• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

EDIT SHKRELI, KRENARI KOMBËTARE. DITË E SHËNUAR PËR SHQIPTARËT. SUKSES HISTORIK

November 8, 2023 by s p

EDIT SHKRELI, KRENARI KOMBËTARE. DITË E SHËNUAR PËR SHQIPTARËT. SUKSES HISTORIK.

HISTORIA FAMILJARE: Edita ka lindur në Shkodër, dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte 13 vjeçe për t’i shpëtuar trazirave të Mars-it 1997. Babai i saj, Ing. Skender Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri. Po ashtu, Ing. Shkreli ka qënë kryeingjieri i eliminimit të pasojave të termetit të tmerrshëm të vitit 1979 me epiqendër në Dajç të Bregut të Bunës dhe kryeingjinieri i ndërmarrjes së asfaltimeve për të gjithë Zonën e Veriut. Nëna e saj, Elida Shkreli, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetarë në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare.

AVOKATE ME EKSPERIENCE:

Në vitin 2011, Edita përfundoj studimet e avokaturës tek New York Law School duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Mbas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të liçensimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”). Edita ka më shumë se tetë (😎 vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje comerçiale, divorci, etj. Ajo zotëron njohuri të larta juridike që së bashku me eksperiencat e saja e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin tonë.

PEDAGOGE E PËRKUSHTUAR:

Edita është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, të cilën e ushtron tek New York Law School që në vitin 2019.

LIDER I KOMUNITETIT:

Edita jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board # 11 si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.

Filed Under: Opinion

Violetta Berisha zgjidhet kryetare e Bashkisë Fairview, Bergen County në New Jersey

November 8, 2023 by s p

Violetta Berisha zgjidhet kryetare e Bashkisë Fairview, Bergen County në New Jersey. Prej 7 vitesh ajo mbante postin e Këshilltares Bashkiake në Fairview. Është përfaqësuese e Partisë Demokratike. Mandati është 4 vjet. Violetta Berisha është me origjinë nga Puka, e lindur në Itali dhe e ardhur foshnje 3 muajshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e specializuar në fushën e ekonomisë. Kjo është një arritje e madhe për një femër shqiptare, është sukses historik, është një ditë e shënuar për mërgatën shqiptare në Amerikë.

Filed Under: Politike

Formula e Pagëzimit, dokumenti i parë shqip i 8 nëntorit 1462 shkruar nga imzot Pal Engjëlli

November 8, 2023 by s p

“Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”, ky është akti i parë i kumtimit shqip. E nisëm me lutje, fjalën tonë të shenjtëruar shqipe, duke e lartësuar këtë gjuhë të perëndisë me më të zëshmen lutje dhe me më të epërmin vullnet për me pranu Atin, t’Birin dhe Shpirtin e Shenjt. E si ma hyjshëm mundet me fillue me u fol brezava gjuha që na bekoi, gjuha që e mbajti t’ndezun zjarrin e shpirtit.

Sot mbushen 561 vjet qyshkur erdhi në gjuhën shqipe, “Formulës së Pagëzimit”, e cila daton më 8 nëntorit të vitit 1462. Ajo është shkruar nga kryeipeshkvi i Durrësit, imzot Pal Engjëlli.

Dokumenti i kryeipeshkvit shqiptar, imzot Pal Engjëllit, mik, këshilltar e bashkëpunëtor i afërt i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur nga historiani rumun, Nicolae Jorga më 1915, shkruan Radio Vatikani.

Qysh nga ky vit formula e pagëzimit u bë objekt i studiuesve të shquar e të shumtë si brenda po ashtu edhe jashtë Shqipërisë, duke krijuar një repetor bibliografik mjaft të pasur. Mes këtyre emrave të shquar që kanë dhënë kontributin e tyre mund të përmendim me radhë: M. Roques, L. Skëndo, N. Jokli, Fr. Ribezzo, J. Rrota, N. Ressuli, M. La Piana, G. Petrotta, C. Tagliavini, Dh. Shuteriqi e shumë të tjerë të cilët po thuajse e kanë shteruar problemin. Në të gjitha këto studime përparësi ka pasur kryesisht aspekti gjuhësor i kufizuar vetëm në ato 9 fjalë, ndërsa vështrimi historik-kritik i tërësisë së volumit që gjendet në Bibliotekën Medicea- Laurenziana (Firenze) me dokumente të kopjuar që nga shek. XV-XVI është lënë gati disi në hije. Vlera e shkalla e vërtetësisë që ka tërësija e volumit kuptohet do të konfirmonte edhe vlerën e vërtetësinë e pjesëve të veçanta të tij, pra edhe të formulës të pagëzimit, shkruan Elvana Bilalaj në tekstin “Formula e Pagëzimit: fakte historike nga Ilia Karanxha”

Dokumenti është fryt i vizitës baritore që kryeipeshkvi shqiptar, imzot Pal Engjëlli, bëri si bari e udhëheqës shpirtëror i grigjës së Zotit, nëpër Kishat famullitare dhe viset e kryedioqezës së Durrësit.

Në mbarim të kësaj vizite, imzot Pal Engjëlli paraqet pasqyrën e gjendjes së organizimit të Kishës, situatën e vështirë të banorëve e besimtarëve, problemet e mëdha ekonomike e rreziqet që i kanoseshin aso kohe popullsisë dhe duke u lënë porosi, në rend të parë, priftërinjve, por edhe besimtarëve (banorëve) të pagëzonin foshnjat në rast të rrezikut të vdekjes me fjalët e Formulës së ritualit kishtar të Sakramentit te Pagëzimit…

“Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Së fundi në këtë dokument imzot Pal Engjëlli u kërkon Eprorëve të Kishës së Romës, Selisë së Shenjtë, të ndihmojnë popullsinë e varfër e të vuajtur të këtyre viseve. Dokumenti më i vjetër që e kemi shqip, pra, i përket kohës së Skënderbeut. Formula e Pagëzimit është një frazë shqip në mesin e një shkrimi latinisht prej 37 faqesh, shkruar nga argjipeshkvi i njohur i Durrësit, imzot Pal Engjelli (1417-1469).

Duke ju referu Radio Vatikanit, sjellim në vëmendje se Karl Gurakuqi shkruan në Shejzat të vitit 1969 n -7-9 në faqe 321 mbi Kongresin e Monastirit 1908-1968 e duke u folur rreth gjuhës shqipe ‘Prej Buzukut n’alfabetin e Monastirit, kur flet për formulën e Pagëzimit shprehet kështu:

“Krye-epishkopi shqiptàar i Durrsit, Pàl Engjëlli( rreth vjetve 1417-1470), mik e bashkëpuntuer i Skandërbeut, njerí shum fetár, me ndiesí të forta atdhetare, pat bâ nji vizitë baritore tue u sjellë nepër të gjitha viset e Shqipnísë mesme. Gjatë kësaj vizite nepër famullít e ndryshme, qi shkojshin me jurisdikcjonin e Durrsit, krye-epishkopi pat vû re shrregullime të shumta në punët e ushtrimit të fés nga ana e famullitarvet, qi nuk ishin aq fort të përgatitun për shërbimet fetare. Kleri shqiptár, ndonsè vendas, nuk interesohej aq fort për popullin, dhe aq mâ pak për punët fetare, prandej Bariu i tyne, Pali, shkroi disá udhëzime, disá rregullore, me anën e të clave u mësonte priftënvet të famullivet se qysh lipsej të silleshin në shërbesat e kishës. Këto këshille i shkroi latinisht me tiutullin:”Constitutiones, ordinationes et statuta nga Paulus Angelus, miseratione divina Archiepiscopus Dirrachiensis et Illiricae Regionis….In Ecclesia santae Trinitatis de Emathia. Anno Dei 1462, Indicitone decima die vero lunae octava mensis Novembris”( ditën e hânë, me 8 të nândorit)”.

E kështu nisi rrugëtimin kjo hyjnesh me na pwrfaqwsu e me na lumturu, me ju ba krah shqipes e me matu, siç do ta hymnizonte i madhi Gjergj Fishta:

Porsi kanga e zogut t’verës,/ qi vallzon n’blerim të prillit;/ porsi i ambli flladi i erës,/ qi lmon gjit e drandofillit;/ porsi vala e bregut t’detit,/ porsi gjâma e rrfès zhgjetare,/ porsi ushtima e nji tërmetit,/ ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare./ Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,/ porsi gjumi m’nji kërthi, / porsi drita plot uzdajë, /porsi gazi i pamashtri; /edhè ndihet tue kumbue; /porsi fleta e Kerubinit, / ka’i bien qiellvet tue fluture/ n’t’zjarrtat valle t’amëshimit./ Pra, mallkue njai bir Shqyptari, /qi këtë gjuhë të Perëndis’, /trashigim, që na la i Pari, /trashigim s’ia len ai fmis; /edhe atij iu thaftë, po, goja, /që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; /qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, /flet e t’veten e lèn mbas dore. /Në gjuhë shqype nanat tona / qi prej djepit na kanë thânun, /se asht një Zot, qi do ta dona; /njatë, qi jetën na ka dhânun; /edhe shqyp na thanë se Zoti /për shqyptarë Shqypninë e fali, /se sa t’enden stina e moti, /do ta gzojn kta djalë mbas djali. /Shqyp na vete, po pik’ mâ para, /n’agim t’jetës kur kemi shkue, /tue ndjekë flutra nëpër ara, /shqyp mâ s’pari kemi kndue: /kemi kndue, po armët besnike, /qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet, /kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet. /Në këtë gjuhë edhe njai Leka, /qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni, /në këtë gjuhë edhe Kastriota /u pat folë njatyne ushtrive, /qi sa t’drisë e diellit rrota, /kanë me kênë ndera e trimnive. /Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini, /gegë e toskë, malci e qyteta, /gjuhën t’uej kurr mos ta lini, /mos ta lini sa t’jetë jeta, /por për tê gjithmonë punoni; /pse, sa t’mbani gjuhën t’uej, / fisi juej, vendi e zakoni /kanë me u mbajtë larg kambës s’huej, /Nper gjuhë shqype bota mbarë /ka me ju njohtë se ç’fis ju kini, /ka me ju njohtë për shqyptarë; /trimi n’za, sikurse jini. /Prandaj, pra, n’e doni fisin, /mali, bregu edhe Malcija /prej njaj goje sod t’brohrisim: /Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!

Albert Vataj

Filed Under: Histori

Kryeministri Kurti emëroi Atdhe Hetemin, Drejtor Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

November 8, 2023 by s p

Prishtinë, 8 nëntor 2023/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Duke i uruar sukses në detyrën e re, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë, si dhe për ballafaqimin me të shkuarën si kusht për një të ardhme të ndritur. Ai ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Atdhe Hetemi është ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Ai ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Gentit në Belgjikë, me fokus në historinë politike të Ballkanit Perëndimor. Ka më shumë se pesëmbëdhjetë vjet përvojë profesionale, të përqendruar kryesisht në punë hulumtuese dhe hartim të politikave.

Filed Under: Rajon

SOT MË SHUMË SE KURRË SHQIPTARËT TANË NË NEW YORK KANË NEVOJË PËR NE

November 7, 2023 by s p

SOT MË SHUMË SE KURRË SHQIPTARËT TANË NË NEW YORK KANË NEVOJË PËR NE.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT