• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

𝗣𝗿𝗼𝗳. 𝗗𝗿. 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺 𝗞𝗮𝗱𝗿𝗶𝘂: Kolegji i Kirurgëve të Kosovës – lider në sensibilizimin e kuadrove klinike e shkencore

September 8, 2023 by s p

Edukimi i vazhdueshëm i stafit mjekësor është një proces shumë me rëndësi për revitalizimin e dijes kliniko-shkencore. Kjo zakonisht ndodh në gjithë botën, dhe duhet të jetë proces i vazhdueshëm edhe për mjekët e stafin mjekësor në Kosovë. Kështu tha Prof. Dr. Bashkim Kadriu, neuropsikiatër, Kryeshef dhe Drejtor Ekzekutiv i Mjekësisë Translacionale dhe Eksperimentale, në Departamentin e Neuroshkencës në Jazz Pharmaceuticals, San Diego – California, SHBA.

Në një intervistë për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Dr. Kadriu deklaroi se është nder i jashtëzakonshëm që në krye të Kolegjit e kemi Prof. Dr. Rifat Latifin, njërin nga emrat ma të njohur të mjekësisë shqiptare në botë, i cili si gjithmonë gjenë mundësinë të jetë në shërbim të mjekësisë kosovare dhe të zhvillimit dhe avancimit të saj.

Njëra nga sfidat e së ardhmes, sipas Dr. Kadriut, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, është t’i njoftojmë kolegët tanë nga diaspora për këtë mundësi të jashtëzakonshme për ndarjen e ekspertizave dhe përvojave me kolegët tanë nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare.

Megjithatë, Dr. Kadriu, shprehet shumë i bindur se ekziston vullneti i jashtëzakonshëm nga ana e kolegëve tanë në diasporë të kontribuojnë në vendin tonë, për zhvillimin e sektorit shëndetësor.

-Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është në përgatitje për Kongresin e radhës. Ju do të merrni pjesë në Kongresin e Tretë Klinik të KKK-së, që do të mbahet sivjet më 12-15 Tetor. Si e vlerësoni zhvillimin e dy Kongreseve të mëparshme të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës?

-𝗗𝗿. 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺 𝗞𝗮𝗱𝗿𝗶𝘂: Fillimisht ju falënderoj për kujdesin, ftesën dhe nderin për të qenë pjesëmarrës në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kjo është ngjarja më profesionale dhe aktiviteti kliniko-shkencor që do ketë impakt afatgjatë për komunitetin e mjekëve në Kosovë. Ky Kongres sjell emrat më të njohur të shkencave mjekësore nga e gjithë bota. Njëkohësisht, është nder i jashtëzakonshëm që në krye të këtij Kolegji e kemi Prof. Dr. Rifat Latifin, njërin nga emrat më të njohur të mjekësisë shqiptare në botë, i cili si gjithmonë gjenë mundësinë të jetë në shërbim të mjekësisë kosovare, si dhe të zhvillimit dhe avancimit të saj.

-Çfarë sugjeroni që në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës të jetë më ndryshe?

-𝗗𝗿. 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺 𝗞𝗮𝗱𝗿𝗶𝘂: Personalisht besoj se puna e bërë ndër vite do të sjellë nivelin edhe më të lartë të kualitetit të emrave, dhe të rejat e fundit të shkencave kirurgjike e mjekësore. Një e re që këtë vit e karakterizon Kongresin, do jetë mundësia kurseve e punëtorive nga emra më të njohur të kolegëve tanë, që vijnë nga SHBA-të dhe vendet tjera perëndimore.

-Meqë qëllimi i Kolegjit të Kirurgëve është të mbledh afër vetës shkencëtarë botëror, e sidomos të diasporës shqiptare, sa mendoni se shkencëtarët – kirurgët shqiptarë janë në dijeni për misionin dhe aktivitetet e KKK-së?

-𝗗𝗿. 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺 𝗞𝗮𝗱𝗿𝗶𝘂: Besoj fuqishëm se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe është lider në sensibilizimit dhe kuadrove klinike e shkencore, e sidomos mes diasporës. Megjithatë, mbetet mision personal, që përmes Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, në të cilin jam anëtar, të kontribuoj në këtë drejtim. Së këndejmi, mendoj se njëra nga sfidat e së ardhmes që duhet të ndërmarrim si Komitet, është t’i njoftojmë kolegët tanë nga diaspora, për këtë mundësi të jashtëzakonshme për ndarjen e ekspertizave dhe përvojave me kolegët tanë nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare. Po ashtu, e rëndësishme është se përmes këtij Komiteti kemi mundësi t’u ofrojmë gjeneratave të ardhshme të mjekëve dhe specializantëve një platformë komunikimi, dhe po ashtu ndërlidhjeje, që do t’i shërbejë atyre drejt avancimit të përvojave shkencore.

-Shqiptarët kanë arritur shumë suksese në shkencë dhe në punën e tyre në vende të ndryshme të botës. Megjithatë, angazhimi i tyre në vendin e origjinës mbetet i pamjaftueshëm. Ju si neuropsikiatër, si mendoni se ata mund të angazhohen dhe të kontribuojnë më shumë në Kosovë?

-𝗗𝗿. 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺 𝗞𝗮𝗱𝗿𝗶𝘂: Jam shumë i bindur se ka vullnet të jashtëzakonshëm nga ana e kolegëve tanë në diasporë të kontribuojnë në vendin tonë, në zhvillimin e sektorit shëndetësor, megjithëse deri më tani shumica e iniciativave kane qenë vet-iniciativa, pa mbështetje të mirëfilltë institucionale dhe në mungesë të ideve të vet-qëndrueshme, që do të sjellin vlera në institucionet tona vendore. Sigurisht, njëra nga idetë shume interesante ka qenë iniciativa e Prof. Dr. Latifit që të sjellë kuadrot në vendlindje dhe t’u mundësojë profesionistëve klinik e shkencor qasje në institucionet vendore, megjithatë, iniciativat e tilla mbeten në proces pas dorëheqjes së Prof. Dr. Latifit nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë. Për mua, kjo ka qenë një humbje e madhe për shëndetësinë në Kosovë, se prurjet kualitative si ajo e Prof. Dr. Latifit janë më se të nevojshme për sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Padyshim, uroj që iniciativat e tilla të ketë edhe në të ardhmen, dhe ne si diasporë të mundohemi të angazhohemi në të mirë të vendit tonë.

-Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ofron edukimin e vazhdueshëm të specialistëve të disiplinave të ndryshme kirurgjike, si dhe specializantëve dhe studentëve të kirurgjisë, përmes kurseve, punëtorive dhe komiteteve. Meqë ju jeni me profesion neuropsikiatër, sa jeni i gatshëm të kontribuoni në këtë drejtim?

-𝗗𝗿. 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺 𝗞𝗮𝗱𝗿𝗶𝘂: Edukimi i vazhdueshëm i stafit mjekësor është një proces shumë me rëndësi për revitalizimin e dijes kliniko-shkencore, andaj, kjo zakonisht ndodh në gjithë botën, dhe duhet të jetë proces i vazhdueshëm edhe për mjekët e stafin mjekësor në Kosovë, Për hir të korrektësisë, unë përgjatë viteve kam marrë disa iniciative personale, që kanë pas qëllim edukimin e vazhdueshëm, dhe informimin mbi më të rejat e fundit nga neuro-shkenca dhe neuro-psikiatria, në vendin ku veproj dhe punoj. Megjithatë, do ishte shumë më e lehtë nëse këto iniciativa individuale do të kanalizoheshin përmes Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës. Unë mbetem shumë optimist që iniciativa të tilla do mundësojnë përparimin e shkencës dhe mjekësisë në Kosovë.

Filed Under: Rajon

Mirënjohje për studiuesit, Ilir Cubin dhe ekipin e tij të përkushtuar

September 7, 2023 by s p

Alfons Grishaj/

Në emrin tim personal dhe të Federatës Vatra, dua ti shpreh mirënjohjen anëtarit të kryesisë së Vatrës z.Ilir Cubit, djalit Noah dhe ekipit të tij të punës që përmbyllën me sukses rikonstruksionin e Bibliotekës së Vatrës. Një punë e mundimshme dhe delikate. Projekti i nisur që në muajin shkurt, për shkak të kompleksitetit të ndërhyrjes dhe avarive të njëpasnjëshme, projekti i ndarë në disa faza veprimi, në bashkëpunim me studiuesit Elez Osmani, Paulin Marku dhe Editorit të Diellit u arrit sistemimi përfundimtar i të gjithë librave, ndarja sipas kategorive, ruajtja e ekzemplarëve sipas rregullit të Bibliotekave dhe organizimi e paketimi i kopjeve të shumta në skedar më vete. Vatra i është mirënjohës të gjithë kontributorëve të mësipërm që punuan me përkushtim të veçantë dhe neveritet prej atyre që shajnë Vatrën, Diellin, Bibliotekën, drejtuesit dhe patriotët që angazhohen e veprimtarët që sakrifikojnë. Prej javësh një i pa ndërgjegjshëm hyri në Bibliotekë me gjasmë për të kërkuar Shejzat e Koliqit, një besëprerë me mision, shkrepi disa fotografi gjatë kohës që bëheshin punime, i shiti si zbulim Kolombistik dhe ushqeu klubin e “sharësve dhe përçarësve” me matetial të neveritshëm. Prej kohësh klubi i rrugës që veç shan e mallkon, pa integritet dhe moral, shpifjen, deformimin dhe mashtrimin e kanë kryefjalë. Koha do i gjykojë, Vatra do ecë vetëm përpara. Vatra është e shenjtë.

Filed Under: Politike

Rodi: Saksofoni, jazzi janë lider në improvizim

September 7, 2023 by s p

Denion Ndrenika/

Nuk isha marrë shumë me muzikën, ndër vite, pasi sic thuhet ndonjëherë që më kishte hedhur Perëndia gjetkë, te sporti, politika, sidomos gjithëshqiptaria me njerëz dhe territore.

Megjithatë muzika nuk ka qenë e përjashtuar. E kësisoj përfshihet më shumë në historikun dhe njohjen e përgjithëshme se sa te luajtja, apo krijimtaria.

Padyshim që brezi ku hy, ka pasur një errësirë të lemerisshme nga regjimi kriminal komunist, një ndalesë të plotë të jetës “imperialisto-revizioniste”.

Përshtypja e përhershme e imja ka qenë që kusbh ndalon diçka, ka frikë të përballet, ka frikë të pranojë pazotësinë, injorancën dhe ligësinë.

Andaj sporti dhe kultura, veçanërisht muzika, ishte në atë errësirë ku nuk shihej as pop, as rock, as bluz, as jazz, përveçse ndonjë Sanremoje zvarritëse.

Lidhja shpesh bëhej nëse arti ynë, muzikantët, sporti dhe sportistët do të zinin vend në hapësirën e lirë botërore.

Padyshim që shumëkush prej tyre, po.

E bëra këtë hyrje për të thënë se sa pamundësi ka pasur asokohe, se sa rrugë mbylleshin.

Sot krejt ndryshe, krejt tjetër, krejt hapur veç mundësi të kesh dhe të tregosh nëse diçka di.

Grupet muzikorë të pas 1990 me dëshirën e madhe u formësuan nga individë që lanë shenjë. Bledar Sejko “Qepa”, Gjergj Jorgaqi, Redon Makashi, Morena Reka, instrumentistë dhe klasikë të shkolluar brenda apo jashtë Shqipërisë ose edhe jashtë profilit muzikor, por talente, dëshirëmëdhenj dhe punëtorë për të qenë dikushi.

Mirëpo ndërkaq rrymat më pak të njohura ndosha me shumë adhurues të veglave frymore, jazz apo bluz, mbeteshin mbrapa.

Saksofoni ishte simbol kur shihej ish-presidenti amerikan Bill Klinton duke luajtur me të.

Më ka rënë jo pak rasti të kem biseda me instrumentistë frymorë, të zhanreve të tjera, të artit skenik, kinematografisë, arteve figurative.

Në fakt, orkestrat e televizioneve sikur bënë disa hapa përpara, duke u mundësuar krijuesve të dalë nga shkolla me profilin përkatës, më në fund hapësirë dhe pa orientimin klasor apo “imperialist”.

Pasi më parë shkruajta për Lek Negrin, përshtypje më bëri një koleg i tij, Ermal Rodi,

Nuk është se lamë ndonjë orar kafeje, por kohë më parë u takuam dhe folëm për miq të përbashkët përfshi Lekën dhe “Qepën” Bledar Sejkon, që në kohën time i thonim “Xhon Lenon” për lojën në kitarrë dhe syzet e zeza rrumbullake. Me “Qepën” jemi rritur, shokë fëmijërie e dikur ndoshta nga fundvitet ’70, ai ia nisi kitarrës, kurse unë basketbollit.

Ndërkaq, Ermali me Sejkon luajnë në Top Channel, edhe Negri dhe me vite edhe në koncerte, orkestra RTVSh, programe, mësimdhënie tek Artet.

Ermali me tha në bisedë se Jazzi ka improvizim në çast dhe historia amerikane e dëshmoi këtë krijimtari të atij çasti për njerëzit dhe vetë muzikantët, pa e pyetur, por ndoshta ngaqë po flisja shumë për veglat e ndryshme dhe jo saksin.

Po çfarë bëjnë këta sot, çfarë roli ka saksi në morinë e veglave frymore, ku është shkolla, politikat arsimore, krijimtaria?

Ermal Rodi në maj pati nje turne në festivalin jazz në Chianberi në Dijon të Francës, në Zyrih të Zvicrës në Athinën e Greqisë. Në këtë festival është luajtur muzika jonë, siç më tha Ermali, për më shumë se 1000 vetë për çdo koncert që është goxha për muzikën jazz…

E ardhmja? Kjo ishte pyetja ime për Ermalin, i cili mu përgjigj: “Në të ardhmen shpresoj të ndërtoj një grup të ri internacional dhe me muzikantë të ndryshëm nga bota e muzikës jazz të luajmë muzikën tonë shqiptare në jazz koncept.

Për këtë Ermali shton se Amerika si vend i jazzit, krijon hapësirë, pavarësisht kohërave të ndryshme të paslulëzimit të tij.

“Shpresoj ta kem mundësinë për të ekspozuar muzikën time në të ardhmen edhe në Amerikë”, – shton ai.

-Ermal, çfarë sheh të ndyshme te jazz krahasuar me veglat e tjera frymore? Pra, çfarë ka ndryshe jazzi si muzikë krahasuar me muzikën e veglave frymore klarinets, trombe, cyle…

-Ermal Rodi: “Jazz si rrymë të jep mundësinë të improvizosh, pra kompozim në çast, kurse veglat frymore kanë dinamikë dhe janë për mua shumë shprehëse dhe me gjallëri”.

-Çfarë të tërhoqi për jazz, se andej nga ne nuk para ka njohuri…

-Ermal Rodi: “Grupi “Led Zepelin” dhe “Deep Purple”, Rey Charles, BB King James Broën, më çuan në një farë mënyre te jazzi. Mandej, Charlie Parker, Miles Davis bënë punën e vet…

-“Zepelinat” i kisha inat sepse një shoku im i kishte qejf shumë… Unë jam me “Beatles”, Xhim Morrison, tina turner, Elvis Preslin…”Modern Talking” i kisha qejf.

Ermal Rodi: “Yep, e kuptoj”.

-Çfarë duhet bërë që te ne jazz të fitojë terren?

-Ermal Rodi: “Edukimi që të vegjël. Unë jap mësim si i jashtëm në Akademinë e Arteve dhe vetëm 1 nxënës saksofoni kisha… ështe hapur dega në universitet, por jo në high school! Mbrapsht”!

-Përpara se të shkosh për në skenë, je i prirur të improvizosh apo vjen vetiu kur luan?

-Ermal Rodi: “Ka parapërgatitje ndër vite dhe pastaj vjen vetiu, e ke mendjen e qartë dhe je i hapur vetëm që të krijosh diçka të re në atë çast.

-“Muza e zezë me Dunin ka qenë e mirë shumë. Edhe “Zare trëndafilja”. Sa bazë përbën folku për jazzin?

-Ermal Rodi: “Shumë, madje është pika themelore për mua siç përdorën afroamerikanët rrënjët e tyre të Afrikës. Ne shqiptarët bëjmë të njejtën gjë”.

-Shpesh per jaazin thonë se sikur zvarrit, sikur zhbjerr ritmin e këngës. Pse mendohet kështu?

-Ermal Rodi: “Luhet me kohën me tempo ritmin për të arritur atë që quhet në jazz language groove… Si James Broën me ritmin funky, ose vallet tona popullore që orkestra luan duke ndjekur këmbët e valltarëve”.

-Ka ndonjë dominim note muzikore që e dallon jazzin në krijimtari?

-Ermal Rodi: “Nuk ka dominim. Përdoren të gjitha e sa më shumë, për të pasur edhe më shumë alternativa”.

-Cila vegël frymore është më e dashur për jazz, pra që jep më shumë mundësi krijimtarie, veç saksit?

-Ermal Rodi: “Po saksi. Ka qenë si kitarra dhe piano sot. Ishte leader”.

-Emal, tek improvizimi më bëjnë përshtypje dy violincelistët kroatë që bëjnë “namin” në shndërrimin e kësaj vegle klasike, dhome me muzikë joklasike. Sa e bën këtë saksi në jazz?

-Ermal Rodi: “E bën, sepse si violinceli edhe saksi ka tingull unik. Për shembull, si kuartet saksash ngjan si quartet harqesh”.

Ky ishte Ermal Rodi, në një bisedë që nisi si njohje dhe eci si shpjegim se çfarë bën ai dhe çfarë mundet jazzi.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Denion Ndrenika

“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë… e njeriut të ashpër dhe zemërmirë…”

September 7, 2023 by s p

Albert Vataj/

Optika më të cilën u trajtua identiteti ynë, përgjithësisht reflektoi një admirim dhe realizëm nga shumë prej atyre që e përdorën penën jo më pak dhe shpirtin për të shpërfaqur shqiptarët si një popull dhe kulturë që meritin vëmendje dhe vlerësim. Kjo përkundër disa penëthyerish që u ndikua dhe keqintepretuan çfarë ishte fakt.

Por ata ishin të lënë në periferi të interesit, sepse kërkohej e vërteta dhe jo pak i shërbyen shqiptarëve me përkushtim dhe profesionalizëm. Një prej tyre ishte studiuesi italian, Roberto Morozzo della Rocca, në vitin 1989, i cili në librin e tij “Kombi dhe feja në Shqipëri 1920-1944” shkruan:

“Literatura për Shqipërinë midis shekujve XIX dhe XX, dhe jo vetëm ajo perëndimore, si rregull ka pohuar se Shqipëria në thelb nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër, se ajo ka një origjinalitet të thellë, një ndryshim të pabesueshëm zhvillimi historik me popujt fqinjë. Dhe në të vërtetë, ndjenja e të qënurit veç të tjerëve është në themel të çdo nacionalizmi e partikularizmi. E pra Shqipëria dhe shqiptarët janë trajtuar nëpërmjet stereotipeve me efekt: një vend i egër dhe i pastër, një popullatë e papërkulur dhe gjakatar; një krahinë dhe një qytetërim midis Lindjes dhe Perëndimit, midis pazarit dhe monumenteve të klasicizmit; nën ndikimin e një mijë kulturave të asimiluara keq dhe në realitet me kulturën e vetme të natyrës dhe të forcës; me fjalë të tjerë një vend që të shokon. “Për një udhëtar që hyn në Shqipëri- shkruhej në vitet ’30- udhëtimi duhet filluar duke lënë mënjanë çdo term krahasimi që të vjen ndërmend nga zakoni. Në Evropë është Londra është edhe Tirana…” Gjykimi për pakrahasueshmërinë e Shqipërisë bazohej më tepër në efekte sesa në njohjen me një vend që konsiderohej si ekzotik, i mbetur jashtë mendohej tërësisë së kombeve të qytetëruara, tërheqës nga ana natyrore, me gjuhë e zakone të lashta dhe ekskluzive. Miti i Shqipërisë si një vend unikal përjetësohej me një dozë të mirë retorike, duke konfirmuar me ndonjë përshtypje të jashtme çka ishte “zbuluar” ndoshta edhe para se të shihej e të verifikohej.

Nuk të habit fakti se autorët evropianë të frymëzimeve të ndryshme kanë ekzaltuar Shqipërinë e vogël me të njëjtën retorikë të natyrës magjepsëse, të qiellit të pastër dhe të detit të kaltër, të luginave të qeshura dhe bregdetit plot dritë. Por deshifrimi i këtij miti të Shqipërisë nuk është i lehtë, sepse shumë veta e kanë parë vendin e vogël adriatikas si një prizëm nëpërmjet të cilit mund të projektonin ëndrrat dhe ankthet e veta. Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë ose e njeriut të egër të mirë, e njeriut të ri ose e njeriut primitive, e lirisë ose e tiranisë; e komunizmit të realizuar ose e gulagut pranë shtëpisë; parajsë e papërlyer ose mbeturinë e botës së lashtë. Ndoshta më pranë së vërtetës ishin ata që e shikonin origjinalitetin e Shqipërisë në shkretëtirën e një vendi të ekspozuar ndaj pushtuesve, i detyruar përherë të mbrohej kundër botës së jashtme, i prapambetur sepse ishte në kufi, si të qytetërimit perëndimor, ashtu edhe atij lindor.”

Filed Under: Reportazh

#SiSot, më 7 shtator 1918, lindi shqipëruesi i “Komedisë Hyjnore”, Pashk Gjeçi

September 7, 2023 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Ndoqi shkollën dhe gjimnazin jezuit në vendlindje, në Shkodër, ku mësoi italishten, greqishten e vjetër dhe latinishten. Qysh se ishte nxënës, Gjeçi sprovoi penën duke përkthyer disa poezi të poetit italian Xhakomo Leopardi. Në vitin 1938, me gjysmë burse të mbuluar nga qeveria e kohës, nisi studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në Romë. Më 15 korrik të vitit 1942, mori titullin “Doktor” në letërsi.

Pas kthimit në atdhe, më 4 shtator 1947, u ndalua me akuzën “pjesëmarrje në grup kundër pushtetit”. Shoqërimi me profesor Ernest Koliqin i la gjurmë të pashlyeshme në kujtesë, edhe pse do t’i kushtonte 5 vjet burg nga regjimi komunist. Pas lirimit, u transferua në Fushë Krujë, ku punoi i përkushtuar për përkthimin e kryeveprës “Komedia Hyjnore”. Menjëherë pas botimit të “Komedisë Hyjnore” të Dantes, nisi të përkthente një tjetër klasik të letërsisë botërore, “Odisenë” e Homerit. Shqipërimin e përsosi edhe më me “Fausti”-n e Gëtes dhe “Hamleti”-n e Shekspirit.

Shoqata italiane “Dante Alighieri” në vitet ’70 e vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit, si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të “Komedise Hyjnore”. Për përkthimin e Dantes, Gjeçi u dekorua nga Presidenti Italian Çampi më 2004 me titullin “Ordine della stella, della solidarietà italiana”.

Bashkëlidhur, një artikull përkujtimor i Gjeçit me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#PashkGjeçi

#AQSH

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT