve kulturore artistike në mbarë ShBA-të dhe në mbarë diasporën shqiptare në botë…

Ky festival i Worcester MA mund te them se ngjalli kohen e lavdishme te Arberit, aty u bashkuan tre faktore: emerimi i Rr. SALISBURY me emrin “GJERGJ KASTRIOTI SKANDERBEG WAY; prania e delegacionit arberesh qe erdhi nga Piana degli Albanezi me pasardhese te familjes se Kastrioteve; dhe kenga qe kenduan vellezerit DELIA per Gjergj Kastriotin Skenderbeun me Cifteli dhe Sharki, vegla muzikore iliro-arberore, te veshur me rroba arberore, i dhane ketij festivali ngjyra te kohes se shekullit te XV-te, kohes kur te paret tane u bene mur mbrojtes i kultures europiane ndaj hordhive osmane. Ky fakt na ben ne shqiptareve te sotem me te ndergjergjshem per te punuar gjithnje e me shume per bashkimin kombetar dhe lulezimin e vetive me te mira te karakterit tone si komb.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Thanas L Gjika

LIDHJA E PRIZRENIT NJË KTHESË VENDIMTARE PËR KOMBIN

June 5, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

Muaji Qershor shënon dy data të rëndësishme në historinë e Kombit shqiptar. Me 1 Qershor 1839 ka lindur Abdyl Frashëri, Kryetari i Lidhjes së Prizrenit, i cili njëkohësisht, konsiderohet edhe si shqiptari i parë që hodhi idenë e autonomisë së trojeve shqiptare nga perandoria turko-osmane dhe bashkimin e tyre në një vilajet të vetëm.  Ndërsa me 10 Qershor, 1878 është themeluar zyrtarisht, Lidhja e Prizrenit, akti më madhështor ky — që nga koha e Gjergj Kastriotit -Skenderbe – e që shënoi një kthesë vendimtare për të ardhmen e Kombit shqiptar në trojet e veta shekullore. Frank Shkreli/ 8 Qershori – Dita e Besës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit | Gazeta Telegraf

Themelimit të Lidhjes së Prizrenit i paraprinë pothuaj pesë shekuj vuajtje e errësirë, që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skenderbe – qëndresa e të cilit dhe ideja e mbrojtjes së identitetit kombëtar, të kulturës dhe gjuhës shqipe, u ruajtë me aq përkujdesje nga Arbëreshët e Italisë, pasardhësit e Krye-Heroit të shqiptarëve matanë Adriatikut. 

Vura re vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në trojet arbëreshe në Itali këtë fund jave. Uroj që Kryeministri Rama, gjatë kësaj vizite, të jetë i vetdijshëm për rolin historik që kanë luajtur Arbëreshët e Italisë, ndër shekuj, në ruajtjen e cilësive dhe vlerave kombëtare të lirisë, trashëgimisë, identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër shekuj. Pesë shekuj besnikërie arrbëreshe ndaj vlerave dhe identitetit kombëtar! Ashtuqë, sot të gjithë shqiptarët që vërtetë vlerësojnë dhe mbrojnë këto vlera, t’u jemi mirënjohës Arbëreshve tanë për ruajtjen e traditave dhe identitetit kombëtar, por edhe besnikërisë ndaj amaneteve të Gjergj Kastriotit -Skenderbe për një Shqipëri të lirë. 

Që, “T’u jemi mirënjohës Arbëreshve të Italisë që kryen atë vepër të mistershme shpërblimi njerëzor e kombëtar që i Nalti Perëndi u shënjoi atyne — kur në nji stinë duhije e tmeri – lanë brigjet e Atdheut dhe u mërguen në vis të huej, me ikona fetare e me hire shqiptare.” (Ernest Koliqi)

Ishin këto vlera dhe mbrojtja e tyre me çdo kusht, që me 8 Qershor, 1878 atje në Prizren, çuan në mbledhjen e përfaqsuesve krahinorë nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim feje e krahine, me qëllim për të themeluar Lidhjen e Prizrenit, nën drejtimin e mendjendriturit të madh Abdyl Frashërit, për t’i thënë botës se fisi i shqiptarit — i vjetër sa vet njerëzimi — ishte gjallë dhe donte të vendoste vet fatin e tij.

Ishin ata burra të Lidhjes së Prizrenit nga të gjitha krahinat shqiptare dhe pa dallim, me Abdyl Frashërin në krye, të cilët ndoshta me mendime dhe përvoja që i dallonin nga njëri tjetri — por ndryshe nga liderët e sotëm aktualë të shqiptarëve – kishin qëllime të përbashkëta për Kombin.

Ndryshe nga politikanët e sotëm shqiptarë – burrat e Lidhjes së Prizrenit, kur vinte puna tek interesat madhore të Kombit, ata i kishin të qarta dhe të përbashkëta objektivat jetësore në interes të shqiptarëve. 

Ndryshe nga politikanët aktualë të shqiptarëve, burrat e Lidhjes së Prizrenit, pothuaj një shekull e gjysëm më parë, për ‘ta, mbi çdo interes politik, personal, krahinor, fetar ose partiak, ishte mbi të gjitha, interesi kombëtar për të drejtat e të gjithë shqiptarëve pa dallim. 

Abdyl Frashëri ishte njëri prej atyre burrave të Lidhjes së Prizrenit, të cilët me mish e me shpirt mbrojtën interesat jetike të Kombit, në një periudhë shumë e shumë më të vështirë e më të errët për të ardhmen e Kombit shquptar, në krahasim me aktualitetin politik e kombëtar të shqiptarëve sot.

Lidhja e Prizrenit – një ringjallje e vërtetë shpirtërore dhe kombëtare për shqiuptarët — shpëtoi edhe një herë Kombin shqiptar nga copëtimi e shkatërrimi, duke e venë “çeshtjen shqiptare”, në rendin e ditës të diplomacisë evropiane, si një çeshtje politike kombëtare dhe ndërkombëtare, që duhej zgjidhur më në fund. Lidhja e Prizrenit ishte një vazhdim i luftërave dhe përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë si komb, për identitetin, për lirinë dhe pavarësinë e tij në trojet e veta, për gjuhën, nderin, traditat, besën dhe burrërinë, vlera këto kastriotiane, të ruajtura ndër shekuj. 

Kushtrimi i Lidhjes së Prizrenit për njohje të Kombit shqiptar, për ruajtjen dhe paprekshmërinë e territoreve shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një autonomi ose shtet të vetin, është dëgjuar anë e mbanë krahinave shqiptare të asaj kohe, por edhe më gjërë, si e vetmja rrugë për të realizuar bashkimin e trojeve shqiptare, në një kohë kur fqinjtë shovinistë slave e grekë, otomanët-turq dhe “ndërkombëtarët”, fuqitë e mëdha të asaj kohe, u mohonin shqiptarëve të drejtat e tyre bazë për liri, pavarësi dhe identitet kombëtar.

Lidhja e Prizrenit, ndihmoi por edhe ndriçoi, ndër të tjera, edhe përpjekjet për zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ashtu siç bënte Jeronim De Rada në komunitetet arbëreshe në shekullin e XVIII, duke grumbulluar dhe duke theksuar vlerat, identitetin, gjuhën, traditat dhe amanetet kastriotiane të Kombit – si zedhënsi i parë i ringjalljes kombëtare të shqiptarëve në gjysmën e parë të shekullit të XVIII-të – si, “Apostulli i parë i Rilindjes sonë Kombëtare”, siç do ta cilësonte De Radën, Ernest Koliqi.

Megjithë optimizmin tim në jetë, më duhet të deklaroj, për fat të keq, se pas një vizite prej dy javësh, kohët e fundit në Shqipëri dhe shumë bisedave me njerëz të të gjithë nivele të jetës dhe politikës në atë vend, idetë dhe vlerat kastriotiane, por edhe ideja e përbashkimit e Lidhjes së Prizrenit janë shumë larg realizimit. Megjithë përparimet e shënuara deri më sot, idealet kombëtare të shqiptarëve, në rrugën e tyre drejtë realizimit përfundimtar, sipas porosive rilindasve Kombit, vazhdojnë të hasin në pengesa të brendshme dhe të jashtme. Më shumë pengesa të brendshme, nga vet shqiptarët, përballë mundimeve dhe vështirsive të mëdha! “Rreziku i Mbrendshëm”, siç është shprehur dikur At Gjergj Fishta, m’u duk kësaj rradhe, në vizitën time të fundit në Tiranë, më i rrezikshëm se kurrë më parë gjatë 30-viteve të tranzicionit, i prirë nga konfliktet politike dhe nga largimi i shqiptarëve nga Atdheu, ashtu si dikur u larguan Arbëreshët në Itali, pesë shekuj më parë.

Thuhet se çdokush, përfshir kombet, duhet të paguaj tagrin e vet, për një arsye ose për një tjetër, sidomos në periudha tranzicioni siç janë shqiptarët e kohës moderne, “post-komuniste”. Duket se shqiptarët për 30-vjet tani po e paguajnë këtë “tagër” me mundime të thella të mbrendshme dhe shpesh me keqkuptime të jashtme, ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe dhe të Lidhjes së Prizrenit. Në tre dekadshin e shekullit XXI, diçka e dikush po e turbullon fillimin e një jete të re për shqiptarët – asaj idesë për një Shqipëri të lirë e demokratike e të përbashkuar të vlerave kastriotiane dhe të Lidhjes së Prizrenit, krah për krah me shtetet e botës perëndimore, aty ku e ka vendin përjetësisht dhe ku e donin rilindasit e vërtetë të Kombit shqiptar. Shqiptarët nuk kanë kujt t’i ankohen për marrëzitë e veta. Uroj që i Madhi Zot mos të humbas durimin me bashkatdhetarët tanë anë e mbanë trojeve shqiptare.

Kujtojmë Lidhjen e Prizrenit, një kthesë e vërtetë në historinë e Shqiptarëve, atëherë dhe sot dhe shembullin e Abdyl Frashërit njërit prej burrave të Lidhjes së Prizrenit, i cili përball përpjekjeve të mëdha të armiqve të Kombit për të copëtuar tokat shqiptare,  mbrojti, mbi të gjitha, interesat jetësore të gjithë shqiptarëve pa dallim.

Frank Shkreli

                                          Lidhja e Prizrenit

                                        Besëlidhja e Lezhës 2-mars-1444

                                                             Abdyl Frashëri

undefined

                                                           Katër Vilajetet Shqiptare
  

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

ARTIT NUK I DUHET PASAPORTA

June 5, 2023 by s p

Skënder Karaçica/

Shkrimtari Visar Zhiti dhe krijimtaria e tij letrare,përditë po bëhet tipar i shpirtit të lexuesve në Kosovë, atje kur e kur shkrimtari dhe brezi i tij e kujtonin brenda truallit të mbyllur shqiptar pa e parë nga afër.

Letërsia dhe arti në përgjithësi nuk i duhet pasaporta, arti thenë gurët dhe hapë kufinjët në mes njerëzimit në botë, këtu është shpirti kryengritës dhe krijues i shkrimtarit Visar Zhiti.

Sot marrin frymë shlirë Tirana dhe Prishtina, kjo ëndërr e poetikës letrare, që, shkrimtarët bëjnë kombe dhe atdhe(termë i teorisë letrare të përbotshme)dhe afrojnë polet e planetit tonë.

Shkrimtarin Visar Zhiti e pret Prishtina dhe sheshi i poetit Ali Podrimja me hapat e tij të mëngjeseve të kujtimeve tona të brezit lexues me Lum Lumin e tij dhe fjala testament për shqiptarët dhe për popujt në botë: Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet!

Çikago,më 5 qershor 2023

Filed Under: LETERSI

Art në shërbim

June 5, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Arti është pasqyrë e realitetit, por më tërheqës. Daniel Defoe (1660 – 1731) ishte shkrimtar, tregtar, gazetar, pamfletist dhe spiun anglez, vdiq ndërsa fshihej nga borxhet. Ai është më i famshëm për romanin e tij Robinson Crusoe, i dyti vetëm pas Biblës në numrin e përkthimeve (të sponsorizua).

Në formë epistolari, rrëfyes dhe didaktik, libri paraqitet si një autobiografi e personazhit (emri i lindjes së të cilit është Robinson Kreutznaer – i humbur) që kalon 28 vjet në një ishull të largët të shkretëtirës tropikale pranë brigjeve të Venezuelës dhe Trinidadit, afërsisht ngjan me Tobago, duke u takuar me kanibalë, robër dhe kryengritës përpara se të shpëtohej. Historia mendohet se bazohet në jetën e Alexander Selkirk, një i humbur skocez i cili jetoi për katër vjet në një ishull të Paqësorit të quajtur “Mas a Tierra” (tani pjesë e Kilit), i cili u riemërua në ishullin Robinson Crusoe në 1966.

Robinson Crusoe i Defoes ishte një plotësues i përsosur i aspiratave të perandorisë në Britani në fillim të shekullit të 18-të. Biblioteka Britanike mban më shumë se 700 botime të romanit të Daniel Defoe. Shumë popullor kur u botua në 1719, Robinson Crusoe mbetet i freskët dhe tërheqës. I bllokuar në një ishull të pabanuar dhe vetëm me mbetjet e anijes së rrënuar, Robinson Crusoe rindërton diçka si një jetë angleze. Ai pastron tokën, e mbjell atë dhe zbut kafshët; lexon dhe rilexon ato pak libra që i mbijetuan shkatërrimit; stërvit një papagall të flasë; dhe mëson të shënojë kalimin e stinëve. Njeriun që shpëton nga kanibalët, e quan ‘Premte’ (dita e shpëtimit). Kruzoi e mëson Premtin për të folur anglisht dhe e bën shërbëtor të tij. Kur ai rrethoi fushat e tij dhe numëroi si të mirat edhe mëkatet e tij, Robinson Kruzo dukej se po ndërtonte Anglinë, ku procesi i kthimit të tokës së “mbeturinave” në tokë bujqësore fitimprurëse ishte ide e devotëshme. Skocia dhe Uellsi u thyen. Në Angli kjo u mirëprit nga shumë njerëz si realizimi i ‘lirisë angleze’.

Skllavëria ishte petë e lirisë angleze. Në politikën e hershme moderne, anglezët ishin ‘të lirë’ në krahasim me nënshtetasit ‘të skllavëruar’ të monarkëve absolut. Aty ku mbretërit Burbon të Francës mund të merrnin tokën ose të burgosnin nënshtetasit e tyre pa një proces të rregullt ligjor, anglezët mburreshin se një subjekt mbante tokën në mënyrë të sigurt dhe nuk mund të burgosej pa të drejtën për t’u paraqitur në gjykatë sipas një akti të habeas corpus.

Për shkak se historia e Kruzosë, që ndërtoi jetën dhe lirinë angleze në tropikët ishte kaq bindëse për lexuesit, fillimi dhe fundi i romanit janë të lehta për t’u anashkaluar. Por koha e izolimit të Robinson Crusoe është e rezervuar nga aventurat si një rob i skllavëruar, tregtar skllevërish dhe skllevër.

Në aktin e parë të romanit, Kruzoi ikën në det. Në vitin 1651, ai bashkohet me një anije në ‘Guinea Trade’ për në Afrikën Perëndimore. Në atë epokë, shumë tregtarë anglezë shkuan në Afrikën Perëndimore për ar; Monedha ari më e madhe standarde angleze quhej ‘guinea’ sepse anijet angleze hynë në Bregun e Artë, pjesë e Ganës së sotme, dhe tregtuan arin për mallra të gatshme. Piratët që lundronin nga porti maroken i Sale kapin dhe skllavërojnë Kruzonë. Këta ‘korsarë barbarë’ ishin një rrezik për të lundruar jashtë Afrikës së Veriut në shekujt XVI – XVII, kur dhjetëra – ndoshta qindra – mijëra njerëz u kapën dhe u mbajtën për shpërblim ose u rishitën si skllevër.

Në 1654, Crusoe arratiset nga Afrika e Veriut me ndihmën e një djali të quajtur Xury, Crusoe menjëherë ia shet Xuryn një kapiteni portugez, i cili premton ta lirojë djalin pas dhjetë vjet shërbimi. Pastaj Crusoe lundron përtej Atlantikut për në Salvador de Bahia në Brazil ku ai bëhet një mbjellës sheqeri dhe duhani. Në vitet 1650, kolonistët portugezë në Brazil mbështeteshin në punën e skllavëruar afrikane. Spanja dhe Portugalia, megjithatë, ishin bashkuar nën një monarki të vetme nga viti 1580-1640, dhe tregtia e skllevërve ishte ende e dominuar nga një kontratë monopoli, e ofruar nga spanjollët për të furnizuar Amerikën me skllavër. Tregtarët anglezë donin një pjesë të këtij monopoli, Në 1659, Crusoe dhe një grup skllevërish brazilianë komplotojnë. Crusoe ofroi të drejtonte një ekspeditë në Afrikën Perëndimore për të blerë skllavër për t’i kontrabanduar në Brazil. Është ky udhëtim që përfundon në mbytjen e famshme të anijes.

Akti i tretë e kthen Crusoe nga ishulli i tij i shkretë në plantacionet që ai braktisi. Në vitin 1688, ndërsa William of Orange zbarkoi në Kent në krye të një ushtrie, perandoria koloniale e Anglisë në Amerikë dukej shumë ndryshe nga ajo që ishte kur Robinson Crusoes iu mbyt anija jashtë Amerikës së Jugut. Në vitin 1655, Anglia kishte marrë Xhamajkën, e cila së shpejti do të bëhej kolonia e saj më e madhe dhe më e vlefshme e skllevërve, nga Spanja. Në mesin e shekullit të shtatëmbëdhjetë, në vende të tilla si Virxhinia dhe Barbados, afrikanë të skllavëruar kishin punuar së bashku me të dënuarit evropianë. Disa punëtorë afrikanë u futën në kontratë, në megjithëse dallimi midis ‘shërbëtorëve’, siç quheshin këta punëtorë nominalisht të lirë, dhe skllevërve ishte i paqartë. Por me afrimin e shekullit XVIII, puna e skllavëruar u bë praktikisht universale në plantacione të perandorisë në rritje të Britanisë në Amerikë. Mbjellësit anglezë së shpejti i konsideruan punëtorët afrikanë të skllavëruar – të cilët zbrisnin nga anijet e skllevërve, të çorientuar, e dëshpëruar dhe të terrorizuar – thelbësorë për rritjen e duhanit, kafesë dhe mbi të gjitha sheqerit. Tregtia angleze e skllevërve u përshpejtua. Robinson Crusoe u izolua për tre dekada të rëndësishme në historinë e skllavërisë koloniale evropiane, dhe historia e tij eci me ritmin e perandorisë angleze. Kur Krusoe u largua nga Brazili, skllavëria në plantacione po fitonte vrull; ndërsa ai lëngonte në Karaibe, plantacione u ngritën në ishuj pak më përtej; kur u kthye në Evropë në fund të romanit, ai zbuloi se plantacionet e tij e kishin bërë të pasur.

Në 1719, kur Robinson Crusoe u shfaq në shtyp, skllavëria ishte në rritje. Një rreth më i madh mbjellësish po gdhendnin pretendimet për tokë dhe liri nga mishi i njeriut. ‘Liria angleze’ ishte bërë ‘liria britanike’: Akti i Bashkimit në 1707 kishte bashkuar Anglinë, Uellsin dhe Skocinë në një entitet të ri politik, Britaninë e Madhe. Perandoria angleze u bë perandoria britanike. Universitetet e Skocisë – më progresive, rigoroze dhe më botërore se Oksfordi dhe Kembrixhi – furnizuan britanikët e rinj me njerëz të arsimuar mirë, ambiciozë të gatshëm për të bërë pasuritë e tyre jashtë vendit. Perandoria i afroi kombet e Britanisë dhe nxiti fuqinë perandorake britanike. Kolonët dhe tregtarët në Amerikën e Veriut dhe Karaibe mbanin lidhje të ngushta në Londër, Bristol, Liverpool dhe Glasgow. perandoria e saj u rrit, Britania e Madhe sfidoi Francën për epërsi në Evropë.

Ndërsa shteti britanik u konsolidua, kolonitë e Karaibeve filluan të mbështeteshin pothuajse tërësisht në punën e skllavëruar afrikane. Në ishujt si Barbados, të korrat e tjera ia lanë vendin kallamsheqerit. Shumë nga ‘ishujt e sheqerit’ të Britanisë importuan pothuajse gjithçka që u nevojitej kolonëve. Teknikisht, kolonitë kontinentale të Britanisë ishin të detyruara nga Aktet e Lundrimit, ligje që i ndalonin kolonitë britanike të bënin tregti me këdo, përveç Britanisë ose kolonive të tjera britanike.Por këto ligje u zbatuan në mënyrë indiferente dhe tregtia e lirë de facto ishte normë. Kolonitë kontinentale si Masaçusets shisnin ushqime dhe prodhonin mallra jo vetëm për kolonitë britanike, por edhe franceze dhe spanjolle. Kjo tregti i lidhi më tej kolonistët e lirë britanikë në kontinentin e Amerikës së Veriut me ekonominë e skllavëruar të Karaibeve. Ajo gjithashtu u dha skllevërve nga e gjithë Evropa një aksion të përbashkët në skllavërinë e plantacioneve Shumë nga kolonitë kontinentale britanike kishin një popullsi të konsiderueshme të njerëzve të skllavëruar, veçanërisht në pjesët jugore të Amerikës së Veriut, ku plantacionet mund të rritnin duhan dhe oriz. Tregtia e skllevërve lulëzoi midis 1721 dhe 1730, anijet britanike të skllevërve transportuan njerëz në kontinentin amerikan. Gjithsesi, anijet britanike transportuan më shumë se 2.5 milionë afrikanë nga viti 1701 deri në heqjen e tregtisë britanike të skllevërve në 1807, më shumë se një e treta e më shumë se 6 milionë njerëzve që vuajtën atë që evropianët e quajtën ‘Kalimi i Mesëm’ gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Astrit Lulushi

Binjakëzohet #Prishtina me Staten Island #newyorkcity

June 5, 2023 by s p

Përparim Rama/

Prishtina dhe Staten Island në New York, ShBA, tanimë janë qytete motra. Së bashku do të nxisim bashkëpunimin, do t’i afrojmë qytetarët, do të krijojmë shkëmbime kulturore, duke ecur drejt një të ardhmeje që nderon vlerat tona të përbashkëta.

Gjatë eventit të binjakëzimit, z. Staten Island Borough President Vito J. Fossella , kryetar i Staten Island, e nderoi popullin shqiptar duke emërtuar një ndër rrugët e kominës së tij me emrin e kolosit tonë kombëtar, Ismail Qemalit, politikanit dhe aktivistit që luajti rol vendimtar në luftën për pavarësi dhe themelimin e shtetit shqiptar.

Emërtimi i kësaj rruge do të kontribuojë në mishërimin e identitetit shqiptar me frymën e këtij qyteti të madh.

Në Staten Island, 13% e popullsisë janë shqiptaro-amerikanë, që si komunitet fuqimisht angazhohen për avancimin e pozitës së vet.

Ishte gjithashtu kënaqësi të takoja trashëgimtarin e Ismail Qemalit, z. @Qemal Vlora.

Një përmendje të veçantë meriton kongresistja Nicole Malliotakis , që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për gjithë organizimin e ngjarjes.

Falënderime gjithashtu për z. Michael McMahon, prokuror i Qarkut, Kamillah Hanks Council Member-D49, anëtare e Këshillit Komunal, z. David Carr, anëtar i Këshillit Komunal, znj. Floreta Luli-Faber, ambasadore e Shqipërisë, z. Naser Nika, dr. Bahri Ceka, z. Jim Xhema, z. Elmi Berisha dhe të gjithë komunitetin shqiptar në ShBA që me punën e vet na bën krenar.

Së shpejti do t’i mirëpres përfaqësuesit e Staten Island këtu në #Kryeqytet

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT