Përparim Rama/
Prishtina dhe Staten Island në New York, ShBA, tanimë janë qytete motra. Së bashku do të nxisim bashkëpunimin, do t’i afrojmë qytetarët, do të krijojmë shkëmbime kulturore, duke ecur drejt një të ardhmeje që nderon vlerat tona të përbashkëta.
Gjatë eventit të binjakëzimit, z. Staten Island Borough President Vito J. Fossella , kryetar i Staten Island, e nderoi popullin shqiptar duke emërtuar një ndër rrugët e kominës së tij me emrin e kolosit tonë kombëtar, Ismail Qemalit, politikanit dhe aktivistit që luajti rol vendimtar në luftën për pavarësi dhe themelimin e shtetit shqiptar.
Emërtimi i kësaj rruge do të kontribuojë në mishërimin e identitetit shqiptar me frymën e këtij qyteti të madh.
Në Staten Island, 13% e popullsisë janë shqiptaro-amerikanë, që si komunitet fuqimisht angazhohen për avancimin e pozitës së vet.
Ishte gjithashtu kënaqësi të takoja trashëgimtarin e Ismail Qemalit, z. @Qemal Vlora.
Një përmendje të veçantë meriton kongresistja Nicole Malliotakis , që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për gjithë organizimin e ngjarjes.
Falënderime gjithashtu për z. Michael McMahon, prokuror i Qarkut, Kamillah Hanks Council Member-D49, anëtare e Këshillit Komunal, z. David Carr, anëtar i Këshillit Komunal, znj. Floreta Luli-Faber, ambasadore e Shqipërisë, z. Naser Nika, dr. Bahri Ceka, z. Jim Xhema, z. Elmi Berisha dhe të gjithë komunitetin shqiptar në ShBA që me punën e vet na bën krenar.
Së shpejti do t’i mirëpres përfaqësuesit e Staten Island këtu në #Kryeqytet