• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

Shpallja e Pavarësisë dhe njohja e shtetit shqiptar

November 27, 2023 by s p

Prof.As.Dr. Edit Bregu/

Shumë kohë përpara se të nisnin Luftërat Ballkanike ishte bërë e qartë se ditëve të Perandorisë Osmane në Ballkan po u vinte fundi pashmangshmërisht. Për këtë fund dha kontributin e vet dhe politika shtrënguese e centralizimit dhe osmanizmit e ndjekur nga xhonturqit. Ky do të rezultonte të ishte një osmanizëm i ri i cili në fakt, do ndryshonte vetëm fytyrën sepse në thelb do ruante dhe më me fanatizëm atë të mëparshmin. Krahas popujve ballkanikë dhe vetë Fuqitë e Mëdha filluan ta konsideronin të shpejtë ditën e shembjes së Perandorisë. Rusia ishte padiskutim njëra prej tyre. Politika e Rusisë u bë e qartë në fillim të vitit 1912, kur ndërmjet shteteve ballkanikë u lidhën një varg traktate aleancash kundër Turqisë.(Më 29 shkurt-13 mars 1912, Traktati i Aleancës Serbi-Bullgari. Më 16-29 maj 1912, Traktati i Aleancës Bullgari-Greqi. Më shtator – fillim të tetorit 1912,Traktati Serbi-Mali i Zi, i cili plotësoi kështu hartën e Aleancës së shteteve ballkanike kundër Turqisë). Në këtë vorbull kompromisesh mungonte vetëm Shqipëria, pasi ajo ende nuk kishte arritur të krijonte një shtet solid të pavarur dhe vetvendosës për fatet e veta, i cili do të shpaloste kërkesat kombëtare. Këtu nuk duhen harruar dhe interesat e fqinjëve tanë të cilët përmes luftërave që priteshin të nisnin për pavarësi nga Turqia synonin të realizonin ëndrrat disa shekullore për aneksimin e trojeve shqiptare. Pse filloi Lufta Ballkanike? Shkaqet që mund të rendisim janë të shumta por e përgjithshmja është se Perandorisë Osmane në Ballkan po i vinte fundi në çdo aspekt, politik, ekonomik,  shoqëror etj. Krahas kësaj shtetet ballkanike po intensifikonin përpjekjet për bashkimin me kufirin ekzistues (shtetet që e kishin fituar pavarësinë vite më parë), të territoreve dhe popullsive ballkanike që ndodheshin ende në Perandorinë Osmane. Më 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë. Kjo datë merret si fillim i Luftës Parë  Ballkanike. Më 3 dhjetor 1912, si rezultat i përparimit të trupave të ushtrive të shteteve ballkanike, Turqia kërkoi armëpushim me aleatët ballkanikë. Lufta Ballkanike megjithëse filloi për çlirimin e popujve të Ballkanit nga Perandoria Osmane, degjeneroi edhe vetë në luftë pushtuese. Ushtritë serbe, malazeze dhe greke hynë në Shqipëri dhe synuan territore të saj.  Kjo situatë gjeneroi nevojën për ndryshimin e qëndrimit të shqipëtarëve, nga kërkesa për autonomi duhej kaluar në kërkesë të pakompromis për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kryengritjet e vitit 1910, 1911, 1912 ku spikatën figura si Hasan Prishtina, Isa Boletini dhe Bajram Curri sollën përshkallëzim të  luftës së armatosur si dhe një ringjallje të kulturës kombëtare dhe veprimtarisë diplomatike të patriotëve shqiptarë. Çetat e armatosura të Çerçiz Topullit, Mihal Gramenos, Spiro Ballkamenit etj., në jug të vendit luftonin kundër turqve. Për çështjen e alfabetit u mbajt Kongresi i Manastirit, u hapën shkolla në gjuhën shqipe, ndërsa jashtë viseve shqiptare u botuan një varg gazetash, revistash dhe u krijuan klubet kulturore e shoqëritë patriotike shqiptare. E gjithë kjo situate e krijuar u shoqërua me veprimtarinë diplomatike që  patriotët shqiptarë kryenin pranë Fuqive të Mëdha. Në themel të gjithë kësaj veprimtarie patriotike mbizotëron kërkesa për AUTONOMI të Shqipërisë. Në mbështetje të kësaj kërkese u thirrën disa kuvende brenda vendit si psh: Kuvendi i Gërçës në Malësinë e Mbishkodrës në qershor 1911, Kuvendi i  Sinjës në korrik 1912, Kuvendi i Vlorës në gusht 1912. Si rezultat i këtyre përpjekjeve lëvizja patriotike shqiptare u unifikua nga Veriu në Jug ku u përpoq të parashtronte kërkesat e shqipëtarëve përballë Perandorisë Osmane  si dhe Fuqive të Mëdha. Fillimi i luftës së shteteve ballkanike kundër Perandorisë Osmane e vuri lëvizjen Kombëtare shqiptare përballë detyrës së ripoziocionimit dhe ripërcaktimit të qëndrimit të saj si dhe rrezikut më të ri dhe njëkohësisht më emergjent që po shfaqej: fqinjët ballkanikë. Për shqiptarët kjo situatë u bë e papërballueshme. Së pari këto marshime të forcave ushtarake ballkanike u shoqëruan dhe me veprime terroriste dhe gjakatare kundër popullsisë shqiptare. Së dyti, u konstatua qartë se me rënen e Perandorisë Osmane do aneksoheshin dhe viset shqiptare duke u konsideruar pjesë e saj. Rrethet atdhetare brenda dhe jashtë vendit në përgjithësi u shprehën kundër luftës ballkanike sepse interesat e të dyjave palëve ndërluftuese binin ndesh me interesat dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Ndërkohë Perandoria Osmane po shkonte drejt humbjes së sigurt të territoreve në Ballkan. Si rrjedhim ajo nuk ishte më e aftë të mbronte shqiptarët. Në këtë situate u formësua dhe u konsolidua vendimi për shkëputjen e Shqipërisë nga Stambolli dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë kohë krize për Shqipërinë dhe shqipëtarët spikat zgjuarsia dhe vizioni politik i Ismail Qemalit, si një patriot dhe atdhetar. Veprimtaria diplomatike e tij në mbrojtje të Çështjes shqiptare është shumë e gjerë. Nga fundi i tetorit të vitit 1912-të, Ismail Qemali udhëtoi në Bukuresht ku më 5 nëntor 1912-të u organizua një mbledhje e rëndësishme historike për cështjen shqiptare, më pas në Vjenë në nëntor të vitit 1912-të. Në këto takime Ismail Qemali shprehu kërkesën për pavarësi të Shqipërisë dhe kërkoi mbështetjen e qeverive të tyre për këtë pavarësi. Këto qëndrime pasqyrohen në deklaratën që ai lëshon në momentin e nisjes me anijen “Bryn”, ku pasi pyetet se cfarë do të ndodhë pas mbërritjes së tij në Shqipëri ai shprehet: “Shpalljen e pavarësisë së atdheut tonë. Ne duam t’i paraqesim Evropës faktin e kryer…Jemi ne që filluam luftën kundër qeverisjes së keqe të turqve të rinj, duke pushtuar këtë verë Shkupin, kemi qenë ne, që kemi bërë luftëra të vashdueshme për vite e vite dhe është e drejta që aspiratat tona të konkretizohen në realitet”. Me mendimin dhe shpresën se balanca nga këto takime ishte inkurajuese dhe premtuese për mbështetje, Ismail Qemali më 21 nëntor 1912-të mbërrin në Shqipëri. Ideja e shpalljes së pavarësisë gjeti përkrahjen e plotë të popullit shqiptar. Qytetet shqiptare si Elbasani, Tirana, Durrësi, Kavaja, Peqini, Lushnja shpallën pavarësinë duke ngritur flamurin shqiptar. Më 28 nëntor 1912-të, u zhvillua mbledhja historike e Kuvendit Kombëtar, që zgjati deri më 7 dhjetor 1912-të. Aty morën pjesë 75 delegatë nga të gjitha territoret shqiptare (që nga Kosova e deri në Çamëri). Kuvendi zgjodhi njëzëri si kryetar të Kuvendit I. Qemalin. “Me këtë qëllim Z. etij Ismail Beu  u nis nga Stambolli,e , mbasi që u muar vesh edhe me shqiptarët e Bukureshtit, u nis e vajti për në Vjenë, ku nisi marrëveshjet e tia me Mbretëri të Mëdha që kanë interesa më të gjalla në punët e Ballkanit, pasi më nuk mbetej as ndonjë shpresë për ta shpëtuar Shqipërinë me armë, e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia. Këtë mendime qëllim e buri përpara Ismail Beu, mendim e qëllim që u pranua me simpathi nga të gjitha qeveritë e Mëdha e sidomos nga Austria dhe Italia. Vetë Rusia mund të mbahet pak si e ftohtë nga shkaku I sllavëvet, por edhe ajo nuk e mohon Shqipërinë e Kombin Shqiptar”. 

Kuvendi i Vlorës pas diskutimesh në lidhje me gjendjen e krijuar vendosi që:”Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilin ndodhet sot Shqipëria të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria me sot të bahet në vehte e lirë e mosvarme”.

Këtë vendim e nënshkruan të gjithë delegatët e pranishëm. U krijua qeveria e shtetit shqiptar. Kryetar i qeverisë së përkohshme u zgjodh I. Qemali. Në qeveri, I. Qemali ishte dhe ministër i Punëve të Jashtme ad interim. Krahas të tjerash u vendos për dërgimin e një delegacioni pranë Fuqive të Mëdha për të mbrojtur çështjen shqiptare. Pas shpalljes së pavarësisë, Ismail Qemali ndërmori disa hapa  diplomatikë. Më 29 Nëntor Ismail Qemali njoftoi Fuqitë e Mëdha, Portën e Lartë dhe shtetet fqinje për ndryshimin e ndodhur në Shqipëri, për njohjen ndërkombëtare të shkëputjes së plotë nga Turqia, njohjen e shtetit të ri shqiptar dhe të qeverisë së parë kombëtare. Në një telegram të Ismail Qemalit drejtuar ministrave të punëve të jashtme të Malit të Zi, Sebisë, Bullgarisë dhe Greqisë, me anën e të cilit ai njofton për shpalljen e pavaësisë së Shipërisë krahas të tjerave thuhet: “Shqipëtarët gëzohen që mundën të hyjnë në familjen e popujve të lirë të orientit e, duke mos patur qëllim tjetër vecse të jetojë në paqe me të gjitha shtetet fqinje…” . Në këto telegrame, përfaqësuesit e Shqipërisë deklaruan pozitën asnjanëse të Shqipërisë në konfliktin Turko-ballkanik. Qeveria e përkohshme e Vlorës  filloi punën në një situatë tepër të vështirë politike megjithatë ajo punoi për unitetin territorial dhe bashkimin kombëtar në një kohë kur Evropa ishte shumë e ndjeshme ndaj përçarjes dhe konflikteve të brendshme në Shqipëri. Fillimisht në shtetin shqiptar përfshihej vetëm trekëndëshi Vlorë-Berat-Lushnjë, për shkak se viset e tjera veriore dhe jugore shqiptare ishin pushtuar nga trupat serbe, malazeze dhe greke. Kjo gjendje shteronte një pjesë të madhe të energjisë së Qeverisë së Përkohshme Shqiptare. Në një telegram drejtuar kryeministrit grek Venizellos me 4 dhjetor 1912-të Ismail Qemali kërkonte që :të mereshin masa për t`iu dhënë fund këtyre veprimeve luftarake të padrejta dhe pa arsye”.Shqiptarët kishin tshmë shtetin e tyre i cili ishte deklaruar asnjëanës. “Asnjëanësia ishte zgjidhja më e arsyeshme  dhe më e mundhsme në rrethanat e asaj kohe”.Shumë pak kohë pasi erdhi në pushtet, qeveria e I. Qemalit u ballafaqua edhe me tendenca e lëvizje separatiste, siç ishte ajo e Esat Toptanit në Shqipërinë  e Mesme. Esat Toptani i cili ishte zgjedhur ministër i brendshëm, u tërhoq nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe më 12 tetor 1913 formoi “Pleqësinë e Shqipërisë së Mesme” dhe filloi luftën për pushtet kundër qeverisë kombëtare. Ai shkëputi territorin ku shtrihej ndikimi i tij nga administrimi i Qeverisë dhe vendosi sundimin e tij personal. Ky hap i tij dëmtoi rrjedhat normale të ecurisë së shtetit të ri shqiptar. Disa ditë pasi Perandoria Osmane kërkoi armëpushimin me aleatët ballkanikë (më 3 dhjetor 1912), ambasadorët e gjashtë Fuqive të Mëdha, Anglisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Italisë, Rusisë, u mblodhën në një konferencë ndërkombëtare në Londër. Konferenca e Ambasadorëve në Londër kryesohej nga Ministri i Jashtëm Britanik, Sër Eduard Grei dhe zgjati nga 17 dhjetori 1912 deri më 11 gusht 1913. Qëllimi i saj ishte t’i jepte zgjidhje të gjitha problemeve që lindën në Ballkan pas luftës së shteteve ballkanike kundër Turqisë. Çështja shqiptare u shndërrua shumë shpejt në çështjen kryesore të Konferencës. Konferenca krahas vendimeve krijoi dhe organizma të posaçme për realizimin e vendimeve që u morën lidhur me të ardhmen e Shqipërisë. Paralel me konferencën e Londrës zhvillonte punimet dhe një konferencë tjetër, ajo e palëve ndërluftuese në luftën Ballkanike, dmth e aleatëve ballkanas dhe e Turqisë. Por fjalën e fundit do ta thoshte konferenca e ambasadorëve. Në Konferencën e Londrës, çështja shqiptare u shtrua për diskutim që ditën e parë të saj.  Konferenca trajtoi tri momente të rëndësishme të çështjes shqiptare: Statusi i Shqipërisë, Organizimi i Shtetit shqiptar, Caktimi i kufijve. Për problemin e Statusit të Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha që në fillim vendosën të njihnin parimin e “autonomisë shqiptare”. Shqipëria pranohej si shtet, por nën vasalitetin ose suzerenitetin (jo më principatë, por shtet  i varur nga Porta) e Sulltanit. Autonomia është një qeverisje e brendshme, kurse pavarësia përveç qeverisjes së brendshme ka edhe një element të jashtëm: të drejtën e shtetit për të dalë më vete në marrëdhëniet ndërkombëtare, pa kurfarë vartësie. Statusi i autonomisë, ishte një qëndrim më i avancuar i Fuqive të Mëdha Vendimi për autonominë ishte dhe një pengesë për planet e vendeve fqinje që synonin tokat shqiptare. Njëkohësisht statusi i autonomisë ishte më pak se statusi i pavarësisë së Shqipërisë, që kishte vendosur Kuvendi i Vlorës. Në pranverë të vitit 1913, qëndrimi i Austro-Hungarisë avancoi nga autonomi – në pavarësi të Shqipërisë. Vjena dhe Roma ishin të interesuara për të mos lejuar një mbizotërim të influencës sllave në Ballkan. Në kushtet kur Rusia synonte të rriste ndikimin në vendet e pavarura sllave në Ballkan, Shqipëria merrte për Austro-Hungarinë një rëndësi të veçantë për ruajtjen e ndikimit austrohungarez në gadishull. Edhe Italia ishte e interesuar që Greqia dhe Serbia të mos dilnin në Adriatik e në Korfuz duke aneksuar toka shqiptare. Për rrjedhojë, në pranverë 1913, Vjena arriti të sigurojë edhe përkrahjen e Italisë për pavarësinë e Shqipërisë. Më 8 maj 1913, Vjena dhe Roma i paraqitën Projektin e parë konferencës ku kërkonin të hiqej dorë nga autonomia dhe vasaliteti dhe të njihej shkëputja e plotë e Shqipërisë nga Turqia. Ambasadori Austro-Hungarez, Mensdorf, e argumentoi këtë qëndrim se situata luftarake kishte evoluar në dëm të Turqisë, ajo ishte tërhequr nga të gjitha frontet e luftës. Gjithashtu autonomia ishte dhe kundër dëshirës së shqiptarëve të shprehur në Kuvendin e Vlorës. Rusia. Kur u shtrua në rend të ditës të Konferencës së Londrës — pavarësia e Shqipërisë, ambasadori rus ishte i vetmi që vazhdonte të qëndronte me vendosmëri në qëndrimin e shtetit autonom për Shqipërinë. Ambasadori rus nuk dha miratim, ai priste miratimin për pavarësinë e Shqipërisë nga qeveria e tij. Në konferencën e përfaqësuesve të Turqisë dhe të shteteve ballkanike në Londër, u arrit marrëveshja e paqes. Më 30 maj 1913, u nënshkrua traktati i Paqes ndërmjet Turqisë (si shtet i mundur) me shtetet aleate ballkanike: Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas Traktatit, Turqia i lëshonte aleatëve ballkanikë “gjithë territoret e perandorisë… në kontinentin evropian në perëndim të vijës nga Enos në detin e Zi me përjashtim të Shqipërisë”. Çështjen e “kufijve të Shqipërisë, si dhe çdo çështje tjetër që ka të bëjë me Shqipërinë, lihej në dorë të Fuqive të Mëdha”. Kjo do të thoshte se Turqia hiqte dorë nga të drejtat sovrane mbi Shqipërisë, kurse shtetet ballkanike hiqnin dorë zyrtarisht nga pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë. Më 15 korrik 1913, Vjena dhe Roma paraqitën “projektin” e dytë për Shqipërinë. Më 29 korrik 1913, Konferenca e Londrës miratoi Propozimin e paraqitur nga Vjena dhe Roma, i cili në nenin e parë përsëriste formulën e autonomisë se “Shqipëria formohet si një principatë autonome”, kurse në nenin e dytë përjashtonte shprehimisht “çdo lidhje suzereniteti midis Turqisë dhe Shqipërisë”, pra shtrohej në tryezë pavarësia e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 Fuqitë e Mëdha hodhën hapin vendimtar për pavarësinë e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi, Shqipëria sanksionohej si “Principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme”; përjashtohej “çdo lidhje suzereniteti e Shqipërisë me Turqinë” dhe Shqipëria bëhej shtet “asnjanës” dhe “nën garancinë e kontrollin” e Fuqive të Mëdha. Ky status i ri i Shqipërisë, edhe “i pavarur” edhe “nën një kontroll ndërkombëtar”, ka të bëjë si me statusin ende delikat të pavarësisë së Shqipërisë dhe të organizimit të shtetit shqiptar, ashtu dhe me rivalitetet e brendshme midis Fuqive të Mëdha për të frenuar ndikimin e njëra tjetrës mbi Shqipërinë. Më në fund edhe Rusia e pranoi këtë status të pavarësisë dhe të neutralitetit të Shqipërisë. Konferenca e Londrës nuk e njohu qeverinë e Vlorës si qeveri përfaqësuese e të gjithë Shqipërisë dhe si rezultat i natyrshëm i Lëvizjes kombëtare Shqiptare. Ndërhyrja e Fuqive të Mëdha në organizimin e shtetit, ishte një praktikë e njohur  me Greqinë, me Bullgarinë. Projekti që paraqiti Vjena dhe Roma në konferencën e Ambasadorëve për organizimin e shtetit shqiptar në mes të korrikut 1913, parashihte dhe kontrollin që do të ushtronin Fuqitë e Mëdha mbi administratën civile dhe financat e Shqipërisë. Ky kontroll do të ushtrohej nga një Komision i quajtur Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Komisioni do të përbëhej nga përfaqësues të 6 Fuqive dhe nga 1 delegat shqiptar. Ai do të përpunonte një Projekt të hollësishëm mbi organizimin e administratës civile. Gjithashtu rendi publik do të sigurohej nga një xhandarmëri që do të drejtohej nga oficerë të huaj; Në krye të Shqipërisë do të vihej një Princ, që do të caktohej brenda gjashtë muajve. Deri sa të caktohej princi, veprimtaria e të gjitha autoriteteve lokale ekzistuese (ku përfshihej dhe qeveria e Vlorës) që qeverisnin vendin përkohësisht dhe de facto do të kalonte nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar. Funksionet kontrolluese të Komisionit mund të zgjasnin 10 vjet dhe mund të ripërtëriheshin. Pra, elementi vendas kishte një përfaqësim të zbetë në mekanizmat e reja shtetërore që krijuan Fuqitë e Mëdha për Shqipërinë. Ky Projekt për organizimin e shtetit shqiptar u miratua dhe nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913. Problemi i kufijve të Shqipërisë me shtetet fqinje u diskutua më gjatë në Konferencën e Londrës, nga dhjetori 1912 – maj 1913. Dy ishin kriteret ku u mbështet problemi i kufijve në Konferencë: kriteri “etnik” dhe  kriteri i së “drejtës së fituesit në luftë”. Austro-Hungaria ishte e interesuar për një Shqipëri me një shtrirje në drejtim të veriut dhe të verilindjes, për t’iu bërë barrierë ekspansionizmit sllav në Ballkan. Varianti i parë maksimal i projektit Austro-Hungarez për kufijtë e Shqipërisë u paraqit në dhjetor 1912  dhe përfshinte qytetet Peja, Prizreni, Gjakova, Dibra, Ohri dhe Janina. Projekti Rus ishte modeluar sipas kërkesave të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Projekti rus linte jashtë kufijve të Shqipërisë Kosovën, zonën e Dibrës dhe të  Çamërisë, por edhe Shkodra, Lezha, Kuksi, Pogradeci, Korça, Përmeti, Gjirokastra, Himara, Saranda dhe Delvina. Shteti shqiptar mbetej i gjymtuar. Më 3 janar 1913, edhe qeveria e Vlorës paraqiti një Memorandum për çështjen e kufijve të Shqipërisë, i cili mbështetej në kërkesa etnike. Memorandumin e paraqiti në Konferencën e Londrës Rasih Dino, diplomat në Paris, i porositur nga Ismail Qemali. Memorandumi jepte një varg statistikash për popullsinë shqiptare në viset shqiptare që nga Mitrovica e deri në Luras e Paramithi të Çamërisë. Por në variantin e Memorandumit shqiptar përfshiheshin disa territore të huaja jo shqiptare. Në fakt menjëherë pasi u bë e njohur që do të mblidhej Konferenca e Ambasadorëve në Londër, Ismail Qemali mendoi ta drejtonte vetë delegacionin që do të përfaqësonte Shqipërinë në Konferencë por kjo ide e tija hasi në kundërshtimin e Fuqive të Mëdha. Dy pengesat kryesore ishin: “ Së pari, Vjena dhe Roma nuk qenë dakort, e quajtën jo opportune”. “Së dyti, asnjë delegacion nuk mund të nisej për në Evropë, sepse forcat greke bllokonin bregdetin shqiptar deri në Durrës”. Ndërkohë, Serbia i paraqiti Konferencës së Londrës më 3 Janar 1913 një memorandum për pretendimet e saj territoriale. Për të justifikuar pretendimet e tyre territoriale, serbët paraqisnin “argumente” historike, etnografike, kulturore dhe morale. Çdo tërheqje e ushtrive nga territoret shqiptare paraqitej nga qeveritë përkatëse si “sakrificë”, pasi i konsideronin si toka të fituara me forcën e armëve. Memorandumi grek i 3 janarit 1913, pretendonte se qeveria greke kërkonte vetëm realizimin e “trashëgimit të vet kombëtar”. Edhe qeveria greke e konsideronte kërkesën e Fuqive të Mëdha për t’u tërhequr nga viset shqiptare të pushtuara si “lëshim”. Ajo kërkonte të shtrihej deri në jug të Portit të Vlorës, kapi gjithë bregdetin jugor dhe pjesën më të madhe të Shqipërisë jugore Sarandën, Gjirokastrën dhe Korçën. Të gjithë këto territore të Shqipërisë së Jugut, Greqia i quante “Vorio Epir”. Këto pretendime i mbështeste në “argumente” strategjikë dhe ekonomikë, por edhe etnologjike dhe qytetërues. Feja ekuivalentohej me kombësinë dhe kështu rrisnin numrin e popullsisë greke në viset shqiptare të Jugut për të cilat pretendonin.  Këta kufij nuk i linin Shtetit të ri shqiptar asnjë shans për mbijetesë. Austro-Hungaria ishte e detyruar të tërhiqej përpara qëndrimit pothuajse unanim në Konferencë se konsideratat etnike vlejnë shumë pak në krahasim me ato të fitimtarit në luftë. Më 22 mars 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër përfundoi diskutimet dhe mori vendim mbi vijën e kufirit verior dhe verilindor të Shqipërisë. Në kundërshtim me parimin e kombësisë dhe pa marrë parasysh vullnetin e popullsisë shqiptare, nga territori shqiptar u shkëputën krahina të tëra si Kosova, Rrafshi i Dukagjinit, dhe toka shqiptare të pjesës perëndimore të Maqedonisë. Popullsia e këtyre territoreve përbënte rreth gjysmën e popullsisë shqiptare dhe kalonte nga sundimi osman në atë serb e malazez. Për caktimin në terren të vijës kufitare jugore të Shqipërisë u caktua një Komision ndërkombëtar i posaçëm. Fuqitë e Mëdha të konferencës urdhëruan qeveritë serbe e malazeze të tërhiqnin ushtritë e tyre nga territoret e shtetit shqiptar të sapoformuar. Malazezët pas shumë ndërhyrjesh u tërhoqën nga Shkodra. Po kështu bënë edhe serbët. Pati vetëm një rast që u duk si një fije shprese për Ismail Qemalin në këtë periudhë. Duka Monpasie, i cili jo rastësisht kalon dhe ankorohet në brigjet shqiptare në atë moment të rëndësishëm për kauzën tonë. Natyrisht jo për interest e shqiptarëve, por se ishte një ndër figurat që kishin shpallur kandidaturën për fronin e Shqipërisë.”Kryetari i qeverisë së Vlorës e dinte mirë pozitën e tij, çështja e princit ishte në dorë të Fuqive. Qëllimi i tij ishte të shfrytëzonte rastin, të zinte vend në jahtin e Dukës dhe të dilte në Evropë”. Më 30 mars 1913, Ismail Qemali së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Isa Buletinin ndërmorën rrugën për në Evropë me qëllim realizimin e përpjekjeve diplomatike në mbrojtje të çështjes shqiptare, që në fakt ishte bërë akoma më e vështirë se disa kohë më parë. Pa harruar faktin që Roma dhe Vjena e kishin shpalosur haptazi qëndrimin e tyre për këtë aksion diplomatik të Ismail Qemalit (“e quanin një ndërmarje të kotë”). Menjëherë pasi informohen për këtë nismë të re të Ismail Qemalit ato dalin me deklarata në shtypin e kohës ku bënin të ditur se nuk do të pranonin një kandidaturë të mundshme të Dukës francez për fronin e shqiptarëve. Krahas këtyre qëndrimeve Ismail Qemali nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij. Ai pati takime në Romë e më pas në Vjenë ku pas bisedës me Berchtoldin ku ai paraqet shqetësimet e tija në lidhje më trajtimin që po i bëhej çështjes shqiptare në Konferencën e Londrës ai mori si shkëmbim idenë që shpëtimi i trojeve shqiptare nga copëtimi, tashmë mbase mund të quhej një kauzë e humbur. Aty nga fundi i prillit  së bashku me delegacionin shoqërues Ismail Qemali arrin në Londër, por sërish rezultati pritur nuk u arrit. “Të zhytur në një depression të thellë, – shkruan ai, – tek po e shikonin të ardhmen e vendit kaq të errësuar, e qetësonin veten me fjalët që na u thanë se na ishte dashur të bëheshim fli për interesat e përgjithshme të Evropës”.Më 11 gusht 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër mori vendim për kufijtë jugorë të Shqipërisë. Korça, rripi bregdetar deri në Ftelia t’i jepej Shqipërisë. Fati i Gjirokastrës dhe i disa zonave të tjera brenda vijës Korçë – Ftelia mbetej në duar të një Komisioni Ndërkombëtar për kufijtë e jugut, që do të krijohej për të caktuar vijën kufitare jugore në terren. Komisionit iu dha orientimi që të punonte duke u mbështetur në parimin e përzier “etniko-gjeografik”, si dhe elementin plotësues të gjuhës së folur në familje. Me vendimin e 11 gushtit 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër i mbylli punimet e saj. Konferenca e Ambasadorëve në Londër sanksionoi pavarësinë e shtetit të ri shqiptar, por në të njëjtën kohë, me copëtimin e territoreve shqiptare e dëmtuan shtetin e ri ekonomikisht, politikisht e psikologjikisht. Që një aktor politik shtetëror të konkurronte atëkohë për rezultate në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet që të kishte një ushtri, forcë ekonomike, popullsi, territor e hapësirë të konsiderueshme në raport me të tjerët. Ismail Qemali nuk zotëronte asnjë prej këtyre karakteristikave. Por ai kishte dicka më të madhe artin qeverisjes dhe të diplomacisë si dhe shpirtin e patriotizmit. Me mjeshtëri diplomatike ai arriti të bëjë mrekullinë dhe të mbajë gjallë shtetin e sapoformuar shqiptar, i cili kishte “statusin e një foshnje”, objekt dëshire për aneksim nga jashtë dhe të pakonsoliduar nga brenda. 

Literaturë:

1.  “Qeveria e përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj”, Botim i Drejtorisë së Përgjithsme të Arkivave Shtetërore të R.P.Sh. Tiranë 1963 

2.  “Kujtime. Ismail Qemal Bej Vlora”, Botimet GRAND PRIND, Tiranë 2007 

3. “Historia e shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri”, Tiranë 2007.

4. “The memoirs of Ismail Kemal Bey”, edited by Sommerville Story, with a preface by William Morton Fullert, Published 1920 

5. Arben Puto “Shqipëria politike 1912-1939”, Botimet TOENA, Tiranë 2009

6. Arben Puto, “Historia Diplomatike e çështjes shqiptare”, Tiranë, 2003.

7. “Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi III”, Tiranë 2007.

8. Arben Puto “E drejta ndërkombëtare publike”, Botimet Albin, Tiranë 2008

9. Abaz Lleshi ”Gjeopolitika e Ballkanit dhe perspektivat e sigurisë në rajon”, Botimet GEER, Tiranë 2009

10. Egidio Ivetic “Luftërat Ballkanike”, Botimet Dituria, Tiranë 2008

11. Norman Rich “Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914”, Botimet Toena, Tiranë 2006

12. Misha Glenny “Histori e Ballkanit 1804-1999”, Botimet Toena, Tiranë 2007

Fjalë kyçe

Perandoria Osmane, Fuqitë e Mëdha, Konferenca e Londrës, Memorandum, Komision Ndërkombëtar, Luftërat Ballkanike

Abstrakti

Qëndrimi i Perandorisë Osmane në Ballkan po vinte drejt fundit. Krahas popujve ballkanikë dhe vetë Fuqitë e Mëdha filluan ta konsideronin të shpejtë ditën e shembjes së Perandorisë. Rusia ishte padiskutim njëra prej tyre. Politika e Rusisë u bë e qartë në fillim të vitit 1912, kur ndërmjet shteteve ballkanikë u lidhën një varg traktate aleancash kundër Turqisë të cilat u kurorëzuan me shpalljen e luftës nga ana e ë ktyre të fundit ndaj Perandorisë Osmane. Jashtë këtyre aleancave mbeti vetëm Shqipëria, pasi ajo ende nuk kishte arritur të krijonte një shtet solid të pavarur dhe vetvendosës për fatet e veta, i cili do të shpaloste kërkesat kombëtare pa harruar dhe interesat e fqinjëve tanë të cilët përmes luftërave që priteshin të nisnin për pavarësi nga Turqia synonin të realizonin ëndrrat disa shekullore për aneksimin e trojeve shqiptare. Kryengritjet e viteve 1910-1912-të, çetat e armatosura në jug të vendit, mbajtja e Kongresit të Manastirit, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, botimi i një varg gazetash e revistash, krijimi i klubeve e shoqërive patriotike si dhe veprimtaria diplomatike që patriotët shqiptarë kryenin pranë Fuqive të Mëdha, përgatitën kushtet për shpalljen e pavarësisë. Në këtë kohë krize për Shqipërinë dhe shqipëtarët spikat zgjuarsia dhe vizioni politik i Ismail Qemalit, si një patriot dhe atdhetar. Veprimtaria diplomatike e tij në mbrojtje të Çështjes shqiptare është shumë e gjerë. Më 28 Nëntor të vitit 1912 u mor vendimi i shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës. Aty u vendos njëkohësisht krijimi i Qeverisë së parë shqiptare me Ismail Qemalin si kryeministër dhe ministër të punëve të jashtme. Ky moment ishte padiskutim më i rëndësishmi për shqiptarët, sespe ishte kurorëzim i luftës disa shekullore për pavarësi, por situata do të gjenerojë një problem tepër të rëndësishëm për “Shtetin tonë të ri”, atë të njohjes dhe të marrjes së statusit të një shteti në komunitetin ndërkombëtar.

Filed Under: Politike

DOM  NIKOLLË  KAÇORRI , ATDHETARI E MESHTARI QË LUFTOI ME PUSHKË E BEKOI ME KRYQ PËR PAVARESINË E SHQIPERISË..!

November 27, 2023 by s p

http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2012/10/dom-Nikollekacorri.jpg

(Një kujtesë e vogël per një “gurë” të madh themeli në “godinen” e shtetit të pavarur shqiptarë).

NGA  NDUE   BACAJ  

Nuk ka asnjë aresye të mos e themi “troç” se kleri katolik ndër motet e shekujt  e Shqiperisë së robërueme , (veçanarisht gjatë atyre të pushtimit turko-osman), ka qenë drita , zemra , shpirti , truri e frymezimi i pasosun i atdhedashurisë dhe vlerave më të mira morale e matriale të shqiptarisë , fatësisht gjithnjë me kahje nga perendimi… Në fletoren “Shqipëria e Re” të dates 10 janar 1933, do të “shkruhej” boterisht se:  “…Të tjer klerikë të Shqiperisë  mallkonin shqipen dhe Shqiperinë , kleri françeskan derdhte gjakë , djersë dhe inteligjencë , per të zhvilluar gjuhën dhe ndjejat kombetare të lirisë dhe pavaresisë..”.1.  Plejada e  këtyre klerikeve është e madhe sa vete historia jonë , por unë me rastin e këtij pervjetorit të pavaresisë së Shqiperisë mendova të “veçoj”, atdhetarin e meshtarin Dom Nikollë Kaçorri , firma e të cilit mbi aktin e shpalljes së pavaresisë , është sot e mot një qiri drite i pashuar, në altarin e Shqiperisë Europiane…

DOM NIKOLLË  KAÇORRI, “FRUT” I HARMONISË E BASHKËJETESË NDËRFETARE TË SHQIPTARËVE… 

Dom Nikolla lindi në vitin 1862 në familjen “Kaçorri” në fshatin Krejë të Lurës dhe ishte “frut i rrallë” i një dashurie të “ndaluar” per “ligjet” e kohes. Ai ishte djali i katolikut Vokërr Kaçori dhe muslimanes Hanë Vladi. Vlen të theksohet se përkundër ligjeve osmane Lura ishte  njëra nga trevat sfidante të kesaj “klime” që kultivonte pushtuesi shekullor turko-osman. Në Lurë muslimanet (shekulli XIX N.B.) ishin ende gjysëm të krishterë , e të krishterët gjysëm “musliman”.. Në Lurë njeri vella ishte musliman e tjetri katolik që ishte edhe kryeplak fshati , njeri festonte Krishtlindjen e tjetri  Bajramin…2.  Në ketë ambient “kontraditor” çifti “KAÇORRI” ndertoi familjen e vet , të mbeshtetur fortë mbi një dashuri të sinqertë të lindur e rritur natyrshem , pasi ata i kishte bashkuar dashuria , që siç perdikojnë hierarkë të lartë të besimit kristian , edhe vetë besimi është dashuri , edhe pse dashuri për Zotin , që është një e vetëm një për të gjithë besimtaret e vertet , qofshin keta kristian apo musliman e tjer.. Natyrisht per ato vite të shekullit XIX-të  nuk kishte qënë e lehtë as për këtë çift , i cili per fatin e tyre të keq do të vdisnin të rinjë duke lënë jetim  jo vetem Nikollen e vogël , por edhe dy djemët e tjerë më të mëdhenjë (se Nikolla) , Ndrecën e Dedën.. Se si u rriten keta jetim në ato vite të zymta të hyqameit turk këtë e dinë vetem Zoti që i kishte falë… Por natyra  ishte krejt tjetër dhe siç shkruan studiuesi Daniel  Gazulli ; Nikollë Kaçorri e rriti shtatin në mes pishnajave dhe kaltërisë të liqejve e të qiellit. Atje ai degjoi  baladat e para  që evokonin liri. I kishte ngelë veçanarisht në mendje  një këngë që thoshte :

”Të  gjithë gjaqet ju ti falni  /  

Luften  turkut mos ia  ndalni..” . 3.  

EDUKIMI  FETAR :  

Vlen të kujtohet se fati i mëtejshem i (fëmisë) Nikollë Vokërr Kaçorri do të  merrte “rrugë”  në vitin 1872 me viziten baritore të arqipeshkevit të Durresit Patër Rafaelo d’Ambrosio,  i cili kishte nën juridiksion edhe  Luren , ku bente ”ligjin” Shehu i kesaj krahine , që njihej si një turkoshak i devotshem dhe e kishte marrë nën “kujdesatri” jetimin Nikollë Kaçorri, të cilin  e kishte “dekleruar” musliman, dhe thuhet se i kishte “ndryshuar” emrin në “Nimet”.. Gjithsesi me ardhjen e arqipeshkevit D’Ambrosio në Lurë fisi “Kaçorri”  u gëzua pa masë , dhe bëri çmos  ta takojnë djalin e tyre jetim me arqipeshkevin e Durresit , i cili  pasi e takoi e kuptoi se kishte të bënte me një fëmijë me inteligjencë të jashtezakonshme për moshën , ndaj u propozoi të afërmeve të Nikolles ta marrin me vehte per ta shkolluar në Delbinisht… Ky propozim gëzoi jo vetem të afermit e Nikollës, por edhe vet ketë femijë , ndaj propozimi u bë realitet… Nikollë Kaçorri pas seminarit të Delbinishtit , kalon në  seminarin papnor të jezuitëve  në Shkodres , të cilin e perfundoi me rezultate shumë të mira. Me 1882 perfundon  kolegjin urban për retorikë e gramatikë.  Nga viti 1882 deri në vitin 1888 studion në Romë . Nga viti 1888 deri ne vitin 1893  studion për teologji , filozofi dhe shkenca politike  në Universitetin e “Zeking” të Zyrihut në Zvicer dhe në Austri…

DOM NIKOLLA  FETAR E ATDHETAR… 

Pas perfundimit të studimeve në dhjetor të vitit 1893 hynë në rrugën e bukur , por të veshtirë të meshtarisë duke filluar në Delbinisht si famulltarë, pra aty ku e kishte lënë vite më parë si shekullar… Në vitin 1894 emrohet famulltar në kishen e Shën Luçisë në Durres. Puna e tij si famulltar në  Durrës u vlersua  aq shumë sa në vitin 1906  emrohet Protonoter Apostolik , ndersa me 1908 bëhet sekretar i arqipeshkevisë e më pas Ndihmesipeshkev e Ipeshkev i Durresit.. Këto detyra  të shenjta fetare Dom Nikolla i kreu me besnikri fetare dhe me devotshmeri atdhetare,  për grigjen katolike që atehere njihej si “fara” e pa kuame e Shqiperisë Europerendimore..  Por atdhetarizmi i Dom  Nikollë Kaçorrit i kalonte keto “caqe” , pasi ndër vite (së bashku me atdhetarë të tjere klerik apo shekullarë ) kishte qënë palca e qendreses me pushkë e pendë , per liri e pavaresi të trojeve shqiptare të Krujes , Kurbinit , Milotit , Lezhes , Bregut Mates , Mirdites , Lures , Durresit , Malesisë së Madhe (Etnike) , Dukagjinit e deri në Kosovë e më gjërë. Nga ky aktivitet  po “rrugëtojmë” vetem në disa “segmente të autostrades” të atdhetarisë të Dom Nikollë Kaçorrit , gjurmet e të cilit  nuk i kanë fshirë vitet e dekadat , dhe nuk do ti fshijnë as njëmijë vite e dekada të tjera , qofshin këto edhe të një harrese të qellimshme… Dom Nikollë Kaçorri , me shoket e tij të pandarë të binomit Fe dhe Atdhe ; At Gjergj Fishta , At Pal Dodaj , At Karl Prenushi , At Lorenc Mitroviq , At Mati Prenushi ,  At Sebastian Hila , At Luigj Bushati , At Bonaventura Gjeçaj , At  Luigj Palaj, At Shtjefen Gjeçovi e tjer janë disa nga  frymëzuesit e mbeshtetësit  e korifejve të atdhetarisë si; Dedë Gjon Luli , Mehmet Shpendi , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini , Gjin Pjetri , Abdi Toptani, Marka Gjoni , Llesh Marka Kola  , Ndrecë Prenga , Gjeto Coku , e tjer…Qendresa e stuhishme antiturke e zonave (disa nga të cilat i sipercituam) per të ruajtur apo rifituar të drejtat e tyre jetësore e zakonore , (veçanarisht) në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX , janë kurora e lavdisë dhe heroizmit të trojeve Shqiptare të cilat janë të lidhura  pazgjedhesisht në perjetësi edhe me emrin dhe veprën e Dom Nikollë Kaçorrit. Për ta “ilustruar” ketë epope lavdie  po kujtojmë vitet heroike 1901-1907 , kur kriste pushka e shëndriste mendja , rrezet e së cilës u dalluan qartë në kongresin e Manastirit 1908 , ku u miratua alfabeti që kemi sot , dhe njekohesisht u ndertua ajo “urë” gjigande komunikimi me Europen e Boten Perendimore , dhe kontributi i Dom Nikollës së bashku me Atë Gjergj Fishten e tjerë  i “ngjason”një kolone betoni pa të cilen ura do të kishte qënë gjithnjë në rrezik “shembje”.. Dom Nikolla ka një kontribut të rendesishem jo vetem kur “luftohej” me pendë ,por edhe kur luftohej me pushkë per lirinë e të drejtat e shqiptareve..  Gjatë viteve 1909-1910 Dom Nikollë  Kaçorri edhe pse i survejuar në ekstrem nga hyqameti turk , ai nuk do të terheqej nga aktiviteti i tij atdhetar  antiosman. Kajmekani i Krujes  në veren e vitit 1910 do të urdhëronte arrestimin e disa atdhetarëve shqiptarë , dhe pas këtyre edhe Dom Nikollën , me pretekstin se zaptinjet turq kishin kapur në Shijak hyzmeqarin e tij me tre pushkë e fishekë, si dhe letra korespondence… duke e denuar me katër vite burg , por me nderhyrjen e autoriteteve  kishtare të Durresit e më gjerë pas rreth një viti e lirojnë. E lirojnë kur Malesia e Madhe kishte rindezur në votren e saj zjarrin e lirisë e flamurit , kryengritjen antiosmane të vitit 1911. Kryengritje e cila do të shpaloste në driten e diellit flamurin  kombetar të Gjergj Kastriotit  me 6 prill 1911 ,dhe do të  miratonte programin autonomist me trajta mvehtesie , memorandumin e Greçes 10-23 qershor , 4.  , në të cilin kishin kontributin e tyre korifenjet e pavaresisë së Shqiperisë Luigj Gurakuqi , Ismail Qemali , Isa Boletini , Dom Nikoll Kaçorri e tjerë. Viti 1912 do ti  gjente shqiptarët e Shqiperinë në një udhekryq , që nuk i dihej dalja , pasi perandoria e së keqes kishte filluar te skemoqej në të kater anët e saj , e shqiptaret e shkretë nëse nuk i delnin zotë vehtes rrezikoheshin të mbeteshin nën rrenojat e ngrehinës osmane… Dom Nikolla e kishte kuptuar me kohë ketë , ndaj  kishte shtuar aktivitetin e forcuar bashkepunim me Luigj Gurakuqin , Ismail Qemalin e tjerë korifejë të atdhetarisë , por njëkohësisht ishte angazhuar për sensibilizimin e Europës së  kohës  me në krye  perandorinë  Austrohungareze , e cila shpesh  ndër mote kishte qenë “Engjëlli” mbrojtes i Gegënisë e në veçanti i Grigjës katolike në Shqipëri.. Pikrisht duke patur besim te kjo perandori europiane me insisiativen e Dom Nikollës me 12 nentor (1912 nga Durrësi) ju dergua një memorandum  perandorit të Austro-Hungarisë së Franc  Jozefit, per të  perkrahur  pavaresinë e Shqiperisë , ku ndër të tjera “shkruhej” : “..I lutena madhnisë sate që Shqipnija prej katër vilajetesh… të bahet një mbretni në vehte me tre milion shqiptarë sikur të tjera shtete të Ballkanit… Shqiptaret janë kombi më i vjeter… me gjuhë e me zakone  fare të veçanta… gjaku i tyre nuk mundet me u pajtue  kurresesi me çdo gjak të kombeve që janë rreth… Sado që për një kohë të gjatë shekujsh u rrahën prej tallazeve politike shqiptaret qëndruan në kombësi të vet e në zakone të veta , si një shkemb i fortë në mes të detit.. Këtë e tregojnë edhe thelloritë e mëdhaja që shqiptaret hoqen në roje  të qytetrimit e perparimit të vet …Një mbretni shqiptare do të mbante jo vetem peshen  e ekulibrit të Ballkanit ,por edhe të gjithë Europes, e sidomos  me mujt me u ba sipas deshires tonë ,një mbretni e pa-anë (neutrale) , sikurse Zvicërra…”5.  Kur delegacioni shqiptarë shkoi në Vjenë  Ismail Qemali u befasua nga Ministria e Jashtme Austriake, që njihte shumë mirë gjendjen e Shqiperisë.. dhe për këtë njohje të realitetit shqiptar meriten kryesore e kishte  Dom Nikollë Kaçorri.. Ishte pikrisht Dom Nikolla ai që do të priste në Durres me 22 nëntor 1912 Ismail Qemalin me bashkepuntoret e tij kur do të vinin nga Triestja në Shqiperi për të realizuar misionin e Shenjtë të shpalljes së pavaresisë , të mbeshtetur edhe nga Perandoria  Austro-Hungareze… Durresi nga patriotet shqiptarë ishte “projektuar”, si qyteti ku do të shpallej pavarësia e Shqiperisë… Por kjo nuk do të ndodhte pasi do të “puqeshin” interesat e dhespotit grekë të kishes ortodokse Jakovit , dhe filoturqëve shqiptarë me në krye myftiun e Durrësit , të cilët perveç propogandes perçarëse gjetën mbeshtetje te qeveria e Stambollit e cila kishte urdhëruar vezirin e Janines ta pengonte shpalljen e pavaresisë së Shqiperisë në Durres me çdo kusht.. Për këtë turqit do të dergonin forca ushtarake , së bashku me urdherin për zhdukjen fizike të patrioteve shqiptarë që kishin marrur mbi vehte ketë mision.. Në këto kushte delegatet me në krye Ismail Qemalin dhe delegatin e Durresit Dom Nikoll Kaçorrin do të niseshin për në Vlorë , ku ishin njoftuar nga patriotët atje se ishin të mirpritur…Udhetimi siç dihet nuk kishte qënë i lehtë , por delegatet e pavaresisë kishin arritur në Vlorë. Perpara se të kryhej evenimeti historik i shpalljes së pavaresisë (me 28 nentor) ,delegatet kishin marrur “telegrafisht” lajmet e gëzueshme se disa zona të Shqiperisë kishin ngritur flamurin kombetar si simbol të mvehtesisë nga Turqia. E kjo kishte ndodhur në Elbasan me 25 nentor , në Durres (rrethina) me 26 nentor , në Kavajë, Peqin e Lushnje  me 27 nentor e tjer..6.  Delegatet e pavaresisë dhe pse me mungesen objektive të disa perfaqesuesve të krahinave të ndryshme të Shqiperisë (si Isa Boletini që arriti me një ditë vonesë etj.) , vendosen që  me daten 28 nëntor 1912 nga  ballkoni i shtepisë  së Xhemil Vlorës , të  lajmrojnë “botërisht” se Shqiperia mbas sodit ishte shpallur e lirë dhe e mosvarme…7.  Mjerisht kjo ditë historike që kulmoi me shpalljen e pavaresisë me simbol ngritjen e flamurit në Vloren  e vogël  me rreth 5 mijë banorë , nuk na ofron asnjë fotografi orgjinale , pasi ato nuk u realizuan në atë fillim mbrëmje të ftohtë  me pak shi dhe me një erresirë që shtohej… Fotografitë që na serviren sot  janë të cermonisë së pervjetorit të parë (28 nentor 1913) të ketij akti , të organizuar nga qeveria… (Këtu bëhët fjalë për fotografitë e pa censuruara e fallsifikuara nga regjimi i dreqneve të kuq..). Në aktin e nënshkruar të shpalljes së pavaresisë firma e Dom Nikollë  Kaçorrit është fill mbas asaj të Ismail Qemalit, dhe është ndër firmat më me dritë shqiptarie . Vlen të kujtohet se disa nga nënshkruesit e ketij akti madhor nuk dinin të shkruanin shqip e per rrjelloj e nënshkruajnë turqisht…

Per rolin e rëndesishëm të Dom Nikoll Kaçorrit në diten e shpalljes së pavaresisë  bënë fjalë edhe raporti i perfaqesuesit rus Shellkunov i dates 15 dhjetor 1912 , derguar Ministrisë së puneve të Jashtme në Peterburg , i cili ndër të tjera “tregon” se mbas Ismail Qemalit e kishte marrë fjalen Dom Nikollë  Kaçorri , i cili kishte lavdruar trimerinë e popullit shqiptarë dhe sakrificat e bëra  prej tij per të çliruar atdheun e vet , dhe njekohesisht shprehu  bindjen  se Shqiperia e re  e pavarur do t’i  kalonte  të gjithë fqinjtë ballkanikë…8.  

DOM  NIKOLLË  KAÇORRI NËNKRYETARI I PARË I QEVERISË  PARË SHQIPTARE PAS 433 VITEVE.

Pas aktit  madhorë të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , kuvendi kombetar vijojë punimet deri me 4 dhjetor (1912), ku perveç disa vendimeve të rendësishme organizative , miratoi edhe qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali , me Nenkryetar të Qeverisë Dom Nikollë Kaçorrin , i cili perveç aktivitetit të tij adhetar njihet si “bekuesi” i pavaresisë , por edhe si Nenkryetari i parë i Qeverisë së parë shqiptare pas 433 viteve roberi turko-osmane. Aktiviteti si Nenkryetar i Qeverisë shqiptare të Dom Nikolles pershkruhet nga puna e perkushtimi prej atdhetari të kulluar , që i kerkonte maksimumin vehtes në rallë të parë e pastaj kabinetit qeveritarë. Dom Nikolla “emertesen” e kishte Nënkryetar qeverie , por në shumicën e kohes ai bënte punën e Kryeministrit , pasi Ismail Qemali duke mbajtur edhe postin e Ministrit të Jashtem ishte vazhdimisht në “udhetim” nëpër kancelaritë europiane  për njohjen e pavaresisë së Shqiperisë.  Mjerisht në këto kohë Shqipëria ndodhej e pushtuar në rreth dy të tretat e teritorit saj , nga trashigimia osmane (që po jepte shpirt),  serbo-malazezet, bullgaret dhe nga shovenët grekë. Në keto kushte aktiviteti i Dom Nikollë Kaçorrit kishte  perveç entuziazmit , edhe shumë zhgënjime. Janë pikrisht zhgënjimet të cila e bënë Dom Nikollen të jap dorheqjen nga posti i Nenkryetarit të qeverisë , ku nëpermjet një letre  njoftonte kryeministrin per dorheqjen me 30 mars 1913. Dom Nikollë Kaçorri me intiligjencen e tij kishte arritur të kuptonte se antarë të rëndesishem të qeverise kishin filluar tja kishin me hile Shqiperisë , ndaj dorheqja do ta bënte të lirë në veprimtarinë e tij atdhetare. Në maj të vitit 1913 forcat serbe që kishin  pushtuar Durrësin po largoheshin dhe Esat Pashë Toptani kishte iniciuar në Krujë një tubim me perfaqësues të Shqiperisë së mesme e më gjërë (Durrës , Kavajë , Tiranë e deri Kurbin , Lezhë e tjer..). Këtu mori pjesë edhe Dom Nikollë Kaçorri , ndoshta duke “gabuar” për herë të parë , gabim që do ta korigjonte kur me 29 korrik 1913 Shqiperia do të njihej si  Principatë autonome nga konferenca e ambasadoreve në Londer. Pas këtij evenimenti turkofilet e kuptuan se Shqiperia nën Stambollin nuk ka të ardhme , dhe kolltuqet do tu shkisnin nën të ndejurat e tyre , ndaj  organizuan rebelimin e vitit 1914 , ku në skenë nxorren një injorant me emrin Haxhi Qamili , i cili në “krye” të turmave nisi një luftë nën flamurin e Turqisë me “sloganin”duam baba-dovletin ,sulltanin.9.  Gjatë ketij rebelimi u shkrumuan fshatra , qytete e deri (me daten 02 shtator 1914) u dogjë  kisha dhe qela ku banonte Dom Nikolla , si dhe u  shkatërrua biblioteka me pallatin Arqipeshkëvnor në Delbinisht , duke shprehur kështu urrejtjen pataologjike për gjithshka shqiptare dhe europiane nga rebelët filoturq. Mjerisht qeveria e Vlorës kishte dështuar edhe nga dorheqja plotë hije e kryeministrit Ismail Qemali , ku kjo dorheqje thuhej se kishte ardhur si rezultat i implikimit të tij në tentativen që xhonturqit  ndëmoren per të vendosur  një princ turk (Ahmet Izet Pashen)  në fronin e Shqiperisë. Gjë per të cilen (I.Qemali) u padit nga  kushriri i tij Syrja bej Vlora , Myfit Libohova dhe nga konsulli serb në Vlorë , tek Komisioni Nderkombetarë i Kontrollit.  Me 7 janar (1914) , oficeri xhonturk me origjinë shqiptare , Beqir Grebeneja , i cili kishte marrë mbi vehte  per të realizuar planin e mësipërm , sapo mbrriti në Vlorë u arrestua  nga oficeret holandezë të KNK-së , ndersa ushtaret e tjerë që ndodheshin në anije nuk u lejuan të zabarkonin.  Në procesin gjyqësorë oficeret turqë dekleruan  se kishin ardhur  në Shqiperi  me miratimin e kryetarit  të Qeverisë së perkohshme per të mbeshtetur kandidaturen e Ahmet Izet Pashes në fronin shqiptarë…Në gjyqë u paraqiten 35 telegramet që ju gjeten Beqir Grebenesë të cilat u zbëthyen dhe u vlersuan nga Keshilli Nderkombetarë i Kontrollit , ku sipas permbajtjes  së tyre tregonin se Ismail Qemali ishte implikuar plotësisht , pasi do të shkonte per t’u  takuar e biseduar diku në Europë me Ahmet Izet Pashen… Por pasi është kuptuar nga Ismail Qemali se Princ Vidi do të vinte patjeter në fronin e Shqiperisë është hequr dorë nga ky takim…10.  Gjithsesi ne sot nuk  mundemi të paragjykojmë veprimet apo mosveprimet e Ismail Qemalit , por ne po  kujtojmë se Dom Nikollë Kaçorri nuk ishte  perkulur  në rrugen e tij të atdhetarisë.. Me daten 21 shkurt (1914) Dom Nikolla  do të ishte një ndër antarët më të rendesishëm të delegacionit shqiptarë që do të shkonin në Gjermani per ti dorzuar kuroren  mbreterore  Vilhem von Vidit (Wilhelm von Wiedi-t).11.Mjerisht kur mbërriti në Durres me 7 mars 1914 Princ Vidi u perballë me rebelimin e turkofileve ,(per të cilet shkruam më siper) , dhe qeverisja e tij ishte tepër e veshtirë.  Këto veshtirësi u shtuan pas vrasjes së arqidukes Franc Ferdinandi me 28 qershor (1914) nga shovenet serbë, ku pas kësaj filloi lufta e parë botërore..dhe në shtator do të merrte fund edhe mbreterimi i Princ Vidit , e bashkë me ketë Shqiperia do të bëhëj një tokë e “nëpërmkëmbur”.. Dom Nikollë Kaçorri duke parë edhe gjendjen e tij të rënduar shendetesore do  të largohej për në Vjenë.. Mbas vdekjes së perandorit të Austrohungarisë Franc Jozefit me 21 tetor 1916, 12, vendin e tij e zuri perandori 29 vjeçar Karli i Parë. Elita shqiptare duke njohur kontributin e e perandorisë Austro-Hungareze ndër mote e shekuj për identitetin shqiptarë , perveç ngushellimit për humbjen  pergatiti edhe një delegacion prej 34 vetash , per tu  takuar me perandorin (Karli I ) , të cilit do ti uronin hipjen në fron… Në mes emrave të njohur të ketij delegacioni  shqiptarë që takaun Perandorin e ri Austro-Hungarez me daten 18 prill 1917 figuron edhe emri i Dom Nikollë Kaçorrit , së bashku me emrat impozant të Malesorëve :   Vatë  Marashi (Shkrel) , Gjelosh  Gjoka ( Kastrat) , Hasan Ahmeti (Postribë) , Avdi  Kola ( Shalë) , Dedë Coku (nga Kelmendi me banim në Lezhë) , Ndue Gjoni (Orosh)…Në ketë delegacion bënin pjesë edhe Ahmet Zogu (Matë), Hasan Prishtina (Kosovë) , Sami bej Vrioni (Berat) , Emin Vokopola (Lushnje) , Elez Isufi (Peshkopi) , Lef  Nosi (Elbasan) ,Kolë Ujka e Musa Juka (Shkoder) etjer.13.  

NË MES HARRESËS E KUJTESËS…

Atdhetarit e meshtarit Dom Nikollë Kaçorri me 29 maj 1917 i mbaron jeta toksore. Shpirti i fluturoi drejt qiellit per tu bërë dritë në perjetsi në kostelacionin e yllësisë së Shqiperisë , ndersa trupin ja ktheu tokës që ja kishte marrë perkohesisht. Dheu i Vjenës ja ruajti me besnikri eshtrat , të cilët pushuan në varrezat atje përreth 84 vite , sigurisht një pritje  tepër e gjatë per ketë meshtarë e atdhetarë , pa të cilin çdo jubile i Shqiperisë Europiane , do të ishte jo pa një dritë , por pa një prozhektor , që na ndriçon rrugën shpesh të terratisur edhe prej vetë shqiptareve… Gjithsesi vlenë të kujtohet se gjatë regjimit komunist Dom Nikollë Kaçorri edhe kur “delte” nga harresa e qellimëshme , më shumë perdorej  per “inventar historik” se sa si vlerë drite e pashuar atdhetarie… Në vitet postkomuniste të pluralizmit e demokracisë kujtesa për ketë meshtar e atdhetar e mundi disi me veshtirësi harresen e trashiguar…Në keto vite  në qytetin e Durresit (në një vend të dukshem të një lulishte afër portit)  u ndertua një bust i vlertë… U kerkua plot 20 vite që të gjindej varri në Vjenë të Austrisë , dhe si per “inatë” të “harraqëve” eshtrat e Dom  Nikolles u gjeten të mbeshtjellura me flamurin kombetarë shqiptarë… Me 13 shkurt 2011  arkivoli me eshtrat e  Dom Nikoll Kaçorrit u vendosen në kishen-katedrale të Shën Luçisë në Durrës , ku u tha mesha solemne nga Kryeipeshkevi (i asaj kohe), i  Durrësit e Tiranës imzot  Rrok Mirdita (tani i ndjer). Në homelinë e meshës së rivarrimit do të mernin pjesë edhe autoritete shtetërore dhe qeveritare me në krye kryeministrin e Shqiperisë (të asaj kohe), Prof.dr. Sali Berishën.. Në këtë shkrim-portret, nuk po mundem të “rri” pa cituar disa nga fjalët vlerësuese (të 13 shkurtiti 2011)…të Kryeministrit të asaj kohe, i cili ndër të tjera do të thoshte: “Jemi në ketë cermoni kishtare per tu përulur me nderim të madh , për të shprehur së bashku me të gjithë shqiptaret , mirënjohjen më të thellë , ndaj një prej burrave  më të shquar të historisë sonë kombetare…arkitektit kryesorë të pavaresisë së vendit Dom Nikollë Kaçorri , por edhe njërit nga themeluesit  e alfabetit shqiptarë bashkë me Atë Gjergj Fishten e motrat  Qirjazi , që i dhanë alfabetit vokacionin  shpirteror të kombit shqiptarë… Dom Nikolla është dhe do të mbetet shenjëtori i pavaresisë së kombit shqiptarë”… Ndërsa Kryeipeshkevi Imzot Rrok Mirdita atë ditë (13 shkurtiti 2011), do të kujtonte: “…Dom Nikollë Kaçorri qendron në themelet e Shtetit Shqiptarë , dhe është njëri ndër gurët e mëdhenjë themeltar, të atyre themeleve  që për natyren e tyre janë të padukshme por të domosdoshëm , pse mbi to qendron e mbështetet e tërë godina , Shteti i ndërtuar mbi të, prandaj pa këto themele nuk mund të ekzistojë “. Gjithsesi per një personalitet kaq të madh e të rendesishem per pavaresinë e shtetin shqiptarë si Dom  Nikollë  Kaçorri, çdo vlersim duket i paplotë…

REFERENCAT:

1.Fletorja “Shqipëria e Re” e dates 10 janar 1933.  

2.Lovro  Mihaçeviq; Nepër  Shqiperi 1883-1907 –mbresa  udhetimi, fq.31, enti botues “Gjergj Fishta”,2006.

3. Daniel  Gazulli, portali “zemrashqiptare.net”2010. 

4. Akte të Rilindjes  Kombëtare Shqiptare 1878 – 1912, Akademia e Shkencave të 

 Republikës së Shqipërisë, Instituti i Historisë, perg. nga Stefanaq Pollo e Selami Pulaha, fq.222-226, Tiranë 1978. 

5.Akte të Rilindjes Kombetare…po aty ,fq.257-258.  

6.Stefanaq  Pollo, Në gjurmë të Historisë Shqiptare -1- ,fq.315 ,botim  Akademise së Shkenecave të…Shqiperisë, Instituti i Historisë. 

7.Akte të Rilindjes kombëtare Shqiptare…po aty ,fq.261. 

8.Stefanaq Pollo , Në Gjurmë të Historisë Shqiptare…po aty ,fq.318. 

9.Sejfi  Vllamasi, Balafaqime politike në Shqipëri 1897-1942 , fq.84-88, sh.b. “Marin Barleti”, Tiranë 1995. 

10.Hasan  Bello, gazeta Standard, ,fq.14, dt.28.05.2011. 

11.Gazeta “Taraboshi” , me 7 mars 1914.  

12.Shpetim  Sala , Një Perandor në Prizren , fq.5.  

13.Gazeta “Vëllaznija”, datë 28 prill 1917, janë të cilësuar 34 emrat e  delegacionit….

Filed Under: Histori

NËNTORI I LETRAVE SHQIPE DHE ATDHEDASHURISË NË VJENË TË AUSTRISË

November 27, 2023 by s p

Nga Besim Xhelili, Vjenë, Austri/

Me një përzierje të këndshme kulturore dhe letrare, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Teatrin “ArbnoriIlir”, shfaqën para bashkëvendësve tanë në Vjenë, një program të bukur dhe plot ndjenjë atdhedashurie, shoqëruar me poezi, pika muzikore dhe përurime librash. E gjithë kjo me rastin e Festave të Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Alfabetit.

Festat e Nëntorit sërish i afrojnë dhe bëjnë bashkë shqiptarët gjithandej globit, njashtu edhe në Austri, ku jetojnë e veprojnë një numër i madh i tyre. Me këtë rast, LSHKSHA “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Teatrin “Arbnoriilir”, në një ambient të bukur artistik, mbajtën një orë letrare, ku disa anëtarë lexuan krijimet e tyre dhe disa krijues të tjerë, të ardhur nga Zvicra, përuruan veprat e tyre më të fundit. Ardita Lajçi-Gjocaj paraqiti para artdashësve romanin e saj “Hije që mbesin”, një roman me një përmbajtje të ndjeshme mbi dhunën seksuale të agresorit në luftën e fundit për çlirim në Kosovë, ndërsa poeti Besnik Camaj librin e tij me poezi “Fryma e kandilit të dehun”, një vëllim i çmuar shumë nga lexuesit e kritikët, me copëza poetike, siç do të thoshte vetë autori, “thërrmija apo trohë të vogla”, të mbetura anësh nga libri paraprak “Strehë dashnie”.

Për mbarëvajtjen dhe udhëheqjen e këtij organizimi kulturor u kujdes poetja shkodrane Gabriela Mujaj, e cila lexoi me shumë patos emocional dhe fuqi artistike disa poezi të autorëve në sallë.

Anton Marku, poet dhe kryetar i LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” pasi i falënderoi mysafirët për pjesëmarrje, uroi Festat e Nëntorit, të cilat na bashkojnë të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhemi, pa marrë parasysh dallimet krahinore, politike e fetare.

Në emër të Ambasadës së Kosovës në Austri përshëndeti zyrtari z. Jeton Maliqi, ndërsa të Fondit Austriak të Integrimit, z. Bahri Troja. Me praninë e tyre e nderuan këtë aktivitet znj. Manjola Z. Lumani, profesoreshë e gjuhës shqipe në Universitetin e Durrësit, znj. Alketa G. Fazliu, poete dhe gazetare pranë RTK-së, si dhe sopranoja e talentuar shkodrane Gesu Zefi, të cilat morën fjalën dhe përshëndetën të pranishmit dhe uruan festat. Të pranishëm ishin edhe mësuesit e gjuhës shqipe Miradije Berisha dhe Osman Ademi.

Në pjesën e parë të programit, me nga disa poezi u paraqitën Violeta Allmuça, Kimete Krasniqi-Prebreza, Besim Xhelili, Gabriela Mujaj dhe Angjelina Marku, në pjesën e dytë u përuruan romani “Hije që mbesin” i autores Ardita Lajçi-Gjocaj dhe vëllimi poetik “Fryma e kandilit të dehun” i autorit Bes Camaj. Një shkëputje nga romani gjergjësisht disa poezi nga vëllimi poeti i lexoi znj. Arilda Lleshi. Në pjesën e tretë, autori nga Shkodra me banim në Vjenë Gjergj J. Kola, bashkë me znj. Enxhi Rroji shfaqën një shkëputje të shkurtër të dramës së tij të radhës “Krishtlindje për fillestarë”, e cila në prag të Krishtlindjes, do të vihet në skenë para publikut vendas. Për shoqërimin muzikor të programit u përkujdes Prof. Lejla Agolli dhe në fund u shtrua një koktej rasti.

Filed Under: Emigracion

DOKUMENTE ARKIVORE NGA HAUS UND HOF STAATSARCHIV WIEN PËR SHPALLJEN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

November 27, 2023 by s p

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest/

Njëri mdër Arkivat më të rëndësishem për periudhën e Shpalljes së Pavarësisë dhe asaj pas shpalljes së Pavarësisë, është Arkivi i Vjenës (Haus und hof Staatsarchiv Wien) së bashku me atë të Budapestit, ku ruhen dokumente te pa botuara, të botuara si fragmente ose të botuara si tërsi, të cilat hedhin dritë mbi rrethanat e ndryshme, dinamikën e zhvillimeve dhe përpjekjet e patriotëve shqiptar për të Shpallur shtetin e Pavarur Shqiptar, dhe më vonë të të ruajtur Pavarësinë e këtij Shteti me çdo kusht.

Kësaj radhe sjellim një dokument nga Arkivi i Vjenës, të shoqëruara me transliterimin në gjuhën gjermane dhe me faksimilet e tij. Ky dokument është kopje e origjinalit që është dërguar nga konsulli Austro-Hungarez në Vlorë, Lejhanec.

Ne kemi shfrytëzuar dokumentin origjinal që është i shkruar me dorë nga konsulli Lejhanec, me një bukurshkrim admirues, që ishte praktikë e kohës, sipas të gjitha rregullave diplomatike dhe paleografike të fillim shekulli XX. Por, njëherësh kemi shfrytëzuar edhe kopjen e daktiloshkruar të këtij dokumenti, faksimilet e të cilit i botojmë këtu.

Dokumenti në vete ka një rëndësi të veçantë dhe është jashtëzakonisht i vlershëm për momentet kulmore të Shpalljes së Pavarësisë. Së bashku me raportin përmbledhës, informues dhe shumë zyrtar, dokumentit i është bashkangjitur edhe lista përkatëse e delegatëve që morën pjesë dhe atyre që duhej të merrnin pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Duke qenë burim i panshëm, besueshmëria dhe saktësia relative e informacioneve si dhe emrave në listën e bashkangjitur, njëherë e mirë, saktësojnë çështje të diskutueshme për pjesmarrjen e ndonjë personaliteti të kohës në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë me 28 nëntor 1912.

Studiuesit, historianët dhe të interesuarit e tjerë kanë mundësi që të analizojnë e studiojnë dokumentin, duke nxjerrur përfundime konkrete, përkatësisht duke bërë saktësime dhe vlerësime shkencore për çështjet e diskutueshme.

Ne nuk do lëshohemi në një stumin analitik, diplomatik, paleografik apo faktografik, duke lënë që specialistët e fushës përkatëse të merren me këtë çështje, sepse dokumenti është ai që flet vetë më së miri, në këtë rast.

Ne me rastin e këtij botimi, kemi ndjekur kriteret shkencore bashkëkohore të botimeve të burimeve dokumentare të kësaj natyre, duke ruajtur besnikërisht përmbajtjen e origjinalit pa bërë ndërhyrje, por duke dhënë sqarime në referenca (fusnota) aty ku e kemi shikuar të domosdoshme.

Dokumenti në gjermanishtDokumenti i përkthyer në shqip
Valona, am 29. November 1912No. 70 vertraulich Hochgeborener Graf!Mit Rücksicht auf die Dringlichkeit der Lage entschloss sich Ismail Kemal Bey, welcher hier am 26. D. M. abends aus Fjeri mit zirka 27 Delegierten verschiedener albanischer Städte eingetroffen war, das Eintreffen der restlichen Delegierten nicht abzuwarten, sondern unverzüglich, noch im Laufe des 28. D. M., zur Proklamieriung der Unabhängigkeit Albaniens zu schreiten. Die ausserordentliche Nationalversammlung trat gestern um 2 Uhr nachmittags im Hause des Exbürgermeisters Djemil Bej Vlora zusammen und beschloss, nachdem die Mandate der erschienenen (An Seine Exzellenz den Hochgeborenen Herrn Leopold Grafen Berchtold von und zu Ungarschitz etz. etz. etz. Wien.)[1] (4132 XII/350)[2] (29v) Delegierten geprüft und anerkannt wurden, auf Vorschlag Ismail Kemal Bey’s, welcher die Lage kurz schilderte und die Notwendigkeit einer raschen Entscheidung zur Wahrung der Landesinteressen hervorhob, einstimmig, die volle Selbständigkeit ganz Albaniens zu proklamieren und letztere unverzüglich sowohl den Grossmächten als den Kriegsführenden zu notifizieren. Gleichzeitig wurde Ismail Kemal Bey zum Präsidenten der provisorischen albanischen Regierung gew-ählt und mit der Zusammenstellung des Kabinetts, beziehungsweise Exekutivkomit-ees, betraut. Auf Antrag des Veli Effendi aus Argyrokastro wurde Monsignore Kaciorri, der Pfarrer von Durazzo, welcher neben Ismail Kemal Bey der Nationalversammlung präsidi-erte, zu dessen Stellvertreter per acclamati-onen gewählt.Hierauf wurde, ungefähr um 4 Uhr nachmittags die nationale Fahne – ein schwarzer, zweiköpfiger Adler in rotem Felde – am Thore des Hauses Djemil Bey’s gehisst und die Proklamation der Unabhängigkeit Albaniens den draussen harrenden Volke bekanntgegeben, welches diese Nachricht mit Freude und Begeisterung aufnahm. Eine Menschenmenge durchzog sodann unter Gesang und Freudenrufen die Strassen der Stadt. Sie machte zuerst vor unseren Konsulate halt und brach in stürmische Rufe: “Rroft Shqypënija, Rroft Austrija” (“Es lebe Albanien”, … “Es lebe (30r) Oesterreich”) aus, welche Rufe mit Händeklatschen begleitet wurden. Ich dankte den Zuge aus dem Fenster durch Hutschwenken und den Ruf “Rroft Shqypenija”. Hierauf begab sich der Zug vor das italienische Konsulat, wo eine ähnliche Sympathierkundgebung stattfand. Herr Defacendis erschien ebenfalls am Fenster und dankte mit einem dreimaligen Ruf: “Evviva l’Albania”.   Vor den russischen Vizekonsulate wurde keine Kundgebung veranstaltet: bloss einzelne Rufe “Rroft drejtsija” (“Es lebe die Gerechtigkeit”) sollen vernommen worden sein. Ismail Kemal Bey, der gleich am Tage nach seiner Ankunft in hiesigen k. und k. Konsulate und im italienischen Konsulate Besuche abgestattet hatte, unterliess es bis heute, dem russischen Honorarvizekonsul, Herrn Tschicas, einen einheimischen orthodoxen Albanesen, trotztdem er ihn privat kennt, die gleiche Aufmerksamkeit zu erweisen, weshalb zwischen beiden bis heute kein Verkehr stattgefunden hat. Am Abend des 28. d. M. begab ich mich, ebenso wie mein italienischer Kollege, über Einladung Ismail Kemal Bey’s in seine Wohnung (im Hause des Grosskaufmannes Hassan Schara), wo er uns den Hergang der Beratungen der Nationalversammlung schilderte und das vorläufige Ergebnis mit der (30v) Bitte mitteilte, unsere Regierungen hievon zu verständigen und ihre wohlwollende Unterstützung für das junge albanische Staatsvesen zu erbitten. Bei dieser Gelegenheit erwähnte er auch seine Sorgen bezüglich des weiteren Vormarsches der serbischen Truppen, welche ungeachtet der ihnen mittgeteilten Proklamation der Unabhängigkeit Albaniens albanische Städte, wie: Tirana, Durazzo, Elbassan u. a. besetzen. Er lobte hingegen die Griechen in Himara, welche angeblich sofort bei Ansichtigwerden der albaniaschen Fahne das Feuer einstellten und den albanischen Parlamentär, welcher ihnen eine schriftliche Verständigung von der Proklamierung der Selbständigkeit Albaniens überbrachte, empfingen und sodann vom Kampfe definitiv abliessen. Eine weitere Sorge dürfte der neunen albanischen Regierung aus dem Umstande erwachsen, dass grössere Kontingente geschlagener türkischer Truppen, angeblich in einem äusserest desolaten Zustande, in den Sandschak Berat – nach Berat und nach Lushnja – hereinströmen. Die Frage ihrer Verköstigung dürfte grosse Schwierigkeiten bereiten. Heute früh wurde die Nationalflagge auch am Regierungsgebäude, am Bürgermeisteramt und am Zollamt im Hafen gehisst.  Zum Schlusse erlaube ich mir Euerer Exzellenz anruhend eine Liste der Delegier- (31r) – (ad In Valona, 29. XI. 12. 70)[3] der albanischen Delegierten, welche an der Nationalversammlung zu Valona, am 28. November 1912 teilgenommen haben.           


Für Valona: Ismail Kemal Bey Vlora, zugleich als Vorsitzender der Versammlung: Ekrem Bey Vlora (abwesend, in Himara). Kjazim Kokoschi, Zihni Nuri Effendi Kanina, Lehrer Johann Minga, Aristidi Rutsi;


für Argyrokastro: Veli Effendi, Elmas Effendi und Aziz Effendi; für Premet: Veli Bey Premeti (abwesend), provisorisch: Sureya Bey Vlora (abwesend), Midhat Bey Frasheri:für Tepelen: Soiduliah Effendi (abwesend) 
für Kortscha: provisorisch: Dimitri Zografi und Pandeli Tsale, beide aus Bukarest, jedoch aus Kortscha gebürtig;für Berat: Aziz Pascha Vrioni (abwesend), Elias Bey Vrioni, Georg Karbonara, Haireddin Bey Tsakrani (abwesend); für Fjeri: Sami Bey Vrioni (abwesend), Kemal Bey Vrioni (abwesend);
für Lushnja: Kemal Bey, Ferid Bey, Nebi Effendi;für Schjak: Omer Bey, Djemal Bey;für Durazzo: Abbas Effendi, Mustafa Ibrahim Effendi, Jahja Effendi, Monsignore Nikolo Kaciorri, als Delegierter des Erzbischofs Monsignore Bianchi; 
für Kruja: Mustafa Assim Effendi;für Tirana: Abdi Bey Toptan, Murad Bey Toptan;für Elbassan: Schefket Daji, Kemal Bey, Lef Notsi, Dervisch Bey (abwesend)[4]   für Ohrida und Struga: Nuri Effendi Bakali, Dr. Murteza Effendi, Zuhdi Bey (31v) für Dibra: der Mufti;für Skutari: provisorisch Luigi Guracucchi (Sekretär Ismail Kemal Bey’s);für Vilajet Kossovo: Salih Djuka, Bedri Bey, Redjeb Bey, Midhat Bey Frasheri, Issa Boletini (abwesend), Riza Bey Djakova (abwesend), Ali Bey Draga (abwesend), Mehmed Pascha Kalkandelen (abwesend)[5] für die Gesellschaft “Bashkimi” in Bukarest; Dimitri Zografi, Pandeli Tsale, Christo Meksi, Dimitri Mboria, Pandeli Mboria, Dimitri Berati    
Vlorë, më 29 nëntor 1912. .[6]Nr. 70 sekret Shumë i nderuari Kont!Ismail Qemail beu, që më 26 të këtij muaji ka ardhur këtu nga Fieri së bashku me 27 delegatë nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë, duke marrë parasysh situatën urgjente të krijuar, vendosi që të mos presë ardhjen e delegatëve të tjerë, por pa humbur kohë bëri shpalljen e Pavarësinë së Shqipërisë, me 28 të këtij muaji.  
Kuvendi i jashtëzakonshëm Kombëtar u mblodh dje në orën 2 pasdreke, në shtëpinë e kryetarit të Bashkisë, Xhemil bej Vlora. Pas verifikimit dhe pranimit të mandateve të delegatëve, Kuvendi dëgjoi Ismail Qemal beun, i cili duke përshkruar shkurt situatën, theksoj nevojën e marrjes së një vendimi të shpejtë për ruajtjen e interesave të vendit. Kuvendi vendosi me unanimitet shpalljen e Pavarësisë së të gjithë Shqipërisë dhe njoftimin pa humbur kohë të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ndërluftuese. Njëkohësisht, Ismail Qemal beu u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohëshme dhe u ngarkua me formimin e kabinetit, respektivisht të Komitetit Ekzekutiv. Sipas propozimit të Veli Efendiut[7] nga Gjirokastra, imzot Kaçorri famullitar i Durrësit, i cili kryesonte Asamblenë Kombëtare në krah të Ismal Qemalit, u miratua si zëvëndës i tij, me brohoritje.       Më pas, aty afër 4 pasdreke, te dera e shtëpisë së Xhemil beut, u ngrit Flamuri Kombëtar, një shkabë dy krenare e zezë brenda në fushë të kuqe. Proklamimi i Pavarësisë së Shqipërisë iu njoftua popullit që priste jashtë, i cili e priti me gëzim dhe entuziazëm. Pastaj një turmë njerzisht përshkoi rrugët e qytetit, duke kënduar dhe brohoritur. Turma qëndroi para Konsullatës sonë dhe shpërtheu në brohoritje të stuhishme duke thirrur “Rroftë Shqipëria! Rroftë Austria”, thirrje të cilat u shoqëruan me duartrokitje. Unë falënderova nga dritarja kolonën, duke tundur kapelën dhe thirrur “Rroftë Shqipëria!”.  
Pastaj kolona shkoi para konsullatës italiane ku u bënë manifestime të njëjta. Zoti De Facendis[8] u duk gjithashtu në Dritare dhe falënderoi duke thirrur tri herë “E viva l’Albania”.[9]  Para Nënkonsullatës ruse nuk u bë asnjë manifestim. Flitet se u dëgjuan vetëm disa thirrje të izoliara “Rroftë drejtësia”.   Ismail Qemal beu, i cili ditën e mbërritjes së tij, i kishte bërë vizitë Konsullatës së këtushme Perandorake dhe Mbertërore dhe Kosnullatës italiane, nuk i ka rezervuar deri me sot të njëjtat konsiderata nënkonsullit rus të nderit, zotit Çika, një shqiptar ortodoks vendas, të cilin e njeh privatisht. Deri më sot nuk ka ndodhur asnjë komunikim midis tyre. 

Sipas ftesës së Ismail Qemal beut, mbrëmjën e datës 28 të këtij muaji, unë dhe kolegu im italian shkuam në banesën e tij (në shtëpinë e tregtarit të madh Hasan Sharra). Aty ai na përshkroi zhvillimin e bisedimeve në Kuvendin Kombëtar si dhe rezultatin e përkohshëm të tyre. Ai na u lut për të vënë në dijeni qeveritë tona dhe për të kërkuar përkrahjen dashamirëse të tyre, për shtetin e ri shqiptar.

Me këtë rast ai përmendi edhe shqetësimin e tij për përparimin e trupave serbe, në drejtim të Tiranës, të Durrësit, të Elbansanit, pa marrë parasysh njoftimin për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër, ai lavdëroi grekët në Himarë, të cilët me të parë flamurin shqiptar, kinse paskan pushuar zjarrin dhe paskan pritur ndërmjetësit shqiptarë të cilët u kanë dërguar një lajmërim me shkrim të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më pas luftimet kanë pushuar përfundimisht.



Një tjetër shqetësim për Qeverinë Shqiptare ka mundësi të krijohet prej lajmit se në Berat dhe në Lushnjë janë duke hyrë kontigjente trupash turke të mundura dhe në gjendje të shkatërruar. Çështja e furnizimit të tyre ka mundësi që të krioj vështërsi të mëdha.



Sot në mëngjes, flamuri kombëtar u ngrit edhe në godinën qeveritare, në ndërtesën e Nënprefekturës, atë Bashkisë dhe zyrën e doganës, në Skelë.
Më në fund, kam nderin të bashkangjis për Shkelqësinë Tuaj dhe një listë të delegatëve që morën pjesë në bisedimet e djeshme të Kuvendit Kombëtar. Delegatëve që nuk ishin të pranishëm, ju njoh e drejta të miratojnë më vonë vendimin dhe të hedhin nënshkrimin e tyre mbi protokoll.



Sot pasdreke pritet ardhja këtu e Isa Boletinit, së bashku me njerëzit e tij, dhe e delegatëve të tjerë që kanë mbërritur dje në Fier.Në mënyrë të njëjtë po raportoj në Stamboll, nën numrin 64 dhe në Durrës nën numrin 60.Pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e respektit tim më të thellë.Lejhanec.[10][Së bashku me raportin e Konsullit Lejhanec nga Vlora, ndodhet edhe lista delegatëve shqiptarë që më 28 nëntor 1912 kanë marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës. Kjo listë i dërgohet Shkëlqesisë së Tij, Kontit Leopold Graf Berchtold, Ministër i Punëve të Jashtme në Monarkinë e Austrohungarisë, Vienë.] (m.a.)Në vijim sjellim, sipas origjinalit, listën e delegatëve, që morën pjesë në bisedimet e djeshme të Kuvendit Kombëtar. Delegatëve që nuk ishin të pranishëm, ju njoh e drejta të miratojnë më vonë vendimin dhe të hedhin nënshkrimin e tyre mbi protokoll][11]1.       Pë Vlorën: Ismail Qemal beu,[12] njëkohësisht kryetar i Kuvendit; Eqrem bej Vlora (nuk ishte i pranishëm, ndodhej në Himarë), Qazim Kokoshi,[13] Zihni Nuri efendi Kanina,[14] mësuesi Jani Minga,[15] Aristidh Ruçi.[16]2.      Për Gjirokastrën: Veli Efendiu,[17] Elmas Efendiu[18] dhe Azis Efendiu.[19]3.      Për Përmetin: Veli bej Përmeti (jo i pranishëm), përkohësisht Syrja bej Vlora (jo i pranishëm), Mid’hat bej Frashëri.[20]4.     Për Tepelenën: Sadullah Efendiu (jo i pranishëm).5.      Për Korçën: përkohësisht Dhimitër Zografi[21] dhe Pandeli Cali,[22] të dy nga Bukureshi por të lindur në Korçë.6.      Për Beratin: Azis pashë Vrioni (jo i pranishëm), Iljaz bej Vrioni,[23] Gjergj Karbunara,[24] Hajredin bej Cakrani (jo i pranishëm).7.      Për Fierin: Sami bej Vrioni (jo i pranishëm), Qemal bej Vrioni (jo i pranishëm).8.      Për Lushnjën: Qemail beu,[25] Ferid beu,[26] Nebi Efendiu.[27]9.      Për Shijakun: Ymer beu.[28]10.   Për Durrësin: Abaz efendiu,[29] Mustafa Ibrahim efendiu,[30] Jahja efendiu,[31] imzot Nikollë Kaçorri[32] (si i deleguar i kryeipeshkvit imzot Bianki).[33]11.    Për Krujën: Mustafa Asim efendiu.[34]12.   Për Tiranën: Abdi bej Toptani,[35] Murat bej Toptani.[36]13.    Për Elbasanin: Shefqet Daiu,[37] Qemal beu,[38]Lef Nosi,[39] Dervish beu,[40] (jo i pranishëm).14.   Për Ohrin dhe Strugën: Nuri efendi Bakalli,[41] dr. Myrteza efendiu,[42] Zyhdi beu.[43]15.   Për Dibrën: Myftiu.[44]16.   Për Shkodrën:  përkohësisht Luigj Gurakuqi,[45] sekretar i Ismail Qemal beut.17.    Për vilajtein e Kosovës: Salih Gjuka,[46] Bedri beu,[47] Rexhep beu,[48] Mid’hat bej Frashëri,[49] Isa Boletini (jo i pranishëm), Riza bej Gjakova (jo i prnaishëm), Ali bej Draga[50] (jo i pranishëm), Mehmet pashë Kalkandeleni (jo i pranishëm).[51]18.   Për shoqërinë “Bashkimi” në Bukuresht: Dhimitër Zografi,[52] Pandeli Cali,[53] Kristo Meksi, Dhimitër Mborja,[54] Dhimitër Berati.[55] 

*************

REFERENCAT:


[1] Teksti i vendosur në kllapa është shkruar në fund të faqes në katër rreshta me ngjyrë të zezë që dallon nga teksti tjetër i shtypur që është me ngjyrë vishje.

[2] Ky tekst është shkruar në fund të faqes, majtas, me dorë, me pend.

[3] Ky tekst është i shkruar në fillim të faqes lartë, me laps plumbi.

[4] Është shkruar me dorë, në margjiën e djathtë.

[5] Është shkruar me dorë në vijim të tekstit të daktiloshkruar.

[6] Haus und Hof Staatsarchiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien – Ministria e Punëve të Jashtme, Albanien, XV /22/ 859, (në vijim: HHStA. Albanien, XV.); L. Dushku, [Ed.]. Shqipëria në dokumentet Austro – Hungareze (1912). Vëll. VI (nëntor – dhjetor).  Tiranë, nr. 330, f. 376-380.

[7] Është fjala për Veli Haraçin.

[8] Është fjala për nënkonsullin e Italisë në Vlorë, përkatësisht nga Vilajeti i Janinës.

[9] Rroftë Shqipëria.

[10] Së bashku me raportin e Konsullit Lejhanec nga Vlora, ndodhet edhe lista delegatëve shqiptarë që më 28 nëntor 1912 kanë marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës, por edhe atyre që duhej të merrnin pjesë dhe nuk kanë mund të marrin, për arsye të ndryshme. Kjo listë i dërgohet Shkëlqesisë së Tij, Kontit Leopold Graf Berchtold, Ministër i Punëve të Jashtme në Monarkinë e Austrohungarisë, Vienë.

[11] Teksti në italic dhe i vendosur në kllapa katrore nuk është te dokumenti i daktiloshkruar. Ndodhet vetem te dokumenti origjinal, si dorëshkrim që është shkruar e dërguar nga konsulli Austro-Hungarez në Vlorë, Lejhanec.

[12] Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919). Firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ismail Kemal”. Në deklaratë shkruhej : “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Pas fjalëve që tha z. Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e sovrane”. Ismail Qemal bej Vlora u zgjodh kryeministër Qeverisë së Përkohshme. Më 22 janar 1914 jep dorëheqjen dhe pushtetin ja dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Largohet nga Shqipëria për në Itali ku edhe vdes në rrethana të dyshimta më 24 janar 1919.

[13] Qazim Kokoshi (1882-1945). Zgjidhet delegat i Vlorës në Kuvendin e Gërçes në vitin 1911. Merr pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, ku firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Qazim Kokoshi”. Në vitin 1921, zgjidhet deputet i qarkut të Vlorës në Këshillin Kombëtar. U arrestua dhe vdiq në burg pas 1944-s.

[14] Është fjala për Zihni Abaz Kaninën. Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957). Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. Në Kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmosi në Aktin e Pavarësisë me siglën “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah Mit’hat Frashërit. Në vitin 1951 u arrestua dhe u burgos. Vdiq, më 1957.

[15] Jani Minga (1872-1947). Ishte ndër nismëtarët e hapjes së klubit patriotik “Labëria” dhe të shkollës së parë shqipe në Vlorë (1908). Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Minga”.

[16] Aristidh Ruci (1875-1950). Merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Ishte delegat i Vlorës në Kuvendin që shpalli pavarësinë dhe firmosi Aktin me siglën “A. Ruci”. U zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937.

[17] Veli Harçi (1850-1914), ishte veprimtar i klubit patriotik të qytetit, ai përfaqësoi Gjirokastrën në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Veli Harçi”.

[18] Elmas Boce (1850-1925). Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1880. Ndihmoi hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Elmas Boce”.

[19] Azis Gjirokastra.

[20] Mit’hat Frashëri (1880-1949). Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në Kuvendin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i Punëve të Përgjithshme. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. Më 1941 është një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. U detyrua në nëntor 1944 të largohet nga Shqipëria bashkë me gjermanët. Vdiq në New York, SHBA, më 3 tetor 1949.

[21] Dimitër Zografi (1878-1945). U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmosi vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i Pleqësisë. Kundërshtoi vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919.

[22] Pandeli Cale (1879-1923). Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Zgjidhet anëtar i qeverisë së parë shqiptare. Merr pjesë aktive në lëvizjen patriotike që çoi në Kongresin e Lushnjes më 1920. Po atë vit ishte Prefekt i Korçës, ndërsa në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar.

[23] Iljaz Vrioni (1882-1932). Në nëntor të vitit 1912 zgjidhet delegat i Beratit në Kuvendin historik të Vlorës, ku nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, me siglën “Iljas Vrijon”. Në vitin 1920, zgjidhet delegat i Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës. Katër herë Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris.

[24] Është fjala për Jorgji Karbunara, më shumë i njohur si Bab Dud Karbunara. Jorgji Karbunara – Bab Dud Karbunara (1842-1917), ishte përfaqësues i Beratit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Në këtë Kuvend, ai u zgjodh anëtar i Pleqësisë. Njihej për hapjen e shkollave shqipe në Berat.

[25] Qemal Mullaj (1881-1966). Në nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës dhe firmosi Aktin e shpalljes së Pavarësisë me siglën “Qem. Mullaj”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës i Botërore u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920, për t’u rimarrë përsëri me politikë. Deputet në parlamentin e parë shqiptar.

[26] Ferit Vokopola (1887-1967). Teolog dhe ekonomist. Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Lushnjes në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “M. Ferit Vokopola”. Ferid Vokopola ishte përfaqësues i Beratit, në Parlamentin shqiptar nga viti 1923-1939. Ministër i Bujqësisë në kabinetin e Iljaz Vrionit (1927-1928).

[27] Nebi Sefa (1861-1942). Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në Kuvendin e Vlorës ku nënshkroi Aktin e Pavarësisë me siglën “Nebi Sefa Lushja”. Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane.

[28] Ymer Deliallisi (1873-1944). Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ymer”. Në vitin 1920, përfaqëson nënprefekturën e Shijakut në Kongresin e Lushnjes, ku edhe zgjidhet senator.

[29] Abas Dilaveri (Çelkupa) (1850 – 1926). Gjatë viteve 1905-1907 u lidh dhe bashkëpunoi me Dom Nikoll Kaçorrin. Priti në Durrës Ismail Qemalin e më pas, bashkë me delegatët që e shoqëronin atë, mori pjesë në mbledhjen e parë Kuvendit të Vlorës. Delegat i Durrësit, Deklaratën e Pavarësisë, e firmosi me siglën “Abas Dilaver”.

[30] Mustafa Ibrahim Hanxhiu.

[31] Jahja Balhysa.

[32] Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917). Gjatë kryengritjes së Kurbinit 1905-1907, hyri si ndërmjetës midis popullsisë dhe administratës osmane. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në Kongresin e Elbasanit (1909). Përfaqësues i krahinës së Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh nënkryetar i qeverisë së përkohshme. Firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Kaçorri”.

[33] Sipas një dokumenti të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të 104-vjetorin të shpalljes së Pavarësisë nga koleksionisti Shpëtim Sala, imzot Primo Bianki i dërgon me datën 19 nëntor 1912, dom Nikollë Kaçorrit në Durrës, një letër – autorizim – ku i jep të “drejtën” për të marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës. Teksti i dokumentin është në gjuhën shqipe si vijon: “I nderuar dom Nikoll Kaçorri. Në këtë shkrim po të emërojmë si delegatin tonë në kongres, që do të mbahet për të rrahun çashtjen e nevojave të atdheut tonë, në këtë çast kaq kritik për të gjithë shqiptarët. Tuj u lut Perëndisë që puna për të sillen, po të dërgoj të dalë mirë dhe po bi në të dashtun atdheun tonë po të japim me gjithë zemër bekimin shejtë. Delbnisht, 19 vjeshtë e tretë 1912. Primo Bianki Argjipeshkëv i Durrësit”. Fatmira Nikolli, 28 Nëntori, ekspozohet letra e rrallë për Dom Nikollë Kaçorrin. Në: Gazeta Shqiptare. Tiranë, 29 nëntor 2016.

[34] Mustafa Merlika Kruja (1887-1958). Si delegat i Krujës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912, firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Mustafa Asim Kruja” ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. U caktua nënprefekt në Vlorë dhe më pas sekretar i parë i Qeverisë së I. Qemalit. Më 1919 ishte sekretar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Ishte deputet i Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1921. Pas ardhjes së komunizmit u detyrua të arratisej. Mustafa Kruja vdiq në SHBA më 27 dhjetor 1958, në moshën 71-vjeçare.

[35] Abdi Toptani (1864-1942). Në vitin 1902 organizoi kryengritjen e armatosur të malësorëve të Shëngjergjit e të Shupalit kundër administratës osmane. Në Kuvendin e Vlorës ai firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Abdi”. U zgjodh ministër i Financave në Qeverinë e parë shqiptare.

[36] Murad Toptani (1867-1918). Poet, publicist. Mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor 1912 si delegat i Tiranës dhe firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Murad Toptani”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pashë Toptani (kushëri i tij), i dogji shtëpinë dhe një pjesë të madhe të pasurisë së tij që ndodhej brenda saj si: libra, korrespondencën, antikuarë.

[37] Shefqet Dajiu (1882-1946). Në nëntor të vitit 1912, zgjidhet si përfaqësues i Elbasanit në Kuvendin historik të Vlorës për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Shefqet Daji”. Në vitet 1920-1923 është deputet i Elbasanit në parlamentin shqiptar. U arrestua dhe vdiq në burg në vitin 1946.

[38] Qemal Karaosmani – Elbasani (1875-1949). Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës dhe u caktua të shoqëronte Ismail Qemalin nga Durrësi për në Vlorë. Firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Qemal Elbasani”. Mbështeti qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe për disa vite ishte asamblist.

[39] Lef Nosi (1873-1946). Në nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Lef Nosi”. Në qeverinë e Ismail Qemalit, Lef Nosi caktohet në detyrën e ministrit. Anëtar i delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Në vitin 1945 u burgos dhe dënua me vdekje. U pushkatua në vitin 1946.

[40] Dervish Biçaku.

[41] Nuri Sojliu (1870-1940). Mbështeti Kongresin e Elbasanit dhe atë Manastirit, ku mbështeti alfabetin latin të gjuhës shqipe. Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Strugës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Nuri”.

[42] Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937). Në nëntor të vitit 1912, Dr. Myrteza Ali Struga, së bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun u zgjodhën delegatë të Ohrit e Strugës për në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Dr. H. Myrteza Aliu”. Përsëri si përfaqësues i Ohrit e Strugës ishte delegat në Kongresin e Lushnjës më 1920.

[43] Zyhdi Ohri (1872-1938). Në vitet 1898-1900 u përfshi në veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Në nëntor 1912, i zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Zuhdi Ohri”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Në janar 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës.

[44] Raportuesi, konsulli Lejhanec, në origjinal nuk ka shënuar emrin e plotë të delegati, por është fjala për Vehbi Agollin – Dibrën. Vehbi Agolli – Dibra (1867-1937). Mori pjesë në vitin 1909 në Kongresin e Dibrës, mbështeti alfabetin me shkronja latine të Kongresit të Manastirit. Më 28 nëntor 1912 në krye të delegatëve të Dibrës, merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh kryetar i Pleqësisë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në organizmin e kryengritjes shqiptare të vitit 1913 kundër pushtimit serb në zonën e Dibrës.

[45] Luigj Gurakuqi (1879-1925). Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh edhe anëtar komisioni për njehsimin e alfabetit. Pjesëmarrës në kryengritjen e malësorëve të Mbi Shkodrës dhe bashkë hartues me I. Qemalin i Memorandumit të Greçës. Gjatë vitit 1912, ishte ndër organizatorët e kryengritjes së përgjithshme. Në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë, si përfaqësues i Shkodrës, firmosi Deklaratën e Pavarësisë nën siglën “Luz Gurakuqi”. Ministër i Arsimit në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris. Deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar dhe përsëri përfaqësues i Shkodrës në Kuvendin Kushtetues në vitin 1924. Ministër i Financave në qeverinë e Nolit. U vra në Bari në 2 mars 1925.

[46] Sali Gjuka (1876-1925). Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmosi Aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë. Në janar 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit.

[47] Bedri Pejani (1885-1946). Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit të Kosovës (1918-1924). Në nëntor 1912, mori pjesë si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës në mbledhjen e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Në vitin 1943 ishte nga nismëtarët për krijimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe deri në vitin 1944 kryetar i saj. Pas luftës u arrestua dhe vdiq sapo doli nga burgu, në 1946.

[48] Rexhep Mitrovica (1888-1960). Mori pjesë si delegat i Pejës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe ishte njeri nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë. Një nga themeluesit e Partisë Kombëtare (1914), anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. U zgjodh senator i Kosovës në Këshillin Kombëtar të Lushnjes.

[49] Mid’hat Frashëri. Lindur më 1880 në Janinë. Biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Në vitin 1908 filloi botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 14 nëntor – 22 nëntor 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe vjen në Shqipëri. Në kongresin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit e Ipekut dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i punëve botore. Më 30 mars 1913 jep dorëheqjen nga kjo detyrë. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe u angazhua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Evropës. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë të Zvicrës. Më 1920 shkon në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri dha dorëheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Më 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Pas pushtimit të vendit nga Italia, vendos të rikthehet në politikë. Më 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork vdes si pasojë e një ataku kardiak, në tetor 1949, në dhomën e një hoteli.

[50] Është fjala për Hajdin Dragën.

[51] Mehmet pashë Derralla – Tetova.

[52] Dhimitër Zografi (1878 – 1947). Lindur në Korçë. Në fund të shekullit XIX së bashku me vëllezërit emigroi në Rumani. Më 1906 merr pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve te Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”. Një nga organizatorët e mbledhjeve që u zhvilluan në fillim të nëntorit 1912 në Bukuresht. Aty theksoi se patriotët “kanë besim të plotë në veprimin e Kombit shqiptar pas udhës që tregoi z. Ismail Qemal Beu e se kanë për të bërë sa mundet me gjithë shpirt e me të gjitha mënyrat për shpëtimin e Atdheut”. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmos vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i pleqësisë. Në dhjetor 1912, bashkë me Dhimitër Emanoilin, shkon në Brindisi e prej andej kthehet në Korçë nga ku largohet më 1917. Kundërshton vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmos protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919. Vdiq në Bukuresht rreth vitit 1947.

[53] Pandeli Cali (1879 – 1923). Lindur në Korçë. Kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” më 1908. Në shkurt 1909, sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Iindustrisë dhe Tregëtisë. Vitet e Luftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 kthehet në atdhe. Më 1920 hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës. Më 1920 Prefekt i Korçës. Në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar. Vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut.

[54] Dhimitër Mborja – Emanoil (1884-1945). Më 28 nëntor 1912, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. Në shkurt 1915 zgjidhet këshilltar pranë shoqërisë së “Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit”. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit.

[55] Dhimitër Berati (1888-1970). Firmosi Aktin e Pavarësisë së 28 nëntorit 1912, nën siglën “D. Beratti”, si delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Berati u emërua sekretar i kryetarit të Qeverisë, anëtar i Pleqësisë si dhe u caktua drejtor i përgjithshëm në gazetën e qeverisë së Vlorës. Në Konferencën e Paqes më 1919 ishte delegat i shqiptarëve të Bukureshtit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Musa Ahmeti

Lamtumirë miku ynë dhe i gjithë kombit Ukë Gjonbalaj!

November 27, 2023 by s p

Qemal Zylo/

Me shumë hidhërim e morëm lajmin e ikjes nga kjo botë të patriotit dhe intelektualit të shquar Uka Gjonbalaj. Në të gjitha aktivitetet kryesore ku kemi marrë pjesë si media “Alba Life” ishte e pamundur të mos shihje pjesëmarrjen fizike dhe aktive të Uka Gjonbalaj.

Unë do të sjellë vetëm një detaj nga takimi personal që kam pasur në vitet e hershme të emigrimit tonë kur erdhëm në USA në vitin e mbrapshtë të 97-ës nga lufta civile në Shqipërinë tonë. Ne kishim ëndrra të integroheshim në Amerikë me kulturë dhe dinjitet.

Miku ynë shkrimtari dhe historiani Rexhep Dedushaj nga Vuthaj na çoi në një seminar që organizohej nga kompania e famshme Met Life ku Uka ishte zyrtar i lartë dhe tha se do ju prezantoj me këtë shqiptar të madh. Ai kishte marrëedukimin e lartë në universitetin në Zagreb për Ekonomi.

Drejtimi i seminarit, leksioni i Uka Gjonbalaj dhe fjala elekuente i tërhoqi pamasë amerikanët e shumtë dhe natyrisht dhe ne si shqiptarë. Biri i Vuthajve na uroi mirëseardhjen në Amerikë plot kulturë dhe mirësi dhe na frymëzoi se ju do të integroheni siç e meritoni, pasi Amerika është vend i ëndrrave, por nga ana tjetër unë ndjej shumë dhimbje që shumë intelektualë që i duhen Atdheut po ikin prej andej. Unë e dëgjoja me vemendje dhe prekesha shumë për historinë e tij dhe të shumë shqiptarëve të tjerë që ishin larguar nga dhuna serbo-malazeze apo qarqet e tjera antishqiptare.

Uka Gjonbalaj luftoi pa u kursyer për çështjen kombëtare si dhe me kontribute financiare. Atë e shikoje kudo ku Atdheu thirrte bijtë e tij në demonstrata për Kosovën, Çamërine, trevat shqiptare, paradat organizuar nga Rrënjët Shqiptare, apo në mbështetje të kandidatëve shqiparë si psh Marko Kepi që donin të hynin në politikën amerikane.

Nuk do ta harrojmë kurrë ku së bashku me Kozetën ishim të ftuar si media në restorantin “Cello” në Staten Island ku Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane me Presidenet ish Kongresistin me origjinë arbëreshe Joe DiGuardi në bashkëpunim me organizatën “Rrënjët Shqiptare” organizuan darkë Kongresi për Çamërinë: “Çamëria Congressional Dinner”.

Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, z.Gregory Meeks premtoi në praninë e shqiptaro amerikanëve se do të thërras në Kongresin Amerikan z.Sali Bollati të mbijetuarin e genocidit grek të dëshmojë për masakrat greke.

Shume e veçantë ishte fjala e atdhetarit Uka Gjonbalaj. Edhe pse ishte me tub të oksigjenit në hundë ai nuk ndaloi për Kombin, por idetë dhe fjala e tij u mirëpritën me ovacione.

Ndonëse ishte me pikëpamje republikane, ai foli aty si shqiptar që i dhëmb Kombi, i dhëmbin çështjet e padrejta, i dhëmbin trojet e shkëputura me të padrejtë nga trugu amë.

Z. Gjonbalaj vazhdimisht ka qenë ndër vite në krah të Çamërisë së bashku me luftëtarin dhe birin e Camërisë z. Sali Bollati. I ndjeri Gjonbalaj e ka mbështetur pa rezerva çështjen e saj.

Në emër të TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” si një dashamirës i madh i shprehim ngushëllimet e thella familjes së tij të mrekullueshme, bashkëshortes fisnike, dy djemve, vëllazërisë dhe Fisit të mirënjohur Gjonbalaj.

Diaspora, Kombi, Plavë Gucia, Staten Island, New Yorku dhe Vuthaj humbën Birin e saj, por vepra e tij do të kujtohet dhe do të jetë frymëzim ndër breza.

Dritë ju pastë shpirti!

Lamtumirë miku ynë dhe i gjithë Kombit, Uka Gjonbalaj!

26 Nëntor, 2023

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT