• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

Migjeni, nji urdhnesë e shëlbyeme ndër shpirtna t’dlirë e vullnete t’epërme zotnimi

September 30, 2023 by s p

Nga Albert Vataj/

Asht ai emër, ai za, ai kushtim që vjen dhe rivjen te sekush prej nesh, për të dëshmu, për të kremtu, për të ysht e me zgju prej thellë, nër ne, vullnesën njerëzore. Po atë forcë, të cilës i duhet dhan krahë sa herë që qiejt kërkojnë fluturimin, i duhet dhan këmbë t’forta e kivet, sa her i duhet me mposht mitin antik të Sizifit, i duhet dhan zemër e zjarr sa her koha prêt me padurim ngulmin e asaj hazdisje.

E qe besa i duhet dhanë tançka Migjeni i madhe dha në ato pak vite të zorshme jetë, në atmot të hoveve të mëdha, ndryshimeve të potershme e shumëçkasë tjetër që thepiste shtegun përnga kalonte kalvari i të përditshmes së asokohëshme e të tashmes, domosdo.

Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi i tij i zashëm i brendisë gufuese n’vedvedi.

Jo të gjithë munden me mbet “përdhunshëm”, siç ka mujt me met vetëm ai, në gjinin e visareve, e me u përkund në përjetësi, si jeta prej nga ne marrim mëkimin e kungimit, nervin e vetëtimës, turrin e stuhisë, thellësinë e të pambarimtes, e bekimin e Zotit, atij etern e atij tokësor.

Megjithë se regjimet nuk reshtën së anatemuari kryeveprën që skaliti me rrufe e zemëratë, zanin buçitës të revoltës që mruni në britma dhe dhimba, ai asht si atmot e tash, po kaq i magjishëm me vargun të farkëtuar në shpirtin e mraztë e trupin delikat, në zemrën e Vezuvtë e shëndetin e stërkequn.

Çfarëdo që është rrekun për me përplotësu mitiken e penës vetëtitëse të Migjenit, e mangët metet, e paplotsume shkon rrëshqan, ndërsa vargu i tij tingllon si pslam i një libri t’shenjtnum ndër jetë njerëzish, toksorësh t’dhanun me mish e me shpirt dashnis e dijes, krenis e kumtimit. E pamujtin orvatet çdo ngut e ngulm, për me e sos n’nji imazh apo n’nji përfytyrim, qi nuk len tjetërçka me hy n’te si nji nevoj përsosjeje, ndërsa zani i zashëm i shpirtit të tij, gurrueshëm cyt ndër t’hovshme ngulme për me mujt me zotnue t’tashmen e përgjithmonshme të të drejtës së gjithkujt me ken dhe me u ndi Zot i fatit t’vet.

Britma i atij zani dhe paqtia e asaj hukame qi përtrini jetën e fikun prej shtërzimit e zorit, idhnimit dhe hekave, janë si nji predikim, si një udhëprimje e nji dishtrimi t’hyjshëm qi nxinet për me premtue besim e me dëbu t’keqen, shpirtit me i dhanë gajret, dritë me shpërthy ku terri s’ka mëshirë për kurrçka tue përly, e mirësi me mëku ku skamja ngërthen thonjt n’kurme t’shterruna.

Migjeni, ai shtat i drobitun prej s’munjet, ai shpirt i shterrun dihamsh e dhimbjesh qi koha i’a mylmeu me trazim e pezëm, mujti me jetu njaq pak dhe diti me na dhan njaq shumë, ndoshta gjithçka që kishte z’brendshmi, ndoshta tançka qi na e meritonim.

Ai erdhi si një misionar. Nuk pruni asnji dogmë me vedi. Nuk mëtoi asnji skizëm. Nuk \thirri në këndimin e vet gjëmues asnji forcë supreme. Krejt ç’ka përbani kacafytjen prej ngadhnjyesi ishte njaq toksore, sa gjithçka tjetër qi erdhi e xuni vend si kumtimet e një premtimi. Ju desht me ik, ndoshta përdhunshëm, por pa i marrë me vedi në amshim kurrgja veç shtatin e shterrun ligshtimit e eshtnat e grryeme prej kujës. Krejtçka tjetër qi u ngjiz, u rrit e u hyjnizue me te, mujti me met nër ne, jo vetëm si nji amanet por edhe si një parathanje e nji të tashme qi idhnushëm përsëritet e bahet nji e ardhme fatkeqe, n’se nuk ka “nji grusht t’fuqishëm” qi nuk e godet.

Prej penës së tij, prej andjes dhe zemrës, kaq shumë të dhanun ligshtimit, ai skaliti me zjarm rrufeje vargje dhe strofa, poezi dhe himne, t’cillat kan met urdhnuese e kushtrus në vetëdijen e brezave. E kush erdhi këso jete e u mëkue prej kësaj fryme të shenjtë, e nuk u ba një zelltar i përkushtuem i këtij shenjtori, këtij besimi, kësaj force përtrimjet, këtij shkasi motivimesh t’epërme e ngulmesh t’zjarmta.

Historia, e bashkë me të, kujtesa jonë kolektive, pak e sëmbueme prej pushtetesh e poshtnimit, dogmash e demagogjishë, dhanun babzish e shterrimit, skllavnumun harbimit e hazdisë, ka dëshmu, noshta edhe me përdhuni, se kush duhet me met, edhe jo vetëm me met, por me e pa ndërsa rrin e rritet përplot hir dhe madhështi në panteonin e vlerave dhe kumteve. Për me e pa e çmue si një dishepull të një urdhnese t’shëlbyeme ndër shpirtna t’dlirë. Ajo vepër, ai za gjimues, metet ndër dëshirime t’tona, ndër njata vullnesat tona, t’njituna njaq nalt sa me e ndi dorën e plotkivetshme e hirin e shenjtnum thirrun prej tharmit të tokës e qiellit. Vitet deng me vërshim, e kanda jonë, punon me themel, duke ken e pamëshirshme dhe ngulmuese. Përmes lojës së saj të evoluimit, historia, në dukje-absurde e paradoksale, e ka ba dhe e ban masmiri të sajen, duke gozhdu në panoramën e habisë, brezat që vijnë, me rreptësinë seleksionuese të shoshës së saj. E si për me dash me sfidu garrametjet e kacarritjet e përbaltjeve, në fundin e mbram ajo e vendos në vendin e vet, kungimin e forcës për të jetu njeriun brenda nesh, tan brezat e tana kohnave, përkundër soj-soj sunduesish e tiranish.

Koha asht gjykatësja ma e rreptë dhe njikohësisht ma e pamëshirshme, ajo përmbys figura të ngritura përdhunshëm në piedestal, shpërndan shkëlqime breroresh të rreme edhe kur balsamosen për t’u ruajtur përjetësisht në gjirin e saj, ajo i flak tej si byk i kalbun dhe i braktis përfundimisht tue i gjujt me ngulmin e zemëratës në zgafellat e terrta të harresës.

Kanda dhe vlera, amshti i përjetësisë e forca e ngulmimit në çdo zemër e nji bukurie të ashpër por kumtuese, nga qielli na bien në prehër edhe pas ma shum se nji shekulli. Asht ai emën, ai za, ai kushtim që vijnë e rivijnë te sekush prej nesh, për të dëshmu, për të kremtu, për të ysht e me zgju prej thellë, nër ne, vullnesën njerëzore. Po atë forcë, të cilës i duhet dhan krahë sa herë që qiejt kërkojnë fluturim e zapti, i duhet dhan këmbë t’forta e kivet, sa her i duhet me mposht mitin antik të Sizifit, i duhet dhan zemër e zjarm sa her koha prêt me padurim ngulmin e asaj hazdisje me e rrok.

E qe besa i duhet dhanë tançka Migjenit të madh, por përmbi krejt i duhet lshu rrah e krah nji qiell qi mundet me e xan britmën e dhimbës e kushtrimit, njat ngulm qi ka met atëditë e sod si nji nevojë çlirimi.

Migjeni ishte dhe ka mujt me met atëditë e sod, njaj qi sekush din me e lexu e me e kuptu, jo tjetërqysh. Anipse ka kalue ma shumë se nji shekull qysh prej kur shkrepi kjo rrufe shgjetare ndër qiejt e mrrylun të të atëhershmes, zani që plazmoi në eter si një kushtrim kumbon papra edhe tash. Jo të gjithë munden me mbet “përdhunshëm”, siç ka mujt me met vetëm ai, në gjinin e visareve, e me u përkund në përjetësi, si jeta prej nga ne marrim mëkimin e kungimit, nervin e vetëtimës, turrin e stuhisë, thellësinë e të pambarimtes, e bekimin e ten’Zot, t’gjithëfuqishmit, atij etern e atij tokësor. Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës, shkundullitës, si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi i zashëm i brendisë së nji shtati t’lënguem prej smundjes e thelbit të nji shpirti t’krisun prej idhnimit.

Megjithë se regjimet nuk reshtën së anatemumii kryeveprën e tij, zanin buçitës i këtij krahnori t’gufum prej revoltës, si atmot e tash, ka diçka me than, ka nji za me lshu ndër kohna t’zatetuna përnën thundrën e nënshtrimit, ka nji dhimb me kumtue ndër vullnete t’ndryshuna. Ai asht krejtkund ti mundesh me lshue shikimin, gjithkah ku hapi jot çapit n’trotuare t’lvorume ku nji dor e përvujshem shtrihet me lyp, por qi nep tançka ka n’vedi, nep kreninë, shet erzin, e qe besa thonjt në fyt i’a ngul t’tashmes që hiqet zvarrë si një agoni q’i s’ka vorr qi e xen.

Migjeni ishte dhe mbeti një nga kolonat vertebrale të letërsisë së viteve ’30, një nga shpërthimet më të befasishme të kohës, një nga tundimet më zemëratëse të forcës për të ngritur krye, për me kërku ndër ne një grusht t’paligjshëm për me i ra n’zemër malit që s’bzan. Migjeni ishte shkrimtari më modern i viteve 30 dhe një lajmës i të kenit i gjithmonshëm, sa kushtrues aq edhe i dhimbshëm, sa i lëndum aq dhe kurajshëm. Plagë ishte dhe meti në kurmin e drobitun hekash e në shtatin çjerrun përpjekjesh. Ai si kurrkush tjetër, gjithë landën jetësore që barti i’a nënshtroi një këndi me të pamëdyshtë të ri shikimi, atij ekzistencial, të njëmëndtë. Fati i njeriut në botë, lumnia e fatkobi i tij, kjo ishte tematika zotëruese në krijimtarinë e Migjenit, kjo ishte hea e breznive, kafshata e idhët e mrumun me lot e gjak. Larg çdo dogmatizmi e sentimentalizmi, Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, por as si zvarranik, të cilin munet me e shkel çdo këmbë.

Filed Under: Emigracion

Petro Marko “re dhe gur” në vis të vet…

September 30, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Sot unë kalova nga Petro Marko dhe deti në Breg të Detit.. Deti kishte rënë nën dritën e plotë të Diellit, Petro Marko, domethënë kurmi i tretur i tij, ishte mbështjellë nga një kurorë bimësh të dheut të tij, në Dhërmi.

Me dashurinë e paluhatshme për të dy, udhëtova përgjatë detit dhe u ndala tek memoriali i shkrimtarit.

Ritualisht ua hoqa pemëve dhe degëve mundësinë për të mbajtur për vete nën kurorë, mermerin me emër të shkrimtarit. Petro Marko është aty, jo më ” zog i mbetur në mërgata”, siç i këndohet nga Bregu, por ” re dhe gur” në vis të vet”.

Petro dhe deti mbetën të dy të pandryshuar, sidomos shkrimtari, i cili shumon rëndësinë në dijeninë njerëzore, sa më shumë shkon jeta.

Të dy injorues të censuseve dhe regjistrimeve, të dy sfidantë dhe dëshmues të rrallë të çdo qëndrueshmërie.

Shkrimtari shqiptar në këtë shesh prehjeje, e ndien se si deti mbetet e do të vijojë të mbetet, në shërbimin soditës të gjumit dhe përjetësisë së Tij, ditë më ditë e, natë më natë, të së ardhmes.

Filed Under: Kulture

Mevludi Sherifit, një ftesë për miqtë në ditëlindjen e Profetit

September 30, 2023 by s p

Mevludi Sherifit, një ftesë për miqtë në ditëlindjen e Profetit.

Filed Under: Uncategorized

Për një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve…

September 30, 2023 by s p

Diaspora për Shqipërinë e Lirë/

📍 Diaspora për Shqipërinë e Lirë në jetësim të vlerave të saja të brendshme konfirmoi edhe një herë përkushtimin e saj ndaj parimeve demokratike, duke theksuar se pjesëmarrja aktive e anëtarëve nga kontinente të ndryshme është një burim vlerësimi dhe një detyrim për t’ju përmbajtur këtyre parimeve. Kontributi i të gjithë anëtarëve në grupet e punës me një qasje konstruktive jo vetëm për të adresuar problemet në Shqipëri por dhe për të ofruar zgjidhjen e tyre është thelbësor në aktivitetin e lëvizjes.

📍 Ne jemi krenar që në rrugëtimin tonë kemi pasur një rritje të shëndoshë, pavarësisht ndikimeve politike, linçimit nga militantët partiakë, sulmeve nga sistemi i propagandës së pushtetit, apo dekurajimi i fatalistëve, të cilët mendojnë se nuk mund të realizohet asgjë dhe se Diaspora nuk ia vlen të angazhohet. Përkundrazi ne jemi më të motivuar se kurrë në misionin e vazhdueshëm të lëvizjes për të punuar për ndërtimin e një Shqipërie ku çdo Shqiptar brenda dhe jashtë saj, të ketë shpresë, zë dhe ndikim në zhvillimet politiko-shoqërore të vendit!

📍 Diaspora për Shqipërinë e Lirë, nëpërmjet një proçesi demokratik dhe transparent, me anë të platformës Helios Voting e cila mundëson votimin e fshehtë sipas parimit një anëtar një votë, pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjthshme, ka zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë. Anëtarët e zgjedhur kanë një mandat dy vjeçar, gjatë të cilit do të përfaqësojnë me integritet vlerat dhe aspiratat kryesore të lëvizjes.

📍 Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë synon të ndërtojë marrëdhënie dhe lidhje me organizata të tjera për të promovuar dhe mbështetur ndikimin e diasporës në çështjet politike dhe sociale të Shqipërisë. Rrjetëzimi me organizata simotra është kyç për të krijuar një front të bashkuar dhe për të avancuar çështjet e përbashkëta dhe të drejtat e komunitetit shqiptar.

📍 Mobilizimi i komunitetit të diasporës shqiptare dhe faktorizimi i tyre në vendimmarrje janë çelës për të ndikuar dhe formuar zhvillimet politiko-shoqërore në Shqipëri. Lëvizja aspiron të sjellë një kulturë të re politike dhe të kontribuojë në hapjen e një epokë të re të angazhimit dhe progresit për Shqipërinë.

👏 Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë shpreh mirënjohjen dhe konsideratën më të lartë për kontributin dhe ekspertizën e tyre në ngritjen e strukturave të lëvizjes dhe konsolidimin e saj, për ish-anëtarët e kryesisë së vjetër, të cilët nuk vendosën të rikandidojnë sërish, përkatësisht Enkelejda Havari, Borana Kullolli, Emir Tahiri dhe Enis Ulqinaku si dhe ju uron atyre suksese të metëjshme në sfidat e reja profesionale. Ish-anëtarët e kryesisë mbeten anëtarë dhe kontribues aktivë të lëvizjes në grupet e punës brenda lëvizjes.

Filed Under: Ekonomi

MALËSIA E GJAKOVËS, NË 77 VJETORIN E GENOCIDIT KOMUNIST

September 30, 2023 by s p

Agron PREBIBAJ/

Nisja e operacionit kriminal komunist me patjeter se do kishte turravrapin për të shkelur gjithçka e kudo, secilin individ të fortë e familje të pashembur, e përse jo Malêsia e Gjakovës të mos ishte njëra nga shënjestërat e para, pasi kjo malësi vitale, ndër shekuj i dha kombit burra kolosë e mendimtarë, derdhi gjak për liri e pavarsi, por edhe shumë rezistente ndaj djallit komunist. Malësia e Gjakovës( Tropoja) sot në 77 vjetorin e nisjes së genocidit komunist në Muzeun Bajram Curri, kujtoi martirët e të persekutuarit nga sistemi komunist.

Piknisja e genocidit ishte në Lokalitetin Lekbibaj ( Nikaj-Mertur) si vatra e fortë e qëndresës dhe rezistencës, ku me 29 shtator të 1946-ës, një ditë e madhe për besimtarët katolikë, u përzgjodh me qellim *Shen Mhilli i përgjakur” siç shkruan vite më parë historiani Dodë Progni, duke e konsideruar si ditë zie e pushtimi për Nikaj-Merturin e malësinë.

Porositësit për këtë genocid ishin të sofistikuar, ku një ditë më parë ushtria e policia njoftoi derë më derë në secilin fshat, se neser kemi një takim në qënderën Lekbibaj, ndërsa aty u rrethuan 2.000 burra të kësaj krahine nga ushtria e kuqe më besprera, e cila prodhoi një manifesitin më antinjerëzor të shqiptarit ndaj shqiptarit, duke pushkatuar në sytë e tyre burrin kolos Fete Sadiku por edhe djaloshin 23 vjeçar Ukë Quni, kjo edhe qellimi për të tembur e pushtuar Malësinë e Gjakovës e Dukagjinin në krahun tjeter, deri tek i ndjeri pak muaj më parë Adem Nuredin Gjoçaj i cili e filloi zbor-internimin në moshën 8-vjeçare në Tepelenë.

Ndërsa ky 77 vjetor vjen me kujtesë e pesimizêm për secilin para krizës sociale e shoqërore që po kalon shoqëria jonë kudo, por me besimtarë për ta kujtuar e lënë të kaluarën në historinë e dhimbëshme kombëtare.

Këtë kremtim-kujtese e hapi kryetari i Shoqatës Antikomuniste të Malësisë së Gjakoves z.Shpend Mulosmani, i cili solli statistikat e dhimbëshme të persekucionit komunist në malësinë tonë.

Në këtë përvjetor genocidi nderoi edhe kryetari i Shoqatës antikomuniste të Shqipërisë z.Etem Fezollari, i cili vlerësoi Tropojën si trevë e rezistencës antikomuniste. Ndërsa kumtesa i e Prof.Ilir Pecnikaj ishte mesazhi njerëzor e shkencor për kujtesën, historinë e promovimin ndaj përsonaliteteve tona.

Nderim e respekt për burrat e familjet që pasuan rezistencën anti-komuniste!

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT