• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2024

HISTORI – KUR DY BURRAT E LLAPIT NË MËRGATËN SHQIPTARE NË ÇIKAGO, VDIQËN DUKE U KTHYER NGA DEMONSTRATA E NJU JORKUT

February 15, 2024 by s p

Për axhë e nip, Rrustem e Xhavit Hasani, veprimtarë të njohur në Çikago, nga fshati Livadicë e komunës së Podujevës, do të ishte nderim për emërtimin e ndonjë rruge apo të sheshit në këtë qytet të Llapit me emrin e tyre.

Skënder Karaçica

Tek të gjithë popujt ka pasur zhvendosje, mërgim, diasporë, por te ballkanasit ajo ka qenë veçanërisht tronditëse, thoshte shkrimtari Ismail Kadare. Dhe, nuk është e rastit që këngët më të mallëngjyeshme për mërgimin, ato që kanë hyrë në historinë e poezisë si “këngët e kurbetit” janë krijuar prej mërgimtarëve shqiptarë të hapësirës etnike në Ballkan.

Rreth një shekull e gjysëm më parë, për fjalën “diasporë” e cila do të thotë “shpërndarje” poeti arbëresh Jeronim de Rada, pati përdorur në shqip fjalët gjaku i shprishur. Po në ketë udhëtim jete, poeti ynë tregoi se ishte vetë bir i diasporës dhe i dhimbjes kombëtare shqiptare të kohës.

Populli shqiptar dhe pjesa më e dhimbshme e robëruar, e kolonizuar e shtypur deri në shkallë të gjenocidit të Kosovës nga regjimet ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë, mori fund në vitin 1999 dhe, tërë kjo katrahurë u ndal ora e vdekjes kolektzive shqiptare përmes intervenimit të faktorit ndërkombëtar në krye me SHBA dhe të forcës ushtarke të NATO-s.

Vendosja e atdhedashësve shqiptarë në Amerikë ua forcoi bindjet e tyre kombëtare në frymën e konventave të aprovuara në organizatat ndërkombëtare në frymën e të drejtave universale të lirive dhe të drejtave të njeriut, për të vazhduar aktivitetin e ndertuar për afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan me programin e motit të madh për Kosovën e lirë.

Tërë veprimtaria politike dhe kombëtare për këto vite gati një shekull në Çikago me rrethinë, organizatat e njohura të mërgatës shqiptare: Balli Kombëtar, Komiteti Shqipëria e Lirë, dhe Lidhja Kosovare, ishin në ballë të kërkesës para administratës amerikane në Washington për çështjen e pazhgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.

Në dritën e këtij aktiviteti kombëtar, në Çikago ishin të njohura zëri i fuqishëm i protestave dhe të demonstratave të mëgatës shqiptare dhe me një zë: Liri dhe Pavarësi për Kosovën! Veprimtaria e mërgatës shqiptare në Amerikë tashmë ka hyrë në analet e historisë më të re dhe në mëynrë faktografike e ka shpalosur orën e madhe të historisë për sakrificën e tyre në mërgim në hapësirën e shtetit të lirë e demokratik të Amerikës.

Në analet e historisë dhe në kronikat e kohës,thuhet se në Çikago ndër vite ishte një organizim i madh kombëtar për Kosovën dhe, në dritën e kësaj pati aktivitet të nduarndurt, ku duhet të përmendim veprimtarinë e grave shqiptaro-amerikane, ato për djelmeninë e luftës (UÇK-n)i hoqën stolitë prej ari nga trupi dhe i vendosën në tovilinë që të bëhen valutë për pushkët e lirisë së Kosovës.

Në Çikago në zërin protestues ishtje thirrja drejtuar administratës amerikane në Washington gjatë viteve të 80-90-ta të shekullit të kaluar për të shpetuar shqiptarët dhe Kosovën nga regjimi i Serbisë pushtuese dhe sidomos nga regjimi antishqiptar e shfarosës i S.Millosheviq dhe aparati i tij ushtarako-policor.

Analet dhe kronikat historike në vegjile të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, na çojnë në demontratat në Çikago, Nju Jork dhe Washington të mërgatës shqiptare në Amerikë, ku në rreshtat e zërit protestues ishin dy burrat e Llapit (axhë e nip)Rrustem dhe Xhavit Hasani nga fshati Livadicë të komunës së Podujevës.Ata në vitin 1980 duke u kthyer nga demontrata e mërgatës shqiptare në Nju Jork,në hyrje të shtetit të Ilinoisit(Çikago),vdiqën në një aksident komunikacioni pa e parë të lirë Kosovën dhe ëndrrën shqiptare shekullore!

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, i propozojmë kuvendit të komunës së Padujevës dhe krahinës shqiptare të Llapit, që në nderim të veprimtarisë kombëtare të dy burrave të Llapit, veprimtarë në Çikago, ndonjëra nga rrugët apo sheshet e qytetit të Padujevës të pagëzohet me emrin e dy veprimtarëve llapjanë, Rrustem dhe Xhavit Hasani!

Filed Under: Analiza

Gjergj Kastrioti Scholarship Fund (GKSF)

February 15, 2024 by s p

Valbona Vulaj/

We celebrate the potential and promise that burns brightly within our community. As we get started in this incredible evening, I would like to tell you a little about myself. I am a former recipient of the Gjergj Kastrioti Scholarship Fund as are my 3 siblings. After a year of rejection, myself, I won the scholarship my 2nd year in college. I was not so lucky the following 2 years, which probably makes you wonder why I stand up here tonight as chairwoman of this fund. My story is similar of that of our students tonight and many of you in this room. As a first-generation student, my parents came to American, worked hard to support me and my siblings through college, in hopes for better lives and forward mobility. Today, I can proudly say, with help from the Gjergj Kastrioti Scholarship Fund, we all have joined the professional ranks in business, engineering, and medical field. More importantly, we all continue to support and give back to the fund that helped us. I joined this board just for that exact reason, in hopes to give back a little bit of what the scholarship gave to me. It truly is a symbol of support within our community.

As scholarship recipients, you each represent the best and brightest amongst us, individuals who have dedicated yourselves to academic excellence, community service, and personal growth. The scholarships you receive are not merely financial awards; they are investments in your futures. They are testaments to the belief that you have the power to shape the world for the better. And tonight, we celebrate not just your past achievements, but the incredible journeys that lie ahead. We encourage you to take this moment and remember the people that are here to make all this possible, our donors.

This night would not be possible without the generosity of our donors, who nobly donate their hard-earned money towards a brighter a future for our community. When we started planning this gala this year, we could not have imagined the incredible support that came out. We sold out one a month before the event and had to stop ticket sales, the first time in the history of this event. As a result, I am proud to announce tonight, we have 137 sponsors with $206k in sponsorships alone and over 550 people in this room. This incredible support allows the fund to continue to give scholarships, as well as work to grow out endowment to ensure our legacy can live through anything.

Next, I would like to recognize our founding fathers who are here with us tonight. Mark Berishaj, Kastriot Shaska, Pjeter Vuli, Gjon Juncaj and Pjeter Berishaj. As we reach 25 years, I hope we have taken your dream and built it to something bigger and better than you ever imagined. Thank you for believing in the future of this community and creating something we can all feel a part of. If you could each stand and be recognized.

Lastly, I would like to recognize and thank the board, the committees and their families for the countless hours spent on planning, engaging with donors, and marketing the event since last August. I am proud and honored to work alongside all of you. I appreciate all your efforts and thank you on behalf of the community.

Filed Under: Komunitet

The Council of Albanian Ambassadors welcomes Secretary Blinken’s visit to Albania

February 15, 2024 by s p

The Council of Albanian Ambassadors welcomes Secretary Blinken’s visit to Albania and believes that it underscores the unwavering commitment of the United States to stand by Albania and the entire region, by offering continuous support for their security, stability and prosperity.

We believe that such diplomatic engagements reinforces the strong bonds of friendship and cooperation, as strategic partner countries, NATO members and contributors to peace and stability.

Secretary Blinken’s visit to Albania also represents a pivotal moment of solidarity and commitment from the United States in addressing pressing issues affecting not only the Republic of Albania but also Albanians in the region.

The Council of Albanian Ambassadors appeals that a much stronger focus is needed on resolving the situation in the north of Kosova by establishing state authority throughout the country, as well as advocating for the rights of the Albanians in the Presheva Valley.

The Council of Albanian Ambassadors cherish the strong strategic partnership with USA and appreciates their efforts to fight corruption at all level, build the rule of law and strengthen a democratic society.

Filed Under: Komente

SHËN VALENTIN DHE PËR POEZINË

February 15, 2024 by s p

– GJITHMONË DO TË GJENDET

DORA E NJË GRUAJE –

Nga Visar Zhiti

Të duash, jo vetëm një ditë dhe në festën e dashurisë, por gjithë jetën, çdo ditë është festa e saj.

Po poezia mos është grua, gjersa gruaja është dhe poezi?

Për këtë dashuri do më pëlqente të flisnim:

Është një poezi dashurie, që e kam njohur herët, që student, në “moshën e artë”, siç thuhet, e dua shumë dhe tani dhe e kam ndjerë si timen gjithë jetën dhe kam kaluar vështirësi dhe me atë.

Po ajo është e poetit rus Evgeni Jevtushenko, aq më keq, dhe të doje poezinë e tij atëhere, kur s’kishte as festë të Shën Valentinit, ishte me rrezik, edhe emri i tij ishte i ndaluar rreptësisht në Shqipërinë diktatoriale. Madje kur më arrestuan dhe më dënuan me 10 vjet burg për poezitë e mia, në akuzë pata dhe poezi të Jevtushenkos. Ku i kisha gjetur, pse kisha përkthyer, (vërtet kisha përkthyer nja 5-6, kur isha student…), ai ishte poet revizionist, armik, kishte shkruar kundër Enver Hoxhës, etj, etj. Dhe unë nuk tregova se poezi të atij fillimisht m’i kishte dhënë poeti Rudolf Marku, ishim miq, e doja dhe shkëmbenim poezi, edhe nga ato të rrezikshmet, kur kishte nga ata pranë nesh që lemeriseshin prej tyre. Se ua jepnim dhe të tjerëve, shokëve, i kopjonim, nuk na rrihej pa e përhapur të bukurën. Një pjesë e mirë e atyre poezive ishin përkthime të Rudolfit, më dukeshin brilante si dhe poezi të tij.

As në errësirën e burgut nuk më iku ai vezullim poezish, përkundrazi unë e shtova mynxyrshëm, shkruaja fshehurazi.

Dhe do ia thosha këto vetë Jevtushenkos, kur e takova në Romë dhe në të njëjtën ditë na pranuan si anëtarë të PEN Clubit Italian me president mikun e përbashkêt poetin Sebastiano Grasso. Jevtushenko më dëgjoi me kërshëri, i interesuar më shumë për poezinë e tij në Shqipëri se sa për burgu tonë. Do më dërgonte më vonë dhe poezi të tjera, edhe ato për Shqipërinë, me dëshirën që t’i botoja.

I kam treguar të gjitha dhe gjatë në librin tim “Si na erdhi ai, i ndaluari”,

takimet, takimet e Edës time dhe të djalit, Atjonit, me Jevtushenkon në Lugano, në Zvicër, kur unë isha në Moskë.

Atjoni student mbante për krahu poetin e shquar me famë botërore, se kishte operuar këmbën, ia kishin prerë dhe përdorte paterica dhe unë shkruaja në librin tim se çalonte ashtu “Realizmit Socialist” dhe donte të mbahej për krahu në ardhmëri etj, etj, janë në libër dhe plot poezi të tij. Ia doja ende. Mbi të gjitha atëhere

“Gjithmonë do gjendet dora e një gruaje”. Përkthimi studentor i Rudolf Markut më kishte humbur. Kur më arrestuan, më patën konfiskuar shumë fletore e blloqe me poezi, ditar e tregime. S’i kam gjetur më. Dosjen e kam marrë, por këto s’janë kurrkund. Do t’i kenë djegur, nëse s’janë vjedhur. Do Zoti dhe i boton ndonjëri…

Por edhe Shën Valentini kishte qenë i përndjekur, e kishin burgosur dhe martirizuar.

Dhe s’më hiqej nga mendja ajo poezi dashurie. E përktheva vonë, në liri, e gjeta në një botim italisht të Jevtushenkos me origjinalet në anë.

Është dhe Shën Valentini i saj, i gjithë poezisë.

EVGENI JEVTUSHENKO

* * *

Gjithmonë do të gjendet

dora e një gruaje

ashtu e freskët, gjithë butësi,

nëse ndjehesh fare pak i dashur,

si vëlla të dhuron qetësi.

Gjithmonë do të gjendet

supi i një gruaje

ku të mbështesësh

kokën aq të çthurur,

me afshe dhe mund të psherëtish

dhe t’i besosh ëndrrën më të bukur.

Gjithmonë do të gjenden

sytë e një gruaje,

ku mund të mbysësh vuajtjen tënde,

– të gjithën jo, jo të gjithën, –

që dhëmbjen ta shohin me dhëmbje,

Por është një dorë

e ëmbël ndryshe nga ëmbëlsia,

që të prek ballin e rënduar

si fati vetë, si përjetësia.

Por është një sup

aq i mistershëm sa ai i kohëve,

t’u dha përherë, jo veç një natë

dhe ti e kuptove dhe s’e kuptove.

Por ka sy

që të vështrojnë si me lutje

e janë sytë e dashurisë,

të ndërgjegjes

deri në ditën tënde të fundme.

Por ty, i keq i vetes tënde,

ai sup dhe ato duar,

ata sy të trishtë s’tu dukën të mjaftë

dhe aq shpesh i ke tradhtuar.

Por ja, vjen, si s’vjen ndëshkimi.

“Tradhtar!” – shfryn zëri i shqotës.

“Tradhtar!” – ta rrahin fytyrën degët.

“Tradhtar!” – ngrihet jehona e botës.

Vetes ç’t’i bësh, si ta ndëshkosh?

Ç’trishtim, nerva dhe tortura!

Dhe të falin vetëm ato duar të brishta,

aq rëndë të ofenduara,

dhe vetëm ato supe të lodhura

të falin tani e të falin gjithnjë

e vetëm ata sy të trishtuar

të falin atë që vetes s’ja fal më.

1961

——————————-

E përktheu Visar Zhiti

Filed Under: Fejton

Putin thotë se Rusia preferon Bidenin sesa Trumpin sepse ai është ‘më me përvojë dhe i parashikueshëm’

February 15, 2024 by s p

Përgatiti: Rafael Floqi/

MOSKË – Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia do të preferonte që presidenti amerikan Joe Biden të fitonte një mandat të dytë, duke e përshkruar atë si më me përvojë se Donald Trump. Duke folur në një intervistë me një korrespondent të televizionit shtetëror rus, Putin deklaroi se do të punojë me cilindo lider amerikan që zgjidhet, por vuri në dukje pa mëdyshje se do të preferonte fitoren e Bidenit kur u pyet se kush do të ishte një zgjedhje më e mirë nga pikëpamja e Rusisë. .

“Biden, ai është më me përvojë, më i parashikueshëm, ai është një politikan i formacionit të vjetër”, tha Putin. “Por ne do të punojmë me çdo lider amerikan të cilit i beson populli amerikan.” I pyetur për spekulimet për çështjet shëndetësore të Bidenit, Putin u përgjigj se “Unë nuk jam mjek dhe nuk e konsideroj të duhur të komentoj për këtë.”

Ekipi i Biden-it punoi për të lehtësuar shqetësimet e demokratëve lidhur me alarmet e ngritura nga një këshilltar special për moshën dhe kujtesën e Bidenit. Ata erdhën në një raport që përcaktonte se Biden nuk do të akuzohej për asnjë aktivitet kriminal për posedim të dokumenteve të klasifikuara pasi të largohej nga detyra. Putin vuri në dukje se bisedat për shëndetin e Bidenit vijnë pasi “fushata zgjedhore po fiton shpejtësi në SHBA dhe po merr një kurs gjithnjë e më të mprehtë”.

Ai shtoi se akuzat për problemet shëndetësore të Bidenit po qarkullonin edhe në kohën kur ata u takuan në Zvicër në qershor 2021, duke shtuar se ai ishte dëshmitar i të kundërtës dhe e pa liderin amerikan në një gjendje të mirë. “Ata folën se ai ishte i paaftë, por unë nuk pashë asgjë të tillë”, tha Putin. “Po, ai po shikonte letrat e tij, për të qenë i sinqertë, unë po shikoja në të miat, jo një punë e madhe.” Në të njëjtën kohë, Putin vuri në dukje se ai e sheh politikën e administratës Biden si të gabuar. Marrëdhëniet Rusi-Perëndim kanë rënë në nivelet e tyre më të ulëta që nga epoka e Luftës së Ftohtë pasi Putin dërgoi trupat e tij në Ukrainë në shkurt 2022.

“Unë besoj se pozicioni i administratës aktuale është shumë i gabuar dhe i gabuar, dhe unë i kam thënë Presidentit Biden për këtë,” tha Putin.

Putin ka pohuar se ai ka dërguar trupa në Ukrainë për të mbrojtur rusishtfolësit atje dhe për të parandaluar një kërcënim për sigurinë e Rusisë që vjen nga oferta e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë denoncuar veprimin e Moskës si një akt të paprovokuar agresioni.

Putin argumentoi se Moska u detyrua të vepronte pasi Ukraina dhe aleatët e saj refuzuan të përmbushnin një marrëveshje të vitit 2015 për t’i dhënë më shumë kompetenca territoreve separatiste në Ukrainën lindore, ku separatistët e mbështetur nga Moska nisën një rebelim në vitin 2014.

“Ne vetëm mund të pendohemi që nuk kemi vepruar më herët, duke menduar se kemi të bëjmë me njerëz të denjë”, tha Putin.

I pyetur në lidhje me deklaratën e Trump të shtunën, në të cilën ai tha se dikur kishte paralajmëruar se do të lejonte Rusinë të bënte çfarë të donte për vendet anëtare të NATO-s që janë “delikuente” në kushtimin e 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen, Putin u përgjigj se varet nga SHBA për të përcaktuar rolin e saj në aleancë.

Deklarata e Trump binte ashpër në kontrast me premtimin e Biden “për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”, pasi aleanca angazhon të gjithë anëtarët të bëjnë në rast sulmi. Ajo tronditi shumë në Evropë, duke marrë një zotim nga Polonia, Franca dhe Gjermania për të forcuar sigurinë dhe fuqinë e mbrojtjes së Evropës.

Putin vuri në dukje se deklarata e Trump ndoqi politikën e tij gjatë mandatit të tij të parë, kur ai nxiti aleatët e NATO-s në Evropë të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes. “Ai ka pikëpamjen e tij se si duhet të zhvillohen marrëdhëniet me aleatët”, tha Putin për Trump.

“Nga këndvështrimi i tij, kjo ka një logjikë, ndërsa nga pikëpamja e evropianëve nuk ka fare logjikë dhe ata do të dëshironin që SHBA të vazhdonte të kryente disa funksione që i kanë përmbushur që nga formimi i NATO pa pagesë”.

Ai e përshkroi NATO-n si një “SHBA. mjet i politikës së jashtme”, duke shtuar se “nëse SHBA mendon se nuk ka më nevojë për këtë mjet, i takon asaj të vendosë”.

I pyetur për përshtypjet e tij nga intervista e javës së kaluar me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Putin tha se priste që Carlson të ishte më agresiv. Putin e përdori intervistën për të nxitur narrativën e tij mbi luftimet në Ukrainë, për të nxitur Uashingtonin të njohë interesat e Moskës dhe të shtyjë Kievin që të ulet për bisedime.

“Prisja që ai të ishte agresiv dhe të bënte të ashtuquajturat pyetje të vështira, dhe jo vetëm që isha gati për këtë, por doja, sepse do të më jepte një shans për t’iu përgjigjur ashpër”, tha Putin.

Carlson nuk e pyeti Putinin për krimet e luftës për të cilat trupat ruse janë akuzuar në Ukrainë, apo për shtypjen e tij të pamëshirshme ndaj disidencës.

“Ai nuk më lejoi të bëja atë për të cilën isha gati,” tha Putin, duke e përshkruar Carlson si një “njeri të rrezikshëm”.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT