• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

Patriote nga Shqipëria vizituan Vatrën

October 18, 2023 by s p

Dielli/

New York, 17 Tetor 2023 – Zonja Vjollca Berbati drejtore e shoqatës “Horizont Plus” në Tropojë dhe zonja Edojeta Nikoçi, lehtesuese ne zbatimin e projekteve të shoqatës vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Të shoqëruar nga vatrani prej 3 dekadash veprimtar i çështjes kombëtare z.Anton Raja, u njohën nëpërmjet Editorit të Diellit rreth historisë së themelimit të Federatës Vatra, gazetës Dielli, figura të shquara patriotike që kanë lënë gjurmë në historinë e mërgatës shqiptare të Amerikës e kombit shqiptar. Z.Raja u shpjegoi vizitoreve disa data e ngjarje historike ku Vatra ka luajtur rol vendimtar për shtetin e kombin.

Zonja Vjollca Berbati drejtore e shoqatës “Horizont Plus” u shpreh se aktivitetet e Federatës ‘Vatra’, janë një urë e mirë lidhëse shqiptaro-amerikane për të dërguar eksperiencën tonë në Amerikë, e për të ndjekur nga afër punën e madhe që bëhet për ruajtjen e vlerave kombëtare në Amerikë.

Në prezantimin e fotove dhe imazheve, kuptohet historia e lavdishme kombëtare, prekja e një ëndrre, që dikur ka qënë e tillë e tani është realitet për çdo shqiptar për tu njohur me rolin e kontributin e Federatës Vatra” tha ndër të tjera zonja Berbati. Ajo i dhuroi Vatrës një hartë të Shqipërisë Etnike dhe elementë të folklorit të pasur shqiptar.

Filed Under: Vatra

“Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!”*

October 18, 2023 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

#SiSot, më 18 tetor të vitit 1858, lindi në Manastir atdhetari Gjerasim Qiriazi.

Rilindasi dhe shkrimtari Qiriazi, ishte themeluesi i Kishës Ungjillore të Korçës dhe i shoqërisë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”. Së bashku me të motrën, Sevastinë, përgatiti në vitin 1892 projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe të Shkollës të së Dielës në Korçë.

Në nëntor të po atij viti, botoi numrin e parë të gazetës së shoqërisë që themeloi “Letra e Vëllazërisë”. Lëvroi penën në gjinënë e vjershës dhe të këgnës. Për shkak të angazhimit të tij, më 17 janar 1893, u bë objektiv i një atentati të pasuksesshëm. Ndërroi jetë më 2 janar të viti 1894 në moshën 35 vjeçare. Në vitin 1987, Qiriazit iu dha titulli “Mësues i Popullit”, ndërsa në vitin 1992, iu akordua titulli “Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë”.

*Formula që udhëhoqi Qiriazin në veprimtarinë e tij kushtuar fesë dhe atdheut.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#GjerasimQiriazi

#FototekaAQSH

Filed Under: ESSE

Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutas

October 18, 2023 by s p

Prishtinë, 18 tetor 2023/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutas, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend.

Kryeministri Kurti theksoi që është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandatin e KFOR-it.

Temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë. Kryeministri theksoi që ky sulm terrorist ka vënë në pah nevojën për rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Sasia e madhe e armatimit dhe municionit ushtarak të konfiskuar është prodhuar në Serbi. Edhe ushtrimet luftarake të paramilitarëve që kryen terror e vrasje në Banjskë të Zveçanit janë kryer në Serbi. Atje Kosova nuk ka jurisdiksion prandaj nevojitet edhe një hetim ndërkombëtar në Serbi mbi përgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi.

Kryeministri e mirëpriti shtimin e numrit të trupave të KFOR-it, në përgjigje të sulmit terrorist nga ana e Serbisë në Kosovë, duke theksuar që kjo prezencë e shtuar duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga edhe ka hyrë armatimi i Serbisë dhe nga vjen kërcënimi për Kosovën.

Ruajtja e kufirit nënkupton po ashtu mbylljen e rrugëve ilegale, prandaj edhe është i domosdoshëm bashkëpunimi më i madh me Policinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti po ashtu theksoi nevojën që në veri të vendit të ofrohen shërbime të rregullta për qytetarët nga institucionet e Kosovës, prandaj duhet të garantohet liria e lëvizjes.

Filed Under: Rajon

Lutem që konflikti të mbarojë sa më parë…

October 18, 2023 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Duke marrë shkas nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit i cili ka hyrë në ditën e 11 dhe për rrjedhojë ka shkaktuar vrasjen e mijëra qytetarëve dhe fëmijëve të pafajshëm, lutem që ky konflikt të mbarojë sa më parë.

Ndërkohë që studiot dhe kanalet televizive në të gjithë botën por edhe në vendet tona janë çdo ditë të angazhuara me analizen e këtij konflikti, dëgjojmë edhe shumë gjëra të paverteta ose të pasakta të cilat vijnë si pasojë e mos njohjes se këtyre grupeve, mungeses së informacioneve, studimit dhe literaturës kopetente e cila analizon rrenjet e ketij konflikti i cili ne gjykimin tim nuk ka per te perfunduar asnjehere nese edhe Palestina nuk do te kete shtetin e saj.

Karriera e gjate ushtarake por jo vetem, me ka dhene mundesi qe te shkoj shpesh per sherbime, stervitje, konferenca sigurie , takime ose shkembime akademike ne Jordani, Israel, Palestine, Siri, Irak, etj duke me krijuar mundesi qe te diskutoj ne gjeresi dhe thellesi kete konflikt me aktoret e te dy kraheve, perfshire ketu edhe njerez qe drejtojne institucionet shume te rendesishme te sigurise dhe forcave te armatosura.

Pikërisht këtë eksperiencë, krejt ndryshe nga te gjithe koleget e mi dhe analistet e studiove, e kam hedhur ne leter duke ju ofruar te gjithe studiuesve te sigurise , mbrojtjes, inteligjences , shkencave politike, maredhenieve nderkombetare, studiuesve te Lindjes se Mesme informacionet me te hollesishme rreth kater aktoreve kryesore ne Liban, Izrael dhe Palestine.

Te gjithe te interesuarit do te gjejne ne keto kater libra historikun e themelimit , strukturen politike, ushtarake, analizen e hollesishme te sejcilit konflikt ku jane angazhuar ata, kapacitetet luftarake dhe armatimin qe ata disponojne deri ne nivel skuadre se bashke me strukturat e sherbimeve te tyre sekrete.

Leximi ose studimi i ketyre librave do tu krijoje mundesi qe te thelloni njohurite ne menyren se si ato operojne dhe ne perfundim te çdo libri ka edhe nje kapitull me mesime te nxjerra.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Dritan demiraj

SHKOLLA SHQIPE “FOLEJA E SHQIPONJAVE” NË MACERATA TË ITALISË , SFIDAT E MËSIMIT SHQIP NË DIASPORË

October 17, 2023 by s p

Ariana Kosova mësuese në shkollën shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Tolentino, Macerata, Itali, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Macerata, Itali, nëpërmjet mësimit të gjuhës, kulturës shqipe dhe historisë kombëtare. Me mësuesen Ariana Kosova bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

ARIANA KOSOVA, PUBLICISTJA NË NDIHMË TË SHKOLLËS SHQIPE “FOLEJA E SHQIPONJAVE” NË TOLENTINO, MACERATA, ITALI

Në dhjetor të vitit 2014 nisa të shkruaj si gazetare publiciste në gazetën e qytetit të Camerinos: Orizzonti delle Marche. Pikërisht atë vit festuam Krishtlindjet dhe i ftuar special ishte Kryeredaktori dhe gazetari i gazetës Cronache Maceratesi, Maurizio Verdenelli i cili prej shumë vitesh ka punuar tek RAI 1. Na ka qëndruar pranë në shumë aktivitete ndaj në qershor të vitit 2016 na fton të marrim pjesë tek një aktivitet shumë i rëndësishëm dedikuar shkrimtarëve dhe publikimit të librave. Atë ditë nuk do ta harroj kurrë sepse pikërisht aty nisi edhe rrugëtimi i mësimit në mënyrë vullnetare e gjuhës shqipe. Po vëzhgoja me interes gjithçka dhe ndërkohë bisedoja me një gazetar i ONU nga Macerata Emanuele Tacconi i cili është shumë i njohur për kontributin e tij ndaj fëmijëve të vendeve në konflikte. Ndërkohë që më shpjegonte eksperiencën e tij në Kosovë na afrohet një zonjë e cila filloi të bisedonte,mirëpo nuk e dija se kush ishte. Kryeredaktori kur na pa tha: Sa mirë që ju shoh bashkë! I thashë: Po bisedojmë por nuk njihemi. Zonja kërkoi ndjesë dhe më pas u prezantua duke thënë se ishte nën Kryetarja e qytetit, Stefania Monteverde. Më ftoi të shkoja në zyrën e saj. Kur shkova mbeta pa fjalë kur mbi tavolinën e saj ishte një tavull e madhe prej qelqi me flamurin shqiptar. E pyeta: Si ka mundësi simboli I vendit tim ndodhet tek ju? Ajo buzëqeshi dhe tha: Dhuratë nga komuniteti shqiptar me të cilin do të hapim shkollën e parë shqipe. Kur pa diplomimet e mia më tha: Do të jesh mësuesja e parë e kësaj shkolle. Lotët vërshonin në fytyrë sepse kurrë nuk e kisha menduar se do të shpjegoja shqip në dheun e huaj. Në ato momente kujtoja tragetin që largohej me mua nga Durrësi me sytë e përlotur sepse pikërisht atë pasdite duhet të isha në klasë pranë nxënësve të mi, mirëpo drejtimi nuk ishte drejt shkollës por drejt një vendi të panjohur,ku as nuk e dija se çfarë më priste. Fjalët e nën Kryetares po më bënin të ëndërroja,mirëpo më pas pashë realitetin,realizimin e një projekti që filloi me datë 22 tetor 2016. Ishte dita më e bukur saqë edhe dielli shkëlqente sheshin Vittorio Emanuele në qendër të Maceratës ku atë ditë valvitej flamuri shqiptar dhe dyert e bibliotekës më antike të qytetit Mozzi Borgetti ishin hapur duke ftuar shqiptarët nga të gjitha anët. Të gjithë afroheshin me kureshtje ndërsa unë dridheshin nga emocionet. Atë ditë kisha dëshirë të flisja vetëm shqip. Pasi drejtoja në italisht të drejtën e fjalës së autoriteteve italianë u thashë: Më lejoni të përshëndes publikun në shqip. Nga shpirti buçisnin vargjet e Pashko Vasës:
Çohuni shqiptarë prej gjumi çohuni
Të gjithë si vëllazën në një besë shtrëngohuni
Mos shikoni kisha e xhamia
Feja e shqiptarit është shqiptaria.
Duartrokitjet dhe lotët e shqiptarëve shoqëroheshin nga malli për atdheun.

MËSIMDHËNIA E GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË

Më datë 22 tetor 2016 nisi rrugëtimi më i bukur dhe më domethënës i jetës time: Mësimdhënia e gjuhës shqipe në Diasporë në mënyrë vullnetare,por me një pasuri shpirtërore që të fal paqe dhe mirësi. Në 2016 nuk kishte libra për shkollat në Itali dhe mos të flasim për kurrikulën. Librat në 2016 u blenë nga shqiptarët. Në nëntor 2016 isha e ftuar në Samitin e Diasporës dhe gjatë pjesëmarrjes në panelin e Arsimit mu dha e drejta e fjalës ku shpreha mangësitë e materialeve,organizimit dhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare. Në 2017 mora pjesë në Seminarin e gjuhës shqipe në Gjakovë. Seminaret kishin filluar që nga viti 2007 por askush nuk na kishte njoftuar për organizimin e tyre. Ministria e Arsimit e Shqipërisë e kryesuar nga znj. Anila Ferizaj më dha minutat që kishin në dispozicion për të folur për gjendjen e mësimdhënies në Itali. Falë ndihmës së znj. Donika Hoxha dhe znj. Anila Ferizaj arrita të siguroj në muajin Maj 2018 rreth 2000 libra, shumica abetare dhe fletore pune ku i shpërndava në qytetin Modena shkollave shqipe ku shumica ishin në Piemonte,Lombardi,Emilia Romagna,Veneto,Marche, Trentino Alto Adige dhe Abruzzo. Në verë të 2018 në seminarin e gjuhës shqipe në Tiranë morën pjesë rreth 60 mësues nga Italia për herë të parë dhe gjithsecili shprehte interesin dhe kritikat për mësimdhënien e gjuhës së origjinës. Dëshira për të zhvilluar këtë iniciativë ishte e madhe por nevojitej edhe bashkimi i mësuesve të mirëfilltë pra me eksperiencë për mësimdhënie cilësore, ndaj me datë 25 Nëntor 2018 u krijua Lidhja e mësuesve shqiptarë ku shumica votuan të jem Kryetare e Lidhjes. Në vitin 2019 falë profesor Nuhi Gashit,patëm mundësinë e një kurrikule të mirëfilltë të cilën patëm fatin ta marrim në seminarin e Prizrenit në verë të 2019. Ndërkohë librat filluam t’i kërkonim në Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës. Qeveria e Kosovës na pajisi me librat në vitin 2019 sikurse ndihmoi edhe nga ana financiare organizimin e Konkursit të diturisë në Asti me datë 1 Qershor dhe organizimin e udhëtimit 3 ditor të 20 nxënësve nga Italia me prindër dhe mësues në Prishtinë, Prizren, Pejë( Ujëvara e Drinit të bardhë) dhe Ujëvara e Mirushës. Gjithashtu mundësuan edhe konkursin e diturisë në Televizionin shtetëror të Kosovës për nxënësit e Italisë dhe vendeve të tjera kryesisht nga Evropa. Në seminarin e Prizrenit u njohëm për herë të parë me Qendrën e Botimeve në Tiranë e drejtuar nga znj. Mimoza Hysa. Në vitin 2020 librat shkollorë dhe jashtëshkollorë erdhën nga Qendra e Botimeve. Mirëpo mësimi në vitin 2020 u ndërpre për shkak të pademisë dhe rifillimi i mësimdhënies ka qenë i vështirë pasi gjendja në Itali ka qenë shumë kritike.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI IDENTITET KOMBËTAR

Mësimi vazhdon akoma të zhvillohet vullnetarisht edhe pse kemi nevojë për një ndihmë dhe bashkëpunim të mirëfilltë nga Shtetet e origjinës, sidomos në Itali ku numri i shqiptarëve është shumë i lartë. Mësimi në fundjavë është I rëndësishëm por shpesh hasim me problematika të ndryshme duke filluar nga ambjentet,pjesëmarrja e fëmijëve ose fakti që prindërit punojnë dhe nuk mund të shoqërojnë fëmijët. Pata fatin të jap mësimin e gjuhës shqipe me projektet evropiane në shkollat italiane ku jap mësim,pra me projektet extrakurrikulare. Fëmijët merrnin pjesë sepse projekti firmosej nga drejtori i shkollës pra ishte një projekt i mirëfilltë didaktik.
Kur gjuha e origjinës mësohet në shkollat publike duket edhe rezultati i punës pra: Pjesëmarrja e nxënësit dhe pagesa e mësuesit. Në vitin 2019 tre ditë pas diplomimit tim Master në Shkencat politike organizova një seminar në Macerata me mësuesit shqiptarë në Itali ku ndërmjet të ftuarve ishte edhe Ministri I Kosovës z. Shyqyri Bytyqi dhe Rektori i Universitetit të Camerinos z. Claudio Pettinari. Djemtë e Kosovës kishin organizuar pritjen e mësuesve,pra pagesën e hotelit dhe të lokalit ku do të zhvillohej darka. Atë ditë u vendosën: Hapja e shkollës shqipe në Tolentino ku vetë fëmijët vendosën ta quanin: Foleja e Shqiponjave dhe Rektori I Universitetit të Camerinos dhuroi bursat për studentët nga Kosova. Sot studiojnë 75 studentë me bursa falas nga Universiteti dhe Bashkimi Evropian. 45 studentë nga Kosova dhe 30 nga Shqipëria

ITALIANËT MBËSHTESIN MËSIMIN SHQIP

Falë organeve shtetërore bëhet e mundur mësimdhënia e gjuhës shqipe. Falë tyre kemi ambjentet falas. Pikërisht këtë vit në Tolentino ishte pikërisht Komuna e qytetit që mundësoi mësimin në ambjentet e shkollës publike G. Lucatelli pa asnjë lloj shpenzimi. Autoritetet italiane kur dorëzuan dokumentin dhe çelësat e shkollës përgëzuan djemtë e Kosovës për ruajtjen e vlerave të traditave dhe gjuhës së origjinës.

TEKNOLOGJIA NË MËSIMDHËNIE

Teknologjia ndihmon në shpjegimin e gjeografisë,historisë dhe traditave sepse jo çdo nxënës mund të shkojë shpesh në Atdhe. Fakti që nxënësit e kanë prejardhjen nga çdo trevë shqiptare kanë nevojë të njihen me çdo detaj të Atdheut të të parëve,ndaj nëpërmjet teknologjisë mundësojmë pamjet,traditat,vendodhjet e deteve,liqeneve,lumenjve,kodrave,maleve,fushave pra të çdo bukurie natyrore që i përket territorit shqiptar. Përkrah teknologjisë nevojitet edhe libri i cili ndihmon mësimdhënien sepse është i detajuar për shpjegimin e gramatikës shqipe: morfologji dhe sintaksë. Nxënësi duhet të shfletojë,lexojë dhe shkruaj sepse siç thotë pedagogjistja e shquar italuane Maria Montessori. Muskujt ndihmojnë zhvillimin e inteligjencës,pra në rastin konkret të nxënit. Fëmijët nuk hasin vështirësi gjatë mësimit të gjuhës shqipe sepse në shkollë mësojnë edhe gjuhë të tjera si anglisht,spanjisht,frëngjisht dhe gjermanisht. Nuk do të mund të flasin rrjedhshëm por nuk do të thotë që hasin vështirësi.

KUSH ËSHTË MËSUESE ARIANA KOSOVA?

Lindi në Durrës. Gjatë fëmijërisë i bënin pyetjen: Pse mbiemri yt është Kosova? Nuk dija të përgjigjesha por duke u rritur shtohej edhe kureshtja sidomos pyetja tek gjyshja që jetonte në shtëpi me ne: Nga vijnë telegramet,po këto foto që i ruani të kujt janë? Gjyshi im ishte larguar jo vetëm nga Peja por edhe nga dënimi me vdekje nga serbët. Familjen e formoi në Durrës ku mundi të krijonte aktivitetin e tij në qendër të Durrësit: Kafene Peja. Gjyshja ishte vajzë e një nga familjet më të pasura të qytetit: Keja. Mbyllja e kufijve zbehu edhe kthimin në vendlindje të gjyshit ku në Prishtinë e priste motra e vetme që kishte. Fotot vinin nga pjesa tjetër e familjes që nuk mundi t’i takonte kurrë më. Para se të vdiste në Durrës ndërroi mbiemrin nga Bala në Kosova. Kur isha e vogël nuk e dija kuptimin sepse gjatë diktaturës komuniste nuk mund t’i shpjegohej një fëmije qëllimin e mbiemrit KOSOVA, por sot e kuptoj peshën që mbaj mbi supe. U shkollova në Durrës tek shkolla tetëvjeçare 29 Nëntori dhe tek Gjimnazi Naim Frashëri. Më pas ndoqa Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan,mësuese të ciklit të ulët. U emërova mësuese në shkollën publike Shaqe Mazreku në Durrës ku në 1999 në klasë vjen një prind I një nxënëseje dhe më pyet: Si e ke emrin dhe e bija e kujt je? Mu duk pak e çuditshme por iu përgjigja. Ajo mbeti pa fjalë dhe tha: Gjyshi yt është Ramiz Bala Kosova??? Mbusha sytë me lotë dhe i thash: Si e njeh gjyshin tim? Ajo u përgjigj:” Prindërit e mi u larguan nga Gjakova në 1946 dhe mamaja ime ishte shtatëzanë me mua. Ata jetuan 1 vit tek shtëpia e gjyshërve të tu në Durrës,aty ku linda edhe unë.” Më pas më tha që ishte bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, z. Arqile Gorea i cili priti popullin shqiptar nga Kosova në 1999 dhe vajza e tyre ishte nxënësja ime. Në 2002 u largova nga Shqipëria drejt Italisë. Fillimi ishte shumë i vështirë por më shpresën në Zot dhe më vullnet gjithçka bëhet e mundur. Pas lindjes së dy vajzave vendosa të bëj të njohur studimet e Shqipërisë. Askush nuk të ndihmonte,por këmbëngulja bëri të mundur ndryshimin e fatit në emigracion. Rifillova studimet!!!! Titujt që kam arritur me shumë sakrifica gjatë rritjes së vajzave dhe punës njëkohësisht janë:
-Shkencat e edukimit dhe formimit
– Master 2 vjeçar për pedagogjiste e dizabilitetit.
– Master 2 vjeçar Shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
– Master 2 vjeçar Maria Montessori
Po mbaroj Masterin për Juridik
Në vitin 2016 bëra të mundur njohjen e studimeve të Shqipërisë dhe njohjen e profesionit të docententes. Sot ndodhem në 5 graduatore shtetërore për mësimdhënie në Itali. Që nga viti 2015 punoj pedagjiste në strukturat private por prej tre vitesh jam mësuese në shkollat publike italiane. Këtë vit jap mësim në matematikë, shkenca, gjeografi dhe anglisht. Në shtator të vitit 2020 isha kandidatja e parë e huaj për në Këshillin Rajonal Marche. Gjatë çdo studimi kam vënë re studentë nga e gjithë bota të studionin në Itali dhe i bëja vetes pyetje: Po studentët shqiptarë pse nuk e kanë këtë fat? Vendosa të ndihmoj të rinjtë e popullit tim me bursat falas. Jo pa qëllim e nisa nga Kosova, me të rinjtë e saj. Gjyshi tretet në Durrës por amanetin nuk e tret as dheu!

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT