• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

KRONISTI METAFORIK I PEISAZHEVE

September 2, 2023 by s p

Në Galerinë “Artistët për artistë” në Prishtinë , nga data 15 gush deri më 26 gusht 2023, piktori Arsim Kajtazi organizoi ekspozitën personale me 54 piktura, duke pasur për qëllim që në këto ditë vere, kur Kosovën e mësyjnë mërgimtarët tanë, po edhe artdashësit e tjerë, të shijojnë diçka të bukur edhe nga arti i krijuar në vendlindje. Në hapje dhe gjatë ditëve në vijim pati mjaftë vizitorë, që shijuan vlerat e ekspozuara me këtë rast.

Po u sjellim fjalën e hapjes nga piktori e pedagogu i njohur Musë Prelvuakaj që para shumë vizitorëve shpalosi disa nga vlerat krijuese pikturale të Kajtazit, të prezantuara edhe në këtë ekspozitë.

“Arsim Kajtazi është artist i gjithanshëm me një karrierë të pasur artistike, i cili që disa decenie krijon në pikturë, vizatim, grafike, kritikë arti dhe letërsi. Ka shumë vite që e njoh krijimtarinë e tij artistike, duke e përcjellë punën e tij krijuese nga afër dhe nga distanca, prandaj e ndiej të nevojshme ta bëj një shkrim modest, simbolik vetëm për një pjesë të veprave nga opusi i gjerë krijues .

Sot në Galerinë e artit të asociacionit “Artistët për artistë” Kajtazi vjen me ekspozitën e radhës, ku na paraqitët me disa risi, por edhe me disa vepra të viteve të fundit, që edhe opinioni profesional dhe artdashës mund ta shohë piktorin me karrierë të suksesshme shumëvjeçare i njohur në Kosovë, Shqipëri dhe në viset tjera shqiptare, por edhe në disa vende të Evropës.

Këto vepra burojnë nga thellësia shpirtërore e artistit, të cilat i ka realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm, e në veçanti veprat e viteve të fundit. Natyra me bukuritë e veta magjepse është e dashur për të gjithë ne, por edhe e mistershme, ku autori sikur gjënë më shumë se pamjet, në veçanti kur futet në brendi të saj për të hulumtuar dhe zbërthyer format e ndryshme irreale dhe reale në hapësirën imagjinare . Duke u paraqitur me një numër të konsideruar të pikturave artisti në këtë hapësirë ekspozuese na sjellë një mori pamjesh si: fushat, sukat, kodrat, malet, bjeshkët e bardha-alpine, gryka, ujëvare, vendbanime rurale dhe urbane me pamje të transponuara artistikisht, të analizuara me kujdes, ku mund të konstatojmë se janë preokupime dhe frymëzime të përhershme në krijimtarinë e tij artistike. Peizazhet në telajo nuk janë thjeshtë piktura vetëm për t´i joshur sytë, por janë krijime me tematikë simbolike me forma metaforike përmbajtjesore. Nga puna e bërë shohim se autori i qasët veprës me seriozitet gjithnjë me synim kërkues që frymëzimet dhe ndjenjat e veta t´i vejë në telajo për t´iu dhënë pikturave vlera të qëndrueshme artistike, duke mos u lëshuar asnjëherë në imitimin e natyrës! Autori nga natyra zgjedh dhe nxjerr pamje karakteristike të çdo visi dhe stine. Në kompozicion përveç formave konkrete i shton edhe disa elemente tjera abstrakte, ku shumica e tyre janë në lëvizje të shprehura kryesisht me ngjyra harmonike, duke i dhënë ndonjë aksent me ngjyra kontrasti, me qëllim që vepra të bëhet më dinamike. Këto peizazhe lirike-epike me shprehje impresive-ekspresive janë me përmbajtje autoktone që duhet shikuar disa here për të hyrë më në thellësi, për të arritur deri të analiza studimore.

Autori është i kujdesshëm ndaj kërkesave të kohës me qëllim për të ecur paralel me trendët e zhvillimit të artit bashkëkohor. Me shembullin vetë krijues-hulumtues shohim se përmes veprave na ofron edhe mënyra të tjera alternative të realizimit, për t´u shpreh më lirshëm në pikturë.

Në krijimtarinë e bujshme shumëvjeçare Kajtazi arrin t´i bëjë disa cikle të veprave, ku protagonist e ka njeriun me preokupime të ndryshme nga përditshmëria jonë e vështirë: me mundime, dhembje, por edhe me gëzime në eksterier dhe enterier, ashtu siç e ka jeta. Pra autori nuk është i qetë ku në shpirt i kanë mbetur vragë nga përjetimet e regjimeve antishqiptare, në veçanti nga lufta e fundit, që rezultoi me mija viktima, dhunime, shkatërrime, dëbime të shqiptarëve nga trojet e veta etnike, në anën tjetër në mënyrën e tij e paraqet luftën për ekzistencë dhe vendosmërinë e rezistencës dhe gjakimin për liri, mbështetur në sakrificën sublime të djemve dhe vajzave për të rezistuar e sakrifikuar të ndihmuar nga aleatët tonë për ta çliruar vendin.

Si artist me ndërgjegje dhe përgjegjësi ka pikturuar dhe riregjistruar pamje me ngjarje të ndryshme dhe fenomene tjera nga vendi dhe mund të konstatojmë pa ngurrim se artisti është njohës i mirë i rrethanave, një kronik faktik i ngjarjeve të kohës në artin modern. Autori krijon lirshëm në teknika të ndryshme të artit pamor: akuarel, olio, akrilik, tush i laviruar, karbon, ku tregon se i zotëron mirë teknikat nga teknologjia e artit bashkëkohor. Kajtazi i shkrin dhe i kombinon ngjyrat për mrekulli sa që në tejdukshmërinë llazure edhe në mjegull mund ti shohim disa ngjyra tjera të integruara. Në hapësirat infinite zënë vend figurat konkrete, gjysmë konkrete dhe abstrakte, të paraqitura në perspektivë të saktë lineare.

Përveç peizazheve të realizuara me forma të ndryshme në anën tjetër e kemi shumëllojshmërinë e veprave me teknika tjera që edhe më shumë e pasurojnë artin e vetë origjinal. Përveç pikturimit ai bënë vizatime me teknika të ndryshme si skica, krroki, duke paraqitur peizazhe, portrete, nudo, ku me kreativitet kalon në abstraksion, duke përdorur mbi vija tushin e laviruar, duke nxjerrë nuanca me shumësinë e vijave të kualiteteve të ndryshme, për ta fituar plastikën e formave. Autori me kombinimin e brushës dhe pendës i realizon me shkathtësi disa skica me ngjyra bardh e zi. Me materiale të ndryshme si lapsi, tushi i bënë disa krijime të veçanta por edhe ndonjë skicë për projektet e veprave më komplekse.

Për krijimtarinë e Arsim Kajtazit kanë shkruar disa kritikë arti, në vend dhe jashtë vendit, ku ka ekspozuar, dhe veprimtarinë krijuese të artistit e kanë vlerësuar lartë…”

(Musa Prelvukaj)

Filed Under: Kulture

Beteja e Albuelenës, 2 shtator 1457

September 2, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Në këtë kontekstin Europian të përpjekjeve të Papa Kalistit III për organizmin e një Kryqëzate të sukseshme, Skënderbeu dhe Arbëria kishin pasur një interes maksimal për t’i pasur pjesë të rëndësishme të kësaj kryqëzate. Edhe pse Skënderbeu kishte pësuar disfatën e Beratit më 26 korrik 1455 dhe luhatjeve të pushtetit të tij pas tradhëtive të nipërve të vet Gjergj Stres Balshës, që kish dorëzuar kështjellën e Modricës në 1456 dhe Hamzait në 1457, pas fitores mbi ushtrinë e udhëhequr Isak Bej Evrenozi, gjenerali më me përvojë osman përsa u përket betejave me shqiptarët dhe i këshilluar ngushtë nga Hamza Kastrioti, e njohur si Beteja e Albulenës,(lat. Albulae Ascqua) ai përfitoi sërish mbështetjen e vazhdueshme të Papa Kalistit III dhe mbi të gjitha vlerësimet pozitive të shpërndara në të gjithë oborret e Europës përmes korrespondencës të Papës me këto oborre për t’i tërhequr në politikën e tij antiosmane.

Beteja u zhvillua në 2 shtator 1457 në Zhejë, në mes të fshatrave Gjormë dhe Zhejë në afërsi të Mamurrasit. Shifrat janë kontradiktore duke dhënë një ushtri osmane që arrinte deri në 80.000 veta dhe humbjet osmane nga 15.000-30.000 veta. Taktika e Skënderbeut , e tërheqjes në male, hapjes së fjalëve se e kishin braktisur të gjithë dhe më pas sulmi në zhegun e vapës së pasdites kur ushtria osmane po pushonte dhe kuajt i kishte të pashaluar triumfoi mbi strategjinë e Isak Evrenzoit dhe Hamza Katriotit. Në këtë betejë u zu rob dhe Hamza Kastrioti që sipas porosive të ungjit të vet u burgos në Napoli dhe më vonë u la i lirë për tu vendosur në Stamboll.

Pas fitores së Skënderbeut është interesant fakti i përfshirjes së Kalorësit anglez John of Newport, për të cilin në historigrafinë shqiptare shkruhet se në këto beteja kundër turqve, në verë dhe në vjeshtë të motit 1457, një kalorës anglez Xhon of Njuport (John of Newport) mori pjesë duke komanduar një togë shigjetarësh. Në shoqëri të një ambasadori të Skënderbeut, duke u kthyer nga Napoli, erdhi në Romë për të kërkuar ndihmë për prijsin shqiptar, që ende është në rrezik prej turqve Xhon of Njuport si dëshmitar i epokës së madhe heroike të shqiptarëve, i bëri asaj një vlerësim shumë të lartë duke u shprehur kështu: Invazioni i Evropës është i sigurtë, sepse nuk ka fuqi tjetër që mund t’i bëjë këtë rezistencë, po të bjerë kështjella shqiptare.Kalorësi John of Newport përmendet për herë të parë në historiografinë shqiptare para këtij shënimi të Skënder Luarasit në artikullin e tij të gjatë “Skënderbeu në letërsinë angleze”, në “Historinë e Shqipërisë’ që vitin 1967, por në të dyja rastet nuk përmendet roli i tij si i dërguar special i Papa Kalistit III në këto territore.] Sipas dokumentacionit të publikuar në arkivat angleze pwr bulat papnore kalorësi John of Newport ishte i dërguari i Papa Kalistit III në Bosnjë, Slavonia dhe Shqipëri dhe oborrtar e këshilltar i Alfonsit të Aragonës nga dioqeza e Winchester i cili ishte dërguar në këto vende me 15 veta të familjes së vet dhe më pas pas një qëndrimi prej disa muajsh në Arbëri ai kryen edhe detyrën si ambasador i Skënderbeut në Perëndim.

Për më tepër në dokument shkruhet se Kalorësi John of Newport është i pajisur me këtë dokument për vetëm tetë vjet dhe u kërkohet të gjithë autoriteteve ti garantojnë një udhëtim të sigurtë.Ai shoqëronte Paolo Kazulo, ambasadorin tjetër të Skënderbeut, të cilët siç del nga një bulë e Kalistit III për Kastriotin më 6 shkurt 1458 se janë personat që kanë çuar këtij të fundit lajmin e fitores së Albulenës.

Ndërmarrja e kryqëzatës antiosmane nga ana e Kalistit III dhe përfshirja e Skënderbeut në të, hodhi bazat e politikës konsekuente të Heroit shqiptar, i cili deri në fund të jetës nuk ndërmorri paqe me Europën dhe mbeti ashtu si e kishte cilësuar Papa Kalisti III në 23 dhjetor 1457, “fortis athleta et verus propugnator fidei Cristianae” – Atlet i fortë dhe mbrojtës i Krishtërimit.

Fatmir Haxhiu.“Beteja e Ujëbardhës” (1967). Piktura në vaj ka përmasat (150×300) cm.

Filed Under: Politike

Kthimi i Papa Albanit në token Amë

September 2, 2023 by s p

Dom Nikë Ukgjini/

Më rastin e 320 vjetorit të Kuvendit të Arbrit në Merqi të Lezhës, vendoset shtatorja e Gjon Françesk Albanit, Papa Klementi XI.

Festa e martirizimit të Shën Gjon Pagëzuesit, (29 gusht), në Kishën e Mërqisë, dioqeza Lezhë, këtë vit u kremtua si e jashtëzakonshme në historinë e saj.

Puna e filluar që në muajin Maj të vitit 2022, për rehabilitimin, restaurimin e kryerjen e disa punimeve shtesë në Kishën e Kuvendit të Arbrit dhe ambientin për rreth, kulmoj më bekimin e shtatores prej guri, të Papa Klementit XI, Albanit, të vendosur në pjesën e presbiterit të kësaj Kishe. Ngritja shtatores pikërisht në vendin ku u mbajt 320 vite më parë Kuvendi i Arbrit, është tashme një fjetje e qetë dhe prehje në paqe e shpirtit të tij. Qenësia e papa Albanit pas 302, viteve të kalimit në amshim, në këtë formë u kthye në tokën amë.

Mesha u bashkëcelebrua nga zv. famullitari i Mërqisë, Atë Farid Coronel, që udhoqi meshën si dhe Dom Martin Jaku dhe Dom Nikë Ukgjini. Dom Nika mbajti predikimin e rastit për Shën Gjonin, i cili thërriste popullin që të bëjnë pendës për mëkatet e tyre e të kthehen të besimi në Zotin. Në predikim u fol edhe vlerat e Kuvendit të Arbrit, si një zë i Shën Gjonit në shkretëtirë, që na fton në zgjimin e kujtesës sonë si një domosdoshmëri, për ruajtjen e fes katolike, gjuhës, kulturës që janë elementet kryesore për mbajtjen gjallë të identitetin tonë kombëtar. Në fund të meshës u bë bekimi i shtatores së Papa Albani, të autorit Sadik Spahia, realizuar në gur nga firma Jushi e financuar nga Ilir Vatë Big, banues në New York.

Më rastin e kësaj ngjarje, kanë ardhur përgëzime nga Ipeshkvi i Lezhës, Mons. Ottavio Vitale, më letrën e dt. 29. 08. 2023, dhe më parë edhe nga Nunci Apostolik në Tiranë, Mons. Luigi Bonazzi, cili edhe pse gjendej më pushime verore, është shprehur “Jam shumë i lumtur Dom Nika,” dhe paralajmëron vizitë të shpejt në Mërqi.

Më vendosjen shtatores e Papa Klementit (Albanit ) e para shtatore e këtij Pape me origjinë Arbërore, u përmbushë ëndrra ime shumë vjeçare, për rehabilitimin e këtij objekti kishtare, me karakter të fort historik e kombëtar, ku më 14-15 janar të vitit 1703, me urdhrin e Papa Albanit, delegati i tij Vinçenc Zmajevichu duke i bashkuar të gjithë ipeshkvijtë e trevave Arbërore, mbajti Kuvendin e Arbrit.

Shqipëria dhe shqiptarët me Papa Klementi XI i lidh një traditë e hershme dhe e devotshme katolike. Familja urbinate Albani, e ka prejardhjen nga Mëhil Laci, banues në Laç të Kurbinit. Dy djemtë Gjergji dhe Filipi si bashkëluftuar të Skënderbeut, do kenë emigruar në Urbino të Italisë, pas vdekjes së Skënderbeut. Pikërisht në ketë qytet, u lind Gjon Françesk Albani, më 23 korrik 1649 dhe vdiq 19 mars 1721, në Romë. Gjon Françesk, Albani, studio teologji e jurisprudence në kolegjin Urbaniano të Romës. Ai si djaloç i ri, ishte dallua si talent i jashtëzakonshme dhe për ketë arsye, që në moshën 21 vjeçare behët kanonik i Kishës së Shën Lorencit e më pas Bazilikës së Vatikanit. Më 1690 shpallet kardinal nga Papa Aleksandri VIII. Gjenialiteti i tij Arbërorë, shihet, kur ai, pa e pasur ende urdhrin e meshtarisë e as të ipeshkvit, më 23 nëntor 1700 u zgjodh për tu ulur në selinë Papnore. Në mënyre shumë të për shpëtuar, disa ditë më vonë u shuguruar meshtar e më 30 nëntor u shugurua ipeshkëv dhe më 8 dhjetor 1700 që kurorëzua për papë, duke e marrë emrin Papa Klementi XI, me nofkën Albani. Gjatë pushtetit të tij si Papë (1700-1721), në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe. Si person i pasionuar për histori që në rini, tregon fakti së dokumentet të mbledhur që më parë, mbi origjinën e vjetërsinë e Ilirisë, ia u kishte dhënë jezuitëve, D. Farlati dhe F. Riçeputi, madje duke i nxitur e financuar, botimin e tyre më titullin, Illyricum Sacrum, në tetë vëllime, studim i historisë, kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në tetë vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.

Kisha në brendësin e saj ka, dritaret vitratë të stilit klasik, me imazhe shenjtërish mbrojtës të (Arqi) dioqezave pjesëmarrës në Kuvendin e Arbrit, nga Shkupi e Tivari e dioqezat në Shqipëri. Pastaj në altar të ri e në dritaren e rrozet, janë paraqitur disa simbole të botuar në librin shqip të vitit 1706, të Kuvendit te Arbrit.

Edhe një monument tjetër i rëndësishëm iu shtua Kishës së Shën Gjonit të Kuvendit të Arbrit. Në oborrin e saj, një pllakë e madhe guri me simbolin e Kuvendit të Arbrit ku simbolizohet, pushteti i Papa Albanit dhe orenditë për Celebrimin e Meshës së Shenjte në kushtet e pushtimit turk të trevave Arbënore, punuar nga skulptori i ri, Ervis Gjini, e dhuruar nga firma e gurit dhe e mermerëve “Kovaçi” në Lezhë.

Sipas arkitektit, Aleksander Jushi; inxhinierit, Sokol Gazulli; piktorit Vasil Diamanti e skulptorit prof..Sadik Spahia, gradualisht po plotësohet restaurimi i plotë si dhe plotësimi me vepra të tjera arti. Në proces pune është edhe një shtatore tjetër e cila do të vendoset brenda kishës, ajo e delegatit papnor, Imzot Vinçenc Zmajevichut (Dragoi) i cili në edhe në cilësinë e kryeipeshkvit të Tivarit, në vitin 1702, shkeli pëllëmbë për pëllëmbë trevat arbërore, dhe vendosi e udhëhoqi Kuvendin e lavdishëm të Arbrit.

Pasi që punimet e deri tanishme janë financuar më fonde private, pritet nga ana e Bashkisë, Lezhë dhe restaurimi i shtëpisë së Kuvendit të Arbrit e ngritur që në vitit 1668, nga Imzot Gjergj Vlladanji e cilësuar si më e bukura në Arbëri.

Filed Under: Opinion

5 vjetori i Monarkisë Shqiptare – VATRA dhe DIELLI urojnë mbretin Zog

September 1, 2023 by s p

5 vjetori i Monarkisë Shqiptare. VATRA dhe DIELLI urojnë mbretin Zog. Editori i Diellit Refat Gurrazezi e quan Mbretin Zog: Burrë gjenial, me vullnet të hekurt dhe zemërflori. Monarkia sipas Gurrazezit është faqe e bardhë për Shqipërinë e cila nën drejtimin e Mbretit Zog ishte në rrugën e rregullsisë, qetësisë e përparimit kombëtar.

Filed Under: Politike

Globi 

September 1, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Kolombi e pati shumë të vështirë për të marrë fonde për ekspeditat e tij në Azi, për arsye se të gjithë mendonin se bota ishte e sheshtë. Kjo nuk është pjesë e ndonjë teorie konspirative. Është e vërtetë se, për pjesën më të madhe të ekzistencës, njerëzit kanë besuar se Toka ishte e sheshtë. Por nga shekulli V p.e.s., kjo pikëpamje filloi të sfidohej. Një valë kërkimesh shkencore dhe racionalizmi përfshiu Greqinë e lashtë gjatë asaj periudhe, duke bërë që shumë njerëz të ditur të arrinin në përfundimin se Toka kishte formën e objekteve qiellore. Gjatë shekullit të dytë të erës sonë, Ptolemeu prodhoi hartën e parë që e tregonte botën si një sferë. 

Megjithëse hartës së Ptolemeut i mungonin Amerika dhe Australia, ajo ishte e para që përfshinte gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike. Për më tepër, ai llogariti me saktësi se kishte kontinente të tjera të panjohura – terra incognita. Njohuria për hartat e Ptolemeut skadoi gjatë epokës së errët në Evropë, por u rishfaq në fillim të shekullit XV gjatë Rilindjes Evropiane – hartat u përkthyen nga greqishtja origjinale në latinisht. Rilindja përkoi me Epokën e Eksplorimit. Në kohën kur Christopher Columbus bëri udhëtimin e tij të parë në Amerikë në 1492, hartat e Ptolemeut ishin të njohura midis fisnikëve dhe eksploruesve të Evropës. 

Erd-apfel (gjermanisht ‘tokë-mollë’) është një rruzull i prodhuar nga Martin Behaim nga viti 1490 deri në 1492. Erdapfel është globi më i vjetër tokësor i mbijetuar. Ai është i ndërtuar nga një top liri i laminuar në dy gjysma, i përforcuar me dru dhe i veshur me një hartë të pikturuar në gurë nga Georg Glockendon. Lashtësia e këtij globi dhe viti i ekzekutimit të tij, në prag të zbulimit të Amerikës, e bën atë jo vetëm globin më të vjetër të mbijetuar, por edhe përfaqëson një enciklopedi të njohurive evropiane për botën e njohur në 1492. 

Analizat e përfitimit dhe kostos janë ato që në fakt e penguan Colombin të mos merrte fonde nga portugezët dhe anglezët; ata thjesht besonin se një ekspeditë në Azi përtej Atlantikut do të kushtonte më shumë se çdo lloj fitimi që mund të kishin nga ky investim. Por shpejt e panë se gabuan. Kështu filloi gara e eksplorimit; me portugezët në jug, anglezët në veri, dhe spanjollët në pjesën qëndrore të kontinentit të ri.   

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT