• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2023

SHKOLLA SHQIPE NË LANA – MERANO, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE  TË ITALISË

August 11, 2023 by s p

Dhurata Tusha, mësuese e shkollës shqipe në Lana – Merano të Italisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Lana – Merano, Itali, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Dhurata Tusha bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

HISTORIKU I SHKOLLËS SHQIPE NË LANA – MERANO TË ITALISË

Një integrim i suksesshëm arrihet duke njohur identitetin. Po nuk njohëm veten s’mund të na njohin të tjerët. Në vitin 2008 fal e një projekti Europian “Gjuha e nënës, gjuhë e parë” së bashku me 8-të familje nga Kosova u hap shkolla e parë shqipe në Lana. Mësimi i gjuhës shqipe u fut në programin e mësimit plotësues në shkollë. Falë një pune të vazhdueshme e këmbëngulëse me komunitetin, familjet, nxënësit e drejtorit e shkollave tani kemi katër klasa , gjithësej 67 nxënës që mësojnë gjuhën shqipe. Për të arritur rrezultate un bazohem në obiektiva dhe realizimi i tyre. Bashkë punimet dhe njohjet e ndërsjellta kulturore janë një hap i rëndësishëm i integrimit dhe bashkëjetesës.

FAMILJA SHQIPTARE, NXËNËSI, SHKOLLA SHQIPE

Baza e një suksesi është rraportet dhe komunikimet. Mësuesi duhet të jetë ura e ndërmjetësimit që lidh familjet-nxënësit- mësuesit-shkollën. Duke pasur një bashkpunim të ndërsjellt,mësuesi bind prindërit për të sjellë fëmijët në shkollë. Gjatë rregjistrimit kërkoj të dhëna maksimale për të njohur nxënësit, për ta patur më të letë zhvillimin e orës mësimore. Mbaj kontakte dhe jap informazione të vazhdushme në drejtorin e shkollës për programet që zhvillohen në kurset e gjuhës. Paraqesim ide e projekte të reja,sociale e integrimi që i realizojmë gjatë vitit shkollor në orët e kursit të gjuhës shqipe.

MËSIMI GJUHËSOR, KULTURAL, ARGËTUES E KREATIV

Vëzhgim-reflektim- krijim-eksperimentim-talent. Krijimi i skemave e të reja të të kuptuarit, bëjnë që nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur e të lirë. Për ta bërë mësimin sa më të letë e të arritshëm përdorim metoda të ndryshme,të mësimit me klasën, mësim me grupe, mësim individual.Të gjitha këto bëhen duke përdorur metodika të ndryshme. Mësimi gjuhësor, kultural, argëtues, kreativ e alternativ, kjo bën orën e mësimit të jetë e suksesshme.

TË MËSOSH SHQIP NË NJË PROVINCË MULTI GJUHËSORE

Raliteti-vlera-toleranca. Jemi me fat që jetojmë në një provincë multi gjuhësore.Gjuha italiane. gjuha gjermane , gjuha ladine. Për këtë arsye e kemi pasur më të letë hapjen e shkollës.Krijimi i një programin mësimor vjetor. Tema të zgjedhura nga realiteti e vijushmëria. a-Tema edukative e të integrimt. b- tema me vlera kulturore e trashëguese. Organizimi i festave të fundvitit së bashku me prindër. Mbajtja e festivalit për fëmijë ku nxënësit e kursit shqip përformuan në 8-të gjuhë të ndryshme bën që shoqëria italiane, na vlerson për atë që jemi e për atë që kontribojmë. Projekte të reja kemi për të ardhmën,ku mund të flasim vetem pasi ti bëjmë ato realitet.

RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR ËSHTË VLERË

Ruajtja e gjuhës dhe identitetit është vlerë. Ne që jetojmë në Itali kemi shembullin më të mirë Arbëreshët që ndër shekuj kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën. Le tua mësojmë dhe ne fëmijëve e le tua trashëgojnë brezave. Gjuha është thesar.

SEMINARI I XVI I DIASPORËS NË VLORË

Ishte kënaqësi të isha në seminarin e XVl të Diasporës në Vlorë i organizuar nga dy ministrit Shqipëri – Kosovë. Teoria dhe praktika të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë. Ishte një event i rëndësishëm ku ne mësuesit u shprehëm, paraqite, pamë dhe ndamë me njëri-tjetrin eksperienca e ide të rëndësishme për bashkpunim për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës tonë në mërgatë. Seminaret dhe kontaktet janë një bazë e fortë për mësuesit në diasporë.

KUSH ËSHTË MËSUESE DHURATA TUSHA?

Jam ndërmjetsuese e gjuhës në shkollat gjermane e italine si dhe mësuese ndimëse. Jam  mësuese e gjuhës Shqipe që nga viti 2008. Komuniteti shqiptarë është zemra dhe krahu im i djathtë. Një bashkpunim i përkushtruar, i pastër dhe i ndër sjellt ka bërë fakte dhe realitet. Në vitin 2021 falë vullnetit dhe dëshirës së komunitetit shqiptarë jam këshilltare e integrimit dhe emigrimit. Gjithashtu jam  zëvëndës presidente e Këshillit Bashkiak. Projekte dhe ide të reja integrimi na presin ti realizojmë. 

Filed Under: Featured

Lexo…

August 11, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Ulem të vrapoj në botën shpirtërore;

E kam pasur këtë avantazh, në libra.

Dehem me një gotë verë

E përjetoj këtë kënaqësi,

kur lexoj mendime të shkruara.

Duke menduar pak më shumë, të gjithë do të bëheshin studiues e vëzhgues, sepse natyra dhe fati janë për të gjithë njësoj. Njeriu mbledh pasuri, krijon familjeje, bën shtet, fiton famë, në fund vdes, dhe nuk ka më frikë nga ndryshimi apo aksidenti.

“Më i pari egjiptian, Thothi, ngriti një cep të velit nga statuja e hyjnisë; dhe e pa se ishte po aq e freskët sa vetja, sepse ishte ai që rishikonte vegimin”.

(Thënie e lashtê).

Koha nuk është as e kaluar, as e tashme, as e ardhme. Vendi ku ulesh bëhet më i favorshëm për mendimin sesa një universitet ose bibliotekë.

Gjatë gjithë kohës, libri qëndronte në tryezë, megjithëse e shfletoja herë pas here. Lufta e klasave e bënte të pamundur studimin më shumë. Megjithatë, e mbaja veten nga perspektiva e një leximi të tillë në të ardhmen. Kam lexuar libra në atë kohë plot ankth e terror, derisa u turpërova një ditë kur pyeta veten – Ku jeton? Çfarë bën?, dhe mora udhën.

Njeriu mund të lexojë Homerin ose Eskilin sepse nënkupton në një farë mase se imiton heronjtë. Shtypi modern i lirë, me të gjitha përkthimet, ka bërë pak për afrimin e lexuesit me shkrimtarët e lashtësisë e të vjetër, që duken të vetmuar, edhe letra në të cilën janë shtypur. Nëse je e re/i ri je me fat, sepse ia vlen shpenzimi i ditëve të mësosh vetëm disa fjalë të një gjuhe të vjetër, larg nga banaliteti i rrugës. Jo më kot njeriu kujton dhe përsërit ato pak fjalë latine që ka dëgjuar, jo se do t’i hapin rrugën për studime, mosha ka kaluar. Fundja, për çfarë janë klasikët, nëse jo për pyetjet siç nuk iu bënë kurrë Delfit dhe Dodonës. Ne gjithashtu mund të mos studiojmë Natyrën, sepse ajo është e vjetër. Por të lexosh mirë, domethënë të lexosh libra të vërtetë e ‘me një frymë’, është ushtrim fisnik; si stërvitja që bën sportisti për të qëndruar në lojë gjatë gjithë kohës. Librat duhet të lexohen me aq qëllim dhe rezervë sa janë shkruar. Nuk mjafton të flasësh gjuhën e kombi me të cilën janë shkruar, sepse ka një interval midis gjuhës së folur dhe asaj të shkruar, gjuhës së dëgjuar dhe gjuhës së lexuar. Njëriu është zakonisht kalimtar; një tingull, një gjuhë, një dialekt e mëson në mënyrë të pandërgjegjshme. Tek të tjerët është pjekuria dhe përvoja; është gjuha amë-tare (e mëmës dhe atit).

Kur kombet filoan të shkruanin gjuhën e për qëllimet e letërsisë në rritje, atëherë u ringjall mësimi dhe studiuesit u mundësuan të dallonin thesaret e lashtësisë. Sado që mund t’i admirojmë shpërthimet e herëpashershme të elokuencës së oratorit, fjalët e shkruara janë mbi gjuhën e folur sa kupa e qiellit është prapa reve. Janë yjet, dhe ata mund t’i lexojnë. Astronomët i komentojnë dhe i vëzhgojnë gjithmonë. Ajo që quhet elokuencë në forum zakonisht është retorikë në studim. Oratori i nënshtrohet frymëzimit të një rasti kalimtar dhe u flet atyre që mund ta dëgjojnë, por shkrimtari i flet intelektit dhe mirëqënies së njerëzve, të gjithëve në çdo moshë, që mund ta kuptojnë. Nuk është çudi që Aleksandri e mbajti Iliadën me vete në ekspeditat e tij në një kuti të çmuar. Një fjalë e shkruar është relikti më i zgjedhur. Është vepra e arti më afër jetës. Ajo mund të përkthehet në çdo gjuhë, dhe nuk paraqitet vetëm në telajo ose në mermer, por gdhendet nga vetë fryma e jetës. Simboli i mendimit të një njeriu të lashtë bëhet fjalimi i një njeriu modern.

Librat, më të vjetër më të mirë, qëndrojnë me të drejtë në raftet e çdo vile; ato nuk kanë arsye për t’u lutur “më lexo”, por ndriçojnë lexuesin sa që arsyeja e tij e shëndoshë nuk do t’i refuzojë. Autorët e tyre janë aristokraci e natyrshme dhe e parezistueshme në çdo shoqëri dhe, më shumë se mbretër apo perandorë, ushtrojnë ndikim mbi njerëzimin. Kur tregtari analfabet ka fituar nga sipërmarrja dhe industria kohën e lirë dhe pavarësinë e tij të lakmuar dhe është pranuar në qarqet e pasurisë dhe modës, ai kthehet në mënyrë të pashmangshme në ato qarqe akoma më të larta, por megjithatë të paarritshme të intelektit dhe gjeniut, dhe është i ndieshëm vetëm për papërsosmërinë e kulturës së tij dhe kotësinë dhe pamjaftueshmërinë e të gjitha pasurive të tij, dhe më tej dëshmon sensin e tij të mirë me dhimbjet që merr për t’u siguruar fëmijëve të tij atë kulturë intelektuale, dëshirën e së cilës e ndjen aq fort. .

Homeri nuk ishte shtypur ende në anglisht në shekullin XVIII, as Eskili, as Virgjili; shkrimet akoma më të vjetra dhe më klasike, por edhe më pak të njohura të kombeve u grumbulluan edhe më shumë, kur njerëzimi depozitoi me radhë trofetë e tij në forumin e botës. Veprat e poetëve të mëdhenj nuk janë lexuar ende, vetëm poetët e mëdhenj mund t’i lexojnë ato, ndërsa turma lexon yjet, më së shumti astrologjikisht, jo astronomikisht. Shumica kanë mësuar të lexojnë për t’i shërbyer një lehtësie të vogël, siç kanë mësuar të kodojnë në mënyrë që të mbajnë llogari dhe të mos mashtrohen në tregti; por të lexuar si një ushtrim intelektual dinë pak ose aspak. I kemi mësuar shkronjat, duhet të lexojmë më të mirën që është në letërsi; të mos lexojmë duke e shoqëruar fjalën me gisht; gjuhën e shkruar ta përdorim në të folur, gjë që vlen mjaft për të dëshiruar. Shumica e njerëzve janë të kënaqur nëse lexojnë dhe binden nga mençuria e një libri të mirë, dhe për pjesën tjetër të jetës vegjetojnë dhe shpërndajnë aftësitë e tyre në atë që quhet lexim i lehtë; si ‘gjeli i gjallë që blihet për vit të ri, ushqehet me zorr, sepse nuk ka asgjë për të humbur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier

August 11, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë.

Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët.

Filed Under: Rajon

GURËT QË JAPIN JETË FRYMËZIMESH

August 11, 2023 by s p

Vlash Droboniku  

Regjisor – piktor/

Dedikuar skulptores beratase  Llambrini Dëna.

Në të majte të urës së lashtë të Goricës mer kthesën një rrugë ku të con sic thonë në Berat tek dy vende të shenjta Vorezat e Dëshmorëve të qytetit të Beratit dhe Vari Baba Aliut, e rruga gjarpërohet mes shkuresh  poshtë mureve të Kalasë siç ndjej ta quaj “Titaniku Iliro Mesjetar  “. Në fillim të kësaj rruge në të majtë nje shtëpi tre katëshe është dera e hapur e mikëpritjes. Deri kohë më parë ktë derë e hapte shpesh Dr Josif  Dëna, i njojtur në Berat si nga më të mirët Endokrinolog. Fati është tragjik dhe i pa drejtë me jetën. Dr Josifi i largohet para kohe jetës, familjes e profesionit duke lënë denjësisht një emër vlerash për familjen mjekësinë e vëndlindjen e tij të afërt e miqtë e tijë .Fatet janë të lidhura si vazhdimësi jetësh. Kjo derë mikëpritëse e kësaj familje, rri e pret përsëri vizitorë .Lambrini Dëna bashkëshorte e Josifit e nënë e dy djemëve dhe një vajze tre fëmijë aq të mire me familjet e tyre .Por edhe gjyshe e lumtur, kjo eshte vazhdimësia jo vetëm e kujtimeve bashkëshortore por dhe Artistja ku krijimtaria e sajë në studjon e shtëpisë, kur e sheh realisht ndihesh si në një bote ëndrash krijuese. Lamba sic e thëresin ndoshta me përkëdheli është e diplomuar në degën e skulpturës dhe qeramikës në Institutin e Arteve me ped Thoma Thomain e asistent pedagog Kico Krisiko. Rikthehet në vëndlindje dhe për disa vite do të jetë pedagoge e afirmuar në shkollën artistike të Beratit “Ajet Xhindole”  Krahas mësimëdhënies i përkushtohet krijimtarisë, pjesëmarëse në eksopozita lokale e kombëtare .Kur e sheh Llambën për herë të parë ndjen se ajo është plot finesë e bukuri ,sa  dhe duket sikur qënia e saj është një skulpturë e vëndosur në oborin  e shtëpisë së vet . Ishte  hera e parë që shkoja në studjon e sajë ,shpesh kisha parë krijime dhe publikime të sajë ne fb. Studjo e Llambës ishte një suprizë të cilën nuk e kisha imagjinuar ! Ja Vlash ,kjo studjo është bota e shpirti im frymezues…. Si për këdo që ndodhet në një studjo artisti ,momenti i parë është befasues .Bashkë me zërin emocionues të Llambës ndjeva të tjere zëra ,zëra personazhesh. Dyshemeja e studios  ishte e mbushur me personazhet . Skishte vënd ku te hidhje këmbët ,dhe u ndjeva se  s ‘po shkelja në tokë por isha në ajër e shikoja si nga lartësitë, bukurinë magjepëse të krijimeve. Pa u futur në detaje në moment mendova si ka mundësi të mbledhësh mijëra gurë lumi, a në të tjerë ambjente e ti sjellësh ne ktë studjo, dhe ndoshta ditë e netë të pagjumta ti bashkosh duke krijuar ide jetësore. Plus talentit ,natyrisht duhej një vullnet i hekurt. Llamba e kishte ngritur në një mit krijimintarinë e sajë. Ishte si të shihje një legjendë ku cdo personazh a kompozim rëfente histori. Me një finesë e dinamizëm, lëvizjet e personazheve, dukeshin se për fraksione të sekondës se do te mernin jetë nga metafizikja në fiziken. Ajo i kishte përzgjedhur e kombinuar në forma e ngjyra gurët. Gjymtyrët e personazheve të saj kishin një tjetër anatomi …Gjithëcka kishte një stil ,ide e kombinacione të cuditëshme. Aq jëtësor e me art i kishte kthyer këta gurë plot xhestikulacione e lëvizje që s’ngjanin me njëri tjetrin. Dukej sikur personazhet i tregonin njëri tjetrit e vizitorit jetën e Llambës. Fryma e saj tregimtare kishte dicka nga bota e saj fëmijërore. Një nënë me fëmijen e realizuar me 23 guraleca ,nëna  ecte  përpara e një femije i vogël, zgjatur duartë e tij dy këmbë të vogëla, oh sa bukur ishin ,se si lëviznin ..më tej nusja hipur në kalë e  kthyer përball, ndihej qe qante, mbi një kalë të stilizuar, ku ato gurë të vegjël ,18, vëndosur si flokët e qafës i jepnin kokës se kalit jo vetëm emocion por dhe admirim. Motivet e saj fëmijërorë ishin të shumtë, si loja me litar, kala dibrance, e më tej sytë të shkojnë tek nje kompozim.” Emigrantet ” 2 figura te riturish nje burë që mban ndër duar një trastë e në supin e tij gruaja koke mbështetur mbi supe mban  një foshnjë nje kokë vogel bebeje që me siguri qante ,dhe kompozimin e mbyllin  dy personazhe femijësh.Perseri kjo temë  3 peronazhe , e treta nëna dhe një  dorë e fëmijës e zgjatur me një kokë e rumbullkosur sikur qendronte e shkëputur në ajër, e kthyer në të kundërtën e ecjes si per të treguar lamtumirën e nje rugëtim misteri ? Keto dhjetra ide stë linin të largoheshe e tej në kënd “Don Kishoti” i hipur mbi kalë qëndron mëndje ndritur përpara , e Sancoja i tij mbi gomar , jepnin te dy këto personazhe një humor ku vetëm zëri i mungonte . Gjithë ky kompozim përbëhet nga 72 gurë, jo pak, për një krijim plot lëvizje e dinamikë ku dhe sfondi në  kafen e pikturuar që Llamba i vëndos kompozimit është në harmoni dhe i nxjer në pah figurat e saj. Llamba ndjen humorin të treguar mes lëvizjes dhe atyre gurëve ku nuk i kanë vëndosur duart por shpirti i sajë. Ashtu sic rëfen historinë po aq e preokupon dhe ngjyra e motivet brënda këtyre gurëve të pikturuar nga vete natyra mes dëshires sikur krijon mozaikë. Eshtë e kursyer në ngjyrat e gurëve dhe i tonon brënda familjes së tyre tonet nga e bardha në gri tek tuk te zezë e lehtësisht përzgjedh gurët rozë. Portretet e saj të personazheve kanë shprehje e psikologji, një gur i stërgjatur apo vezak dy sy të vegjël a te mëdhej të tërheqin duke dhënë psikologji karakteresh. Ajo hipën një fëmijë mbi kalë e përsëri kalin e hipën mbi rota. Ti vizatosh në letër a telajo është dicka e thjeshtë a e vështirë si proces krijues, por ti realizosh me gurë është një mrekulli gjetjeje. Ajo interesohet për të përgjithëshmen duke vlërsuar dhe detajin. Kjo studjo ka supriza të shumta mes këtyre gurëve ngriheshin në hapësira të ndryshme krijimet e saj të terakotës .Një tjetër botë magjepëse .Atje shihje të vecantat e të përbashkëtat motive popullore . Në një kënd të studjos  një volum i madh balte që ajo modelonte e krijonte pesonazhet e më tej një furë gjigante elektrike ku bënte pjekjet, disa tavolina ishin mbushur me personazhet e sajë. Perseri temë dashurie dy te rij si në takimin e parë stilizuar bukur me një trajtim forme e volumi i stërgjatur dhe elegant. Në terakotat e Llambës ka një origjinalitet e stil unik. Ajo me sa ndjeva i jep personazheve të sajë brënda ides dhe historisë një sens delikat plot emocione. Nëna dhe fëmija aspak e ngjashme me të njëtin subjekt realizuar me gurët .Koka e fëmijës e mbështetur jep një ndjenjë të dyfishtë ,lumterinë e nënës dhe të fëmijës. Ajo stilizon bukur gjithëcka nga portretet, flokët ,gjymtyrët elegant, deri tek ngjyrat e kuqëremta ,te e kafejta, oronxhat të erëtat pikturuar me shumë imtësi në veshjet popullore .Zotërojne ngjyra të gëzuara , e bardha e saj ka ngjyrë, e prekur lehtësisht me motive .Kudo ndihet fryma popullore . Si Beratase ajo ka realizuar mjeshtërisht personazhet “Tomori Shpiragu dhe Kalaja “. Ajo preferon volumet në statuelka jo të dimensioneve të mëdha. Po ashtu dhe krijimet në bazoreliev në mënyren si i modeln e ngjyros i bën motivet të japin lëvizje dhe volum mes  një bukurie tërheqëse. Vizitori i thjeshtë dhe profesionisti artist hyn në këtë studjo e gjendet i befasuar në shumë aspekte. Tërësia e punimeve të Llambrini Dënës është një punë krijuese kolosale, dhe mes sajë ajo jep mesazhe te qarta idesh jetësore. Nje studjuese e jetës shpirtërore, historisë , folklorit, anatomisë së lëvizjes ,bukurisë krijuese, gëzimit të jetës ku në intimitetet e ngjarjet e saj e vëndosin ktë Artiste me vlerat krijuese , si një personalitet i vecantë në Artin Shqiptar. Brënda kësaj krijimtarie ajo është jo vetëm krijuese por dhe një pjesëmarëse e gjithanëshme ndër ekspozita të shumta ,personale dhe kolektive. Në galerinë “Edward Lear” të Beratit 2012-2017 ajo është vlerësuar shpesh me cmime të vecanta. Përsëri në Berat pjesëmarëse në ekspozitën e organizuar nga shoqata “Agimi Karitas ” vleresohet me Cmimin e III. Pjesëmarëse në ekspozitën e qeramikës bashkohore në Galerinë Kombëtare të Arteve në vitin 2007, Ekspozitëe organizuar në hotel “PICASSO”Vlorië  2019 ,Art Saranda ,e qytete të tjerë, në Vlorë, Fier , Korcë, e të shumta kanë qënë pjesëmarjet në Tiranë në ekspozitën kolektive te  “Pranvera Art ” 2012 – 2019 .Pjesëmarëse në eksopzitën  dhe konkursin Kombëtar në artet vizive në galerinë ” Guri Madhi ” Korcë 2012.  Pjesëmarëse në ekspoziten e artisteve te vecante tek “Muri ” ku emëri dhe krijimet e Llambrini Dënës janë së bashku  me artistët Mustafa Arapi,Ardian Devolli , Agron Polovina , Mira Kucuku, Leon Cika , Fatmir Tufina , Violeta Kongo , Marjana Goxhabelliu , Luan Borici, Arben Meksi etj. Ky grup artistësh, janë jo vetëm vlera krijimtarie por dhe vazhdimësia e një tradite suksesesh e fryme moderne të një shekulli të ri. Ata përballen me probleme të shumta krijuese ,idesh, e mbështetjesh e sponsorizimi. Kur për here te parë pashë nje katalog te “Murit” dhuruar nga Artistja Mira Kucuku në ekspozitën e saj aq interesante në Prill 2023, mendova se ky titull ishte tepër i vecantë, pasi këta artistë së bashku vendosin gurët e një këshjelle arti ku porta hyrëse e saj gjendet po aq sa një e lashte keshjellë ,por në këtë rast per të dhënë jetë e shpirt krijues ku vizitoret hyjne atje e dalin si nga nje tjeter bote .Ky eshte misioni madhor që jep krijimtaria ,sado e lehtë apo e vështire të jet rruga krijuese .Ishin pikërisht këto ndjesi që tek ajo studjo parajse e Llambrini Dënës ndjeva një tjetër bote, ashtu sic ajo vetë shprehet… ” Nëpërmjet Artit ,artisti i dhuron botës mesazhe të forta ,Ndërton ura komunikimi dhe bashkëpunimi .Bëhet zë i fuqishem ndërgjegjësimi ” Dhe pikërisht kjo bota e saj e mendimit e punës krijuese  e Llambrini Dënës është vlerësuar me cmime prestigjiose e ndër ta përmëndim Vlerësimin që i bën Drejtoria Arësimore Rajonale Berat me motivacionin “Për strategji efektive mësimëdhënie 2004 .NëTraditat   Zejtare të punimeve me dorë të Grave  si ESPO – PANAIR  2003 Nderohet me Cmimin” Mjeshteri e Larte” “.Medalja e Mirenjohjes  nga Bashkia Berat 2012 per kontributin e saj si nje Intelektuale si Artiste ne qytetin e Beratit  si dhe  “Cmimi i Trete ” VITI 2007″ dhe të ‘Vitit “”LEAR  2013 ” shumë krijime te Llambrini Dënës janë koleksione private të artëdashëve  në Shqipëri e Kosovë, si dhe koleksionistëve në vënde të ndryshme të botës si Itali ,Greqi ,Amerikë ,Spanjë ,France ,Bullgari, Rumani ,Turqi Angli etj …. Grupe turistësh mes tyre dhe artistë në axhendën e pasur që ka qyteti muze i Beratit, vizitojnë studjon e vleresojnë me admirime te vecanta krijimtarinë e Artistes Llambrini Dëna .

         Largohem nga studjo e Llambës duke u ndjerë se mora brënda shpirtit tim një botë të re krijuese e frymëzimi. Duke ecur e vështruar peisazhin magjik të Beratit  dy lagjet aq të bukura natën Mangalemi e Gorica. Mbi lartësi sikur prek qiellin ngrihet Kalaja e ky “Titanik Ilro Mesjetar “rrethohet ndër bordurat e tij me vargëzim dritash dhe i jep këtij peisazhi mbrëmje magjike . Lumi Osum rjedh i qetë, e ura lidhëse e Goricës reflekton harqet e saj si kurora nusesh e ndoshta po atje   femijëria e Llambës ka parë hedhjen e Kryqit në ditën e Ujit të Bekuar e siç duket ka qene ka qënë si nje fat bekimi për rrugën e Artit.Mes atij uji ndjeva zhurmën e muzikën mbrëmësore të ujit të kristaltë qê buron nga Mali i Perëndive “Tomori ” , e brënda transparencës së ujit  Hëna pasqyronte dritë mbi gurët e zajet e lumit. Atje pash si një mirazh Llambën, e dy duartë e  sajë që përzgjidhnin frymëzimin e sajë artistik .”Gurët që japin Jetë “. Faleminderit e mrekullueshmja kolege Llambrini Dëna. Si gjithkush tjetër  koleg dhe artëdashës, unë përsëri do jem vizitor e admirues i krijmeve të tua aq të mrekullueshme.

                               Vlash Droboniku  

                               Regjisor – piktor 

                         “Life on Frames Studjo ” 

                      Artist Shqiptaro -American

Filed Under: Kulture Tagged With: Vlash droboniku

Kryeministri Kurti viziton Komunën e Çairit në Maqedoni të Veriut, merr pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi”

August 11, 2023 by s p

Çair, 11 gusht 2023/

Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot po viziton këto dy komuna të Maqedonisë së Veriut

Vizitën ka nisur në Komunën e Çairit, me ç’rast kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës me emrin “Adem Demaçi”, veprimtari i cili para dy javësh kishte përvjetorin e 5-të të vdekjes.

Ceremonia e emërtimit të një rruge me emrin e Adem Demaçit në Komunën e Çairit për kryeministrin është e rëndësisë së veçantë, ndonëse në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë këtë emër. Ai e cilësoi këtë ngjarje si shenjim i një kohe me një emër: “kohës së shtypjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi e cila mes shqiptarëve e prodhoi një njeri simbol të lirisë: Bacin Adem Demaçi”.

Gjatë deklarimit të tij, kryeministri Kurti rikujtoi se si gazetari, shkrimtari, intelektuali dhe veprimtari, Adem Demaçi, veprat e të cilit i kushtuan plot 28 vite të kaluara nëpër burgje, frikësoi dy liderët diktatorë, Josip Broz – Tito i ish-Jugosllavisë dhe Nikita Krushqev i ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët ishin kujdesur që para vizitës së tyre në Shkup, 60 vite më parë, ta burgosnin Adem Demaçin.

“Shtypësit dhe mohuesit e lirisë, nuk mund të parakalonin lirshëm në një vend ku liria kishte për sinonim edhe një emër të përveçëm njeriu, emrin e Adem Demaçit. 60 vite më pas, në Maqedoni ka ende rrugë dhe shkolla me emrin “Josip Broz – Tito”, andaj emërtimi i një rruge me emrin “Adem Demaçi” është edhe një akt këmbënguljeje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri”, u shpreh ai.

Kësisoj, duke e emërtuar këtë rrugë në Çair me emrin “Adem Demaçi”, kryeministri tha se po shënjohet një triumf i lirisë në kuptimet e saj më të kulluara politike, historike dhe njerëzore.

Në këtë përurim ishin të pranishëm edhe mbesa e veprimtarit Adem Demaçit, Fitore Shahini, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Zëvendës-shefi i Misionit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Prindon Sadriu, deputetë e ish-deputet të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e qytetarë shqiptarë të Çairit dhe të gjithë Shkupit.

Sipas agjendës, Kryeministri Kurti pritet të arrij në Komunën e Tetovës për të realizuar aktivitetet dhe takimet e parapara në kuadër të kësaj vizite e cila përfundon me manifestimin mirëseardhës në sheshin “Iliria” të Tetovës.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT