• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2023

Kryeministri Kurti priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus

July 6, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus. Kryeministri Kurti e falënderoi atë për kontributin dhe rolin e domosdoshëm të NATO-s për çlirimin dhe sigurinë e Kosovës. Kosova me Forcën e saj të Sigurisë, të trajnuar e orientuar nga perëndimi duhet të bëhet anëtare e Partneritetit për Paqe të NATO-s sa më shpejt që është e mundur, theksoi Kryeministri.

Ai e informoi z.Goffus për kornizën kohore të ngjarjeve nga 5 nëntori i vitit të kaluar kur dhanë dorëheqje të organizuar katër kryetarët në komunat në veri të Kosovës, dhe tha se është i angazhuar për de-eskalim dhe normalizim.

Sundimi i ligjit, mungesa e protestave të dhunshme e aktiviteteve kriminale dhe zgjedhjet e hershme janë rruga përpara drejt de-eskalimit dhe për këtë qeveria është maksimalisht e angazhuar. Megjithatë, masat negative të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, që ka sanksionuar agresionin rus në Ukrainë dhe që është në harmoni me politikën e jashtme të BE-së, kanë krijuar asimetri në dialog, theksoi Kryeministri.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për mungesën e ofrimit të qartësisë nga KFOR-i për ngjarjen e 14 qershorit 2023, kur u rrëmbyen tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, përkundër evidencës së bollshme të ofruar nga institucionet e Kosovës. Po ashtu ngriti edhe shqetësimin për raportimet se në kishat ortodokse serbe është kontrabanduar armatim përmes ambulancave.

Kryeministri tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë me misionin e NATO-s, KFOR-in, dhe se ndarja e informacionit dhe koordinimi i mirë duhet t’i kontribuojnë si sundimit të ligjit në veri të Kosovës po ashtu edhe përmirësimit të situatës së sigurisë.

Në këtë takim të përbashkët ishin të pranishëm edhe Zëvendës shefi i stafit i operacioneve, Gjeneralmajor Mattew J. Van Wgenen, Shefja për operacione aktuale të NATO-s, znj. Ariella Viehe, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, Shefi i kabinetit në Komandën e KFOR-it, Giuseppe Sgueglia, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, këshilltari i Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe asistentja e lartë ekzekutive e Kryeministrit, Valë Gjonbalaj.

Filed Under: Rajon

THE CHRISTIAN SCIENCE MONITOR (1927) / DIALOGU I VEÇANTË I AUTORIT TË LIBRIT “TWO VAGABONDS IN ALBANIA” ME DJALOSHIN SHQIPTAR NIKO PAPAJANI

July 6, 2023 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Korrik 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të premten e 17 qershorit 1927, në faqen n°11, dialogun e veçantë të autorit të librit “Two Vagabonds in Albania — Dy vagabondë në Shqipëri” asokohe me djaloshin shqiptar Niko Papajani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Shqipëri — një dialog

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 17 qershor 1927, faqe n°11
Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 17 qershor 1927, faqe n°11

Po skicoja (vizatoja) poshtë mureve të kalasë, duke bërë një kompozim paraprak të qytetit poshtë meje me çatitë e kuqe dhe minaret e tij. Lugina matanë ishte në arabeskë me lumin dhe shpina e madhe e Tomorit shtrihej larg. Shkollari u afrua, ai ishte një djalë shtatëmbëdhjetë vjeç i shkolluar në Kolegjin Misionar Amerikan të Selanikut.

Djaloshi: “Mirëmbrëma, zotëri, a mund të prezantohem? — Niko Papajani; babai im është kryetar komune. Çfarë jeni duke bërë?”

Unë: “Unë jam duke bërë një vizatim, siç mund ta shohësh.”

Djaloshi: “E shoh. A është për hartën, supozoj?”

Unë: “Jo, nuk është për një hartë. Është një vizatim (imazh).”

Djaloshi: “E kuptoj. Ju do të përfaqësoni qytetin. Edhe unë kam bërë një vit vizatim inxhinierik në Kolegjin e Selanikut.”

Unë: “E shkëlqyeshme!”

Djaloshi: “Dhe ky vizatim — për çfarë është?”

Unë: “Është për ta vënë në një libër. Do të shkruajmë një libër për Shqipërinë dhe vizatimi (imazhi) do të vendoset për të treguar se si duket Berati.”

Djaloshi: “Faleminderit, zotëri. Shqipëria ka kohë që ka nevojë për mbrojtës fisnikë.”

Unë: “Libri nuk është një libër propagande; do të jetë thjesht një libër udhëtimi.”

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 17 qershor 1927, faqe n°11
Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 17 qershor 1927, faqe n°11

Djaloshi: “Oh, zotëri, bëjeni poetik.”

Unë: “Ne nuk shkruajmë poezi. Ne shkruajmë atë që është e vërteta ashtu siç mund ta shohim.”

Djaloshi: “Oh, zotëri, ju lutem, bëjeni atë poetik. Çfarë jemi ne pa shkëlqimin e poezisë? Të dëbuarit e përbuzur.”

Unë (nën zë): “Bunkum.”

Djaloshi (pas një pauze në të cilën hodha disa rreshta): “A mund të ju pyes, zotëri, nëse librat tuaj janë të vulosur nga Ministri i Arsimit?”

Unë: “Nuk mund të them se ministri i Arsimit, me sa di unë, ka shprehur një miratim të tillë publik për punët tona. Pse pyet?”

Djaloshi: “O zotëri, mendoj se një shqiptar do të lexonte çdo libër që nuk ishte i certifikuar nga Ministri i Arsimit.”

Unë (për fat të keq): “Ne nuk mund ta pretendojmë këtë nder.” (Shkëlqyeshëm): “Por kopjet janë paraqitur në Muzeun Britanik.”

Djaloshi: “Ah, kjo do të jetë alternativa juaj. Do të më pëlqente, pra, të lexoja librat tuaj.”

Unë: “Tani, kam menduar për një çështje të vogël. Më duket se ajo që i duhet Shqipërisë është një prodhim i mirë i leximit të përgjithshëm të lirë: trillime, gjëra të përditshme, të përkthyera dhe të botuara me çmim të ulët, tregime dhe të gjitha ato lloj gjërash, të nxjerra pothuajse si një gazetë për t’i dhënë masës së njerëzve një ide të shpejtë, të lehtë dhe të përgjithshme të zakoneve të Evropës. Tani, më bëri përshtypje se një qëllim i tillë do të ishte i mirë që një ose dy nga ju djem të rinj të arsimuar ta merrnin: shumë më i dobishëm, në realitet, sesa politika”.

Djaloshi: Zotëri, jam dakord me ju. Unë vetë kam bërë tashmë një përkthim të ‘Hamletit’. Megjithatë, ai ende nuk është botuar. Por në një gjë e keni gabim: ne kemi tashmë shumë përkthime të librave të shkëlqyer; ekziston, për shembull, një version i shkëlqyer i ‘Othello’-s, i bërë nga peshkopi i mirë, imzot Fan Noli.

Unë: “Zot na ruaj! Nuk e kisha fjalën për Shekspirin apo ndonjë gjë të tillë.”

Djaloshi (i vërenjtur): “Megjithatë, zotëri, mund të ju them se ne shqiptarët e konsiderojmë zotin Shekspir si një autor shumë të mirë.” — Jan dhe Cora J. Gordon, në “Two Vagabonds in Albania — Dy vagabondë në Shqipëri.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

KORONAVIRUSI A KA SHANSE TË PËRSËRITET?

July 6, 2023 by s p

ASLLAN BUSHATI/

Ndjesë miq për mungesën e mëposhtëme të modestisë. Por unë nuk jam lajmtar i kronikës së zezë, as i ndjellakeqes e as i teorive antihumane, konspirative, iluzive e corjentuese. Përkundrazi, jam një ish ushtarak i lartë i sferave të mbrojtjes nga armët e dëmtimit në masë (ADM). Si i tillë kur flas në publik kam gjithë përgjegjësinë për ate që them. Ndërgjegjen e kam të qetë vetëm kur e them hapur rrezikun që “nuhas”. Këtë mungesë modestie po e them se që më 10 mars 2020 kam deklaruar në masmedia se Covid-19 është thjeshë një armë biologjike, në një kohë që shumë njerëz më quajtën të cmendur. Por sot ka plot fakte që e mbështesin “cmendurinë “ time.
Gazeta britanike “Sunday Time”, gjatë muajt qershor 2023 i u rikthye disa herë koronavirusit duke dhënë fakte e detaje të pa njohura më parë. Kështu ajo konfirmon se hetuesit amerikan shqyrtuan qindra dokumente, raporte konfidenciale, memorandume të brendëshme, dokumenta shkencore të institutit të virologjisë së Uhanit, ku arritën në përfundimin se shkencëtarët kinez po drejtonin një projekt sekret të armës biologjike. Në fillim të marsit 2023 Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Christopher Wray, tha për Fox News se:” institucioni i tij beson se: “koronaviruesi e ka origjinën nga një laborator i kontrolluar nga Qeveria Kineze”. Dhe më poshtë shton se: ”FBI-ja tani e një kohë vlerëson se origjina e pandemisë besohet shumë se është rezultat i një incidenti në laboratorin e Uhanit”.
“Sunday Time” shkruan se :”hetuesit amerikan janë të bindur se një program ushtarak kishte si qëllim ti bënte disa viruse të gjetura në minierën e Mojiang më infektive (më vdekjeprurëse) me programe laboratorike shtesë, për të cuar më pas në krijimin e virusit Covid-19”.”Po bëhet gjithnjë e më e qartë se si Instituti i Virologjisë së Uhanit ishte i përfshirë në krijimin dhe përhapjen e pandemisë Covid- 19, tha njeri nga hetuesit federal.
Profesori i Universitetit Rutgers, Richard Ebright i cili punon në Institutin e Mikrobiologjisë Waksman, tha se: ”eksperimentet ishin ndër më të pamendurat dhe më të rrezikshmet e ndërmarra në histoirinë njerzore.” Po ashtu nga gazeta e mësipërme britanike bëhet e ditur, se ekspertët e huaj nuk lejohen më nga autoritetet kineze të eksplorojnë në asnjë hapsirë që lidhet me hulumtimin e të dhënave për Covid-19. Pyetja shtrohet pse?
Ka të dhëna që edhe SARS (nga familja e koronavirusit) është krijesë laboratorike midis disa viruseve të provincës kineze të Guangdong dhe Institutit Ushtarak të Virologjisë. Ndërsa në 2012 një virus i SARS u bashku në laborator me WIVI (virus nga shpella Shitou) prej të cilëve doli një koronavirus shumë më vdekjeprurës, i testuar në minjt me “mushkri njerzore”. Mbi këtë eksperiment u provu vaksina përkatëse e parapergatitur e cila nuk rezultoi efektive në më shumë se 75 %.
Sipas hetuesve amerikan një nga arsyet pse nuk kishte informacion publik për këto studime, ishte për shkak se eksperimentet në institutin e Uhanit financoheshin drejtpërdrejt nga ushtria kineze. Kjo e fundit ishte e interesuar të prodhonte një vaksinë për viruset e mësipërme që ato të mund të përdoreshin në të pastajmen si armë biologjike.
Në këto kushte pyetja më e thjeshtë mund të jetë: a ka shanse që pandemia e koronavirusit të përsëritet? Për këtë qetësisht le të shtrojmë disa opsione.
Kur pandemia u përhap, teorikisht u tha se rezulton se mund të ketë 2700 mutacione. Në fakt masmedia njoftoi se praktikisht u cfaqën 540-542 mutacione. Po ashtu teorikisht nga 543 deri tek 2700 mutacione është një hapsirë e madhe. Aktualisht kjo mundësi teorike duket si në një “gjumë latent”. Ky gjumë është nga vaksinat, është natyrshëm i përkohshëm apo po ecën drejt vetasgjesimit? Nuk dihet.
Përjashtuar një përdorim të mirfilltë ushtarak të armës biologjike, mutacionet 543- 2700 a mund ti bashkangjiten SARS-it, gripeve sezonale, apo të cfaqen si një koronavirus i ri? Të gjitha opsionet janë të mundëshme.
Cmendurisht mund të shtrohet edhe pyetja: A ka qarqe të caktuara sot në botë që mbipopullimin global e konsiderojnë kërcënimin më madhor të së ardhmes? Në se po, a ka zhvillime të interesuara për uljen e numurit të popullatës me armë biologjike (kamufluar si semundje natyrale) sic ndodhi me pandeminë që mori gati 8 milion jetë njerzish, që dëmtoi miliona të tjerë në kujtesë, zemër, mushkëri, enët e gjakut, sistemin imunitar etj.? Ndoshta po, por nuk kam argumenta tani për tani. Ndryshimet e aferta gjeopolitike, a ka shanse te provokojne nje stuhi te re botrore? Ndoshta, cmenduria nuk njeh kufi normaliteti.

Filed Under: Sociale Tagged With: asllan Bushati

Monumente guri a druri

July 6, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Të gjithë e njohin Stonehenge-in e famshëm, monumentin rrethor megalitik që ndodhet në Angli. Nuk dihet pse është ndërtuar, ndaj kanë dalë teori të ndryshme, me më shumë gjasa atë të përdorimit astronomik. Monumenti datohet rreth vitit 3000 para erës sonë, megjithëse ka indikacione për punime në shkallë të gjerë në zonën e monumentit, të cilat e çojnë historinë e tij me 6500 vjet më parë. Në mënyrë të veçantë, nën hapësirën moderne, janë zbuluar gropa kunje mezolitike ku janë vendosur trungje pemësh, trungje të të cilave datojnë rreth vitit 8000 p.e.s. dhe vërtetohet se kanë lidhje me monumentin e mëvonshëm. Pra, duket se kalimi nga druri në gur është bërë në një fazë të mëvonshme. Ajo që mund të dihet më pak është se shkencëtarët që analizuan ADN-në e mbetjeve njerëzore të gjetura në zonë arritën në përfundimin se paraardhësit e njerëzve që ndërtuan Stonehenge ishin fermerë që kishin ardhur nga Mesdheu lindor (Ballkani). Ata duket se kanë lëvizur drejt Gadishullit Iberik dhe më pas janë drejtuar në veri, duke arritur në Angli rreth viteve 4.000 para erës sonë. Ky zbulim pajtohet me udhëtimet e Herkulit në Evropën Perëndimore. Duhet konsideruar seriozisht se çdo monument megalitik, veçanërisht i formës rrethore, gjatë kohës parahistorike mund të jetë me origjinë prej tyre. Përhapja e fermerëve neolitikë bazuar në zonën e Ballkanit të sotëm, duket se ka qenë drejt gjithë botës dhe jo vetëm drejt Evropës Veriore.

Kjo mbështetet nga fakti se monumentet më të vjetra megalitike të këtij lloji janë pak a shumë të së njëjtës periudhë, që është mijëvjeçari i 5-të para erës sonë, si monumenti megalitik rrethor i Nabtës në Afrikë, 800 kilometra në jug të Kajros moderne.

Nga Brazili në Siri dhe nga Anglia në Australi, hasim rrathë guri, megjithëse jashtë Evropës, stili zakonisht është i ndryshëm. Monumente të ngjashme me Stonehenge shfaqen si i ashtuquajturi “Superhenge”, i cili datohet në 2.500 pes dhe është në të njëjtën zonë, por është pesë herë më i madh (prandaj quhet Superhenge). Në Poloni, së fundmi u gjet një Stonehenge akoma më i madh dhe më i vjetër, i ashtuquajturi Roundel, i datuar në 4800 pes dhe është tre herë më i madh se Stonehenge. Në Spanjë, ishte një thatësirë ​​që zbuloi Stonehenge spanjolle, i cili është 4.000-5.000 vjet i vjetër dhe i përbërë nga 150 blloqe guri, dhe deri atëherë ishte nën ujë. Por edhe më i madhi është Marden Henge, dhjetë herë më i madh se Stonehenge, i cili ndodhet gjithashtu në Angli dhe daton rreth 4.500 pes. Monumenti më i vjetër megalitik i këtij lloji, megjithatë, është gjetur në Egjipt dhe datohet rreth vitit 5000 pes. Modeli është i njëjtë, pasi shtyllat e mëdha prej guri që peshojnë shumë tonë janë vendosur në një rreth. Edhe Zvicra ka Stonehenge-in e saj, të ashtuquajturin “Swiss Stonehenge” i ndërtuar në 3.500 pes dhe tani është në fund të një liqeni. Vlen të theksohet se edhe shtyllat prej guri të Gobekli Tepes formojnë rrathë. Monumente të tilla nuk janë të kufizuara vetëm në Botën e Vjetër (Evropë, Azi dhe Afrikë), pasi i gjejmë edhe në kontinentin amerikan. Në Amerikën Jugore ndodhet Amazon Stonehenge, një monument i madh megalitik që konsiderohet të jetë i moshës 2000 vjeçare. Ai përbëhet nga 127 monolite graniti deri në 4 metra, secili duke formuar një rreth prej 30 metrash. Edhe në Amerikën Veriore, në periferi të Heath të Massachusetts, ekziston një monument i ngjashëm megalitik rrethor i epokës parakolumbiane. Struktura më e vjetër rrethore prej guri, megjithatë, nuk është bërë nga njeriu modern, por nga Neandertali, 176.000 vjet më parë. Në një shpellë të Francës jugperëndimore, rrathë të krijuar nga njeriu janë gjetur nga stalagmitet, duke dëshmuar edhe një herë se të afërmit tanë të largët nuk ishin inferiorë ndaj nesh. Ne kurrë nuk do ta dimë se cila nevojë primare e shtyu Neandertalin në krijimin e atyre qarqeve. Një pyetje interesante është nëse kjo kulturë e strukturave rrethore të rrumbullakëta iu transmetua njeriut nga Neandertali. Teoria mbizotëruese është se këto monumente kishin një përdorim astronomik. Por kjo nuk i përgjigjet pyetjes reale: çfarë arsye praktike u duhej të vëzhgonin qiellin? Nëse supozojmë se këto monumente nuk ishin për qëllime fetare, duhet të ketë pasur një nevojë praktike që përpiqeshin ta plotësonin. Dhe për çfarë arsye u duhej të vëzhgonin qiellin nga shumë pika të ndryshme? Duke qenë një popull me një lidhje të pathyeshme me detin, nuk do të habitem nëse vëzhgimi astronomik do të përdorej për udhëtime detare. Sepse nëse keni një fotografi të qiellit në një vend për një ditë të caktuar të vitit, duket se është mjaft e lehtë të llogaritet gjatësia e vendndodhjes duke qenë se të dy vendet janë në të njëjtën gjerësi gjeografike. Kërkesat e vetme janë një goniometër i thjeshtë, aftësia për të llogaritur gjerësinë gjeografike (një detyrë shumë e thjeshtë) dhe njohja e sfericitetit të tokës.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Astrit Lulushi

VERIU I KOSOVËS NE MES SOVRANITETIT DHE PRESIONIT TË NDËRKOMBËTARËVE

July 6, 2023 by s p

Çështa e veriut të Kosovës nuk ka të bëjë me të drejtat e munguara të serbëve, por me aspiratat territoriale të politikës serbe ndaj Kosovës, e cila lufton me të gjitha mjetet kundër sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës, ku përmes të njëanshmërisë se mediatorëve ndërkombëtarë është duke u bërë presion ndaj Kosovës për të pranuar kushte qe janë ne kundërshtim me sovranitetin dhe kushtetutën e vendit.

Nail Draga

Nga 12 qershori i vitit 1999 Kosova mbrohej nga KFOR dhe administrohej nga UNMIK, por ne këtë periudhë kohore në pjesën veriore të Kosovës ndodhi spastrimi etnik ku u shpërngulen me dhunë rreth 25000 shqiptarë. Ne të njëjten kohë ndodhi kolonizimi me popullsi serbe proces i cili vazhdon edhe sot.

Askush me parë nuk e trajtoj këtë çështje qe në rrethana te reja shqiptarët të bëhën refugjat në vend të vet, ku një proces i tillë në Mitrovicën e veriut u bë me miratimin e heshtur të KFOR-it dhe UNMIK-ut, çështje e cila te supozon se një veprim i tillë është bërë me një koordinim perfid kundër shqiptarëve në këtë mjedis. Madje diplomacia ndërkombëtare as qe është ndier për këtë çështje, qe jep për të kuptuar se një veprim i tillë nuk ishte rastësi.

Ndarja e Mitrovicës-kurthi ndërkombëtar

Ndarja e Mitrovicës nga 12 qershori 1999, është bërë pa pelqimin e shqiptarëve dhe ende nuk është dhënë pergjigje, se kush e ka marrë një vendim të tillë dhe pse forcat franceze në kuadër të KFOR-it qe i kanë marrë urdhërat nga komanda e NATO-s por edhe nga autoritet ushtarake në Paris, ishin ata të cilat pengun lëvizjen e lirë të qytetarëve duke e ndarë qytetin ne dy pjesë, jug e veri. Ishte ky një veprim i cili paralajmëronte autonomin serbe në veri të Mitrovicës dhe në veriun e Kosovës. Dhe nuk ka si të kuptohet ndryshe, pengesa e ushtarakëve gjerman nga ushtarët francez qe të vazhdojnë në veri të Kosovës. Në lidhje me këtë çështje guvernatori nderkombëtr i Kosovës Kushner ka theksuar se gjatë misionit të tij, “qyteti i Mitrovicës mbeti një plagë e dhimshme në trupin e Kosovës, një problem human i pazgjidhur dhe i pa dalje politike, një kokëçarje teknike, një kurth”.

Nga ajo kohë e deri me tash Mitrovica veriore si dhe tërë veriu i Kosovës u bë strehë e serbeve lokal dhe të tjerëve qe ishin bandat, kriminelet si roja të urës dhe paramilitarët të cilët ishin nën komanden e Millosheviqit duke e trajtuar ketë territor me status të veçantë për serbet lokal me direktiva të politikës neofashiste të Beogradit.

Serbet e previligjuar

Nga qershori i vitit 1999 serbet në veri të Kosovës janë entiteti me i previligjuar, jo vetëm ne regjion por edhe në Evropë. Jo vetëm se nuk kanë paguar rrymën elektrike e komunaliet por ata kanë qenë të mbeshtetur financiarisht dhe të dirigjinuar nga Beogradi. Ata kanë injoruar programin shkollor të Kosovës por kanë punuar me ate serb, sikurse edhe tekstet shkollore, në 131 shkolla në gjuhën serbe. Ndonëse ata janë rreth 4% në kuadër të popullsisë së përgjithshme të Kosovës, gjuha serbe është gjuhë zyrtare në tërë Kosovën! Në Mitrovicë është Universiteti serb i Beogradit që quhet Universiteti i Prishtinës. Serbet rrugët e sheshet i emërtojnë me emrat që kanë bërë krime kundër shqiptarëve në Kosovë.

Serbët kanë dhjetë komuna të vetat në Kosovë që punojnë pa respektuar simbole të shtetit të Kosovës e me para të buxhetit të Kosovës. Ata kanë 10 deputetë(Lista Serbe) me mandat të garantuar në Kuvendin e Kosovës, të cilët janë nën dirigjimin e Beogradit, që u dëshmu me largimin e tyre nga Kuvendi i Kosovës.

Serbia i zgjedh dhe i emëron gjithnjë kryetarët e të gjitha komunave serbe në Kosovë me vula e stema të Serbisë, si dhe emëron “naçellnikët” e vet për rajone të Kosovës. Enklava serbe në Kosovë vepronë me ligjet ekonomike të Serbisë, ndërsa dinari serb përdoret i pandaluar në Kosovë ndërsa shtypi i Serbisë me shkrimet kundër Kosovës e sidomos kundër shqiptarëve shpërndahet lirshëm dhe pa asnjë pengesë nëpër Kosovë. RTK ka program gjithëditor në gjuhën serbe dhe aty shpesh përkrahet politika hegjemoniste e Beogradit.

Nga lumi Ibër e lartë ka funksionuar vazhdimisht ekonomia informale me grupe kriminale e paramilitare serbe duke qenë zonë e veçantë jo vetëm tregtare për oligarkët serb dhe të tjerë, duke injoruar shtetin e Kosovës.

Ndonëse kanë gëzuar këto privilegje, si askund në Evropë, ata kërkojnë edhe më tepër, sikurse është Bashkësia e Komunave Serbe, që është një parapërgatitje për Republikën serbe, identike sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

Kemi te bëjmë me kërkesë e cila është destabilizuese dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ku në ketë drejtim kryeministri i Kosovës A.Kurti këtë kërkesë është duke e refuzuar me argumente.Në mënyrë identike është duke vepruar edhe presidentja V.Osmani dhe shumica parlamentare, ndërsa përjashtim bën opozita e cila është ma e interesuar për pushtet se sa për sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Njëanshmëria e ndërkombëtarëve

Ndonëse serbët në Kosovë janë të previligjuar një status i tillë nuk iu bën përshtypje ndërkombëtarëve të cilët janë të angazhuar në dialogun në mes dy vendëve, por janë duke bërë presion ndaj kryeministrit të Kosovës A.Kurti, ndërsa e janë duke e joshur presidentin e Serbisë A.Vuçiq, duke harruar se ai ndjek politikë të agresionit ndaj Kosovës, qe u dëshmu edhe me rrembimin e tre policëve kosovar brenda territorit të Kosovës. Ndonëse joshja e tillë ka përmasa gjeopolitike në sajë të agresionit rus në Ukrainë, për ta afruar me politikën evropiane, por politika serbe nuk ka dilemë së është peng i Rusisë si me parë edhe tash.

Njëanshmëria e përfaqësuesve ndërkombëtar(Borell, Lajçak) nuk paraqet befasi sepse ata vijnë nga vendet(Spanjë, Sllovaki) të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Jo vetëm kaq por ata janë pro politikës serbe e cila i ka instrumentalizuar serbet ne veriun Kosovës, për qellime destabilizuese ndaj sovranitetit shtetëror të Kosovës.Mosgadishmëria e tyre për të gjykuar serbet të cilët sulmuan ushtarët e KFOR-it por duke akuzuar kryeministrin e Kosovës A.Kurtin se ka tensionuar situatën sepse ka mbrojtur ligjshmërinë dhe sovranitetin e vendit, është dëshmi transparente se ata si ndërmjetës nuk kanë pasur qendrim neutral, por të njëanshëm, duke mbeshtetur politikën serbe e cila është destabilizuese si me parë edhe tash në regjion. Ndonëse janë mediator ndërkombëtar në dialogun Kosovë-Serbi si të njëanshëm ata kanë humbur rolin e tyre për të cilin janë emëruar të veprojnë për arritjen e përfundimit të negociatave në mes tyre vendëve.

Zgjedhjet lokale si shkak për protesta

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar SHBA dhe BE ka shtyrë vitin e kaluar mbajtjën e zgjedhjeve lokale në katër komuna në veri të Kosovës, ato megjithate u mbajtën me 23 prill të këtij viti, por u bojkotuan nga serbet te dirigjuar nga Beogradi. Ndonëse pjesëmarrja në zgjedhje ishte minimale, ata ishin legale dhe të pranueshme ku i mbetej qeverisë së Kosovës të inauguroj kryetaret e zgjedhur në zyrat e tyre në komunat përkatëse(Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut). Por, inaugurimi i kryetarëve të tyre komunave me 26 maj ishte shkas për protestat e serbëve qe eskaluan me 29 maj, në Zveçan duke sulmuar forcat e KFOR-it duke pasur 30 të plagosur si dhe 52 të lënduar. Pamjet e tilla ne media dëshmuan se kemi të bëjmë me organizim të grupeve kriminale dhe bandave serbe për të destabilizuar vendin.

Në nderkohë policia e Kosovës ka arritur të burgosë disa individë të cilët kanë marrë pjesë në protesta të cilët kanë sulmuar dhe lënduar pjesëtarët e KFOR-it dhe i kanë dërguar në paraburgim ku do të zhvillohet procedura gjyqësore. Si kundërveprim policia serbe ka hyrë në Kosovë dhe me 14 qershor ka rrëmbyer tre policë të Kosovës që ishin me shërbim në brezin kufitar Kosovë-Serbi. Një veprim i tillë ishte demonstrim i agresionit kundër Kosovës, në atë pjesë ku ruhet nga pjesëtaret e KFOR-it. Pas presionit ndërkombëtar policët e Kosovës pas dy javëve në një proces gjyqësor u lirun me kusht, që është dëshmi se politika e Beogradit kërkon incidente për te destabilizuar Kosovën. Në ndërkohë, vazhdon njëanshmëria e faktorit ndërkombëtar duke kërkuar kryesisht nga Kosova për shtensionim të situatës në veri, athu se janë ata faktor i kësaj krize, duke heshtur rolin kryesor të Serbisë në këtë eskalim të krizës në veri të Kosovës.

Masa për shtenisonimin e veriut

Në lidhje mbi shtensionimin e situatës në veri nga BE kërkojnë terheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e prtestuesve serb. Po ashtu, blloku evropian po kërkon tërheqjen e kryetrëve të rinj nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zotimin publik të serbëve se do të marrin pjesë në votime. Këto kërkesa janë të pranueshme për Qeverinë e Kosovës, por duhet gadishmëri edhe nga Serbia, qe varët nga presioni i ndërkombëtarëve ndaj saj.

Por, për shkak të mospërmbushjes së këtyre këkesave,BE-ja ka nisur së zbatuari disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Por, në BE kanë thënë se “mbetemi të gatshëm të ndërmarrim masa edhe ndaj Serbisë nëse vlerësojmë se nuk po vepron sipas pritjeve”. Kujtojmë se zyrtarët në BE kanë thënë se masat ndëshkuese ia kanë komunikuar Kosovës më 28 qershor. Ato përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të MSA, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu duhet cekur se masat tjera përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondëve për Kosovën nga IPA 2024.Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor po ashtu nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Në lidhje me këto masa kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka cekur se “masat e BE-së janë të padrejta, dhe s´ka kompromis me kushtetushmërinë e vendit”, nga del se sovraniteti i Kosovës mbetet çështje parësore shtetërore ku nuk mund të bëhën pazare politike.

(3 korrik 2023)

Filed Under: Opinion Tagged With: Nail Draga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT