• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2023

NARRACION I PIKËLLUESHËM PËR FATIN E KEQ NE DASHURI DHE EMIGRACIONIN APO MURTAJA E BARDHË PËR SHQIPTARËT

December 19, 2023 by s p

Mhill Velaj/

Tema e emigracionit, dëbimeve, masakrave, e zhberjes se krahinave është një Sagë që nuk mbaron kurrë per shqiptaret sepse tragjik ishte edhe fati I tyre për keto 2000 vjet histori.

Shikuar nѱ prizmin e narracionit të këtij romani dhe planit ideo artistik që në fillim mund të themi se subjekti letrar i Age Gjokaj – Ivezaj është shumë i qëlluar njekohesisht trondites, sfidues dhe faktografik për fatin tragjik të shqiptareve me theks të veçant shqiptareve të pjesës tjetër të etnisë – pra atyre të Malësisë së Madhe. Drama familjare dhe kolektive fillon që në faqët e para të rrëfimit romanor sikur do të na pasqyroj realitetin tragjik të një familjeje e cila në breza që e sakrifikuar për lirinë e kombit.

Narratorja thekson se: ,, Babai i tij Pjetri ishte pushkatuar, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore nga regjimi komunist, ndërsa gjyshi, Gjoka, ishte vrarë në luftë nga malaziasit, në mbrojtjen e Shkodrës. Leka ishte i vetmi trashëgimtar i familjes, ai kishte mbetur jetim, akoma pa i mbushur dy vjet, u rrit vetëm me ledhatimet dhe kujdesin e nënës, babain nuk e mbante mend fare ‘’.

Është ejeta e vuajtur e shqiptareve e përshkruar në këtë roman, bazuar në kanunin e Lekës dhe gjakimit për mbijetesë. Është kumti i përbuzjës së shqiptarit nga ana e pushtetit të Malit te Zi dhe kulmit të mllefit për të emigruar në SHBA. Njeriu malësor paraqitet si i huaji në Atdheun e tij në këtë roman andaj edhe drama që i shoqeron personazhet në këtë roman është një Odisediade pikëllimi, zhgenjimesh e mbijetese.

Personazhet si ajo e Hanës, Prenes, Mrika, Gjeka, Pashkja, Kola, e Lizës etj që e mbajnë gjallë dhe dinamik rrefimin romanor personifikojnë mjerim ekonomik të jetës së Malësoreve që vuajne deri në zgripin ekzistencial si në kuptimin ekonomik poashtu edhe ate politik sepse masat e represaljet etnike ndaj shqiptareve ishin të medha.

Emigracioni i Lekës për në Itali shkaku i këtyre shkaqeve të lartëcekura është një tabllo e mbijetesës së individit në kërkim të lirisë por pas një vuajtje e sakrifice të pa shoq.

Në këtë roman nuk lihen pa u theksuar edhe fenomenet tradicionale anti feministe shkaku i traditave rigjide dhe botëkuptimeve fisnore dhe të Kanunit. .

Fuqia narrative e e Age Gjokaj – Ivezaj ka një shtrirje shumë dimensionale duke u nisur nga jeta familjare, fisnore, krahinore e deri të ballafaqimet me ekzistenciale ekonomike e shoqerore ku individi i gjendur në mes të dilemes të heqi dore nga e kaluara atdheu e familja detyrohet ta shkëpus të kaluarën e tij nga shkaqe e rrethana demoniake të presionit politik.

Ngjarja zhvillohet në gjysmen e shekullit të kaluar pra pas Luftës së Dytë botërore, ku regjimi Jugosllav kishte intensifikuar masa drastike ndaj etnisë shqiptare gjegjësisht malësorëve të Malesisë së Madhe.

Është saga e fëmijerisë e përshkruar në këtë roman dhe vuajtjet e një nëne fisnike e cila lufton me kodet zakonore, ekonominë, perplasjet e ëndrrën për ta ndertuar një jetë të re në rrethana krejtësisht të pa favorshme për mentalitetin e kohës.

Janë mozaiqe letrare e faktike të rrëfyera bukur për tragjiken familjare dhe dilemes se partnereve të cilët të gjendur në mes dashurisë, krizës e mbijetesës vendosin të ndahen jo nga deshira por nga drama që iu kishte afruar atyre.

Vorbulla e mërgimit i kishte perlarë Lekën dhe Gjekën të cilët pas shumë veshtiresishë kishin arritur në portin detar. Anija ishte gati të nisej drejt Italisë. Ata bashk me mallin e plaget e tyre po mirrnin edhe një copë kujtesë por barrë shpirterore iu kishte bërë edhe sherbetoret e UDB –së

Jeta në kampet Italiane për dy protagonistet ishte pak me ndryshe sepse gjersa gjindeshin në Podgoricë ata kishin përjetuar vetëm dhunë, përbuzje e diskriminim.

Në këtë kaos jetesor figura e Ramizit na del pozitive i cili kishte arsyen e shendoshë dhe kërkonte me ngulm që ti sherbenin vendëlindjes.

Akt dramatik emocional paraqet Prena, Mrika dhe Hana të cilat futën në anije ku nga aty do emigronin në Amerike. Hana qante në heshtje. Mrika e gjorë i fshinte lotët me mëngë shpreht e reflekton autorja Ivezaj.

Udhëtimi pertej Atlantikut do bëhej nga aeroporti “Fiumaicino Leonardo Da Vinçi,” për ta përqafuar me pas botën e re.

Gjatë këtij rrëfimi aq tronditës romanor si protagonist na del edhe Shaqiri me të cilin ishin njohur në kamp derisa qendronin në Itali.

Jeta e re në botën e re ( USA ) do fillonte me peripeci tregon narratorja e këtij romani por mbi të gjitha ngadhënjen ideali I punës, përkushtimi , qëllimi I mirë dhe këmbëngulja e protagonisteve. .

Në krahun tjetër të botës Hana shkonte në shkollë në Hot të malësisë duke thurur endrra për jetën e kthimin e të atit. . Familja mbijetonte në të dy brigjet. Ajo gjakonte shkollimin, emancipimin dhe daljen nga rrethi vicioz. Me një fjalë I pelqente dritë e diturisë larguar nga zerat e keq e miop që nuk e kuptonin madheshtinë e endrrën E femres.

Nuk ka asgjë më të rëndë në jetë për pleqërinë sesa vetmia thekson narratorja e romanit duke reflektuar në kohë e hapesirë për sagën familjare të protagonisteve.

Në këtë vorbull ideshë e perplasje të mentaliteteve nuk mungojnë as polemikat, fiksionet e tendencat për refuzim për tu shkolluar por mbi të gjitha ngadhenjen vizioni se ,, femra shqiptare duhej të shkollohej ‘’ dhe të bëhej zot i fatit të saj .

Në këtë litar kohe të mentaliteteve të ngurtësuara zhvillohet drama familjare për emancipim, thyerje tabushë e për tu shkolluar apo për ti qendruar besnik traditës kanunore dhe pasojave e mentalitetit të pushtuesve.

Vajza e etur për emancipim po luftonte me mullinjtë e eres dhe kokat e trazuara e të ngurtësuara të prindërve dhe rrethit se ku jetonte ngre kumtin rrefimtarja Age Ivezaj.

Familjaret e saj edhepse të emigruar në shtetin me të integruar të botës prap se prap kishin mbetur peng të traditës dhe ideve rigjide që vendnumerojnë në kohë e hapesirë.

Ketij shtegu iluminizmi e emancipimi iu kishin bashkangjitur edhe shoqet e saj Katrinën dhe Marijen, keshtuqe akujt e paragjykimeve kishin filluar të shkriheshin.

Netet e dimrit me borë dhe monotonia nuk ishin asgjë për protagonisten e romanit në raport me mungesen e indiferencën e prindit të saj. Po perplaseshin dy mentalitete e shumë fate njerezore perbrënda një drame më shumë akter e pak maska.

Perbrenda dashurisë Tabu në Malësi dhe gjakimit për emancipim heronjtë e rrëfimit romanit mbesin në luftë të përhershme. Vajza e bukur ka luftë me fisin sepse në traditën e Malesisë duhej ruajtur vija e gjakut dhe lulet e bukura mund të mbinin vetëm në bjeshkën tjetër.

Ky roman i Age Gjokaj – Ivezaj ka elemente edhe etnopsikologjike sepse aty rrefehen e shperfaqen shumë zakone tribale, egoizmi e indiferentizmi mashkullor në raport me familjen, kriza ekonomike, refuzimet e mohimet në dashuri, mbetjet ideologjike dhe sakrificën e gruas malesore shperndarë në shumë fronte të jetës.

Hoti, Gruda, Këlmendi, Shkreli, Kastrati, Trieshi dhe Koja, mbesin të gjalla gjatë rrëfimit të këtij romani. Aty është tharmi i memorizimit të romanit dhe autores.

NË PJESËN E ROMANIT ,, FILLIMET NË NJU JORK ‘’ pershkruhen 4 vite të kaluara në qytetin shumë milionesh, krejt ndryshe nga Malesia e madhe dhe për një familje të ndarë në dysh emocionalisht dhe fizikisht mes gjakimit për ta ruajtur traditen dhe emigrimit pa adresë.

Ketu na del në pah edhe familja Gjoni që kishte shtatë djem e katër vajza.

Jeta në Nju Jork rikapitullon edhe një pjesë interesante të jetës së përsonazhëve të përshkruara në këtë roman ku pronari na del me prejardhje Arbereshe, ku kishte punësuar shumë shqiptarë nga, Malësia e Madhe, Shqipëria, Kosova, Struga, Dibra, Shkupi, Prizreni, Ulqini, Plava, Gucia, etj, që kishin arrtr në Nju Jork.

Figura e Tomait na del si një njohës i mirë i historisë shqiptare që kishte ndërvepruar për qeshtjen shqiptare deri në Kongresin Amerikan I ndihmuar edhe nga Gjoni, Leka, Gjeka mësuesi Kolë dhe një plejadë e shqiptareve nga Lugina e Preshevës dhe viseve të Maqedonisë. Pra është një mozaik shqiptar I ndërveprimit shqiptar i përshkruar në këtë roman sa psikologjik e etnik poaq edhe trondites sa i perket fatit të personazheve.

Lekën e tundonin endrrat e kqija për babain dhe kërkon të kthehet në Malësi për ta vizituar, por një ditë tragjike peson lendime të rënda trupore gjersa po punonte në katin e katërt.

Koha në rehabilitim e tij nuk ja kishte zbehur deshiren për ta vizituar Malesinë e Madhe. Malli prinderor shuhej disi permes letërkëmbimit në mes të Lekës dhe se bijës duke e gjakuar endrrën që të takoheshin prap në vendlindje.

Raporti i mirë me Markun ia kishte ndezur idenë që vajzën ( Hanën ) e tij që gjindej në Malësi ta fejonte pikërisht me këtë djalë të formuar.

Ëndrra e Lekës për ta takuar familjen shuhet nga vdekja e tij. I zoti i shtëpisë të vdekur kurse tri zana po e prisnin plot pikëllim.

Pjesa e tretë e romanit ,, JETA NË HOT ‘’ perveq dramës së shumëfisht familjare dhe një kohe të gjatë plot mall e tensione në qender të rrëfimit romanor na shfaqet një situatë e histori e re : ,, Dashuria në mes Nikës e Hanës rritej dita ditës fshehurazi, pa ia thënë njëri tjetrit dhe pa i treguar askujt’’ por sfidë e madhe ishte martesa në mes të një fisi, pra fisit Hot.

Ky roman është rrëfim i tronditjeve të mëdha që endezohen here rreth mergimit e here rreth vuajtjes, dashurisë, pesimit, vdekjes, e shpresës. Shuarja edhe e Lizës dhe varrosja e saj pran Lekës tregon gjëmën e madhe të fatit njerëzor. Roman dramë për jetën dramatike të shqiptarëve të lidhur keq nga traditat e huaja varfëria, emigrimi diskriminimi e shkurtpamësia njerëzore. Etja në dashuri ka petkun e tragjikës në këtë roman sepse shumë mendime të erreta e mundin dy zemra të rinjësh.

Pjesa e fundit e romanit ,, VIZITA E GJONIT NË HOT TË MALËSISË ‘’ shton edhe me tepër gamen e tragjikës dhe dramës familjare sepse tani ata kanë ardhur ta fejojnë djalin me Hanën dhe të rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm për ta marrë Hanën në Amerikë.

Në këtë Odisediadë e kaos sfidash traditash e dramash psikologjike me rastin e refuzimit të fejesës së vajzës me Gjonin dhe vendimit së saj për te mbetur gjithmonë peng i kulmit të shtepisë na zhyt në dimensione edhe me të thella të psikologjisë shqiptare dhe traditave të tyre te ngurta por edhe fisnike.

Refuzimi i Gjonit nga ana e vajzës atij do ti sillte ankth e humbje shprese, kurse pleqeria do I’ia shkaktonte humbjen familjares se saj Prenen. Vajza që kishte filluar jetën duke u marr me art e kulturë po e perjetonte vetminë e madhe dhe aromen e varrit. Një dhimbje e madhe po e shterngonte vajzën në gjoks. Ajo vdiq në praninë e fqinjeve pa asnjë familjar afër. Familja iu kishte shuar. Vdiq në duart e NIkës – dashurisë së pare dhe të fundit në jetën e saj.

Hanën e varrosën pranë prindërve të saj, Lekës dhe Prenës.

Nika në pleqëri mbeti i vetmuar pa dy të dashurat e tij; Hanën dhe nënën, Tereze.

Dhe krejtë në fund mund të konstatojmë se mjeshtria rrefimore e Age Gjokaj, është një mozaik mbresëlenës në letërsi për fatin njerëzor dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë… edhe pertej varrit e kujtesës që dhemb deri në kufinjtë e shpirtit…

(Reflektim për romanin “Kush na Mallkoi” të Age Gjokaj – Ivezaj).

Filed Under: LETERSI

Të pathënat e Vatrës

December 19, 2023 by s p

Alfons Grishaj/

Për 22 muaj  kam parë karikatura bajate,  dëgjuar  shpifje, pozime  për tu dukur, për të treguar lidership kur as familja nuk u shkon prapa, për të bërë rolin e shpëtimtarit kur janë humbës të mëdhenj, për të krijuar gjëra artificiale për ëndërrimtarët me torba bosh, për të bërë rolin e patriotit pa histori familjare dhe patriotike dhe  pa dalur akoma nga  gropat e ill smelling e tradicionit zhul. Ata  përpiqen që qëllimin e mbrapshtë t’a kthejnë në arsye, dhe të vërtetën t’a përbaltin me ligësinë iracionale e joprofesionale. Njoftimet e Diellit,  i marrin si propaganda dhe jo si burim Institucional. Hegeli thoshte : Ne zotërojmë njoftime në kujtesën tonë, por gjithashtu trajtojmë strukturat objektive të natyrës, teknikës dhe të shoqërisë si njoftime…

Gjatë 22 muajve kam heshtur për dy arsye: 

1-Vatra ka një shoqëri brilante që siç thotë populli, “po t’a kërkosh më këmbë kali zor se e gjen dot.” Si e tillë , e kemi ruajtur me fanatizëm dhe problemet e vockla të qëndrojnë brenda saj , kjo dhe sipas  rregullave të Kushtetutës. Por ja që, prej 13 vitesh që unë jam anëtarë i saj, shoh  përreth ca militantë mëkatarë që kërkojnë t’a kthejnë dhe trajtojnë Vatrën si pronë të tyre. 

Nostalgjikët  e përmendin dhe sot, “ Pasha atë kohë !!”.  Për atë kohë , kur vatranët numëroheshin me gishta, intelektuali dhe vatrani i vjetër,  Genc Kortsha, thoshte: “ Vatra ka vdekur, i duhet vetëm rituali për t’a varrosur.”  Ndërsa miku im, shkrimtari Naum Prifti,  ish Sekretar i asaj kohe , m’u pat lutur  me dhimbje (në prani të bijës  Ela prifti , Editore e gjuhës angleze sot) , “Alfons , nuk kemi  më Vatër ! Të lutem, ju që jeni më të rinj  se ne  bëni diçka që t’a shpëtojmë !”  – Mik i dashur, nëse nuk ka Vatër ne do e bëjmë,- ia ktheva përgjigjen patriotit, shkrimtarit të madh, Naum Prifti, të cilit, i shkëlqyen sytë  sikur t’i kisha dhënë një botë. 

2-Kam pritur që mllefi kuturu të dekantojë mërzinë e momentit për të fituar arsyeja. Por, jo! Arsyeja ka ikur larg, ka humbur në shkurret e pandërgjegjes, në labirinthe padritë, në ligësinë e lindur. Mirditorët, kanë përdorur një quote brilante, që e përdori dhe miku  im,  At’ Zef Pllumi , “ Ma mire djepin bosh se dreqin mren.”

-Shkeljet!

     Mendoj se, kur egoja dhe forca e zakonit zgjohet nga gjumi, çorganizimi epileptik  krijon baltë dhe në mermerin e  monumentit më  brilant…  

Kjo është dhe arsyeja që unë dëshëroj të sqaroj  anëtarët e Vatrës , miqtë e mi, publikun, median e ndershme, rreth pyetjes, “Çfarë po ndodh në Vatër?’  Këtë pyetje e bëjnë miq e patriotët, por dhe ligaçë  që e duan Vatrën copë-copë…Në këtë ansambël, hyjnë dhe ca pseudo-gazetarë mjeranë që mundohen të bëjnë akrobacira për një kothere bukë apo ndonjë dollarë të nisur me Zell, mbase dhe me numër llogarie bankare nga Amerika.…

-Sot më duhet të vë në dukje  shkeljet që  të “dashurit” e mi kanë bërë  ndërsa mundohen të shfajësohen me lot prej shelgu duke  akuzuar kështjellën e Vatrës dhe udhëheqësit e saj :

1-Ish-anëtarët, kanë vite që nuk ndjekin rregullat elemetare si anëtarë dhe zyrtarë  të  Vatrës!!

2-Ish-Sekretarja nuk ka  mbajtur  asnjëherë  protokoll  të rregullt . 

3- Ish-Sekretarja, kohët e fundit nuk ka zbatuar asnjë vendim të Kryesisë dhe Kryetarit!… 

4- Ish-zyrtarët e Vatrës “kanë  shkelur rëndë rregullat e Kanunores , duke u bërë palë me të përjashtuarit, të cilët kanë dalë hapur kundër  vendimeve të Degëve dhe Kryesisë, duke shkelur ligjet  e Vatrës në mënyrë të përsëritur. 

5- Ish-zyrtarët  janë  bërë peng i  inçizimeve të paligjëshme.Akoma nuk mund t’a kapërdij këtë ligësi, që shqiptari të arrijë të inçizojë shokun, vëllaun, motrën dhe aq më tepër duke i prerë dhe montuar, bash si sigurimi i shtetit komunist.

Inçizuesve ilegjitim  u duhet vetëm një denoncim  të shkojnë direkt në burg. “Pengëmarrësit” i kanë përdorur keq  pengjet, por natyrisht, ka pasur dhe ADN të përbashkët me dëshira meskine të orkestruar nga ndonjë mjeran nga Tirana. Fallsifikatorët e  videove, vjedhësit e Logos Vatrës dhe emrit “Dielli”  janë munduar (me polumbarë) për të minosur urën e Vatrës, midis kombit shqiptar dhe Amerikës. Ish-Sekretarja ka anatemuar dhe kërcënuar deri aty sa  shprehet: “Do shikoni se çfarë do u punoj unë atyre!” Ndërsa ne i përgjigjemi, – Ligji është ia që vë në binarë  shkelësit e Kushtetutës së Vatrës! 

6-Në kundërshtim me normat zyrtare, kanë përvetësuar  dokumentacionin dhjetëra vjeçarë, duke bërë një akt të  shëmtuar në historinë e Vatrës që  dënohet me ligj! 

7- Si Donkishotë janë përpjekur për të bërë struktura paralele (pa pasur asnjë përkrahje nga pjesa dërmuese e Vatranës ),  dhe përpiqen për të nxjerrë jashtë loje Kryetarin, Kryesinë ,  Këshillin  dhe Degët  e Vatrës në Amerikë e Kanada. 

8-I është bërë presion kryetarëve të Degëve të reja që në Kryesi,  ka gogola, lubi e katallana… 

9-Ish-Sekretarja, dhe pas lirimt të saj nga detyra, vazhdon të mbajë peng dokumentacionin dhe vulën. Të jetë kjo lajthitje apo plan ?! Këtë  e zgjidh shteti . 

Sa për kujtesë anëtarëve  dhe për dije  publikut, për rolin e Sekretares, Kanunorja thotë:

Neni 62 . Sekretari/ja e Federatës është zyrtar i lartë i Vatrës, mban dokumentacionin e qendrës, korrespondecën me degët, me anëtarësinë dhe personat e jashtëm , paraqet vendimet e strukturave në Gazetën Dielli dhe Dielli online për botim.

Neni 63. Sekretari/ja mban rekordet e mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës, mban arkivat, kyçet e zyrave dhe arkës së Federatës. Bën kujdes që strukturat e Federatës të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm dhe anëtarësinë me shenjat dalluese.  

      Siç shihet , asnjë nga dy nenet e mësipërme nuk thotë, dokumentacioni të  mbahet në shtëpi ose të përvetësohet!

-Pse u formua Neni  41 i “Kryetari i Nderit”? 

         Në Kanunoren e Re,  krijuam  Nen-in 41 ( propozuar nga unë) apostafat për të kënaqur mikun tim, Agim Rexha, dhe për të mbajtur gjallë  marrëveshjen e Michiganit, e cila anatemohet nga disa çapaçulë që s’kanë vënë asnjë  gozhdë në Vatër dhe nuk kanë mbjellur ende një filiz në bahçen e kombit. Në atë mbledhje ishin të pranishëm, Ish-Konsull i Përgjithshëm dhe Kryetari i Vatrës Dritan Mishto. Kryetari i ardhshëm Dr.Elmi Berisha. Patrioti i madh Zef Balaj, Pishtari i Demokracisë Kolec Ndoja , Editori i Diellit, patrioti  Dalip Greca, Sekretarja e Vatrës , Nazo Veliu, ZV/Kryetar  Agim Rexhaj dhe Alfons Grishaj. Atë ditë, e mora  fjalën i pari për të shpalosur arsyen e propozimit që  kish dhënë Z.Mishto: “Mendoj që z. Agim Rexha të propozohet  për Kryetar Nderi ,  që për mua ishte një mendim ideal për të parandaluar qejfmbetjet. Në takim, u shpjegova situatën e Vatrës dhe rëndësinë e kësaj marrëveshje ku të gjithë u dakorduam. Ndonjë e quajti këtë marrëveshje , prapaskenë! Por e them me bindje , marrëveshja e asaj dite e shpëtoi Vatrën. Megjithatë , Elmi Berisha, kishte punuar me elektoratin e Vatrës(sidomos me delegatët e ardhur nga New York) duke e nxjerrë paraprakisht fitues. Ai gëzonte një autoritet të fortë në New York , jo vetëm si patriot por edhe biznesmen I fuqishëm. Në takimin e NY, para se të vendosej dita e Kuvendit, patëm një bisedë të gjatë me Agimin, Dritan Mishto, Ela Prifti, Mondi Rakaj, dhe unë i propozova  Agimit që të kandidonte si njeri me kontribute dhe si zv/Kryetar i gjithë atyre viteve. Agimi  qe shumë i lëkundur në propozimin tim, biles,  arriti deri aty sa të më thoshte: “Bëju Kryetar ti Alfons!”, propozim që ia kisha refuzuar më parë edhe Dr.Gjon Buçaj e të tjerëve dhe asnjëherë nuk kish qenë pjesë e axhendës time… Pas këmbënguljes time dhe miqve në prezencë Agimi pranoi kandidimin.

Kuvendi I Michigan 2020 ishte një leksion demokracie.

Gjatë fundit të seancës, kur po afrohej koha e votimit, sikurse në cdo Kuvend, z.Lek Mirakaj ( që nuk ishte në dijeni të takimit tonë që mendonim për dy fitues),  u ngrit dhe iu drejtua  Agim Rexhës, se ai nuk mund t’a bënte dot detyrën e Kryetarit dhe vota e tij do të ishte për  Elmi Berishën… Salla u suprizua nga kjo ndërhyrje pavend.

Më pas, Kryetari akoma në detyrë Z.Mishto, mori fjalën dhe shpalosi propozimin e tij për të dy Kryetarët. Z.Rexha e pranoi me gëzim propozimin për Kryetar Nderi dhe delegatët e suportuan unanimisht.

     Votimet e hapura shpallën pothuajse unanimisht Kryetar Elmi Berishën, me një votë kundra, oponencë e Adriatik Spahiu…i cili pas një debati konstruktiv iu bashkua dhe ai shumicës. Më pas patrioti Anton Raja, shpalosi flamurin që ia kish dhënë Kryministri Haradinaj, pikërisht për atë eveniment. Ish-Kryetari Mishto, Kryetari Nderit Rexha, i dorëzuan flamurin, Kryetarit të Ri , Elmi Berisha . Nuk mund të bëhej më bukur. Isha i gëzuar si një fëmijë. Baba Eliton, një patriot dhe pasues i denjë i filozofit Bektashjan, Baba Rexhepi, më tha , “ po të shndrit fytyra’” –Po mik i dashur, ky vend i shenjtë bëri sot një mrekulli (Teqe Bektashiane ku u zhvillua takimi) , prandaj  jam i lumtur se sot , ne fituam  dy Kryetarë nga Dardania Martire. 

Me,  23 Janar 2020 , shkrojta tek Dielli: “ Kuvendi Federatës Pan Shqiptare të Amerikës  Vatra  dhe zgjedhja e zgjuar e delegatëve vatranë tregoi nivel dhe përgjegjësi ndaj Vatrës dhe Kombit. Të dy delegatët, Agim Rexha  dhe Elmi Berisha treguan klas duke i dhënë një leksion “kllasës” politike në kufinjtë e Gadishullit Ilirik, se liderët e vërtetë përkulen vetëm para flamurit dhe jo karriges.”

Mendoj se, kur njeriu nuk ka logjikë dhe memorje, ai nuk ka të ardhme.

     Pas fitores së dytë 26 shkurt 2022 me vota dërmuese të Dr. Elmi Berisha në NY,  ndryshoi  gjithçka si me magji.  Dhe  pse , Kryetari Berisha, dhe në mandatin e dytë i qëndroi besnik marrëveshjes që  Z.Rexha  të kish  të drejtë vote, kur ai ishte onorifik,për  Z. Rexha ndoshta kjo nuk ishte e mjaftueshme. Në bazë të statuteve për rastin në fjalë, “Kryetar Nderi” është titull  onorifik dhe nuk mund të jetë në ekzekutiv. Kryetar i Nderit  nuk mund të bëhet palë me  askënd. Le t’a shohim hapësirën e Neni 41: 

Neni 41. Kryetar nderi është titull onorifik dhe i jepet një zyrtari të lartë të Federatës, që ka shërbyer për një kohë të gjatë në dobi të Vatrës, dhe në shërbim të çështjes kombëtare. 

     Siç shihet, z. Rexha pëdori keq klemencën e Kryetarit dhe Kryesisë. Në vend që të thërriste  për mirëkuptim e paqe dhe  të qëndronte në krah të Kryetarit (që e votoi dhe ai vetë në Kuvend), të kritikonte gjithësecilin që pa baza dhe për inate personale sulmonin sa njerin apo tjetrin ,Kryetarin apo anëtarët e tjerë të Kryesisë ,ai heshti dhe më pas, sipas “miqve” të tij ,u bë palë me to, arsyen vetëm ai e di. Me këto   perla  e të tjera e vë në dyshim  dekoratën e lartë, “Nderi i Kombit” që për mua, ky titull është për ti shërbyer Kombit dhe vetëm Kombit.

– Mungesa e përgjegjësisë  dhe mjegullnaja.     

   Në kundërshtim me nenet e Vatrës, grupi “Revolucioni” kanë dalë vazhdimisht kundra ligjeve  që  na lane paraardhësit tanë , Noli , Konica , Floqi etj. Po ashtu, kanë dalur dhe kundër ligjeve që i kanë bërë dhe votuar dhe vetë !! Sa për kujtesë dhe dije: 

Neni 56.  Kryetari në konsultë me Kryesinë krijon departamente të ndryshme apo emëron këshilltarë të tij, kur e çmon se përmirësohet aktiviteti  i Federatës Vatra , kur afrohen intelektualë të shquar të fushave te ndryshme , shqiptarë apo  të huaj, kur e vlerëson se ata i shërbejnë çështjes kombëtare shqiptare. 

Pra , sipas nenit 56, pyetja për Drejtorin e Degëve dhe Shefin e Kabinetit, që kish bërë  ish-Sekretarja në akt-akuzen e “famshme”, bie poshtë…si dhe të tjerat pas kësaj pyetje. Për kulturë dhe fakt, është ajo një nga mendimtarët dhe votueset e këtij neni që tani e ka “harruar”.

– Vethumbja e parashikuar .

Shkelja sistematike e Neni 42 – b.   Pagesa e antarësisë dhe karshillëku negativ ndaj strukturave legjitime të Vatrës .

     Me 9 Dhjetor (dhe pse ishte komunikuar në Dielli online që nuk ka takim në Vatër ),  para Selisë Vatrës, dolën 15 apo 20 persona (dhe pse e kishin propoganduar për qindra vetë duke ftuar median ) që vetëm dy apo tre persona kishin lidhje me ish-Degen“Manhattan” e cila ka dy vjet që drejtuesit e saj atakojnë pa baza Qendrën. Në retrospective , degë   që nuk kish paguar detyrimet e anëtarësisë dhe para Kuvendit 2020, ku unë me patëdrejtë debatova me mikun tim  Besim Malota (të cilit i kërkoj ndjesë), për t’a pranuar Degën e “Manhatan” në Kuvend, për t’i dhënë dhe një shans tjetër. Sqaroj se dega Manhatan, u përjashtua nga Komisioni  i pregaditjes së Kuvendit 2022  , me një votë kundra, votë kjo e Av.Bashkim Musabelliu.

“Adrenalistët”, e frynin këtë degë të quajtur “Dega Manhattan” ( ku asnjë prej tyre nuk banon aty, por që kishte ca djem të mirë si Eduard Aranitisi e ndonjë tjetër), u sfumua para  vatranëve dhe publikut me, 9 Dhjetor 2023, së bashku me fryrësit e tullumbaces, duke vënë në pikëpyetje të madhe ekzistencen e Degës, ngaqë   gjithnjë pretendimi i drejtuesve  bëhëj   me zë të lartë,  “Kemi  “80 anëtarë!…Sikur të ish ai numër, plus familjarët e tyre do mbushej rruga para Selisë Vatrës. Po ja që, ‘Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra”- thotë populli. 

Më poshtë le të shohim hapësirën që lë Kanunorja në raste të tilla:

Neni 42- c  . Pranimi i programit dhe zhvillimi i veprimtarisë degës në frymën e Kanunores dhe udhëzimeve të kryesisë .

Neni . 43 . Degët duhet të jenë plotësisht të bindura ndaj Kryesisë dhe vendimeve të saj . Degët kanë të drejtë të kundërshtojnë Kryesinë ose Kryetarin në Këshillin e Vatrës ose në Kuvend me anë të delegatëve të tyre dhe në  asnjë mënyrë tjetër.

Neni 49 . Kur një degë e Vatrës shkel Kanunoren , nuk i bindet  vendimeve te Kuvendit , të Këshillit të Vatrës dhe vendimeve të Kryesisë , e detyron këtë të fundit të fillojë proçedurën e përjashtimit të degës . Kryesia e Federatës  pasi bën verifikimet e nevojshme , i bën thirrje kryesisë së degës të bëjë korigjimet sipas natyrës së shkeljes për një afat njëmujor. Në rast se dega nuk përgjigjet pozitivisht, atëherë Kryesia e Federatës  i propozon Këshillit të Vatrës , përjashtimin e degës nga lista e Federatës Vatra . Kryesia paraqet me shkrim shkaqet që e kanë çuar degën në një masë të tillë administrative. Dega konsiderohet e përjashtuar kur vendos 2/3 e Këshillit të Vatrës.

Neni 50. Vendimi i Këshillit të Vatrës mund të ankimohet në Kuvendin e ardhshëm. Vendimi i Këshillit ka fuqi të plotë deri në Kuvend, ku kërkesa mund të shqyrtohet përsëri dhe vendimi i Kuvendit ështe përfundimtar.

Këto janë nenet e  Kanunores , që  të gjithë  punuam  sëbashku  ndër vite… me në krye, Juristët  Bashkim Musabelliu, Kujtim Porja dhe Mehmet Kadria . Ky i fundit , një  vlerë  kombëtare në vete.

        Sa për kujtesë! Nenet e vjetra të Kanunores (1912-1926), për përjashtimet: Nyje 12. Komisioni organizon Degët, i pranon në Federatë, ose i heq nga lista e Federatës në qoftë se nuk i binden Kanunores dhe rregullores se VATRA ose porosive të Kuvendit ose vendimeve të Komisionit (Kryesisë).

-Nyje 9. Një njeri sado të jetë i ndershëm, në qoftë se ka zakon të kundërshtojë kurdoherë , të grindet e të shajë zyrtarët e Federatës  dhe me sjelljen dhe fjalën e tij të ftohtë e të largojë njerëzit nga Vatra dhe t’a kllase shoqërinë në harxhe duke shumëzuar dhe duke zgjatur mbledhjet , një njeri i këtillë nuk pranohet si anëtar; ose në qoftë se u pranua do të SHUHET NGA LISTA E ANETAREVE. 

Ndërsa Nyje  52 . Çdo Dege duhet ti bindet Qendrës gjer në Kuvendin e ardhshëm . Një degë s’ka të drejtë të kritikojë ose të frikësoje në mes te motit Kryetarin ose Komisionin me artikuj , mbledhje , rezoluta ose qarkore. 

Kanunorja e ripunuar , NY – 06 /06 2014  nga Bashkim Musabelliu , Skënder Murtezani, Adrian Neritani, Nazo Veliu , Dalip Greca, Kris Kirka e Zef Bala. Neni 5, gërma-e.  është pothuajse (biles më duarlidhëse) e  njëjtë si   Nyje 9. 

Le ta shohim  Neni 5 – germa – (e) :

Neni 5 –germa- e . Një person sado i ndershëm të jetë,në qoftës se ka zakon të kundërshtojë kurdoherë , të grindet e të ofendojë zyrtarët e Federatës, dhe me sjelljen dhe fjalën e tij të bëjë thirrje të largojë njerëzit nga VATRA duke krijuar përçarje dhe humbje kohe , duke zgjatur dhe shtyrë mbledhjet, apo polemizon publikisht, bën sulme personale me fjalë , me shkrime në gazeta, ose rrjete sociale, nuk pranohet si anëtar ; nëse është pranuar do të hiqet nga lista e anëtarëve të Vatrës.

Neni 8. b. ( që keni bërë vetë Ju) Kryesia e Vatrës emëron dhe pushon nga puna të punësuarit dhe të deleguarit prej saj, si dhe bashkëpunëtorët, veprimtarët me ose papagesë. Pra  drafti juaj 2014.

Siç shihet, Kanunorja  ka lëvizur gjithë këto vite, ata që nuk e dinë  le ta mësojnë sot. E keqja është se njerëzit e ardhur  nuk e dinë historinë   e ndryshimeve progresiste të Vatrës , ndërsa  njerëzit që kanë ardhur prej kohësh në Vatër, kërkojnë të vendosin mizantropinë dhe injorancën e tyre në vend të neneve të Kanunores . Kërkojnë të bëhen ligj dhe historia vetë !

    Qoftëse, “protestuesit” prej ca vetash e duan   Kanunoren 1912 -1926- dhe draftin 2014 me gjithë shpirt do e propozoja t’a rikthenin në Kuvend për aprovim, sepse personat që sollën këtë zallamahi prej 20 muajsh  do ishin harruar prej kohe. Unë, si kërkuesi i zbutjes Nyje 9. u kërkoj ndjesë (në atë botë) krijuesve të  Kanunores, se ata e paskan njohur më mirë se unë psikologjinë primitive që militon në mesin e shqiptarve , kur vendosën Nyje 9. Që shprehet njeriu që sjell probleme, “ SHUHET NGA LISTA E ANETAREVE.” 

O bobooo sa fjalë e ashpër , por e drejtë!

1-Për sa i përket moralit shpirtëror demokratik të Vatrës që predikojnë të lartpërmendurit…është fallsiteti më i dobët që kam hasur ndonjëherë. Le të shohim si më poshtë vijon:

a)- Gjatë mandatit 2012-2017, Kryetar Gjon Bucaj- me nën/Kryetarë Agim Rexha , Asllan Bushati, Sekretare  Nazo Veliu,  janë përjashtuar tri Degë: “Westchester Chapter”, “Washington DC”, “New Burg”…U përjashtua gazetari B.S, duke u sharë me libër shtëpie.…Larguan në heshtje A.M , që gjoja  kish “vjedhur” një libër relike të Vatrës, që kish dërguar në Biblioteken Kombëtare pa lejen e lidershipit etj…

b )-Janë shpërdoruar me mijëra dollarë gjoja për një dokumentar që kish paguar “Fondacioni Vatra INC”, që deri më sot  askush nuk e pa . Sipas “informacionit” po  të drejtuesve (paçin rahmet) u vodhën  mijëra dollarë dhe për këtë u bë theror një djalë fort i mirë me emrin, D.B.  që nuk kishte të bënte fare me ato para …

Ky sqarim dhe në  përgjigje të PLAKUT MERE, të cilit i kanë humbur tespiet larg. Patrioti Marjan Cubi, s’ka pasur kurrë lidhje me këto maskarallëqe që e njollosën Vatrën e shenjtë . Marjani ka dhënë me mijëra dollarë për Vatrën. Ai, e shoqja dhe i biri , Ilir Cubi, kanë  kontribuar dhe kontribojnë me shpirt  për Kishën , Vatrën  dhe Kombin. 

c)- U vodhën  libra me vlerë, dokumentacione, korespondenca (që dikush bëri dhe një libër paçavure që nuk i vlejti  të gjallëve as të vdekurve) , regjistra që përfunduan nëpër biblioteka personale kundër rregullave civilizuese dhe ligjore . Pra sikur të planifikohej kjo katrahurë nuk do bëhej më keq. Fundi i këtyre  ngjarjeve negative erdhi nga Patrioti Marjan Cubi dhe më pas nga Kryetari Mishto.

Sa për Fondacionin Vatra Inc , që nuk arritëm ta merrnim nën kontroll pas ardhjes së Mishtos si Kryetar. E kuptoj që aksesin e kontrollin e këtij Fondacioni e kishin Kryetari Bucaj dhe Dr Kaliqi, por Ju si drejtues të Vatrës asnjëherë nuk e ngritët zërin e nuk kërkuat llogari e sot më bëni edhe rolin e të paditurit,aq më keq për JU.

– Mandati i përfolur 4 Vjeçar  

          Në një mbledhje zoom e  pyeta  ish-Sekretaren, – Nazo a ka kaluar mandati 4 vjeçar  se dua të mbroj fytyrën time ?  Ajo kërcej  duke thënë, “ Dhe unë dua të ruaj fytyren  time posi ka kaluar !” Dhe zonja u betua e stërbetua Mbledhja në fjalë është e regjistruar. Më pas, u kërkova Lekë Mirakës dhe Mark Mërnaçës që ta shikonin videon dhe për mua. Ata e kishin parë me sytë e urrejtjes dhe jo logjikës juridike, fotografike dhe inçizimin që rezultojnë  si dokumenta  autentike.… 

Vota 17+ 1 vota e zonjës nderuar Marini që kish votuar pro që zanatçinjtë e vendosën kundra bëjnë 18 . Vota e Prof. Thanas Gjika që i kështë thënë Kryetarit Komisionit z. Besim Malota që t’a pëdorte në favor të shumicës bëjnë 19 vota, por Besimi nuk e përdori kurrë.… Një votë abstenim e Degës Hartford. Pra, me 8  vota kundra, pa hequr (1) votën e paligjëshme që dikush nga salla votoi në emër të Asllan Bushatit, kur ai ishte delegat, por gjatë votimit nuk ish aty dhe kjo sipas ligjeve të votimit ndërkombëtar quhet, nul! Pra 7 vota kundrejt 19 votave pro. Pa futur interpretimin e gabuar të ligjit që e bëri dikush me 2/3 , kur amendamente  të tilla votohen me 50+1 . Kryesia nuk kish të drejtë vote , prandaj  Elmi Berisha, unë  etj, nuk u përziem dhe pse e shikuam dashakeqësinë e prapaskenistëve që e qitën kokën më vonë…pasi u ndanë karriget. Siç shihet pretendimi për mos kalimin e 4 vjeçarit, mbetet lojë vocërrakësh !! Për një moment le t’i fshijmë të gjitha … 

Për kulturë juridike dhe historike : Gjykatat, historianët  marrin si provë të pakontenstueshme videon dhe fjalën e zv/Kryetarit Kuvendit, Bashkim Musabelliu ( që sikur të mos ish ai , historia do gajasej duke parë mungesën e profesionalizmit të drejtuesve),  i cili pyeti të pranishmit: “ A dëshëroni  t’a përsërisim votimin dhe njëherë ?” Askush nuk u përgjigj, por brohoritën dhe duartrokitën, duke nënkuptuar që Kuvendi mbaroi në favor të ndryshimit të amendamenteve  përfshi dhe 4 vjeçarin , numër ky , që u sit si model i vendit ku jetojmë. Për më tepër,  marrim  firmosjen e Proçesverbalit  nga Ervin Dine, në rolin e Kryetarit të Kuvendit (që dikush po mundohet t’a zhdukë , por pasoja ka me qënë aspak komode) nuk lë më asnjë ekuivok. 

Për ilustrim, sjell për  anëtarët dhe të interesuarit,  Neni  27 .

Neni 27.Në përfundim të punimeve te Kuvendit, drejtuesit e Kuvendit hartojnë dhe firmosin proçes-verbalin përfundimtar dhe ia dorëzojnë sekretares/it të Vatrës, e/i cili/a e administron në Selinë Qendrore. Sekretari/a e paraqet proces-verbalin përfundimtar në mbledhjen e parë të Kryesisë, i cili i jep fund diskutimeve për Kuvendin.

– Post mortum për “ëndërrimtarët” egoistë.

    Me 2 Mars 2022,  “vëllau i vogël”, shkrojti për Kuvendin e Vatrës, një “ndjesi të prekshme” që titullohej : “Kuvendi i Vatrës , traditë dhe ndryshim” . Ai shkrojti me superlativa si një Kuvend i shkëlqyer . Por unë dua të citoj vetëm fjalët për rizgjedhjen e Kryetarit Berisha (të cilin e bëri tabelë qitje më vonë) që e miklon: “Delegatët folën me votë duke i dhënë dhe njëherë birit të Kosovës, Elmi Berisha, të drejtën t’i prirë Federatës Vatra, kësaj perandorie në mërgim , sikur e quan një vatran në Michigan.”  Ai Shkrojti si për një diell  që rilind, dhe nuk shkrojti ato broçkulla që shkarraviti më vonë.  Të  tjerët uruan njëri-tjetrin dhe në darkën që u shtrua pas punimeve të Kuvendit me great sukses! Ti shikonit besprerët e sotëm si këndonin e hanin !!  Do u vinte neveri për pronocimet e tyre të sotme. Disa nga të pranishmit prisnin pozitat onorifike pa pagesë, që mallkuar qofshin! Pasi u zgjodhën pozicionet, “vëllau” u bë lidershipi i shpifjeve, dy apo tre të  tjerë, lastiqe rruageçërish. Kur e pyeten “vëllaun” “përse e bën këtë?” Ai u përgjigj , “Nuk më bënë Kryetar Këshilli.” O  Zot !  Çfarë ndërgjegje është kjo e di vetëm Perëndia ! 

      Pra , në momentin që u ndanë karriget bosh,  “Dikushi” u bë askushi , duke karrocuar ca njerëz të çuditshëm, të cilët , jo vetëm nuk i duhen Vatrës, por as shoqërisë. Dalëngadalë u bënë dy apo tre “çudibërës” dhe dy apo tre të gënjyer, të cilët u udhëhoqën nga Eftibida  që i telefononte ditë e natë herë njërin, herë tjetrin. Masa e shëndoshë e Vatrës mbeti 95% . Njerëzit e përkushtuar në vite qëndruan të  pacënuar.  Pra, vatranët e vërtetë dhe të zgjuar  nuk ranë asnjëherë viktimë. Mbase ndonjëri që nuk kish qenë në Kuvend  u gënjye nga “buletini i përditshëm i emailave ” që villnin vrer , duke sharë dhe shpifur. Ca “intiligjentë/e”u shpupurishën si rosat kur dalin nga uji duke shpirë krahët në vendnumëro! Shkuan deri aty sa t’a akuzonin Kryesinë: “Pastrim parash!”, “Tradhëti kombëtare!”, “Fallsitet!”, “Vjellje!” etj. Duhet të jesh pleh ose qelibar  të bësh këto lloj akuzash  në Amerikë, sepse duhet t’i bazosh, ose paguan qimet e kokës ose shkon në burg për akuza të pabaza…

Dhe për këto shpifje , normalisht,  ne gjetëm Gjykatën Amerikane për të “play fare”, kur të tjerët patën deklarur se kanë me “play dirty”. Sigurisht ne do  ballafaqohemi me faktet dhe kush të jetë gabim le t’a paguajë ! Këtij procesi do i shkohet deri në fund që shpifarakët, grabitësit e dokumentacionit, manipuluesit e  videove të montuara, inçizimet e paligjëshme, vjedhjësit e  emrit Dielli dhe logos Vatrës , të dënohen sipas ligjit amerikan. Një shpjegim i thjeshtë për lexuesin që nuk jeton në Amerikë, për ca rregulla civilizuese që duken si të çuditëshme, por që bëjnë  kuptim preventues jetik në jetën Amerikane.Nëse sillesh rreth shtëpisë së ndonjërit…dhe ndalesh përpara saj duke e shikuar dy apo tri herë, menjëherë të thërrasin policinë dhe të  kërkojnë shpjegim.  Nëse i shkruan dikujt diçka të papëlqyeshme dhe ai/ajo të thotë, stop! Ndërsa ti vazhdon përsëri, të padisin në gjykatë për harassment. Nëse ofendon me pa të drejtë dikë dy apo tri herë, ai/ajo të dërgon menjëherë në Gjykatë. Kjo e fundit vendos rëndësinë e rrezikut, dhe vendos për gjobën ose burgun. Sikur të shpifesh dhe të ofendosh një person/ për 22 muaj, çfarë ndodh?!  

Në Amerikë, shpifja, bullizmi dhe denigrimi tjetrit dënohet me ligj, ndërsa në Shqipëri, me  vetëgjygjësi. Për në rastin në fjalë do i referohem, Sadiut , kur shprehet : “ Të kesh mëshirë për të ligjtë, do të thotë t’u shkaktosh dhimbje të mirëve.”

          Ne jemi treguar supër të shenjtë me mëkatarë të tillë që nuk njohin kod moral, civil e ligjor. Le t’a shohin fajtorët (qofshim dhe ne) që tu bëhët mësim të gjithëve që loja e pistë ka çekanin e artë. Pas kësaj paqja do mbretërojë në Vatër dhe askush  nuk do guxojë më të fyejë, t’i shpifet tjetrit ,t’i bëjë telefonata e presione zonjave të nderuara që rishtas aderuan në Vatër për të kontribuar për  atdhe. Të anatemojnë priftërinj në rolin e Kardinalëve  etj e tjerë…

Pasi të vijë fundi kësaj tragjikomedie, uroj që në Vatër të kthehet respekti reciprok, arsyeja e shumicës, dashuria për njeri-tjetrin… and  Law and Order. 

– Pyetje të thjeshta dhe ilustrime : 

1-Përse bëni ato që nuk patët dëshirë ku ua bëri  “Komisioni 5 Tetori” 

2-Gjatë mandateve tuaja në Vatër u shpërdoruan mijëra dollarë (Vatra Foundation, Inch) Përse nuk e thatë asnjë fjalë, kurse tani e keni gojën shpatë, ndërsa shumë  shpenzime të  Vatrës  mbulohen nga xhepat tanë ?

Sa pë kujtesë tuaj  që  përmendni mikun tim,  Dalip Greca ( i cili ua mbuloi paaftësitë tuaja në vite), në Editorialin 2/July , 2020., pasi bombardon përçarësit e Vatrës , shkruan : “Po kush e cënon sot frymën Vatrane dhe kush po përçan Vatrën? Eshtë një grupim fare i vogël që me deklarata e komunikata të pamatura, dhe së  fundi me një aventurë të rrezikshme për Federatën , krijimin e degës, ka kaluar në ekstrem, pa i llogaritur dëmet që po bën me ndërgjegje Vatrës. Nuk dua të besoj se pas kësaj aventure fshihen interest që kanë të bëjnë me VATRA FOUNDATION INC..,Presidenti i të cilit, ka kohë që në mënyrë arbitrare ka shpallë pavarësinë nga Vatra dhe prej vitesh  nuk pranon të informojë strukturat e Vatrës për veprimtarinë financiare. Përveç presidentit Kaliqi, kush ka interes të mbajë larg Vatrës këtë fondacion. Çfarë veprimtarie ka kryer ai ? Pa zgjidhur këtë enigma nuk mund të kuptohen motivet e vërteta të aktiviteteve të përçarjes së vatrës me vatër paralele. 

Siç shihet , Dalipi akozon indirekt shpërdorimet e mëdha …

3- Ku shkuan korrespondenca dhe dokumentacioni i shumë viteve të Vatrës?

4 – A keni familje? Nëse keni familje  si do ta ndjenit veten ju dhe familja juaj që t’u shpifen, fyejnë, sulmojnë në të gjitha format e panjerëzishme amorale, dhe ndonjë “shok apo shoqe” t’u  tradhëtojë, duke  u bërë palë më të keqen ashtu siç u bêtë JU ?! 

5- Përse mbroni gënjeshtrën dhe e shpërndani atë në media  si perlë të vërtetës, shtyni të tjerët me telefona duke e bërë përrallë kudo Institucionin më të rëndësishëm të diasporës. Kujt i shërben kjo strategji,  demokracisë shtirë, kundërshtarëve  të Vatrës apo tradhëtisë kombëtare ?

Përsëri duke  ju referuar të ndjerit Dalip ., December 3,2020, ai shkruan sëri: “Të sulmosh Vatrën është njësoj si të sulmosh  foltoret e shenjta! Çfarë Ideal Kombëtar e motivon këtë grupim të pakënaqurish, që po e  sulmojnë pa mëshirë Federaten? A nuk ndjejnë dhimbje nga plagët që mundohen t’i shkaktojnë  ?…Dhimbje…”  

6- Çfarë është Vatra  për ju, çadër për të fshehur të metat  hoby, gjëagjëzë,  ndërmarrje private apo institucion kombëtar ?

7- Nëse Vatra është “ndërmarrje private” dhe ju doni share , kush  nga të parët tuaj ka qënë themelues në librin e regjistrimit (tapisë) Massachusetts?

8- Pa genjeshtra! Kur keni ardhur në Amerikë dhe kur keni filluar të paguani anëtarësinë në Vatër ? Gjatë kësaj  kohe sa është kontributi juaj në rritjen dhe përparimin e Vatrës p.sh. sa degë keni themeluar, sa anëtarë keni sjellur … apo … sa ka qenë vlera monetare që keni ndihmuar Vatrën ?

9- Çfarë pengese sjellin në Vatër Doktorët e shkencave të letersisë, historisë , gazetarisë , jurisprundencës , shkrimëtarë e poetë  etj? Mos vallë shkollimi dhe aftësia e tyre profesionale bëhet  hije  mëngjezi  që dekomforton   injorancën në raport  me dijen?

10-Përse anatemoni Editorin e Diellit? A është ai njeri anakronik, i pabesueshëm, apo e sulmoni si një profesionist që i ka zët  paaftësitë dhe që nuk betohet: Parti –Enver  jemi gati kurdoherë ?!

11- Kujt i shërben pyetja : “ Çfarë duan Kosovarët dhe veriorët në Vatër? ” Pyetje e bërë nga Nazo Veliu,  Sekretarit të Vatrës, Dr. Pashko Camaj, në  prani  të Mark Mërrnaçaj . Zonjën në fjalë e kemi nderuar shumë më tepër se e ka merituar.  

12- Si mund të ngrihet një strukturë paralele me   6-7 vetë për të rrëzuar 2-apo 3 mijë anëtarë tjerë të udhëhequr nga vota e lirë  me struktura të ligjëshme, që mbështetet fuqishëm  në Kushtetutën e Vatrës ?

13 – Përse anatemohen heronjtë e Dardanisë, të cilët kanë vizituar Vatrën, si, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, me epitetet,  tradhëtarë, hajdutë etj. Kush është prapa këtyre akuzave të padenja, këlyshet e Vuçiq- Milosheviçit ?! Mendoj që qeveria Kosovës, shpifësit  duhet t’i ndalojë për një intervistë serioze. 

Dhe pyetja e fundit : Përse votuat t’i mbyllnit  derën Vatranëve më të vjetër në Amerikë, Dr.  Gjon Buçaj , Sejdi Hyseni, Vëllezërve Bytyçi etj…përse? Tani kërkoni  me hipokrizinë dhe papërgjegjshmërinë tuaj të gënjeni opinionin që dera e Vatrës nuk është mbyllur kurrë, kur qe shpikja juaj!Mos vallë nuk keni memorje apo më keq , përdorni thënien : “ Mos bëj çfarë bëj unë, por bëj atë çfarë them unë”?  Kjo kuotë  ka vdekur së bashku me propagandën e rrugës. 

-Pasiguria dhe frika-.

Gjykata nuk është lojë, por autoritet ligjor i pakompromentueshëm. Ata  mundohen t’i japni zemër njëri-tjetrit duke gënjyer veten me  ca paraqitje fallso para derës Vatrës, për të sensibilizuar gënjeshtrën që përditë merr formën e një ajzbergu që nuk mund t’a mbulosh më me sh.

      Në fjalimin e  28 Nëndorit 2023, Kryetari i Vatrës Dr. Berisha, e tha fjalën e vet për arritjet e këtyre viteve që  pa frikë , do i quaja  arritjet më  të mëdha në 70 vitet e fundit. Mos kjo  ka bërë xhelozë/e vëllezërit dhe motrat tona që merita më e madhe e tyre është vendnumëro ?! Mbase këta kanë harruar se janë pjesë e proçeseve dhe pse janë munduar të na fusin shkopinj në rrota dhe kanë qëndruar në hije. Pa ngarkesa emocionale, asnjëherë nuk i kemi ndarë nga vetja ! 

Prof. Thanas Gjika u shkrojti ca  fjalë të zgjuara dhe të urta. Nuk e di sa përshtypje mund t’u  kenë bërë fjalët e Prof. Gjikës. Fjalë që kumbojnë  bash për njerëzit që kanë humbur qiriun e Hygo ?

Nuk do mërzis lexuesin për të shtjelluar tjera Nene (Nyje), fakte  dhe shpifje që zbulojnë meskinitetin, injorancën dhe dashakeqësinë e këtij grupimi, që ne i kemi quajtur “vëllezër” apo miq, të cilët  janë zbuluar dhe  nga inicizimet që i kanë bërë njeri-tjetrit , duke treguar sa njerëz të vegjël dhe të pështirë janë.

Kam konstatuar se, Injoranti me diplomë që pretendon në edukimin e vet, është si baticë fekalesh që kur del  jashtë shtratit  në shehër , qelb dynjanë.

Dhe pse 95% e shqiptarëve që janë diplomuar në Shqipëri, kur zhvendosen në botën perëndimore nuk  ushtrojnë dot profesionin e tyre  për arye të ndryshme: mosha, koha, testet e kërkuara, ngarkesa etj. Pra, bëjnë punëra të ndryshme për të mbajtur familjet se  ka  nga këta  shumë hallexhinjë.  E keqja është se të shkolluarve keq,  gjysmakë, u del  koha të merren me kalorësit që i varën këmbët dhe pse kalorësit kanë studiuar dhe diplomuar në Amerikë, jo në një Universitet, por në dy apo tre universitete , si në  rastin ,  Dr. Elmi Berisha.

Edukimi i Dr. Elmi Berisha:

-Ashworth College, Associate of Science in Criminal Justice;

-Henry C. Lee Institute of Forensic Science;      

-Madison University, Bachelor of Sience of Management;

The University of Library Studies and Information Technologies (ULSIT), Sofia, Bulgaria, PhD, National Security Science (Scientific co-advisor Prof. David Phillips Columbia University);

Eksperienca e kryetarit Dr. Elmi Berisha është tejet e begatshme:

The Office of President Ibrahim Rugova 2000 – 2006, Senior Advisor & Special Representative;

Advisor and special representative to USA from President of Kosova

Ibrahim Rugova 2000 – 2006;

Berisha Brothers Development & Investments Group, USA & International 1993 – present;

Real Estate Developer & International Investment Expert Ember Clear, Inc, USA & Europe 2010 – present;

Future Fuels, Inc, USA & Europe, Managing Director of Europe,

2007 – 2010;

The Office of US Senator Bob Dole 2000 – 2006, Senior Consultant & Chief Collaborator, Balkans Region;

President of the Albanian Diaspora Business Network for USA 2016 – present;

President of Pan Albanian Federation “VATRA”, New York, USA 2020 – present;

Visiting professor at the University of Business and Technology, Pristina – present;

Visiting professor at the University of Library Studies and Information Technologies, Sofia – present;

Visiting professor at the Northern Illinoi University, Chicago, USA – present;

Doctor Honoris Causa of University “LUARASI”, Tirana, Albania 2020

Senior Adviser for Balkan Issues to the Director of the Program on Peacebuilding and Human Rights at Columbia University 2023 – present;

Dr. Elmi Berisha ishte këshilltar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Qysh në vitin 2000, Presidenti Rugova e kishte emëruar këshilltar dhe përfaqësues special për zyrën e Senatorit Bob Dole dhe SHBA, duke qenë i emëruari i parë zyrtar nga Zyra e Presidentit të Kosovës në SHBA. 

Dr. Elmi Berisha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe kohore në qarqet politike, diplomatike dhe mediale për ta ndihmuar pozitën e Kosovës në Uashington. Nga gjithë ata veprimtarë dhe atdhetarë, vallë përse Presidenti Rugova e zgjodhi Dr. Elmi Berishën?! Pse nuk emëroi dikë tjetër?! Kjo është përgjigja më e duhur për shpifësit dhe korin e çakorduar të miopëve që nuk kanë autoritet as te familjet e tyre.

Dr. Elmi Berisha si nxënës i devotshëm i Presidentit Rugova dhe Ambasadorit Menzis, ka qasje institucionale, është i matur dhe nuk merret me thashetheme. Puna dhe vizioni i tij janë në funksion të avansimit të komunitetit shqiptar në SHBA, mbështetjen dhe afirmimin e çështjes kombëtare në të gjitha sferat në SHBA, forcimin e lidhjeve me Uashingtonin Zyrtar dhe trekëndëshit Uashington – Bruksel – Vatikan të cilat po i realizon me sukses të plotë.

Avokati më i mirë i një personaliteti janë puna dhe veprat e tij. Këto janë gjurmë të përjetshme në histori ,  të tjerat i merr era , siç thotë  një fjalë e urtë popullore.

Me rastin e Dekorimeve në themelimin e 110 vjetorit të Vatrës, nga Presidenti Meta. Prof. Philips kish ardhur me të bijën  për të nderuar Dr. Elmi Berishën.  Askush nuk mund të harrojë fjalimin e Prof. Philips,  çfarë tha për Dr. Elmi Berishën, fjalë që vulosin personalitetin e tij të padiskutueshëm .

-Epilog.

     Kuvendi është shkalla më e lartë e  legjimitetit të Vatrës, që zgjedh me votë Kryetarin, i cili në rastin në fjalë u kurorëzua me vota absolute dhe jo me votë 50+1. Presioni dhe kërkesa për kaos dhe rrëzimin e strukturave të Institucionit të Vatrës janë ilegjitime, ngaqë   kompetencën për të rrëzuar Kryetarin, në bazë të Nenit 55., e ka vetëm Kuvendi. Dhe sipas Nenit10.- gërma-d.-Drafti 2014., dhe Kanunores 1926, Nyje 20, nuk lënë asnjë hapësirë shkarkimi, këtë të drejtë e ka vetëm Kuvendi i Vatrës!! Siç shihet, ish-miqtë e mi, plus eminenca gri  e Tiranës, që ka kohë që gjuan gurin e fsheh dorën, do presin  rinkarnimin e nallave të arrijnë zëvendësimin e këpucëve të rënda që nuk mund t’i mbushësh  kurrë  me këmbë liliputësh . Mendoj se, triku i ndërgjegjes së pakontrolluar është gjëja më e lexueshme  e njeriut , për arsye se, ka vetëm  një “trofe”: humbje! 

Të  më falin të interesuarit dhe lexuesit se u stërzgjata  jashtë natyrës time të shkruarit. Por,  është e pamundur që  i interesuari dhe lexuesi të kuptojë  22 muaj shpifje anakronikësh  pa një shpjegim  të detajuar… 

Për njerëz të tillë, Sadiu shkrojti : Ti mund të rrish mënjanë punë plot,

Por botës gojën kurrë s’ia zë dot .

Për dije, Vatra është mbi partitë sepse merret me politikë kombëtare dhe përkrah të gjitha problemet e ngritura konform ligjeve të Departamentit të Shtetit. Vatra mbetet fole  e gjithë shqiptarëve kudo në planet. Respekton  çdo parti si, PD, AAK, LDK , BK, PR, PDK, PLL etj. Respekton dhe bashkëpunon me çdo grupim  patriot shqiptar në botë, të cilët e duan atdheun e vet. Bashkëpunon me strukturat e zgjedhura të Qeverisë Kosovës dhe asaj Shqiptare. Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Shtetit dhe strukturat qeverisë të  shtetit Amerikan deri tek Presidenti i Amerikës.

Denoncon ashpër shkeljet e rregullave demokratike dhe pazaret në dëm të atdheut dhe kufinjëve të saj. 

Vatra në gjirin e saj ka poetë, profesorë, doktorë, ushtarakë, gazetarë, magistra, avokatë, shkrimtarë, inxhinierë, builders, piktorë , biznesmenë, punëtorë etj që i bashkon patriotizmi dhe dashuria  për komb. Vatra sot është bërë si Qeveri e Diasporës në mërgim. Prandaj dhe gurët ndaj saj janë bërë më të mëdhenj se kurrë, por dhe ne jemi më të vendosur  se më parë të kemi kujdes arritjet tona. Të njëjtën kohë, u them miqve të gënjyer, Vatra është ajo që na bashkoi, prandaj duajeni dhe ruajeni atë  dhe largohuni prej besëprerëve. Kjo organizatë është shumë më e madhe se gjithësecili nga NE.

Mbaje një  sy tek njeriu besëprerë… 

Kurrë mos e vë dy herë në kandarë ,

Bespreri asnjëherë nuk mbush  nderë .

Po i  dhe një shans, ai të hap  varrë!

Në jemi të hapur për djemtë plangprishës, le të debatojmë me fakte, shkencërisht me programe zhvillimi e punëra të vyeshme dhe jo kuturu… Atëherë ne u themi: mirë se të vini ! Babai do bëjë kurban se ju ngjallën djemtë (djali), kur ata (ai) merrnin frymë , ndërsa  i (e)  quante të vdekur! 

Alfons Grishaj

nënkryetar i Vatrës

Michigan me , 19  Dhjetor  2023.

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj

SAGA E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË NË NJË ROMAN

December 19, 2023 by s p

Prof. Bexhet Asani/

Romani “Kush na mallkoi..?!” i shkrimtares Age Ivezaj, vjen në kohën kur te populli shqiptar shpërngulja kishte arritur kulmin. Këto pesëdhjetë vjet jo vetëm që u zbrazën fshatra të tërë, por u zbrazën edhe qytete kudo në trojet etnike shqiptare. Shpërngulje kaq masive nuk kishte përjetuar populli ynë që nga shekulli XV, që nga Moti i Madh, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në trojet shqiptare në ish Jugosllavi, çdo katund e kishte një “Lëndinë të lotëve” apo “Kodrinë të lotëve” ose “Gur të lotëve” etj., nga ku përcilleshin kurbetçinjtë, në fillim vetëm burrat e pas viteve tetëdhjetë të shekullit njëzetë filluan të emigrojnë edhe gratë me fëmijë. Tema të tilla sociale në letërsinë shqiptare janë trajtuar edhe më herët. Le të përmend këtu disa prej tyre: Novela “E puthura e Mihal Gramenos e botuar në Selanik, në vitin 1909. “Bija e shqiponjës” (Daughter of the Eagle) e Nexhmie Zaimit, botuar në vitin 1937 në Nju Jork në gjuhën angleze. Për këtë vepër të panjohur në letërsinë shqiptare Astrit Lulushi shkruan: “Më 1937, kur “Bija e shqiponjës” (Daughter of the Eagle) u botua në Nju Jork, mori përshtypjen e librit të parë i shkruar në fillim nga një shqitare e re, ajo ishte 20 vjeç. Nexhmie Zaimi paraqet me stil të çuditshëm dhe sharm konfliktin dramatik midis zakoneve të lashta dhe piktoreske të vendit dhe miqve modernë. Ajo fillon me kujtimet më të hershme, fëmijë tre katër vjeç, në tokën e mbushur me lule, mes shkëmbinjve të zymtë, me det që thyhet shpateve malore; mbuluar me hardhi, fiq dhe ullinj.”

Më pas “Lëndina e lotëve” e Teodor Laços, “Nuse përtejdetit” e Bexhet Asanit e shumë vepra të tjera. Kësaj plejade shkrimtarësh i bashkohet me dinjitet artistik edhe shkrimtarja Age Ivezaj me romanin e saj “Kush na mallkoi…?!”

Ideja e autores së romanit “Kush na mallkoi…?!” është të na paraqesë realitetin e hidhur të emigrimit të popullësisë në Malësinë e Hotit, në veçanti dhe të trojeve shqiptare në përgjithësi.

Tema e romanit është marrë nga shpërnguljet masiv e të rinjve shqiptarë nga trojet e veta në ish Jugoslavi në fillim të gjysmës së dytë të shekullit njëzetë. Ngjarja zhvillohet midis dy kontinenteve në Evropë dhe në Amerikë, më saktë në Hot dhe në Nju Jork.

Në roman ngjarjet rrokullisen njëra pas tjetrës. Lexuesja apo lexuesi pret me padurim të shikojë se ç’ do të ndodhë me protagonistët, ç’ përfundim do të kenë ata?! Autorja e romanit Age Ivezaj ka një stil agollian, shkruan thjeshtë, qartë, bukur.

Ngjarjet janë plot dramaticitet. Ngjarja zhvillohet në familjen e Lekë Pjetrit, në Hot. Leka është një tip sanguin. Ndikohet shpejt nga të tjerët dhe vepron aty për aty pa e logjikuar as vetë se çfarë bën?! I ndikuar kryesisht nga zakonet prapanike dhe nuk bën asnjë hap për t’ i ndryshuar ato, po gjer në fund të jetës së tij i qëndron “besnik” atyre dhe ndihet krenar për këtë. Leka është tipik si ai burri shqiptar me tiparet e “dembelit të Stambollit”, që aq bukur e përshkruan Andon Zako Çajupi në poezinë e tij “Fshati im”: …Burrat nën hije, Lozin Kuvendojnë. Pika që s’ u bie, Se nga gratë rrojnë!… I tillë është Leka që rron në kurriz të së shoqes Prenës. Me shkuarjen e tij në Amerikë, vesi i përtacisë së tij do të ndryshojë, do të marrë fund. Ai do të dallohet si punëtor i mirë në ndërrmarje. Leka është një personazh fatkeq që e shkeli koha dhe një njeri sa fatkeq po aq tragjik i mërgimit. Sa e sa kurbetçinj nga trojet shqiptare në fillim të viteve shtatëdhjetë të shekullit të njëzetë, u kthyen në arkivole si Lekë Pjetri. Pra, drama e familjes së Lekë Pjetrit, nuk mbetet vetëm një dramë familjare por është një dramë që përfshiu gjysmën e popullit tonë në trojet shqiptare në ish Jugosllavi.

Që në fillim e deri në fund të romanit është në luftë e vjetra me të renë. E vjetra që po shkon dhe e reja që triumfon.

Hana, protagonistja e romanit “Kush na mallkoi..?!” e rritur në mesin e ligjeve të kanunit dhe ligjeve të pashkruara të malësisë, si e re thyen fshehur zakonin e Hotit, por nuk ia arrinë qëllimit, ndrydh në vetvete dashurinë e saj të fshehtë që ka ndaj Nikës, bashkëvendësit të saj. Një lules së vetme në mesin e ferrave dhe gjembave, thënë në mënyrë figurative, nuk mund t’ i marrësh erë. E tillë është Hana, si vajzë e re dhe e vetme, nuk e lufton dot zakonin i cili ndalonte fejesat e martesat e të rinjve brenda Hotit. Të rejat dhe të rinjtë e këtij rajoni, të gjithë ishin “motra e vëllezër” midis vetes edhe pse s’kishin lidhje gjaku. Ajo nuk i lufton dot por sakrifikoi vetveten për t’ i luftuar zakonet e pashkruara të Hotit. Hana vazhdoi luftën e saj kundër zakoneve tadicionale dhe prapanike nëpërmjet artit dhe kulturës. Pas shumë përgojimesh e peripecish, arrin të themelojë Shoqërinë Kulturore Artistike “Malësia”, me qëllim që të tubonte të rinjtë dhe të rejat e fshatit. Ajo ishte e sigurtë se perveç argëtimit, të rejat e të rinjtë aty do të njiheshin e do të dashuroheshin. Hana u bë kurban i zakoneve të Hotit, sepse fejesat dhe martesat midis të rejave e të rinjve të ishin të ndaluara. Në rininë e saj martesat e tilla ishin tabu edhe pse nuk kishin kuptim as arsye të mirëfilltë. Erdhi dita kur të rejat e të rinjtë e Hotit dashurohen, fejohen e martohen pa pyetur askënd për traditat qindravjeçare që me përpikmëri zbatoheshin në bajrakun e Hotit. Shembull tipik është vajza e re, e cila është e gëzuar që dashuron një djalë nga Hoti, prej nga ishte ajo. Hana është e lumtur që arriti të përjetoj lumturinë e të rinjëve që ata të martohen dhe të dashurojnë pa pangesa dhe paragjykime më në fund edhe në Hot.

Lexuesi tanimë e di se Hana ishte viktimë e zakoneve prapanike, atë nuk e lejonin të martohej me të dashurin e zemrës Nikën, po asaj nuk ia ndalonin të martohej në ndonjë vend tjetër, Grudë, Triesh apo Kojë. Lexuesi mbetet kureshtar të dijë: në u martua Hana në një vend tjetër apo mbeti gjithmonë vajzë lëneshë?!

Shkrimtarja Age Ivezaj e sheh jetën e personazheve bardhë e zi, ashtu siç ishte në Hot, pa i zmadhuar, pa i zvogëluar gjërat. I paraqet thjeshtë ashtu siç ishin në realitet. Leka dhe xhaxhai i tij, përfaqësojnë malësorin fanatik; të cilët i shikojnë femrat ”si gra që janë vetëm për të bart thes!”, atyre u duket vetja superior dhe gruan e shikojnë si krijesë e qenien më të dobët. E keqtrajtojnë dhe nuk e ndihmojnë gruan, u dukej vetja “si burra të vërtetë” edhe pse rrojnë në kurriz të saj. Në anën tjetër autorja e romanit vë në pah virtytet e larta të popullit shqiptar dhe të malësorit tipik, siç janë: besa dhe mikpritja etj. Ata paraqiten trima, të fjalës e të besës, që dinë të mbrojnë me pushkë nderin, pragun e shtëpisë dhe trojet e tyre. Zot shtëpie të denjë, të urtë, që dinë të vlerësojnë familjen dhe rrethin ku jetojnë. Bashkëshortë të devotshëm që dinë ta duan, ta nderojnë dhe ta respektojnë gruan. Këtë autorja e rrëfen nëpërmjet gojës së shoqeve të Prenës, të cilat ishin të lumtura me bashkëshortët e tyre.

Në romanin e shkrimtares Age Ivezaj “Kush na mallkoi…?!”, vend të rëndësishëm zënë frazeologjitë që paraqiten si porosi që babai i jep të birit para se niset për në kurbet. Këto fjalë janë si një lloj udhërrëfimi, ligj që i biri duhej t’ u përmbahej për t’ i dhënë kahje të duhur jetës. Në vend të huaj duhej të adaptohej dhe të përballej me sfida të panjohura nga babai por edhe nga i biri. Ato porosi janë aty ku janë më se të nevojshme, përdoren me vend pa ia humbur vlerat artistike e estetike romanit dhe pa e mërzitur lexuesin.

Romani “Kush na mallkoi…?!” i Age Ivezajt do të mbetet një dokument faktografik i realitetit të hidhur shqiptar, pasqyruar në aspektin letraro- artistik dhe estetik. Mabse, edhe mund të mbeten edhe si dëshmi e kohës së ekzodit të shqiptarëve, nga ajo treve shqiptare prej nga vjen edhe autorja e këtij romani. Emigrimi, zbrazja e trojeve etnike janë plagë që i mundon ata që mbeten në vendlindje, por edhe mërgimtarët. Megjithë shpresën dhe betimin se shpejtë do të kthehen në atdhe mërgimtarët përsëri mbesin në dhe të huaj. Ata janë të gatshëm të japin maksimunin nga vetja për t’ i dalë zot vendit të tyre të dashur. Personazhet janë paraqitur si patriotë të vërtetë me dashuri të pakufishme për atdheun dhe trojet e tyre.

(Age Ivezaj “Kush na mallkoi?!” Roman. Shtëpia botuese “Lena Graphic” – Prishtinë, 2023.)

Filed Under: ESSE

Vështrim historik mbi shqiptarët

December 19, 2023 by s p

Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ/

Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër dhe autoktonë të Ballkanit. I njohur me shumë emra si “Ilirë”, “Albanë”, “Arbëreshë”, “Shqiptarë”, përsëri qëndrojmë ndër themeluesit e qytetërimit në Gadishullin e Ballkanit edhe më gjerë. Shqiptarët e lashtë shtriheshin në pjesën kryesore të Ballkanit, duke nisur nga Veriu i Detit Adriatik deri në thellësi në Jug të Detit Jon, nga Perendimi bregdet dhe deri në Lindje në Luginën e Danubit. Ka shumë teza e hipoteza për origjinën e shqiptarëve, ajo që dominon shkencat historike, arkeologjike e gjuhësore është teza e pranuar ndërkombëtarisht dhe e bazuar në të dhëna materiale dhe të shkruara, se shqiptarët jetojnë në trojet e veta, prej shumë shekujsh dhe janë vazhdimësi autoktone e paraardhësve të tyre, ilirëve.

Ballkani kishte lëvizje dhe transformime të pandërprera të popullsisë, sidomos nga lashtësia deri në mesjetën e mesme. Në këtë proces brenda edhe vetë fiseve ilire, pati diferencime të konsiderueshme. Duke folur për transformimet brenda fiseve ilire në kohën e Perandorisë Romake, studiuesi Gjerman, E.Hosch thekson: “Popullsia në pjesën më të thellë veriore u tjetërsuan nga asimilimi dhe humbi gjuhën dhe formimin ilirjan. Në të kundërt, duke zotëruar një nivel shumë më të lartë zhvillimi, kulture dhe dallimi etnik, ilirët në jug mundën që të ruanin identitetin e tyre edhe nën Perandorinë Romake me gjithë presionin e fortë të civilizimit të saj”. Ilirët shumë shpejtë filluan të bëheshin të preferuarit e Perandorisë Romake. Në mënyrë të veçantë ata filluan të zinin vend me rëndësi në strukturat ushtarake dhe më vonë edhe politike hierarkike të Perandorisë.

Në fund të shekullit IV Perandori Teodos ndau Perandorinë në dy pjesë të pavarura; Perandorinë Romake të Perendimit dhe të Lindjes, me dy kryeqëndra Romën dhe Konstandinopojën. Vija ndarëse ishte në mes të Ballkanit, duke ndarë politikisht fiset ilire. Nga ajo kohe, vetëm provinca e Panonias me qendër Shkodrën mbeti nën Perandorinë Romake të Perendimit, ndërsa dy provincat e tjera ilire, Dacia dhe Macedonia ngelën nën Perandorinë Romake të Lindjes.

Në shekullin VII filloi dyndja masive e sllaveve në Ballkan. Sllavet u vendosën shumica në pjesën e Perandorisë Romake të Lindjes, me qendër Konstandinopojen. Dyndja sllave ishte kaq masive, e dhunshme dhe kaotike saqë ngatërroi gjithë hartën demografike dhe etnokulturore të Ballkanit. Për shqiptarët kjo është ndër periudhat më të vështira, që solli tkurrjen e tyre në më pak territore, por kurrsesi nuk solli humbjen e tyre dhe zhdukjen e identitetit.

Shekulli XI rezultoi me ndryshime fondamentale për aspektin kulturor e shpirtëror në Ballkan. Pikërisht në këtë periudhe u realizua ndarja e Kishës, në Kishën Katolike Romake Perendimore dhe Kishën Ortodokse Bizantine Lindore. Edhe vija ndarëse ndërmjet dy kishave ra mes për mes shqiptarëve, duke ndarë kristianët shqiptarë në katolikë romakë dhe kristianë ortodoksë.

Shqiptarët i mbijetuan dy prej ndarjeve më të mëdha dhe më të thella të historisë politike dhe civilizuese të njerëzimit; ndarjes së Perandorisë Romake në dy Perandori dhe të Besimit Kristian në dy kisha. Këto momente përbejnë provat më të mëdha të autenticitetit dhe identitetit shqiptar. Asnjë nga këto dy ndarje të mëdha nuk i shpërbëri shqiptarët si popull.

Që në lashtësi Ballkani kishte një dinamike të madhe demografike e politike. Ndër gjithë popujt e Ballkanit shqiptarët ishin ndër të parët që filluan organizimet e tyre të brendshme. Principata e Parë e Pavarur Shqiptare u krijua në fund të shekullit XII në territorin e Shqipërisë së sotme Qendrore, me kryeqytet Krujën. Burimet e kohës i referohen popullsisë me emrin Arbëresh. Principata u formua nga aristokracia shqiptare e pasur, e kulturuar dhe ushtarakisht e fuqishme. Që në fillimet e saj marrëdhëniet e Principatës Arbëreshe ishin jo miqësore me sllavët dhe me Perandorinë Bizantine. Si pasoje e luftës për mëvehtësi, në fillim të shekullit XIII, Principata Arbëreshe arriti të shkëputej nga Bizanti, por shumë shpejtë ra sërish nën sundimin e Despotit të Epirit në Jug, të Principatës Sllave të Zhetës në Veri dhe të Republikës së Venedikut në Perendim.

Në Mesjetën e vone, pra gjatë shekullit XIII, Arbëreshët patën një zhvillim të lartë e të shpejtë organizimi politik e shoqëror. Brenda një periudhe të shkurtër u formuan rreth 14 principata arbëreshe. Marrëdhëniet e tyre kryesisht u përqendruan me Republikën e Raguzes. Në këtë periudhe Arbëreshet u bënë objekt sulmi nga Despoti i Epirit. Pasi Despoti i Epirit u thye nga Cari Bullgar, Asen, arbëreshet ranë nën sundimin e këtij të fundit, derisa Perandroi Romak, Nikea i ofroi sërish arbëresheve vetëvendosjen.

Nga fundi i shekullit XIII, aristokracia arbëreshe filloi bashkëpunimin e ngushte me aristokracine italiane dhe franceze të kohës. Lidhjet arbëreshe me aristokracitë evropiane kulmuan në periudhën e Anzhuineve, përfshi Mbretërit Charles dhe Philip. Bashkëpunimi me Anzhuinet i shërbeu arbëresheve për të ruajtur identitetin nga sulmet që vinin nga sllavet, sidomos nga Krajli Serb dhe Mbretëria e Zhetes dhe për ta zhvilluar atë. Por, në mesin e shekullit XIV, sërish arbëreshet ranë nën sundimin e Mbretit Serb, Stefan Dushanit. Vetëm vdekja e Krajl Dushanit i dha fund sundimit sllav mbi shqiptaret.

Çlirimi nga sllavet e Stefan Dushanit krijoi hapësirë për lulëzimin e principatave shqiptare. Më të rëndësishmet ishin: Topiajt me qendër Krujën dhe simbol ”luanin”; Muzakajt me qendër Beratin dhe simbol “shqiponjën me dy krena”; Dukagjinët me qendër Lezhën dhe simbol “shqiponjën e bardhë me një kokë”; Kastriotët nisën, që të lulëzojnë më vonë, me simbol “shqiponjën e zezë me dy krena, të vendosur mbi një sfond të kuq”. Simboli i Kastriotëve do të bëhej shumë shpejt, simboli i përjetshëm i identitetit kombëtar shqiptar.

Marrëdhëniet tregtare dhe sidomos me Pricipatat e Adriatikut rigjallëruan shumë portet shqiptare. U rigjall tradita portuale e lashtë e Portit të Durrësit, Ulqinit, Vlorës dhe Lezhës. Shqipëria filloi kështu, nga fundi i shekullit XIV deri nga mesi i shekullit XV, të shndërrohej në korridorin më të madh Rajonal në lidhjet e trafikut tregtarë midis Ballkanit dhe Adriatikut, rol që do ta luante edhe në të ardhmen.

Kjo periudhë filloi me probleme të marrëdhënieve në Ballkan. Fundi i shekullit XIV shënoi fillimin e ofensivës otomane në Ballkan nga Lindja dhe nga Jugu. Rënia e Selanikut i hapi rrugë ofensivës otomane mbi veriun e Ballkanit, duke u futur përmes jugut në territoret e shqiptareve. Duke hyrë nga lugina e Lumit Devoll dhe e Lumit të Osumit në qytetin e Beratit osmanet nisen marshimin e tyre drejt pjesëve qendrore të shqiptarëve.

Në këtë ofensive përgjithësisht në pjesët e jugore dhe qendrore të vendit, osmanet nuk ndeshën në ndonjë rezistence të dukshme. E vetmja zonë ku osmaneve iu bë rezistencë e madhe ishte pjesa Veriore e Principatës së Vëllezërve Balshaj, sundimi i të cilëve niste nga Mali i Zi deri në Vlorë.

Në këtë periudhë osmanet drejtoheshin nga Hajredin Pasha, një ushtarak i lartë shumë i famshem, turk. Hajredin Pashen arriti ta ndalojë në ofensivën e tij vetëm Balsha i Dytë, i cili mund të konsiderohet i pari prijës shqiptar kristian që arriti të ndalonte ofensivën ushtarake të Hajredin Pashes dhe të hapte me këtë akt rezistencën e armatosur të shqiptarëve kundër osmaneve gjatë gjithë shekullit XV. Vetë Balsha i Dyte vdiq në krye të betejës kundër osmanëve, duke i krijuar mundësi prijësit të Kastriotëve që të merrte pozitat dominuese në Shqipërinë kristiane.

Megjithë rezisteëncën dhe skarificat e medha të shqiptarëve, sërish ofensiva osmane ishte e papërmbajtshme. Kështu, në vitin 1389, Osmanet arritën të ngjiten deri në Fushë Kosovë. Atje, shqiptaret dhe serbët, në solidaritet me njeri-tjetrin bënë një rezistencë të fuqishme për të mbrojtur lirinë, identitetin dhe besimin kristian nga Osmanët. Kjo betejë u fitua nga Osmanet.

Mbas humbjes në Fushë Kosovë situata e shqiptarëve u rendua shumë nga sulmet Osmane. Pikërisht në vitin 1392 Karl Topia, për të mos ia lënë Pricipaten e tij me qendër Durrësin, Osmaneve, u detyrua t’ia linte me testament mbas vdekjes, Republikës së Venedikut. Pikërisht në këtë periudhë edhe Gjergj Balsha e pranoi vasalitetin e Venedikut, si shprehje e kompromisit për t’u mbrojtur nga Osmanët. Në këtë mënyrë, pjesa Perendimore bregdetare e Shqipërisë, duke nisur nga Ulqini, Lezha, Durrësi dhe Vlora i mbetën nën sundim Venedikut.

Ndërsa në Veri, princat shqiptar vijuan rezistencë, duke e detyruar Sulltan Mehmetin I që të mos i përzinte ata nga trojet e tyre dhe të njihte pushtetin e tyre, nën vasalitetin e sovranitetit të tij. Kjo situatë vazhdoi deri nga mesi i Shekullit XV, kohë kur Principata e Kastriotëve do të ngrihej në Mbretëri dominuese të mbarë principatave shqiptare dhe do të bëhej faktori qendror i rezistencës anti Osmane dhe i politikës dhe diplomacisë së kohës në Ballkan.

Në Shekullin XV, shqiptarët arritën të krijojnë shtetin e unifikuar më të fuqishëm në Ballkan, të ndërtojnë institucione të brendshme të qëndrueshme për më shumë se një çerek shekulli, të përballonin me sukses ofensivat e njëpasnjëshme Osmane, të ndërtonin aleanca ushtarake dhe marrëdhënie diplomatike me vendet e Rajonit e sidomos me vendet Përendimore, duke e shndërruar Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të ngjarjeve dhe të historisë së Ballkanit.

Fitoret historike të Skënderbeut tërhoqën vëmendjen e shteteve fqinje dhe sidomos atyre të përtej detit, Mbretërisë së Napolit, Republikës së Venedikut dhe Shtetit të Vatikanit. Këto shtete panë te Skënderbeu, te politika dhe forca e tij një aleat potencial në mbrojtje të civilizimit Evropian dhe të mbarë kristianizmit nga sulmi otoman.

Skënderbeu, gjithashtu e kishte kuptuar se po hynte në një lojë të madhe vlerash e interesash të përbashkëta me Perendimin. Përputhja e vlerave dhe interesave krijoi bazën për aleancën e shenjtë të shqiptarëve me shtetet italiane. Përkrahësi më i madh i Skënderbeut në këtë kohë u bë Mbreti i Napolit, i cili i ofroi Skënderbeut ndihma të konsiderueshme ushtarake, pajisje dhe ndihma sanitare. Edhe Shteti i Vatikanit u afrua me Skënderbeun. Katër Papë radhazi patën në qendër të veprimtarisë së tyre të jashtme Skënderbeun. Papë Kaliktus, Papa Piu, Papa Piu II mbështetën njëri mbas tjetrit Skënderbeun e bashkëpunuan ngushtësisht me atë.

Rënia e Konstadinopojes në vitin 1453 tronditi jashtëzakonisht Vatikanin. Në këto rethana Papati dhe Skënderbeu koordinuan politikisht dhe ushtarakisht për të penguar ofensivën turke në Mesdhe.

Duke parë fuqinë e madhe të Osmanëve, Skënderbeu si një ushtarakë i zoti kërkoi që të zgjeronte aleancën me shtetet fqinje. Në këtë aleancë ai përfshiu edhe Republikën e Raguzes, Republikën e Venedikut si dhe kërkoi bashkëpunim edhe me fqinjët tokësor, Mbretërinë e Serbisë, Mbretërinë e Bullgarisë dhe Mbretërinë e Arpadit. Skënderbeu synonte të krijonte një aleancë të shenjtë me bazë vlerat e përbashkëta, por edhe interesat e përbashkëta për ruajtjen e lirisë nga Osmanët. Ai nuk rreshti së punuari për arritjen dhe aktivizimin e kësaj aleance Adtriatiko-Ballkanike. Skënderbeu ishte i bindur se pa një aleancë të tillë turqit herët ose vonë do të thyenin rezistëncen në Rajon dhe do të pushtonin gjithçka, ashtu siç ndodhi në të vërtetë pas vdekjes së Skënderbeut.

Përpjekja e Skënderbeut për të arritur aleancën e shenjtë Adriatiko-Ballkanike nuk u realizua sepse pati dy lloj kontradiktash; Së pari, shtetet italiane po gërryheshin nga kontradikta të tyre të brendshme që buronin nga rivalitete të mëdha. Së dyti, shtetet italiane dhe ato sllave ortodokse të Ballkanit nuk kishin besueshmërinë dhe mirëkuptimin aq të nevojshëm për këto lloje aleancash. Kështu konfliktit e vjetra Perendim-Lindje ndante dy anët e kristianizmit. Midis këtyre kontradiktave, rivaliteteve dhe ndryshimeve të civilizimeve, Skënderbeu mbeti relativisht i pa mbështetur. Pasojat e një veprimi të tille, shtetet italiane, Vatikani, por edhe ato të Ballkanit do t’i kuptonin vetëm mbas vdekjes së Skënderbeut. Kjo solli me radhe rënien e Krujës në vitin 1480, të Shkodrës në vitin 1501. Madje turqit sulmuan dhe pushtuan edhe qytetin Italian të Otrantos në vitin 1480. Kështu edhe Shqipëria ra nën pushtimin pesë shekullor Turk.

Filed Under: Politike

“Fan Noli – Apostull” promovohet në New York më 23 dhjetor 2023

December 18, 2023 by s p

“Fan Noli – Apostull” promovohet në New York më 23 dhjetor 2023.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT