• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2023

“Drita e Gonxhes”

August 24, 2023 by s p

ITSHKSH/

Në prag të Edicionit të tretë të manifestimit, tashmë tradicional, kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, i cili përkon me 113 vjetorin e lindjes dhe 26 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, kemi nderin të ndajmë me ju programin e aktiviteteve të parashikuara nga 26 gushti deri më 5 shtator.

Manifestimin e sivjetshëm ITSHKSH e organizon në bashkëpunim me revistën “Drita”, Universitetin e Prizrenit, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës si dhe me mbështetjen e zv. Kryeministrit të parë të Qeverisë së RMV-së, z. Artan Grubi dhe do të përfshijë një gamë aktivitetesh në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe Prizren, dedikuar veprimtarisë jetësore të Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës.

Më kënaqësi presim prezencën tuaj!

Filed Under: Reportazh

Shqiptarët në Mal të Zi dhe Dilemat e formimit të qeverisë re

August 24, 2023 by s p

Formimi i qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamenatre të mbajtura me 11 qershor do të jetë sfida e radhës për partitë parlamentare në Mal të Zi, e në veçanti të Lëvizjës Evropa Tani, e cila si ma e votuara ka propozuar kandidatin për kryeministër, çështje e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, duke marrë parasysh dallimet programore e ideologjike si dhe të interesave të ndryshme të partive të cilat ofrojnë pjesëmarrje në kabinetin qeveritar.

Nail Draga

Në ditën e konstituimit të parlamentit të ri(27 korrik), presidenti J.Milatoviqi, deklaroi se nga dita e hënë(31 korrik) do të filloi konsultimet me partitë parlamentare për propozimin e kryetarit të Qeverisë së 44 të Malit të Zi.Në sajë të praktikës së njohur, kandidati për kryemnistër i takon subjektit politik i cili ka fituar ma shumë vota, përkatësisht mandate të deputetëve, qe në rastin konkret i takon Levizjës Evropa Tani(LET).

Konsultime me presidentin

Duke marrë parasysh këtë pozitë nga LET ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare, me përjashtim të DPS-it dhe URA-s, të cilat në parim kanë mbeshtetur parimet për formimin e qeverisë, ndërsa disa kanë pasur vërejtje, duke kërkuar ata të shtohen për të kompletuar strukturën qeveritare.

Në sajë të konsultimeve të realizuara me përfaqësuesit e partive parlamentare, presidenti J.Milatoviq ia besoj M.Spajiqit, mandatin për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, i cili për formimin e kabinetit qeveritar ka afat kohor prej 90-të ditesh.

Ndërsa dilemë paraqet numri i deputetëve të cilët do ta mbeshtesin me 41 apo 43 ndërsa më mirë është qe ai numër të jetë 49 apo më tepër. Mbeshtetja e tillë do të varet nga kompromisi ne mes mandatarit dhe partive politike parlamentare të cilat do të jenë pjesë e shumicës qeverisëse.

Kujtojmë se në zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor të këtij viti, sipas mandateve të fituara Lëvizja Evropa Tani ka fituar 24 mandate të deputetëve, Koalicioni i DPS-it 21, Për të Ardhmën e Malit të Zi 13, Koalicioni Demokratët-URA 11, PB 6, Koalicioni SNP-Demos 2, Forumi Shqiptar 2, Aleanca Shqiptare 1 dhe HGI 1 mandat.

Qeveri stabile dhe me orientim evropian

Të martën (me 15 gusht) mandatari për formimin e qeverisë M.Spajiqi ka filluar konsultimet me partitë politike parlamentare të cilat e kanë mbeshtetur për kryeministër.

Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha partitë, me përjashtim të DPS-it dhe Lëvizjës URA. Deri me tani është biseduar ne lidhje mbi parimet qe duhet të ketë qeveria e re e cila sipas deklaratave ajo do të jetë stabile dhe me orientim evropian. Për të siguruar mbeshtetje më të madhe askush nuk mund të përjashtohet duke përfshi edhe ish Frontin Demokratik, të cilët së bashku kanë 13 mandate të deputetëve. Por, pjesëmarrja e tyre në qeveri nuk është pritur mirë nga partitë tjera në veçanti te popujve pakicë ku refuzues kategorik janë nga partia e kroatëve(HGI). Por, në sajë të rrethanave aktuale, formimi i qeverisë së shumicës nuk duhet të ketë probleme, edhe pse do të nevojiten kompromise për të kënaqur ambiciet e konstituentëve të qeverisë.

Popujt pakicë duhet të jenë pjesë e qeverisë

Çështja e pjesëmarrjës së popujve pakicë në kuadër të qeverisë në Mal të Zi deri më tash nuk ka qenë e definuar me asnjë akt normativ apo ligjor, por është varur nga disponimi i partisë – shtet e cila për tridhjetë vite ka qenë DPS-i. Ndryshimi ne këtë aspekt në skenën politike ndodhi nga viti 1998, ku pjesëtarët e popujve pakicë u bënë pjesë e qeverisë, dukuri e cila zgjati deri në vitin 2020.

Por, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30.8.2020, nga shumica e re parlamentare ndryshoj qasja ndaj partive politike të popujve pakicë, duke mos treguar bashkëpunim të sinqertë për pjesëmarrje të tyre në pushtetin ekzekutiv. Ndërsa me rastin e formimit të qeverisë së pakicës(28 prill 2022) ku kryeministër u zgjodh D.Abazoviqi, qasja ndaj pakicave ndryshoj, ku pjesë e saj u bënë edhe shqiptarët me dy minsitra si dhe me sekretar e drejtora të ndryshëm në resorët qeverisës, si asnjë herë deri më tash. Ndonëse kjo qeveri humbi votbesimin në parlament(19 gusht 2022) ajo është duke vazhduar mandatin në detyrë, deri sa të zgjidhet qeveria e re me mandatar M.Spajiqin. Por, deri në formimin e qeverisë së re mbetet të presim ofertën nga mandatari i qeverisë për pjesëtaret e popujve pakicë ndërsa çështje të veçantë paraqet përfaqësimi i tyre.

Përfaqësimi dhe prezantimi

Para se të diskutohet për ofertën e mundëshme nga mandatari i qeverisë, dy koalicionet e partive shqiptare pavarësisht animozitetin në mes tyre duhet të ulën dhe të bisedojnë shtruar mes vete për pjesëmarrje në qeveri. Në mungesë të një platformë politike shqiptare në nivel lokal e ate shtetëror, strukturat udhëheqëse të partive politike të shqiptarëve duhet të trajtojnë ofertën e mundshme dhe pozitat optimale. Në rënd të parë duhet të jetë pozita dhe statusi i shqiptarëve e jo funksionët për individë të ndryshëm.

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje me rëndësi të veçantë në prezantim dhe përfaqësim, sepse për ne shqiptarët mundësia e tashme duhet të shfrytëzohet me tërë kapacitetin e mundshëm. Në këtë aspekt duhet të bëhët zgjidhje me kuadra të dëshmuara në profesionin e tyre e jo me militant partiak. Andaj, është koha e fundit të prezantojmë vlera dhe profesionist të dëshmuar, sepse kemi të bëjmë me përfaqësuesit autentik të shqiptarëve në këtë mjedis.

Por,më të drejtë bëhët pyetja se a duhet shqiptarët të jenë pjesë e qeverisë, pavarësisht se çka iu ofrohet atyre.

Partner në koalicion

Pikërisht me një qasje të tillë shqiptarët duhet të insistojnë të jenë partner në koalicion, ndërsa përfaqësuesit e tyre duhet të paraqesin kërkesat e tyre në formë të shkruar, që do të jenë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi. Vetëm ne këtë formë do të ishin serioz ndaj elektoratit të tyre votues dhe partner në kuadër të koalicionit të qeverisë se re.

Orientimi qytetar, sekular e antifashist

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike të cilët pretendojnë të jenë pjesë e qeverisë se re janë shprehur, se vendit i duhet një qeveri stabile, e cila nuk do të mbeshtetëj vetëm nga 41deputet, por ma shumë.

Nga ana tjetër del qartë se shumica parlamentare e cila do të mbeshtesë mandatarin e qeverisë, duhet të jetë proevropiane, pro NATO-s dhe me orientim qytetar, sekular dhe antifashist.

Ndërsa pjesë e saj nuk mund të jenë ata subjekte politike të cilat janë në dilemë se a është Rusia në Ukrainë agresor apo çlirimtar, ndërsa të gjykuartit në Hagë a janë kriminel të luftës apo heroj?

Mbetet të presim se cilat subjekte politike do te kenë një qendrim të tillë dhe do të jenë pjesë e qeverisë se re në Mal të Zi.

Foto: pashtriku.org

Filed Under: Komente

23 Gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day) Dita zyrtare europiane e kujtesës së krimeve naziste, fashiste, komuniste e staliniste

August 23, 2023 by s p

Sot kjo ditë për ne të mbijetuarit e diktaturës komuniste është dhe kujtesë por reflektimi ndaj heshtjes së politikës, pushtetit, dhe shtetit shqiptar ndaj kësaj dite europiane.

I vetmi vend në europë Shqipëria u sundua nga stalinizmi 46 vite, dhe nuk e dënoi këtë ideologji vrastare , por kaloi nga sistemi stalinist në sistem pluralist. 

Data 23 gusht bashkon ditë-vdekjet e  personazheve të njohur, qëndrestarve shqiptarë që kanë dhënë shumë për lirinë, shtetin, dhe kulturën tonë kombëtare, por më shumë se çdo gjë tjetër për dinjitetin tonë historik. Ky 23  gusht siç gjith datat e kujtesës ndaj krimit komunist , kaloi në harresë. Presidenti, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri e segmente të politikës ashtuquajtur opozitare mjaftohen me një status, ose bëjnë hipokrizinë e e kujtesës për këtë ditë të shënuar europiane e cila  barazon krimet e stalinizmit me krimet e fashizimit. 

 Politika shtetrore shqiptare gjatë 32 viteve  përdori Harresën ndaj krimit stalinist!  Duhet ta pohojm me keqardhje se gjatë tre dekadave ndaj krimeve të stalinizmit, politika shterore postkomuniste ka heshtur, dhe më e keqja politika ka tentuar, vazhdon të tentoi e shtrembëroi çeshtjen e krimeve të stalinizmit shqiptar , sipas interesit dhe trillimeve të çastit duke bërë premtime, por asnjë vullnet as dëshirë për tu përballur me të kaluarën staliniste  , as me krimet e regjimit Stalinist të Enver Hoxhës nuk e pati, dhe nuk e ka. 6000 shqiptarë të zhdukurit e stalinizmit shqiptar janë etalon dinjiteti të padiskutueshëm për shqiptarët. Në këtë kohë gjithçka mban erë, sesi gdhihen të pasur disa të “panjohur” cininizmi i pafre i politikës së re, pasuruar pa asnjë rregull moral, në mënyrë sesi  pa turp shfrytëzohet pjesa më vulnerabël e shoqërisë, e në mënyrën e demagogjisë së pafre të pushteti të sotëm.ky pushtet trillon çfardo gjëje, por kjo që po ndodh në Shqipëri e tejkalon edhe trillimin  më të pabesushëm. Për të zhdukurit janë munduar thjesht ti përdorin persekutimet, por nuk ia kujtojnë dinjitetin. Dinjiteti i tyre të lëbyer. Mbase kjo i veçon politikanët, pushtetarët të përkëdhelurit e diktaturës staliniste, që i veçojnë, i injorojnë i harruan dhe kështu vazhduan misionin e tyre për ti kaluar në harresë. Në 23 gushtin e viti 2023 shteti shqiptar nuk pati kohë për të kujtuar ditën e kujtesës europiane, por kronikat u mbushen me nr e turizmit, me historitë e diktatorit se si ai sundonte Shqipërine e sunduesve të vitit 2023. E sollëm si homazh për harresën dhe sidomos  mungesën e kujtesës në kohën e duhur  dhe konjukturat e lodhshme  në përputhje me nevojat e kohës. Kjo kohë po bjerr jo thjesht vlerën, por po bën inflamative çdo personazh , me synimin për ta identifikuar  me të gjithë dhe për ta relativizuar. Politika i merr kur i duhen, institucjonet zyrtare kur i nevoiten politikës.

Sot kjo dite detyron se duhet futur thellë bisturia e drejtsisë në ndërgjegje që të gjinden eshtrat e të zhdukurve, Duhet orgjensisht të caktohet dita e kujtesës së shqiptarve siç ban Europa. Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë muri i kujtesës për 6000 të zhdukurve të komunizmit,përballë kryeministris. Misionin tonë për të ngritur murin e kujtesës përballë piramidës së diktatorit e kan përkrahur personalitet e larta të kulturës si dhe dy ambasada të akredituar në vendin tonë, Ambasda Amerikane, dhe Ambasadorja Izraelite Galind Peleng dhe eminenca e tij Kardinali shqiptar Ernest Troshani, si dhe tre komunitetet fetare, dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadareja dhe ikona e përndjekes politike shqiptare Prof. Sami Repishti. Detyra e shtetit shqiptar, është ti tregoi të vërtetën  e krimit komunist brezave që nuk e dine, Drejtsia shqiptare të penalizoi ligjërisht autoret e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirve dhe të zhdukurve.. Nqs ne do ti bashkohemi heshtjes së politikës ndaj kujtesës, do të përbante nji nga turpet ma të mëdha në historinë tonë kombëtare. Do të ishte nji njollë e pashlyeshme për të gjithë neve të rezistencës anti-komuniste. Edhe të vdekurit nga varri do të protestojshin këtë padrejtsi monumentale. Jetojmë në botën absurdit? Me të vertetë jemi jashtë aftësisë sonë me perceptuar një monstruozite të këtill. Është misioni i ynë: Të tregojmë të vertetën. Të kërkojmë drejtsi për krimin, Të ruajm Kujtesën. Atë ditë që martirët do të fitojn  drejtsinë , Shqipëria ka fituar lirine dhe paqen! 

Presidenti

Besim Ndregjoni

Filed Under: Mergata

Kryeministri Kurti me rastin e inaugurimit të “Murit të nderit”: Do të shërbejë si një simbol i fuqishëm i miqësisë së përjetshme të popujve tanë

August 23, 2023 by s p

Prishtinë, 23 gusht 2023/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në inaugurimin e “Murit të nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, ku të pranishëm ishin edhe Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Lekë Rezniqi, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, si dhe ambasadorët Jeffrey Hovenier i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Joern Rohde i Republikës Federale të Gjermanisë.

Në ambientet e Parkut të Qytetit në Prishtinë, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të këtij muri i cili nderon vetëmohimin dhe sakrificën e shqiptarëve në Kosovë që shpëtuan miqtë dhe fqinjët e tyre hebrenj nga e keqja e Holokaustit.

“Falë punës së përbashkët të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, ne kemi nxjerrë në sipërfaqe këtë pjesë të rëndësishme të historisë së përbashkët të dy popujve tanë. Falë përpjekjeve të tyre, emrat e këtyre heronjve do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në këtë mur, në vend që të harrohen me kalimin e kohës”, u shpreh kryeministri.

Njëkohësisht, ai cilësoi se “Muri i Nderit” jo vetëm që përkujton aktet heroike, por shërben edhe si monument i vlerave të përbashkëta dhe i miqësisë së qëndrueshme të popullit të Kosovës dhe popullit hebre në mbarë botën. Sipas tij e përbashkëta mes këtyre dy popujve qëndron në ndjenjën e privimit nga shtëpia, në kuptimin e plotë të fjalës. 

“Dhe për të dy popujt, ishte themelimi i një shteti – shteti i Izraelit dhe shteti i Kosovës – që më në fund u dha atyre ndjenjën e fortë të shtëpisë, nga e cila ata ishin privuar më parë”, shtoi kryeministri.

Fjalën e tij, kryeministri e përmbylli duke kujtuar se ky “Mur i Nderit” i kushtohet jo vetëm historisë, por edhe pasardhësve. Bindshëm do të shërbejë si një simbol i fuqishëm i miqësisë së përjetshme të popujve tanë – tani dhe për brezat që do të vijnë.

Filed Under: Rajon

𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝟐𝟑 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢, 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐕𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐓𝐨𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐧 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐞𝐩𝐞𝐥𝐞𝐧𝐞̈𝐬

August 23, 2023 by s p

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit/

Tepelenë 23 gusht 2023 – U zhvilluan sot ceremonia e përkujtimit në ish kampin e internimit të Tepelenës, në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, e përcaktuar nga Parlamenti Europian, KE dhe Këshilli i Europës.

Përfaqësues të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të mbijetuar e familjarë të tyre në kampin e internimit 1949-1953, familjarë të të pagjeturve të komunizmit në zonën e Tepelenës, nderuan vuajtjen e të miturve, grave e të moshuarve pa faj që u internuan në Tepelenë duke vendosur kurora dhe lule pranë ekspozitës informuese në ish-kamp ngritur nga AIDSSH.

Të pranishëm, në ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Tepelenës, z. Termet Peçi, kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi, Et’hem Fejzollari, drejtues i Shoqatës Mbarëkombetare Antikomuniste te ish-të Përndjekurve Politikë, përfaqësues të komuniteteve fetare të zonës, përfaqësues të Institutit për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë, shoqata të të përndjekurve dhe kujtesës, përfaqësues të institucioneve publike dhe shtetërore si Bashkia e Tepelenës, Prefektura e Gjirokastrës, Prokuroria, Policia Rajonale, Universiteti, përfaqësues të grupeve të interesit, trupit diplomatik, aktorë të shoqërisë civile, gazetarë dhe të rinj.

Në 23 gusht të vitit 1939, u nënshkrua Pakti Molotov-Ribbentrop. Kjo marrëveshje midis Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik i parapriu Luftës së Dytë Botërore dhe nxori forma të ndryshme të dhunës totalitare, përfshirë këtë migrimin e detyruar, punën skllavëruese, krimet e luftës dhe gjenocidin, veçanërisht Holokaustin.

𝐃𝐫. 𝐆𝐞𝐧𝐭𝐢𝐚𝐧𝐚 𝐒𝐮𝐥𝐚, kryetare e Autoritetit, tha : “𝑆𝑒 𝑘𝑗𝑜 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑒𝑛 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑖𝑙𝑖𝑜𝑛𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑣𝑢𝑎𝑗𝑡𝑒̈𝑛 𝑛𝑒̈𝑛 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑒, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑠ℎ𝑖𝑟𝑒̈ 𝑎𝑡𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑜𝑠𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑒𝑡 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑞𝑒𝑛𝑑𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡, 𝑔𝑢𝑙𝑎𝑔𝑒̈𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑗𝑒𝑡. 𝑁𝑒 𝑠𝑦𝑛𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗𝑚𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑣𝑒 𝑡𝑎𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑢 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑢𝑎𝑛 𝑚𝑒̈ 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑛𝑑𝑎𝑙𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑟𝑎𝑔𝑗𝑒𝑑𝑖𝑎 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜ℎ𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑒 ℎ𝑎𝑟𝑟𝑜ℎ𝑒𝑡.

𝑁𝑒 𝑗𝑢 𝑖𝑛𝑘𝑢𝑟𝑎𝑗𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑠𝑜𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑖𝑘𝑡𝑖𝑚𝑎𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒̈𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑗𝑒𝑡 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑣𝑖𝑡𝑒𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑜𝑛𝑎 𝑠𝑦𝑛𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑟𝑖𝑠𝑖𝑚 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑒𝑔𝑗𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑢𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑟𝑟𝑒𝑧𝑖𝑞𝑒𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑖 𝑣𝑖𝑗𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑖𝑑𝑒𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑣𝑒 𝑒𝑘𝑠𝑡𝑟𝑒𝑚𝑖𝑠𝑡𝑒 .

𝑃𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑠 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑖𝑛𝑑𝑖𝑣𝑖𝑑𝑢𝑎𝑙𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑘𝑡𝑖𝑚𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑖𝑑𝑒𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑠𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑠𝑡𝑒 𝑛𝑒 𝑟𝑢𝑎𝑗𝑚𝑒̈ 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒, 𝑟𝑒𝑓𝑙𝑒𝑘𝑡𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑒𝑎𝑔𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑐̧𝑑𝑜 𝑠ℎ𝑒𝑛𝑗𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑒̈, 𝑑ℎ𝑢𝑛𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑡𝑦𝑝𝑗𝑒𝑠. 𝑁𝑒 𝑖 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜𝑠 𝑗𝑒𝑛𝑒̈ 𝑖𝑛𝑑𝑖𝑓𝑒𝑟𝑒𝑛𝑡𝑒̈, 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑎𝑔𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑠𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑒 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟𝑎.”

𝐙. 𝐀𝐥𝐛𝐞𝐫𝐭 𝐌𝐞̈𝐥𝐲𝐬𝐡𝐢, kryetar i Bashkisë së Mirditës tha në fjalën e tij: 𝐾𝑢𝑗𝑡𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑎𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑛𝑢𝑎𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑘𝑎𝑚𝑝 𝑛𝑢𝑘 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ ℎ𝑎𝑟𝑟𝑜ℎ𝑒𝑛, 𝑣𝑢𝑎𝑗𝑡𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑎 𝑡’𝑖 𝑛𝑗𝑜ℎ 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜𝑠𝑝𝑒̈𝑟𝑠𝑒̈𝑟𝑖𝑡𝑒𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑚𝑒𝑛. 𝐸̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑒 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑞𝑒̈ 𝐴𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑎𝑧ℎ𝑑𝑜𝑗𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒̈𝑛𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑜𝑗𝑒̈ 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒 𝑚𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑑ℎ𝑖𝑚𝑏𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑡 𝑡𝑜𝑛𝑎 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑛.

Z𝐧𝐣.𝐀𝐫𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐑𝐞𝐩𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢, këtë vit përfaqësuese e një institucioni italian të Historisë, prej vitesh Drejtoreshe e kërkimit në Autoritet, u shpreh: 𝑈𝑛𝑒̈ 𝑣𝑖𝑗 𝑠𝑜𝑡 𝑘𝑒̈𝑡𝑢 𝑠𝑖 𝑐𝑑𝑜 𝑣𝑖𝑡 𝑚𝑒 23 𝑔𝑢𝑠ℎ𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑗𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑏𝑎𝑏𝑎𝑖𝑛 𝑡𝑖𝑚 𝑖 𝑐𝑖𝑙𝑖 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 13 𝑣𝑗𝑒𝑐 𝑘𝑢𝑟 𝑢 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑛𝑢𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑒̈, 𝑎𝑞 𝑠𝑎 𝑠𝑜𝑡 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑖𝑚 𝑏𝑖𝑟. 𝑉𝑖𝑗𝑚𝑒̈ 𝑠𝑖 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑎𝑟𝑒̈, 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑒𝑔𝑗𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑎 𝑗𝑎𝑝𝑖𝑛 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑎𝑡 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙𝑒 𝑠𝑒𝑝𝑠𝑒 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑒̈𝑛 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑏𝑒̈ 𝑛𝑑𝑜𝑡 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖 𝑖 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚, 𝑎𝑗𝑜 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑑𝑢𝑘𝑡 𝑖 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑣𝑒𝑝𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑣𝑒.

𝐄𝐭’𝐡𝐞𝐦 𝐅𝐞𝐣𝐳𝐨𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë: 𝑈𝑛𝑒̈ 𝑖𝑠ℎ𝑎 5 𝑣𝑗𝑒𝑐 𝑖 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑛𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑞𝑢𝑎𝑗𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑝𝑙𝑜𝑡 𝑔𝑜𝑗𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑎𝑗𝑜 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ𝑖 𝑚𝑒 𝑛𝑒 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑜𝑐𝑖𝑑. 𝑁𝑒 𝑢 𝑛𝑑𝑒̈𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑚 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑠𝑒 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈. 𝑁𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑖𝑡 𝑡𝑎𝑛𝑒̈ 𝑣𝑎𝑧ℎ𝑑𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑢𝑎𝑗𝑛𝑒̈ 𝑎𝑡𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑖 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑔𝑗𝑒𝑡𝑢𝑟 𝑒𝑛𝑑𝑒 𝑒𝑠ℎ𝑡𝑟𝑎𝑡 𝑒 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑎𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑣𝑑𝑖𝑞𝑒̈𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑘𝑎𝑚𝑝.

Përfaqësuesi i komuniteti fetar 𝐒𝐡𝐞𝐡 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧 𝐇𝐨𝐫𝐦𝐚𝐯𝐚 ngriti zëri për të pagjeturit e Tepelenës dhe shprehu mbështetjen e tij për t’i ardhur në ndihmë këtij procesi.

Më pas fjalën e mori 𝐒𝐢𝐦𝐨𝐧 𝐌𝐢𝐫𝐚𝐤𝐚𝐣, fëmijë kur familja e tij, nëna dhe motrat i internuan në Tepelenë: 𝐸 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑘𝑗𝑜 𝑡𝑟𝑎𝑔𝑗𝑒𝑑𝑖 𝑚𝑏𝑖 𝑛𝑗𝑒̈𝑟𝑒̈𝑧 𝑘𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑓𝑎𝑗𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜ℎ𝑒̈ 𝑝𝑎𝑞𝑒. 𝐷𝑒𝑡𝑦𝑟𝑎 𝑗𝑜𝑛𝑒̈ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑡’𝑖 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑎𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑙𝑎𝑚𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑖𝑛𝑘𝑢𝑟𝑎𝑗𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝐴𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑟𝑖𝑡𝑒̈𝑛 𝑒 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑗𝑎, 𝑘𝑢 𝑣𝑒𝑛𝑑, 𝑘𝑗𝑜 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈ℎ𝑒𝑡 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑒 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑚𝑗𝑎.

Të mbijetuarit e kampit, familjarë të viktimave dhe të internuarve, përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore mbajtën intervista në median e pranishme, në të cilat u fol për historitë e kampit, nevojën për muzealizimin e tij, përpjekjet për identifikimin e të zhdukurve dhe kthimin në vend kujtese si destinacion i vizitueshëm i shkollave, etj.

Kampi me tela me gjemba i Tepelenës është një nga faqet e errëta të diktaturës, ku u mbajtën për disa vjet në kushte çnjerëzore me mijëra familjarë të kundërshtarëve të regjimit, gra, fëmijë e të moshuar, të pafajshëm.

Sot, duke e avancuar përpjekjet për zbardhjen e historisë së Tepelenës, Autoriteti në bashkëpunim me Bashkinë Tepelenë, synon ta bëjnë kampin një ndër sitet historike të vizitueshme gjerësisht, për të rrëfyer një histori të gjatë shtypjeje dhe mbijetese, që zë me Luftën e Dytë Botërore dhe vijon me vendosjen e regjimit komunist.

Pas vizitës përkujtimore në kamp, AIDSSH vijoi aktivitetin në Pallatin e Kulturës së qytetit me organizimin e Simpoziumit Shkencor Ndërkombëtar “𝐓𝐞𝐩𝐞𝐥𝐞𝐧𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ – 𝐍𝐠𝐚 𝐤𝐚𝐳𝐞𝐫𝐦𝐚𝐭 𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐚𝐧𝐞, 𝐭𝐞 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐥𝐚 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐦𝐛𝐚”, i cili trajton, në dritën e dokumenteve arkivore, Tepelenën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të pasluftës në vitet e funksionimit të kampit të internimit.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT