Nga Keze Kozeta Zylo/
Në mjediset e “Empire Steak House” në Manhattan, Presidentja e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani u takua me Diasporën Shqiptaro Amerikane organizuar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Ambasador Blerim Reka dhe stafi i tij.
Salla e mbushur plot e përplot mirëpriti Presidenten e Kosovës znj. Osmani e cila shoqërohej nga Zëvendëskryeministre, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Znj. Donika Gërvalla-Schwarz dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington Ilir Dugolli.
Fjalën e mirëseardhjes së Presidentes së Kosovës e mbajti Ambasadori Reka Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në New York.
Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani përshëndeti gjithë të pranishmit dhe i falënderoi ata për mikpritjen e tyre. Ajo tha se nuk mund të ikja në Kosovë pa u takuar me Diasporën Shqiptaro Amerikane e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kombin dhe Pavarësinë e Kosovës. Ne ju jemi përjetësisht mirënjohës. Ne kemi lidhje të ngushta me Amerikën dhe jemi partner të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilëve ju jemi shumë miënjohes për Pavarësinë e Kosovës. Ne do të punojmë vazhdimisht për t’i mbajtur të fuqishme këto marrëdhënie me Amerikën.
Pas fjalës së Presidentes së Kosovës fjalën e mori Zëvendëskryeministre, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Znj. Donika Gërvalla-Schwarz, e cila falënderoi pamasë Diasporën Shqiptaro Amerikane për cfarë i kanë dhënë Kosovës. Ajo foli për mbrojtjen territoriale të Kosovës në bazë të kushtetutës. Permendi me mirënjohje bisedën që kishin patur për mbrojtjen e Kosovës me Kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresistin amerikan Joe DioGuardi, z. Agim Alickaj aktivistin e shquar, anëtar i Bordit të Lisgës Shqiptaro Amerikane të cilët ishin për vizitë të rëndësishme në Kosovë dhe u mirëprtiën nga Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. Sot janë ringjallur vazhdoi ajo nga serbët, ndjenat e egra nacionale dhe duan destabilizim në Veriun e Kosovës. Ne po punojmë fort për t’i forcuar lidhjet tona me Komunitetin Europian dhe Amerikën për të mbrojtur Pavarësinë e Kosovës dhe për të qenë partner të barabartë.
Duke dëgjuar me vemendje të posacme këto dy zonja që janë në vendet më të larta në politikën e Kosovës ndihesha shumë krenare për fjalimet e tyre aq të shkurtra dhe plot mesazhe, për kulturën dhe vendosmërinë për të mbrojtur Kosovën me kushtetutë dhe dinjitet. Ato janë një shembull i shkëlqyer i emancipimit politik dhe njerëor. Në bisedat që patëm me pjesëmarrës të ndryshëm të gjithë flisnin fjalë miradie.
Ja si shkruan Dr. Valbona Zylo Watkins në rrjetet sociale pas takimit me Presidenten Osmani: Një pasdite shumë e bukur takimi me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, një grua frymëzuese dhe një udhëheqëse e fortë, një shembull i mrekullueshëm për të ëndërruar vajzat e reja si dhe vajzat tona. Më pëlqeu shumë takimi me profesionistë të tjerë të njohur shqiptarë.
Ndërsa znj. Vlera Sela Thaqi, nje vlerë e vërtetë pranë Konsullatës së Kosoves në Manhattan dhe ish mësuese dhe anëtare e stafit pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador I Kombit shkruan se pata privilegjin të takoja Shkëlqesinë e saj Presidenten e Kosovës Dr. Vjosa Osmani. Gjatë bisedës sonë, unë tregova historinë e familjes sime, pasi familja e nënës sime është nga Gjakova, dhe se si ajo luajti një rol jetësor në ndihmën e 25 refugjatëve në shtëpinë e saj gjatë luftës. Për më tepër, ne diskutuam shërbimet e ofruara nga organizata ime, Staten Island Learning Center, për studentët me aftësi të kufizuara në të mësuar, si dhe përkushtimin tonë për të mbrojtur mbështetjen e prindërve. Ne jemi të ngazëllyer për mundësinë e shtrirjes së shërbimeve tona në Kosovë në të ardhmen.
Avokatja e njohur Joana Kaso shkruan se sonte pata nderin e veçantë të takoja Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu. Udhëheqja dhe vizioni i saj janë vërtetë frymëzues. Unë ndava me Presidentin punën që bëjmë në zyrë në mbështetje të grave, fëmijëve dhe të gjithë komunitetit shqiptar dhe ofrova ndihmën time në atë që unë e konsideroj plagën më të madhe në komunitetin tonë, dhunën në familje.
Duke e mbyllur shkrimin tim i uroj Presidentes së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu rrugëtim të mbarë për shtetin e Kosovës dhe Kombin dhe faleminderit që jeni shembulli më i bukur frymëzues i gruas shqitpare.
TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo do të transmetojësë shpejti ne kanalet televizive kronikën e pëgatitur për këtë takim të rëndësishëm.
23 shtator, 2023
Manhattan, New York