• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2023

“DIELLI I JETËS”, LIBËR I SHKRUAR ME PËRKUSHTIM DASHURIE PËR FIGURËN E NANËS

August 22, 2023 by s p

Besim MUHADRI/

Libri “DIELLI I JETËS-Rrëfim për një Nanë Hasjane”, i Hyre Tejecit, është libri i kujtimeve, i respektit, i dashurisë dhe i kujtesës ndër vite për Nanën. Librin autorja e ka shkruar me rastin e 70-vjetorit të Nanës së saj. Të kësaj krijese kaq të dashur dhe të dhimbshme njëkohësisht. Është libri i vuajtjeve, i sakrificave, por edhe i kujdesit, i sfidave dhe i triumfit të Nanës, në rrugëtimin e saj, sa të vështirë, po aq edhe madhështor.

Dhe janë 70 arsye pse Hyra e ka shkruar librin për Nanën më rastin e 70-vjetorit të lindjes së saj. Ndër 70 arsyet për të shkruar këtë libër në 70-vjetorin e lindjes së nanës, autorja i sheh të veçantia e saj, te dashuria e pakushtëzuar, te palodhshmëria, te parimet, te zotësia, te pathyeshmëria, te dinjiteti, ngrohtësia, afërsia, kujdesi, vigjilenca, qëndresa, besnikëria, fisnikëria e shumë e shumë elemente të tjera që karakterizojnë këtë grua të fisshme që diti dhe mundi të mund vështirësitë, duke jetuar dhe qëndruar përherë vertikalisht.

Duke qenë e lidhur aq shumë me Nanën, Hyra ka ditur tëshkruaj aq bukur për të. Nuk është intervistë me Nanën, por janë rrëfimet e jetës të kësaj gruaje fisnike hasjane, të cilat autorja i ka përshkruar në mënyrë besnike dhe pa hiperbolizime.

Libri i Hyres, sa është personal, po aq është edhe universal. Personalja qëndron sepse ajo librin ia kushton Nanës së saj, ndërsa universalja qëndron tek ajo sepse, duke shkruar për Nanën në veten e parë, ajo njëkohësisht përgjithëson dhe kuptimëson edhe misionin e Nanës, apo Nanave shqiptare, tëlindura e të rritura në kohë, ambiente dhe situata të vështira jete dhe historie.

Koha, jeta, vështirësitë, ballafaqimet me situata tepër tëvështira jete për Nanës së saj, autorja arrin të kuptimësojëqëndresën e kalitur të Nanave tona nëpër shtigje jete, të cilat ato i bënë më të forta, më të qëndrueshme dhe më heroike. Lindjet, rritjet e fëmijëve, në kushte aspak normale, por tëpërballuara nga to, në këtë rast nga Ajo, librit të Hyrës i japin dimensionin e një libri që ngrit përmendore letrare për Nanën.

Nana e Hyres, ashtu sikurse edhe Nanat e, është shembulli i misionares që në këtë botë vjen me misionin e shenjtë tëlindjes, rritjes dhe të zhvillimit të familjes, në kuadër të tëcilës pastaj hyjnë edhe aspekte të tjera që gërshetohen me tëpërgjithshmen dhe me kombëtaren.

Në Librin e Hyre Tejecit, përmes rrëfimeve të Nanës (qoftë edhe përmes penës së shkrimtares), në mënyrë retroaktive, gërshetohen shumë elemente të natyrës etnologjike, etnografike, gjuhësore, dialektore, që me një fjalë përbejnë arealin e përgjithshëm të një historie të tërë, jo vetëm personale, por edhe krahinore e madje edhe kombëtare.

Rrëfimet e Nanës së Hyrës, janë rrëfime spontane, tësinqerta dhe reale. Ajo tregon për fëmijërinë e saj tepër tëvështirë, fejesën dhe martesën shumë të hershme. Tregon për varfërinë materiale, por assesi shpirtërore, nëpër të cilën kaloi ajo dhe shumë fëmijë të tjerë të periudhës së lindjes dhe zhvillimit të saj. Në rrëfimet e Nanës së Hyrës, kemi histori, një histori të përjetuar nga vetë ajo, e assesi të dëgjuar. Kemi baticat dhe zbaticat e jetës. Rëniet dhe ngritjet, qoftë personale, qoftë familjare. Kemi gëzimet që i japin kuptimin jetës, por kemi edhe dhembjet për humbjen e më të dashurve, të përjetuara deri në pikëllim, mirëpo kemi edhe sfidat për të mundur dhe tejkaluar këto dhembje, për hir të një kauze më të madhe që shndërrohet në mision.

Dielli, që është nipi i Nanës, për të cilin ajo kujdeset, është personazh sa real, aq edhe simbolik, ashtu siç është emri i tij. Ardhja e Diellit në jetë, siç e thotë edhe autorja, ka qenë shpëtim për nënën. Ai lindi në kohën kur nëna e la angazhimin e madh në biznesin me djem dhe nevoja për të vazhduar me qenë e angazhuar ka qenë shumë e madhe për të. Prandaj, kujdesi për Diellin, kur e ëma është në punë, për nënën është një lloj shpëtimi.

Në librin e Hyre Tejecit, përmes personazhit të Nanës trajtohen shumë tema, të cilat prekin çështje me rëndësi kohore dhe hapësinore të zhvilluar për shtatë dekada me radhë. Në këtë kontekst kemi edhe temën e krizës së bukës, qëkoincidon me kohën e lindje së protagonistes së librit, kur ajo ka vuajtur shumë, prandaj ajo bën një krahasim të ditëve të sotme. Duke vuajtur zinë e bukës, ajo ende ka frikë se një gjëe tillë mund të ndodhë, prandaj thotë: “Unë tutna shumë prej buke. Kam vujt shumë. Kur jam kanë e re, me pas një kashore bukë të furrës kush e di çka kisha ba. Tash kur pe shoh gjithë këtë bollëk, më kujtohet kur isha në moshën që kanë tani nipat e mbesat e mia tash. Kuku çka kam hjek unë”.

Kur flet për fëmijërinë e saj, që kishte qenë një fëmijëri tepër e rëndë, protagonistja përshkruan jetën në familjen e varfër, me shumë fëmijë të vegjël. Te tema a martesës, ajo përshkruan martesën e saj, rrethanat se si e kishin fejuar, mënyrën si ishte bërë gati për martesë, vështirësitë që kishte kaluar etj.

Një temë interesante është e edhe ajo ku flitet për veshën e Hasit, në librin e saj, përmes rrëfimeve të Nanës, autorja tregon për rëndësinë e kësaj veshe, por edhe për punën e rëndëqë duhet bërë për përgatitjen e kësaj veshe që është krejt punëdore e që nana e saj, ashtu sikurse edhe vajat e tjera para se tëshkonin nuse duhej ta përgatisnin vetë, ka mbi 15 pjesë që vishen të njëjtën kohë, sidomos vesha e mirë që vishet në dasma. Protagonistja tregon dhe përshkruan vështirësitë me tëcilat ishte ballafaquar derisa i ka punuar veshjet e para për martesë e aq më tepër që ishte jetime dhe shumë e re për tëbërë një punë të tillë:

“Kur i bana 10 vjet u duhke me u ba gati me shku nuse. Më kishin pru penjë të pamuktë e do penjë tjerë me ba vek. Pëlhurën e kam ba krejt vet. Edhe vesha jonë e zorshme. Krejt me vek e me qennisë. Kanacë, mbështejllakë, marhama e sëlykë, këmisha, gryka të këmish’ve me pak e më shumë, xhemedanë, dorëza, rrëfana, shokë t’kollanit, t’llina, qarapë t’leshtë e krejt u duhke me i ba. Edhe jo veç një veshë, po u duhke më shumë. Na nuk kemi pas’ çka tjetër me veshë. Veç ato që i bajshim vetë. Tjera t’bleme nuk kemi pas, qysh po kanë tash këto t’rejat. Na kemi hjek gazepin. Ka pas’ çika që janë ba ma kallaj gati. Po, ka pas shumë tjera që me zor i kanë ba dy tri veshë gati e le ma ma shumë. Edhe unë me çykë t’zorit i kam ba gati. Këta më kishin pru hargje mu ba gati, po kush mi ba…”

Hyra në librin e saj, përmes gojës së nanës, përshkruanedhe ditën e dasmë së martesës së Nanës, pastaj momentin e shkuarjes nuse, jetën në fshatin e “zorshëm” siç ishte fshati Goruzhup, në të cilin kushtet e jetës ishin mizerje ku, mbi tëgjitha, mungonte uji i pijes. Në këtë rast ajo flet për kroin karakteristik të Gorozhupit që ishte burimi i vetëm i dy fshatrave, Gorozhupit dhe i Pogajvae, që i ndante vija e kufirit e që merrnin bashkë në të njëjtin burim. Nana tregon mungesën e ujit në fshat dhe oraret që kanë qenë të kufizuara për të marrë ujë të kroi i fshatit.

Protagonistja e librit të Hyrës, NANa, flet për lindjet e fëmijëve tësaj, që nga i pari e deri te i fundit. Natyrshëm përshkruan Kushtet e rënda të jetesës të cilat ua kanë renduar edhe më shumë grave procesin e lindjes. Nana tregon se në çfarë rrethana kanë lindur në shtëpi, ajo dhe gra të tjera, ku, duke qenë kushte mizerje, edhe vdekjet e fëmijëve dhe të grave kanë qenë më të shpeshta gjatë lindjeve atë kohë.

Në librin e Hyrë Tejecit shohim të përshkruara bukur edhe raportet motrës me vëllain, me burrin, pastaj martesën e fëmijëve, që siç e thotë autorja, “ka qenë gëzim edhe mallëngjim të njëjtën kohë për nënën. Ajo e ka përjetuar në mënyrë të veçantë martesat e secilit fëmijë të saj”. Autorja, përmes rrëfimeve të Nanës, ka treguar edhe për luftën e fundit në Kosovë dhe përjetimet që kanë pasur gjatë asaj kohe. Flet për punën, për vdekjen e djalit, në këtë rast të vëllait tëautores: “Nana është provuar shumë rëndë me vdekjen e Nakisë. Ajo ka pasur humbje të tre fëmijëve të vegjël kur ka qenë e re, por vdekja e Nakisë, e ka vrarë shumë më shumë. Ajo ka vazhduar të jetojë me emrin dhe hijen e tij. Ngushëllimin nëna e ka gjetur tek fëmijët e tjerë, tek fëmijët e vetë Nakisë, prandaj ka gjetur forcën dhe është përmbajtur si ka mundur. Por motivin e madh, ajo do ta gjejë në vazhdimësi tek dy djemtë e tjerë, Enveri (Veli) dhe Skënderin (Neli), tëcilët kanë qenë shtyllë e punës dhe shtëpisë, por tani për nënën u shndërruan në çdo gjë që i ka dhënë kuptim jetës së saj.

Në librin e Hyrë Tejecit gërshetohen edhe shumë elemente të tjera që e bëjnë interesant dhe të veçantë si një libri të njëzhanri të veçantë. Ka elemente të romanit autobiografik, por edhe të një libri dokumentar dhe të ndonjë zhanri tjetër, me premisa edhe etnografike dhe gjuhësore. Libri, përveç që është shkruar me shumë kujdes, përkushtim dhe dashuri, ai është shkruar edhe rrjedhshëm dhe bukur. Me një sintaksë të jashtëzakonshme, që e bën atë të lexohet lehtë dhe pa përtesë. Ndonëse është shkruar në të folmen e Hasit, Hyra ka ditur aq bukur t’i shkruajë ato fjalë ku, në momente të caktuara, jep sqarimin e duhur për lexuesit që nuk i kuptojnë ato. Kjo i shton librit të saj edhe më shumë vlerat jo vetëm letrare, por edhe gjuhësore.

Autores i urojmë 70-vjetorin e lindjes së Nanës, por njëkohësisht edhe për ndërtimin e kësaj përmendore letrare për figurën e Nanës së saj dhe të shumë e shumë Nanave të tjera shqiptare, kudo që ato janë…
Gusht, 2023

Filed Under: LETERSI Tagged With: Dr. Besim Muhadri

Kryeministri Kurti mori pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri i Greqisë, Mitsotakis për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

August 22, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ishte sonte pjesë e darkës me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën mori pjesë edhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, dhe Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Aty u diskutua rreth invazionit dhe agresionit të paprovokuar të Federatës Ruse mbi Ukrainën, me ç’rast u theksua mbështetja e palëkundur ndaj pavarësisë, sovranitet dhe integritetit territorial të Ukrainës, teksa u kërkua përgjegjësi dhe ndëshkim për krimet e kryera gjatë luftës dhe mizoritë tjera mbi civilët.

Në këtë darkë që korrespondon edhe me 20-vjetorin e Samitit të Selanikut nga ku ishte bërë e qartë perspektiva për anëtarësim të plotë të gjithë Ballkanit Perëndimor, u ritheksua mbështetja për zgjerimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe rruga përpara.

U diskutua edhe për çështjet rajonale. Në intervenimin e tij, Kryeministri Kurti theksoi se të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të i përmbahen dhe zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. E kusht për fqinjësinë e mirë është njohja reciproke, de-jure edhe de-facto. Minoritete do të ketë çdoherë, por kërkohet simetri dhe balancë në respektimin e minoriteteve bazuar në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, theksoi Kryeministri.

Në fund të takimit u miratua edhe një deklaratë e përbashkët e cila bënë thirrje për ri-energjizimin dhe ri-fokusimin në procesin e zgjerimit për anëtarësim në BE; mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Ukrainës; ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj kryerësve të krimeve.

Filed Under: Kronike

Një reflektim i shkurtër nën hijen e Seminarit të XVI-të Mbarëkombëtar për Mësuesit e Gjuhës Shqipe në Diasporë

August 22, 2023 by s p

Vaxhid Sejdiu/

VLORA JONË!

Ein Bild, das Kleidung, Frau, Person, Menschliches Gesicht enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Vlora jonë nuk i thonë vetëm vlonjatët, por i thonë të gjithë ata, të cilët e ndien Vlorën në shpirtin e tyre, në gjakun e tyre. Vlorën e lirisë dhe të atdhedashurisë. Sa e sa vajza dhe gra nga të gjitha trojet shqiptare mbajnë me krenari emrin e Vlorës sepse ashtu i kanë pagëzuar dhe edukuar prindërit e tyre. Dhe në këtë Vlorën tonë nga data 30 korrik deri më 2 gusht 2023 u zhvillua Seminari i XVI-të Mbarëkombëtar për Mësuesit e Gjuhës Shqipe në Diasporë. 

Ishte një vendtakim i mësuesve dhe përfaqësuesve institucionalë, të cilët me një përkushtim të veçantë iu mundësuan më se 150 mësuesve të bashkëbisedojnë, të bashkojnë forcat në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare në Mërgatën Shqiptare. 

Në këtë seminar dhe pas këtij seminari kam pritur të dëgjoj dhe të lexoj analiza të mirëfillta shkencore, të cilat do të ilustroheshin me fakte dhe dëshmi nga puna e atyre mësuesve, të cilët ia kanë kushtuar gjithë jetën organizimit të mësimit në gjuhën amtare në Diasporë. Klasat në gjuhën shqipe, nxënësit, prindërit e organizuar rreth shkollave shqipe, janë fakte që dëshmojnë suksesin e shkollave shqipe.  Janë fakte që flasin vetë dhe mbajnë gjallë mësimin në gjuhën amtare. Dhe, këto fakte duhet të jenë motivuese për të gjithë ne, me qëllim që të sensibilizojmë prindërit shqiptarë në shkallë kombëtare. 

Ky seminar edhe njëherë dëshmoi se në mesin e mësuesve ka të atillë, të cilët kanë dhënë dhe japin gjithçka në shërbim të përhapjes së diturisë në gjuhën shqipe. Mësues nga të gjitha trojet shqiptare, të gatshëm të punojnë dhe të veprojnë edhe më shumë sepse vetëm kaq nuk mjafton. 

Ky seminar dëshmoi edhe njëherë se sa kemi nevojë për njëri – tjetrin, sa kemi nevojë që kërkesat, vërejtjet, sugjerimet, këshillat t`i drejtojmë drejt institucioneve tona. Ky seminar edhe njëherë dëshmoi se sa shumë kanë nevojë institucionet tona për ne dhe anasjelltas se sa shumë kemi nevojë edhe ne për ta. Ky seminar tregoi si çdo seminar tjetër, që të gjitha gjërat nuk mund të thuhen, por duhet të punohet që të thuhen, të përsëriten në vazhdimësi me qëllim që një ditë të realizohen kërkesat për një mësim të njehsuar, me tekste të përshtatshme shkollore në të gjitha nivelet, me mësues të licencuar, me certifikata unike për të gjithë nxënësit, e kështu me radhë. 

Ein Bild, das draußen, Gebäude, Kleidung, Person enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Edhe pse tema kryesore ishte ” Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjuhës shqipe

dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë” dëgjuam edhe ligjërata të cilat trajtuan problemet sipërfaqësisht, kurse koha kërkon që problemet rreth organizimit të mësimit plotësues në diasporë të trajtohen thellë e më thellë, sepse gjysma e kombit është jashtë atdheut. 

Dhe mijëra e mijëra fëmijë shqiptarë ashtu siç kanë nevojë për dritën, bukën e ujin kanë nevojë për gjuhën amtare. 

Të shpresojmë që e ardhmja do t`iu sjell shkollave shqipe më shumë suksese kudo në botë, edhe pse një gjë e tillë arrihet me punë të përbashkët dhe sakrificë.

Dhe në fund, nuk mungoi vizita në muzeun e qytetit apo shëtitjet, të cilat na përballen me bukuritë mahnitëse të Vlorës sonë. E gjithë kjo është punë dhe përkushtim i organizatorëve Ministrive përkatëse, QBD-së, Universitetit “Ismail Qemali”, qytetit të Vlorës etj. 

Dr. Vaxhid Sejdiu

Filed Under: Reportazh

Krahinës shqiptare në Serbi, i takon të përfaqësohet me  vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë?

August 22, 2023 by s p

Refik HASANI/

Në parlamentin e Serbisë, herë përfaqësohemi  me një deputet, e herë me asnjë deputet, vetëm me vende të rezervuara për Parlament të Serbisë,  bazuar edhe në  akte e konventa ndërkombëtare, është zgjidhje e drejt, do të jemi një zë i unifikues në këtë Parlament nacional, duke u përfaqësuar në legjislativ dhe ekzekutiv. 

E vetmja mundësi parlamentare e përfaqësimit,  kështu  edhe do shtrohet, debatohet e diskutohet edhe  për përfaqësimin proporcional në gjithë instancat e institucioneve lokale dhe qendrore, investim në infrastrukturë, do të ngritet çështja e  pasivizimit, zhvendosja dhe dëbimi,  diskriminimi i pareshtur.

Është Rajoni më i prapambetur dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. 

Ne, shqiptarët në këtë Krahinë, kemi  mbajtur edhe Referendumin e datës 1 e 2 marsit 1992, kemi organizuar luftën  përmesë Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,(UÇPMB) ishte një kryengritje  e armatosur kundër pushtetit diskriminues të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit, nën prezencën,  monitorimin dhe garancit e faktorit politik dhe ushtarak të botës.

Gjithë  legjislaturat e ndryshme tē Parlamentit të Serbisë, që nga përfundimi i luftës së UÇPMB-ës, përfaqësohemi herë me një deputet, apo herë mbetemi, pa asnjë përfaqësues në Parlament. 

Është domosdoshmëri e kohës të rezervohen (6) gjashtë ulëse në parlament dhe (4) katēr vende do ti fitojm me vota të drejtëpërdrejta,dhe 

Si të bën përjashtim Serbia, që shqiptarët herë përfaqësohen me një Deputet, herë me asnjë deputet  nuk ka përfaqësim të shqiptarëvë në Parlament të Serbisë. 

Edhe në Kushtetutën e Serbisë të zënë vend të drejtat  individuale dhe kolektive për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Edhe BE-ja, do të duhej të përfill standardet e njëjta që vazhdimisht kërkon në përfaqësim të pakicës Serbe, kudo që jan në këtë pjesë të Ballkanit, prandaj edhe për Krahinën shqiptare në Serbi, i takon të përfaqësohet me  vende të rezervuara në Parlament të Serbisë?

Filed Under: Rajon

Studiuesja e historisë Valdete Cenalia (Dida) i bashkohet Vatrës

August 22, 2023 by s p

Studiuesja e historisë Valdete Cenalia (Dida) i bashkohet Federatës Vatra. Zonja Cenalia ka studiuar në Tiranë në Fakultetin Filologjik në fushën e historisë dhe ka kryer Master Shkencor në specialitetin Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe çështjeve sociale. Prej 7 vitesh jeton familjarisht në New Jersey dhe punon për shtetin e New Jersey në Qarkun Bergen. Është mësuese me kontribut të lartë në shkollën shqipe të Qendrës Shqiptaro-Amerikane në Riverdale, New Jersey dhe eksperte e kurrikulave mësimore. Është aktive në shoqatën e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë dhe pjesëmarrëse në të gjitha ngjarjet dhe evenimentet e komunitetit shqiptar në New York, New Jersey, Connecticut e më gjërë. Studiuesja Cenalia është vlerë për Vatrën dhe komunitetin tonë.

Filed Under: Vatra Tagged With: valdete cenalia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT