• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

BESA TAFILAJ-PINCHOTTI, E “TAKIMIT TË MADH TË TIRANËS”, NË SHTËPINË E BARDHË, NË DITËN E VETERANËVE

November 13, 2023 by s p

Shqiptaro-amerikania e mirënjohur, nga Deçani i Kosovës dardane, BESA TAFILAJ – PINCHOTTI në Washington D.C., Drejtore Ekzekutive e Organizatës së Familjeve të Ushatarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NMFA), një ndër organizatat elitare më të mëdha në SHBA, ishte në mëngjezin e sotëm të 11 Nëntorit 2023, në Ditën e Veteranëve të Amerikës, e ftuar e veçantë në ceremoninë e lartë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë ditë solemne përkujtimore të Veteranëve të Amerikës, sipas traditës protokollare, përshendeti Presidenti Amerikan, Joe Biden- mik i shquar i Shqiptarëve, i cili njiherit është dhe Familje e Veteranëve të Luftës, pasi djali i tij Joseph “Beau” Biden III, që shërbeu për pak kohë edhe në Kosovë, ishte një Veteran i Luftës në Irak, çka kjo e lidhën edhe me Organizaten e Familjeve të Ushtarakëve të Amerikës.

Në mëngjezin e sotëm të Ditës së Veteranëve të Amerikës, përgjatë ceremonisë zyrtare solemne në Shtëpinë e Bardhë, Besa Tafilaj-Pinchotti, u takua miqësisht edhe me një grua 102 vjeçare, veterane e Luftës së Dytë Botërore, me një kapiten sikh i Trupave Detare Amerikane-mbrojtës i të drejtave fetare, me një veteran që nga i pastrehë u kthye në kampion kombëtar, me veterane simbol për femrat amerikane, e me të tjerë të pranishëm.

Kjo personalitete e mirënjohur shqiptaro-amerikane, Besa Tafilaj-Pinchotti, thotë në rrjetin social FaceBook Meta, se Dita e Veteranëve është Festa e Heronjëve që e bënë madhështor këtë vend, Amerikën.

Shqiptarja e Deçanit, Kosovës e Kombit, Besa Tafilaj-Pinchotti, Drejtore ekzekutive amerikane e NMFA, ish gazetarja e ekranit dhe e terrenit në rrjetet e mëdha televizive amerikane TV ABC dhe TV NBC, që ka spikeruar dhe përgaditë emisione televizive edhe për luftën dhe periudhën e pasluftës së Kosovës, pergjatë dy viteve të fundit është takuar disa herë me Presidentin e sotëm të Amerikës, Joe Biden, me të cilin familja e madhe Tafilaj ka lidhje të mira shoqërore e zyrtare prej nga koha kur ishte Senator i shtetit Delaware të SHBA.

Besa Tafilaj-Pinchotti është e martuar me ushtarakun e qytetarin amerikan David J. Jr. Pinchotti– oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kanë tre fëmijë të mrekullueshëm me emra të bukur shqiptarë: Lira, Zana e Loriku; e ka babain e saj, Ramiz Tafilaj. një qytetar, biznesmen, humanist, botues e veprimtar të shquar në Amerikë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut e Malin e Zi, që mban dekorata- medalje presidenciale të Amerikës e Shqipërisë, tituj “Qytetar Nderi” në Kosovë e Shqipëri, çmime të ndryshme të larta në Kosovë, Shqipëri, Malin e Zi; është botues i “Jalifat Publishing” në Huoston-Teksas dhe Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” (media Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike) në Tiranë-Prishtinë, si dhe, tashti, Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ të “Takimit të Madh të Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik; ka nënën e saj, prof. Diana Tafilaj, një misionare amerikane përkrah të shoqit të saj të jetës, që ka kontribuar shumë edhe për Kombin Shqiptar.

Shqiptaro-amerikania Besa Tafilaj-Pinchotti, për kontributet e meritat e saj, është vlerësuar nga ACABS në një ceremoni elitare në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë me Çmimin “Madelene Albright” dhe në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” në Vermosh-Kelmend të Malësisë së Madhe (Shqipëri) me Çmimin e Lartë “Elena Gjika”. Andaj Besa Tafilaj-Pinchotti, nga mediat shqiptare, është krahasimuar me misionaren amerikane Rose Wilder Lane- shkrimtare, reportere lufte, aktiviste e të Të Drejtave të Njeriut, etj; dhe me tjetren misionare, britaniken Mary Edith Durham, shkrimtare, artististe, etnografe etj., dy mike të mëdha e të përjetshme të shqiptarëve.

2.

11 Nëntori, është shpallur 105 vjet ma herët, si Dita Kombëtare e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara, është një festë e madhe federale, ditë pushimi zyrtar, është një ditë solemne e festive, ku nderohet personeli ushtarak që ka shërbyer në të gjitha Luftërat Amerikane, prej nga Revolucioni Amerikan i vitit 1776, nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, deri në ditët e sotme, përfshirë edhe Luftën e Kosovës, ku Amerika është vendimtare për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, për Kombin Shqiptar.

Amerika ka mbi 20 milionë Veteranë të Luftës, ku qindra prej tyre janë shqiptarë me origjinë nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës e Çamëria, nga Arbëreshët e Italisë, veçanarisht në Luftën e Parë e të Dytë Botërore, në luftërat amerikane në Azi e Lindjen e Mesme, edhe në Luftën e Kosovës.

3.

Shqiptaro-amerikania Besa Tafilaj-Pinchotti, Drejtore Ekzekutive e Organizatës së Familjeve të Ushatarakëve të Amerikës (NMFA) në Uashington D.C. – kryeqytetin e Amerikës, me një karrierë të suksesshme edhe si gazetare (redaktore, spikere/prezantuese) në rrjetet televizive të mëdha amerikane Tv ABC dhe Tv NBC, e Ftuar Nderi edhe në “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Vermosh dhe në “Takimin e Tretë Kombëtar të Plavë-Gucisë”, ka përshendet me video-mesazh edhe “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” në Pejë dhe “Kuvendin e Madh të Ulqinit”, kësaj here, me 12 dhjetor 2023, do të hapin solemnisht, me një fjalë të shkurtër, “Takimin e Madh të Tiranës”, në gjuhën Shqipe dhe në gjuhën Angleze.

Me kontributet e meritat, me veprimtarinë e Besa Tafilaj-Pinchotit, ndihen krenarë shqiptarët e Deçanit e të Kosovës, të Shqipërisë, krejt Shqiptaria, edhe komuniteti shqiptaro-amerikan në Teksas e në Washington DC, në të gjithë Amerikën.

RAMIZ LUSHAJ

Tiranë, 11 nëntor 2023

Filed Under: Emigracion

Festivali XXXI Shqiptar në New York

November 13, 2023 by s p

Ngjarja më e madhe kulturore e vitit që bashkoi të gjithë shqiptarët e Amerikës dhe grupe nga Mëmëdheu u përmbyll në një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Ngjarja kulturore kushtuar Kongresit të Manastirit, Kongresit të Alfabetit Shqip shënoi një sukses të padiskutueshëm duke krijuar një traditë solide në ruajtjen e identitetit kulturor kombëtar në mërgatën shqiptare të Amerikës.

Foto: Leonardo Berishaj

Filed Under: Ekonomi

“Luleborë”, festivali i vlerave krijuese, kurorëzoi suksesshëm mbylljen e edicionit të 8-të me triumfin e këngës “Shko dallëndyshe”

November 13, 2023 by s p

Nga Albert Vataj/

“Luleborë” nuk është vetëm kënga ikonike e muzikës shkodrane, kënga himn që këndohet në çdo tubim artistik, gazmim familjar e aheng miqsh, “Luleborë” është edhe pagëzimi i Festivalit të Këngës, i cili sivjet solli në një kushtrim vlerash artistike, edicionin e 8-të. “Luleborë” është festivali i dytë shtetëror dhe konceptohet si një festë e muzikës, që organizohet nga Bashkia Shkodër dhe institucionet artistike të qytetit.

Me drejtor artistik, një nga personalitetet e muzikës shkodrane dhe asaj shqiptare, Markelian Kapedani, mbi të cilin padyshim rëndoi pesha e përgjegjësisë së këtij eventi kaq të rëndësishëm, “Luleborë” përmbushi pritshmëritë me pjesëmarrjen gjithëkombëtare të saj dhe prurjet me një nivel të lart artistik dhe mesazh për dashurinë, paqen dhe mallin. Për drejtorin artistik, Markelian Kapedani, në këtë sprovë “Asht ngrit aja steka e pretendimeve tona muzikore”. Për mjeshtrin synimi i këtij festivali është ta bëjmë “Luleborë” kartvizitën e qytetit tonë, qytetit të kulturës, Shkodrës së etërve të muzikës dhe këngës.

Për dy net radhazi, më 10 dhe 11 nëntor salla e teatrit “Migjeni”, u shndërrua në epiqendrën e një prej ngjarjeve artistike kulmore shqiptare. Publiku shkodran dhe jo vetëm, e përcolli me interesim dhe emocion këtë spektakël krijimi të vlerave përfaqësuese, ku 18 këngë, krijime dhe virtuozitete interpretuese, ishin yje në qiellin e mramjes shkodrane.

Nën një atmosferë festive të këngës, duartrokitjesh dhe emocionesh të natës finale, do të ishte Bashkim Alibali, ai që do t’i dorëzonte trofeun e këtij festivali këngëtarit, Gjergj Kaçinari, me këngën “Shko dallëndyshe”, poezi nga liriku dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare, Filip Shiroka dhe kompozim të Alfred Kaçinarit. Çmimin “Simon Gjonit”, në nderim të kompozitorit të këngës “Lulebore” që ka pagëzuar festivalin, e morën këngëtarët e rinj, Ea Zogaj dhe Aseld Muca, të cilët me këngën dhe interpretimin e tyre, nuk sollën në këtë festival vetëm mesazhin e paqes, por shpresë dhe besim, së vlerat krijuese po pasohet nga brezi në brez si një testament.

Siç paraprakisht ishte bërë prezent në media në edicionin e 8-të të Festivalit të Këngës, “Luleborë”, këngët e përzgjedhura për t’u ndeshur në këtë ballafaqim të festës së këngës ishin: “Në ditën e dasmës“,“Me ty“,“M’don“,“Si mundem“,“Shiu i kujtesës“,“Nostalgjik“,“Në klubin tonë“,“Gjithë diellin ta fal“,“Ndjenja e dëshpërimit“,“Dallëndyshe eja“,“Rapsodi e vëndit tim“,“Zgjuar“,“N’dashni“,“Të ndjej“,“Gjithë jetën dashuri kërkojmë“,“Ti vetëm ti“,“Nesër“,“Qyteti i fshehtë“.

Mbyllja e siparit të këtij festivali bëhet dëshmi i një klime dinamike zhvillimesh artistike në qytetin e Shkodrës. Teatri “Migjeni” është tashmë tempulli ku bashkon shqiptarët nga gjitha viset, sofra ku shtrohet festat e mëdha të vlerave krijuese, shtëpia me zemër të bardh e begatim shpirteror.

Festivali i Këngës, “Luleborë” i kthyer tashmë në traditë, ka qenë, është dhe do të jetë një mundësi e artë e promovimit të krijimeve artistike, prezantimit të virtuoziteteve interpretuese dhe vullnetit të mirë të institucioneve për të bashkëpunuar në shërbim të një kauze që përfaqëson Shkodrën dhe aspiratat e saj për ta merituar statusin “Djepi i kulturës”.

Filed Under: Kulture

36 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit, fikja e yllit që shkëlqeu në lirikën shqiptare

November 13, 2023 by s p

Ai, Lasgush Poradeci, nuk është prej 36 vitesh në të jetshmit e kësobote. Por poezia e tij, shpirti i dlirë e këndimtar i një zemre andshmërie, vijon të ledhatojë valët e liqenit të mallshëm të Pogradecit, atij mëtimi të urtë që flinte në ëndjen e poetit dhe zgjohej në tamëltimin e vargjeve e epjen joshëse të syve të tij të ujtë e zemrën trazimtare.

Dhe erdhi ajo ditë nëntori, për të kumtuar një mort dhe për të nënshtruar një zëshmëri zjarrmëtare, duke e mëtuar vdekshmërinë si një cytje përnga një tjetër dimension, si një hop për nga një tjetër gjëmimshmëri përjetimi. Behu te pragu fjala që u ngri në buzë, plazmoi në caqe përjetësie, atje tej në yjësi, atje ku shpirti i tij e mbrujti me fjalë dhe vargëzim gjithmonshmërinë e një zemre që e mat gjithësinë me hapa ndjenjash, me çapitje drithëruese trupash që frymojnë në ajrin e kujtimeve si zogj.

Më 12 nëntor të vitit 1987, ajo ditë e cergët e prushit të valëve, gatitej për një cak të mbarimtë fluturimi shpirti që shtegtoi me zjarret dhe këndoi me dëshirimet, e shtrinte pikëllimin e vet me rrëke lotësh dhe zjarmim dhimbjeje. Lajmësit vinin me erën dhe ngrinin me ecjen e mbetur në eter.

Kish vdekur Lasgushi, ishte dhënë dorzan trishitmit ajo prehje e prehërt e mallit dhe kujtimeve.

U bë lajmës kjo gjam që pikoi me retë dhe rrugëtoi me ajrin e ftohtë e kërciti në hapin prej bryme të atij zgjimi terratues, atij mëtimi që ligështon e pikëllon, atij kumtimi që me ndalimin e frymimit të gjoksit, që u ngop me hyjni poezie dhe ndijimi.

Ishte shuar kështu poeti 35 vite të shkuara, si dje moti ish zemëruar e qielli ish ngrysur në gërmushjet gri, kishte reshtur së pluskuari në trokth ai kraharor zjarresh në moshën 88-vjeçare. Shuar kish kënga, këputur ish cicërimi kishte liriku i valëve të liqenit, dashnori i përjetshëm i aventurave zjarrmëtare.

Vdekja e Lasgush Poradecit ishte ndalimi i kohës. Vdekja e Poradecit, ishte vdekja e poetit, fikja e një ylli, ishte ngjarje e galaktikës së shpirtit të botës, i cili jepej në çdo frymim e çdo mëtim.

Vdekja e poetit, nuk përngjason me asnjë tjetër vdekje. Ajo është vetanake sepse gjithçka përkundrull këtij ndalimi ka reshtur së frymuari. Ka ngrirë rrëkaja e strehëve, ka ndalur zogu këndimin, gjethet dhe degët, trishtueshëm kalërojnë kortezhit të stinës dhe thyerjes së një drite.

Gjithçka më pas rrugëton pa të, pa kreshtën jehuese të atij kumbimi shpirti që gjemoi hovshëm në atë gjoks që e shterroi mosha por jo zjarri.

Hapat e hedhur drojshëm dhe pëshpërima e i një zemre që gatitej për trokun e fundit, i viheshin nga pas asaj hijeje që ndiqte trupin e tij të shndërruar në ajër. Ai do të thyhej siç zgjedh një valë të thërmohet në gjurmën që la në rërën e grishur nga etja. Ai do t’i mungonte valëve të liqenit, aq sa do ta pikëllojë zemrën flakatare të dëshirimit. Ai do t’i kthente shpinën gjithçkasë që nuk donte të pranonte asnjë ndarje zemërthyese, siç ishte ajo e poetit.

Të gjithë zgjedhin të ikin, por ai kërkoi dhe la më shumë se aq, la një shtjellë të errët mungimi. Qyteti, njerëzit, liqeni, valët, qielli, retë, era, gjethet, çapitja e hapave, krejt do të mbeten të nderura në kujtesën e kohës si qiej të zbrazur nga fluturimet.

Ai, poeti, Lasgush Poradeci, u këput bashkë me gjethen e fundit dhe iku me valën e liqenit, tej, atje kur asnjë ikje nuk mbërrin dot. Iku për të mbetur tek ne, fjalë gatuara me përjetim dhe prush, poezi e mbrujtur me andje e andërrim, dëshirim e dehje. Poeti i ajrit dhe ledhatimeve i ishte dorëzuar dritës së hyjshme të amshimit, duke mbetur shkëndi në kujtesë që sot ndez mall dhe qiri. Përjetësia i qoftë prehër atij shpirti, poezia i’u bëftë prehër çdo zemre që u prush e çdo andje që ju blatua asaj që ai mëkoi.

Albert Vataj

Filed Under: Kulture

Unioni i Gazetarëve ndan çmimet e vitit 2023 për gazetarët shqiptarë

November 13, 2023 by s p

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ndan, në Tiranë, çmimet vjetore për gazetarët. Në ceremoninë tradicionale morën pjesë gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Veprimtaria e zhvilluar në mjediset e Hotel Tirana International, në prezencën e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, zotit Bajram Begaj, përkrahur nga JTI, shënoi edicionin e 15 të ndarjes së çmimeve të konkursit “Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike si dhe të tjerë të rëndësishëm për gazetarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Duke iu drejtuar të pranishmëve Presidenti Begaj vlerësoi lart kontributin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe gazetarëve në përgjithësi duke theksuar se ata janë duke bërë një punë shumë të rëndësishme shoqërore dhe se në shumë raste me shkrimet e veta analitike dhe hulumtuese janë duke kontribuar në informimin e opinionit për problemet dhe keqpërdorimet me të cilat po ballafaqohen shoqëritë tona. Presidenti e konsideroi rolin e gazetarëve njëjtë me atë të mjekëve të cilët kujdesen për shëndetin e individëve të shoqërisë, ndërsa gazetarët për informimin e opinionit publik.

Duke u drejtuar të pranishmëve drejtori i JTI për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, Sazan Alija, vlerësoi lart punën dhe angazhimin e gazetarisë ekonomike dhe theksoi “se puna juaj është thelbësore në rritjen e transparencës së institucioneve shtetërore si dhe në krijimin e një konkurrence të ndershme për bizneset, në veçanti lidhur me “fiskalizimin” ose përpjekjet që bën shteti kundër evazionit fiskal në ekonomi”.

Ai theksoi se fiskalizimi” ashtu si dhe stabiliteti e parashikueshmëria e politikave të taksave përbëjnë një pjesë jetësore për sundimin e ligjit në ekonomi. Po kështu, vazhdoi ai këto sigurojnë të ardhurat bazë për buxhetin e shtetit, i mundësojnë investimet publike dhe shërbimet normale për pensionet, sigurimet dhe pagat e milionave qytetarëve.

Alija theksoi se përveç përkrahjes së çmimeve Vangjush Gambeta, JTI ka mbështetur veçanërisht gazetarinë ekonomike duke përkrahur dhe mundësuar pjesëmarrjen e tyre në Kongresin e Gazetarisë në Vjenë, Samiti i ministrave të financave, guvernatorëve të bankave qendrore dhe administratave tatimore në Malin e Zi dhe ngjarjet tjera, me një qëllim qartë – të rriten praktikat rajonale për mirë qeverisje, sundim të ligjit dhe ekonomi tregu të lirë.

Me këtë rast kryetari i UGSH Aleksander Çipa i ndau mirënjohje JTI partnerit tradicional i cili për 15 vite ka mundësuar konkursin për çmimet “Vangjush Gambeta”.

“ Përmes bashkëpunimit dhe partneritetit të JTI me UGSH është bërë i mundur inkurajimi për raportim cilësor dhe të thelluar në hapësirën mediatike shqiptare për çështje të ekonomisë”, thuhet në mirënjohjen e UGSH për JTI.

Kryetari i UGSH, Aleksander Çipa theksoi se duke i falënderuar JTI për të 15 herë janë duke u ndarë çmimet “Vangjush Gambeta” dhe se gjatë viteve në konkursin për çmime marrin pjesë edhe gazetarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriu.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë dy çmimet e rëndësishme “Karriera” të cilat i kanë fituar: Elez Biberaj, drejtues i VOA dhe ish drejtues i programit shqip të Zërit të Amerikës dhe Augustin Palokaj, korrespondent i Grupit Koha nga Brukseli.

Emocione të veçanta shkaktoi mesazhi që Dr. Elez Biberaj i drejtonte UGSH me rastin e vlerësimit të tij me çmimin ” Karriera”.

Çmimet e konkursit “Vangjush Gambeta “2023 i kanë fituar: Entela Bajramaj- Televizion-Shqipëri, Julian Hoxhaj, shtypin e shkruar/online, Zenel Miftari, Maqedoni e Veriut dhe Sanije Jusufi nga Grupi Koha.

Çmimi “Reporter i Vitit”i është ndarë për gazetarin Osman Stafa, çmimi “Raportimi më i mirë i Vitit” për gazetarin Thimi Samarxhiu dhe çmimi “Ismet Bellova” për gazetarinë sportive post mortum iu nda gazetarit të Radio Kosovës Milaim Krasniqi.

Ceremonia u moderua nga gazetarja Alketa Gashi Fazlliu e RTK, Prishtinë,

dhe Sebastian Zonja i MCN, Tiranë.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

+8

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT