• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

STATEMENT BY AMBASSADOR JEFFREY M. HOVENIER September 24, 2023

September 25, 2023 by s p

The United States strongly condemns the orchestrated, violent attacks on the Kosovo Police this morning, September 24. The Kosovo Police has full and legitimate responsibility for enforcing the rule of law according to the constitution and laws of Kosovo. We recognize and respect its role as the first responder to emergency and crisis situations. We appreciate the ongoing coordination between the Kosovo Police, the EU Rule of Law Mission in Kosovo, and the NATO Kosovo Force (KFOR), as appropriate.

We are monitoring the situation closely and condemn these violent acts against the legitimate authorities of the Republic of Kosovo. The perpetrators must and will be held accountable and brought to justice. They should immediately cease their attacks.

On behalf of the United States, I express my deep condolences following the death of the Kosovo Police Sergeant who was killed in the line of duty. I also convey my wishes for a speedy recovery for the two officers injured.

Filed Under: Emigracion

Sulmi terrorist serb ndaj policisë së Kosovës, sulm ndaj sovranitetit të Kosovës

September 25, 2023 by s p

Hazir Mehmeti, Vjenë/

Ngushëllime familjes së policit të vrarë Afrim Bunjaku!

Sulmi terrorist i vrasjes së policit dhe plagosja e njërit prej tyre në Kosovë, akt barbar e përgatitur dhe porositur nga Serbia e Rusia. Ky sulm nuk është i vetmi as i rastësishëm, as i pa pritur. Në fjalimet e Vuqiqit në OKB dhe qeveritarëve serb bëhet thirrje për kthimin në kohën e Millosheviqit, ku Vuqiq ishte ministër. Frymëzimi çetnik për shfarosjen e kombeve tjera fqinjë ishte dhe mbetet ushqimi shpirtëror i drejtuesve radikal serb. Tani viteve të fundit doli në skenë strategjia e re “Nova Rusia” me njerëzit e saj në Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe disa vende tjera. Këto forca kriminale janë vu në aksion për ta mbështetur në çdo formë luftën e Putinit në Ukrainë dhe krimet e tij.

Është e çuditshme, aktualisht, se si sillet BE dhe SHBA ndaj drejtuesve të qeverisë serbe kur hapur dihet kursi i tyre kundër BE dhe SHBA ndërsa është pro Rusisë e pro Kinës. Vet fjalimi i Vuqiqit në OKB ishte mbështetje e krimeve të Serbisë në luftërat e fundit në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Ai sulmoi botën demokratike dhe mbështeti pushtimin e territoreve të Ukrainës nga ushtria ruse kundër së cilës u vu gjithë bota demokratike.

Koha po tregon, se ishte dhe mbetet gabim i madh i BE zgjedhja e Miroslav Lancak -ut në rolin e drejtuesit të bisedimeve kur dihet se vendi i tij Sllovakia, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësi e ligjshme në të drejtën e kombeve e përligjur nga Gjykata Ndërkombëtare. Ishte dhe mbetet gabim mbështetje e Serbisë në formimin e të ashtuquajturit asociacionit të komunave me shumicë serbe që nga fillimi. Thelbi i këtij projekti është territorial, shkëputje territoriale dhe s’ka të bëjë fare me të drejtat e minoritetit serb në Kosovë. Ata i kanë të gjitha privilegjet të cilat nuk i ka asnjë etni në Serbi edhe pse janë në territoret e tyre etnike shekujve: shqiptarët, hungarezët, rumunët, boshnjakët.

Përse BE dhe SHBA, pranojnë kërkesat absurde serbe!?

Serbia e mbështetur nga Rusia dhe pjesërisht nga disa vende brenda Bashkimit Evropian u ndie e fuqishme në lansimin e gënjeshtrave të saj në botë mbi rrezikun që i kanoset minoritet serb në Kosovë dhe kinse, kujtesës së saj historike lidhur me manastiret, në themel manastire shqiptare të përvetsuara. Dhe Vuqiq, shkoi aq larg sa ta bind Parlamentin Evropian përmes gënjeshtrave të deputetit të saj sharlatan Dik Martit të miratoj rezolutë ndërtuar mbi gënjeshtra. Sot kur vet Dik Marti e pranon, se kishte punuar pa fakte duke u zbuluar gënjeshtra serbe, Parlamenti Evropian heshtë edhe pse e ka obligim ta thotë para opinionit të saj demokratik të vërtetën e mashtrimit. Ky turp nuk gëlltit lehtë.

A mashtrohet një parlament kontinenti siç është Parlamenti Evropian nga një deputet?

Çka fshihet pas kësaj?

Të gjitha këto lojëra politike dhe praktike po reflektohen në dëm të Kosovës si shtet i ri. Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia… e lanë zvarrë shkëputjen e plotë të Serbisë nga paragjykimet për Kosovën. E pranuan të bisedohet me njerëzit e kryekriminelit Millosheviq i cili bëri gjenocid në Kosovë e Bosnje e Hercegovinë i ndihmua nga ministri i tij Aleksander Vuqiq . Vuqiq dhe qeveria e tij vazhdimisht sulmojnë Kosovën dhe aleatet e saj duke nxitur dhunë përmes bandave të armatosura para syve të KFOR-it dhe nuk u morën masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Tani aksionet terroriste në Kosovë i përgatitur qeveria serbe nën dirigjimin dhe porosinë e Rusisë tenton të hapë konflikt të ri në Kosovë. Para pak orësh ministri rus Pavllov deklaron, se së shpejti do nisë lufta edhe në një vend tjetër. Ky është sulm i ushtrisë serbe nën komandën direkt të Vuqiqit i cili kërkon arsyetim të luftës së Putinit në Ukrainë.

Bandat serbe do të kapën apo do eliminohen nga policia e Kosovës e përgatitur ashtu siç e kërkon nevoja dhe kushtetuta.

Lajcak dhe Eskobar me fjalimet e tyre kundër qeverisë së Kosovës e kanë nxitur veprimin e Serbisë në dërgimin e grupit kriminal ushtarak serb për të vazhduar krimet serbe nga Vuqiq me përvojën e tij në qeverinë e kriminelit Millosheviq. Grupi ushtarak kriminal pas sulmit vendoset në kishën ortodokse serbe të cilat objekte ishin dhe janë baza të krimeve serbe në Kosovë.

Saktësisht po vërtetohet thënia e deputetes britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik Alicia Kearns, në Parlament, më 4 korrik, se armët kontrabandën nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe. Ky skenar ruso-serb për konflikt të ri duke shfrytëzuar kishat e mbushura me qytetar për të arsyetuar gënjeshtrat dhe planet kriminale serbe.

Edhe kësaj radhe Kosova, qeveria e saj, policia e saj, qytetarët e saj do ia dalin në eliminimin apo kapjes së këtij formacioni ushtarak kriminal serb.

Asociacion e komunave serbe është vetëm mashtrim rasti për shkëputje të territorit të Kosovës. Ata që e mbështesin asociacionit duhet bindur se ishin dhe janë gabim dhe në dëm të integritetit të Kosovës. Vuqiq e do asociacionin, pra territorin e Kosovës me çdo kusht, edhe me luftë.

Kosova ka dije, ka miq, ka ushtrinë, policinë me zemër të madhe në shërbim të atdheut.

Lavdi veprës së Afrim Bunjakut!

Filed Under: Kronike

Kryeministri Kurti me anëtarë të kabinetit ndezën qirinj në nderim të heroit, Afrim Bunjaku

September 25, 2023 by s p

Prishtinë, 24 shtator 2023/

Në nderim të veprës së Afrim Bunjakut, policit të rënë sot në detyrë nga sulmi terrorist i grupeve kriminale në fshatin Banjskë të Zveçanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar kanë ndezur qirinj para Stacionit Policor Qendër, në Prishtinë.

Ftesës për të ndezur qirinj iu përgjigjën qytetarë të shumtë, përfaqësues të institucioneve, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe diplomatë të vendeve partnere.

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Unë porsa mbërriva para stacionit Qendra të Policisë së Kosovës, nga fshati Samadrexhë, ku ishim për ngushëllime tek familja e policit Afrim Bunjaku, dhe këtu me ndezjen e qiririt, ne, secili prej neve e shtojmë një dritë të vogël për shpirtin e madh të Afrim Bunjakut, i cili me trimërinë dhe sakrificën e tij ndriçoi rrugën e shtetit të së drejtës të Kosovës, që nuk zmbrapset para asnjë krimineli e terroristi.

Takuam gruan e tij Lumnijen, dhe tre fëmijët e tij, takuam axhallarët, hallën, takuam farefisin e gjerë, miqtë edhe dashamirët, të cilët bashkërisht me neve, me mua, me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, me Drejtorin e Policisë, me kolegë të Afrimit, ndamë dhembjen edhe pikëllimin për këtë polic që e humbi sot Kosova, teksa ajo fitonte më shumë ligj, më shumë kushtetutshmëri, më shumë drejtësi, më shumë siguri, pikërisht për shkak të kontributit dhe flijimit të Afrim Bunjakut.

Me këtë rast falënderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë ardhur sonte këtu për të bërë nderime dhe për të treguar se Afrimin e kemi afër në zemrat tona, dhe se rruga e shtetit ligjor, rruga e kushtetutshmërisë, dhe e ballafaqimit me kriminelët e me terroristët është rrugë e cila do të ndjeket nga secili prej nesh dhe të gjithë bashkë deri në ngadhënjimin përfundimtar të shtetit të Kosovës, të Republikës tonë të pavarur.

I falënderoj edhe të gjithë ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë diplomatik të shteteve mike, të cilët na janë bashkuar këtu sonte që të bëjmë nderime për policin Afrim Bunjaku, për heroin tonë Afrim Bunjaku.

Lavdi Afrimit, dhe urojmë që ky të jetë i fundit në këtë rrugën e vështirë për ligj e për drejtësi për qytetarët dhe lirinë e të drejtat e tyre. Faleminderit!

Filed Under: Opinion

Më 23 Shtator 2023 Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu u takua me Diasporën Shqiptaro Amerikane në Manhattan

September 25, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në mjediset e “Empire Steak House” në Manhattan, Presidentja e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani u takua me Diasporën Shqiptaro Amerikane organizuar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Ambasador Blerim Reka dhe stafi i tij.

Salla e mbushur plot e përplot mirëpriti Presidenten e Kosovës znj. Osmani e cila shoqërohej nga Zëvendëskryeministre, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Znj. Donika Gërvalla-Schwarz dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington Ilir Dugolli.

Fjalën e mirëseardhjes së Presidentes së Kosovës e mbajti Ambasadori Reka Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në New York.

Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani përshëndeti gjithë të pranishmit dhe i falënderoi ata për mikpritjen e tyre. Ajo tha se nuk mund të ikja në Kosovë pa u takuar me Diasporën Shqiptaro Amerikane e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kombin dhe Pavarësinë e Kosovës. Ne ju jemi përjetësisht mirënjohës. Ne kemi lidhje të ngushta me Amerikën dhe jemi partner të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilëve ju jemi shumë miënjohes për Pavarësinë e Kosovës. Ne do të punojmë vazhdimisht për t’i mbajtur të fuqishme këto marrëdhënie me Amerikën.

Pas fjalës së Presidentes së Kosovës fjalën e mori Zëvendëskryeministre, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Znj. Donika Gërvalla-Schwarz, e cila falënderoi pamasë Diasporën Shqiptaro Amerikane për cfarë i kanë dhënë Kosovës. Ajo foli për mbrojtjen territoriale të Kosovës në bazë të kushtetutës. Permendi me mirënjohje bisedën që kishin patur për mbrojtjen e Kosovës me Kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresistin amerikan Joe DioGuardi, z. Agim Alickaj aktivistin e shquar, anëtar i Bordit të Lisgës Shqiptaro Amerikane të cilët ishin për vizitë të rëndësishme në Kosovë dhe u mirëprtiën nga Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. Sot janë ringjallur vazhdoi ajo nga serbët, ndjenat e egra nacionale dhe duan destabilizim në Veriun e Kosovës. Ne po punojmë fort për t’i forcuar lidhjet tona me Komunitetin Europian dhe Amerikën për të mbrojtur Pavarësinë e Kosovës dhe për të qenë partner të barabartë.

Duke dëgjuar me vemendje të posacme këto dy zonja që janë në vendet më të larta në politikën e Kosovës ndihesha shumë krenare për fjalimet e tyre aq të shkurtra dhe plot mesazhe, për kulturën dhe vendosmërinë për të mbrojtur Kosovën me kushtetutë dhe dinjitet. Ato janë një shembull i shkëlqyer i emancipimit politik dhe njerëor. Në bisedat që patëm me pjesëmarrës të ndryshëm të gjithë flisnin fjalë miradie.

Ja si shkruan Dr. Valbona Zylo Watkins në rrjetet sociale pas takimit me Presidenten Osmani: Një pasdite shumë e bukur takimi me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, një grua frymëzuese dhe një udhëheqëse e fortë, një shembull i mrekullueshëm për të ëndërruar vajzat e reja si dhe vajzat tona. Më pëlqeu shumë takimi me profesionistë të tjerë të njohur shqiptarë.

Ndërsa znj. Vlera Sela Thaqi, nje vlerë e vërtetë pranë Konsullatës së Kosoves në Manhattan dhe ish mësuese dhe anëtare e stafit pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador I Kombit shkruan se pata privilegjin të takoja Shkëlqesinë e saj Presidenten e Kosovës Dr. Vjosa Osmani. Gjatë bisedës sonë, unë tregova historinë e familjes sime, pasi familja e nënës sime është nga Gjakova, dhe se si ajo luajti një rol jetësor në ndihmën e 25 refugjatëve në shtëpinë e saj gjatë luftës. Për më tepër, ne diskutuam shërbimet e ofruara nga organizata ime, Staten Island Learning Center, për studentët me aftësi të kufizuara në të mësuar, si dhe përkushtimin tonë për të mbrojtur mbështetjen e prindërve. Ne jemi të ngazëllyer për mundësinë e shtrirjes së shërbimeve tona në Kosovë në të ardhmen.

Avokatja e njohur Joana Kaso shkruan se sonte pata nderin e veçantë të takoja Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu. Udhëheqja dhe vizioni i saj janë vërtetë frymëzues. Unë ndava me Presidentin punën që bëjmë në zyrë në mbështetje të grave, fëmijëve dhe të gjithë komunitetit shqiptar dhe ofrova ndihmën time në atë që unë e konsideroj plagën më të madhe në komunitetin tonë, dhunën në familje.

Duke e mbyllur shkrimin tim i uroj Presidentes së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu rrugëtim të mbarë për shtetin e Kosovës dhe Kombin dhe faleminderit që jeni shembulli më i bukur frymëzues i gruas shqitpare.

TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo do të transmetojësë shpejti ne kanalet televizive kronikën e pëgatitur për këtë takim të rëndësishëm.

23 shtator, 2023

Manhattan, New York

Filed Under: Emigracion

“Kosova do të jetojë përgjithmonë”

September 25, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 23 Shtator 2023 – Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu zhvilloi një takim të përzemërt me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në “Empire Steak House” në Manhattan, presidentja e Kosovës znj.Osmani shoqërohej nga Zëvendëskryeministre & Ministre Punëve të Jashtme dhe Diasporës Znj. Donika Gërvalla-Schwarz, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington Ilir Dugolli dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York Prof.Dr. Blerim Reka. Udhëheqësit e shtetit të Kosovës pasi falenderuan mërgatën për kontributin historik për shtetin e Kosovës e kombin shqiptar, apeluan për rritje të bashkëpunimit dhe fuqizim të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në interes të Kosovës. Përgjatë bisedave me kontributorë të çështjes kombëtare për dekada me radhë, përfaqësuesit diplomatik të shtetit të Kosovës ritheksuan nevojën e shtimit të përpjekjeve të diasporës, angazhim më të fortë dhe shtim të energjive në interes të promovimit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Falë dhe punës suaj në mërgatë e përpjekjeve të jashtëzakonshme, Kosova do të jetojë përgjithmonë” tha ndër të tjera Presidentja Osmani para mërgatës shqiptare në Amerikë.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në këtë takim u përfaqësua nga Presidenti i Nderit Agim Rexhaj, anëtari i kryesisë Ilir Cubi, anëtari i Këshillit Gëzim Nika e vatranë të tjerë.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT